ÇFARE DUHET TE BEJE DIKUSH NESE E DEGJON SE SHEIKHU I TIJ OSE SHOKU OSE DIKUSH TJETER ESHTE DUKE U PERGOJUAR
Ta dish se eshte detyre e çdokujt kur degjon se nje musliman po merret neper goje, qe ta kundershtoje dhe ta ndaloje ate qe pergojon. Nese nuk ka mundesi ta ndaloje me fjalet e tija, atehere ta ndaloje me doren e tij. Nese nuk ka mundesi as me doren e tij e as me gjuhen e tij, atehere ai duhet te ngrihet e te largohet nga ai mexhlis. Dhe nese e degjon se mesuesi i tij eshte duke u pergojuar - ose dikush tjeter qe ka perparesi mbi te, ose nese personi (qe po merret neper goje) eshte prej njerezve te devotshem dhe fisnik, atehere shqetesimi i tij me çfare permendem me lart duhet te jete akoma me i madh.
Ebu ed-Derda, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti, salallahu alejhi ue selem ka thene:"Kush largohet (nga demtimi) i nderit te vellait te tij, Allahu do t'ia largoje fytyren e tij nga zjarri i xhehennemit ne diten e gjykimit". Hasen ose Sahih- Transmeton et-Tirmidhi 1996, Ahmedi 6/450, ed-Deulabi ne el-Kuna 1/124 dhe Ibn Ebi Dun'ja ne es-Samet 250 nga rruga e Ebu Bekr en-Behsheli nga Merzuk ibn Ebi Bekr et-Tejmi nga Umm Derda. et-Tirmidhi tha se eshte hasen hadith. Une them:"Eshte ashtu siç thote ai, duke kuptuar se ai kishte per qellim se ky hadith ka nje sened te dobet, por eshte transmetuar me rruge te tjera qe nuk kane te meta, ashtu siç ai e shpjegon ne pjesen e fundit te Sunenit te tij. Pra, referoju kesaj sepse eshte me rendesi. Kjo eshte sepse te gjithe transmetuesit e hadithit jane te besueshem, perveç Merzuk. Edh-Dhehebi tha:"Askush nuk transmetoi prej tij, perveç Ebu Bekr en-Nehsheli".Sidoqofte, el-Hafidh (Ibn Haxher) tha ne et-The'dhib 10/87:"Mendoj se ai eshte qe vjen me pas".Pastaj ai tha:"Duke dalluar: Merzuk, Ebu Bukejr et-Temimi el-Kufi. Ai transmeton nga Se'id ibn Xhubejr, Ikrimeh dhe Muxhahid. Dhe Lejth ibn Ebi Sulejmi, Israili, Umer ibn Muhammed ibn Zejd el-Umeri, eth-Theuri dhe esh-Sherik transmetuan nga ai. Ibn Hibban e permend ate ne librin e tij eth-Thikat (Te Besueshmit). Me origjine ai eshte nga Kufa, por jetoi ne Rrajj". Dhe ai (Ibn Haxheri) tha ne biografine e tij, se ai eshte i besueshem. Keshtu, disa nxenes dije e keqkuptuan kete nga el-Hafidh, por nuk ka arsye per kete keqkuptim, sepse el-Hafidh mendoi se Ebu Bekri i pare ishte i dyti (Ebu Bekejri). Keshtu qe nese keta dy emra i referohen te njejtin njeri, siç mendoi el-Hafidh, dhe kjo me duket e qarte edhe mua, atehere hadithi eshte i vertete. Dhe nese jane dy njerez te veçante, atehere hadithi eshte hasen, sepse Merzuk eshte i pranueshem kur transmetohet nga rruga e Shehr ibn Heusheb.
Dhe eshte transmetuar ne Sahih Bukhari dhe Muslim nga Itban, ose disa thone Utban-ne, hadithin e tij te gjate e te famshem, ne te cilin tregon:"Profeti salallahu alejhi ue selem u çua te falet, e njerezit thane:"Ku eshte Malik ibn ed-Dukshum!"Nje njeri tha:"Ai hipokrit! Allahu e i derguari i Tij nuk e duan ate".Keshtu Profeti, salallahu alejhi ue selem, tha:"Mos e thuaj ate! A nuk e sheh se ai thote La ilahe ia Allah, duke kerkuar me kete Fytyren e Allahut?" (34) Sahih - Transmeton Bukhari 1/518, 2/157 dhe 172 dhe 323, 3/60-61, 11/241, 12/303 te el-Fet'h dhe Muslimi 33.
