Imaam El Bukhaari rahimehullah
Ai eshte Muhammed ibn
Ismail ibn Ibrahin ibn el Mugirah el Bukhari, Ebu Abdullah, ai ka lindur ne
Sheual te vitit 194 hixhri.
Mesuesit e tij jane:
Ne Balkh:
Makki ibn Ibrahim (126-214h)
Ne Merv:
Adnan ibn Uthmaan el Ataki(145-221H),
Ali ibnel Hasan el Shekik (137-215H),
Sadakah ibnel Fadl (150-223H)
Ne Nesabur:
Jahja ibn Jahja ibn Bekr el Muhri
(142-226H)
Ne Rajj:
Ibraahim ibn Musaa ibn Jezid Er-Razi
(vdiq 230H)
Ne Bagdad( ne fund te vitit 210H)
Muhammed ibn Isa ibn et-Tabba(vdiq 224H), Suraixh ibn el
Nu`man (vdiq 217H), Muhammed ibn Saabik (vdiq 214H), Affan Ibn Muslim el Bahili
(vdiq 220H)
Ne Basrah:
Ebu Asim en-Nebil (122-212H), Muhammed ibn Abdullah ibnel
Muthana el Ensari (118-215H), Abdurr-Rrahman ibn Hammad esh-Shurajthi (vdiq
212H), Muhammed ibn Ar`arah (vdiq 212H), Haxh-xhaxh ibn Minhel (vdiq 217H),
Bedl ibn el Muhabir el Jarbu`i (vdiq 215H), Abdullah ibn Raxha el Gudani (vdiq
220H)
Ne Kufaah:
Ubejdullah ibn Musaa (120-213H), Ebu Nu`ajm el Fadl ibn
Dukajn (130-219H), Khalid ibn Makhlad (vdiq 213H), Talk ibn Gannam el Nakhi`i
(vdiq 211H), Khalid ibn Jezid el Mukri (vdiq 215h)
Ne Mekkah:
Abdullah ibn Jezid el Mukri (120-213H), Khal-lad ibn Jahja es-Sulemi (213H), Hassan
ibn Hassan el basri (vdiq 213H), Ebul Ualid Ahmed ibn Muhammed el Uazraki (vdiq
217H) Abdullah ibnel Zubejr el Mumejdi
(vdiq 229h)
Ne el-Medinaah:
Abdul-Aziz el Uwejsi, Ejjub ibn Sulejman ibn Bilal (vdiq
224H), Ismail ibn ebui Uwejs(139-226H)
Ne Egjipt:
Sa`id ibn ebi Mejrem (144-224H), Ahmed ibn Ishkab (vdiq
218H), Abdullah Ibn Jusuf et-Tinisi (vdiq 215H), Asbag ibn el Feraxh (vdiq
225h)
Ne Shaam:
Ebul Jemaan el Hakam ibn Nafi`(138-221H), Adem ibn ebi Ijaas
el Askalani (vdiq 220 H), Ali ibn Ajjash el Elhaani (vdiq 219h), Bishr ibn
Shuajb el Himsi (vdiq 213H), Ebul Mugirah AbdulKuddus ibn el haxh-xhaxh
(vdiq212H), Ahmed ibn Khalid el Uehbi
(vdiq214h), Muhammed ibn Jusuf el Firjabi(120-212H), Ebu Mushir Abdul`Ala ibn
Mushir (140-218H).
Shkruesi i tij, Muhammed ibn ebi Hatim, tha:" E degjova
ate duke thene nje muaj para vdekjes se tijm,"I kam shkruar transmetimet
nga 1080 veta, asnjeri prej tyre nuk ishte vecse as`habul hadith. Ata thonin:"Imani eshte fjale e
vepra, rritet e zvogelohet."
ATA QE TRANSMETUAN PREJ TIJ
Ata jane te shumte ne numer, prej tyre
jane:
Ebu Isaa et-Tirmidhi (vdiq 279H), Ebu
Hatim (vdiq277H), Ebu Bekr ibn Ebid-Dun`ja (vdiq 281H), Ebu Bekr ibn Ebi Asim
(vdiq 257H), Salih ibn Muhammed Xhezarah
(vdiq 293H), Muhammed ibn Abdullah Hadrami Mutajjan (vdiq 297H), Muhammed ibn
Is`haak el Khuzejmah (vdiq 311H), jahja ibn Muhammed ibn Sa`id (vdiq 318H),
Muhammed ibn Nasir el Meruazi (vdiq 294H), Muhammed Ibn Jusuf el
Firjabi(transmetues ne sahih, vdiq 301H), Ebu Bekr ibn Ebi Daud (vdiq 316H),
Ibrahim ibn Is`haak el harbi (vdiq 285h), Muslim ibnel Haxh-xhaxh (vdiq 261H),
dhe i fundit i tyre ishte El-Husejn ibn
Ismail el Muhamili (vdiq 330H).
Imaam Bukhari e ka kerkuar hadithin qe
ne moshen 10 vjecare, ne vitin 205 hixhri. Ai vete thote:" E shkruajta
librin tim"Sahihun" per 16 vjet dhe i zgjodha ato prej 600 mije
hadithe, dhe e bera ate nje prove ne mes meje dhe Allahu, me te Lartit.
Muhammed ibn Ebi Hatim tha:" E
degjova El Bukharin duke thene:"Hyra ne Bagdad per heren e tete dhe te
fundit dhe cdo here qendroja me Ahmed ibn Hanbelin. Keshtu ai me tha mua here e
fundit kur me dha lamtumiren:"O Ebu Abdullah a do ta lesh dijen dhe
njerezit dhe do te shkosh ne Khurasan?"Ai(Bukhari) tha:" Tani me
kujtohet thenia e tij."
El Bukhari tha:" E shkruajta
hadithin dhe nuk e beja si menyra e te tjereve.Kur behesha gati qe te shkruaja
nje transmetim nga nje njeri e pyetja per merin e tij, kun`jen e tij,
prejardhjen e tij dhe se si e ka percjedhur hadithin, dhe a ishte nje person qe
kuptonte(sh.p se cfare po transmetonte). Nese jo, atehere i kerkoja qe te me
nxirrte kopjen e tij origjinale.
Xha`fer ibn Muhammed el Ka`ttan
tha:"E kam degjuar Muhammed ibn ismail duke thene:"Kam shkruar
hadithe nga me shume se 1000 shujukha, prej secilit prej tyre te pakten 10 mije
hadithe, dhe nuk kam asnje hadith vetem se e di permendesh senedin e
transmetimit.
Ibn Adijj tha:”Kam degjuar nga nje numer
dijetaresh qe tregojne se kur Muhammed ibn Ismail erdhi ne Bagdad dhe pasuesit
e hadithit degjuan per te ate u mblodhen se si prove per te grumbulluan 100
hadithe dhe ia perzien senedin dhe teksin duke ia fhene fjalet e nje hadithi
senedit te nje hadithi tjeter dhe senedin e nje hadithi tjeter me nje tekst
tjeter. Ata I ndane keto(100 hadithe) ne mes te 10 vetave qe ta pyesinin
Bukrain kur te mblidheshin. Keshtu njerezit u mblodhen dhe njeri prej tyre e
pyeti Bukharin per njerin nga hadithet e tij e Bukhari tha qe nuk e di, e ai e
pyeti per nje tjeter e tha qe nuk e di e pyeti per nje tjeter derisa I mbaroi
the dhjete hadithet. Keshti njeerzit e dijes e pane njeri-tjetrin e thane qe ky
njeri kupton mire, kurse ata qe nuk dinin kujtuan se Bukhari ishte I paafte.
