BAZAT E SUNNETIT
el-Kadi Abul Husein Muhammed
Ibn Ja’la tha: Ia lexova el-Mubarakut: Abdul-Aziz el-Azxhi na njoftoi: Ali Ibn
Bushran na njoftoi: Uthman, i njohur si Ibnus-Samak, na njoftoi: el-Hasan Ibn
Abdul-Uehhab na transmetoi: Sulejman Ibn Muhammed el-Munkeri na transmetoi:
Abdus Ibn Malik el-Attar ma transmetoi: Degjova Ebu Abdullah Ahmed Ibn
Hambelin, Allahu qofte i kenaqur me te, duke thene:"Bazat e Sunnetit [1]
me [2] ne jane:
التمسك
بما كان عليه أصحاب الرسول - صلى الله عليه وسلم -
1. Te kapesh fort pas çfare ishin kapur sahabet [3] e te derguarit
te Allahut.[4]
[1]
Termi Sunnah ketu eshte per te gjitha kushtet e akides se paster Islame dhe
menhexhi, duke ditur se es-selef [te paret tane te mire] e perdornin kete term
ne çeshtje akideje e menhexhi [metodologjie], ashtu siç sqarohet nga librat e
tyre:
i Kitabus-Sunnah e Imam Ahmedit [241H]
i As-Sunnah e el-Athramit [273H]
ii Kitabus-Sunnah e Ebu Daudit [275H]
iv Kitabus-Sunnah e Ibn Ebi Aasim [287H]
v Kitabus-Sunnah e Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hambel [290H]
vi es-Sunnah e el-Maruazi [292H]
vi Sarihus-Sunnah e Ibn Xharir et-Tabari [310H]
vii es-Sunnah e el-Khalal [311H]
ix Shehrus-Sunnah e el-Barbahari [329H]
x es-Sunnah e el-Assal [349H]
xi es-Sunnah e et-Taberani [360H]
i As-Sunnah e el-Athramit [273H]
ii Kitabus-Sunnah e Ebu Daudit [275H]
iv Kitabus-Sunnah e Ibn Ebi Aasim [287H]
v Kitabus-Sunnah e Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hambel [290H]
vi es-Sunnah e el-Maruazi [292H]
vi Sarihus-Sunnah e Ibn Xharir et-Tabari [310H]
vii es-Sunnah e el-Khalal [311H]
ix Shehrus-Sunnah e el-Barbahari [329H]
x es-Sunnah e el-Assal [349H]
xi es-Sunnah e et-Taberani [360H]
Termi
Sunnah eshte perdorur ne kete menyre per te bere dallimin rreth çeshtjeve te
akides e menhexhit ne te cilat ishin Selefus-Salih, ne krahasim me sektet e
humbura e bidatçije.
[2]
Kuptohet, dijetaret e Ehlis-Sunnetit dhe Xhema’atit dhe ne krye te tyre ishte
Imam Ahmed Ibn Hambel ne kohen e tij. Ne kete pikepamje kjo eshte rruga e
selefus-salih, qe t’u tregohet njerezve dhe pasuesve te Sunnetit qe akideja e
tyre dhe menhexhi te mesohej dhe te praktikohej ashtu siç Imam Ejjub
es-Sakhtijani [vdiq 131H] tha:"Nga suksesi i nje te riu ose nje jo arabi
eshte qe Allahu ta drejtoje ate tek nje dijetar i Sunnetit." [Transmetuar
nga Lalika’i me Sharh Usul I’tikad nr.30]
[3]
Arabisht: sahabah ose as’hab. Sipas Sheriatit, pershkrimi i nje sahabi ose
Shoqeruesi ashtu siç el-Hafidh Ibn el-Haxhr tha:"Me e qarta qe kam degjuar
eshte se nje sahab eshte kush ka takuar Profetin salallahu alejhi ue selam duke
besuar ne te, dhe ka vdekur duke qene musliman. Keshtu kjo perfshin ate qe
qendroi me te, salallahu alejhi ue selam, per nje kohe te gjate ose te
shkurter; ata qe transmetuan prej tij, salallahu alejhi ue selam, e ata qe nuk
transmetuan prej tij, salallahu alejhi ue selam; ata qe e pane ate po nuk u
ulen me te, dhe ata qe nuk e pane per shkak se ishin te verber."
[el-Isabah 1/4-5] Gjithashtu shiko piken 44 te Imam Ahmedit rreth perkufizimit
te nje sahabi.
[4] I
derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, tha:"Me te vertete Beni
Israilet u ndane ne 71 grupe, e Ummeti im do te ndahet ne 73 grupe, te gjithe
do te jene ne zjarr, perveç njerit." E pyeten:"Kush eshte ai [grup]? Ai, salallahu alejhi ue selam,
tha:"Ai qe eshte ne ate çka jemi une dhe sahabet e mi." Transmeton
et-Tirmidhi nr.2792, el-Hakim 1/128-129, el-Lalika’i nr.147, esh-Shatibi ne
librin e tij el-I’tisam 1/189 dhe 2/186, Ibn Haxheri ne Takhrixh Ehadith
el-Kashaf, nr.63 dhe te tjere nga Abdullah Ibn Amr Ibn el’Aas, Allahu qofte i
kenaqur me te.
والاقتداء بهم
والاقتداء بهم
2. Te marresh ata [sahabet
dhe rrugen e tyre] si nje model per tu ndjekur [5]
[5]
Abdullah Ibn Mes’ud tha:"Ne imitojme e nuk shpikim; ne ndjekim e nuk bejme
bidate." Transmetuar nga Imam Lalika’i ne Usulul-I’tikad 1/86. Ebu Bekr
es-Siddik tha:"Me te vertete une jam nje pasues e jo nje risimtar
[bidatçi]." Transmetohet ne Kitabus-Sunnah e Ibn Kudamah el-Makdisi, ne
kapitullin ‘Fij Fada’ilil Ittiba,’ dhe eshte shkeputur nga khutbja e gjate e
Ebu bekrit dhene pas beselidhjes. [Shiko et-Tarikh te et-Tabari]
وترك البدع وكل بدعة فهي ضلالة
وترك البدع وكل بدعة فهي ضلالة
3. Largimi nga risite
[bidatet] [6], e çdo risi eshte humbje [7]
[6]
Nga ana gjuhesore, bidat eshte çdo gje e re e shpikur. Percaktimi i bidatit
sipas Sheriatit eshte: Nje risi [besim ose veper] ne fe, qe imiton Sheriatin,
me te cilen synohet afrim tek Allahu, por qe nuk ka baza te verteta, as ne
bazat e tij as ne menyren sesi kryhet." el-I’tisam e esh-Shatibi 1/37. T’i
shmangesh bidateve eshte nje nga synimet kryesore te Ehlis-Sunnetit dhe
Xhema’atit dhe perfshin:
i Ta urresh ate [bidatin]
i Te largohesh nga ai
ii Te paralajmerosh njerezit kunder tij [qe ata t’i shmangen]
iv Te refuzosh bidatçinjte, e kjo eshte vetem detyra e Ulemave-Dijetareve
i Te largohesh nga ai
ii Te paralajmerosh njerezit kunder tij [qe ata t’i shmangen]
iv Te refuzosh bidatçinjte, e kjo eshte vetem detyra e Ulemave-Dijetareve
[7] I
Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Çdo bidat eshte
humbje dhe largim nga rruga e drejte." Transmeton Ebu Daudi nr.4607,
et-Tirmidhi nr.2676, dhe eshte sahih. Ibn Haxheri e klasifikoi sahih ne
Takhrixh Ehadith Ibnul Haxhib 1/137." Dhe, Profeti, salallahu alejhi ue
selam, gjithashtu tha:"Çdo bidat eshte humbje, e çdo humbje eshte ne zjarr
te Xhehennemit." Transmetoi en-Nesai 1/224 nga Xhabir Ibn Abdullah dhe
eshte klasifikuar sahih nga sheikul Islam Ibn Tejmijjeh ne Maxhmu’ul Fetaua
3/58. Dhe, Ibn Abbas tha: “Me te vertete gjerat me te urrejtura nga Allahu i
Madheruar jane bidatet." [Transmeton el-Bejhaki ne Sunen el-Kubra 4/316]
وترك الخصومات
وترك الخصومات
4. Largimi nga
kundershtimet [el-Khusumat]
والجلوس مع أصحاب الأهواء
والجلوس مع أصحاب الأهواء
5. Largimi nga ndenjiet me
njerezit e tekave [el-Haua] [8]
[8]
el-Fudajl Ibn Ijad [vdiq ne 187H] ka thene:"Kam takuar njerezit me te
mire, te gjithe ata ishin njerez te Sunnetit dhe e kane ndaluar shoqerimin me
njerezit e risive [ehlul bid’ah]." [Transmeton Imam Lalika’i nr.267]
Sufjan
eth-Theurij [vdiq ne 161H] ka thene:"Kush degjon fjalet e nje bidatçiu, ai eshte larguar nga
mbrojtja e Allahut dhe eshte mbeshtetur tek bidati." [Transmetohet nga Ebu
Nu’ajm ne el-Hilijah 7/26 dhe Ibn Battah nr. 444]
el-Fudajl
Ibn Ijad ka thene:"Kushdo qe ulet me nje bidatçi, atehere kini kujdes prej
tij dhe atij qe ulet me nje bidatçi nuk i eshte dhene urtesi. Do te doja te
ishte nje mburoje hekuri ne mes meje dhe nje personi qe eshte bidatçi. Te ha me
nje jehud ose kristian eshte me e dashur per mua sesa te ha me nje
bidatçi." [Transmeton Lalika’i nr.1149]
el-Lajth
Ibn Sa’ad [vdiq ne 175H] ka thene:"Edhe sikur te shihja nje bidatçi duke
ecur mbi uje nuk do te pranoja prej tij.” [Transmetime hadithesh apo çfaredo
dije]." Keshtu, Imam Shafi’i tha:"Ai [el-Lejthi] i ka rene shkurt.
Sikur ta shihja [bidatçiun] duke fluturuar nuk do te pranoja prej tij."
Transmeton es-Sujuti ne el-Amr bil Ittiba uen-Nahij ‘Anil Ibtida. Referimi tek
kapitulli 8", per ndalimin e ndenjies me njerezit e bidatit, degjimit te
tyre, debatimit me ta, qe t’i shmangemi atyre dhe atyre qe shoqerohen me ta.
وترك المراء والجدال والخصومات في الدين
وترك المراء والجدال والخصومات في الدين
6. Braktisja e grindjeve,
debateve dhe kundershtimeve ne fe [9]
[9]
Imam es-Sabuni [vdiq ne 449H] tha rreth Ehlis-Sunnetit:"Ata ndjekin
es-Selefus-Salih, Imamet dhe dijetaret e muslimaneve; ata kapen per fe e per te
verteten. Dhe ata i urrejne ehlul-bida’h [pasuesit e bidatit] te cilet shpikin
ne fe prej atyre gjerave qe nuk jane pjese e saj [fese]. Ata nuk i duan ata dhe
as nuk shoqerohen me ta [bidatçinjte]. Ata nuk i degjojne fjalet e atyre, as
nuk ulen me ta, as nuk bejne llafe me ta rreth fese, as nuk debatojne. Ne te
kunderten, ata ruajne veshet e tyre qe te mos degjojne fjalet e tyre te kota, fjale te cilat nese i degjojne veshet dhe
hyjne ne zemer, do te shkaktojne dem dhe dyshime, dhe ide te keqia do te
shfaqen. Dhe, rreth kesaj Allahu i Madheruar ka shpallur:"E kur i sheh
qe ata kane hyre ne biseda te kota rreth ajeteve Tona, largohu prej tyre
derisa te nderrojne bisede." el-En’am: 68 [Transmetuar ne Rrisalah fil I’tikad Ehlis-Sunnah As’habul
Hadith, faqe 100, te Imam Sabunit]
والسنة عندنا آثار رسول الله - صلى الله عليه وسلم -
والسنة عندنا آثار رسول الله - صلى الله عليه وسلم -
7. Sunneti me ne jane
transmetimet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam [10]
[10]
esh-Shatibi [vdiq ne 790H] tha ne librin el-Muafikat 4/3": “Fjala
es-Sunnah perfshin çdo gje qe eshte transmetuar nga Profeti, salallahu alejhi
ue selam, ne menyre te veçante per ate qe Libri i Nderuar [Kur’ani] nuk ka
qartesuar." Hassan Ibn Atijjah [vdiq 120H] tha:"Xhibrili vinte tek i
Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, me Sunnetin ashtu siç vinte me
Kur’anin." [Transmetohet ne esh-Shehr uel Ibanah te Ibn Battah, faqe 128,
dhe ne Maxhmu’ul Fetaua te sheikhul Islam Ibn Tejmijjes 3/366.]
