Tuesday, 21 April 2015

Te ruash gjuhen kapitulli I shtate

TA PASTROSH VETEN DHE TE PENDOHESH NGA PERGOJIMI
Dije se eshte e detyrueshme per çdo njeri qe e ben nje mekat qe te nxitoje e te pendohet per ate (mekat). Pendesa ne lidhje me te drejtat e Allahut duhet te plotesoje tre kushte:
1. Duhet te ndalet nga berja e mekatit menjehere.
2. Duhet te ndjeje brengosje dhe pendese per shkak te kryerjes se atij mekati, dhe
3. Duhet te merr vendim qe te mos kthehet me ne ate mekat.
Pendesa ne lidhje me te drejtat e njerezve duhet te plotesoje tre kushtet e mesiperme e gjithashtu edhe nje te katert, qe eshte:
4. Te terheqet çfaredo zullumi qe eshte shkaktuar ne dike ose te kerkohet falje nga personi per zullumin (qe i eshte bere nga ju).
Pra, eshte e detyrueshme per personin qe ka bere pergojimin te pendohet ne baze te ketyre kater kushteve, sepse pergojimi perfshin te drejtat e njerezve, keshtu qe ai duhet te kerkoje faljen e personit qe e ka pergojuar.
A eshte e mjaftueshme qe (pergojuesi) te thote vetem:"Te kam pergojuar, te lutem me fal", apo duhet ta njoftoje se çfare ka thene per te?
Ka dy mendime rreth kesaj tek dijetaret Shafi'i:
Mendimi i pare: Qe ai te sqaroje çfare ka thene (kur ka pergojuar) eshte kusht. Keshtu qe nese ai falet pa i treguar atij se çfare ka thene, falja s'eshte e vlefshme, mu sikur ne rastin kur ai do ta falte ate per (vjedhjen) parate qe nuk e di se te kujt jane (e keshtu nuk di se kujt t'ia kthesh).
Mendimi i dyte: Te njoftuarit e atij (se çfare ka thene) nuk eshte kusht, sepse kjo eshte diçka qe personi nuk do ta duroje dot e keshtu nuk do t'ia fale. Pra te dije (se çfare ka thene ne detaje) nuk eshte kusht, ne kundershtim me shembullin e parave te vjedhura.
Mendimi i pare eshte me i forte, meqenese njerezit e kane mundesine qe te falin per disa lloje pergojimi e jo per te tjera.
Dhe nese ai qe eshte pergojuar ka vdekur ose nuk eshte i pranishem, atehere nuk ka nevoje te kerkoje falje prej personit. Sidoqofte, dijetaret thone: Ai duhet te beje shume du'a per ate njeri dhe te kerkoje falje per te, dhe te beje vepra te mira.
Dije se eshte e pelqyeshme qe ai qe eshte pergojuar ta fale pergojuesin per ate mekat, por kjo nuk eshte e detyrueshme per te. Kjo per arsye se kjo eshte ulje dhe humbje e se drejtes se personit, keshtu qe ai mund te zgjedh (ta fale apo mos ta fale pergojuesin). Sidoqofte, eshte me se e rekomandueshme (mute'akkideh) per ate qe t'ia fale vellait te tij, qe vellai i tij musliman te jete i lire nga demtimi per shkak te atij mekati dhe te jete i suksesshem ne marrjen e shperblimit, faljes dhe dashurise se Allahut. Allahu, me i larti, thote:
"Ata qe e mbajne zemerimin dhe i falin njerezit. Vertet, Allahu i do bamiresit". (Ali Imran: 134)
Menyra me e mire qe ta beje veten qe te fale eshte duke e perkujtuar veten se:"Kjo çeshtje ka ndodhur ne te kaluaren dhe nuk ka mundesi qe kjo te largohet tani. Keshtu qe nuk eshte e drejte per mua qe ta le ate person pa marre shperblimin dhe pa e falur vellane tim musliman".
Allahu thote:
"Vertet, kush ben durim dhe fal, atehere kjo eshte nga gjerat e keshilluara nga Allahu". (esh-Shura: 43)
Dhe Ai thote:
"Tregohu fales". (el-A'raf: 199)
Ajete te ngjashme me çfare permendem me larte jane te shumta.
Nje nje hadith sahih, i Derguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thene:"Allahu e ndihmon robin e Tij per sa kohe qe robi e ndihmon vellane e tij". Transmeton Muslimi 2699
esh-Shafi'i, rahimehullah, ka thene:"Kedo qe mundohesh ta kenaqesh, megjithkete ai nuk kenaqet, ai eshte shejtan".
Njerezit ne te kaluaren recitonin:
"Me thane mua se filani ka folur keq per ty
Dhe kur i riu ka per qellim peruljen, kjo eshte turperim
Keshtu qe thashe: Ai ka ardhur tek ne dhe na ka dhene justifikim
Parate e gjakut (si zhdemtim) per mekatin eshte qe te kerkoje falje".
Pra, çfare kemi permendur ketu ne lidhje me inkurajimin qe njeriu ta fale ate qe e pergojon eshte e sakte. Persa i perket asaj qe eshte transmetuar nga Se'id ibn el-Musejjib se ai ka thene:"Nuk do ta fal ate qe me ka bere zullum", dhe ibn Sirini qe ka thene:"Nuk do t'ia ndaloje atij e pastaj t'ia lejoje, sepse Allahu e ka bere pergojimin haram per te dhe une nuk do te bej hallall diçka qe Allahu e ka bere haram, kurre", atehere kjo ose s'eshte e vertete, ose eshte gabim.
Kjo eshte per arsye se personi qe fal nje njeri nuk eshte duke e bere haramin hallall. Por, ai vetem e le nje te drejte qe eshte ligjeruar per te. Provat nga Kurani dhe Sunneti tregojne qarte se eshte e rekomandueshme falja dhe lenia e te drejtave personale, te cilat jane te veçanta ne kete rast. Ose ndoshta fjalet e Ibn Sirin do te thone:"Nuk ia lejoj vetes qe te pergojohem, asnjehere". Kjo do te ishte e sakte, sepse nese njeriu thote:"Kerkoj qe nderi te me kthehet nga personi qe me ka pergojuar", ai nuk lejon te behet pergojimi. Madje, ai eshte duke ndaluar çdokend nga pergojimi ndaj tij, ashtu siç ndalon qe te pergojohen te tjeret.
Persa i perket hadithit:"A nuk mund te behesh si Ebu Demdem - kur ai dilte nga shtepia e tij thoshte:"Po e jap nderin tim sadaka per njerezit". Kuptimi: Une nuk do te kerkoj drejtesi per ate qe me ben zullum mua qofte ne dun'ja apo akhiret. Kjo eshte e vlefshme per te larguar nje zullum qe ekzistonte para se te falej, por persa i perket asaj qe ndodh pas kesaj, atehere duhet te kete falje tjeter pas kesaj. Dhe me Allahun qendron i gjithe suksesi.


No comments:

Post a Comment