Dhe eshte transmetuar ne Sahih Muslim nga el-Hasan el-Basri se A'idh ibn Amr, radiAllahu anhu, nje nga sahabet e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selem, hyri ne pranine e Ubejdullah ibn Zijadit dhe tha:"O biri im, me te vertete e kam degjuar te derguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, qe tha:"Me te vertete kujdestaret me te keqinj jane udheheqesit zullumqare, keshtu qe ki kujdes qe te mos behesh prej tyre".
Keshtu ai (Ubejdullah ibn Zijadi) i tha atij (A'idh ibn Amr, radiAllahu anhu):"Ulu aty, sepse ti je vetem nga mbeturinat e pavlera prej sahabeve te Muhammedit!" Keshtu ai (A'idh ibn Amr, radiAllahu anhu) iu pergjigj:"A ka patur mbeturina te pavlera prej tyre? Madje, mbeturinat e pavlera u shfaqen vteem pas tyre nga mesi i te tjereve". (35) Sahih - Transmeton Muslimi 1830.
Ka'ab ibn Malik, radiAllahu anhu, ne hadithin e tij te gjate ne lidhje me pendimin e tij, tha se kur Profeti, salallahu alejhi ue selem, po rrinte me disa njerez ne Tebuk tha:"Çfare beri Ka'ab ibn Malik?" Nje njeri nga Benu Selima tha:"O i Derguari i Allahut! Bukuria e rrobes se tij dhe vleresimi i vetes se tij e mashtruan ate dhe e penguan (qe te vinte e te luftonte ne kete beteje)!" Pasi degjoi kete, Mu'adh ibn Xhebel, radiAllahu anhu, i tha atij:"Çfare gjeje te keqe ke thene! Pasha Allahun, o i derguari i Allahut, ne nuk dime per te asgje veçse te mira". Keshtu, i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, nuk foli". (36) Sahih -Trasnmeton Bukhari 8/113-116 dhe Muslimi 2769.
Xhabir ibn Abdullah dhe Ebu Talha, radiAllahu anhum, thane:"I Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, tha:"Nuk ka (musliman) njeri qe e braktis nje musliman tjeter ne nje vend ku shenjteria e tij eshte marre neper kembe dhe nderi i tij eshte perulur, veçse Allahu do ta braktise ate ne nje vend qe ai do te donte te kishte mbrojtjen (ndihmen) e Tij. Dhe nuk ka (musliman) njeri qe e ndihmon nje muslimani tjeter ne nje vend ku shenjteria e tij eshte marre neper kembe dhe nderi i tij eshte perulur, veçse Allahu do ta ndihmoje ate ne nje vend qe ai e do mbrojtjen (ndihmen) e Tij". (37) Da'if - Transmeton Ebu Daud 4884, Ahmedi 4/30, el-Bejheki 8/167-168, Ebu Nu'ajm ne el-Hiljah 8/189 dhe Ibn Ebi Dun'ja ne es-Samet 241 nga rruga e Lejth ibn Sa'ad. Une them:"Senedi eshte i dobet, sepse Jahja ibn Selim dhe sheikhu i tij, Isma'il ibn Beshir, jane te dy te panjohur.
Mu'adh ibn Enes, radiAllahu anhu, transmetoi se Profeti, salallahu alejhi ue selem, tha:"Kush e mbron nje besimtar prej nje munafiku, Allahu do te dergoje nje engjell qe do t'ia ruaje mishin atij ne diten e gjykimit nga zjarri i xhehennemit. Dhe kush e akuzon nje musliman per diçka duke deshiruar qe ta poshteroje ate, Allahu do ta mbaje ate ne uren siper xhehennemit derisa ta marre mbrasht ate qe ka thene". (38) Hasen -Transmeton Ebu Daudi 4883, Ahmedi 3/441, el-Bagaui ne Sherh es-Sunnah 13/105 dhe Ibn Ebi Dun'ja ne es-Samet 248 nga rruga e ibn el-Mubarak. Une them:"Senedi eshte i dobet, sepse Isma'il ibn Jahja el-Mi'afari eshte ne te dhe ai eshte i panjohur. Sidoqofte, ky hadith ka prova mbeshtetese qe e ngrejne ate ne nivelin e te qenurit i pranueshem. Shiko et-Tergib 515-520. Shenim me rendesi:"Sheikhu yne (el-Albani) e ka permendur kete hadith tek Da'if el-Xhami'us-Sagir 5/193 si hadith te dobet, por pastaj ai e vleresoi si hasen (me vone) ne Sahih Sunen Ebi Daud 4086. Vleresimi i fundit eshte i sakte, keshtu qe dije kete gje.