Pastja I dyti pyeti e Bukhari tha qe nuk e di, e I treti derisa mbaruan qe
gjithe., e ai nuk asgje vecse nuk e di.”
Pastaj kur e morri vesh se ata kishin
mbaruar me pyetje iu kthye atij qe pyeti I pari dhe I tha:” Sa per hadithin e
pare duhet te ishte keshtu, e I dyti keshtu e I treti keshtu…deri tek hadithi I
dhjete, duke e vendosur tekstin me senedin e tij perkates. Ai bere te njejten me te gjithe pyetesit e tjere
derisa nejerzit e kuptuan aftesine e tij net e mesuarit permendesh.
Ebul Az`har tha:” Ishin 400 nxenes
hadithi ne Samarkand dhe ata u mblodhen per nje jave duke shpresuar qe ta
gjejne Muhammed ibn Ismailin duke bere nje gabim. Keshtu ata I futen
transmetuesit e Shamit ne at ate Irakut, ata ataa te Jemenit ne ata ne Mekkes e
Medines, por ata nuk mundes te gjejne asnje gabim nete as ne sened e as te
tekst.
Ebu Xha`ferr el Ukejli tha:”kur Bukhari
e grumbulloi librine tij “Es-Sahih” ia tregoi ate Ali el Medinit, Ahmed ibn
Hanbelit, jahja ibn Ma`init dhe te tjereve. Ata deshmuan se ishte I mire dhe
thane qe cdo gje eshte sahih pervec 4 haditheve.”
El Ukejli tha:” Dhe mendimi i sakte per ata 4 hadithe eshte
ai i Bukharit se ata jane sahih.”
LAVDERIMET E DIJETAREVE PER BUKHARIN
Nu`ejm ibn Hammad tha:” Muhammed ibn Ismail eshte fakihu I
Ummetit.”
Is`haak ibn Rahauaih tha:”Merreni e shkruajeni hadithin nga
ky djalosh(Bukhari) sepse sikur te kishte jetuar ne kohen e El Hasanit (El
Basri) njerezit do te kishin pasur nevoje per hadithet e tij dhe per
kuptimin-fik`hun e tij.”
Ebu Bekr ibn Ebi Shejbah dhe Muhammed ibn Abdullah ibn
Numejr thane:” Ne nuk kemi pare asnje si Muhammed ibn Ismail.
Ahmed Ibn Hanbel tha:” Khurasani nuk ka ka sjelle asnje
sikurse Muhammed ibn Ismail.”
Ebu Ammar el Husejn ibn Hurejth e lavderoi Bukharin e tha:”
Nuk di te kem pare ndonje si ai, eshte sikurse te jete krijuar vetem per
hadithin.”
Muhammed ibn Bash-shar tha:” Ata qe kane mesuar permendesh
ne bote jane kater:” Ebu Zur`ah ne Rajj, Ed-Darimi ne Samarkand, Muhammed ibn Ismail ne Bukhara dhe Muslim ne Nesapur.”
Ibn Khuzejmeh tha:” Nuk kam pare asnje nen qiell qe te kete
me shume dije dhe te kete mesuar me shume permendesh nga hadithit e te
Derguarit te Allahut, salaAllahu alejhi ue sel-lem, sesa Muhammed ibn Ismaili.”
Zinxhiri i Transmetimit
El La`likai (vdiq 418h) tha ne Usulul I`tikad
elhus-Sunnah(2/172):
Besimi(i`tikaad) I Abu Abdullah Muhammed ibn Ismail el
Bukhari dhe grupit prej selefeve prej te cileve transmeton.
Ahmad ibn Muhammed ibn Hafs el Heruij tha: Muhammed ibn
Ahmed ibn Selemah na transmetoi ne, duke thene:” Ebul Husejn Muhammed ibn Imran
ibn Musa el Xherxheni na transmetoi ne
duke thene:” Degjova Ebu Muhammed Abdurr-Rrahmaan ibn Muhammed ibn
Abdurr-Rrahmaan el Bukhaari nga esh-Shaash duke thene:
Teksti
E degjova Ebu Badullah Muhammed ibn Ismail el Bukhari duke
thene:
“Kam takuar me shume se 1000 njerez nga njerezit e dijes,
prej njerezve te Hixhazit, Mekkes,
Medines, Kufah, El Basra, el Uasit, Bagdad,
Shamit dhe Egjiptit. I takova ata disa here gjenerate pas gjenerate e gjenerate
pas gjenerate. I takova ata kur ishin te shumte e te perhapur per nje kohe prej
46 vitesh; njerezit e Shamit, Egjiptit dhe El-Xhazires dy here; njerezit e
Basres kater here ne disa vite. Ata te Hixhazit nuk mund ti numeroj dot sa here
I kam takuar ne nje perriudhe prej 6 vitesh ne Kufa e Bagdad se bashku me
muhadithet e Khurasanit, prej tyre: El Mekki ibn Ibrahim, Jahja ibn Jahja, Ali
ibn el Hasan ibn Shakik, Kutejbah ibn Sa`d dhe Shihaab ibn Ma`mar.
Dhe ne Sham: Muhammed ibn Jusuf el Firjebij, Ebu Mushib
Abdul`Ala ibn Mushir,Ebul Mugirah AbdulKuddus ibnel Haxh-xhaxh, Ebul Jemaan el
Hakam ibn Nafi`, dhe ata qe erdhen pas tyre, I takova disa here.
Dhe ne Egjipt: Jahja ibn Kethir (ose Jahja ibn Bukejr),Ebu
Salih –shkruesi I Lejth ibn Sa`dit, Sa`id ibn Ebi Merjem,Esbag ibn el Faraxh
dhe mu`ejm ibn Hammad.
Dhe ne Mekkah: Abdullah ibn Zejd el Mukri dhe El Humejdi,
Sulejman ibn harb-kadiu i Mekkes dhe Ahmed ibn Muhammed el Azraki.
Dhe ne Medine: Ismail ibn Ebi U`uejs, Mutarrif ibn
Abdullah, Abdullah ibn Nafi`
ez-Zubejri, Ahmed ibn Ebi bekr Ebu
Mus`ab ez-Zuhri, Ibrahim ibn Hamzah ez-Zubejri, dhe Ibrahim ibnel Mundhir el
Hizami.
Dhe ne Basra: Ebu Asim ed-Dahhak ibn Makhlad eshj-Shejbani, Ebul Uelid
Hisham ibn AbdulMaalik, Haxh=Xhaxh ibn el Minhaal, dhe Ali ibn Abdullah ibn
Xhaferr el Medini.
Dhe ne Kufah: Ebu Nu`ejm Ibn Fadl ibn Dukejn, Ubejdullah ibn Musa, Ahmed ibn
junus, Kabisah ibn Ukbeh, Ibn Numejr, dhe Abdullah dhe Uthmani dy djemte e Ebu Shejbah-s.
