Sunday, 12 April 2015

Me te dashurit e me te urryerit

Xhabiri radiAllahu anhu transmeton se i Derguari i Allahut sal-lAllahu aljhi ue sel-lem tha:"Me te vertete me te dashurit per mua dhe me te afermit ne mexhlis ne diten e Gjykimit eshte me i miri prej jush me moral, karakter. Dhe me te vertete me i urryeri nga une e me i largeti prej meje ne mexhlis ne diten e Gjykimit do te jene Thartharun, Muteshaddikun dhe Mutefejhikun." Ata thane:" O i Derguari i Allahut! Ne e dijme Thartharun dhe Muteshaddikun por ama kush jane Mutefejhikun?Ai tha:"El Mutekebbirun-Arrogantet, mendjemedhenjte."
Ebu Isa tha:" Ka dicka rreth kesaj teme edhe nga Ebu Hurejrah
Hadithi eshte Hasen garib me kete rruge.
Tharthar eshte ai qe flet shume, e muteshaddik eshte ai qe flet rreth njerezve pa arsye dhe i shan dhe flet keq per ta.
Disa e kane transmetuar kete hadith nga El Mubarak ibn Fadalah nga Muhammed ibnel Munkadir nga Xhabiri nga Profeti pa e permendur Abderr-Rrabbih ibn Said ne te, dhe kjo eshte me e sakte.

Transmeton Tirmidhij kapitulli 71 ne Ebuabul Birri ues-Siletu hadithi nr 2018, gjithatu edhe Khatabi ne Tarikh 4/63 e gjendet edhe ne Mishkatul Mesabih 4797 e ne Taberani El Eusat 8/341, 7693, dhe Ibn Adij 4/381 Hadithi eshte hasen

No comments:

Post a Comment