والسنة تفسر القرآن،
8 ...e Sunneti sqaron dhe
qarteson Kuranin. [Sunneti eshte tefsiri i Kur'anit] [11]
[11]
Jahja Ibn Kethir [vdiq ne 129H] ka thene:"Sunneti e largon paqartesine
rreth Kur’anit [çfare nuk gjendet ne Kur’an dhe nuk eshte e qarte te ne, ajo
gjendet ne Sunnetin e Profetit, salallahu alejhi ue selam]. [Transmetohet ne
Sunan ed-Darimi 1/144 dhe ne Shehr uel Ibanah te Ibn Battah, faqe 128]
وهي دلائل القرآن
وهي دلائل القرآن
9. E eshte udhezues per tek
Kur'ani [ed-Delil]
وليس في السنة قياس، ولا تضرب لها الأمثال،
وليس في السنة قياس، ولا تضرب لها الأمثال،
10. Nuk ka krahasime
[kijas] ne Sunnet e as nuk ka shembull me te. [12]
[12]
Shuraih el-Kadi [vdiq ne 80H] ka thene:"Me te vertete Sunneti i ka
paraprire kijasit [deduksioni analogjik] tuaj, keshtu qe ndiqni e mos beni
risi." [Transmetohet ne Sunan ed-Darimi 1/66 dhe ne Shahrus-Sunnah te
el-Bagaui 1/216]
ولا تدرك بالعقول والأهواء.
ولا تدرك بالعقول والأهواء.
11. E as qe mund te kapet e
kuptohet nga intelekti e as nga epshi-
el haua
إنما هو الاتباع وترك الهوى
إنما هو الاتباع وترك الهوى
12. Por, udhezimi qendron
ne ndjekjen e tij [Sunnetit] dhe largimin nga tekat [el-Haua]
ومن السنة اللازمة التي من ترك منها خصلة، لم يقبلها ويؤمن بها؛ لم يكن من أهلها:
ومن السنة اللازمة التي من ترك منها خصلة، لم يقبلها ويؤمن بها؛ لم يكن من أهلها:
13. Dhe, eshte nga kapjet
per Sunnetin dhe nevojshmerise se tij, dhe kushdo qe braktis qofte edhe vetem
nje çeshtje prej Sunnetit, ai nuk e ka pranuar ate plotesisht, nuk ka besuar ne
te plotesisht, dhe nuk eshte nga njerezit e tij [Sunnetit].
الإيمان بالقدر خيره وشره
الإيمان بالقدر خيره وشره
14. Te kesh besim ne Kader
[Paracaktimi Hyjnor] qofte mire ose keq. [13]
[13]
Dijetaret e selefit nga njerezit e Islamit kane rene dakord per rendesine e
besimit ne Kader, ne te miren dhe ne te keqen e tij, te embelen dhe te hidhuren
e tij. Te kesh besim ne Kadane dhe Kaderin e Allahut. Asgje nuk ndodh veçse me
urdherin dhe deshiren e Allahut. Ai krijoi ke deshiroi per lumturi dhe ia beri
te mundur te beje vepra [me te cilat arrihet lumturia] me Miresine e Tij, dhe
Ai krijoi ke deshiroi per te qene fatkeq dhe e beri ate te kryeje vepra fatkeqe
me Drejtesine e Tij. Mohimi i Kaderit ishte nje nga bidatet e para qe u shfaq.
Kjo ndodhi gjate kohes se sahabeve. Ma’bad el-Xhuhni e shpiku ate. Dhe eshte
thene qe i pari i cili ka folur rreth Kaderit ishte Sansauih el-Bikal dhe ai
ishte nga njerezit e Irakut. Ai ishte kristian e pastaj u be musliman, e pastaj
u be kristian perseri. Ma’bad el-Xhuhni i mori theniet prej tij dhe Gjilani e
mori nga Ma’bad el-Xhuhni. Pastaj Mu’tezilite e perkrahen kete bidat dhe te
tjere qe u quajten Kadirijjah. Shiko Sharh Usul I’tikad te Imam Lalika’i 3/534,
el-I’tikad te Bejhekiut, faqe 132; esh-Sheri’ah te Axhurit, faqe 149-168;
Sarijhus-Sunnah te Tabariut, faqe 34-36; es-Sifat te Makdisit, Sharhul-Tahauij,
faqe 382-399, dhe Lauamilul-Anuar 1/299-300.
والتصديق بالأحاديث فيه. والإيمان بها.
لا يقال: (لمَ؟) و (كيف؟)، إنما هو التصديق والإيمان
15. T’i vertetojme hadithet
qe jane ne lidhje me te [Kaderin] dhe t’u besojme atyre. Dhe nuk ka vend per te
thene "Pse" e "Si". Eshte veçse vertetim dhe besim ne to
[tesdik uel iman] [14]
[14]
Ne arabisht, fjalet Tesdik dhe iman jane perdorur kunder atyre qe bejne dallim
ndermjet tyre rreth çeshtjeve te akides. Imam Ahmedi i ka perdorur keto dy
fjale ne librin e tij rreth çeshtjeve te besimit. Shih kapitullin 2" Rreth
Kuptimit te Imanit, per sqarime te metejshme nga Ibn Haxheri.
ومن لم يعرف تفسير الحديث، ويبلغه عقله؛ فقد كفي ذلك وأحكم له؛ فعليه الإيمان به والتسليم له.
مثل حديث: «الصادق المصدوق» ومثل ما كان مثله في القدر
ومن لم يعرف تفسير الحديث، ويبلغه عقله؛ فقد كفي ذلك وأحكم له؛ فعليه الإيمان به والتسليم له.
مثل حديث: «الصادق المصدوق» ومثل ما كان مثله في القدر
16. Dhe kushdo qe nuk e di
kuptimin e ndonje hadithi dhe dituria e tij nuk ia mundeson ta kuptoje, eshte e
mjaftueshme per te qe ta besoje hadithin meqenese çdo gje ne fe eshte persosur
per te. Dhe eshte e nevojshme per te qe te kete besim ne to, t’i nenshtrohet
atyre, ashtu siç eshte ne hadithin e te sinqertit dhe te besueshmit [15] dhe çfaredo qe
eshte e ngjashme me te rreth Kaderit [16]
[15]
Dhe ai eshte hadithi i Ibn Mes’udit ra qe tha:"I derguari i Allahut,
salallahu alejhi ue selam, na njoftoi ne, dhe ai eshte i sinqerte dhe i
besueshem, "Me te vertete, krijimi juaj eshte bashkuar ne barkun e nenes
per 40 dite ne formen e nje fare, dhe eshte si nje cope gjaku per nje kohe te
ngjashme, dhe pastaj si nje cope mishi per nje kohe te ngjashme, e pastaj tek
ai eshte derguar engjelli qe fryn frymen e jetes tek ai dhe qe eshte urdheruar
rreth kater çeshtjeve: te shkruaj kushtet e jeteses, jetegjatesine, veprat e
tij e nese do te jete i lumtur apo jo i lumtur. Pasha Allahun, perveç te Cilit
nuk ka te adhuruar tjeter, me te vertete ndonjeri prej jush kryen pune te
banoreve te Xhennetit aq sa eshte nje krah larg tij [Xhennetit] e çfare eshte
shkruar e ze ate dhe ai ben veprat e banoreve te Xhehennemit e hyn ne te; e
ndonjeri prej jush ben vepra te banoreve te Xhehennemit derisa te afrohet nje
krah larg tij, e çfare eshte shkruar e ze ate e ai ben vepra te njerezve te Xhennetit
e hyn ne te." [Transmeton Bukhari nr.3207, 3332, 6594 e 7454; Muslimi
nr.2634, Ebu Daudi nr.4708, Tirmidhi nr.2137, Ibn Maxhah nr.76 dhe Ahmedi ne
Musnedin e tij 1/382,414 dhe 430]
[16]
Ne kopjen e Albanit eshte dhe te ngjashme me te ne lidhje me çeshtjet e
Kaderit.
والرؤية والقرآن وغيرها من السنن مكروه، ومنهي عنه، لا يكون صاحبه، وإن كان بكلامه سنة من أهل السنة حتى يدع الجدال ويسلم. ويؤمن بالآثار
والرؤية والقرآن وغيرها من السنن مكروه، ومنهي عنه، لا يكون صاحبه، وإن كان بكلامه سنة من أهل السنة حتى يدع الجدال ويسلم. ويؤمن بالآثار
17. E gjithashtu hadithet
ne lidhje me Ru’jah [qe besimtari do te shohe Allahun ne akhiret], te gjithe
ato [17], edhe nese ato jane ne kundershtim me çfare njerezit degjojne dhe
edhe neqoftese ai qe i degjon ato ndihet sikur duhet refuzuar ose kundershtruar
ato.
[17]
Fakti qe besimtari do te shohe Allahun, me syte e tij ne Diten e Gjykimit,
eshte e bazuar ne Kur’an e Sunnet. I gjithe Ummeti ka rene dakord ne kete fakt.
Ne te kunderten disa te izoluar nga krijesat e kane refuzuar, ne mes tyre jane:
Mu’tezilite, Xhehemijte dhe Hauarixhet dhe te tjere mes tyre. el-Axhuri [vdiq
360H] ka mbledhur hadithet ne lidhje me kete çeshtje ne librin e tij, et-Tasdik
bin-Nidhar dhe dijetaret e Ehlis-Sunnetit kane perfshire keto hadithe ne librat
e tyre te akides.
18. Pa dyshim, eshte detyre
e tij qe te besoje ato [hadithet] e te mos kundershtoje asnje prej tyre dhe te
mos kundershtoje asnje hadith qe eshte transmetuar nga transmetues te sinqerte
e te besueshem. [18]
[18]
Ebu Bekr el-Maruazi [vdiq 294H] tha:"E Pyeta Ahmed Ibn Hambelin rreth
haditheve qe Xhehemijte i mohojne ne lidhje me Cilesite, dhe se besimtari do te
shikoje Allahun ne Diten e Gjykimit, Zbritja e Allahut ne qiellin e dunjase dhe
Arshin. E Ebu Abdullahi, Ahmed Ibn Hambeli, tha qe te gjithe keto hadithe jane
te verteta. Dijetaret i kane pranuar ato. Ne i transmetojme ashtu siç na jane
transmetuar." Transmetohet ne Tabakatul Hanabilah te Ibn Ebi Ja’la 1/56.
Shiko kapitullin tre:"Disa thenie te Selefus-Salih ne lidhje me Cilesite e
Allahut dhe renia dakord ne mes tyre rreth kundershtimit te se kotes dhe
Te’uilit [interpretimit].” Dhe gjithashtu ne kapitullin e nente:"Ne
obligimin e pranimit te haditheve qe jane transmetuar nga transmetues te
sinqerte e te besueshem ne lidhje me Cilesite e Allahut - Nje kundershtim ndaj
Racionalisteve.”
19. Dhe ai nuk duhet te
beje llafe me askend [khasimu] as nuk duhet te debatoje dhe as qe ta mesoje [se
si te merret] me debate [ne lidhje me keto çeshtje si Kaderi, Ru’jah, etj.]
20. Se me te vertete [te
merresh] me krahasime teologjike [kelam/filozofi] [19] ne çeshtje si
Kaderi, ru’jah, Kur’ani dhe çeshtje te tjera si keto, eshte nga menyrat me te
urryera dhe te ndaluara.
