Tuesday, 21 April 2015

. MOSBESIMI, SHIRKU, MOHIMI DHE HIPOKRIZIA

1. MOSBESIMI, SHIRKU, MOHIMI DHE HIPOKRIZIA
Dije, o musliman, o rob i All-llahut, çdonjeri qe vdes ne mosbesim, ne mohim apo duke bere shirk, te gjitha veprat e tij te mira, siç jane sadakaja, ruajtja e lidhjeve familjare me te afermit, fqinjesia e mire dhe te tjerat nuk do t’u pranohen.
Nje prej kushteve qe vepra e mire te pranohet eshte se per kend jane bere keto vepra, e keto vepra dhe jobesimtari nuk i ploteson keto kushte, prandaj veprat e tij jane te papranuara.
________________________________________
6. El-A’rafe 99.
________________________________________

Me i Larti thote:
“... E kush zmbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, ata i kane zhdukur veprat e veta ne kete jete dhe ne jeten tjeter. Te tillet jane banore te zjarrit dhe ne te do te qendrojne pergjithmone”7
Ai, me i Madherishmi, gjithashtu thote:
“Nuk eshte e drejte e idhujtareve te kujdesen per xhamite e All-llahut, duke qene se vete deshmojne per veten e tyre se jane mohues. Te tilleve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata jane pergjithmone ne zjarr”8
Ai, me i Bekuari thote:
“Ata te cilet i mohuan argumentet Tona dhe takimin ne diten e botes se ardhshme, ata asgjesuan veprat e tyre. A shperblehen ata pos sipas asaj si kane vepruar”9
Me i Larti, me Perfekti gjithashtu thote:
________________________________________
7. El Bekare 217.
8. Et Tewbe 17.
9 El A’rafe 147.
________________________________________
“... E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjesuar vepren e vet dhe ai ne boten tjeter eshte prej te shkaterruarve”10
Ai, me i Madherishmi, gjithashtu thote:
“Ata qe nuk besuan dhe penguan te tjeret nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqen duke qene jobesimtare, All-llahu kurrsesi nuk do t’ua fale atyre”11
Ky adresim i shenjte eshte thene duke na treguar realitetin e ligjit te All-llahut. Po i adresohet te Derguarit, alejhi selam, per ta mesuar njerezimin.
I Derguari, alejhi selam, pavaresisht nga pozita e tij fisnike, ne qofte se do te bente shirk, All-llahu do t’ia zhvleresonte veprat. Po çfare te themi per ju, o njerez?! Mirepo ai, alejhi selam, nuk beri shirk. Per te ishte e pamundur te mohonte ngase keshtu All-llahu kishte urdheruar. Ai ishte i lire nga shejtani, ngase All-llahu e mbrojti ate.
Ai, me i Madherishmi thote:
“Pasha All-llahun, ty te eshte shpallur, e edhe atyre para teje: ‘Nese i ben shok (All-llahut), veprat tua jane te asgjesuara dhe ti do te jesh prej te humburve”12
All-llahu, me i Larti, duke i permendur te gjithe profetet tha:
________________________________________
10. El- Maideh 5.
11. Muhhammed 34.
12. Ez-Zumer 65.
________________________________________
“... E sikur t’i pershkruajne shok Zotit (edhe ndonje nga keta), kishte per t’iu shkuar huq ajo qe kane vepruar”13
Jane edhe shume ajete rreth kesaj teme.
Profeti, alejhi selam, ka thene:
“Kur All-llahu t’i tuboje te paret dhe te fundit ne Diten ne te cilen nuk ka dyshim, nje thirres do te therrase: Çdonjeri qe ka bere shirk ne cilendo veper te tij, duke thene se po e ben per All-llah, All-llahu do ta lej ate qe ta gjeje shperblimin nga ai qe ia kishte bere shok All-llahut. Ne te vertete All-llahu eshte i fundit qe do te kishte nevoje per shirk”14
Eshte e rendesishme t’i dime pikat vijuese lidhur me kete çeshtje:
Ata qe vdesin si jobesimtare dhe gjate jetes se tyre paten bere vepra te mira, All-llahu nuk do t’ua humbe keto vepra, por Ai do t’i shperbleje per to ne kete bote.
Ai, me i Larti, thote:
________________________________________
13. Al-An’Ame 88.
14. Transmetohet nga et Tirmidhi (3154, Ibn Maxheh (4203) Ahmedi (4/215), Ibn Hibbani (7301) dhe te tjeret me zinxhir nga Muhhamed bin Bakr el Bursaani, prej Abd ul-Hmid bin Jafer nga babai i tij, nga Ibn Mina, nga Ebu Sad bin Abi Fudalah el-Ensari deri te Profeti saws. Et-Tirmidhi thote se hadithi eshte hasan garib.
________________________________________
“Kush ka per qellim jeten e kesaj bote dhe te mirat e saj, Ne do t’u plotesojme atyre shperblimin e veprave te tyre ne te, dhe atyre nuk do t’u mungoje gje. Te ketillet ne boten tjeter u perket vetem Xhehennemi. Ajo qe punuan dhe vepruan ata ka deshtuar dhe eshte asgjesuar”15
Profeti, alejhi selam, ka thene:
“All-llahu nuk do t’ia humbe besimtarit veprat e mira, por atij do ti jepet furnizim per keto vepra ne kete jete dhe do te shperblehet per to ne boten tjeter. Ndersa jobesimtari do te shperblehet per veprat e mira ne kete bote, derisa te vije ne Diten e Gjykimit dhe nuk do t’i mbetet ndonje veper e mire qe kerkon shperblim.”16
