Sunday, 12 April 2015

Nje studim i hadithit" Allahu e ndricofte njeriun..."

Nje studim i hadithit" Allahu e ndricofte njeriun..."

Nje studim i hadithit" Allahu e ndricofte njeriun..." Nga El Alamah,
El Muhaddith, AbdulMuhsin el Abbad, Allahu e ruajte.

Transmeton Zejd ibn Thaabit qe tha se i Derguari i Allahut salaAllahu
alejhi ue selem tha:" Allahu e ndricofte( i dhente naadirah) atij
njeriu qe e degjon nje hadith prej nesh, e meson permendesh dhe e
transmeton ashtu sic e degjoi, sepse ndoshta ai qe e mbart fik`hun
nuk eshte fakih, dhe ndoshta ia transmeton fik`hun atij qe eshte me
i mire se ai ne te kuptuar. Jane tre gjera qe zemra e muslimanit nuk
kundershton asnjehere: ti beje veprat vetem per hir te Allahut(
ikhlas lil-lah), ti keshillojne sinqerisht udheheqesit e muslimaneve,
te te kapen me xhema`atin, sepse me te vertete duaja e tyre i
perfshin edhe ata qe jane pas tyre. Dhe ai qe e ben jeten e dun`jase
preokupimin kryesor, Allahu do t`ia heqe nga zemra kenaqesine dhe do
ta vendose varferine ne mes te dy syve te tij, dhe Allahu do t`ia
shperndaje punet dhe nuk do ti vije atij vecse ajo qe ishte e shkruar
per te. Dhe ai qe e ben akhirretin si preokupimin e tij kryesor,
Allahu do t`ia japi kenaqesine ne zemer, dhe do t`ia largoje
varferine nga syte e tij, dhe Ai do te jete i mbjaftueshem per te ne
punet e tij, dhe jeta e dun`jase do ti vije atij sidoqofte.

Ky hadith eshte transmetuar nga keta sahabe, radiAllahu anhum ( cdo
trasnmetim duke patur nje ndryshim te vogel)
1. Abdullah Ibn Mes`ud
2. Zejd ibn Thaabit
3. Xhubejr ibn Mut`im
4. Enes Ibn Malik
5 Nu`man ibn Beshir
6. Beshir ibn Sa`d( Babai i Nu`manit)
7. Abu Sa`id el Khudri
8. Abdullah Ibn Umer
9. Mu`adh ibn Xhebel
10. Ebu Hurejrah
11. Abdullah Ibn Abbas
12. Ebu Derda
13. Ebu Karrsafah
14. Rabi`ah ibn Uthman et-Tejmi
15. Xhabir
16. Zubd ibn Khaalid exh-Xhuhejni
17. Aishah
18 Sa`d ibn Ebi Uakkas
19. Shejbah ibn Uthmaan
20 Ubejd ibn Umejr Ibn Katadah el Lejthi ( nga babai nga gjyshi dmth
nga Katadah)
21Umer ibnul Khattab
22. Uthmaan ibn Affan
23. Ali ibn ebi Talib
24. Ubej ibn Ka`b

Sidoqofte ky transmetim i vecante i ketij hadithi eshte trasnmetuar
ne librat e hadithit, Musnedul Imam Ahmed(5/183), Sunanud-Darimi
(1/75) Sunen Ebu Daud (3/438), Sunen Ibn Maxheh (1/84), Sunanut-
Tirmidhi(10/124), Sahih Ibn Hibban(1/225), Ebu Amr el Asbahani(faqe
3) ne Xhuz ne te cilin ai grumbulloi hadithin e haxhit te lamtumires
se Rasulullahit salAllahu alejhi ue selem, er-Raamhurmuzi ne librin
Muhaddithul-Fasil bejnarr-Rraaui uel Ua`i (faqe 4), Ibn AbdulBerr ne
Xhami` Bajanil `Ilm ue Fadlihi (1/39), El Khatib el Bagdadi ne El
Fik`h uel Muteffakih, El Kaadi Ijaad El Ilmaa` (faqe 13)

