Libri
I Dijes
Imam,
El Hafidh Ebu Khajthemeh Zuhejr ibn Harb En-Nesai
Me Kontroll nga Muhadithi,
Imami i Sunnetit Muhammed Nasiruddin el Albani
Perktheu nga arabishtja ne
anglisht Ebu Merjem Ismail Alarkun
Biografi e Shkurter e
Autorit
Ai eshte
Ebu Khejthemeh Zuhejr ibn Harb ibn Shaddad En-Nesai (qytet afer Khurasanit). Ai
ishte hafidh I madh, I besueshem ne transmetime dhe me memorie te shkelqyer. Ai
transmetoi hadith nga shume dijetare si Sufjan ibn Ujejnah, Hushejm ibn Beshir,
Jahja ibn Said el Kattan, Abdurr-Rrahman ibn Mehdi dhe Uaki’.
Gjithashtu
shume dijetare transmetuan prej tij sic eshte Bukhari dhe Muslimi, ky I fundit
I cili transmetoi shume hadithe prej tij qe numerohet me shume se 1000.
Dijetaret kane rene dakort se ai ishte I besueshme dhe I sinqerte (ne
transmetimin e haditheve).
Ibn
Hibbani tha rreth tij:”Ai ishte preciz dhe I sakte ne mbajtje permendesh dhe
ishte nje shok I ngushte me Ahmed ibn Hanbelin dhe Jahja ibn Ma’inin.
El
Khatib el Bagdadi tha:”Ai ishte I besueshem, I sinqerte, me memorie te mire dhe
ishte preciz ne transmetimet e tij.”(Tarikh el Bagdadi 8/482)
Ai ka lindur ne vitin 160 Hixhri dhe vdiq ne vitin 234 hixhri, Allahu e
meshirofte.
Hyrja
e Librit
Te gjitha falenderimet i takojne Allahut, paqe dhe meshira e Allahut qofshin
me te derguarin tone Muhammedin, familjen e tij, dhe ata qe i ndjekin ata ne
miresi deri ne diten e gjykimit. Duke vazhduar:
Jemi te lumtur qe te paraqesim librin e shtate ne formatin pdf e ky eshte
perkthimi i plote i librit te dijes se Imam Nesaiut.
Kjo
permbeldhje perfshin hadithe te profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe
ethere rreth dijes islamike. Duke i lexuar transmetimet e ndryshme shpresohet
qe lexuesi te perfitoje prej tyre duke reflektuare ne cilesite dhe miresite e
kerkimit te dijes, te mesuarit te dijes dhe dhenies mesim te saj. Kjo
permbedhje gjithashtu tregon sesi selefet ishin me dijen- si e kerkuan ate, si
me mesuan ate dhe si ua mesonin ate te tjereve. Ka disa transmetime gjithashtu
qe tregojne cilesite dhe vlerat e disa prej selefeve.
Keshtu,
kjo permbledhje eshte me shume rendesi sepse I jep lexuesit nje pershkrim te
selefit- te cilet jemi te urdheruar qe ti pasojme e ti marrim si shembull. Dhe
merret me nje nga temat me te rendeishme te Islamit qe eshte Dija, sepse dija
eshte baza qe eshte e detyrueshme perpara se te behet cdonjera nga fjalet dhe veprat. El Hafidh Ibn AbdulBerr
tha:” Dijetaret kane rene dakort ne ate se ka prej dijes qe ehshe obligim mbi
cdo individ fard ajn dhe dituri qe ehste obligim I pergjithshem- fard kifajah
qe nese diksuh prej tyre ngrihet dhe e ploteson ngrihet obligimi prej pjeses
tjeter prej tyre ne ate zone, lokalitet. (Xhami’ el Bajanul Ilm ue Fadlihi faqe
10 me verefikim nga Zuhejri)”
Imam Ibn Kudamah tha:”Persa I perket diturise se fese atehere ajo eshte e
gjitha e lavderueshme. Ndahet ne Usul(bazat), Furu(Deget),Mukaddimat(Dije
fillestare), Mutemmimat(Dije perfshirese, e plote). Usuli perbehet nga libri i Allahut, Sunneti
i Profetit dhe Ixhmaja-konsensusi i dijetareve dhe transmetimeve te sahabeve. Furu
perbehet se cfare derivohet e perfitohet nga kete burime baze nga kuptimi qe arrihet
nepermjet te kuptuarit, te menduarit, si psh dicka qe perfitohet prej saj nga
dicka tjeter pervec se fjaleve qe jane permendur. (Mukhtesar Minhaxhul Kasidin
faqe 9).”
Kjo
permbledhje eshte verifikuar nga dijetari I madh I kohes sone Muhammed
Nasiruddin el Albani. Ai ka vleresuar shume nga keto transmetime e gjithashtu
ka sqaruar dhe dhene shpjeguar disa prej tyre.
Lusim Allahun q eta beje kete liber te dobishem per lexuesin dhe nje burim
udhezimi per ata qe e praktikojne ate.