[19]
Imam esh-Shafi’i [vdiq 204] tha:"Pergjigja ime ndaj njerezve qe merren me
filozofi [me krahasime/ehlul-kelam] eshte se ata duhet te rrihen me gjethet e
palmave dhe me kepuce, dhe te behen parade para njerezve dhe fiseve dhe te
thuhet:"Ky eshte shperblimi per ata qe largohen nga Kur’ani e Sunneti dhe
kapen pas mendimeve filozofike [kelam]." [Shiko Akidatul-Tahauijjah te Ibn
Abil Izz, faqe 75]
Ibn
Abdul-Barr ka thene:"Pasuesit e Fik’hut dhe Atharit ne vende te ndryshme
kane rene dakord qe Ehlul-Kelam jane Ehlul Bida’ah uel Zaigh [pasues te risive
e lajthitjeve]. Dhe ata nuk jane te konsideruar ne asnje menyre si pjese e
dijetareve." [Transmeton Ibn Kudamah ne Burhan fij Bajanil Kur'an]
Imam Shafi’i [vdiq 204H] ka thene:"Sikur
nje person te vihet ne prove me gjithçka qe Allahu ka ndaluar, perveç shirkut,
eshte me mire sesa te merret me kelam [analogji e filozofi]. Ai gjithashtu kq
thene:"Sikur njerezit ta dinin se [shkaterruese dhe joudhezuese] deshirat
perfshihen ne analogji teologjike, do te largoheshin nga to ashtu siç largohen
nga luani. Ai gjithashtu ka thene:"Kushdo qe mahnitet me analogjine
teologjike, asnjehere nuk do te perparoje.” [Transmeton Ibn Kudamah ne Burhan
fij Bajanil Kur'an]
Nje
nga dijetaret e esh-Shash ka thene:"Çdo dituri perveç Kur'anit, hadithit
dhe te kuptuarit te fese, eshte nje humbje kohe. Dhe Dituria eshte vetem ajo qe
thuhet: ‘Hadethena/transmeton filani e filani,’ dhe çfare eshte pas kesaj
s'jane veçse vesvese te Shejtaneve. Ebu Jusufi, shoqeruesi i Ebu Hanifes ka
thene:"Kushdo qe kerkon dituri me kelam/filozofi, do te kthehet ne nje
heretik te humbur." Dhe, Ahmed Ibn Hambel [vdiq 241H] ka
thene:"Personi i filozofise asnjehere nuk do te perparoje. Dhe asnjehere
nuk sheh nje person qe merret me filozofi veçse ne zemren e tij ka deshire per
te bere zullum." [Te dy transmetimet nga Ebu Kudamah ne Burhan fij Bajanil
Kur'an]
21. Dhe ai qe e ben kete
[merret me filozofi] edhe neqoftese e arrin te verteten me fjalet e tij, nuk
eshte prej Ehlis-Sunnetit, derisa te braktise kete menyre argumentimi e t’i
nenshtrohet e te besoje atharin [transmetimet e Profetit nga sahabet e tij]. [20]
[20]
Muhammed Ibn Sirin [vdiq 110H] ka thene:"Ata [sahabet dhe tabi’inet] e
konsideronin vetveten ne rrugen e drejte per sa kohe qe ata kapeshin pas
transmetimeve." Transmeton Lalika’i ne Shahr Usulil I’tikad nr.112.
Abdullah Ibn Mubarek [vdiq 181H] ka thene:"E gjeta se gjithe çeshtja
qendron tek Ittiba [te ndjekesh me nenshtrim e mesim hadithet]." [Transmeton
Lalika’i ne Shahr Usulil I’tikad nr.113]
22. Dhe se Kur'ani eshte
Fjala e Allahut. Nuk eshte i krijuar [21] Dhe ai nuk duhet te jete i
dobet qe te thote se nuk eshte i krijuar dhe se Fjala e Allahut nuk eshte diçka
e ndare nga Ai [jane nje teresi ne vetvete] dhe se as edhe nje gje e vetme prej
tij eshte e krijuar.
[21]
Shiko Sifatul-Kalam te Ibn Khuzaimah; et-Teuhid, faqe 136-165; el-Bejheki ne
Esma ues-Sifat 1/299-322 dhe gjithashtu I’tikad faqe 94-110; el-Axhuri ne
esh-Sheri’ah, faqe 75-96; rr-Rrad alel-Xhehmijah, faqe 132-170; el-Lalika’i ne
Usulil I’tikad 2/212-312 dhe err-Rrad alel Bishr el-Maresi, faqe 464.
[Gjithashtu lexo Mukhtasir as-Saua’ik el-Mursilah 2/277/332 te Ibn el-Kajjimit
dhe Shahrut-Tahauijjah me parjen e Shakir, faqe 107-127]
23. Dhe te kesh kujdes nga
ai qe ben risi [bidat]
[22] ne kete çeshtje dhe thote se recitimi i tij i
Kur’anit eshte i krijuar dhe te ngjashme me kete.
[22]
Ndalesa per te bere debat me Ehlul Bid’ah eshte nje çeshtje qe kane rene dakord
dijetaret e selefit, e po ashtu edhe te largohesh nga ta dhe nga mexhliset e
tyre. Kadi Ebu Ja’la [vdiq 333H] ka thene ne Haxharul-Mubtadi, faqe 32:"Ka
nje ixhma [renie dakord] ne mes te sahabeve dhe tabi’ineve rreth largimit dhe
ndarjen nga bidatçinjte. Shiko kapitullin tete, "Ne Ndalesen e Uljes me
Pasuesit e Bidatit, Degjimit te fjaleve te tyre, Debatimit me ta, Te braktisesh
ata dhe ata qe shqoerohen me ta.”
24. Dhe kushdo qe heziton
ne kete çeshtje dhe thote:"Nuk e di nese eshte i krijuar apo jo, por eshte
fjala e Allahut," atehere ky person eshte bidatçi dhe eshte njelloj si ai
qe thote qe eshte i krijuar.[23] Me te vertete eshte Fjale e Allahut e nuk
eshte i krijuar [24].
[23]
Shiko kapitullin tete per nje pershkrim te sproves qe Imam Ahmedi pati ne
lidhje me kete çeshtje nga ana e khalifas el-Mu’tasim.
[24]
Fjalet, "Me te vertete eshte Fjala e Allahut e nuk eshte e krijuar,"
nuk jane ne kopjen e Lalika’it ne Shahr Usulul I’tikad.
25. Te kesh besim ne Ru’jah
[Allahu do te shihet nga besimtaret] ne Diten e Gjykimit ashtu siç eshte
transmetuar ne hadithet e verteta [25].
[25]
Shaikhul-Islam Ibn Tejmijjah [vdiq 728H] ka thene:'Dhe kjo çeshtje eshte nga
parimet kryesore, dhe urrejtja e selefus-salih ndaj atyre qe e kundershtuan
kete eshte e forte dhe e shpeshte. Dhe ata shkruajten shume libra rreth kesaj
çeshtje." Maxhnu’ul Fetaua 2/469 Imam Axhuri [vdiq 360H] ka thene ne
librin esh-Sheri’ah, faqe 275:"Dhe kuptimi i qarte i Kur’anit eshte se
besimtaret do ta shohin Allahun, te Madheruarin, te Lartesuarin. Keshtu, te
kesh besim ne kete eshte e detyrueshme dhe kushdo qe beson ne ate qe kemi
permendur, atehere ka fituar pjesen e tij te miresise te dunja e akhiret. Dhe
kush i mohon ato te gjitha qe kemi permendur dhe thote qe Allahu, i Madheruari
e i Lartesuari, nuk do te shihet ne akhiret, ka mohur [ka bere kufr] dhe kush e
mohon kete ka mohuar shume çeshtje te tjera, e te kesh besim ne to eshte e
detyrueshme." Ai tha gjithashtu ne faqen 254, duke cituar Imam
Ahmedin:"Kushdo qe thote qe Allahu i Madheruari nuk do te shihet, ai ka
mohuar. Mbi te eshte mallkimi i Allahut dhe zemerimi i Tij, kushdo qofte prej
njerezve." Gjithashtu ne faqe 255, ai transmeton nga Ebu Daud
es-Sixhistani:"Degjova Ahmed Ibn Hambelin duke thene:"Kur diçka u
permend para tij rreth parjes se Allahut [ne akhiret], ai u nxeh dhe tha:"Kushdo
qe thote se Allahu i Lartesuar nuk do te shihet, ai eshte kafir
[pabesimtar]."
26. Dhe se Profeti,
salallahu alejhi ue selam, e pa Zotin e tij [26] ashtu siç eshte
transmetuar nga i Derguari i Allahut dhe eshte e qarte dhe e vertete.
[26]
Selefet kane patur mendime te ndryshme rreth parjes se Zotit nga Profeti
salallahu alejhi ue selam. Aishah dhe Ibn Mes’udi e kane kundershtuar e nje
grup tjeter e ka pohuar, ndermjet tyre Ibn Abbasi. Abdurr-Rrazaku ka
transmetuar nga Ma’mari se el-Hasani eshte betuar se profeti, salallahu alejhi
ue selam, e ka pare Zotin e tij. Dhe Ibn Khuzaimah transmeton nga Uruah Ibn
ez-Zubejr se ai e ka pohuar dhe behej i ashper me te kur kundershtimi i Aishes
iu permendte atij. Dhe te gjithe shoqeruesit e Ibn Abbasit kane transmetuar te
ngjashme me kete. Ka’b el-Ahbar ishte kapur pas ketij mendimi ashtu si ez-Zuhri
dhe shoku i tij Ma’mari, dhe te tjere. Eshte gjithashtu edhe mendimi i
el-Eshariut. Ata pas kesaj kane kundershtime - e pa ai me syte e tij apo me
zemer? el-Hafidh Ibn Haxhr [vdiq 851H] ka thene:"Transmetimet e Ibn
Abbasit kane ardhur jo te qarta kurse te tjeret jane te qarte. Keshtu, eshte e
detyrueshme te kuptojme transmetimet e pergjithshme [te Ibn Abbasit] ne driten
e transmetimeve te qarta [nga Aishah dhe Ibn Mes’udi]... "Pastaj ai
permend transmetimet e paqarta qe flasin per shikim [me sy] dhe transmetimet e
qarta qe permendin se shikimi ishte i zemres [jo i syrit]. Pastaj ai
tha:"Keshtu, eshte me mundshme te biem dakord se mohimi i Aishes eshte per
shikimin me sy dhe se vertetimi eshte per shikimin me zemer..."
[Fet’hul-Bari 8/608]
Une
them [autori i librit]:"Eshte e mundshme qe te behet konsensus ndermjet
thenieve te Ibn Abbasit dhe Aishes, ne ate menyre qe Ibn Abbasi flet per
shikimin e profetit, salallahu alejhi ue selam, ndoshta ne gjume, dhe ka
mundesi qe profeti, salallahu alejhi ue selam, e po Zotin e tij ne gjume, e ky
eshte nje shikim i vertete gjithashtu [duke ditur se enderrat e profeteve jane
te verteta], dhe jo se ai e pa Zotin ne Naten e Miraxhit. Dhe se Aishah
kundershtoi vetem mendimin se Profeti, salallahu alejhi ue selam, e pa Zotin ne
naten e Miraxhit kur ai ishte zgjuar dhe ajo nuk e mohon se ai e pa Ate ne
gjume. Ajo mohon vetem mendimin se e pa kur ishte zgjuar. E neqoftese eshte
keshtu, atehere nuk ka asnje kundershtim [ndermjet transmetimeve] dhe
falenderimet i takojne vetem Allahut, Zotit te boterave, e Allahu e di me se
miri." Shiko gjithashtu Shahr Usulul I’tikad te Lalika’i 93/512, es-Sunnah
1/181 dhe es-Sifat te Makdisit, faqe 109-111; e ka transmetuar Katadah [27] nga
Ikrimah [28] nga Ibn Abbasi. Dhe el- Hakam Ibn Iban [29] e transmetoi nga
Ikrimah nga Ibn Abbasi. Gjithashtu Ali Ibn Zejdi [30] e transmeton nga Jusuf
Ibn Mahran [31] nga Ibn Abbasi [32].
[27]
Ai eshte Katadah Ibn Da’amah Ibn Katadah es-Sadusi, Ebul-Khattab el-Basri. Ai
eshte thikah [nje transmetues i besueshem e i drejte] Eshte thene se ai ka
lindur i verber. [Shiko et-Takrib 2/123]
[28]
Ai eshte Ikrimah Ibn Abdullah, sherbetori i Ibn Abbasit , me origjine berbere.
Ai eshte thikah thabah [nje transmetues i sakte, i drejte e i vertete] nje
dijetar tefsiri. Ai vdiq ne vitin 107H dhe eshte thene se ka vdekur pas kesaj
date, ashtu siç transmetohet ne et-Takrib 1/190. [Shiko el-Kashif 2/241]
[29]
Ai eshte el-Hakam Ibn Iban el-Udni, Ebu Isa. Ai ishte saduk [i besueshem] dhe
‘abid [adhurues] dhe ai ka bere auham [gabime ne transmetimet e tija]. [Shiko
et-Takrib 1/190 dhe el-Kashif 1/181]
[30]
Ai eshte Ali Ibn Zejd Ibn Xhad’an, et-Tejmi, el-Basri dhe ai eshte daif [i
dobet]. Shiko et-Takrib 2/37, Tahdhibut-Tahdhib 7/322-324, el-Mugni fid-Du’afa
2/448, el-Kashif 2/248.
[31]
Ai eshte Jusuf Ibn Mahran el-Basri dhe ai nuk eshte Ibn Mahik. Shiko et-Takrib
2/37, Tahdhibut-Tahdhib 7/322-324, el-Mugni fij Du’afa 2/448 dhe el-Kashif
2/248.
[32]
Imam Ahmedi e transmeton hadithin ne Musnedin e tij 1/285-290, ashtu edhe
Axhuri ne esh-Sheri’ah, faqe 491-494; et-Tabari ne Tefsirin e tij 11/28/31, Ibn
Abi Aasim ne es-Sunnah, faqe 433-440; el-Bejheki ne el-Esma uel Sifat 2/1898,
el-Lalika’i ne Shahr Usulul I’tikad, faqe 904 dhe Ibn Khuzaimah ne et-Teuhid,
faqe 200, nga Ibn Abbasi.
27. Dhe hadithet, ne anen
tone, duhet te merren me kuptimin e qarte [ala dhahiri] [33], ashtu siç
kane ardhur nga Profeti, salallahu alejhi ue selam. Dhe te merresh me analogji
[kelam] rreth tyre eshte bidat. Por ne kemi besim ne to, ne kuptimin e qarte te
tyre dhe nuk debatojme me askend rreth tyre.
[33]
Shiko kapitullin kater: Te pohosh Cilesite e Allahut me kuptimin e tyre te
qarte [ala dhahir] dhe te vertete [hakiki] dhe nje kundershtim ndaj atyre qe
thane se rruga e Selefeve ishte Tafuidh [largim nga Mufauidah].
28. Dhe te kesh besim ne
Peshoren [el-Mizan] ne Diten e Gjykimit, ashtu siç ka ardhur ne
hadith:"Nje rob do te peshohet ne Diten e Gjykimit dhe ai nuk do te jete i
rende as sa nje krah mize." [34]
[34]
Ky eshte kuptimi i hadithit:"Nje njeri i shendoshe, qe ha e pi shume, do
te peshohet dhe ai nuk do te jete i rende, perpara Allahut [ne Diten e
Gjykimit], as sa krahu i nje mize." Ai, salallahu alejhi ue selam, recitoi:"E
Ne nuk do t’i japim asnje peshe ne Diten e Gjykimit." Suratul-Kehf 18:105
[Transmetohet nga Bukhari nr.4729 dhe Muslimi nr.2785].
29. Dhe se veprat e robit
do te peshohen ashtu siç eshte transmetuar ne hadithe. Te kesh besim ne te dhe
te pohosh te verteten e saj dhe te braktisesh ate qe e mohon ate [mizanin] dhe
te braktisesh debatin me te.
30. Dhe se Allahu [Tebarek
ue Teala] [35], do te flase me roberit e Tij ne Diten e Gjykimit, pa patur
ndermjetes ne mes Atij dhe atyre [36]. Te kesh besim ne kete dhe
te pohosh vertetesine e kesaj.
[35]
Keshtu eshte ne kopjne e Lalika’it, e ne kopjen e el-Albanit eshte vetem
"Teala."
[36]
Ne baze te hadithit te transmetuar nga Adi Ibn Hatim:"Nuk ka asnje prej
jush veçse Allahu do t’i flase ne Diten e Gjykimit, pa patur ndermjet Tij e
atij [robit] asnje ndermjetes, perkthyes. Ai do te shikoje ne te djathte e nuk
do te shohe veçse çfare ka pergatitur [veprat e tija], e do te shikoje ne te
majte e nuk do te shohe veçse çfare ka pergatitur [veprat e tija], dhe do te
shikoje perpara e do te shohe Xhehennemin perpara tij. Keshtu, kush mundet ta
shpetoje fytyren e tij prej zjarrit, qofte edhe me gjysem hurme, le ta beje
kete." [Transmeton Bukhari nr.1413, 3595, 6539, 7443 dhe 7512; Muslim
nr.1016, Tirmidhi nr.2415, Ibn Maxhah nr.1843, Ahmedi ne Musnedin e tij
4/256-377, dhe te tjere]
31. Te kesh besim ne Haudin
[burimin] [37] dhe se eshte nje burim per Profetin, salallahu alejhi ue selam, ne
Diten e Gjykimit. Ummeti i tij do te vije te pije prej tij, dhe madhesia e tij
eshte sa udhetimi nje muaj. Gotat e tij jane te njejte ne numer me yjet ne
qiell, dhe kjo eshte ne perputhje me transmetimet e verteta, nga me shume se
nje ane.
[37]
el-Kurtubi tha ne el-Mufham, duke rene dakord e ndjekur el-Kadi
Ijjadin:"Ndermjet gjerave qe jane te detyrueshme mbi çdo person te
shendoshe te dije dhe te besoje, eshte se Allahu i ka dhene ne veçanti Profetit
te Tij [Muhammedit salallahu alejhi ue selam] el-Haudin [Burimin]. Emri,
cilesite dhe pija e tij jane bere te ditura ne hadithet e njohura dhe shuma e
tyre [haditheve] japin nje dituri te qarte dhe te prere. Meqenese keto hadithe
jane transmetuar nga me shume se 30 sahabe. Ne dy Sahihet [Bukhari dhe Muslim]
jane transmetuar nga me shume se 20 sahabe dhe pjesa qe mbetet eshte transmetuar
nga te tjeret, dhe hadithet jane te verteta kurse transmetuesit e tyre jane te
njohur. Dhe, nje numer i madh tabi’inesh i transmetojne keto hadithe nga
sahabet dhe numri i tyre shtohet edhe me tej."
32. Te kesh besim ne
denimin e varrit [38] dhe se ky Ummet do te vihet ne sprove ne varret e tyre dhe do te
pyeten per Imanin e Islamin, rreth "Kush eshte Zoti Yt?", "Kush
eshte Profeti Yt?"
[38]
Sufjan Ibn Ujainah [vdiq 197H] ka thene:" Sunneti eshte 10 [pika]. Kushdo
qe i ka pranuar ato ka plotesuar Sunnetin dhe kushdo qe braktise ndonjeren prej
tyre ka braktisur Sunnetin..." dhe ndermjet tyre ai permend "denimin
e varrit..." [el-Lalika’i ne Sharh Usulil I’tikad, nr.312]
Imam
Shafi’i [vdiq 204H] ka thene:"Me te vertete denimi i varrit eshte nje
fakt, dhe se do te pyeten ata ne varre." [Manakibush-Shafi’i i Bejhekiut
1/415]
Imam
et-Tahaui [vdiq 321H] ka thene:"Ky eshte nje pershkrim i akides se
Ehlis-Sunnah uel Xhema’ah ne rrugen e dijetareve te kesaj feje: Ebu Hanifah
en-Nu’man, Ibn Thabit el-Kufi, Ebu Jusuf Ja’kub Ibn Ibrahim el-Ensari dhe Ebu
Abdullah Muhammed Ibn el-Hasan el-Shajbani, dhe besimi i tyre qe ata kishin ne
lidhje me bazat e kesaj feje dhe akideja e tyre per Zotin e boterave...,"
e vazhdoi e tha:"Ne besojme tek Engjelli i vdekjes qe ka per detyre per te
marre shpirtrat e te gjitheve dhe ne denimin e varrit per ate qe e
meriton." [Akidatul Tahauijjah, nr.79-80]
Imam
Axhuri [vdiq 360H] ka thene:"Kapitulli "Vertetimi dhe besimi ne
denimin e varrit," ne te cilin ai sjell shume hadithe nga Bukhari dhe Muslim
dhe e mbyll kapitullin duke thene:"Dhe si eshte gjendja e atyre qe i
mohojne keto hadithe, veçse ata kane humbur rrugen ne nje humbje te
madhe." [esh-Shari’ah e Axhurit, faqe 358-364]
Dhe
selefet kane rene dakord se Pyetjet dhe Denimi i Varrit jane fakte te verteta
dhe nje realitet i qarte. Dhe te tjere ndermjet tyre qe aprovojne dhe permendin
ne librat e tyre te akides, duke perfshire besimin e tyre dhe bindje te plote
me zemer jane: Ebu Daud [vdiq 275H], Ibn Kutajbah [vdiq 278H], Abul Hasan el-Eshari
[vdiq 324H], Ibn Ebi Hatim [vdiq 327H], Imam el-Barbahari [vdiq 329H], Imam
Lalika’i [vdiq 418H], Imam el-Bejheki [vdiq 458H], Imam en-Neueui [vdiq 676H],
el-Kurtubi [vdiq 671H], e shume te tjere.
Imam
el-Bejheki ka bere nje liber rreth besimit ne denimin e varrit. Ai ka mbledhur
te gjitha hadithet ne lidhje me denimin e varrit dhe çfare eshte ne lidhje me
te. Eshte botuar me titullin Ithbat Adhabil Kabr ue Su’adil Melikejn. Imam Ibn
Rexhebi [vdiq 795H] ka nje liber rreth denimit te varrit me titull Ahualul
Kubur. [Shiko gjithashtu et-Tedhkirah te Imam Kurtubiut]
33. Dhe se Munkeri dhe
Nekiri [dy engjejt] do te vijne tek ai ne menyren qe Allahu deshiron dhe ne
menyren qe Allahu ka urdheruar. Te kesh besim ne ta dhe te pohosh vertetesine e
tyre.
34. Te kesh besim ne
ndermjetesimin [shefa’at] e Profetit [39] dhe te kesh besim se disa
njerez do te nxirren nga Zjarri pasi te digjen ne te e te behen shkrumb e hi.
Do te urdherohet qe ata te vendosen ne lumin para deres se Xhennetit, ashtu siç
eshte transmetuar ne hadithe, ashtu siç deshiron Allahu dhe ashtu siç ka
urdheruar Allahu. Me te vertete, duhet te kesh besim ne te dhe te aprovosh
vertetesine e tij.
[39]
Ndermejtesimi i Profetit tone, salallahu alejhi ue selam, eshte i shume
llojshem:
i Ndermjetesimi i madh qe, ne mes te gjithe
vellezerve te tij nga Profetet e te Derguarit, eshte e veçante per Profetin
tone dhe kjo ndodh kur Allahu te vije e Dita e Gjykimit te filloje.
i Ndermjetesimi i tij per ata njerez qe kane veprat e mira e te keqija te barabarta. Keshtu ai do te ndermjetesoje qe ata te hyjne ne Xhennet.
ii Ndermjetesimi i tij per nje grup njerezish qe jane urdheruar te hyjne ne Xhehennem, e ai do te ndermjetesoje qe ata te mos hyjne ne te.
iv Ndermjetesimi i tij per ata qe kane hyre ne Xhennet, qe grada e tyre te rritet me shume sesa qe ata e kane merituar nga veprat e tyre te mira.
v Ndermjetesimi i tij per nje grup njerezish qe te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari.
vi Ndermjetesimi i tij per lehtesimin e denimit per ata qe e meritojne, ashtu siç eshte rasti me xhaxhain e tij, Ebu Talibin, qe denimi i tij te lehtesohet.
vi Ndermjetesimi i tij qe te gjithe besimtaret te hyjne ne Xhennet.
vii Ndermjetesimi i tij per ata qe kryejne gjynahe te medha, nga ata qe kane hyre ne Xhehennem, qe ata te dalin prej tij. Shiko Shehrut-Tahauijjah te Ibn Abil Izz [vdiq 792H].
i Ndermjetesimi i tij per ata njerez qe kane veprat e mira e te keqija te barabarta. Keshtu ai do te ndermjetesoje qe ata te hyjne ne Xhennet.
ii Ndermjetesimi i tij per nje grup njerezish qe jane urdheruar te hyjne ne Xhehennem, e ai do te ndermjetesoje qe ata te mos hyjne ne te.
iv Ndermjetesimi i tij per ata qe kane hyre ne Xhennet, qe grada e tyre te rritet me shume sesa qe ata e kane merituar nga veprat e tyre te mira.
v Ndermjetesimi i tij per nje grup njerezish qe te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari.
vi Ndermjetesimi i tij per lehtesimin e denimit per ata qe e meritojne, ashtu siç eshte rasti me xhaxhain e tij, Ebu Talibin, qe denimi i tij te lehtesohet.
vi Ndermjetesimi i tij qe te gjithe besimtaret te hyjne ne Xhennet.
vii Ndermjetesimi i tij per ata qe kryejne gjynahe te medha, nga ata qe kane hyre ne Xhehennem, qe ata te dalin prej tij. Shiko Shehrut-Tahauijjah te Ibn Abil Izz [vdiq 792H].
