Friday, 24 April 2015

Disa menyra te dhikrit pas namazeve te obligueshme



Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem e keshilloi Ummetin e tij qe te thone keto fjale pas cdo namazi,”SubhanAllah” 33 here, Elhamdulilha 33 here, Allahu Ekber 33 here dh eta plotesojne me “La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehlrhul mulku ue lehul hamdu ue hue alaa kul-li shej’in kadir”. Ky eshte transmetimi I Imam Muslimit nr 939 nga Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem qe tha:” Kush e ben tesbih SubhanaALlah pas cdo namazi 33 here, falenderon Allahun Elhadulilah 33 here e madheron Allahun Allahu Ekber 33 here dhe e ploteson 100 me“La ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehul mulku ue lehul hamdu ue hue alaa kul-li shej’in kadir” atehere mekatet e tija do te falen edhe sikur te ishin sa shkuma e detit.
Nje transmetim Tjeter I Muslimit permend SubhanAllah 33 here, Elhamdulilah 33 here dhe Allahu Ekber 34 here.”Muslimi 937-938
Ne nje transmetim tjeter thuhet SubhanAllah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, La ilahe il-lAllah secila nga 25 here.
Sheikh Albani tha ne librin e tij Tamamul Minneh faqe 227-228:”Kjo thenie eshte ne lidhje me hadithin e transmetuar nga Zejd ibn Thabit qe tha:”ne fund te cdo namazi jemi urdheruar qe te tesbih 33 here, tehmid 33 here, dhe tekbir 34 here. Nje burre nga Ensaret e pa nje enderr ne te cilen dikush I tha atij:”I Derguari I Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ju ka urdheruar qe te thoni tesbih 33 here… e keshtu me rradhe.”Burri(nga ensaret) tha:”Po.” Thirresi tha:”Bejini ato 25 here secila(dmth subhanAllah 25, Elhamdulilah 25 dhe Allahu Ekber 25) dhe shto Tahlil atyre (dmth La ilahe il-laAllah 25 here).Ne mengjes Ensari ia permendi Profetit salAllahu alejhi ue sel-lem I cili tha qe le ta bejne ashtu(dhikrin) E trasnmeton Nesai 1:198 nga Zejdi nga Abdullah ibn Umer duke perdorur dy senede sahih.Transmetimi I pare eshte klasifikuar sahih nga TIrmidhij 3410, Ibn Khuzejmeh 752, El Haakim 1:253 dhe Edh-Dhehebij. Tahlil do te thote thenia La ilahe il-laAllah kjo eshte kuptimi I fjales ne gjuhen arabe, ashtu sic permendet ne Lisan El Arab.Te shtosh ne kete transmetim te fundit fjalet uahdehu la sherike leh duhet tekst te cilin nuk e kemi.Prandaj cfare ehste e qarte nga hadithi eshte subhanAllah 25, Elhamdulilah 25 dhe Allahu Ekber 25 La ilahe il-laAllah 25 here e nuk ka ndonje te keqe me ke ia nis nga keto thenie.Allahu e di me se miri.

Gjithashtu nje menyre tjeter eshte Nga Hadithi ne Sunen Ebu Daud nga Abdullah ibn Amr qe tha se Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Jane dy gjera qe nuk ka musliman qe I ben rregullisht, vecse do te hyje ne xhennet.Ato ajen te lehta por ama ata qe e praktikojen jane pak; thenia subhanAllah 10 here pas cdo namazi, dhe thenia Elhamdulilah 10 here dhe Allahu Ekber 10 here.Kjo ben(per 5 vakte nga 30*5= 150) 150 ne gjuhe po 1500 ne mizan.Dhe thenia Allahu Ekber 34 here kur shkon ne shtrat, Elhamdulilah 33 here SubhanAllah 33 here. Kjo eshte 100 ne gjuhe e 1000 ne el-Mizan(Peshorja) Dhe e pashe te Derguarin I Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem duke I numeruar me gishtat e tij. Ata thane:”O Derguari I Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem si ehste e mundur qe jane te lehta po pak jane ata qe I bejne keto?Ai tha:”Ai(Shejtani) vjen tek dikush nga ju kur eshte ne shtrat dhe e ben qe te fleje perpara sesa ti thote, dhe vjen tek ai kur eshte duke u falur dhe ia perkujton ndonje nevoje( a pune qe duhet ta beje menjehre pas namazit) perpara se ai ti beje ato(dhikrin).”Hadithi nr 5065 ne Sunen Ebu daud, eshte hasen e transmeton Tirmidhi341, Nesai 1349,Ibn Hibbani e ka bere sahih 39 dhe Tirmidhij qe tha hasen sahih e gjithashtu Sheikh Albani shiko Sahih Ebu Daud Kitabul Edeb.

No comments:

Post a Comment