Ebu Merjem Ismail Alarkun
Per
al-manhaj
16
Dhjetor 2001(Eid ul Fitr-1 Sheuual)
Teksti I Librit
Ne Emer te Allahut, GjitheMeshirshmit,
Meshiruesit
E sukesi im eshte vetem
prej Allahut
Sheikhu, Imami, Dijetari, Asketiku, Izzuddin Ebul Hasan Ali ibn Muhammed
ibn AbdelKerim El Xhuzri, Allahu e ruajte, na tregoi ne- ne muajin e Ramadanit
te vitit 614 Hixhri ne qytetin e Meuslit( ne veri te Irakut) ne shtepine e
vellait te tij, duke thene:“Sheikhu,Imami, Dijetari, Mexhduddin Ebul Faraxh
Jahja ibn Mahmud ibn Sa’d El Asfahani na tregoi duke thene:“Sheikhu e Imami
Ebul Fet’h Ismail ibnel Fadl Ibn Ahmed ibn Esh-khid Es-Saraxh na tregoi ne ne
vitin 518 Hixhri dhe ne vitin 522 Hixhri duke thene:“Sheikh Ebu Tahir Muhammed
ibn Ahmed ibn Abdurr-Rrahim na tregoi duke thene:“ Ebu Hafs Umer ibn Ibrahim el
Kitani el Mukri na tregoi duke thene:“Ebul Kasim Abdullah ibn Muhammed
AbdulAziz el Bagaui na transmetoi duke thene:
1. Ebu Khajthemeh Zuhejr ibn Harb na transmetoi duke thene:El Uaki na
transmetoi :El A’mash na transmetoi nga Temim ibn Selemah nga Ebu Abideh qe
tha se Abdullah(Ibn Mes’udi) tha:”Syno qe te behesh dijetar ose nxenes dije e
mos syno, deshiro qe te behesh dicka tjeter.”
2. Ebu Khajthemeh na transmetoi duke thene:”Is’hak ibn Sulejman Er-Razi
tha:”E kam degjuar Handhalen nga Auf ibn Abdullah qe tha:”I thashe Umer ibn
AbdulAzizit:”Me eshte thene mua:”Nese ke mundesi te behesh dijetar atehere behu
dijetar.E nese nuk mund te behesh dijetar atehere behu nxenes dije. E nese nuk mund te behesh nxenes
dije atehere duaji ata (dijetaret dhe nxenesit e dijes sh.p) E nese nuk mund ti
duash atehere mos i urrej.Keshtu Umeri me tha:”SubhanAllah. Me te vertete
Allahu e paska gjetur nje rrugedalje per kete person.”
3. Ebu Khajthama na transmetoi duke thene:” Xheriri na tregoi neve nga El
A’mash nga Temim ibn Selemah nga Ebu Abideh se Abdullah ibn Mes’udi radiAllahu
anhu tha:“Kujt Allahu ia deshiron te miren, e ben qe ta kuptoje fene.“
Sheikh Albani thote:“Kjo eshte e vertete nga Profeti tek
Bukhari dhe Muslimi nga rruga e Muauijes.
4. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:”Muauijah ibn Amr na tregoi nga
Zaida nga El A’mash nga Temim ibn
Selemah nga Ebu Ubejdah se Abdullah ibn Mes’udi radiAllahu anhu tha:“O njerez
mesoni! E ai qe meson duhet te veproje( ne baze te asaj qe ka mesuar)
5.Ebu Kajthamah na transmetoi nga Sufjan ibn Ujejnah nga Asim ibn Abi
En-Nexhud qe tha:" Shkova tek Safwan ibn Assal El Muradi dhe ai me
tha:"Perse ke ardhur?I thashe:"Ne kerkim te dijes." Me
tha:"Me te vertete engjejt i ulin krahet e tyre ne respekt te kerkuesit te
dijes, per shkak te kenaqesise qe ndjejne per ate qe ai po kerkon(diturine)
Sheikh El Albani tha:"Ky hadith gjendet ne Sunen Et-tirmidhij ne ne koleksionet e tjera dhe ai(Tirmidhij) e ka vleresuar si sahih.Disa trasnmetues e ndalin tek sahabi e disa te tjere e transmetojne ne forme e ngrejtur-marfu prej Profetit salAlllahu alejhi ue sel-lem. E merr rregullin se eshte marfu se nje thenie e tille nuk mund te behet nga mendimi apo opinioni i dikujt sic ka thene Ibn AbdulBerr ne Xhami Bajanul Ilm Ue Fadlihi 1/32-33
Sheikh El Albani tha:"Ky hadith gjendet ne Sunen Et-tirmidhij ne ne koleksionet e tjera dhe ai(Tirmidhij) e ka vleresuar si sahih.Disa trasnmetues e ndalin tek sahabi e disa te tjere e transmetojne ne forme e ngrejtur-marfu prej Profetit salAlllahu alejhi ue sel-lem. E merr rregullin se eshte marfu se nje thenie e tille nuk mund te behet nga mendimi apo opinioni i dikujt sic ka thene Ibn AbdulBerr ne Xhami Bajanul Ilm Ue Fadlihi 1/32-33
6. . Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:Muhammed ibn Khazim na
transmetoi: duke thene:El A’mash na tranmetoi nga Shimr nga Said ibn Xhubejr
nga Ibn Abbasi qe ky ka thene:“ Me te vertete, cdo krijes, edhe peshku ne det,
kerkon falje per ate qe i meson njerezve te miren(Islamin)
Sheikh
El Albani tha:"Kjo thenie eshte e ngrejtur marfu dhe eshte e vertete si
thenie e Profetit salAlllahu alejhi ue sel-lem.Taberani e transmetoi ne El Usat
nga Xhabir radiAllahu anhu dhe Tirmidhij mha Ebu Umameh radiAllahu anhu dhe tha
qe eshte sahih.
7. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:”Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na
transmetoi duke thene:"Bishr ibn Mensur na transmetoi nga Theuri nga
AbdulAziz ibn Edh-Dhibjan qe tha:" Isaa Ibn Merjem ka thene:"Kush
meson, pastaj di, e pastaj vepron, konsiderohet i madh ne mbreterine e
qiejve."
8.Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:” Muhammed ibn Khazim na trensmetoi duke thene:"El A'mash na transmetoi nga Shekiku nga Abdulla Ibn mes'udi qe tha:"Mesoni, sepse askush nga ju nuk e di kur njerezit do te kene nevoje per te( e per dijen e tij sh.p)
8.Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:” Muhammed ibn Khazim na trensmetoi duke thene:"El A'mash na transmetoi nga Shekiku nga Abdulla Ibn mes'udi qe tha:"Mesoni, sepse askush nga ju nuk e di kur njerezit do te kene nevoje per te( e per dijen e tij sh.p)
9.Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:” Muadh ibn Muadh na transmetoi
duke thene:"Ibn Aun na transmetoi nga Ahnafi qe tha se Umer ibnul Khattabi
radiAllahu anhu tha:"Zoterojeni fikhun-te kuptuarit(e fese) perpara se
t'ju jete dhene pushtet(se atehere do te jete shume vone)
Shenimi i perkthyesit(nga arabisthja ne anglisht) Ebu Merjem thote:"Kjo keshille eshte qe te mesosh dijen perpara sesa te jepet ndonje vend ne qeverisje,sepse kur dikush eshte ne pozite e ka te veshtire te kerkoje dije e kjo per arsye te angazhimit te madh dhe kohes qe kjo detyre kerkon. E gjithashtu kur dikujt i jepet poziat, pa dyshim qe do te kete nevoje te kete diture(per shkak qe ta kryeje detyren sa me mire)
10. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:” Muhammed ibn Khazim na trensmetoi duke thene:"El A'mash na transmetoi nga Shekiku nga Abdulla Ibn Mes'udi qe tha:"pasha Allahun! Ai njeri qe jep fetua per cdo pyetje qe njerezit i bejne eshte me te vertete i cmendur.El A'mash tha:"Al HAkam me tha mua:"Sikur ta kisha degjuar kete hadith dje nuk do te jepja aq shume fetua sa kam dhene tani.“
11. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:” Muhammed ibn Khazim na
trensmetoi duke thene:"El A'mash na transmetoi nga Raxhah el Ensarij nga
Abdurr-Rrahman ibn Bishr el Azrak qe tha:“Dy burra hyne nga hyrja e Kindes kur
Ebu Mes’ud el Ensarij radiAllahu anhu ishte ne nje mexhlis.Njeri nga keta burra
tha:“ A ka nga mesi i juaj dikush qe mund te gjykojne ne mes nesh?Nje burre nga
mexhlisi tha:“Une mundem!“Ebu Mes’ud radiAllahu anhu morri nje grusht me
guraleca dhe e goditi ate me to.Pasatj i tha:“Me te vertete, ka qene e urryer
qe te nxitosh ne dhenjen e nje gjykimi.“
12. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:” Muhammed ibn Khazim na
trensmetoi duke thene:"El A'mash na transmetoi nga Salih ibn Khiban e ky
nga Husejn ibn Ukbeh qe Selmani radiAllahu anhu tha:“Dituria qe nuk flitet
eshte si nje pasuri qe nuk shpenzohet.“
Thote Sheikh Albani:“Zinxhiri eshte i mire dhe eshte ne
formen merfu(e ngirut si theneie e Profetit).Ahmedi dhe Taberani e trasnmetojne
me dy rruge nga Ebu Hurejrah radiAllahu anhu. Autori (Ebu Khajthameh) e ka
transmetuar ne nje nga keto rruge, sic do te vije me vone ne piken 162.
Gjithashtu Ibn AbdulBerr e transmeton nga Ibn Umeri.
13. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi nga el
A’mash qe tha:”Me ka arritur mua se Mutearrif ibnAbdullah ibn Shekhir
tha:“Cilesia, vlera e dijes eshte me e dashur te mua sesa vlera e berjes se adhurimit. Dhe cilesia me e mire prej cilesive te juaja
fetare eshte el uarr-devotshmeria.“
Thote Sheikh Albani:“Kjo thenie eshte ne formen merfu e
ngirut si thenie e Profetit. Taberani e transmeton nga ibn Umeri dhe Hudhejfah.
El Mundhiri e ka vleresuar zinxhirin hasen. El Hakim e ka transmetuar nga Sad
ibn el Uakkas dhe ai dhe Dhehebiu e kane bere sahih.
14. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi nga el
A’mash e ky nga Sulejmi qe Hudhejtha radiAllahu anhu tha:“Eshte mjaft dije per
nje person qe te kete frike Allahun, dhe eshte mjaft per genjeshter per njeriun
qe te thote:“O Allah kerkoj falje e pendohem tek Ti“ e shkon dhe e
perserit(gabimin)
15. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:”Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na
transmetoi duke thene:“Sufjani na transmetoi nga El A’mash qe Abdullah Ibn
Mes’udi radiAllahu anhu tha:“Eshte mjaft dije per nje person qe te kete frike
Allahun.Dhe eshte mjaft injorance per njeriun qe te habitet me diturine e
tij(diku iu dukur vetja sikur di shume sh.p)
16. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi nga el
A’mash nga Malik ibn El Harith se Ebu Khalid nje sheikh nga nxensit e Abdullah
Ibn Mes’udit radiAllahu anhu qe tha:“Nje dite ishim ne xhami kur Khabab ibn El
Erat radiAllahu anhu erdhi dhe u ul. Ai qendroi i heshtur, keshtu qe njerezit i
thane:“Me te vertete shoket e tu jane mbledhur qe ti tregosh ndonje hadith ose
ti urdherosh(keshillosh) dicka.Ai tha:“ E Cfare ti urdheroj me dicka.Ndoshta
qellon qe i urdheroj me dicka dhe vete nuk e bej(ate qe po i urdheroj ata sh.p)
17. Ebu Kathjamah na transmeton duke thene se El Uaki na transmetoi duke
thene:"Ebu Sinan Said ibn Sinan na tregoi duke thene:"Antaza me
tregoi mua duke thene:"E kam degjuar Ibn Abbasin radiAllahu anhu qe
tha:"Nuk ka njeri qe e merre nje rruge per dituri vetem se Allahu ia
lehteson rugen per ne xhennet per shkak te kesaj(diturie qe po kerkon)
Thote Sheikh Albani:"Zinxhiri eshte xhejjid - mire,i forte ne formen meukuf, nga sahabi. Gjithashtu transmetohet edhe ne forme merfu, te ngritur tek Profeti sal-lAllahu aleji ue sel-lem i nga hadithi i Ebu Hurejres radiAllahu anhu qe e transmeton Muslimi e qe do te shfaqet ne piken 25.
18.Ebu Kathjamah na transmeton duke thene se El Uaki na transmetoi nga Mi'sar nga Main ibn Abdurr-Rrahman qe tha:"Abdullah ibn Mes'udi tha:"Nese mund te behesh ai qe e merre hadithin ne vend te atij qe e jep, atehere behu keshtu."
19.Ebu Kathjamah na transmeton duke thene se El Uaki na trasnmetoi nga Sufjan ibn Ujejnah e ky nga Amri nga Jahja ibn Xhadah qe tha"Njerezit shkonin tek Selmani dhe degjonin hadithet e tij, e ai thoshte:"Kjo eshte mire per ju e eshte keq per mua(kjo ka qene nga frika e sahabeve qe mos te thonin dicka qe nuk e benin vete sh.p)
Thote Sheikh Albani:"Zinxhiri eshte xhejjid - mire,i forte ne formen meukuf, nga sahabi. Gjithashtu transmetohet edhe ne forme merfu, te ngritur tek Profeti sal-lAllahu aleji ue sel-lem i nga hadithi i Ebu Hurejres radiAllahu anhu qe e transmeton Muslimi e qe do te shfaqet ne piken 25.
18.Ebu Kathjamah na transmeton duke thene se El Uaki na transmetoi nga Mi'sar nga Main ibn Abdurr-Rrahman qe tha:"Abdullah ibn Mes'udi tha:"Nese mund te behesh ai qe e merre hadithin ne vend te atij qe e jep, atehere behu keshtu."
19.Ebu Kathjamah na transmeton duke thene se El Uaki na trasnmetoi nga Sufjan ibn Ujejnah e ky nga Amri nga Jahja ibn Xhadah qe tha"Njerezit shkonin tek Selmani dhe degjonin hadithet e tij, e ai thoshte:"Kjo eshte mire per ju e eshte keq per mua(kjo ka qene nga frika e sahabeve qe mos te thonin dicka qe nuk e benin vete sh.p)
20. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:" Abdullahi na transmetoi
duke thene se Sufjan ibn Ujejnah nga Junusi se Hasan el Basri tha:"Nese
nje njeri ulet me mes njerezve dhe ata kujtojne se ai eshte i padijshem kur ne
fakt ai nuk eshte i padijshem atehere me te vertete ky eshte muslimani qe e ka
perfirtuar kuptimin( e fese)
21. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:"Xheriri na transmetoi nga Ata ibn es-Saib nga Abdurr-Rrahman ibn Ebi Lejla qe tha:" I kam takuar 120 sahabe prej ensareve dhe nuk ishte asnje prej tyre qe kur u pyeste per nje pyetje vetem deshironte qe vellai i tij ta zevendesonte( ne dhenien e pergjigjes) dhe nuk trasnmetonte ndonje hadith vetem se deshironte qe vellai i tij ta zevendseonte ne trasnmetimin e hadithit(kjo ishte nga frika e sahabeve dhe devotshmerine e tyre ne fe per shkak te dy haditheve 1. Qe kush jep fetua pa dije edhe nese ia qellon ka bere gjynah dhe 2 kush genjen rreth meje(Profetit) le ta marre vendin e tij ne zjarr sh.p)
21. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:"Xheriri na transmetoi nga Ata ibn es-Saib nga Abdurr-Rrahman ibn Ebi Lejla qe tha:" I kam takuar 120 sahabe prej ensareve dhe nuk ishte asnje prej tyre qe kur u pyeste per nje pyetje vetem deshironte qe vellai i tij ta zevendesonte( ne dhenien e pergjigjes) dhe nuk trasnmetonte ndonje hadith vetem se deshironte qe vellai i tij ta zevendseonte ne trasnmetimin e hadithit(kjo ishte nga frika e sahabeve dhe devotshmerine e tyre ne fe per shkak te dy haditheve 1. Qe kush jep fetua pa dije edhe nese ia qellon ka bere gjynah dhe 2 kush genjen rreth meje(Profetit) le ta marre vendin e tij ne zjarr sh.p)
22. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:" Sufjani na transmetoi nga
Zuhri qe tha:"Urwah i grumbullonte njerezit qe te degjonin hadithet e
tij."
23. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:" Sufjani na transmetoi nga Amri qe tha:" Kur Urwah erdhi ne Mekke ai tha:"Ejani e merrni (degjoni hadithe sh. p) nga une."
24. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:"Muawijah ibn Amr na transmetoi duke thene:" Zaidah na transetoi nga Amashi e ky nga Malik bin el Harith se Abdurr-Rrahman ibn Jezid tha:"I eshte thene Alkameh-s:"Pse nuk ulesh ne xhami e njerezit te mblidhen rreth teje e te pyesin e ti ti japesh pergjigje, e edhe ne ulemi rreth teje. Se me te vertete ata(njerezit) pyesin te tjere qe kane me pak dije se ti."Alkamah tha:"Me te vertete e urrej qe njerezit te ecin pas meje e te thone:"Ky eshte Alkamah! Ky eshte Alkamah!
25. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:"Xhariri dhe Ed-Deriri na transmetuan nga A'mashi nga Ebu Salih se Ebu Hurejrah tha qe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:"Kush e merr nje rruge duke kerkuar diturine Allahu ia lehteson rrugen per ne xhennet.E kush i ka veprat qe po afrohet ngadale drejt xhennetit, atehere prejardhja e tij nuk do te beje qe te afrohet aspak me shpejt."
Thote Sheikh Albani:"Ed-Deriri eshte pseudonimi i Muhammed Ibn Khazim, Ebu Muauijes. Eshte transnmetuar ky hadith nga Muslimi ne forme Marfu. Ka dhe rruge te tjera prej A’mashit
23. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:" Sufjani na transmetoi nga Amri qe tha:" Kur Urwah erdhi ne Mekke ai tha:"Ejani e merrni (degjoni hadithe sh. p) nga une."
24. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:"Muawijah ibn Amr na transmetoi duke thene:" Zaidah na transetoi nga Amashi e ky nga Malik bin el Harith se Abdurr-Rrahman ibn Jezid tha:"I eshte thene Alkameh-s:"Pse nuk ulesh ne xhami e njerezit te mblidhen rreth teje e te pyesin e ti ti japesh pergjigje, e edhe ne ulemi rreth teje. Se me te vertete ata(njerezit) pyesin te tjere qe kane me pak dije se ti."Alkamah tha:"Me te vertete e urrej qe njerezit te ecin pas meje e te thone:"Ky eshte Alkamah! Ky eshte Alkamah!
25. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:"Xhariri dhe Ed-Deriri na transmetuan nga A'mashi nga Ebu Salih se Ebu Hurejrah tha qe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:"Kush e merr nje rruge duke kerkuar diturine Allahu ia lehteson rrugen per ne xhennet.E kush i ka veprat qe po afrohet ngadale drejt xhennetit, atehere prejardhja e tij nuk do te beje qe te afrohet aspak me shpejt."
Thote Sheikh Albani:"Ed-Deriri eshte pseudonimi i Muhammed Ibn Khazim, Ebu Muauijes. Eshte transnmetuar ky hadith nga Muslimi ne forme Marfu. Ka dhe rruge te tjera prej A’mashit
26. Ebu Kajthamah na transmetoi nga Sufjan ibn Ujejnah qe na transmetoi nga
Amr nga Jahja ibn Xha'dah qe tha:" Umeri donte qe ta shkruante
Sunnetin.Pas kesaj iu tha njerezve:"Kush ka ndonje gje te shkruar le ta
fshije."
Sheikh Albani thote:" Senedi eshte munkata-i keputur, sepse Jahja ibn Xha'dah nuk e ka takuar Umer ibn El Khattabin. Ne fakt nuk ka asnje prove qe ai ka takuar Abdullah ibn Mes'udin e Abdullah ibn mes'udi ka vdekutr 10 vjet pas Umerit.
Duhet te dish se ka nje mospajtim ne mes te selefeve ne lidhje me shkruajtjen e haditheve.Ka patur prej tyre qe e kane ndaluar e ka patur prej tyre qe e kane lejuar.Ka ne kete liber shume trasnmetime rreth te dyja ketyre mendimeve(te selefeve). Dhe ceshtje me ne fund u vendos rreth lejimit te shkruarjes se haditheve- me se miri ne obligimin e shkruarjes se tyre. Kjo eshte bazuar ne theniet e Profetit ne me shume se nje hadith e njeri prej tyre eshte"Shkruajeni per Ebu Shahun. Bukhari e transmeton kete hadith.