PERGOJIMI I ZEMRES
Dije se pasja e mendimeve te keqija per dike eshte e ndaluar mu sikur te flasesh keq per te. Keshtu, sikur qe eshte e ndaluar per juve te flisni me te tjeret rreth mangesive te nje personi, po ashtu eshte e ndaluar t'i flisni vetes tuaj rreth saj dhe te kesh mendime te keqija per te. Allahu thote:
“O ju qe keni besuar! Menjanoni shume dyshime. Vertet, disa nga dyshimet perbejne gjynahe”. (el-Huxhurat:12)
Dhe Ebu Hureira (ra) transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene:“Kini mendjen nga dyshimi, se me te vertete dyshimi eshte me e paverteta fjale”. (Sahih - Transmetuar nga el-Bukhari (10/484 tek el-Fet'h) dhe Muslimi (2563).
Hadithet me te njejtin kuptim qe kam permendur ketu jane te shumte. Pergojimi i zemres eshte: Kur zemra ka bindje te thelle dhe mban mendime te keqija per dike. Por sa per idete qe rastesisht shfaqen ne mendjen e dikujt, ose kur ky dikushi flet me veten e tij, atehere deri sa keto mendime nuk mbeten te ngulura dhe te vazhdueshme tek ai, eshte i justifikuar sipas konsesusit te dijetareve. Kjo eshte sepse ai nuk ka zgjedhje tjeter lidhur me kete, keshtu qe ai nuk mund ta ndaloje ate te ndodhe dhe as nuk mundet te gjeje nje tjeter menyre te çliroje veten e tij nga kjo kur kjo ndodh. Ky eshte kuptimi i asaj qe ka qene provuar ne te vertete (ne tekste).
I Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene:“Me te vertete Allahu e ka bere te lejueshme per ummetin tim ate çka shpirterat e tyre u pershperisin atyre, deri sa ata nuk e flasin ate (ne menyre te degjueshme) ose nuk e veprojne ate”. (Sahih - Transmetuar nga el-Bukhari (5/160 tek el-Fet'h) dhe Muslimi (127 dhe 202).
Dijetaret thone:"Kjo u referohet ideve qe formohen ne mendjen e dikujt, por qe nuk nguliten ose nuk vendosen aty”.
Dhe ato thone:"Kjo eshte pavaresisht ne qofte se mendimet konsistojne ne pergojim, mosbesim e keshtu me radhe (sh.p. eshte e falur perderisa nuk eshte vendosur). Keshtu (p.sh) mendja e cilitdo qe vershohet nga mendimet e mosbesimit, por ato jane vetem mendime, pa pasur per qellim qe ai t'i nxjerre jashte ato (mendime) dhe mandej i heq qafe keto mendime menjehere sapo ato te ndodhin, ai nuk eshte mosbesimtar as nuk ka ndonje mekat per te".
Ne tashme kemi thene me pare, ne kapitullin e pershperitjeve (te brendshme) hadithin e vertete ne te cilin Sahabet thane:"O i Derguar i Allahut! Disa nga neve gjejne gjera ne mendimet e tyre qe jane te tmerrshme per t'u folur”. Keshtu ai (salallahu alejhi ue selem) tha:"Ky eshte vertetim i besimit”. (Sahih - Transmetuar nga Muslimi (123).
Dhe kjo vlen dhe per transmetimet e tjera qene kemi permendur ne ate kapitull, i cili ka te njejtin kuptim.
Arsyet per justifikimin e ketyre mendimeve eshte per shkak te asaj qe kemi permendur me pare, se keto mendime jane te pamundura te parandalohen. Me sakte, dikushi eshte i afte vetem te parandaloje keto mendime nga ngulitja dhe vendosja ne mendjen e ketij. Kjo eshte pse vendosja dhe gjykimi ne zemra nga keto mendime eshte e ndaluar.
Keshtu, kurdo qofte qe keto mendime, te cilat konsistojne ne pergojim ose ne ndonje mekat tjeter, jane te pranishme ne mendjen tende, eshte e obligueshme per juve t'i zmbrapsni ato, te ikni prej tyre dhe te kerkoni falje dhe shpjegime qe do te ndryshojne ate qe eshte e dukshme.
