Duaja Pergjigjet diten e Merkure
Nga Xhabiri radiAllahu anhu qe tha:” I Derguari I Allahut صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ i beri dua Allahut ne kete xhami(Masxhid el Fet’h) te Henen, te Marten e te Merkuren.Duaja e tij u pergjigj diten e Merkure ne mes te namazit te drekes(dhuhr) dhe ikindise(asr). Xhabiri radiAllahu anhu tha:” Nuk kisha ndonje gje me shume rendesi qe kerkonte zgjidhje e une vecse I beja dua Allahut gjate kesaj kohe e Ai mu Pergjigjte.”
E ka permbledhur Bukhari ne Adabul Mufrad 703
E ka cilesuar Hasen Sheikh Albani rahimullah ne Sahih Adabul Mufrad
Sheikh Husejn el Auaisheh tha ne shpjegimin e Sahih Adabul Mufrad
:” I Derguari I Allahut صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ i beri dua Allahut ne kete xhami(Masxhid el Fet’h) te Henen, te Marten e te Merkuren. Xhamia El Fet’h gjendet ne anen e majte te nje mali. Njeri mund te shkoje tek kjo xhami nga dy rruge; nje nga lindja e tjetra nga veriu.Ky eshte kuptimi i Xhamise El Fet’h. Eshte thene gjithashtu se Xhamia el fet’h eshte Xhami Ahzab ose Xhamia ne maje te malit.(Fadl 2/174)
Duaja e tij u pergjigj diten e Merkure ne mes te namazit te drekes(dhuhr) dhe ikindise(asr)
Sheikh Albani rahimullah komentoi ne thenien e tij:”Nese sahabiu nuk do te na tregonte kohen kur profeti beri dua (e Allahu iu pergjigjegj ndaj lutjes sh.p) ne nuk do ta dinim. Personi qe eshte i pranishem deshmon ate qe ai qe nuk eshte aty nuk mund te deshmoje.Ky hadith ka nje kuptim me rendesi meqenese Xhabiri na tregon kohen kur duaja u pranua(mori pergjigje) E kjo tregon se duaja e Profetit u pranua ne ate kohe. Keshtu Xhabiri filloi te veproje ate qe pa qe Profeti kishte vepruar ne mes te dhuhrit dhe asrit. Perfundojne fjalet nga libri.
Ibn Tejmijah tha ne librin Iktedahus-Siratal Mustekim 1/433:”Nje grup nga shoket tane e te tjere veprojne ne baze te ketij hadithi.Ata i bejne dua Allahut gjate kesaj kohe sic e ka permendur Xhabiri. Vendi nuk eshte permendur por koha eshte permendur.
No comments:
Post a Comment