Tuesday, 21 April 2015
20. BOJKOTIMI I VELLAIT MUSLIMAN, PA ARSYE NGA SHERIATI
20. BOJKOTIMI I VELLAIT MUSLIMAN, PA ARSYE NGA SHERIATI
Eshte transmetuar nga Ebu Hurejra radiallahu anhu, se Profeti, alejhi selam, ka thene: “Dyert e Xhennetit hapen te henave dhe te enjteve. Çdo njeri qe nuk i pershkruan All-llahut shok, falet, perpos njeriut i cili eshte prishur/hidheruar me vellain e tij. Keshtu qe thuhet: Prit per keta dy, derisa te pajtohen. Prit per keta dy, derisa te pajtohen. Prit per keta dy, derisa te pajtohen.”64
FJALA E FUNDIT
(All-llahu na dhente çdo gje qe eshte e mire, dhe na e shtofte ate miresi)
O vella musliman, keto qe ke ne duarte e tuaja, jane tiparet e asaj qe i zhvlereson veprat, te cilat do te shkaktojne dem ne fene tende dhe nuk eshte nje gje e fshehur nga ti. Prandaj largohu dhe ki kujdes nga ato, keshtu qe te mund ta udheheqesh zemren te doje ate qe te ndihmon ne jeten dhe zakonet e tua. Per kete, ta duash udhezimin e drejte, ta urresh te keqen dhe te kthehesh (zemren) tek fitra, ne te cilen All-llahu e ka krijuar. Zemra kthehet prapa e etur per iman, per Kur’an dhe per sunnet, te gjeje ate qe e pastron ate, qe e forcon, qe e ndihmon, qe e ben te lumtur, qe i jep kenaqesi e vullnet, dhe ta forcoje dominimin e saj, ngase çdo zemer ka nevoje per permiresim, keshtu qe te begatohet dhe te pastrohet derisa te arrije rregullin me te mire dhe persosjen.
O All-llah, o Ndryshues i zemrave, forcona zemrat tona ne fene Tende dhe mos na le ne veten tone as per nje moment.
Lavderimi i qofte All-llahut, Zotit te boteve. O All-llah, lavderoje Profetin dhe dergoi paqe.
Ne asnje menyre nuk mund te arrihet devotshmeria, veçse nese jep pa ngurrim nga ajo qe e do, dhe çkado qe ti jep, All-llahu e di mire. Shpenzo nga ajo qe ta kemi lene trashegim. Per ata nga ju, qe besoni dhe jepni, juaji eshte shperblimi i madh.
________________________________________
64. Transmetohet nga Muslimi (16/122-123) dhe te tjeret.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment