Tuesday, 21 April 2015

ZHVLERESIMI I VEPRAVE

ZHVLERESIMI I VEPRAVE

Ne Driten e Kur’anit te Famshem dhe te Hadithit te Pastert-te Vertete

Shaikh Seliim Bin ‘Eid Al-Hilaalii

Burimi: Invalidation of the Actions
in Light of the Noble Qur’an and the Pure Authentic Ahadeeth

Perktheu nga anglishtja ne shqip: Shpresa Sadiku-Umm Enisah

Realizimi Kompjuterik: Ibnfadl

Publikuar nga: Albselefet © 2006


MESIME NGA SHPALLJA
“O ju besimtare, binduni All-llahut dhe binduni te derguarit e mos i zhvleresoni veprat tuaja”.1

HYRJE
Me te vertete te gjitha falenderimet i takojne All-llahut, e falenderojme Ate, dhe kerkojme ndihmen e Tij dhe falje prej Tij. Kerkojme mbrojtjen tek All-llahu nga e keqja e veteve tona dhe nga te keqiat e veprave tona. Ate qe All-llahu e udhezon, nuk ka kush ta humbe, dhe ate qe All-llahu e le te humbur, nuk ka kush ta udhezoje. Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut dhe deshmoj se Muhammedi, alejhi selam, eshte robi dhe i derguari i Tij.
Duke vazhduar:
Me te vertete kenaqesia e perjetshme gjendet ne Xhennet, gjeresia e te cilit eshte sa e qiejve dhe tokes, dhe robi nuk mund te hyje ne te vecse me ibadet qe eshte bazuar ne dituri (te sakte). Nese ibadeti eshte pa nijet (qellim), atehere eshte vetem nje preokupim (humbje kohe); nese nijeti eshte pa sinqeritet, atehere konsiderohet syfaqesi-rijaa; nese sinqeriteti eshte pa ndjekjen (e All-llahut dhe te Derguarit), atehere eshte pa vlere. Keshtu eshte detyre e njeriut, qe kerkon All-llahun dhe akhiretin, qe te rregulloje nijetet e tij dhe te kuptoje realitetin e sinqeritetit, dhe duhet te regulloje veprat e tij pasi qe e kupton realitetin e ndjekjes (se All-llahut dhe te derguarit). Secili duhet ta mbroje veten si nje keshtjelle, duke rregulluar, vezhguar, numeruar, riparuar, duke u perpjekur dhe duke kritikuar vetveten. Muslimani eshte ne nje mardhenie biznesi, qe ka si perfitim xhennetin me te larte (el Firdeus), duke marre ne llogari rreptesisht vetveten perpara llogarive te perfitimeve te kesaj bote. Keshtu eshte detyre e çdokujt qe ka nje qendrim te forte, qe beson All-llahun dhe diten e fundit, qe te harxhoje kohen duke e marre vetveten ne llogari. Ai duhet te ngushtoje veprimtarine e tij, duke qene i qendrueshem ne mendimet e tij, sepse çdo moment ne jeten e njeriut eshte si nje gur i çmuar.
________________________________________
1. Muhammed 33.
________________________________________
Kjo eshte sepse vetja anon nga ajo qe e perfiton ate nga pasuria e pushteti. Shkon ne tejkalim, duke i humbur veprat, sepse çfare mbin ne pranvere, mund te vrase ose te haje asgje perveçse gjelberimin e embel. Keshtu, eshte e rendesishme te dihen cilesite ne te cilat shpirti gjen kenaqesi, qe te mos behet shkak ne humjen e veprave pa e ditur. Ato jane mbledhur ne kete liberth qe e keni para jush dhe qe e kam quajtur: zhvleresimi i veprave ne driten e Kur’anit Fisnik dhe Sunnetit te paster e te vertete. Lus Allahun qe ta pranoje me nje pranim te mire dhe ta ruaje shperblimin e tij ne diten qe ne e takojem Ate, dhe tek All-llahu eshte kthimi.
Ebu Usamah Selim Bin Eid el Hilaali
E enjte, ne mbremje, 15 Rabi'ul Ewel, 1408 sipas hixhretit te Profetit tone, alejhi selam, ne Amman kryeqyeti i Jordanise.