35. Te kesh besim se
Mesihud Dexh-xhal do te vije [40] e do te kete te shkruar ne mes te dy syve,
"Kafir". Dhe te kesh besim ne hadithet qe kane ardhur ne lidhje me
te. Dhe te kesh besim se do te ndodhe.
[40]
Shiko transmetimet rreth Dexh-xhalit ne esh-Sheri’ah te Axhurit, faqe 372;
en-Nihajah te Ibn Kethirit, faqe 52-93; Shahrut-Tahauijjah, faqe 486; Lauami’ul
Enuar 2/86, dhe et-Tedhkirah te Imam Kurtubiut, faqe 344-380 me kontrollin tone
[te autorit].
36. Te kesh besim se Isa
[Ibn Merjem] [41] do te zbrese e do ta vrase ate ne hyrjen e Ludd-it [42].
[41]
Kjo eshte nje shtese ne kopjen Usulul I’tikad 1/159 dhe ne kopjen e sheikh
el-Albanit.
[42]
Luddi eshte nje qytet-aeroport ne Palestine, rreth dy milje larg er-Ramlah. Shiko
gjithashtu hadithin e Muslimit nr.2137, Ebu Daud nr.4321, et-Tirmidhi nr.2240,
Ibn Maxhah nr.4075, Ahmedi ne Musnedin e tij 4/181-182 dhe gjithashtu el-Axhuri
ne esh-Sheri’ah, faqe 386. Dhe hadithet ne lidhje me zbritjen e Isait,
alejhis-selam, afer mbarimit te kohes [botes] jane te nivelit Muteuatir. [Shiko
et-Tesrih Bima Teuatara min Nuzulil Mesih]
37. Dhe se Besimi [Imani]
eshte fjale e vepra, rritet e zvogelohet [43] ashtu siç eshte
transmetuar ne hadith:"Besimtari me i plote ne iman eshte ai qe eshte me
edukate me te mire." [44]
[43]
el-Lalika’i [vdiq 418H] e transmeton ne Shahr Usulul I’tikad Ehlis-Sunnah
5/958, se Abdurr-Rrazaku [es-San’ani] ka thene:"Kam takuar 62 dijetare e
ndermjet tyre: Ma’mar, el-Auzai, eth-Theuri, el-Ualid Ibn Muhammed el-Kurejshi,
Jezid Ibn es-Sa’sib, Hammad Ibn Selemah, Hammad Ibn Zejd, Sufjan Ibn Ujainah,
Shu’ajb Ibn Harb, Uaki Ibn el-Xherrah, Malik Ibn Enes, Ibn Ebi Lajla, Ismail
Ibn Ajjash, el-Ualid Ibn Muslim dhe te tjere qe nuk i kam permendur te gjithe;
ata kane thene:"Imani eshte e folura dhe vepra, rritet e zvogelohet."
[44]
Transmeton Ebu Daud nr.4682, et-Tirmidhi nr.1162, Ahmedi ne Musnedin e tij
2/25, 472 dhe 527; ed-Darimi nr.2792, Ibn Hibbani ne Sahihun e tij nr.1926, dhe
te tjere. Zinxhiri i transmetimit te tij eshte i vertete, shiko es-Sahihah te
el-Albanit.
38. Dhe kush ka braktisur
namazin [es-salah] ka bere kufr. Nuk ka asnje nga veprat, qe neqoftese e
braktis ben kufr, perveç namazit. Kushdo qe e braktis ate eshte kafir, dhe Allahu
e ka bere vrasjen e tij te lejueshme." [45]
[45]
Shiko es-Salatu uel Hukmu Tarikiha te Ibn Kajjim el-Xheuzijjah, faqe 9-19.
39. Dhe me i miri i ketij
Ummeti pas Profetit, salallahu alejhi ue selam, eshte Ebu Bekr es-Siddiku [46]
pas tij Umer Ibn el-Khattabi [47] pastaj Uthman Ibn Affani [48].
[46]
Ai eshte me i miri i njerezve pas te Derguarit te Allahut. Abdullah Ibn Uthman,
ai eshte Ebu Kahafah Ibn Amir Ibn Amir Ibn Ka’b Ibn Sa’d Ibn Teim Ibn Merrah,
el-Kurejshi, et-Tejmi Ebu Bekr Siddiku, pasuesi [khalifi] i te Derguarit te
Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe shoku i tij kur ishin ne shpelle.
[Shiko Tehdhibul Kemal 5/282-283]
[47]
Ai eshte Emirul Mu’minin [Prijesi i besimtareve], Umer Ibn el-Khattab Ibn
Nufejl Ibn Abdul’Uzza Ibn Rijah Ibn Abdullah Ibn Kurt Ibn Razzah Ibn Adi Ibn
Ka’b el-Kurshi, el-Adaui. Ai ra shehid ne muajin e Dhul hixh-xhes ne vitin 33H
dhe ai ishte khalife per 10 vjet e gjysem. [Shiko et-Takrib 2/54]
[48]
Ai eshte Emirul Mu’minin, Uthman Ibn Affan Ibn Abil’Aas Ibn Umajjah Ibn Abd
Shamsil-Emeui, Dhun-Nurejn, nga ata te paret ne besim [es-sabikun el-aualun].
Nje nga kater khalifet dhe nje nga ata qe i eshte dhene pergezimi me Xhennet.
Ai ra shehid ne vitin e Dhul Hixhes, pas namazit te Kurban Bajramit ne vitin
35H. Khalifeti i tij zgjati 2 vjet dhe ai ishte 80 vjeç. Dhe eshte thene se
ishte me shume a me pak se kaq. [Shiko et-Takrib 2/12]
40. Ne i japim perparesi
ketyre te treve ashtu siç sahabet e Rresulullahit, salallahu alejhi ue selam, i
dhane perparesi atyre. Ata [sahabet] asnjehere nuk u kundershtuan rreth kesaj
çeshtjeje [49].
[49]
Allamah Siddik Hasan Khan [vdiq 1307H] tha:"... e kushdo qe flet keq
kundra cilido prej khalifeve, atehere ai eshte me i humbur se mushka e babait
te tij." [Katfuth-Thamr fij Bajani Akidati Ehlil Athar]
41. E pas ketyre te treve,
pese sahabet e Shuras: Ali Ibn Ebi Talib [50] ez-Zubejri [51] Talhah [52], Abdurr-Rrahman
Ibn Auf [53] dhe Sad Ibn Ebi Uakkas [54] dhe secili nga ata kishte
merite per t’u bere khalif dhe secili nga ata ishte imam [prijes].
[50] Ai eshte Emirul Mu’minin Ali
Ibn Ebi Talib Ibn Abdul-Muttalib Ibn Hashim, el-Hashimij, kusheriri i te
Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe burri i vajzes se tij, nga
te paret ne fe. Ka mundesi qe ai ka qene i pari qe ka pranuar Islamin. Ai eshte
gjithashtu nje nga te dhjetet qe i eshte dhene pergezimi me Xhennet. Ai vdiq ne
muajin e Ramadanit ne vitin 40H dhe ai ishte, sipas mendimit te dijetareve,
njeriu me i mire i bijve te Ademit qe kane jetuar ne ate kohe, sipas
konsensusit te Ehlis-Sunnetit. Ai ishte 63 vjeç [kur vdiq], ashtu siç permendet
ne et-Takrib 2/39.
[51]
Ai eshte ez-Zubejr Ibn el-Auam Ibn Khualid Ibn Asad Ibn Abdul’Uzza Ibn Kusai
Ibn Kilab, Ebu Abdullah el-Kurejshi, el-Asadi, nje nga te dhjetet te pergezuar
me Xhennet. Ai eshte vrare ne "diten e devese" ne vitin 36H. [Shiko
et-Takrib 1/259]
[52] Ai eshte Talhah Ibn Ubejdullah
Ibn Uthman Ibn Amr Ibn Ka’b Ibn Sad Ibn Temim Ibn Marrah et-Tejmi, Ebu Muhammed
el-Medeni, nje nga te dhjetet te pergezuar me Xhennet. Ai ra shehid ne
"diten e devese" ne vitin 36H ne moshen 63 vjeç. [Shiko et-Takrib
1/379]
[53]
Ai eshte Abdurr-Rrahman Ibn Auf Ibn Abd-Auf Ibn Abdul-Harith Ibn Zehrah,
el-Kurejshi, ez-Zuhri, nje nga te dhjetet te pergezuar me Xhennet dhe nje nga
te paret ne Islam. Ai vdiq ne vitin 32H e ka edhe mendime te tjera rreth kesaj.
[Shiko et-Takrib 1/494]
[54]
Ai eshte sahabi i nderuar Sa’d Ibn Ebi Uakkas Ibn Malik Ibn Uahajb Ibn
Abd-Menaf Ibn Zehrah Ibn Kilab ez-Zuhri, Ebu Is’hak, nje nga te dhjetet te
pergezuar me Xhennet dhe i pari qe ka hedhur shtizen ne rruge te Allahut. Ai
vdiq ne el-Akik ne vitin 55H ashtu siç eshte e ditur mire, dhe ai ishte i
fundit nga ata te pergezuar me Xhennet qe vdiq. [Shiko et-Takrib 1/290]
42. Ne lidhje me kete
çeshtje ne marrim hadithin e Ibn Umerit [55]:"Ne konsideronim kur
Profeti, salallahu alejhi ue selam, ishte gjalle e sahabet e tij te shumte: Ebu
Bekri [i pari], pastaj Umeri, pastaj Uthmani e pastaj ne heshtnim." [56]
[55]
Ai eshte sahabi i famshem, Abdullah Ibn Umer Ibn el-Khattab el-Adaui, Ebu
Abdurr-Rrahman. Ai ishte nje nga njerezit me te zellshem e te forte ne pasimin
e haditheve [Sunnetit te Profetit, salallahu alejhi ue selam] dhe ishte nga
sahabet e pasur e bujare. Ai vdiq ne fund te vitit 73H ose ne fillim te vitit
tjeter sipas radhes. [Shiko et-Takrib 1/435]
[56]
Transmeton Bukhari nr.3655 dhe 3697, Ebu Daudi nr.4627 dhe 4628, et-Tirmidhi
nr.3707, Ibn Maxhah nr.106, dhe te tjere.
43. E pas pese sahabeve te
Shuras jane njezerit qe luftuan ne Bedr prej Muxhahirineve. Pastaj kush luftoi
ne Bedr prej Ensareve nga sahabet e te Derguarit te Allahut, secili ne pozite
sipas hixhras [emigrimit] dhe perparesise [ne fe, kush hyri ne Islam ne
fillim].
44. Pastaj me te miret e
njerezimit pas ketyre [qe u permenden me siper] jane sahabet e te Derguarit te
Allahut, gjenerata ne te cilen ai u dergua. Kushdo qe e shoqeroi ate per nje
vit, nje muaj, nje dite, nje ore, ose vetem sa e pa ate, atehere ai eshte prej
sahabeve [57]. Shoqerimi eshte ne varesi te qendrimit me te, dhe pati perparesi
duke qene me te, duke degjuar prej tij e duke e vezhguar ate. [58]
[57]
Ibn el-Medini [vdiq 234H] ka thene:"Kushdo qe e shoqeroi Profetin, ose e
pa ate, sikur edhe nje nje ore te dites, atehere ai eshte nga sahabet e
Profetit, salallahu alejhi ue selam." Dhe nxenesi i tij, Imam Bukhari, ka
thene:"Kushdo qe e shoqeroi Profetin, ose e pa ate, nga mesi i
muslimaneve, eshte prej sahabeve." [Sahih Bukhari 7/1 ne Fet’h]
[58]
Ne kopjen e Albanit, "… dhe i hodhi nje shikim atij."
45. Keshtu, me te afert ne
shoqerim me te jane me te persosur sesa gjenerata qe nuk e pa ate, edhe nese
ata [gjenerata qe nuk e pa profetin] e takuan Allahun me te gjithe punet e
mira. Perveç kesaj, ata qe e shoqeruan Profetin, e pane ate dhe degjuan prej
tij jane superiore.
46. Dhe kushdo qe e pa ate
me syte e tij dhe besoi ne te, qofte edhe per nje ore [59] [kjo i
referohet shikimit, jo besimit], eshte me i mire, per shkak te shoqerimit qe i
beri Profetit, sesa tabi’inet edhe ne qoftese tabi’inet kryen çdo veper te
mire.
[59]
Ne kopjen e sheikh el-Albanit, fjalet "Dhe kushdo qe e pa ate" deri
tek "qofte edhe sikur per nje ore," nuk jane te pranishme.
47. Dhe te degjosh e t’i
bindesh udheheqesve [a’immah] dhe Emirul Mu’minin-it, qofte ai i drejte ose
mekatar, nga ata qe vijne ne pushtet me khilafet, ndaj kujt njerezit jane
bashkuar dhe jane te kenaqur me te.
48. E gjithashtu [te
degjosh e t’i bindesh] atij qe luftoi kundra njerezve derisa u be khalife dhe u
emerua Emirul Mu’minin.
49.Te marresh pjese ne
beteja se bashku me prijesit [umara], qofshin ata te mire ose mekatare, eshte e
perjetshme [dhe eshte operative] deri ne Diten e Gjykimit. Nuk duhet te
braktiset asnjehere. [Gjithashtu] Ndarja e plaçkes se luftes dhe vendosja e
udheheqesve [a’immah] qe te vejne ne praktike denimet e ligjet [hudud] jane te
perjetshme. Nuk eshte e lejueshme per askend qe te ngrihet kundra tyre
[prijesve] e as te kundershtoje ata. [60]
[60]
Shiko kapitullin pese: Konsensusi i Selefeve nga sahabet e te Derguarit te
Allahut, salallahu alejhi ue selam, ne ndalesen qe te kundershtosh udheheqesit,
qofshin ata te mire apo mekatare - Nje kundershtim ndaj Hauarixheve.
50. Gjithashtu, t’ia japesh
sadakane atyre [udheheqesve] eshte efektive dhe e dobishme perhere. Kush ia jep
sadakane atyre, kjo i mjafton atij [e ka kryer detyren e vet], qofte ai i mire
ose mekatar.
51. Dhe te falesh namazine
xhumu’ase pas tij [udheheqesit] dhe kunder çdokujt qe ai vendos ne pozite eshte
e lejueshme dhe e persosur, dhe eshte dy rekate [namazi]. Kushdo qe i perserit
ato [pasi eshte falur pas imamit] eshte bidatçi nga ata qe kane braktisur
hadithet, dhe nje kundershtar i Sunnetit. Ai nuk merr asnje shperblim nga
miresia e namazit te xhumu’ase, nese nuk pranon dhe mendon se namazi duhet
falur pas kryetareve, kushdo qe te jene ata, qofshin te mire ose mekatare.
52. Keshtu, Sunneti eshte
qe te fale dy rekate me ta. [Kushdo qe i perserit eshte bidatçi] [61], dhe ta kuptoje
se ato jane te persosura e te plotesuara, dhe te mos kete asnje dyshim ne
zemren e tij rreth kesaj.
[61]
Ne Usulul I’tikad 1/161 "... qe te falesh... dhe qe ate te
kuptoje..." Çfare eshte ne mes te pikave eshte nje shtese nga Usulul
I’tikad, 1/161 dhe ne kopjen e Albanit ".. e ai falet " ".. e ti
te kuptosh..."
53. E kush ngrihet kunder
udheheqesve te muslimaneve, pasi njerezit kane rene dakord me te dhe jane
bashkuar pas tij, pasi ata e kane aprovuar khilafetin e tij, ne çfaredo forme
te kete qene khilafeti i tij, me kenaqesine ose me pranimin e tij, ose me anen
e forces se ushtruar nga ai, atehere ky kryengrites ka kundershtuar muslimanet,
dhe ka kundershtuar hadithet e te derguarit te Allahut [62] Dhe nese ndonje
nga ata qe u ngriten kunder udheheqesit vdese, ai ka vdekur me vdekjen e
injorances.
[62]
Shiko kapitullin pese: Konsensusi i Selefeve nga sahabet e te Derguarit te Allahut,
salallahu alejhi ue selam, ne ndalesen qe te kundershtosh udheheqesit, qofshin
ata te mire apo mekatare - Nje kundershtim ndaj Hauarixheve.
54. E te vrasesh ate qe
eshte ne pushtet nuk eshte e lejueshme, dhe nuk eshte e lejueshme per asnje nga
njerezit qe te ngrihet kunder tij [udheheqesit]. Kushdo qe e ben kete eshte
bidatçi dhe jo ne rrugen e Sunnetit, e as ne rrugen e drejte. [63]
[63]
Sheikhul Islam Ibn Tejmijjah [vdiq 728H] ka thene:"Njerezit kane mendime
te ndryshme dhe jane kundershtuar ne lidhje me ate qe eshte ne pushtet, qofte i
mire apo mekatar. A duhet te jete bindja ne çfaredo qe ai urdheron ne bindje
ndaj Allahut dhe jane ne vendimet qe ai merr ne lidhje me pushtetin dhe me
ndarjen e sadakase? Apo, nuk duhet te jete bindja ne çfaredo qe ai
vendos ne lidhje me pushtetin, ndarjen e sadakase? Apo, ka nje dallim ne mes te Imamit te te gjithe
muslimaneve dhe nje gjykatesi apo njerez te ngjashem me kete [qe jane me te
ulet ne pozite]? Ka tre thenie:"Me e dobeta e tyre me Ehlis-Sunnetin eshte
thenia, "Te kundershtosh çdo urdher, pushtet dhe ndarjen e sadakase se tij
etj..." Dhe me e sakta e tyre me Ehlis-Sunnetin, me dijetaret dhe me
gjyqtaret eshte thenia e pare, "Se duhet te kete bindje te plote ndaj tij
ne çfaredo qe ai urdheron ne lidhje me bindje ndaj Allahut dhe ne lidhje me
vendimet qe ai merr ne lidhje me pushtetin dhe ndarjen e sadakase. Dhe kjo
eshte çeshtja edhe me gjyqtarin injorant dhe zullumqar - gjykimet e tij dhe
urdherat me ndarjen e sadakase etj., kur eshte e drejte duhet te kryhen ne
perputhje me theniet e shumices se fukahave [gjyqetareve].” [Minhaxhus-Sunnah
3/390]
55. Te luftosh kundra
hajduteve dhe kryengritesve eshte e lejuar. Kjo eshte kur ata shkojne kundra
nje personi e pasurise se tij. Eshte e lejuar per te qe te luftoje e te mbroje
vetveten dhe pasurine e tij dhe te kundershtoje [hajdutet dhe rebelet] per te
ndihmuar vetveten e pasurine e tij me çfaredo menyre qe ka mundesi.
56. Por nuk eshte e
lejueshme per te, qe kur ata ikin ose largohen prej tij, t’i ndjeke ata. As nuk
duhet te ndjeke gjurmet e tyre dhe nuk eshte e lejueshme kjo per askend perveç
per Imamin [64] dhe ata qe jane ne detyre ndaj muslimaneve.
[64]
Ne Usulul I’tikad "... eshte detyre e Imamit."
57. Detyra e tij eshte
vetem te mbroje vetveten dhe pasurine e tij dhe duhet te kete nijjet, qe kur i
gjuan ata te mos vrase askend. Por, nese e vret ate [ndonjerin nga hajdutet] ne
beteje e siper, atehere Allahu do ta beje ate qe eshte vrare larg [65] [Vetes se tij
dhe miresive]. E nese ai vete eshte vrare ne kete gjendje, duke mbrojtur veten
dhe pasurine e tij, atehere shpresoj ne shehidllek [deshmoresi] per te, ashtu
siç qendron ne hadith.
[65]
Ne hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra qe tha:"Nje njeri erdhi tek i
derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe tha:"O i Derguari i
Allahut, si mendon nese nje njeri vjen qe te marre pasurine time? Ai, salallahu
alejhi ue selam, tha:"Mos ia jep pasurine tende atij." Ai tha:"Po nese me lufton? Ai, salallahu alejhi ue selam, u
pergjigj:"Atehere, luftoje ate." Ai perseri tha:"Çfare mendon
nese une vritem?" Ai, salallahu alejhi ue selam, ia ktheu:"Ti do te
jesh deshmor [shehid]." Ai tha:"Po nese une e vras ate?" Ai, salallahu alejh ue
selam, tha:"Ai do te shkoje ne Xhehennem." [Sahih Muslim nr.259]
58. Dhe te gjithe hadithet
rreth kesaj teme kane urdheruar qe te luftosh ate [hajdutin] por jo ta vrasesh
ate, as qe te ndjekesh ate, as qe ta vrasesh nese eshte rrezuar ne toke i
plagosur.
59. Dhe nese e ze ate rob,
as nuk duhet ta vrase as nuk duhet te kryeje denimin e pershkruar, por ai duhet
ta ngreje çeshtjen tek kushdo qe Allahu i ka dhene pushtet, qe ai te gjykoje ne
kete çeshtje.
60. Dhe ne nuk deshmojme
per asnje pjestar te kibles, ne baze te nje vepre qe ka bere, se ai eshte banor
i Xhennetit apo Xhehennemit. Ne kemi shprese per te mirin dhe kemi frike per
te, dhe ne kemi frike per te keqen e mekatarit dhe shpresojme ne Meshiren e
Allahut per te. [66]
[66]
Shpjeguesi i Akidatut-Tahauijjah, Ibn Abil Izz [vdiq 792H], ka thene ne faqe
378:"Ne nuk themi per ndonje person te veçante nga pjestaret e Kibles, se
ai eshte banor i Xhennetit apo banor i Xhehennemit, perveç atij rreth te cilit
el-Emini [i besueshmi - Profeti] na ka lajmeruar, qe ai eshte banor i
Xhennetit, si per shembull te dhjetet e pergezuar me Xhennet. Dhe ne
themi:"... se kushdo qe Allahu do qe te hyje ne Xhehennem nga njerezit qe
kane kryer mekate te medha, pa dyshim do te hyje ne Xhehennem dhe se ai do te
dale nga Xhehennemi me ndihme te atyre qe kane te drejten e
ndermjetesimit...," dhe ne duhet te heshtim per te thene diçka te tille
per nje person te veçante. Keshtu ne nuk deshmojme se ai do te hyje ne Xhennet,
as qe do te hyje ne Xhehennem veçse me dije te qarte, sepse realiteti eshte i
panjohur per ne se ne çfare gjendje nje person vdes [me iman apo ne kufr].
Sidoqofte, ne shpresojme per ate qe ben vepra te mira dhe frikesohemi per ate
qe ben vepra te keqija."
61. Dhe kushdo qe e takon
Allahun me nje mekat, me te cilin meriton Zjarrin, duke qene se eshte penduar
dhe nuk eshte kthyer tek ai as nuk ka kembengulur ne te, atehere Allahu, i
GjitheFuqishmi, i Lartesuari] [67], do t’i kthehet atij me falje. Dhe Allahu
pranon [68] pendimin [teuben] nga roberit e Tij dhe fal veprat e keqija. [69]
[67]
Kjo eshte shtese ne Usulul I’tikad.
[68]
Ne Usulul I’tikad 1/162, dhe ne kopjen e el-Albanit, "Dhe Ai
pranon..."
[69]
Allahu i Madheruar thote:"Dhe Ai eshte qe pranon pendesen e roberve te
Tij dhe fal mekatet." esh-Shura 42:25
62. E kushdo qe e takon Ate
duke pase shijuar denimin e pershkruar [nga Sheriati] per ate mekat te veçante
ne kete bote, atehere kjo eshte nje shlyerje [per mekatin] [70] ashtu siç
qendron ne hadithin e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam [71].
[70]
Ky eshte mendimi dhe medhhebi i shumices se dijetareve. Denimet e pershkruara [hudud]
jane shlyerje [per ate mekat qe eshte bere denimi] dhe kjo eshte ne baze te
hadithit te Ubadah Ibn es-Samit, qe do te permendet shkurtimisht, inshAllah,
dhe qe eshte transmetuar nga Bukhari dhe te tjere. Dhe ne baze te hadithit te
transmetuar nga Ahmedi ne Musnedin e tij 5/214, nga Khuzaimah Ibn Thabit, me
nje sened hasen, me fjalet:"Kushdo qe kryen nje mekat dhe me pas denimi i
pershkruar [nga Sheriati] kryhet mbi te, atehere ky denim eshte shlyerje per
te." Gjithashtu shiko nje shpjegim per kete gjykim ne Fet’hul Bari
1/64-68.
[71]
Ne baze te thenies se tij, salallahu alejhi ue selam, ne hadithin e
Ubadas:"I Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Me
jepni besen mua qe ju nuk do te shoqeroni askend me Allahun, qe ju nuk do te
vidhni, qe ju nuk do te beni zina dhe qe ju nuk do te vrisni femijet tuaj, dhe
qe ju nuk do te merreni me thashetheme, nese e keni bere me fjale me
njeri-tjetrin. Te mos kundershtoni ne çfare eshte e mire dhe e drejte. Kushdo
nga ju qe vdese [duke iu larguar ketyre ndalesave] atehere shperblimi i tij
eshte me Allahun, dhe kushdo qe bie ne ndonjeren nga keto gjera dhe eshte
denuar ne kete bote, atehere ky denim do te jete shlyerje per te. Dhe kushdo qe
bie ne ndonje nga keto dhe Allahu ia mbulon mekatin, çeshtja e tij eshte me
Allahun: nese Ai do, e fal; e nese Ai do, e denon." Keshtu ne dhame besen
tek ai per kete." Ky hadith eshte nje argument kundra Hauarixheve qe
deklarojne muslimanet kafira vetem per shkak te kryerjes se nje mekati. Eshte
gjithashtu nje argument kundra Mu’tezileve, te cilet thone se ai qe ben mekat
do te denohet patjeter nese nuk eshte penduar, dhe kjo eshte sepse Profeti,
salallahu alejhi ue selam, e vendosi ate ne Deshiren e Allahut dhe ai,
salallahu alejhi ue selam, nuk tha se ai do te denohet patjeter.
63. Dhe ai qe e takon Ate
duke kembengulur ne te [mekat], dhe duke mos u penduar per gjynahet qe kane
denime, atehere çeshtja e tij eshte me Allahun [Te Plotefuqishmin, te
Lartesuarin] [72]: nese Ai do, e denon; e nese Ai do, e meshiron. [73]
[72]
Kjo eshte ne Usulul I’tikad 1/162.
[73]
Ne ne baze te thenies se tij, salallahu alejhi ue selam, ne hadithin e Ubadah
te cilin e permendem "... e kushdo qe bie ne ndonjeren nga keto e denimi
kryehet mbi te ne kete bote, kjo eshte nje shlyerje e mekatit te tij." Dhe
kjo perfshin ate qe pendohet dhe ate qe nuk pendohet. Kete e kane thene nje
grup i vogel dijetaresh. Shumica e tyre eshte e mendimit se kushdo qe pendohet
nuk ka me gjynah per te. Sidoqofte, edhe me kete ai nuk duhet te ndihet i sigurt
nga plani i Allahut, meqenese nuk e di nese pendesa e tij eshte pranuar apo jo.
[Shiko Fet’hul Bari 1/67]
64. Dhe kushdo qe e takon
Ate si kafir [pabesimtar], Ai do ta denoje e nuk do ta fale ate.
65. Dhe gurezimi deri ne
vdekje [74] [eshte i vertete dhe i sakte] eshte denimi i drejte per ate qe e ka
fortifikaur veten [me martese] e ben zina, qofte kur ai/ajo e pranon ose kur
prova eshte vendosur mbi ate.
[74]
Ai e ka permendur ne kete shkrim, ashtu siç te tjere kane permendur te dhenit
mest mbi Khuffs [çorape], sepse ato jane nga cilesite e veçanta te
Ehlis-Sunnetit. Te pranosh ato dhe t’i praktikosh jane nja nga cilesite nga
grupi i cilesive te kerkimit te udhezimit nga hadithet e te derguarit te
Allahut, salallahu alejhi ue selam. Dhe te gjithe muslimanet kane rene dakord
se denimi i atyre qe kane patur mbulojen e marteses [el-muhsin] eshte gurezimi,
perveç nje grupi nga Ehlul Haua [Pasuesit e Tekave] meqenese mendimi i tyre
eshte se denimi eshte goditja me kamxhik. Sidoqofte, shumica shkojne me
gurezimin ne baza te haditheve qe e permendin gurezimin. Keshtu, ata, shumica,
e bene specifike Librin me Sunnetin, dhe ketu kuptoj Fjalen e Allahut:"ez-Zanijetu
ue zanij.” Suretun-Nur" 24:2. [Shiko gjithashtu Bidajatul-Muxhtahid
4/434-435]
66. I Derguari i Allahut,
salallahu alejhi ue selam, gurezoi deri ne vdekje e edhe Khulelairr-Rrashidin
gjithashtu guzeruan deri ne vdekje [75]
[75]
Ne kopjen e el-Albanit "... dhe ngjashem bene
Khulefairr-Rrashidunet..."
67. Dhe kushdo qe
nenvlereson dhe perul qofte edhe nje sahab te te Derguarit te Allahut ose nuk e
pelqen ate per shkak te diçkaje qe i ndodhi atij, ose permend gabimet e tija,
ai eshte bidatçi [76]
[76]
Ibn Kajjimi thote ne librin e tij Hadiul Aruah ilal Biladil Afrah:"Dhe ne
do te permendim konsensusin e tyre [te selefus-salih] ashtu siç Harb,
shoqeruesi i Imam Ahmedit, ka cituar ata me fjalet e veta ne te njohurin
el-Masa’il. Ai tha:"Ky eshte medhhebi i dijetareve, pasuesve te haditheve
[Ehlul Athar], Ehlis-Sunnetit ue Xhema’atit, ata qe kapen fort pas tij [Ehlis-Sunnetit]
dhe ata qe kerkojne te udhezojne veten prej tyre [prej Ehlis-Sunnetit] qe nga
ata qe ishin te pranishem ne kohen e te Derguarit te Allahut deri ne diten e
sotme. Dhe une kam takuar ate qe kam takuar nga dijetaret e Hixhazit dhe Shamit
dhe te tjere perveç tyre. Dhe kushdo qe ndahet ose kundershton qofte edhe nje
çeshtje te vetme nga medhhebet [e ketyre dijetareve] ose ngrihet kunder tyre,
ose i shan ata, ose kritikon menyren e te folures se tyre, atehere ai eshte ne
kundershtar, nje risimtar, nga ata qe e kane lene xhematin, nga ata qe kane
braktisur Sunnetin dhe Rrugen e Drejte. Dhe kjo [rruga e dijetareve] eshte
medhhebi i Ahmedit, Is’hak Ibn Ibrahimit, Abdullah Ibn Zubejr el-Humaidit,
Se’id Ibn Mensurit dhe te tjere perveç ketyre nga ata me te cilet kane qendruar
dhe nga te cilet kane marre dije..." dhe atehere ai rreshton pikat e
akides se tyre, ndermjet tyre, "... Dhe permendja e cilesive dhe veprave
te mira te sahabeve te te Derguarit te Allahut dhe ndalesa e permendjes se
gabimeve te tyre dhe gjynahet qe ndodhen ne mes tyre. Kushdo qe flet keq per
sahabet e te Derguarit te Allahut, ose njerin prej tyre, ose zvogelon [vleren
dhe poziten e tyre] ose i shan ata dhe shfaq gabimet e tyre dhe kritikon
ndonjerin prej tyre, atehere ai eshte nje bidatçi, nje ektremist shi’it
[rafidah], nje kabith dhe nje kundershtar, dhe Allahu nuk do pranoje prej tij
perpjekjet e tija ose punet e tija. E te duash ata [sahabet] eshte prej
Sunnetit, te besh dua per ta eshte afrim [tek Allahu], te marresh ata si model per
tu ndjekur eshte afrim [tek Allahu], dhe te pranosh dhe te marresh nga
transmetimet e tyre eshte cilesi e shkelqyer." Ibn Kajjimi i referohet
ketu Harb Ibn Ismail el-Kirmani [nje nga shoqeruesit e Imam Ahmedit] qe beri
nje permbledhje te Ehlis-Sunnetit. Ai besim eshte i perfshire ne librin Masa’il
Harb Ibn Ismail el-Kirmani ‘anil Imam Ahmed, rreth te cilit edh-Dhehebi ka
thene:"Eshte nje nga librat me te vlefshem te hanbelive."
68. Derisa te kerkoje
meshiren e Allahut per ta, te gjitha ata, dhe zemra e tij te jete e sinqerte
dhe te kete mendim te mire ndaj tyre.
69. Dhe hipokrizia [nifaku]
eshte kufr; qe nje person te mohoje Allahun dhe te adhuroje te tjere perveç
Tij, fshehurazi, por nga jashte ai paraqet Islamin haptas, ashtu sikur
hipokritet [munafiket] ne kohen e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue
selam.
70. Dhe thenia e tij,
salallahu alejhi ue selam:"Kushdo qe ka keto tre cilesi eshte
hipokrit..." [77] eshte e forte [ne shprehje] ne e transmetojme si na ka ardhur dhe
nuk e shpjegojme [nuk i bejme tefsir].
[77]
Transmetohet nga Bukhari nr. 33, 2682,2749 dhe 6095; Muslimi nr.59, et-Tirmidhi
nr.2631; en-Nesai 8/117, Ahmedi ne Musnedin e tij 2/397 dhe 536; Ibn Hibbani ne
Sahihun e tij nr.35, nga Ebu Hurejra radiAllahu anhu. el-Hafidh Ibn Haxhr [vdiq
851H] tha ne el-Fet’h 1/90-91:"Dhe en-Neueui ka thene:"Nje grup nga
dijetaret e kane konsideruar kete nje hadith te veshtire, ne te cilin keto
cilesi gjenden tek nje musliman, por pa patur nje gjykim qe ai eshte
kafir." Ajo qe eshte thene nga ata qe e kane studiuar hadithin
eshte:"Kuptimi eshte se keto jane cilesite e hipokrizise, dhe ai qe i ka
keto i ngjan hipokriteve ne lidhje me keto cilesi, duke qene i prishur dhe i
formuar nga cilesite e tyre."
Une
them [autori]:"Rezultati i ketij shpjegimi eshte se permban emrin [e nje
personi me nje hipokrit] duke qene metaforik. Pra, ai qe ka keto cilesi eshte
si hipokrit. Dhe kjo eshte ngritur ne supozimin se qellimi ketu eshte per
hipokrizine ne besim. Eshte thene gjithashtu se qellimi ketu eshte hipokrizia
ne vepra, dhe kjo eshte çfare el-Kurtubi ka zgjedhur dhe pelqyer. Ai
[el-Kurtubi] ka perdorur si prove thenien e Umer Ibn el-Khattabit thene
Hudhejfes:"A di ti ndonje gje prej hipokrizise ne mua?" Ketu ai nuk
kishte nder mend hipokrizine ne besim por hipokrizine ne vepra."
[78]
Ahmed Sad Hamdani ka thene ne poshteshenimet e Usulul I’tikad
1/162-163:"Ky eshte nje nga mendimet ne lidhje me hadithe te ngjashme dhe
Ebu Ubejd ka permendur kater mendime ne shpjegimin e kufrit transmetuar ne
transmetime duke ndjekur kete, dhe ato jane:
i Qe eshte mohim i miresive te Allahut [kjo
eshte mungese falenderimi]
i Dhe eshte nje shprehje e forte qe te shtije frike. Ky eshte mendimi i Ahmedit qe eshte permendur ketu
ii Se eshte mohimi i njerezve qe dalin nga feja.
iv Kundershtimi i te gjithe ketyre transmetimeve.
i Dhe eshte nje shprehje e forte qe te shtije frike. Ky eshte mendimi i Ahmedit qe eshte permendur ketu
ii Se eshte mohimi i njerezve qe dalin nga feja.
iv Kundershtimi i te gjithe ketyre transmetimeve.