Ebu Hamid el-Ghazali tha ne el-Ihja:"Ne qofte se mendimet e keqija vine ne zemren tende, atehere ato jane nga pershperitjet e shejtanit, te cilat ai i ka vendosur ne ty. Keshtu qe ju duhet t'i mohoni dhe t'i refuzoni ato, sepse ai me te vertete eshte me i ligu i keqbereseve (fasik). Dhe Allahu ka thene:
“Ne qofte se nje njeri i lige e i poshter (fasik) ju vjen juve me ndonje lajm, verifikojeni ate qe te mos demtoni njerezit nga padija dhe pastaj te ndjeni keqardhje per çfare bete”. (el-Huxhurat: 6).
Pra, nuk eshte e lejueshme per juve te besoni Iblisin (Shejtanin).
Dhe ne qofte se eshte ndonje shenje qe tregon se ai eshte i prishur, megjithkete ai le te kuptohet te kunderten e saj, atehere nuk eshte e lejueshme te keshe mendime te keqija (per te).
Midis shenjave qe tregojne se ndonjeri mban mendime te keqija (per dike) eshte se zemra juaj ndryshon karshi atij nga menyra se si ka qene me pare, dhe se ti i largohesh atij dhe ai behet i padurueshem (per ju). Dhe se ju beheni dembel kur vjen puna qe te interesoheni per te, te shfaqet dashamiresi nda tij dhe te brengoseni kur ai ben pune te liga. Dhe me te vertete Shejtani vjen afer zemres se ndonjerit kur edhe gjurma me e vogel e te metave shfaqet ne njerez, dhe ai i vendos ato tek juve, nderkohe qe ju mendoni (se keto mendime) ndodhin per shkak te mendjemprehtesise suaj, inteligjences dhe syçeltesise. Por, besimtari shikon me driten e Allahut. Keshtu qe ky person ne realitet flet me mashtrimet dhe kurthet e liga te shejtanit.
Edhe ne qofte se nje person i besueshem ju informon per kete, atehere mos i besoni atij por as mos e hidhni poshte ate, me qellim qe most te keni mendime te keqija per te dy ata.
Kurdo qofte qe disa mendime te liga rreth nje Muslimani vine ne mendjen tende, atehere le t'ju beje kjo ta shtoni interesimin dhe dashamiresine tuaj ndaj tij, sepse kjo do te zemeroje Shejtanin dhe do ta zmbraps ate nga juve. Keshtu, ai nuk do te vendose mendime te tilla tek juve me vone nga frika ajo vetem do te jete shkak qe ju te shtoni lutjet tuaja per ate person.
Dhe kurdo qofte qe merr vesh per mangesi ose gabim tek nje Musliman tjeter bazuar ne disa prova, te cilat nuk mund te mohohen, atehere keshillojeni ate ne fshehtesi dhe mos e leni Shejtanin t'ju mashtroje ne menyren qe ai t'ju ftoje dhe t'ju udheheq drejt pergojimit te tij. Dhe kur ta qortoni ate, mos e qortoni ate nderkohe qe ju jeni i gezuar dhe i kenaqur qe ju keni dijeni per mangesine e tij. Keshtu qe kjo te jete sikur ai eshte duke shikuar tek juve me syte e tmerrit dhe respektit nderkohe qe ju jeni duke shikuar me perçmim me syte e harbutit. Me sakte, ki qellimin ne kete qe ta çlironi ate nga ky mekat, nderkohe qe ju jeni i brengosur per te, ashtu sikur jeni i brengosur kur ndonje e mete gjindet tek ti. Dhe largimin nga ana e tij e kesaj mangesie pa pasur nevoje qe ta qortoni ate (nga vetja e tij) duhet te jete me e dashur tek juve sesa ai te pastroje veten e tij si shkak i qortimit tuaj”.
Keto jane dy fjalet e el-Ghazali. Une them:"Ne thame me pare se, ne qofte se tek ndonjeri eshte e pranishme ideja a mendimeve te keqija per nje tjeter person, ai duhet t'i nderprese keto mendime te keqija. Por kjo eshte nese nuk ka ndonje perftim (fetar) te ligjeruar qe na ben te mendojme (rreth ketij personi) ne kete menyre. Keshtu, ne qofte se nje arsye e tille ekziston, mbajtja e ketyre mendimeve rreth mangesive te tij eshte e lejueshme, po ashtu paralajmerimi kunder ketyre, siç mund te shihet ne xhehr (kriticizmin) e deshmitareve te veçante, transmetuesve dhe te tjereve qe ne i kemi permendur ne Kapitullin “Cilat Lloje te Pergojimit Jane Te Lejueshme”"
No comments:
Post a Comment