Tuesday, 21 April 2015

TE MOHUARIT E KADERIT


4. TE MOHUARIT E KADERIT
Dije, o besimtar, se besimi i robit nuk eshte korrekt derisa ai te besoje ne Kader, dhe se e keqja dhe e mira eshte nga All-llahu.
Gjithashtu ta dish se çdo gje qe te ka goditur nuk do t’i shpetoje dhe çdo gje qe nuk te goditi nuk kishte per te goditur. Lapsat jane ngritur dhe letra eshte thare. All-llahu ka ditur çdo gje qe do te ndodhte, qe ne fillim te krijimit.
Secili qe e mohon kete, veprat e tij do t’i kete te zhvleresuara dhe ai do te jete ne mesin e te humburve edhe nese lemosha qe ka dhene do te ishte ekuivalente me peshen e botes.
Profeti, alejhi selam, ka thene:
“Jane tre nga ata prej te cileve All-llahu nuk do t’ua pranoj veprat farze (te obliguara) dhe ato nafile (vullnetare): Ai qe nuk u bindet prinderve, ai qe permend bujarine e tij, dhe ai qe e mohon kaderin.”31
Eshte transmetuar nga Zaid bin Thabit, Ubej bin Kab’, Abdullaah bin Mas’ud dhe Hudheifaeh bin el-Jemin, se i Derguari i All-llahut, alejhi selam, ka thene: “Nese All-llahu do t’i denonte banoret e Qiejve te Tij dhe banoret e tokes se Tij, Ai do t’i denonte dhe nuk do t’i mundonte. Nese ai do te behej i Meshirshem ndaj tyre, atehere Meshira e Tij eshte me e mire se veprat e tyre. Nese do te shpenzoje ar per hir te All-llahut aq sa lartesia (e kodres) e Uhudit, All-llahu nuk do t’i pranonte nga ti, derisa te besosh ne Kader. Dije se çdo gje qe te ka goditur nuk do t’i shpetoje dhe çdo gje qe nuk te goditi nuk kishte per te goditur. Nese ndonjeri prej jush vdes duke besuar diç tjeter nga kjo (me lart), ai do te hyje ne Zjarr.”32
________________________________________
31. Transmeton nga Ibn Ebi ’Asim in "es-Sunneh" 323, et-Taberani ne "el Kebiir" 7547 dhe te tjeret nga Abu Umaah, r.a. El Mundhiri e beri zinxhirin hasen ne 'et–Terghib wet-Terhib" 3/321 dhe el-Albani u pajtua se hadithi ishte Sahih, 1785.
32. Transmeton Abu Dawudi 4699, Ibn Maxheja 77, Ahmedi 5/182-283, 185,189; et-Tabarani ne "el-Kebiir" 4940, Ibn Hibbani 1817 dhe Ibn Abi’ Asimi ne "es-Sunah" 245 nepermjet senedit te Ibn Dajlamit nga ata. Hadithi eshte i vertete.
________________________________________
Kur ideja e mohimit te Kaderit u shfaq ne pjesen e fundit te kohes se Sahabeve, radiAllahu anhum, tabi'inet shkuan me te shpejte tek sahabet e Profetit, alejhi selam, per te kerkuar vendim per kete fatkeqesi. Kjo verehet ne hadithi i Umer bin el-Khattabit, r.a, nga Jahja bin Ma’mar i cili tha:
"Njeri nga njerezit e pare qe foli rreth Kaderit ne el-Basra ishte Ma’bad el-Xhuhani. Keshtu qe une shkova me Humaid bin ’Abdur-Rrahman el-Humejrin per te bere Haxhin, apo Umren, dhe i thame njeri-tjetrit: Nese takojme ndonjerin nga Sahabet e te Derguarit te All-llahut, alejhi selam, do ta pyesim se çfare mendimi kane ata lidhur me Kaderin. Keshtu e takuam Abdullaah bin ’Umer bin el–Khattabin brenda xhamise. Shoqeruesit e mi dhe une shkuam drejt atij, njeri ne te djathte e njeri ne te majte. Mendova se shoqeruesi im me la mua te flas, keshtu qe i thashe: "O Ebu ‘Abdur-Rrahman, jane disa njerez qe jane shfaqur ne mesin tone, qe e lexojne Kur’an-in, kane dijeni te vogel, jane te njohur, dhe po thone se nuk ekziston Kaderi dhe gjerat qe ndodhin nuk jane te shkruara (dmth All-llahu e di per gjerat qe ndodhin vetem pasi te ndodhin)". Ibn’Umeri, radijallahu anhu, tha: "Nese i takoni keta njerez u thoni se une nuk kam te bej me ta, dhe ata nuk kane te bejne me mua. Ne ate qe Abdullah bin ‘Umeri betohet (pasha All-llahun), nese ndonjeri nga ata do te kishte ar aq sa Uhudi dhe ta jepte kete (per lemoshe), All-llahu nuk do t’ia pranonte derisa ai te besoje ne Kader". Ai pastaj tha: "Babai im, Umer bin el-Khattabi, me tregoi mua (pastaj ai tha hadithin e gjate te Xhibrilit rreth Islamit, imanit, ihsanit dhe shenjave para Ores se Fundit)".33
________________________________________
33. Transmeton nga Muslimi 1/150-161.
________________________________________

No comments:

Post a Comment