Tuesday, 21 April 2015
Te ruash gjuhen kapitulli I pare
Autori: Imam Neueui, rahimehullah
Kontrolluesi i haditheve: Sheikh Selim el-Hilali
Perktheu nga arabishtja ne anglisht: Ebu Merjem Isma'il Alarkun
Perkthyen nga anglishtja ne shqip: Uran Kupi dhe Ilir Delija
NDALIMI I PERGOJIMIT DHE THASHETHEMEVE
PIKA ME RENDESI NE LIDHJE ME KUFIJTE E PERGOJIMIT
SI E PARANDALON DIKUSH VETEN E TIJ NGA PERGOJIMI?
TE RUASH GJUHEN
ÇFARE DUHET TE BEJE DIKUSH NESE E DEGJON SE SHEIKHU I TIJ OSE SHOKU OSE DIKUSH TJETER ESHTE DUKE U PERGOJUAR
PERGOJIMI I ZEMRES
TA PASTROSH VETEN DHE TE PENDOHESH NGA PERGOJIMI
LIDHUR ME THASHETHEMET
Allahu, me i larti, thote:"Nuk e nxjerr nje fjale, veçse ka nje (melaik) duke pare, gati per ta mbajtur shenim". (Kaf:18)
Dhe thote:"Me te vertete, Zoti yt shikon çdo gje". (el-Fexhr:14)
E kam permendur me perpara çfare Allahu ma lehtesoi mua per te folur per llojet e pelqyera te dhikrit. Une gjithashtu doja te perfshija bashke me to gjerat qe jane te papelqyera dhe te ndaluara ne te folurit e dikujt. Kjo per arsye qe ky liber te jete i plote ne lidhje me rregullat e thenieve te personit, dhe i pergjithshem ne lidhje me shpjegimin e llojeve te ndryshme. Keshtu, do te permend disa aspekte per to, te cilat çdo musliman duhet t'i kete parasysh. Shumica e gjerave qe do te permend jane te njohura mire, dhe per kete arsye nuk do t'i permend dëshmitë. Keshtu, me Allahun qendron i gjithe suksesi.
Ta dish se çdo njeri qe bie ne kategorine e te qenit i pergjegjshem per veprat e tij, duhet ta ruaje gjuhen nga te gjitha llojet e te folurit, perveç per ate te folur qe ka perfitim. Keshtu, ne situaten kur te flasesh a te mos flasesh jane ne baraspeshe, atehere Sunneti eshte qe te mos flasesh fare. Kjo eshte per arsye se te folurit e lejuar (ne baraspeshe me te ndaluarin) e hap rrugen drejt asaj qe eshte e ndaluar, dhe te mundohesh me u ruajtur, ne ate grade, nuk e lehteson aspak.
Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) tha:"Kush beson Allahun dhe Diten e Fundit, le te flase mire ose le te heshte". Bukhari 11/308 nga el-Fet'h dhe Muslimi 47
Ky hadith, per te cilin dijetaret kane rene dakord per vertetesine e tij, eshte prove e qarte se personi nuk duhet te flase, perveç kur e folura e tij eshte e mire dhe kur e folura e tij ka me shume perfitim. Keshtu, nese dikush eshte ne dyshim se nese e folura e tij eshte me perfitime, atehere ai nuk duhet te flase.
Imam Shafi'i, rahimehullah, tha:"Kur dikush deshiron te flase, atehere eshte detyre e tij te mendoje para se te flase. Nese ka diçka me vlere ne ate qe ka per te thene, atehere mund te flase; nese ka dyshim rreth asaj, atehere nuk duhet te flase derisa ta sqaroje dyshimin e tij".
Ebu Musa el-Esh'ari, radiAllahu anhu, transmeton:"O Profeti i Allahut (salallahu alejhi ue selem) cili nga muslimanet eshte me i mire?" Ai u pergjigj:"Ai, nga gjuha dhe dora e te cilit muslimanet jane te sigurte". Bukhari 1/54 ne el-Fet'h dhe Muslimi 42.
Sahl ibn Sa'ad, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Kush me siguron mua (se do te ruaje) çfare ka ne mes te dy faqeve (gjuha) dhe çfare ka ne mes te dy kembeve, une ia siguroj xhennetin". Bukhari 11/308 ne el-Fet'h.
Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Me te vertete robi do te flase nje fjale duke mos patur kujdes dhe per shkak te saj do te hidhet ne zjarr te xhehennemit, nga nje largesi sa lindja e perendimi". Bukhari 11/308 ne el-Fet'h dhe Muslimi 2988.
Ne transmetimin e Bukharit, eshte vetem me fjalet "...me larg sesa distanca nga perendimi" pa e permendur lindjen. Kuptimi i "...duke mos patur kujdes" eshte se ai nuk ndalon e te mendoje se nese e folura e tij eshte e mire apo e keqe.
Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Me te vertete robi do te flase fjale qe e kenaqin Allahun, per shkak te se ciles do t'i jepet nje pozite me te cilen Allahu do ta ngreje ne shume grada. Dhe me te vertete robi do te flase fjale qe nuk e kenaqin Allahun, per shkak te se cilave nuk do t'i jepet nje pozite e mire, por (perkundrazi) do te hidhet ne zjarr". Bukhari 11/308 ne el-Fet'h.
Transmetohet ne Muatta te Imam Malik, rahimehullah, dhe ne librat e et-Tirmidhi, rahimehullah, dhe Ibn Maxheh, rahimehullah, nga Bilal ibn Harith el-Muzni, radiAllahu anhu, se i Derguari i Allahu (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Me te vertete nje njeri do te flase me fjale qe e kenaqin Allahun, te cilave ai nuk u kushton vemendje se çfare do te fitonte nga ato, dhe per shkak te saj Allahu do ta shenoje per te ne Kenaqesine e Tij deri ne diten qe e takon Ate. Dhe me te vertete nje njeri do te flase me fjale qe nuk e kenaqin Allahun, te cilave ai nuk u kushton vemendje se çfare do te fitonte nga ato, dhe per shkak te saj Allahu do ta shenoje ate tek pakenaqesia e Tij deri ne diten qe e takon Ate". Sahih - Transmetohet nga et-Tirmidhi 2420 te Tuhfeh el-Ehuedhi, Ibn Maxheh 3970 dhe Malik 2/985 nga rruga e Muhammed ibn Amr.
Sufjan ibn Abdil-lah, radiAllahu anhu, transmeton se ai ka thene:"O i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) me thuaj mua nje gje qe ta kapem fort pas saj". Ai tha:"Thuaj: Besoj ne Allahun dhe qendro i forte (ne kete)". Une i thashe:"O i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) cila eshte gjeja më me rendesi qe duhet t'i frikesohem nga vetja ime?" Keshtu, ai e kapi gjuhen e tij dhe tha:"Kete". Sahih - Transmeton et-Tirmidhi 2522 te Tuhfeh el-Ehuedhi, Ibn Maxheh 3972 dhe Ahmedi 3/413 nga ez-Zuhri nga Muhammed ibn Abdurr-Rrahman ibn Ma'iz nga Sufjan ibn Abdil-lah eth-Thakafi. Muslimi 2/8-9 te Sherh Neueui e transmeton nga rruga e Hisham ibn Uruah... Se bashku hadithi eshte i vertete per shkak te rrugeve te ndryshme te transmetimit. Jam i habitur sesi autori nuk e ka permend kete hadith tek Sahih Muslim, ku edhe gjendet.
Ibn Umeri, radiAllahu anhu, transmeton se i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Mos flisni shume pa e permendur Allahun, sepse me te vertete te folurit e shumte pa e permendur Allahun i forcon zemrat. Dhe me te vertete njerezit qe jane me larg nga Allahu jane ata qe i kane zemrat e forcuara". Da'if, transmetohet nga et-Tirmidhi 2523 dhe 2524 nga rruga e Ibrahim ibn Abdullah ibn Hatib nga Abdullah ibn Dinar nga Ibn Umeri. et-Tirmidhi ka thene:"Ky eshte hadith i çuditshem. Nuk e dime kete hadith vetem se nga rruga e Ibrahim ibn Abdullah ibn Hatib. Une (Sheikh Selim el-Hilali, hafidhehullah) them:"Ai eshte Ibn Abdullah ibn el-Harith ibn Hatib el-Xhumhi. Ibn Ebi Hatim e permend ate ne Xhehr ue Te'dil 2/110, por as nuk e ka aprovuar as nuk e ka kritikuar. edh-Dhehebi e permendi ne Mizan el-Itidal 1/41 dhe e permendi kete trasnmetim si transmetim te vetem. Pastaj tha:"Nuk di asnje kritike kundra tij". Une (Sheikh Selim el-Hilali, hafidhehullah) them:"Mosdituria se ka apo s'ka kritike ndaj tij, nuk e ben ate me domosdo te besueshem. Imam Malik e permend ne Muuatta 2/986 si thenie e Isa ibn Merjem, alejhi selam.
Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Kujt i jepet mbrojtja nga Allahu nga e keqja qe ka ne mes te dy faqeve dhe nga e keqja qe ka ne mes te dy kembeve, do te hyje ne xhennet". (9) Tirmidhi ka thene se eshte hadith hasen. Sahih - transmetohet nga et-Tirmidhi 2521 te Tuhfeh el-Ehuedhi, nga rruga e Ibn Ixhlan nga Ebu Hazim. Une (Sheikh Selim el-Hilali, hafidhehullah) them:"Senedi eshte hasen, sepse Muhammed ibn Ixhlan eshte i ndershem. Muslimi transmeton prej tij nga transmetimet e tija keshilluese. Keshtu, hadithi eshte sahih per shkak te provave mbeshtetese.
Ukbah ibn Amir, radiAllahu anhu, transmeton:"Thashe:"O i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) si e arrin dikush shpetimin?" Ai tha:"Permbaje gjuhen tende, rri ne shtepine tende dhe qaj per mekatet e tua". (10) Sahih – transmeton Ibn el-Mubarak ne ez-Zuhd 134 dhe nga ai Ahmedi 5/259 dhe et-Tirmidhi 2517 te Tuhfeh el-Ehuedhi nga rruga e Ubejdullah ibn Zuhr nga Alii ibn Jezid. Une (Sheikh Selim el-Hilali, hafidhehullah) them:"Senedi eshte shume i dobet, sepse ka dy defekte ne te. E para, Ubejdullah ibn Zuhr ka dobesi dhe e dyta, Alii ibn Jezid eshte shume i dobet. Sidoqofte, Ahmedi 4/148 e transmeton ate nga rruga e Mu'adh ibn Rifa'ah nga Alii ibn Jezid. Keshtu, defekti i pare ngrihet per shkak se Mu'adh eshte i ndershem. Gjithashtu et-Taberani 59 e transmeton nga rruga e eth-Theuban nga babai i tij nga el-Kasim nga Ebu Umamah. Senedi eshte hasen, keshtu qe defekti i dyte ngrihet.
Ebu Se'id el-Khudrij, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Kur biri i Ademit zgjohet nga gjumi, te gjitha pjeset e trupit te tij kerkojne mbrojtje nga gjuha e tij duke thene:"Ki frike Allahun ne lidhje me ne, sepse ne jemi pjese e jotja. Nese ti je e drejte edhe ne jemi te drejtje dhe nese ti je e prishur edhe ne do te prishemi". (11) Hasen - transmetohet nga et-Tirmidhi 2518 te Tuhfeh el-Ehuedhi, Ahmedi 3/95-96, Ibn el-Mubarak ne ez-Zuhd 1012 dhe te tjere, nga rruga e Hamad ibn Zejd nga Ebu Subha nga Sa'id ibn Xhubejr. Senedi i tij eshte hasen, transmetuesit jane te gjithe te besueshem perveç Ebu Subhas. Emri i tij eshte Suhejb dhe ai ishte skllavi i liruar i Ibn Abbasit. Ebu Zur'ah dhe Ibn Hibban e deklaruan te besueshem dhe shume kane transmetuar nga ai. Keshtu, hadithet e tij jane te pranueshme.