FRIKA E SELEFUS–SAALIH (RAHIMAULLAH) PER ZHVLERESIMIN E VEPRAVE TE TYRE DUKE MOS E DITUR
Dije, vellai im ne besim, All-llahu ta ndriçofte zemren tende me udhezim, qe shperblimi i madh dhe miresia e pergjithshme qe All-llahu ka premtuar per roberit e Tij, mund te realizohet vetem per ate i cili ka bere veprat me besim dhe kujdes. Zemrat e besimtareve jane ne mes Dy Gishterinjeve prej Gishterinjeve te Meshiruesit dhe Ai i kthen ato si te deshiroje. O All-llah, na i bej zemrat tona te qendrueshme ne fene Tende. Qendrueshmeria e njeriut per sinqeritet mund te demtohet keq, e keshtu i humb shperblimi i premtuar pa e ditur ai fare, ngase njeriu eshte i shperblyer vetem nese ai eshte i sinqerte ne vepra. Ata qe i ndjekin biografite e Selefus Salih, ne lidhje me deklaratat dhe veprat e tyre, mund te shohin se rruga e tyre ishte ne mes te te pasurit frike dhe shprese. Zoti i krijimit, me i Larti dhe i pa te meta, shpjegon per krijesat me te mira:
"Vertet, ata te cilet ndaj madherise se Zotit te tyre kane frike, ata te cilet u besojne argumenetve te Zotit te vet, dhe ata te cilet nuk i pershkruajne shok Zotit te vet, dhe ata te cilet japin nga ajo qe u eshte dhene, pse e dine se do te kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kane te frikesuara"2
________________________________________
2. El Mu'minun 57-60.
________________________________________
Eshte transmetuar nga Aisheja, radijallau anha, e cila thote: "Pyeta te derguarin e All-llahut lidhur me kete ajet: “dhe ata te cilet japin nga ajo qe u eshte dhene, pse e dine se do te kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kane te frikesuara...”, a jane ata qe pine alkool dhe vjedhin? Pejgamberi, alejhi selam, tha: "Jo, o bija e Siddikut, por jane ata te cilet agjerojne, falen, japin sadaka dhe jane te frikesuar qe keto nuk do te jene te pranuara per ta dhe jane ata qe bejne gara per te bere vepra te mira"3
All-llahu me i Larti e i pa te meta, ka permendur besimtaret te cilet garojne per te bere vepra te mira me pershkrimin me te mire qe e tregojne ne adhurim. Per adhurimin e tyre, edhe pse ishte i shkelqyeshem, ata u frikuan se nuk do t’u pranohet. Frika e tyre nuk ishte se All-llahu nuk do t’i shperbleje, ngase All-llahu nuk i thyen premtimet e Tij.
“E sa u perket atyre qe besuan dhe bene vepra te mira, atyre u jap shperblim te plote”4
Ne fakt, Ai u jep me shume atyre nga bujaria dhe miresia e Tij.
“Ai do t’ua plotesoje shperblimin e tyre, e edhe do t’ju shtoje nga miresia e Tij.”5
________________________________________
3. Hadithi hasen. Trans. nga Tirimidhi (3175), Ahmed (6/159,205), el Hakim (3/393-394) dhe te tjere, nepermjet zinxhiirit te Malik bin Maghaual, nga Andur-Rahman bin Said bin Uahb.
4. Ali Imran 57.
5. Fatir 30.
________________________________________
Perkundrazi frika e tyre ishte se nuk i kishin permbushur kushtet e adhurimit te urdheruara nga All-llahu. Nuk ishte e mundur per ta te siguroheshin se ate qe e kishin bere ishte ajo qe All-llahu kishte caktuar per ta. Ne anen tjeter, mendonin se ishin te manget ne adhurim keshtu qe frikesoheshin se veprat e tyre nuk do t’u pranoheshin. Per kete shkak e nxitnin njeri-tjetrin per te bere mire dhe garonin per te bere vepra te drejta. Per kete arsye robi duhet t’i mendoje keto gjera ne menyre qe ta rrise kujdesin ne permiresimin e adhurimit dhe te jete i kujdesshem per veprat e tij, e kjo gje arrihet me sinqeritet ne All-llahun dhe duke i ndjekur sunetet e Profetit, alejhi selam.
Shoket e Pejgamberit, alejhi selam, ishin te frikesuar se mos veprat e tyre ishin te zhvleresuara edhe pse ata kishin besim te kompletuar dhe karakter te mire.
“A mos u siguruan ata prej ndeshkimit te All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikes se ndeshkimit te All-llahut pos njerezve te humbur”6

No comments:

Post a Comment