Dhe ne Bagdad: Ahmed Ibn Hambel, Jahja ibn Ma`in, Ebu Ma`mer, Ebu
Khajthameh dhe Ebu Ubejd el Kasim ibn Sel-lam.
Dhe nga njerezit e El XHazires: Amr ibn
Khalid el Harrani.
Dhe ne Uasit: Amr ibn Aun dhe Asim ibn
Ali ibn Asim.
Dhe ne Merv: Sadakah ibn Fadl dhe
Is`hak ibn Ibrahim el Handhali.
Dhe ne jemi te kenaqur me permend
(vetem) keta njerez qe te most a zgjasim shume kete bisede e qe te jete e
shkurter. Dhe se nuk pashe askend prej tyre te kishin kundershtim ne ndonje
ceshtjeje.
Fjale dhe Veper
Dhe se feja eshte e perbere nga fjale e
nga vepra sic eshte nga Fjala e
Allahut:”Dhe ata nuk ishin urdheruar vecse qe te adhuronin Allahun me
sinqeritet dhe duke e perkushtuar fene per Te, duke qe Hunefa(nga ata qe nuk I
bejne shirk Allahut) dhe qe e falin namazin e japin zekatin, e kjo eshte
feja e drejte.” El Bejjineh 98:5
(Murxhi`at jane nje sekt qe kane besimin
ne irxha- qe gjynahet e medha a te vogla, nuk e prekin imanin dhe se imani as
nuk rritet e as nuk zvogelohet. I pari qe thirri ne kete besim ishte Gilan ibn
Ebi Gilan el Kaderijj. Ai eshte vrare ne
105H. Ate deklarojne se veprat nuk jane pjese e imanit, dhe se njerit
nuk jane ne grad ate ndryshme imani, dhe se imani as nuk rritet e as nuk
zvogelohet dhe se dikush mundet qe te thote qe une jam besimtar pa thene
inshAllah.
El Lalikai transmeton ne Sherh Usulul
i`tikad Ehlus-Sunnah (5/958) se
Abdurr-Rrazzak Es-San`ani tha:” Kam takuar 62 dijetare; e prej tyre
ishin:Ma`mer, El Euzai, Eth-Theuri, El Uelid ibn Muhammed el Kurashi, Jezid
ibnes-Sa`id, Hammad ibn Selemah, Hammad ibn Zejd, Sufjan ibn Ujejnah, Shuajb
ibn Harb, Uaki` ibnel Xherrah, Malik ibn Enes, Ibn Ebi Lejla, Ismail ibn Ajjash,
el Uelid ibn Muslim, dhe te tjere qe nuk I kam permendur e te gjithe thoni qe
imani eshte fjale e vepra rritet e zvogelohet.”
El Lalikai gjithashtu transmeton ne
Sherh Usulul i`tikad Ehlus-Sunnah(4/848)
nga jahja ibn Selim se ai tha:” Kam pyetur 10 nga fukahate per imanin ata me
thane “fjale e vepra.” Pyeta
Sufjan Eth-Theurin e me tha “fjale e
vepra.” Pyeta ibn Xhurejxh e me tha “fjale e vepra.” Pyeta Muhammen ibn Abdil-lah
ibn Amr ibn Uthman e me tha “fjale e vepra.” Pyeta
El Muthni ibn es-Sahah e me
tha “fjale e vepra.” Pyeta Nafi ibn Umer
ibn Xhemil e me tha “fjale e vepra.” Pyeta Muhammed Ibn Muslim
et-Taifi e me tha “fjale e vepra.” Pyeta Malik ibn Enes
e me tha “fjale e vepra.” Pyeta
Sufjan ibn Ujejnah e me tha “fjale e vepra.”
Sheikh Feuzan ne Shpjegimin e Akides
Uasitiyah faqe 135 thote:“Dhe thenia e tij(Ibn Tejmijjes) ... dhe nga bazat e
Ehli Sunnetit dhe Xhematit- domethene rregullat dhe parimet mbi te cilat eshte
ndertuar eshte se feja dmth besimi dhe cfaredo qe Allahu ka urdheruar dhe se
imani eshte fjale e vepra. Fjala e zemres dhe gjuhes dhe veprat e zemres,
gjuhes dhe gjymtyreve. Ky eshte kuptimi i imanit me Ehli Sunnetit dhe Xhematin.
Eshte fjale e vepra. Fjala eshte e dy llojshme:Fjala e zemres e ky eshte besimi-I’tikad
dhe fjala e gjuhes qe eshte te folurit me fjalet e Islamit. Dhe veprat jane dy
lloje:Veprat e zemres qe jane nijeti dhe sinqeriteti dhe veprat e jymtyreve sic
jane namazi, haxhi etj.
Ibn Kajjimi(v 751 H) tha ne Medarixh
1/120-121: Fjalet e zemres eshte besimi ne ate qe Allahu ka shpallur ne gojen e
Profetit rreth Vetes se Tij, Emrave te Tij, Cilesive te Tij, Veprave te Tij,
Engjejve te Tij dhe takimin me Te ne diten e gjykimit.
Fjalet e gjuhes jane qe te informosh
reth Allahut me te, te therrasesh ne te, ta mbrosh ate, te qartesosh besimet e
gabuara rreth saj, te besh dhiker dhe te perhapesh e urdherat e Tij.
Veprat e zemres si:Dashuria per
Allahun, ti mbeshtetesh Atij,te kesh frike dhe shprese tek Allahu,ta besh fene
te paster dhe siqnerisht vetem per Te, te besh durim ne ate qe Ai urdheron e
ndalon, te kesh durim ne ate qe Ai ka bere kader dhe te jesh i kenaqur me te,
te kesh dashuri e urrejtje(miqesi e armiqesi) per hir te Tij, te gjesh qetesi
ne Te dhe vepra te tjera si keto jane me te preferuara qe veprat e gjymtyreve.
Dhe keto vepra te urdheruara nga Allahu jane me te dobishme se veprat e
gjymtyreve sepse veprat e gjymtyreve pa veprat e zemres nuk kane dobi ose kane
shume pak dobi.)
Kurani
Dhe se Kur’ani eshte Fjala e Allahut e
nuk eshte e krijuar ne baze te Thenies se Tij:“Me te vertete Zoti juaj eshte
Allahu i Cili krijoi qiejte e token ne 6 dite e pastaj u lartesua mbi Ardh-El
Istiua(ne ate menyre qe i takon Madhestise se Tij)Ai e sjell nates si mbulese
te dites, shpejt dhe e ka krijuar diellin e hene e yjet te gjithe i nenshtrohen urdherit te
Tij...
Dhe Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail
tha:“ E keshtu Ibn Ujejneh tha:“Allahu e dalloi krijimin nga urdehri i Tij ne
pjeset e fundit te ajetit:
...me te vertete atij i takon krijimi
dhe Urdheri.I Madheruar qofte Allahu, Zoti i gjithe boterave.“El A’raf 7:54
(Imam el Barbahari(v 329 H) tha ne
Sherhus-Sunnah :Kurani eshte Fjala e Allahut, Shpallja e tij dhe Drita e
Tij.Nuk eshte i krijuar meqenese Kurani eshte prej(vete) Allahut e cfare vjen
nga(vete) Allahu nuk eshte e krijuar. Kete e kane transmetuar Ahmed ibn Hanbeli
dhe Malik ibn Enes dhe debatimi rreth kesaj eshte kufer.(shiko gjithashtu
Usulul Sunnah te Imam Ahmedit mburoja.net sh.p)
Nje nga Cilesite e Allahut eshte E
Folura e Tij dhe meqenese kjo eshte Cilesi e Tij dmth se ka qene ne perjetesi
me Te, E Folura e Tij nuk mund te jete e
krijuar pra as Kurani nuk eshte i krijuar.
Imam Malik(v179 H) tha:Kurani eshte
Fjala e Allahut dhe nuk eshte i krijuar.“Transmeton Lalikai 414
Imam Ahmedi(v 241 H) eshte pyetur rreth
atij qe thote qe Kurani eshte i krijuar e ai tha qe kushe thote kete eshte kafir.“ Transmeton Lalikai
449
El Lalikai(v 418 H) trasnmeton se Ahmed
ibn Abdilah ibn el Khidr el Mukri se Ebu Muhammed Jahja ibn Khalf el Mukri
ishte me Imam Malikun ne vitin 168 H dhe nje njeri erdhi tek ai dhe e pyeti:“O
Ebu Abdullah cfare thua per ate qe thote se Kurani eshte i krijuar?“Ai tha:“Ai
eshte heretik, kafir, vriteni.Njeriu tha:“Une vetem po them fjalet qe kam
degjuar.“Atehere ai tha(Malik ibn Enes):Une kurre nuk i kam degjuar keto fjale,
i kam degjuar tani vetem prej teje.“Ebu Muhammedi tha:“Mua mu duk (kjo sjellje
e Malikut) shume e ashper dhe kur shkova ne Egjipt e takova El Lejth ibn Sad
dhe i thashe:“Cfare thua per ate qe thote Kurani eshte i krijuar dhe i tregova
cfare kishte thene Imam Malik dhe ai tha te njejten gje:kafir.“ Dhe pastaj e
takova Ibn Lehi’an dhe ia transmetova cfare i thashe ibn Sa’dit dhe ai me tha
te njejten gje:kafir.“
Dhe ne nje trasnmetim tjeter nga Abbas
el Az’har qe tha: dhe pastaj shkova ne Mekke dhe takova Sufjan ibn Ujejnen dhe
ia tregova fjalet e njeriut qe tha perpara Malikut dhe ai tha:kafir.E kur
shkova ne Kufa dhe takoba Ebu Bekr ibn Ijjash dhe i thashe:“ cfare thua per ate
qe thote se Kurani eshte i krijuar?“ dhe i tregova cfare kishte thene ai njeri
dhe tha:“Ai eshte kafir dhe kush nuk thote qe ai eshte kafir eshte vete kafir.
E pastaj takova Ali ibn Asim dhe Hashimin dhe te dyve ia tregova fjalet e atij
njeriu e ata te dy tahne qe eshte kafir.Pastaj e takoba Abdullah ibn Idris, Ebu
Usamen, Abdah ibn Sulejman el Kalabi, jahja ibn Zekerija dhe Uaki’n dhe ia
tregova e ata thane kafir.Pastaj takova Ibn el Mubarak, Ebu Is’hak el Fazari
dhe Uelid ibn Muslim dhe ia tregova dhe ata thane qe eshte kafir.“ Transmeton
Lalikai 2/249-250
El Bukhari tha ne Khalk Ef’alil Ibad
faqe 11 :El Hakam ibn Muhamed ibn et-Tahari
prej te cilit e kam shkruar ne Mekke tha:“ Sufjan ibn Ujejneh tha:“Kam
ndenjur me sheikhet tone per me shume se 70 vjet dhe prej tyre ishte dhe Amr
ibn Dinar te gjithe thonin:“ Kur’ani eshte Fjala e Allahut e nuk eshte e
krijuar.“
Imam el Barbahari(v 329 H) tha:Ta dish
se kush thote qe recitimi im i Kuranit eshte i krijuar eshte bidatci.Kush
qendron i heshtur dhe as thote qe eshte i krijuar e as thote qe nuk eshte i
krijuar eshte xhehmi dhe keto jane fjalet e Imam Ahmedit.“ Sherhus-Sunnah 98
Fjalet e selefeve jane se Kuani i cili
eshte i shkruar ne Mus’haf i mbajtur mend ne zemra dhe i recituar me gjuhe
eshte Fjala e Allahu nuk eshte e krijuar.Por meqenese levizja e gojes dhe zeri
i njeriut jane gjera te krijuara bidatcinjte e shpallen kete fjale te dyshimte
qe recitimi im eshte i krijuar. Kjo thenie qe con ne thenies se vete Kurani
eshte i krijuar.Prandaj dijetaret si Imam Ahmedi paralajmeruan nga kjo . Shiko
gjithashtu librin e Imam Bukharit Khalk Ef’alil Ibad pika 217, 540.
El Axhuri(v 360 H) tha ne
Esh-Sheriah:”Allahu paste meshire mbi ne e ju.Ta dish se thenia e Muslimaneve
te cilet nuk I kane zemrat te devijuara dhe te cilet jane te udhezuar nga te
hershim e te tanishmit eshte se Kuani eshte Fjala e Allahut dhe nuk eshte i
krijuar.Nuk eshte i krijuar meqenese Kurani eshte nga Dituria e Allahut e
Dituria e Allahut nuk eshte e krijuar i paster e i lartesuar eshte Allahu nga e
gjithe kjo.Kjo ka prova ne Kuran e ne Sunnet ne fjalet e sahbeve dhe te
dijetareve dhe askush nuk e mohon kete vetem se ndonje xhemi i poshter. Dhe
xhehmiun ne konsensusin e dijetareve eshte kafir.
Nje Xhehmi eshte ai qe i mohon cilesite
e Allahut duke ndjekur rrugen el Xhehm ibn Safuan dhe mesuesit te tij Xhad ibn Dirham te dy u
ekzekutuan(nga udheheqesi i muslimanve dmth shteti ne ate kohe sh.p) per shkak
te mendimeve te tyre heretike.Besimi i sakte rreth Cilesive te Allahut eshte ai
i Ehli Sunneh uel Xhema’ah. Prandaj ne i besojme Cilesite e Allahut pa i mohuar
kuptimin ose duke ia ndryshuar kuptimin dhe duke mos i shpjeguar se si jane dhe
duke mos i krahasuar me te krijesave. Shiko Akidatul Uasitijah te Ibn
Tejmijjes.)
Kaderi
Dhe se e mira dhe e keqja eshte prej
Kaderit te Allahut ne baze te Thenies se Tij:“Thuaj:“Kekrok mbrojtje tek Zoti i
agimit. Nga e keqja qe Ai ka krijuar...Felek 113: 1-2
“Allahu jua ka krijuar juve dhe cfare
beni ju.“Saffat 37:96
Dhe ne baze te Thenies se Tij:”Me te
vertete I kemi krijuar cdo gje me Kader.”Kamer 54:49
Dhe se asnje nga ata(dijetaret e
lartpermendur) nuk e deklaronin ndonje pjesetar te kibles si kafir per shkak te
ndonje mekati ne baze te Thenies se Tij:“Me te vertete Allahu nuk fal qe ti
shoqerohet Atij dikush ne adhurim e pervec kesaj ia fal atij qe
deshiron.“En-Nisaa 4:48
(Rreth hadithit te te Derguarit te
Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem te
duase ne fillim te namazit qe ai e pastonte Allahun nga cdo e keqe duke
thene:“Une jam i kenaqur qe te sherbej Ty, cdo e mire eshte ne Doren Tende, dhe
e keqja nuk te pershkruhet Ty...“ e transmeton Muslimi, Ebu Daudi, Ahmedi e te
tjere.
Ibn Kajjim(v 751 H) shpjegon:“Keshtu i
madheruer e i lartesuar eshte Allahu qe e keqja ti pershkruhet Atij.E keqja
behet e keqe kur nuk i pershkruhet dhe nuk karakterizohet tek Ai, sepse nese do
ti pershkruhej Atij atehere nuk do te ishte e keqe, i paster qofte Ai nda cdo e
mete.Sidoqofte e keqaj ekziston ne disa nga krijesat e tij dhe jo ne veprat e
Tija te krijimit e as ne Veprat e Tij. Vepra e Tij e krijimit, Veprat e Tij,
Paracaktimi i Tij te gjitha keto jane te
mira, e per kete arsye i paster qofte Ai nda cdo e mete, Ai eshte i paster nga
cdo padrejtesi, realiteti i se ciles eshte vendosja e dickaje jo ne vendin e
vet. Keshtu Ai nuk e vendos asgje vecse aty ku e meriton te vendoset. Dhe kjo
eshte e gjitha e mire. E keqja eshte vendosja e dickaje jo ne vendin e vet,
sepse kur vendoset ne vendin e vete atehere nuk eshte me e keqe.Nga kjo behet e
qarte qe e keqja nuk i pershkruhet Atij dhe per kete jane deshmitare Emrat e
Tij te Persosur.
Ai(Ibn Kajjimi) gjithashtu thote:“Sepse
Emrat e Tij te Persosur e ndalojne pershkrimin e te keqes Atij edhe pse Ai
eshte Krijuesi i cdo gjeje, i paster qofte Ai nda cdo e mete.Keshtu Ai eshte
Krijuesi i roberve te Tij, levizjeve te tyre, veprave dhe thenieve te tyre, dhe
kur robi ben nje veper te keqe Allahu eshte ai qe e beri te mundur ta kryeje
ate. Kjo nga ana e Tij eshte drejtesi, urtesi dhe barazpeshe.Mundesia e Tij ne
te berit te vepres se robit nga Ana e Tij eshte e mire por ama vepra qe eshte
bere ne vetvete eshte e keqe dhe e kundrshtueshme(nga ana e sheriatit duke bere
dallim ne mes te kaderit te pergjithshem te Allahut dhe kaderit sheriatik shiko
gjithashtu librin Ubudijjah te Ibn Tejmijjes qe gjendet ne files te albselefet@yahoogroups.com sh.p)
Dhe gjendet ne kete, i paster qofte Ai nda cdo e mete, qe Ai ia ka bere te
mundur ta kryeje kete veper vendosja e dickaje ne vendin e vet ne baze te
Urtesise se Tij dhe ne ate qe cfare Ai deshiron. Keshtu berja e Tij qe ta
mundesoje robin ta beje kete veper eshte e mire ka ndonje perfitim ne kete,
edhe pse kjo veper per vete robin eshte veper e keqe, eshte nje gabim e
mangesi.“Shifaul Alil 364-366
Profeti salAllahu alejhi ue
sel-lem tha:”Kush I thote vellait te tij
o kafir, atehere I kthehet njerit prej tyre.”Bukhari 10/514, Muslimi 2/49 e ai
tha:“Kush e akuzon vellain e tij me kufer eshte sikur ta kete vrare ate.“
Bukhari 10/514. Esh Sheukani(v 1251H) tha:“Te gjykosh se nje musliman e ka lene
Islamin dhe ka bere kufer eshte dicka qe nuk i takon nje muslimani qe beson
Allahun dhe Diten e gjykimit vetem se me nje prove qe eshte me e qarte se
dielli ne mesdite sepse eshte trasnmetuar nga nje grup i sahabeve se kush i
thote velait te tij o kafir i kthehet njerit prej tyre. E ne nje transmetim
tjeter kush i thote vellait te tij o kafir ose o armik i Allahut atehere i
kthehet njerit prej tyre,“ e trasnmetojne Bukhari 10/514, Muslimi 2/49 e te
tjere.
Shpjeguesi i Akides te Tahauit ibnEl
Izz(v 792 H) faqe 378 tha:“Ne nuk themi
per asnje nga banoret e kibbles se ai eshte banor I xhennetit ose xhehennemit
pervecse per ate per te cilet na ka treguar i besueshmi salAllahu alejhi ue
sel-lem qe ai eshte nga banoret e
xhennetit, si psh te dhjeteve qe i eshte dhene pergezimi me xhennet,Allahu
qofte i kenaqur me ta.dhe ke Allahu e fut ne zjarr ne baze te ndonje mekati te
madh qe ka bere dhe doemos hyn ne zjarr atehere ai do te dale nepermjet
ndermjetsimit te atyre qe ndermjetesojne, keshtu qe ne nuk themi asgje per
ndonje person te vecante.Keshtu qe ne nuk deshmojme se do te hyje ne xhennet e
as ne xhehennem vetem me dituri te qarte sepse realiteti ne te cilin vdes
njeriu eshte i fshehur dhe nuk mund te
dihet nga ne. Sidoqofte ne shpresojne per ata qe
bejne mire e kemi frike per ata qe bejne keq.”
Khauarixhet ishin te paret qe e shqane kete bidat te
tekfirit(berjen e muslimanit qafir per shkak te ndonje mekati qe ben)
Sahabet Dhe Nderi I Tyre
Dhe nuk pashe nga ata asnjehere qe me merrnin neper gojen
nderin e askujt prej sahabeve te Muhammedit salaAllahu alejhi ue sel-lem.
Aishah radiALlahu anha tha:”Ata jane urdheruar qe te
kerkojne falje per ta ne baze te Thenies se Tij:
“A ata qe vijne pas tyre thone:”O Allah na fal neve dhe
vellezerit tane te cilet na kane parakaluar ne besim, dhe mos lejo qe te hyje
ne zemren tone asnje urrejtje per ata qe kane besuar. O Zoti yne, Ti Je
Fisniku, I Meshirshmi. El Hashr 69:10
(Kjo eshte thashetheme marrja neper goje perulja apo te
futesh dyshim e inate per ta apo ti akuzosh ata per ndonje ceshtje.
Profeti salaAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Kush I
shan shoket e mij mbi ta eshte mallkimi I Allahut, I enjejve dhe I
njerezve.”Transmetohet nga ibn Abbasid he ibn Umeri e mbledhur nga Taberani. Ky hadith eshte hasen ashtu sic e ka
deklaruar Sheikh El Albani ne Sahihah 2340.
El Lalikai transmeton ne Es-Sunnah 2359
se Imam Ahmedi tha:“Nese degkon dike qe flet keq per sahabet e te Derguarit te
ALlahut salaAllahu alejhi ue sel-lem, atehere dyshoje Islamin e tij.“
Imam El Barbahari tha ne
Sherhus-Sunnah:“Nese digjon dike qe I kritikon shoket e te Derguarit te ALlahut
salaAllahu alejhi ue sel-lem atehere ta dish se ai eshte nje person i prishur
qe ndejk deshirat e epshet e tija, meqenese i Derguari i ALlahut salaAllahu
alejhi ue sel-lem ka thene:“Kur te permenden shoket e mi atehere heshtni.“ E ka
mbledhur Taberani nga ibn Mes’udi dhe eshte sahih shiko Sahiahn e Sheikh
Albanit nr 34.
Imam El Barbahari gjithashtu tha:“Mos
diskuto per gabimet e tyre e as per luftrat e tyre, e as per ate qe nuk ke
dijeni. E mos degjo biseda te tilla(qe flasin rreth cfare ka ndodhur rreth
sahabeve apo gabimeve te tyre sh.p) sepse nese e ben nje gje te tille zemra
jote nuk do te jete e sigurte e as e udhezuar.“
Bidatet
Dhe se ata i ndalonin risite:gjera te
cilat nuk I kishin praktikuar I Derguari I Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem
dhe shoket e tij radiALlahu anhum ne baze te Thenies se Tij:”Dhe kapuni te
gjithe fort tek litari I Allahut dhe mos u percani.”Ali Imran 3:103 Dhe ne baze
te Thenies se Tij ne Suren Nur :”E Nese I bindeni atij, atehere do te jeni te
udhezuar.”
(I Derguari I Allahut salAllahu alejhi
ue sel-lem tha:”Cdo bidat eshte humbje e largim nga rruga e drejte.”Transmeton
Ebu Daudi 4607 dhe eshte sahih.
I Derguari I Allahut salAllahu alejhi
ue sel-lem gjithashtu paralajmeroi prej njerezve te bidatit qe ti besh ata
shoke, te shoqerohesh apo te marresh dije prej tyre. I Derguari I Allahur
salAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Kush ben bidate apo e strehon nje bidatci
atehere mbi te eshte mallkimi I Allahut, enjejve te Tij dhe te gjithe
njerezimit.Transmeton Bukhari 12/41 dhe Muslimi 9/140 (Ky hadith ne formen e
gjate ka ardhur rreth qytetit te Medines qe kush ben bidat ne te e strehon nje
bidatci ne te e merr kete mallkim por ama ka hadith tjeter qe permendet edhe pa
Medinen prej Aliut radiAllahu anhu ne Sunen Ebu Daud dhe Tirmidhij, gjithashtu
nje kuptim tjeter I hadithit eshte qe kush ben krime e kush strehon nje
kriminel e Allahu alem sh.p)
Dhe ne hapat e te Derguari te Allahut
salAllahu alejhi ue sel-lem, i gjejme sahahbet dhe tabi’inet qe paralajmeruan
kundra bidateve dhe efekteve te keqia te tyre ne Ummet, ne popull dhe ne
bashkim.
Ibn Abbasi (v68H) tha:”Me te vertete
gjerat te te urryera tek Allahu jane bidatet.“Bejheki ne Sunen el Kubra 4/316
Ibn Umeri (v 84H) tha:“Cdo bidat eshte i keq edhe nese
njerezit e shohin si dicka te mire.“Ebu Shamah nr 39
Sufjan eth_theuri (v 161h) tha:“Bidati
eshte me i dashur tek Iblisi sesa gjynahet sepse prej gjynaheve njeriu pendohet
e prej bidateve jo.(per arsye se e shikon bidatit si dicka te mire e kjo e ben
qe te mos te pendohet).“Lalikai nr 238
El Fudelj ibn Ijjad (v187H) tha:”Kam
takuar njerezit me te mire, te gjitha ate prej njerezve te Sunnetit dhe te
gjitha ata e ndalonin shoqerimin me bidatcinjte.“Lalikai 267
El Hasan el Basri(v 110H) tha:“Mos u ul me njerezit e
bidatit, as mos debato me ta e as mos degjo prej tyre.”Darimi ne Sunen 1/121
Ibrahim Ibn Mejserah (v 132H) tha:”Kush e
nderon nje bidatci ka ndihmuar ne shkaterrimin e Islamit.”Lalikai 1/139
Sufjan eth_theuri (v 161h) tha:“Kush e
degjon nje bidatci e ka lene mbrojtjen e ALlahut dhe eshte lene nen mbrojtjen e
bidatciut.”Ebu Nuajm 7/26 dhe Ibn Battah 444
Imam Malik(v 179H) tha:”Sa te keqinj jane njerezit e bidatit
dhe nuk I japim atyre selam.”Bagaui ne Sherhus-Sunnah 1/234
Imam Esh-Shafiu (v 204H) tha:”Qe nje njeri ta takoje Allahun
me cdo lloj gjynahu pervec Shirkut eshte me mire per te sesa ta takoje Ate me
ndonje nga besimet risimtare.”Bejheki I’tikad 158
El Fudelj ibn Ijjad (v187H) tha:”Kush ulet me njdonje
bidatci atehere kij kujdes prej tij, e kush ulet me ndonje bidatci ta dije se
nuk I eshte dhene urtesi.Do te doja qe te kishte nje dere hekuri ne mes meje e
njerezve te bidatit.Te haj me ndonje jehud apo nesara eshte me e dashur per mua
sesa te haj me ndonje bidatci.”Lalikai 1149
El Lejth ibn Sa’d(v175H) tha:”Sikur te shikoje ndonje
bidatci te ecte mbi uje nuk do te pranoja asgje prej tij.Imam Shafi’i
tha:”Lejthi I ka rene shkurt, une sikur ta shihja duke ecur ajer nuk do te
pranoje asgje prej tij.” Sujuti El Emr bin Ittibaa uen-nehji anil Ibtida
Te Ndjekesh te Derguarin
E ata I urdheronin njerezit qe te
ndiqnin rrugen e te Derguari te Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem dhe te
sahabeve te tij ne baze te thenies se Al;lahut:“E me te vertete kjo eshte rruga
Ime e drejte, keshtu ndiqe ate, e mos ndiq asnje rruge tjeter se kjo do te beje
qe te largohesh nga rruga e Tij.Keshtu ju ka urdheruar qe te beheni te
devotshem.“ El En’am 6:153
(Ketu bazohet burimi i shpetimit te cdo
muslimani: te kapet fort pas Sunnetit ne rrugen e Sahabeve ne cdo
ceshtje.Provat qe e mbeshtesin kete jane te shumta e ndermjet tyre jane:
Nga Ebu Naxhih El Irbad ibn Sarijjah qe
tha:“ I Derguari I Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem na mbajti nje fjalim qe
na u dridhen zemrat e syte u perloten.Ne i thame:“O I Derguari I Allahut
salAllahu alejhi ue sel-lem! Sikur te ishte ky nje fjalim lamtumire. Na
keshillo! Ai tha:“Ju keshilloj qe te keni frike Allahun dhe ti bindeni
udheheqesave tuaj edhe sikur nje rob te behet udheheqesi juaj,Me te vertete
kush prej jush jeton gjate do te shohe kundershtime te shumta, por ama ai duhet
te kapet pas Sunnetin tim dhe Sunnetit te Khulefa err-Rrashidineve, kapuni fort
ne te sikur te jeni duke kafshur dicka me dhembe.Kini kujdes nga risite se cdo
risi eshte bidat e cdo bidat eshte lajthitje e cdo lajthitje eshte ne
zjarr.“Transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhij e ky tha eshte eshte sahih.
Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem
tha:”Kush largohet nga Sunneti im nuk eshte I imi.”Bukhari e Muslimi
Ebu Hurejrah tha se I Derguari I
Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem tha:”I gjithe Ummeti im do te hyje ne xhennet
pervec atij qe refuzon(te hyje ne ne)/ I thame:“ E kush refuzon o I Derguari I
Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem?Tha:“Kush me bindet mua hyn ne xhennet e
kush me kundershton ka refuzuar(te hyje ne xhennet).“ Bukhari
Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem
tha:”Me te vertete ky Ummet do te ndahet ne 73 grupe te gjithe ne zjarr pervec
njereit e ai eshte xhemati.”Ibn Ebi Asim ne Kitab Es-Sunneh 1/33 Albani tha qe
eshte sahih
Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem
tha:”Me te vertete ky Ummet do te ndahet ne 73 grupe, 72 grupe ne zjarr pervec
njereit ne xhennet e ai eshte xhemati.”Ebu Daudi 4597
Ebu Umamah transmeton se Profeti
salAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Ummeti im do te ndahet ne 73 grupe, 72 ne
zjarr e nje ne xhennet. I
thame:“Na i pershkruaj ata( qe hyjne ne xhennet)Ai tha:”Es Sauad el Adham-Trupi
I madh.” Transmeton Lalikai ne Itikad dhe Ibn Ebi Asim ne Sunneh
Trupi I madh ne kete hadith nuk I referohet grupit me te
madh te njerezve ne cdo kohe e ne cdo vend.Por eshte e vecante per kohen e
sahabeve dhe te tabiineve.E me tutje njeriu eshte pjese e xhematit kur ai e
ndjek te verteten. Ibn Mesudi(v 32h) ka thene:”Xhemati eshte ai qe eshte ne
perputje me te verteten edhe nese ti je I vetem.”Transmeton Ibn Asakir te
Tarikh ed-Dimeshk me isnaad sahih.
Is’hak ibnRahauiah(v238h) mesuesi I Imam Bukharit tha:”Nese
I pyet nejerzit injorante per Trupin e Madh do te thone qe eshte shumica e
njerezve.Ata nuk e dine se xhemati eshte dijetari qe e ndjek Sunnetit e te Derguari te Allahut salAllahu alejhi ue
sel-lem. Keshtu kush e
ndjek ate(dijetarit) eshte pjese e xhemmatit.”Transmeton Ebu Nuajm ne Hiljeh
Sahabet e tabiinet ishin Trupi i Madh
per arsye se ata ishin me afer kohes se Profetit dhe ata e ndiqnin te verteten.
E njejta gje nuk mund te thuhet per
njerezit qe erdhen pas tyre per shkak te argumenteve qe tregojne ndarjen e
ummetit.
Imam Ez Zuhri(v 125H) tha:“Dijetaret
perpara nesh thonin:“Shpetimi eshte ne kapjen pas Sunnetit.“Darimi 96
Imam Malik(v179H) tha:“Sunneti eshte si
Anija e Nuhit kush hipen ne te shpeton e kush nuk hip mbytet.“ Ibn Tejjjmijeh
ne Mexhumal Fetaua 4/57
El Hafidh es-Sujuti ka permbelshur keto
thenie nga selefet ne librin e tij El Emru bil Ittiba uen_nehji anil Ibtida’a:
Ebul Alijah(v 90H) tha:“Kapu pas
ceshtjeve origjinale perpara sesa ty percanin njerezit.“
Ibn Mes’ud (v 32H) tha:“Moderimi me Sunnet eshte me mire
sesa tejkalimi e shumimi me bidat.”
El Euzai)v158H) tha:”Ki durim ne Sunnet, dhe ndalo ky kane
ndaluar njerezit(sahabet) e flit me fjalet qe kane folur ata, te largoju asaj
qe iu larguan ata, dhe udheto ne rruget e salefus-salih, sepse me te vertete
cfare ishte e mjaftueshme per ata eshte e mjaftueshme edhe per ty.”
Sufjan eth-Theuri(v 161 h) tha:”Nuk ka asnje fjale a veper
qe do te jete e sakte vetem nese perputhet me Sunnetit.”
Sjellja me Udheheqesit
Dhe se ne nuk garojme as qe mundohemi t’ia marrim pushtetin
atyre qe I eshte dhene ne baze te thenies se te derguarit te Allahut salAllahu
alejhi ue sel-lem:”Tre gjera jane prej te cilave zemra e muslimnait asnjehere
nuk shpreh urrejtje ose merzi:”Ti besh veprat sinqerisht per Allah, ti bindesh udheheqesve
dhe te kapesh pas xhematit se me te vertete duaja e tyre I perfshin ata qe jane
pas tyre.”11
Dhe kjo qartesohet nga Thenia e
Allahut:
O ju qe keni besuar bindjuni Allahut
dhe te Derguarit dhe ata qe jane ne pushtet mbi ju.“En-Nisaa 4:59
Dhe se shpata nuk duhet te ngrihet
kundra askujt ne ummetin e Muhammedit salAllahu alejhi ue sel-lem
(11-Ky hadith eshte transmetuar nga nje
grup sahabeshshiko Sunen et_tirmidhij 2657, EL Musned 4/80,82 183 Xhami’ul Usul
1/265 dhe Mexhmauz-Zauaid 1/137-139
12-Imam Barbahari tha:“Kush rebelohet
kundra udheheqesve ehste prejk khauarixheve, i ka percare muslimanet, i ka
kundershtuar transmetimet dhe vdes me vdekje injorance. Sherhus-Sunnah faqe 42
Khauarixhet jane nje grup qe u shfaqen
per here te pare ne kohen e Aliur radiAllahu anhu. Ata u ndane nga ushtria e
tij dhe e nxorren bidatin e tekfirit.Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem ka
paralajmeruar per ta ne shume hadithe te verteta. Khauarixhet jane qente e
xhehenemit“ E transmeton Ahmdei dhe eshte sahih.
Ai na lajmeroi se ata do te shfaqen
deri ne diten e kijametit duke thene:”Nje grup do te shfaqet e lexojne Kuranin
po nuk ia kaluan fytin, cdo here qe nje grup i tyre shfaqet do te prishet
derisa shfaqet ne mes te tyre Dexh-xhali.“Transmeton Ibn Maxheh dhe eshte hasen.
Barbahari gjithashtu thote:“Nuk eshte e
lejueshme qe te rebelohesh kundra udheheqesit edhe nese ai eshte mizor e
zullumqar.Kjo per shak te thenies:“Degjoheni edhe nese eshte nje rob nga
abisinija.“ Dhe thenies se tij:“Beni durim derisa te me takoni tek Haudi.“Nuk
lejohet te luftosh kundra udheheqesve ne sunnet. Shkakton shkaterrim ne ceshtje
te fese dhe te dun’jase.“ Sherhus-Sunnah faqe 43
Ebu Bekr el Axhuri
thote ne Sheri’ah faqe 28:“Nuk eshte e lejueshme per dike qe kur te shohi
rebelimin e nje kharixhiu kundra Imamit qofte ai i drejte apo zullumqar-keshtu
ku njeri eshte revoltuar dhe e ka mbledhur nje grup rreth vetes e ka nxjerre
shpaten dhe e ka bere hallall vrasjen e muslimaneve- nuk eshte e lejueshme qe
ai qe e sheh kete te mashtrohet me leximin e tij te Kuranit, me gjatesine e
namzait te tij,,e as me agjerimin e tij te shpeshte e as me dijen e fjalet e
tij kur i eshte bere e qarte atij se ky eshte ne medhhebin e khauarixheve.
Dhe ibn Kajjimi
tha ne Miftah Dar es-Sa’adah 1/119:“ Dhe persa i perket Imam Malikut ibn El
Kasim tha:“ E kam degjuar Imam Malikun duke thene:“Jane nje grup njerezish qe
deshirojne ibadetin po e lejne pas dore dijen e ekshtu ata rebelohen kundra
Ummetit te Muhammedit me shpatat e tyre.Nese do te kishin ndjekur diturine
atehere kjo do ti kishte ndaluar ata nga ai(rebelimi).“
Dhe Bin Bazi eshte
pyetur:“A eshte prej menhexhit te selefeve qe te kritikojne udheheqesit nga
minberet? Dhe kush eshte menhexhi i tyre ne
lidhje me pushtetaret?
Ai u pergjigj:”Nuk eshte nga menhexhi I
selefeve qe te permendin gabimet e pushtetareve dhe perhapja e tyre nga
minberet sepse kjo con ne ngatarresa dhe crregullime dhe shkakton mosbindjen e
udheheqesje ne ate qe eshte e mire.Gjithashtu shkakton preokupik te kote te
njerezit duke u marre me fjale qe nuk sjellin dobi.Rruga e selefeve eshte qe ti
japin keshillim udheheqesve per ceshtjet qe jane ne mes tyre e udheheqseve ose
duke I shkruar atyre, ose duke I arritur ata nepermjet dijetareve qe jane te
lidhur me ta derisa udheheqesi te drejtohet ne ate qe eshte e mire. Te largosh te keqen behet pa e
permendur beresin e kesaj te keqeje. Keshtu imoraliteti, pirja e alkolit,
kamata duhet te largohen pa i permendur se kush i ka bere keto(gjynahe).Te
largosh te keqen dhe te paralajmerosh njerezit nga kjo e keqe mund te behet pa
permendur beresin qofte ai udheheqesi apo dikush tjeter.
Dhe kur fitnah
ndodhi gjate kohes se Uthmanit dikush i tha Usameh ibn Zejdit“a nuk do ti
flasesh Uthmanit?“Ai i tha:“A mendon ti se une do te flas me te e duhet te te
tregoj ty se kam folur me te?!Me te vertete une flas me te per ceshtje qe jane
ne mes meje e atij pa I permendur keto ceshtje per asrye se kam frike se
perhapet dicka(ndonje fitne)
Dhe kur ata
(khauarixhet) e hapen deren e kesaj fitneje me Uthmanin, duke e kundershtuar
ate haptazi, vrasjet dhe fesadi nuk eshte ndalur deri ne kete dite.Dhe kjo
shkaktoi te behet fitne edhe ne mes te Aliut dhe Muauijes dhe ishte arsyeja e
vrasjes se Uthmanit.
E me teper shume
sahabe u vrane si shkak i ketij rebelimi dhe shfaqja e gabimeve te udheheqesve
derisa njerezit filluan ti urrejne ata dhe ti vrasin(udheheqesit).Kerkojme
sukses nga Allahu.“Marre nga El Ma’lum minel Uaxhib il Ilaakah bejnel Hakim uel
Mahkum faqe 22-23.
Profeti salAllahu
alejhi ue sel-lem tha:“Kush do qe ta keshilloje udheheqesin le te mos ta beje
kete haptazi por ta beje ne vetmi duke e kapur prej dore.Nese e pranon
keshillen ia ka arritur qellimit e nese jo atehere e ka kryer detyren.“Ahmedi
3/403 dhe Ibn Ebi Asim 2/251 e senedi eshte sahih
El Fudejl tha:”Sikur
ta kisha nje dua qe pergjigjej do ta kisha bere per udheheqesin sepse kur
udheheqesit jane te drejte atehere qytete dhe njerezit jane te sigurte.
Ibn El Mubarek i
tha:“O mesues i miresise kush e kupton kete pervec teje?!”
Fundi I Akides se
Imam Bukharit
Nje biografi e
shkurter e Imam Lalikait
Ai eshte Beul
Kasim Hibatullah Ibn Hasan ibnel Mensur er-Rrazij, Et-Taberi, El-Lalikai.Autori
i enciklopedise se selefeve e quajtur Sherrh Uslul I’tikad Ehlis-Sunneh uel
Xhemah.Ai jetoi ne nje kohe qe kishte shume konfuzion, probleme politike dhe
percarje. Ne nje kohe kur bidatet ishin te perhapur dhe te propaganduara nga
mbartesit e tyre nga khauarixhet, mu’tezilite, kadirijte, murxhite dhe rafidat.
Rreth asaj kohe
dijetaret e Sunnetit qendruan ne kembe dhe shkruan libra ne mbrojtje te akides
se sahabeve, tabi’ineve qe te paralajmeronin kundra bidateve.Sidoqofte libri i
Lalikait eshte nje liber qe i permbledh te gjitha keto dhe lexuesi mund te
kenaqet me dijen e shumte dhe udhezimin qe gjendet ne te. Ai transmeton nga me shume se 180 njerez dhe tregon
dijetaret prej te cileve ka mesuar.
Nga studentet e tij eshte El Khatib el
Bagdadi qe tha:”Ne shkruajtem nga ai dhe ai kishte mesuar dhe kuptuar mire.”Et-Tarikh
14/70
Ibn Kethiri thote:”Ai kuptonte shume
dhe mbante mend permendesh dhe ishte shume I kujdesur dhe I interesuar per
hadithin.” El Bidajah 12/24
Nje nga nxnesit e tij e pa Ebul Kasim
el-Lalikain ne enderr pas vdekjes se tij. El Bagdadi e trasmeton kete dhe te
tjere pas tij:“Ali ibn Hasan ibn Xhada El Ekberi tha:“E pashe Ebul Kasim
Et-Taberin ne enderr dhe e pyeta:“Cfare ka bere Allahu me ty?“Ai me tha:“Me ka
falur mua.“E pyeta::“er cfare aryeje?“Me tha me nje ze te ulet e te
perulur:“Sunneti.“Ai vdiq ne 418 H ne mesmoshe para se tu bente i famshem me
dijen e tij dhe veprat e tij, Allahu e meshirofte.
Shikoi Hyrjen e Sherrh Uslul I’tikad
nga Ahmed Sa’d Hamdan 1/65-101 per me shume.
Perktheu nga arabishtja ne anglisht
Amxhad ibn Muhammed Rafik
Botuar nga Salafipublications
Perktheu nga anglishtja ne shqip Ebu
Enisah Ilir Delija
28 Rexheb 1430 H 19 Korrik 2009
No comments:
Post a Comment