AI QE I UDHEHEQ NJEREZIT DHE ATA E URREJNE ATE
Profeti, alejhi selam, ka thene: “Jane tre (persona) namazi i te cileve nuk do te tejkaloje veshet e tyre: Skllavi qe iken (nga pronari), derisa te kthehet; gruaja e cila e kalon naten duke qene burri i saj i hidheruar me te, dhe ai qe i udheheq njerezit perderisa ata e urrejne.”63
Tirmidhiu ne Sunenin e tij (2/192) ka thene: "Disa dijetare nuk e pelqejne qe nje person t'i udheheqe njerezit perderisa e urrejne ate. Kjo ngase nese imami/udheheqesi nuk eshte mekatar, atehere mekati u bie atyre qe e urrejne ate.
Eshte transmetuar nga Mensuri (2/193): "Kemi pyetur lidhur me çeshtjen e imamit dhe na eshte thene: 'A eshte lidhur me imamin e padrejte, ngase per sa i perket imamit qe e praktikon sunnetin, atehere mekati u bie atyre te cilet e urrejne ate'".
Une them: Kjo tregon qe çeshtja nuk varet nga idete dhe deshirat e xhematit, por varet nga ndjekja e sunetit apo te qenurit ne kundershtim me te.
No comments:
Post a Comment