Une isha Profet kur nuk kishte as Adem as balte
Hadithi qe transmetohet sikur Profeti sal-lAllahu alejhu ue sel-lem ka thene:”Une isha Profet kur Ademi ishte ne mes te te qenurit balte dhe uje.” dhe hadithit:”Une isha Profet kur nuk kishte as Adem as balte.”
Ibn Tejmijjeh tha:”Ky hadith nuk ka asnje baze, as nga ana e transmetimit e as nga ana intelektuale, sepse asnje nga dijetaret e hadithit nuk e permend kete hadith dhe kuptimi i ketij hadithi eshte i pabaze.Sepse Ademi nuk ka qene asnjehere ne nje gjendje ne mes te ujit e baltes, sepse balte ne vetvete eshte e perbere nga uji e dheu, por ne te kunderten ai ka qene ne nje gjendje ne mes te shpirtit dhe trupit. Dhe kete njerez te humbur mendojne e pretendojne se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka qene fizikisht i pranishem, dhe se ai eshte krijuar para te gjitheve dhe ata i mbrojne idete e veta me keta hadithe te fallsifikuara e te trilluara e si hadithi tjeter i trilluar”qe ka qene drite duke bere tavaf rreth Arshit.” Shiko Rra’d ala el Bekri nga Ibn Tejmijjeh faqe 9
Es-Sujuti tha:”Meudu-i trilluar,i shpifur, dhe permendi fjalet e Ibn Tejmijjes.Shiko Dhail el Madu’at te Sujutit faqe 203 dhe ai shtoi per hadithin qe vijon”kjo eshte dicka qe eshte shtuar nga masa e njerezve.” Shiko El Dururel el Muntethira faqe 155 nr 331
Ez-Zarkanij tha:”Sujuti e beri te ditur se keta dy hadithe nuk kane baza dhe se i dyti eshte shtuar nga masa e njerezve, Ibn Tejmijjeh e ka parakaluar ate ne kete dhe tha qe keto jane te papranueshme dhe genjeshtra dhe Es-Sakhaui e ka permendur kete ne Fetauan e tij.” Shiko Sherrh el Muhauib te Zarkanit 1/33
Es-Sakhaui tha:”Persa i perket cfare eshte e njohur nga gjuhet e njerezve”Une isha Profet kur Ademi ishte ne mes gjendes se te qenurit balte dhe uje.” nuk kemi gjetur asnje transmetim rreth kesaj e mos ta permendim fare shtesen”Une isha Profet kur nuk kishte as Adem as balte.” Shiko El Mekasid el Haseneh faqe 386 nr 837.
Ne fjalet e mesiperme te Ibn tejmijjes ai i referohet ketij hadithi sahih”Une isha Profet kur Ademi ishte ne mes se qenurit shpirt dhe trup.” qe e ka transmetuar Hakimi dhe te tjere. Shiko Es-Sahihah te Albnait nr 1756 per detaje te metejshme.
Por ky hadith eshte sqaruar ne transmetimin e Tirmidhiut ne te cilin Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem eshte pyetur:”Kur te eshte bere Profecia e obligueshme per ty, e ai tha:”Kur Ademi ishte ne mes te qenurit shpirt e trup.”Transmeton Tirmidhi ne kapitullin e Cilesive te Profetit shiko vol 10 me shpjegime nga Mubarekfuri.
Qe e ka kuptimin ne kohen kur Ademi ishte ne gjendejn qe shpirti po hynte ne trup. Shiko per kete Tuhfetul El Ehuadhi te Mubarekfurit vol 10 tek kapitulli Cilesite e Profetit.
Dhe hadithi qe permendet ne El Hakim dhe Sahih Ibn Hibban “Jam percaktuar e shkruar si Profet ne pranine e Allahut kur Ademi ishte duke u formuar ne balte.”
Persa i perket hadithit”Une kam qene Profeti i pare qe jam krijuar e i fundit qe jam derguar.” qe e transmeton Ebu Nu’ajmi ne Ed-Dalail faqe 6 atehere ky eshte daif ashtu sic e ka deklaruar El Munaui dhe Dhehebiu dhe El Albani.Shiko Ed-Daifah 2/115 nr 661 per me shume detaje.
Pergatiti Ebu Rumejsah
Perktheu nga anglishtja Ebu Enisah
No comments:
Post a Comment