Umm Habibah, radiAllahu anha, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Çdo fjale e birit te Ademit eshte kundra tij e jo me te, perveç urdherimit ne te mire e ndalimit nga e keqja, si dhe permendja e Allahut, i lartesuar qofte". (12) Da'if - transmetohet nga et-Tirmidhi 2525 te Tuhfeh el-Ehuedhi, ibn Maxheh 3974 nga rruga Muhammed ibn Bishar. Ky hadith eshte i dobet per shkak se ka dy defekte. E para eshte Umm Salih, gjendja e saj eshte e panjohur. E dyta eshte Muhammed ibn Jezid el-Khanis.
Mu'adh ibn Xhebel, radiAllaha anhu, transmeton:"Une i thashe:"O i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) Me thuaj per nje veper qe do te me çoje ne xhennet dhe do te me largoje nga zjarri". Ai tha:"Me ke pyetur per nje çeshtje te madhe, por eshte lehte per ate qe Allahu, i lartesuar qofte, ia lehteson. Duhet ta adhurosh Allahun, duke mos shoqeruar asnje me te; duhet te falesh namazin dhe ta japesh zekatin, duhet te agjerosh Ramadanin dhe te kryesh Haxhin tek Shtepia". Pastaj tha:"A t'i tregoj ty hyrjet e miresise? Agjerimi eshte mburoje, sadakaja i shuan mekatet ashtu si uji e shuan zjarrin, dhe gjithashtu (kete e ben) namazi i njeriut ne thellesine e nates". Pastaj ai recitoi:"Largohen nga shtreterit e tyre duke qare te Zoti i tyre me frike e shprese, dhe shpenzojne nga ato qe Ne i kemi dhene atyre. Asnje shpirt nuk e di se çfare eshte mbajtur ne fshehtesi nga lumturia, si shperblim per ate qe benin". (es-Sexhdeh:16)
Pastaj ai (salallahu alejhi ue selem) tha:"A ta them kreun e çeshtjeve, shtyllen dhe pjesen me te larte?" I thashe:"Po, O i derguari i Allahut". Ai tha:"Kreu i çeshtjeve eshte Islami, shtylla eshte namazi, dhe pjesa me e larte eshte xhihadi. A te them se çfare e kontrollon te gjithe kete? Une thashe:"Po, O i derguari i Allahut". Ai e kapi gjuhen e vet dhe tha:"Permbaje kete!" Une i thashe:"O i derguari i Allahut, a do te merremi ne llogari per ate qe themi?" Ai tha:"Te humbte nena, o Mu'adh. A ka diçka qe i ben njerezit te zvarriten me fytyrat e tyre - ose ai tha - me hundet e tyre ne zjarr veçse frytet e gjuheve te tyre". (13) Sahih - Transmeton et-Tirmidhi 2616, Ibn Maxheh 2973 dhe Ahmedi 5/231 nga rruga e Mu'amar prej Asim ibn Ebi Nuxhud nga Ebu Ua'il. Ahmedi 5/235-236 gjithashtu e transmeton nga rruga e Shahr. Une (Sheikh Selim el-Hilali hafidhehullah) them:"Senedin e ka te dobet, sepse Shahr ka patur kujtese te dobet. Ahmedi 5/234 gjithashtu e transmeton nga rruga e Ibn el-Mugiras. Une (Sheikh Selim el-Hilali hafidhehullah) them:"Senedin e ka te dobet sepse Ebu Bekri, qe eshte Abdullah ibn Ebi Mejrem esh-Shami, ua ngaterronte transmetimet e tij. Por, transmetuesit e tjere jane te besueshem. Keto rruge te ndryshme transmetimi e forcojne njera-tjetren, nese do Allahu.
Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Prej islamit te mire te dikujt eshte qe te braktise gjerat qe nuk i interesojne". (14) Sahih - Transmeton Malik 2/903 me rrugen e tij, et-Tirmidhi 2420 qe eshte: nga ibn shihab nga Ali ibn el-Husejn nga Ali. Une (Sheikh Selim el-Hilali, hafidhehullah) them:"Transmetuesit jane te besueshem vetem se hadithi eshte mursel. et-Tirmidhi 2419 dhe Ibn Maxheh 2976 e transmetojne nga rruga e Euzait. Une (Sheikh Selim el-Hilali, hafidhehullah) them:"Senedi eshte hasen, transmetuesit jane te besueshem, perveç Kurrah ibn Abdurr-Rrahman ibn Hejuid. Ne permbledhje hadithi eshte i vertete per shkak te transmetimeve te tjera dhe evidencave nga nje grup sahabesh...