Sa i perket jobesimtarit qe behet Musliman dhe vdes ne besim, All-llahu do t’ia fale veprat e keqija dhe do ta shperbleje per veprat e mira qe beri ne ditet e tij te injorances.
Lidhur me kete çeshtje kemi hadithe te qarta nga i Derguari i besuar, alejhi selam.
Eshte transmetuar nga Ebu Said Al-Kudri, radijallahu anhu, i cili ka thene: Profeti, alejhi selam, ka thene: “Nese robi behet Musliman dhe Islami i tij eshte i mire, All-llahu do t’ia pranoje çdo veper te mire qe beri me pare dhe do t’ia fshije çdo veper te keqe qe e kishte bere me pare (para se te behej Musliman). Pastaj pas kesaj çdo veper e tij e mire do te shumohet dhjete deri ne shtateqind here, ndersa veprat e keqija do t’i numerohen aq sa kane qene, perpos nese All-llahu ia fale.”17
________________________________________
15. Hud 15-16.
16. Transmetohet nga Muslimi (17/149-150), Ahmeti (3/123,283) dhe te tjeret, nga hadithi i Enesit.
17. Transmetohet nga el Bukhariu (1/98) me nje shkeputje, nga an-Nisai (8/105-106) me sened te pashkeputur te vertete.
________________________________________
Eshte transmetuar nga Hakim bin Hizam, i cili i ka thene te Derguarit, alejhi selam: "O i Derguar i All-llahut, çfare ndodh me gjerat qe kam bere gjate injorances, siç jane te dhenit sadaka, lirimi i roberve, apo mbajtja e relacioneve te mira me njerez. A do te kem ndonje shperblim per kete?" I Derguari, alejhi selam, ia ktheu: “Ti u bere Musliman nga ajo e mire qe ke bere ne te kaluaren.”18
Eshte transmetuar nga Aisheja, radijallahu anha, e cila ka thene: "O i Derguar i All-llahut, Ibn Jandani ne ditet e injorances mbante lidhje te mira me farefisin e tij dhe i ushqente te varfrit. A nuk do t’i ndihmoje kjo atij?" Ai (Profeti, alejhi selam) ia ktheu “Jo, o Aisha, ngase ai asnjehere nuk tha: O All-llah, me fal mua dhe mekatet e mija ne Diten e Gjykimit.”19
Abdullah bin Jad’aan ishte njeri qe i ushqente mysafiret e tij me bujari dhe kishte nje vend te ngritur, te posaçem per ta, qe ngjitej ne te me shkalle neper te cilen bartte enet qe t’u servirte ushqimin, por, prapeseprape, kjo nuk do t’i ndihmoje atij ne boten tjeter, ngase ai vdiq si jobesimtar, duke mos besuar ne Diten e Ringjalljes dhe te Tubimit.
Ky eshte realiteti, siç shihet ne shume deshmi te ligjit te vertete. Kur nje mosbesimtar ta pranoje Islamin, ai perfiton prej veprave te tij te mira te cilat i beri ne kohen e tij te injorances, ne kundershtim me ate qe vdes ne mohim dhe veprat e tij nuk do t’i ndihmojne fare, por ne fakt do te zhvleresohen nga mosbesimi i tij. Sidoqofte, ai do te shperblehet per verat e mira ne kete jete, por veprat e tij te mira nuk do t’i ndihmojne ne boten tjeter, e as qe denimi do t’i lehtesohet nga shkaku i veprave te tij te mira, e as qe do ta shpetojne ate.
Keshtu qe kur te arrish t’i dish keto fakte, o Musliman, ke per ta pare gabimin e atyre Muslimaneve qe me padituri thone se çifutet dhe te krishteret jane me te mire se muslimanet ne vepra. Gjithashtu, disa muslimane po ashtu thone, bile edhe betohen ne te Meshirshmin duke thene: Per All-llahun, zbuluesi i penicilines apo shpikesi i telefonit etj, nuk do te hyje ne zjarr, nga shkaku se u bene shume te mira njerezimit dhe denimi i tyre do te jete i lehtesuar...
________________________________________
18. Transmetohet nga el Bukhari (3/301), Muslim (2/140,141,142), Ahmedi (3/402) dhe te tjeret.
19. Transmetohet nga Muslim (3186), Ahmedi (6/938) dhe te tjeret.
________________________________________
Une them: E gjithe kjo nuk varet nga deshirat e juaja, siç All-llahu thote:
“E kush kerkon fe tjeter perveç fese Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai ne boten tjeter eshte nga te deshperuarit”20
As veprat e urdheruara e as ato vullnetare nuk do te pranohen prej jobesimtareve, ngase ata marrin kenaqesine ne jeten e kesaj bote.
All-llahu me i Larti thote:
“E ne diten kur ata qe nuk besuan paraqiten prane zjarrit (u thone): Ju i shfrytezuat te mirat ne jeten e dynjase dhe i perjetuat ato, sot, per shkak se keni bere mendjemadhesi ne toke pa te drejte dhe per shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do te shperbleheni me denimin nençmues.”21
________________________________________
20. Ali Imran 85.
21. el Ahkaf 20.
________________________________________

No comments:

Post a Comment