Dhe ai
[Ebu Ubejde] i hedh poshte te tre keto mendime, duke mos qene i kenaqur me to
dhe zgjodhi kete:"Se mosbindja dhe mekati nuk e humbin besimin as nuk e
bejne te mundur kufrin, por ato [mosbindja e mekati] vetem tregojne se nuk ka
iman te vertete dhe sinqeritet ne ate besim." E ai tha ne nje vend
tjeter:"Me te vertete ato jane ne kuptimin se keto vepra jane prej veprave
te kafirave dhe paganeve." Sa per shpjegimin e ketyre haditheve, eshte
transmetuar nga nje grup i selefus-salih si Ibn Abbasi, Tausi, Ibn Ujainah dhe
te tjere. Referohu Kitabul-Iman te Ebu Ubejd, faqe 87, 93 dhe gjithashtu Sunan
et-Tirmidhi 5/20-21.
Dhe thenia e tij:"Mos u beni
pabesimtare pas meje [te humbur] [79] duke prere qafat e njeri-tjetrit."
[80]Dhe, "Kur dy muslimane luftojne me shpata me njeri-tjetrin, te dy, vrasesi dhe i vrari, jane ne Zjarr.” [81]
Dhe, "Te mallkosh muslimanin eshte mekat i madh [fusuk] ndersa te luftosh kunder tij eshte kufr." [82]
Dhe, "Dhe kushdo qe i thote vellait te tij, O Kafir [pabesimtar], atehere kjo i kthehet njerit prej tyre." [83]
Dhe, "Eshte mohim i Allahut qe te mohosh lidhjet e farefisnise, qofte edhe nese kjo duket e pavlefshme [e vogel] [84]
Dhe
hadithe te tjera qe jane te verteta e jane mbledhur.
[79] Çfare
eshte ne kllapa nuk eshte ne Usulul I’tikad as ne kopjen e shejh el-Albanit.
[80]
Transmetohet nga Xharir Ibn Abdullah nga Bukhari nr.121, 4405, 6869, dhe 7080;
Muslimi nr.65, en-Nesai ne librin e dijes ne Sunen, Ibn Maxhah nr.3942 dhe
Ahmedi ne Musnedin e tij 3/358, 363. Eshte transmetuar gjithashtu prej Ibn
Umerit nga Bukhari nr.4403, 6785, 6166, 7077 dhe 6868; Muslimi nr.66, Ebu Daudi
nr.4686, en-Nesai 7/126, Ahmedi ne Musnedin e tij 2/87 dhe 104 dhe Ibn Hibbani
ne eth-Thikat 6/81.
[81]
Eshte transmetuar prej Ebu Bekrit nga Bukhari nr.31, 6875 dhe 8083; Muslimi
nr.2888, Ebu Daudi nr.4268-4269, en-Nesai 7/124-125, Ibn Maxhah nr.3965, Ahmedi
ne Musnedin e tij 5/43, 46, 47 dhe 51 dhe el-Bejheki 8/190. Eshte transmetuar
gjithashtu prej Ebu Musas dhe Enes Ibn Malikut, shiko Ibn Maxhah nr.3963-3964
me kontrollin tone.
[82]
Transmetuar nga Bukhari nr.48, 6044 dhe 7076; Muslimi nr.64, et-Tirmidhi
nr.1983, 2634, 2635; en-Nesai ne Sunenel Kubra ne Kitabul Muharabah, kapitulli
33:"Te Luftosh kundra Muslimanit" dhe gjithashtu ne el-Muxhtaba
7/122, Ibn Maxhah nr.69, 3939, Ahmedi ne Musnedin e tij 1/385, 411, 417, 433,
439, 446, 454, 455, dhe 460, dhe et-Tajalisi ne Musnedin e tij nr.248, 258.
Eshte transmetuar gjithashtu prej Ebu Hurejras ne Ibn Maxhah nr.3940 dhe senedi
eshte i vertete per shkak te mbeshtetjes [sahih ligajrihi]. Eshte transmetuar
gjithashtu prej Sadit nga en-Nesai ne Sunenel Kubra, ne Kitabul Muhabarah ashtu
siç qendron ne et-Tuhfah 3/314, Ibn Maxhah nr.3941 dhe Bukhari ne et-Tarik
el-Kebir 1/188-89. Dhe senedi i tij eshte i vertete ne baze te mbeshtetjes
[sahih ligajrihi].
[83]
Transmetonte prej Ibn Umerit nga Bukhari nr.6104, Muslimi nr.111, et-Tirmidhi
nr.2637, Ahmedi ne Musnedin e tij 2/18, 44, 47, 60, 112, 113, 142, Malik ne
Muatta ne Kitabus-Salam nr.1, 2/984.
[84]
Transmetohet prej Abdullah Ibn Amr nga Ibn Maxhah nr.2744, Ahmedi ne Musnedin e
tij 92/215 dhe et-Taberani ne es-Sagir 1072 dhe senedi eshte hasen [i mire].
Eshte transmetuar gjithashtu prej Ebu Bekrit nga ed-Darimi nr.2863, Maruazi ne
Musned Ebi Bekr nr.90, dhe el-Bazzari. Sidoqofte, senedi eshte i dobet per
shkak te es-Sarij Ibn Ismail, qe eshte matrukul hadith [nje njeri prej te cilit
nuk merren transmetimet] siç qendron ne et-Tekrib 1/285, el-Kashif 1/276 dhe ne
el-Maxhruhin 1/355.
71. Dhe ne i pranojme ata,
edhe nese nuk e dime kuptimin e tyre. Ne nuk flasim rreth tyre, as nuk zihemi
rreth tyre. Dhe ne nuk i shpjegojme keto hadithe veçse me hadithe te ngjashme
me keto qe kane ardhur. Ne nuk i kundershtojme ata veçse me me te mirin ne mes
tyre [85].
[85]
Ne Usulul I'tikad 1/164 "... edhe neqoftese kuptimi i tij eshte i
panjohur. Nuk flitet per te, as nuk debatohet per te dhe nuk shpjegohen keto
hadithe veçse ne menyren qe kane ardhur. Ne nuk i kundershtojme ata veçse me te
verteten qe gjendet ne to." Dhe ne kopjen e sheikh el-Albanit, "...
edhe nese nuk e dime kuptimin e tij. Ne nuk flasim rreth tij. Ne nuk zihemi
rreth tij. Dhe ne nuk i shpjegojme keto hadithe veçse ne menyren qe kane
ardhur. Ne nuk i kundershtojme ata veçse me me te merituarin e tyre."
72. Dhe Xhenneti e
Xhehennemi jane dy gjera te krijuara [86] Ato jane krijuar tashme [87], ashtu siç ka
ardhur ne hadithin e Profetit, salallahu alejhi ue selam:"Hyra ne Xhennet
e pashe ne keshtjelle..." [88], "Dhe pashe el-Keutherin [burimin] [89], "Shikova
ne Xhehennem dhe pashe se banoret me te shumte ishin grate," [90] [91] dhe
"Shikova ne Zjarr e pashe filanin e filanin..."
[86] el-Axhuri [vdiq 360H] ka thene
ne esh-Sheri'ah, faqe 387:"Ta dish, Allahu na meshirofte, qe Kur'ani deshmon
se Allahu, i Plotefuqishmi dhe i Madheruari, e ka krijuar Xhennetin dhe
Xhehennemin perpara se te krijonte Ademin alejhis-selam, dhe se Ai i krijoi per
Xhennetin banoret e tij dhe per Xhehennemin banoret e tij, perpara se t'i
sillte ata ne kete bote. Asnje nga ata qe kane jetuar ne Islam, e Islami ka
mbisunduar ata, dhe qe ka shijuar embelsine e imanit, nuk e ka kundershtuar
kete. Kur'ani dhe Sunneti e kane treguar kete dhe ne kerkojme mbrojtje ne
Allahun nga ai qe e mohon kete..." Ai permendi provat nga Kur'ani e
Sunneti, Allahu e shperblefte ate. [Shiko gjithashtu Shehrut-Tahauijjah rreth
kesaj çeshtjeje]
[87]
Fjalet "... ato jane [tashme] krijuar..." nuk jane ne kopjen e
Albanit.
[88]
Kjo eshte transmetuar prej Xhabir Ibn Abdullah nga Profeti, salallahu alejhi ue
selam, qe tha:"Une hyra ne Xhennet, ose une erdha ne Xhennet dhe pashe nje
keshtjelle dhe thashe:"Per ke eshte kjo?" Ata thane:"Eshte per
Umer Ibn el-Khattabin." Transmetohet nga Bukhari nr.3679, 5226, 7024, en-Nesai
nr.23-25, Sunanel Kubra ne kapitullin Fada'ilus-Sahabah, faqe 9 dhe Ahmedi ne
Musnedin e tij 3/372, 389, 390 dhe gjithashtu prej Enesit dhe Ebu Hurejras,
radiAllahu anhum.
[89] Enesi transmeton rreth Thenies
se Allahut:"Me te vertete Ne te kemi dhene ty [O Muhammed]
Keutherin," Suratul Keuther 108:1
Se
Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Eshte nje lum ne
Xhennet," ose Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka thene:"Pashe nje
lum ne Xhennet, anet e te cilit ishin prej guresh te çmuar. Une thashe:Çfare
eshte kjo, o Xhibril?" Ai tha:"Ky eshte Keutheri qe Allahu te ka
dhuruar ty." Transmetohet nga en-Nesai ne Kitabul Tefsir te Sunenel Kubra
nr.726, et-Tirmidhi nr.3359, Ahmedi ne Musnedin e tij 3/115, 164 dhe 263,
el-Axhuri ne esh-Sheriah, faqe 396; et-Taberi ne tefsirin e tij 30/209,
el-Bagaui ne tefsirin e tij 4/533 prej Enes Ibn Malikut dhe senedi eshte sahih
[i vertete].
[90]
Ne Usulul I'tikad 1/164, "Une pashe ne Xhennet dhe banoret e tij, filanin
e filanin, dhe pashe ne Xhehennem dhe banoret e tij, filanin e filanin."
Dhe ne kopjen e sheikh el-Albanit, "Une shikova ne Xhennet dhe pashe
shumicen e njerezve, keta e keta..." dhe pjesa qe mbetet eshte e njejte me
Usulu I'tikad.
[91]
Nga Ibn Abbasi me nje sened marfu, eshte hadithi:"Une shikova ne Xhehennem
dhe pashe se shumica e banoreve te tij ishin gra, dhe shikova ne Xhennet dhe
pashe se shumica e banoreve te tij ishin njerezit e varfer." Transmetohet
nga Bukhari nr.3241, 5197, 6449 dhe 6546; Muslimi nr.2737, et-Tirmidhi
nr.2602-2603, en-Nesai ne Sunenel Kubra nr.377-382, Ahmedi ne Musnedin e tij
1/234 dhe 359, esh-Sheri'ah, faqe 390-391 dhe 395; er-Rrifai ne et-Teduin
2/201, dhe te tjere.
73. Keshtu, kushdo qe
deklaron se ato [Xhenneti e Xhehennemi] nuk jane krijuar, atehere ai eshte nje
mohues i Kur'anit dhe i haditheve te te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi
ue selam, dhe une nuk e konsideroj se ai beson ne Xhennet e Xhehennem.
74. Dhe kushdo qe vdes nga
banoret e Kibles si nje muwehid [nga ata qe e deshmojne vetem adhurimin e
Allahut, ne Zoterimin e Tij, te drejten e Tij qe te adhurohet dhe ne emrat dhe
cilesite e Tij] atehere xhenazja falet per te dhe kerkohet falje per te.
75. Te kerkosh falje per te
nuk eshte e ndaluar [nuk duhet te braktiset lutja e te gjallit per te vdekurin,
duke i kerkuar Allahut qe ta fale te vdekurin] dhe ne nuk e ndalojme faljen per
te [92] per shkak te nje mekati qe ai ka bere, qofte ai [mekati] i vogel
apo i madh. Puna e tij eshte me Allahun e Madheruar.
[92] Ne Usulul I'tikad 1/164 dhe ne kopjen e
sheikh el-Albanit thuhet, "... dhe nuk braktiset kerkimi i faljes per
te."
No comments:
Post a Comment