Tuesday, 21 April 2015

RISITE (BIDATET) NE FE


8. RISITE (BIDATET) NE FE
Dije, All-llahu paste meshire per ty, qe muslimani duhet t’i zbatoje dy parime ne adhurimin e tij:
1. Te jete i sinqerte ne fe, dmth qe çdo gje te behet vetem per All-llahun, i Cili nuk ka shok.
2. Te ndjeke ate qe All-llahu e ka urdheruar, per te cilen gje All-llahu e ka derguar te Derguarin, alejhi selam.
Gjeja qe i anulon keto dy parime eshte te shpikurit dhe trillimi ne fe. Te shpikurit e zhvlereson vepren dhe e prishe shperblimin, siç ka thene i Derguari, alejhi selam: “Kush shpik ne kete çeshtje tonen diçka qe nuk eshte urdheruar, atehere do t'i anulohet.”44
Nje transmetim tjeter thote: “Çdo njeri qe ben nje veper pa miratim nga ne, atehere i anulohet ajo veper.”
________________________________________
41. Huxhurat 2.
42. Transmetohet nga El Bukhari (6/260, 8/590), Muslimi (2/133-134) me fjalet e tij dhe te tjereve.
43. Muhammed 33.
44. Transmeton El Bukhari (5/301), Muslim 12/16) dhe te tjeret, nga Aishah, radiAll-llahu anha. Transmetimi i dyte eshte po ashtu nga Muslimi.
________________________________________
Keto thenie profetike jane pjese e themeleve te Islamit dhe nje parim nga parimet e tij, ne fakt eshte gjysma e fese.
Keshtu rekomandohet t’i jepet perparesi mesimit permendesh te tij, perdorimit te tij, per t’i hedhur poshte risite dhe perdorimit te tij si evidence, ngase eshte e qarte per t’i hedhur poshte risite dhe trillimet.
Ne transmetimin e dyte ka nje shtese, qe disa risimtare kokeforte thone: "Une nuk e kam shpikur kete gje, po dikush me pare e ka shpikur". Keshtu qe perdor transmetimin e dyte si fakt ne te cilin eshte e qarte se qe te gjitha gjerat e reja te shpikura duhet te hidhen poshte, pa marre parasysh nese eshte shpikur nga ai apo e ka shpikur dikush para tije, dhe i gjithe suksesi qendron me All-llahun.

No comments:

Post a Comment