Dhe nga ceshjtjet e njohura jane shpjegimet qe ka ne hadithe per Kuranin ne pergjithesi e ne menyre te detajuar. Sikur te mos ishte per hadithin nuk do te dinim si te kryenim namazin, agjerimin e gjithashtu shtyllat e tjera e vepra te tjera, ne ate menyre qe Allahun e ka pasur synim per ne. Dhe cfare eshte e domosdoshme per zbatimin e dickaje farz-te detyrueshme behet edhe vete e detyrueshme. Me te vertete ka njerez ne kete kohe qe kane devijuar nga rruga e drejte duke menduar qe Kurani eshte mjaft per ta e nuk ka nevoje per hadith.Edhe pse Allahu ka thene:"Dhe Ne ta kemi zbritur ty Dhikrin(Kuranin) ne menyre qe ti t'ia shpjegosh njerezve se cfare i eshte shpallur atyre."En-Nahl 44. Keshtu Allahu na tregon se eshte dicka qe eshte duke u shpjeguar e ky eshte Kurani e dicka qe po e shpjegon ate e qe eshte hadithi i te Derguarit te Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Per me tej ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene ne nje hadith sahih e te famshem:"Me eshte dhene Kurani e dicka e ngjashme me te." e kjo e shton kete pohim( se hadithi eshte shpallje dhe shpjegues i Kuranit sh.p)
Sheikh Albani thote:" Senedi eshte munkata-i keputur, sepse Jahja ibn Xha'dah nuk e ka takuar Umer ibn El Khattabin. Ne fakt nuk ka asnje prove qe ai ka takuar Abdullah ibn Mes'udin e Abdullah ibn mes'udi ka vdekutr 10 vjet pas Umerit.
Duhet te dish se ka nje mospajtim ne mes te selefeve ne lidhje me shkruajtjen e haditheve.Ka patur prej tyre qe e kane ndaluar e ka patur prej tyre qe e kane lejuar.Ka ne kete liber shume trasnmetime rreth te dyja ketyre mendimeve(te selefeve). Dhe ceshtje me ne fund u vendos rreth lejimit te shkruarjes se haditheve- me se miri ne obligimin e shkruarjes se tyre. Kjo eshte bazuar ne theniet e Profetit ne me shume se nje hadith e njeri prej tyre eshte"Shkruajeni per Ebu Shahun. Bukhari e transmeton kete hadith.
Dhe nga ceshjtjet e njohura jane shpjegimet qe ka ne hadithe per Kuranin ne pergjithesi e ne menyre te detajuar. Sikur te mos ishte per hadithin nuk do te dinim si te kryenim namazin, agjerimin e gjithashtu shtyllat e tjera e vepra te tjera, ne ate menyre qe Allahun e ka pasur synim per ne. Dhe cfare eshte e domosdoshme per zbatimin e dickaje farz-te detyrueshme behet edhe vete e detyrueshme. Me te vertete ka njerez ne kete kohe qe kane devijuar nga rruga e drejte duke menduar qe Kurani eshte mjaft per ta e nuk ka nevoje per hadith.Edhe pse Allahu ka thene:"Dhe Ne ta kemi zbritur ty Dhikrin(Kuranin) ne menyre qe ti t'ia shpjegosh njerezve se cfare i eshte shpallur atyre."En-Nahl 44. Keshtu Allahu na tregon se eshte dicka qe eshte duke u shpjeguar e ky eshte Kurani e dicka qe po e shpjegon ate e qe eshte hadithi i te Derguarit te Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Per me tej ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene ne nje hadith sahih e te famshem:"Me eshte dhene Kurani e dicka e ngjashme me te." e kjo e shton kete pohim( se hadithi eshte shpallje dhe shpjegues i Kuranit sh.p)
27. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene: Sufjan ibn Ujejnah na transmetoi nga Ibrahim ibn Mejserah nga Tausi qe tha:“Kur
dikush i shkruante ibn Abbasit ndonje leter per ndonje ceshtje, pyetje, Ibn
Abbasi i thoshte atij qe e kishte sjellur mesazhin:“Informoje shokun tend se
pergjigja eshte keshtu. Me te vertete ne nuk shkruajme asgje pervec Letrave dhe
Kuranin.“
Thote
Sheikh Albani:“Keto letra jane lertat qe i derguari i Allahut ia dergonte disa
personave ose fiseve. Ky ether nga Ibn Abbasi e ka senedin sahih.
28. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene: Ibn Fudejl na transetoi nga Shebremah nga
autoriteti i Shubes qe tha:“Asnjehere nuk kam shkruar ne bardh e zi(dmth me
boje ne leter te bardhe). Dhe nuk e kam degjuar ndonje hadith nga dikush vetem se
nuk ka patur nevoje q eta perserise( per shkak te memories se mire e mbante
mend permendesh qe me degjimin e pare sh.p)
29. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene: Sufjan ibn Ujejnah na transmetoi nga Ali ibn En-Nexhijh nga
Muxhahid qe tha:“E na bej ne imame te te devotshmeve.“Furkan 74, e ka kuptimin
qe ne marrin shembull dhe ndjekim ata(Profetin dhe sahabet) dhe duke e bere ne
kete ata qe vijne pas nesh e ndjekin shembullin, rrugen tone.“
30. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene: Xheriri na transmetoi ne nga
nje burre e ky nga Lejthi qe Muxhahidi tha:“E Ai(Allahu) me beri mua te bereteshme kudo qe te jem(Isa).“Merjem
31, me ka bere prej atyre qe i mesojne njerezve te miren.
31. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene: Xheriri na transmetoi ne nga
Mugirah qe tha:”Eshte pyetur Said ibnel Xhuberjr:“A njeh dike me te ditur se
ti?“Ai tha:“Po, Ikrimah.“Keshtu kur e vrane ate(Said ibnel Xhubejrin), Ibrahim
En-Nekhai tha:“Ai nuk la pas vetes dike aq te dijshem sa vetja e tij.Kur lajmi
i vdekjes se Ibrahim En-Nekhaiut i arriti Shabiut, ky tha:“A ka vdekur ai?Nese
po, po e bej lajmerimin se dituria ka vdekur.Ai nuk ka lene pas vetes dike te
barabarte me te. Dhe cfare eshte e habitshme eshte se ai e preferoi Seidin mbi
vetveten.Une ju tregoi per te(Ibrahimin) Ai ka lindur ne nje familje qe kishte
shume dije, dhe ai e pervetesoi ate dije. Pastaj ai u ul me ne dhe mesoi
hadithet tane plus dijes qe kishte nga familja e tij. E kush mund te krahasohet
me te?!
32 Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene: Sufjan ibn Ujejnah na transmetoi duke thene:“Ejjub et-Tai na
trasnmetoi duke thene:“E kam degjuar
Sha’bin qe tha:“Nuk kam pare askend nga njerezit ne horizont me i zellshme ne
kerkimin e dijes se Masruku.“
33. Ebu Kajthama na transmetoi duke thene:Hushejmi na tregoi neve, duke
thene Sajari na tregoi ne nga Xherir ibn Hajjan qe tha:
Nje
njeriu udhetoi deri ne Egjipt per nje hadith dhe nuk u ndal derisa u kthye ne
shtepine e tij.(hadithi ishte)Kush I mbulon te metat e vellait te tij ne kete
bote, ALlahu ia mbulon te metat atij ne boten tjeter.”
Thote Sheikh Albani:Ky ishte Ukbah ibn Amir
radiAllahu anhu qe udhetoi te shkonte Meslemah ibn Mukhalid qe ishte mbikqyres
I Egjiptit ne ate kohe sic bejet e qarte ne Musned 1/104
34. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene: Sufjan ibn Ujejnah na transmetoi nga Ibn Xhurejxhi qe tha:”Nafi
me tregoi hadith mua.”
35. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi nga AbdulMalik ibn
Umejr nga Uarradi, shkruesi I El Mugirah-s qe tha:”Mugirah me tregonte hadithe
mua, dhe une I kam shkruar me doren time.”
Thote
Sheikh Albani:”Hadith Sahih e ka transmetuar Muslimi 2/95
36. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Abdullah ibn Numejr na transmetoi ne nga
A’mashi qe tha:”Ibrahim”(En-Nekhai) e permendte ndonje ceshtje te detyrueshme
ose ndonje hadith dhe thoshte:”Mbajeni mend, sepse ndoshta dikush do tju pyese
rreth kesaj gjate jetes tuaj.”
37. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Ebu Muauija na transmetoi duke thene:”A’mashi
na transmetoi nga Ibrahim en-Nekhai qe tha:”Ata (sahabet) e kane urryer qe dike
te shfaqte se cfare kishte ne vetvete (prej diturise)
38. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Uthman ibn Ali el Aamirij na transmetoi
duke thene:”E kam degjuar A’mashin duke thene:”Asnjehere nuk e kam degjuar Ibrahimin
(En-Nekhai) qe te jape mendimin e tij per ndonje ceshtje, kurre.”
39. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Ibn Jemani na transmetoi nga Esh’athi nga
Xha’ferri nga Said ibnel Xhubejri qe tha:”(Allahu thote(Ata qe jane
doreshtrenguar dhe urdherojne kopracine ne mes njerezve(Nisaa 37).”(Ibn
Xhubejri tha) Ky ajet ka te beje me dijen.
40. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi nga Lejthi qe
tha:”Kur 4 njerez u ulnin me Ebu Alijah-n ai u conte dhe ikte.”
Thote
Sheikh Albani:”Lejthi eshte Ibn Ebi Selim dhe eshte I dobet-daif.
41. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”El Uelid ibn Muslim na transmetoi duke
thene:”Abdulla ibn el A’la me transmetoi mua duke thene:”E kam degjuar Makhulin
qe tha:”Isha prone e Amr ibn Said el Aasi ose Said ibnel Aas( si skllav)Ai me
dha mua si dhurate per nje burre te Hudhejlit ne Egjipt.Ai me beri dobi mua me
kete. Nuk jam larguar nga Egjipti vetem se nuk mendoj se kam lene ndonje gje
prej diturise( se atjshme) pa e degjuar.Dhe shkova ne Medine. E nuk u largova
prej saj vetem se nuk mendoj se kam lene ndonje gje prej diturise( se atjshme)
pa e degjuar. Pastaj e kam takuar Sha’bin dhe nuk kam pare si ai me pare,
Allahu e meshirofte.”
42. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:” El Uelid ibn Muslim na
transmetoi duke thene:”Tamin ibn el Ansi me transmetoi mua duke thene:”E kam degjuar
Makhulin qe tha:”E vizitoja Shurajhin cdo muaj. Dhe nuk ishte e nevojshme ta pyesja per dicka se perfitoja
shume ka fetuat qe degjova prej tij.“
43. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:” El Uelid ibn Muslim na
transmetoi duke thene:”Said ibn AbdulAziz na transmetoi nga Makhuli qe tha:”Njerezit
e vendosen nje date qe te takohen tek nje nga ndertesat me kupole te Muauijes.