Keshtu, shume dijetare hadithi si Imam Tirmidhi, El Hafidh Ibn Haxhr,
Ibn Xha`ferr el Katani, es-Sujuti dhe te there e kane vleresuar kete
hadith si hadith muteuatir. Duke qene se i Derguari i Allahut
salAllahu alejhi ue selem, e ka thene kete hadith ne mesxhidul- Khif
ne Mina gjate haxhit eshte prej arsyeve pse kaq shume sahabe e kane
transmetuar kete hadith. Keshtu, ky hadith dhe te tjere si ky jane
nje kundershtim ndaj atyre qe duan te zvogelojne vleren e haditheve
qe nuk jane tek Bukhari e Muslim Sahihejn. Me te vertete eshte e
ditur se ata(Bukhari e Muslimi) nuke kane patur per qellim me i
grumbulluar te gjithe hadithet sahaih ashtu sic e kane sqaruar dhe
trasnmetohet nga el Hafidh ibn Salaah ne Ulumul Hadith faqe 16-17.

Sqarimi i Hadithit

Shume nga trasnmetimet e ketij hadithi permendin se i Derguari i
Allahut salAllahu alejhi ue selem, e ka thene kete hadith ne
mesxhidul- Khif ne Mina kur ka qene duke dhene nje fjalim. Ai
salAllahu alejhi ue selem, e tha kete hadith ne nje vend te vecante
sepse kishte shume njerez qe kishin ardhur per haxh, per te mesuar
fene, dhe per te transmetuar cfare pane dhe degjaun prej tij ne te
gjitha anet e botes. Kjo tregon edhe per rendesine qe i Derguari i
Allahut salAllahu alejhi ue selem, i ka kushtuar perhapjes dhe
ruajtjes se Sunnetit.

Fjala e tij nadiraah- ndricim, sipas El Kaamus(2/143) nga ana
gjuhesore do te thote bereqet, pasuri ne jete dhe miresi. Err-
Rramhurmuzi ne librin e tij, El Muhaddithul-Faasil thote se kjo fjale
mund te kete dy kuptime (1) Allahu e zbukurofte personin me nje pamje
te bukur (2) Allahu i dhente nadrah-n e Xhennetit qe eshte miresite
dhe bereqetit e xhennetit. El Khattabi tha ne Ma`alimus-Sunen
(4/187), Kjo eshte nje dua qe personi te jete i bereqetshem dhe i
pashem." El Hafidh el Mundhiri tha ne Tergib uet-Terhib (1/108), Kjo
eshte nje dua qe lutet qe Allahu ta zbukuroje pamjen e njeriut."
Ibnul Arabi tha ne shpjegimin e Sunenut-Tirmidhi," nadirah eshte ajo
bukuria e gezueshme qe paraqitet ne fytyre si shkak i te qenit i
bekuar."(1/124) El Mullah Alij el Kaarrij el Hanefi ne librin e tij
el Murrakaa(1/288) tha:" Kjo ka kuptimin, Allahu e bekofte kete
person vecanerisht me furnizim dhe gezim per shkak te dijes qe Ai i
ka dhuruar ne kete jete dhe Allahu e bekofte ate ne boten tjeter ne
ate grade qe shenjat e bereqetit dhe lehtesimin jane te dukshme ne
ate njeri." Disa kane thene se kjo eshte nje dua qe personi te kete
pamje te bukur si rezulat i favoreve qe Allahu i ka dhuruar atij. Te
tjere kane thene qe kjo dua eshte qe personi te arrije grada te
larta. Une(AbdulMuhsin el Abbad) them se El Mullah Alij el Kaarrij
el Hanefi beri dicka shume me vlere duke i permendur kete shpjegime
te ndryshme pa i dhene perparesi askujt prej tyre. Sepse naadirrah ne
hadith mund te kete kuptimin qe Allahu e zbukurofte ate person me
bereqet me nje pamje te kenaqeshme dhe Allahu i dhente nadrah-n e
Xhennetit qe jane rehati dhe bereqete ne grada te larta. Keshtu
shpjegimet e ndryshme jane nga ndryshimet qe perputhen dhe jo nga
ndryshimet kundershtuese, sepse duke e shpjeguar kete hadith me nje
shpjegim nuk e mohon shpjegimin tjeter.

Shperblimi per mesimit permendesh dhe perhapjen e Sunnetit

I Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, beri dua per njeriun
qe e degjon dhe e perhap Sunnetin e tij qe te kete naadarah si nje
shperblim i mire per mundimet e njeriut ne perhapjen e Sunnetit ne
menyre te pandryshuar. Nga ata qe jane te ketij mendimit jane El
Mullah Alij el Kaarrij el Hanefi qe ne librin e tij el Murrakaa
(1/188) tha:" I Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, beri
dua per ate njeri sepse ai perdori mendjen e tij per te ruajtur cfare
degjoi dhe ai e transmetoi ate qe degjoi ashtu sic e degjoi. Keshtu
ai e beri duane qe njeri te marri shperblimin ne baze te mundimit qe
ai beri ne ngjalljen e Sunnetit." Kjo dua qe i Derguari i Allahut
salAllahu alejhi ue selem, beri per njeriun qe e degjon dhe e
transmeton sunnetin e tij eshte bere e qarte per ata qe Allahu i ka
dhene teufik qe te punojne sinqerishte per kenaqesine e Allahut ne
sherbim te Sunnetit dhe perhapjes se tij. El Mullah Alij el Kaarrij
el Hanefi tha:" Eshte thene se Allahu i eshte pergjigjur duase se
te Derguarit te Allahut salAllahu alejhi ue selem, meqenese e
shikon se Ehlul Hadith kane fytyrat me te shnderritshme dhe pamjen me
te bukur. Eshte trasnmetuar se Sufjan ibn Ujejnah tha:" Nuk eshte
askush prej studenteve te hadithit vecse ka shkelqim ne fyture." Ky
transmetim nga Sufjan ibn Ujejnah mund te gjendet ne El Khatib el
Bagdadi Sharaf As`habul Hadith faqe 11 me zinxhirin e transmetimit te
plote. Ibnul Arabi tha ne shpjegimin e Sunenut-Tirmidhi (10/125) :"
Kjo dua e te Derguarit te Allahut salAllahu alejhi ue selem, duhet-
me miresine e ALlahut- te jete e qarte ne ate qe e mban dhe ndihmon
Sunnetin." Kjo pjese e hadithit permban ne te nje tregues te meritat
e medha qe dikush me teufikun e Allahut, merr nese i sherben
Sunnetit. As-Sakhaui tha ne Fet`hul Mugith (1/288):" Shperblimi per
perhapjen e diturise eshte shume i njohur, sidomos per transmetuesit
e hadithit, sepse ata jane nen duane e te Derguarit te Allahut
salAllahu alejhi ue selem, per ndricim-naadirah per ate qe e degjon
dhe e trasnmeton." El Mullah Alij el Kaarrij el Hanefi qe ne
librin e tij el Murrakaa (2/275):" Kjo tregon fisnikerine, vlerat dhe
pozitat e studentit te hadithit, sepse ai salAllahu alejhi ue selem
i beri atyre dua ne menyre te vecante me perjashtim te te tjereve ne
Ummet. Dhe sikur perfitimi i te mesuarit permendesh dhe transmetimin
e hadithit te ishte vetem bereqeti nga kjo dua e bereqetshme atehere
ne vetvete duhet te ishte e mjaftueshme si nje arritje dhe nje fitim
ne kete bote e ne boten tjeter.

" Ai qe degjon nje hadith prej nesh" Kjo u perfshin ata qe degjuan
direkt nga i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, si psh
sahabet ose ata qe erdhen pas tyre. Te transmetosh cfare i Derguari
i Allahut salAllahu alejhi ue selem, beri apo lejoi bie gjithashtu
ne kategorine e "degjon nje hadith prej nesh" sepse ne disa
transmetime te tjera eshte " degjoi dicka prej nesh". Keshtu te
trasnmetosh veprat, fjalet dhe lejimet e te Derguarit te Allahut
salAllahu alejhi ue selem, bie te gjitha ne kategorine e te
degjuarit hadith dhe transmetimin e tij.

" E mesoi permendesh" tregon per ruajtjen e mendjes e zemres dhe
shkrimit ne libra, ose ne te dyja menyrat. Kjo eshte nje prove per
lejimin e shkruarjes se hadithit ne kohen e Derguarit te Allahut
salAllahu alejhi ue selem, dhe ky eshte konsensusi i sahabeve dhe
atyre qe erdhen pas tyre.

" Dhe e trasnmeton ashtu sic e degjoi" pa shtuar e pa hequr gje prej
tij.

"sepse ndoshta ai qe e mbart fik`hun nuk eshte fakih, dhe ndoshta ia
transmeton fik`hun atij qe eshte me i mire se ai ne te kuptuar. " Kjo
eshte prova qe hadithi mund te quhet fik`h. Nga ana gjuhesore fik`h
do te thote dituri e thelle rreth dickaje; sidoqofte perdorimi i
kesaj fjale eshte perdorur gjate koherave vetem per dijen e fese per
shkak te ekselences se saj. Ibn Haxhr tha ne El fet`h(1/164):" Quhet
fik`h nese behet nje pjese e cilesive te ndonjerit ne te kuptuar,
quhet fik`h kur dikush di me shume se dikush tjeter, dhe quhet fik`h
kur dikush kupton." Nga keto fjale tregohet se nje njeri mundet qe
te mesoje permendesh por ndoshta nuk mund te kuptoje ate qe ka mesuar
permendesh. E gjithashtu dikush mund te kuptoje dicka por ama dikush
tjeter ka kuptuar me shume sesa ai. Sidoqofte ai qe meson permendesh
por nuk e kupton shperblehet per shkak te mbajtjes dhe transmetimit
te Sunnetit. Dhe ai qe e meson permendesh dhe e kupton ka me shume
shperblim sesa ai qe vetem e meson permendesh, e keshtu ai do te
shperblehet per mbajtjen permendesh, transmetimin dhe mundesise qe ka
patur per te nxjerre rregulla nga ato hadithe.

Tre gjera jane baze e nje zemre te paster

"Jane tre gjera qe zemra e muslimanit nuk kundershton asnjehere" .
Kjo fjali ka kuptimin qe besimtari asnjehere nuk eshte mashtrues ne
tre ceshtje, dhe nuk hyn ne zemren e tij mendime te keqia kur i kryen
ato. Keshtu, Ez-Zamakhshari tha se kjo cilesi e rregullon zemren dhe
kushdo qe i mban e i praktikon ato e pastron zemren nga armiqesia dhe
korrupsioni.
El Mullah Alij el Kaarrij el Hanefi qe ne librin e tij el Murrakaa
(2/289) duke permendur nga Ibn Haxheri," Lidhja qe kjo pjese e
hadithit ka me pjesen e me perparshme eshte se kur i Derguari i
Allahut salAllahu alejhi ue selem, keshilloji ata qe e degjon
sunnetin e tij ta transmetoje, ai i sqaroi se jane disa cilesi qe ia
lehtesojne zemres transmetimit te mesazhit."