Abdullah ibn Amr ibn As, radiAllahu anhu, transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Kush hesht, ai eshte i shpetuar". (15) Sahih - Transmeton et-Tirmidhi 2618, ed-Darimi 2/99 dhe Ahmedi 2/159 dhe 177 nga rruge te ndryshme nga Ibn Lehi'ah. et-Tirmidhi ka thene:"Hadith i çuditshem, nuk e kemi degjuar perveç nga transmetimi i Ibn Lehi'as". Ai ka qellim se hadithi eshte i dobet, sepse Ibn Lehi'ah ka kujtese te dobet. Dhe autori (Neueui) ka rene dakord me te. Sidoqofte, disa kane transmetuar nga ibn Lehi'ah dhe transmetimet e tyre nga ai jane te verteta. Ibn el-Mubarak e transmeton kete ne ez-Zuhd 385 dhe gjithashtu ibn Uahb ne el-Xhami 2/85. Ne fund, hadithi eshte i vertete.
Persa i perket transmetimeve nga Selefet rreth kesaj çeshtjeje, atehere ato jane te shumta. Nuk ka nevoje te permenden ato pasi kemi permendur hadithet e meparshme. Sidoqofte, do te permendim disa prej tyre.
Na ka arritur se Kass ibn Sa'ada dhe Ekthem ibn Sejfi u takuan dhe njeri i tha tjetrit:"Sa te meta ke mundur te gjesh tek biri i Ademit?" Tjetri tha:"Jane te shumta qe te numerohen, sidoqofte, te metat qe munda te numeroj ishin 8 mije. Zbulova edhe nje gje qe nese e ve ne praktike, te gjitha keto te meta do te jene te fshehura. Ai pyeti:"Cila eshte" Ai u pergjigj:"Te ruash gjuhen".
Ebu Ali Fudejl ibn Ijjad tha:"Kush i perkufizon fjalet e tij te jene ne perputhje me veprat e tij, do ta zvogeloje te foluren e tij ne ate qe nuk i intereson".
Imam Shafi'i i tha nxensit te tij, Rebi'ut:"O Rebi'i! Mos fol per gjerat qe nuk te interesojne, sepse me te vertete çdo here qe e flet nje fjale, ajo (fjala) te kontrollon ty e ti nuk ke kontroll mbi te".
Abdullah ibn Mes'ud, radiAllahu anhu, ka thene:"Nuk ka asgje qe meriton te burgoset me shume sesa e meriton gjuha".
Te tjere kane thene:"Shembulli i gjuhes eshte si i nje kafshe te eger: Nese nuk e fut ne kafaz, do te shkoje kundra teje".
Ebul Kasim el-Kushejri ka thene ne te famshmen Risalah:"Te heshtesh eshte shpetim dhe eshte nga parimet baze. Te rrish i qete ne kohet e duhura eshte cilesi e burrerise, ashtu si te folurit kur eshte koha te flasesh eshte nga gjerat me fisnike".
Dhe ai tha:"E degjova Ebu Alij ed-Dahak qe tha:"Kush rri i heshtur ne lidhje me te verteten, ai eshte nje shejtan i heshtur".
Ai gjithashtu tha:"Persa i perket pelqimit te atyre qe mundohen me bere mire duke heshtur, atehere kjo eshte sepse ata i dine pasojat e keqija te te folurit dhe se shpirterat jane te kenaqur me te (te folurin). Eshte gjithashtu per shkak te cilesive te lavderueshme qe do te tregoje dhe se do ta beje ate te shkoje drejt dallimit te tij dhe llojit te tij, qofte te folurit e mire ose e kunderta. Kjo eshte cilesi e atyre qe kane devotshmeri fetare, dhe eshte nje nga shtyllat e edukimit te njerezve. Çfare eshte thene ne poezi per kete eshte:
Ruajeni gjuhen, o njerez
Dhe mos e leni t'ju kafshoje, se ajo eshte nje gjarper
Sa shume njerez ne varret e tyre jane, qe jane vrare nga gjuhet e tyre
Kush ka frike ne takimin me Te - eshte ai qe eshte trim.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment