Tuesday, 21 April 2015

Te ruash gjuhen kapitulli I dyte

NDALIMI I PERGOJIMIT DHE THASHETHEMEVE

Dije se keto dy gjera jane nga me te uletat dhe te qortueshmet nga te gjitha gjerat, megjithkete me te perhapurat midis njerezimit, ne ate menyre saqe asnjeri nuk eshte i lire pej tyre (pergojimit dhe thashethemeve) perveç disa njerezve.
Sa per pergojimin (ghibah) atehere ajo eshte kur te permendesh diçka rreth nje personi (ne mungese te tij) te cilen ai e urren (te permendet) qofte kjo ne lidhje me trupin e tij, karakteristikat fetare te tij, punet e tij te dunjase, vetes se tij, pamjes se tij te fizike, karakterit te tij, pasurise se tij, femise se tij, babait te tij, gruas se tij, sherbetorit te tij, skllavit te tij, kokores se tij, veshjes se tij, menyres se tij te ecjes, buzeqeshjes se tij, mungeses se moralit te tij, vrenjtesise se tij, gazit te tij, ose ndonje gje tjeter e lidhur me kete qe thame me lart. Po ashtu, eshte e njejte nese e permendni keto gjera per te me fjale, nepermjet shkrimeve, ose nese ju veni ne dukje ose tregoni ate duke bere gjeste me syte tuaj, dore, apo koke.
Sa per trupin, atehere kjo eshte kur ju thoni:"ai eshte i verber", "ai çalon", "ai eshte sy-turbullt", "ai eshte tullac", "ai eshte i shkurter", "ai eshte i gjate", "ai eshte i zi", "ai eshte i verdhe". Sa per cilesite e tij fetare, atehere kjo eshte kur ju thoni:"ai eshte mekatar", "ai eshte hajdut", "ai eshte tradhtar", "eshte shtypes", "ai e merr namazin lehesisht", "ai nuk kujdeset per papastertite", "ai nuk sillet mire ndaj prinderve te tij", "ai nuk e paguan zekatin ashtu siç duhet"dhe, "ai nuk eviton shpifjen". Sa per çeshtjet e kesaj bote, atehere kjo eshte kur ju thoni:"ai ka sjellje te keqija", "ai eshte i shkujdesur ndaj njerezve", "ai nuk mendon se ndonjeri ka te drejte mbi te", "ai flet shume", "ai han dhe flen shume", "ai flen ne kohe jo te duhura", "ai ulet ne vendet qe nuk i perket te ulet".
Sa per çeshtjet lidhur me prinderit e ndonjerit, atehere kjo eshte kur ju thoni:"babai i tij esht mekatar", "Indian", "Nabatean", "Negro (zezak)", "qe rri kot", "mbjelles", "shites gjedhesh", "marangoz", "farketar", "thures". Sa per karakterin e tij, atehere kjo eshte kur ju thoni:"ai ka sjellje te keqija", "ai eshte arrogant", "ai eshte grindavec", "ai nxiton dhe ngutet", "ai eshte tiran", "ai eshte i dobet", "ai ka zemer te dobet", "ai eshte i papergjegjshem", "ai eshte i mjere", "ai eshte i shthurur", etj. Sa per veshjen, kjo eshte kur ju thoni:"ai ka menge te gjera", "i ka te shkurtra te kthyerat e rrobes", "sa veshje e papaster", e keshtu me radhe.
Kategorite e ngelura mund t'i nxjerrim bazuar mbi ate qe permendem, duke konsideruar qe burimi i rregullit pas tij eshte:"Zenia ne goje e disa aspekteve rreth tij, te cilat ai urren t'i permenden". Ebu Hamid el-Ghazali citoi renien dakord te dijetareve Islame ne lidhje me pergojimin, e cila eshte:"Permendja e njerezve tjere nga ndonjeri (ne mungese te tyre) me diçka qe ata e urrejne t'u permendet". Hadithi i vertete qe qarteson kete do te jepet me vone.
Sa per thashethemet (namimah) atehere kjo eshte kur ndonjeri bart fjalet e njerezve nga nje grup i individeve tek nje tjeter, me qellim per te shkaktuar rremuje midis atyre te dyve.
Keto jane perkufizimiet e te dyjave. Sa per vendimet e tyre, atehere ato jane te ndaluara bazuar ne pajtimin e njezeshem te dijetareve Islame. Evidenca e qarte ne Kur’an, Sunnet dhe konsensusin e ummetit tregon ndalimin e saj. Allahu thote:
"Dhe mos pergojoni njeri-tjetrin" (el-Huxhurat:12)
Dhe Ai thote:
"Mjere per kedo qe shpif dhe pergojon" (el-Humezeh:1)
Dhe Ai thote:
"Pergojues, qe bart shpifje (nder njerez)". (el-Kalem:11)
Hudhejfe (ra) transmeton se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Ai i cili perhap thashetheme (namam) nuk do te hyje ne Xhennet". (Sahih - Transmetuar nga el-Bukhari (10/472 ne el-Fet'h) dhe Muslimi (105) dhe perpilimi eshte nga ai).
Ibn ‘Abbas (ra) transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) njehere kaloi afer dy varreve dhe tha:"Me te vertete ata (te vdekurit ne ato varre) te dy jane duke vuajtur dhe ata nuk po vuajne per diçka te madhe".
Ne transmetimin e el-Bukhari thuhet:"Mirepo, kjo vertet eshte diçka e madhe. Sa per te parin, ai shkonte rreth e rrotull duke perhapur thashetheme (namimah) dhe sa per tjetrin, ai nuk e mbronte veten nga urina e tij". (Sahih - Transmetuar nga el-Bukhari (1/317 dhe 322, 3/222 - 223 dhe 242) dhe Muslimi (292).
Dijetaret thone se kuptimin i "dhe ata nuk po vuajne per diçka te madhe" eshte:"diçka e madhe" sipas opinionit te tyre ose "diçka e madhe" per ata qe ta lene ate.
Ebu Hurejre (ra) transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) njehere tha (shokeve ti tij):"A e dini ju se çka eshte pergojimi"? Ata thane:"Allahu dhe i Derguari i Tij e dine me mire". Ai tha:"Zenia ne goje e diçkaje rreth vellait tuaj (ne mungese te tij) te cilen ai e urren (ti permendet)". I eshte thene:"Çfare ne qofte se ajo ekziston te vellai im, ajo e cila une them (per te)"? Ai (salallahu alejhi ue selem) tha:"Ne qofte se ju gjeni tek ai ate çka thoni, atehere ju e keni pergojuar ate; ne qofte se ajo çfare thoni nuk gjendet tek ai, atehere ju i keni shpifur atij". (Sahih - Transmetuar nga Muslimi (2589).
Ebu Bekr (ra) transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha ne hutben e tij ne diten e Kurbanit, gjate haxhit lamtumires:"Me te vertete gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj jane te shenjta per ju, mu siç kjo dite e juaja eshte e shenjte, ne kete toke tuajen, ne kete muaj tuajin. A nuk e percolla (porosine tek ju)?" (Sahih - Transmetuar nga el-Bukhari (1/199 tek el-Fet'h).
'A'ishah (ra) transmeton:"I thashe Profetit (salallahu alejhi ue selem): Ti je me i gjate se Safija per kaq e kaq (disa nga transmetuesit thone se kjo nenkupton se ajo ishte e shkurter)". Keshtu qe ai (salallahu alejhi ue selem) tha:"Ti ke thene nje fjale, e cila po te perzihet me ujin e detit, sigurisht do ta njolloste ate". (Sahih - Transmetuar nga Ebu Daud (4875) et-Tirmidhi (2624 tek et-Tuhfah dhe Ahmedi (6/189) nga rruga e Sufjan Ibn 'Ali Ibn el-Akmar. Une them: Zinxhiri i tij i transmetimit eshte i vertete, transmetimet e tij jane te besueshme).
et-Tirmidhi tha se ky hadith ishte hasan sahih. Une them se fjala per njollosjen (mazaxha) do te thote: Qe ajo (thenia e saj) po te perzihej me ujin me nje perzierje te tille, ajo (thenia) do ta ndryshonte shijen dhe eren e tij per shkak te sertesise se kuterbimit dhe poshtersise se saj (fjales). Ky hadith eshte nje nga provat me te medha per pohimin e ndalimit te pergojimit, ne mos me e madhja (prove). Dhe une nuk di asnje tjeter hadith qe arrin kete nivel lidhur me denimin e pergojimit.
"Dhe ai (profeti) nuk flet nga deshira e tij (e vete atij). Kjo eshte vetem Shpallje qe i shpallet". (en-Nexhm:3-4).
I kerkojme Allahut, me Bujarit, per butesine dhe faljen e Tij per te gjitha veprat e neveritshme.
Enes (ra) transmeton se i Derguar i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Kur une u ngrita (ne qiej) hasa ne nje populli qe i kishte thonjte e tunxhit, me te cilet ato gervishnin fytyrat dhe gjoksat e tyre. Keshtu qe une thashe: 'Kush jane keta njerez, o Xhibril'? Ai tha: 'Ata jane te cilet hane mishin e njerezve dhe i çnderojne ata". (Sahih - Transmetuar nga Ahmedi (3/224) Ibn Ebi ed-Dunja tek es-Samat (165-572) nga Ebul-Mughirah. Eshte transmetuar gjithashtu nga Ebu Dawud (4878 - 4879) Thene shkurt, hadithi ne formen meusul eshte i vertete dhe Allahu e di me se miri).
Eshte transmetuar gjithashtu nga Se'id Ibn Zejd (ra) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Me te vertete nje nga format me te keqija te Ribase (interesit) eshte poshterimi i nje Muslimani pa te drejte". (Sahih - Transmetuar nga Ebu Dawud (4876) Ahmed (1/190) dhe el-Hejthem Ibn Kuleib ne el-Musned (2/30) nga rruga e 'Abdullah Ibn Ebi Husein nga Nawfil Ibn Mesahik. Une them: Ky zinxhir i transmetimit eshte i vertete - te gjithe transmetuesit e tij jane te besueshem. Hadithi ka deshmi ndihmese nga hadith tjeter transmetuar nga el-Bera Ibn 'Azib, 'Abdullah Ibn Mesud, dhe 'Abdullah Ibn 'Abbas (ra). Shiko et-Targhib (3/503 - 505).
Ebu Hurejreh (ra) transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thene:"Muslimani eshte vella i Muslimanit tjeter. Ai nuk e tradhton ate, as nuk e genjen, as nuk e braktis. Gjithçka e Muslimanit tek (tjetri) Musliman eshte e shenjte: nderi i tij, pasuria e tij dhe gjaku i tij. Takwa (frika dhe bindja tek Allahu) eshte mu ketu (duke treguar nga gjoksi i tij). Mjafton si e keqe per nje person qe ta shikoje me perçmim shokun e tij Musliman". (Sahih - Transmetuar nga et-Tirmidhi (1992) nga Hisham Ibn Sa'ad nga Zejd Ibn Aslam nga Ebu Salih. et-Tirmidhi e deklaron ate hasen, dhe eshte siç ai thote. Ka nje transmetim tjeter qe njoftohet nga Muslimi (2564) dhe Ahmedi (2/277, 311 dhe 360) nga Ebu Se'id. Autori (ra) ka harruar te permend keto rruge te transmetimit).
et-Tirmidhi tha se eshte hadith hasen. Une them se nuk ka ndonje hadith me te madh ne perparesi dhe me më shume ne pika te perfitimit se sa ky hadith. Dhe me Allahun eshte i gjithe suksesi.

No comments:

Post a Comment