" Ikhlas il-lah" Me i be veprat vetem per te fituar kenaqesine e
Allahut. Ikhlas lil-lah eshte nje nga bazat ne te cilat Islami eshte
ndertuar, e dyta eshte te ndjekesh te Derguarin e Allahut salAllahu
alejhi ue selem,. Keshtu Fudejl ibn Ijaad tha per ajetin e sures
Mulk " Qe Ai t`ju sprovoje se kush eshte me punemiri." Kush eshte me
i sinqeri dhe me i sakti." Iu tha:" O Abaa Ali, per cfare e ke fjalen
me: me i sinqeri e me i sakti?" Ai tha:" Nese nje veper eshte e
sinqerte por nuk eshte e sakte nuk pranohet. Dhe nese eshte e sakte
por jo e sinqerte nuk pranohet. Pranohet vetem kur eshte e sakte dhe
e sinqerte. Dhe eshte e sinqerte vetem kur behet per per hir te
Allahut, dhe eshte e sakte vetem kur eshte bere sipas Sunnetit."
Ibnul Kajjim tha ne el Faua`id (faqe 148):" Asnjehere nuk bashkohen
ne zemer ikhlasi, dashuria per tu lavderuar dhe zilia ndaj pasurive
qe kane njerezit ashtu sic nuk perzihet zjarri me ujin. Keshtu nese
shpirti te shtyn drejt ikhlasit, atehere gjeja e pare qe duhet te
besh eshte qe te shkosh tek zilia dhe ta vrasesh me thiken e
deshperimit, dhe shko tek dashuria per tu lavderuar dhe braktise ate
ashtu sic e kane braktisur akhiretin, ata qe duan dun`jane. Pasi qe
i ke vrare ziline dhe dashurine per tu lavderuar atehere te kesh
ikhlaas do te jete e lehte. Nese pyet se cfare e ben te lehte e te
mundshme vrasjen e zilise dhe largimit nga lavderimi? Une them- persa
i perket vrasjes se zilise, eshte e lehte nese e di se nuk ka asgje
qe ti deshiron vecse eshte ne Duart e Allahut dhe Ai eshte Zoteruesi
i Vetem i cdo gjeje. Persa i perket largimit nga deshira per tu
lavderuar, mund te jete e lehte kur e di me siguri dhe askush nuk
mund te te beje dobi ose dem ty as me lavderim as me kritike pervec
Allahut. Keshtu, largoju kerkimit te lavderimit te atij qe lavderimi
i te cilit nuk te ben dobi ty as kritika e atij nuk te demton ty, por
kerko lavderimin e Atij sepse nuk ka miresi vecse ne lavderimin e Tij
dhe frike duhet te kesh nga kercenimi i Tij. Dhe askush nuk mundet qe
te arrije kete pozite te mire vecse me durim dhe qartesi(sabr dhe
jekin) Sepse nese nuk jane keto dy lendet: durimi dhe qartesia
(bindja, e verteta) atehere situata eshte si e atij qe do te udhetoje
ne det pa anije. Ashtu sic Allahu thote:
" Bej durim. Me te vertete, premtimi i Allahut eshte i vertete, dhe
mos i lejo ata qe nuk kane bindje ne fene e tyre te te largojne ty
nga shpallja e mesazhit te Allahut. Suratur- Rum 60
" Dhe te vendosem prej tyre Imame qe ishin te udhezuar me Urdherin
Tone dhe ata ishin te durueshme dhe besuan me bindje ne ajetet Tona"
Surah es-Sexhdeh 24


