LIDHUR ME THASHETHEMET
Tashme ne e kemi permendur ndalesen e saj e po ashtu edhe provat per kete dhe çka eshte transmetuar lidhur me ndeshkimin per te. Po ashtu permendem perkufizimin e saj, mirepo e gjithe kjo ishte shkurtimisht. Ne do te shtojme tashti me teper ne shpjegimin e saj.
Ebu Hamid el-Ghazali (ra) ka thene:"Ne pjesen me te madhe, thashethemet (namimah) i veshen atij qe merr theniet nga nje person (lidhur me nje tjeter individ) dhe e kallezon ate tek ai individ per te cilin eshte folur. Nje shembull i kesaj eshte kur ndonjeri thote:“Ky person tha kete e ate per ty”. Mirepo, thashethemet nuk jane kufizuar vetem ne kete shembull, por shtrirja e saj eshte: Ekspozimi i asaj qe dikush e urren t'i zbulohet, qofte kur ai nga i cili e kallezon apo ia te cilit ia kallezon apo pesroni i trete e urren ate. Dhe eshte njesoj se a behet ky ekspozimi me ane te te folurit ose me ane te te shkruarit ose me ane te gjesteve, etj, dhe pavaresisht se ajo qe eshte duke u kallezuar ka te beje me fjalet ose veprat e ndonjerit, dhe qofte nese kjo eshte ndonje mangesi ose diçka tjeter pos kesaj. Pra, realiteti i thashethemeve eshte: Perhapja e asaj qe eshte dashur te jete private, dhe shkaterrimi i fshehjes se asaj qe ai urren te ekspozohet.
Njeriu duhet te heshte lidhur me çkado qe ai shikon (ose degjon) nga gjendjet e njerezve, perveç per ate qe ne qofte se e tregon do te kete perfitim per nje Musliman ose do te parandaloje nje mekat te ndodhe”.
Dhe ai tha:"Çdonjerit qe i percillen thashetheme (namimah) dhe i thuhet atij:‘Filan personi e tha kete e kete per ty’, atehere jane gjashte gjera qe kerkohen nga ai:
1. Ai nuk duhet t'i besoje atij, sepse ai i cili po percjell lajmin eshte njeri qe merret me thashetheme (namam) dhe njeriu i tille eshte njeri i lig (fasik) keshtu qe fjalet e tij refuzohen.
2. Ai duhet ta ndaloje ate ne kete, ta keshilloje ate dhe te shfaqe urrejtje ndaj veprimeve te tij.
3. Ai duhet ta urreje ate per hir te Allahut, se vertet, ai eshte i urryer ne shikimin e Allahut, dhe urrejtja per hir te Allahut eshte nje detyrim.
4. Ai nuk duhet te kete mendime te liga rreth personit nga i cili ai tregon, bazuar ne fjalet e Allahut:"Menjanoni dyshimet e shumta". (el-Huxhurat:12)
5. Çka eshte transmetuar tek juve (rreth dikujt) nuk duhet te shkaktoje qe ju te spiunoni ose te hetoni me tej kete çeshtje, sepse Allahu thote:"Dhe mos spiunoni njeri-tjetrin". (el-Huxhurat:12)
6. Ai nuk duhet te jete i kenaqur me veten e tij ne ate qe ai ka ndaluar per njeriun qe merret me thashetheme. Keshtu qe ai nuk duhet te kallezoje thashethemet qe i jane percjellur atij duke thene:“Filan personi ma tha mua kete”, sepse ai do te behej nje njeri qe merret me thashethemeve dhe ai do te kryente ate qe ai ndaloi”.
Eshte transmetuar se nje njeri shkoi tek ‘Ummer Ibn ‘Abdul-Aziz (ra) dhe i tha atij diçka rreth nje personi tjeter. Keshtu, ‘Ummar (ra) i tha atij:“Ne qofte se deshiron ne do ta hetojme rastin tend. Ne qofte se ju jeni duke genjyer, atehere ju jeni nga ata qe futen ne ajetin:
“Ne qofte se nje njeri i lig e i poshter ju vjen me ndonje lajm, atehere verefikojeni ate (lajmin)". (el-Huxhurat:6)
dhe ne qofte se e thoni te verteten, atehere ju futeni ne ajetin:"Pergojues, qe bart shpifje (nder njerez)". (el-Kalem:11) dhe ne qofte se deshiron mund te mos i kushtojme rendesi kesaj çeshtjeje”. Keshtu qe njeriu tha:"Te lutem kaloje ate, o Komandant i Besimtareve! Nuk do ta permend me ate kurre”.
No comments:
Post a Comment