" Te keshillosh udheheqesin e muslimaneve sinqerisht" ne disa
trandmetime " Te keshillosh muslimanet sinqerisht" Kjo e sqaron
detyrimin qe nje musliman ka mbi muslimanin tjeter.Ashtu sic tregohet
ne hadithin e Tamim ed-Darit radiAllahu anhu qe e transmeton Bukhari
dhe Muslimi:" Feja eshte keshille e sinqerte -Ed-Dinu nasiha.
Pyeten:" Per ke?" Profeti salaAllahu lejhi ue selem tha:" Per
Allahun, Librin e Tij, Te Derguarin e Tij, per udheheqesit e
muslimaneve dhe per muslimanet ne pergjithesi." Ashtu sic Abdullah el
Baxhali radiAllahu anhu tha:" I dhashe besen te Derguarit te
Allahut salaAllahu lejhi ue selem qe te fal namazin, te jap
zekatin, dhe te keshilloj sinqerisht cdo musliman."(Bukhari dhe
Muslimi) Ibn Haxhr tha ne El fet`h (1/638)," El Maazari tha qe nasiha
eshte marre kja fjala nusuhatul `asal- kur mjalti pastrohet. Keshtu
dicka eshte e pastruar kur flitrohet." Persa i perket keshilles se
udheheqesve muslimane, kuptohet qe kjo eshte deshira qe ata te jene
te mire, duke i udhezuar ata, duke dashur ta shikosh ummeti te
bashkuar pa tyre, duke e urryer mosbindjen ndaj tyre ne ate qe eshte
ne bindje ndaj Allahut dhe te urresh ata qe e shohin si te lejuar te
marresh armet kundra tyre. Ibn Salaah beri disa shenime me vlere ne
lidhje me nasihan per muslimanet, ai tha:" Te keshillosh sinqerisht
muslimanet do te thote qe ti udhezosh ata ne ate qe eshte e dobishme
per ta, duke ia mesuar atyre fene dhe jeten e perditshme, duke ia
mbuluar gabimet dhe duke mos i permendur te metat e tyre, duke i
ndihmuar ata kundra armiqeve te tyre, duke i mbrojtur ata, duke mos
i mashtruar ata dhe duke mos i patur zili, duke dashur per vellain
musliman ate qe do per veten tende, dhe te urresh per ta ate qe e
urren per veten tende."

Per ceshtjet qe kane te bejne me keshillimin e udheheqesve muslimane
eshte; duke i bere Allahut dua qe ata te jene te udhezuar te te
suksesshem, dhe qe Ai ti japi fitore Fese ne duart e tyre. Sepse ka
te miresi te madhe per muslimanet, ne fene dhe jeten e tyre, kur
gjendja e udheheqesve muslimane eshte e mire( e drejte). Per kete
arsye disa nga selefet thonin:" Sikur ta dija se kisha nje dua qe do
te me pergjigjej, do ta beja per udheheqesin." Sidoqofte keshilla nuk
eshte vetem per muslimanet, edhe pse hadithi permend qe kjo ndodh me
shpesh, por gjithashtu ti keshillosh sinqerisht pabesimtaret duke i
thirrur ata ne Islam dhe te udhezosh te rrugen e drejte ate qe te
kerkon keshille.

"Te kapesh pas Xhematit" Duke patur akiden dhe veprat e tyre te
mira, dhe duke pasur kujdes se mos ti kundershtoje ata.
"sepse me te vertete duaja e tyre i perfshin edhe ata qe jane pas
tyre" Kjo pike e hadithit eshte permendur direkt pasi u permend
rendesia e kapjes pas xhematit qe te tregoje perfitimin e kesaj kapje
pas xhematit- qe eshte kur njeriu eshte pjese e xhematit do te
perfitoje nga duate e tyre kur i bejne.

"Dhe ai qe e ben jeten e dun`jase preokupimin kryesor, Allahu do t`ia
heqe nga zemra kenaqesine dhe do ta vendose varferine ne mes te dy
syve te tij, dhe Allahu do t`ia shperndaje punet dhe nuk do ti vije
atij vecse ajo qe ishte e shkruar per te. " Kjo pjese e hadithit ka
lidhje me ikhlasin(nasihan), sepse ai qe nuk e ben punen e tij vecse
per Allahut, dhe aryeja e tij eshte kjo dun`ja atehere Allahu do ta
denoje ate ne kete dun`ja duke ia hequr kenaqesine e zemres, dhe nuk
do te kete qetesi e rehati per te. E keshtu stresi do ta kape dhe
Allahu do t`ia vendose varferine perpara tij e nuk do te largohet
varferia prej tij, e ne te njejten kohe Allahu ia ka shkaterruar
punet dhe e ka munduar me veshtiresi ne cdo ane.
"dhe nuk do ti vije atij vecse ajo qe ishte e shkruar per te. " Kjo
do te thote se do ti vije furnizimi atij ashtu si furnizimi i
krijesave qe jane te shkruara, Allahu thote: "Nuk ka asnje krijese qe
leviz ne toke vecse furnizimi i tyre varet nga Allahu." Hud 6

E njejta gje ai qe eshte i sinqerte, do ti vije furnizimi qe eshte i
shkruar per te, po Allahu do ta shperbleje ate me ate qe ka caktuar,
dhe me shume, per shkak te sinqeritetit ndaj Allahut. Kjo nuk e mohon
realitetin qe ne shohim se shume nga armiqte e Allahut jetojne jete
pasurore. Kjo ndoshta eshte vecse cfare duke nga ana e jashtme, por
ama ne zemrat e tyre nuk ka kenaqesi, dhe ata jane ne cdo kohe ne
frike e shqetesim se mos varferohen, dhe ata nuk e kane ate qe e ka
ai qe beson tek Allahu persa i perket kenaqesise dhe lumturise
shpirterore. Ate qe Allahu i ka dhene atyre eshte vetem shtese ne
fitnet e mekatet e tyre, dhe kjo vecse i jep disa kenaqesi qe ata do
i kene vetem ne dun`ja. Allahu thote:" Le te mos te habise pasuria
dhe femijet e tyre; ne te vertet Allahu do ti denoje ata ne kete bote
me keto gjera, dhe shpirterat e tyre do tu merren e ata jane
pabesimtare." Teube 9:55

"Dhe ai qe e ben akhirretin si preokupimin e tij kryesor, Allahu do
t`ia japi kenaqesine ne zemer, dhe do t`ia largoje varferine nga syte
e tij, dhe Ai do te jete i mbjaftueshem per te ne punet e tij, dhe
jeta e dun`jase do ti vije atij sidoqofte." Ky eshte shperblimi per
ate qe i ben punet vetem me fituar kenaqesine e Allahut dhe bota
tjeter eshte preokupimi i tij, dhe kjo eshte e kunderta e atij qe nuk
ka sinqeritet. Allahu e mbush zemren e tij me kenaqesi, Ai e largon
nga ai friken e varferise dhe Ai e furnizon andej nga nuk ia merr
mendja. Dhe kjo nuk e kundershton faktin qe ka muslimane qe kane pak,
sepse me te vertete pasuria e vertete eshte pasuria e zemres. Dhe ai
qe eshte i sinqerte me Allahut e arrin kete, dhe nese eshte ne
varferi eshte vecse nje sprove prej Allahut( ashtu sic edhe pasuri
eshte sprove)

Ne mbyllje, uroj qe te kem patur mundesine qe ti jap ketij hadithi te
mrekullueshem te drejtat e tij qe i takojne persa i perket
shpjegimit. Lus Allahun e Lartesuar qe te me beje mua nga ate qe i
perfish duaja e hadithit, dhe te me jape teufikun qe te punoj ne
sheprbim te Sunnetit dhe te jem i qnedrueshem ne te. O Zot na meshiro
dhe na lehteso ne rrugen e dreje.
Paqaj dhe meshira e Allahur qofshin mbi robin dhe te Derguarin e Tij,
Muhammedin, mbi familjen dhe sahabet e tij.

Ky studim eshte perfunduar ne diten e enjte te Rabi`ul Euuel ne vitin
1392 hixhrit te Mustafait salaAllahu alejhi ue selem, ne mekkatul
Mukarramah, dhe te gjthe falenderimet i takojne Allahut.

Eshte marre nga libri Diraasatul Hadith NaddaraAllah` Riuajah ue
Diraajah faqe 181-198 te El Alamah AbdulMuhsin el Abbad botuar ne
anglisht nga troid.org

No comments:

Post a Comment