Keshtu ata u mblodhen dhe Ebu Hurejrah u cua dhe filloi te tregoje hadithe te
te Derguarit sal-laALlahu aljhi ue sel-lem deri ne mengjes.“
44. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:” El Uelid ibn Muslim na transmetoi
duke thene:”Euzai na transmetoi nga Makhuli qe tha:“Nese nuk ka miresi ne
mexhliset dhe perzierjen me njerezit atehere te largohesh nga ata eshte me e
sigurte.“
45. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:” El Uelid ibn Muslim na
transmetoi duke thene:”Euzai na transmetoi nga Hassan ibn Atijjah qe tha:“Ebu
Kabsha me transmetoi mua se Abdullah ibn Amr me transmetoi mua se i derguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:“Transmetoni prej meje qofte edhe nje
ajet. Dhe tregoni nga historite e beni israileve se nuk ka ndonje dem(te keqe).
E kush denjen qellimisht ndaj meje le ta marre vendin e tij ne zjarr.“
Thote Sheikh Albani:“Kuptimi nje ajet-nje fjali dmth
qofte nga Kurani apo nga Sunneti. Kjo thuhet ne Nihajah:“Cfare e ka kuptimin
ajet eshte nje grumbull i fjalev e germave. Kjo eshte arrit ne konkluzion prej
thenies se njerezve:“Njerezit u larguan se bashku me ajetet e tyre dmth duke
mos lene asgje prapa.Fjala ajah ne kuptimin tjere do te thote shenje. Disa
thane ne komentimin e ketij hadithi e ka kuptimin e shenjes qofte me
shenja(xheste si psh e gjuha e shenjave
e atyre qe nuk mund te flasin sh.p) ose me kalimin e mesazhit( qofte me goje
apo e shkruar ne leter sh.p)Kjo do te thote se gjeja qe po tregohet,
transmetohet behet me ndonje veper apo xhesture, shenje, me dore apo me gishta
atehere me te vertete eshte transmetim ne menyre qe te ruhet sheriati.Hadithi
eshte sahih. Bukhari e ka transmetuar me rruge tjeter nga autoriteti i Euzait.“
46. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi ne nga El
A’mash nga Ebu Duha nga Masruku qe tha:“Eshte mjaft dije per njeriun qe te kete
frike Allahun, dhe eshte mjaft injorance per te qe te habitet me dijen e tij.“
Thote Sheikh Albani:“Senendi eshte sahih prej Mesrukut e
ai eshte ibn el Axhda eshte tabi’i, fakih dhe prej adhuruesve. Vdiq ne vitin 62H. Transmetimi i
mesiperm eshte transmetuar gjithashtu ne piken 15.
47. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Jahja ibn Jeman na transmetoi duke
thene:”El A’mash nga transmetoi nga Ibrahimi qe tha:“Abdullah ibn Mes’udi ishte
i mprehte dhe i zgjuar.“
48. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xha’fer ibn Aun na transmetoi duke thene:”El
Amashi transmetoi nga Muslim ibn Sabih nga Mesruku qe tha:”Se Abdullah(Ibn
Mes’udi) tha:” Nese Ibn Abbasi do te jetonte ne kete kohe, asnje nga ne nuk do
te ishte ne gjendje ta shoqeronte ate.”E ai gjithashtu thote:”Shpjeguesi me I
mire I Kuranit eshte ibn Abbasi.”
49. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Muhammed ibn Ubejd na transmetoi neve nga
A’mashi nga Muslimi na Mesruku qe tha:”Abdullah (Ibn Mes’udi) tha:”Me te
vertete eshte prej diturise qe kur dikush nuk din te thote qe:”Allahu e di me
se miri.”
50. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Uaki’ na transmetoi nga el A’mash nga Ebu
Ed-Duha nga Mesruku qe tha:”Ne nuk I kemi pyetur sahabet e te Derguarit te
Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem per ndonje gje, vetem se dija rreth asaj
gjendej ne Kuran, sidoqofte dija jone rreth tij (Kuranit e Islamit) ishte me e
paket, me e vogel se e tyre (sahabeve).”
51. Ebu
Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi neve nga el A’mash
nga Selim ibn Ebi Xha’d qe tha:” Ebu Derda tha:”Ai qe jep mesim (mesuesi) miresine (dijen e Islamit sh.p) dhe ai qe e meson
(nxenesi) ate jane te barabarte ne shperblimin qe marrin. Nuk eshte askush
tjeter nga njerezit qe eshte me I mire sesa ata.”
52. Ebu Kajthama na transmetoi nga El A’mash nga nga Selim ibn Ebi El Xha’d
nga Lubejd qe tha:”I Derguari I Allahut permendi dicka nje dite dhe tha:” Kjo
do te ndodhe kur te zhduket dija:Une
thashe:”O I Derguari I Allahut e si do te zhduket dija kur ne e lexojme
Kuranin ia lexojme edhe femijeve tane e ata ia lexojne femijeve te tyre?Profeti
tha:”Thekulet ummuk-(thenie arabe ne shenje habie afersisht mos te paste nena)
o Ibn Lubejd! A nuk e lexojne jehudet dhe nesaret Teuratin dhe Inxhilin dhe nuk
perfitojne asgje prej kesaj!
Sheikh Albani thote:“Senedi eshte sahih. Transmetuesit
jane te dy sheikheve(Bukhari dhe Muslimi)Ahmedi dhe Ibn Maxheh e transmetojne
nga El Uaki nga Ibn Lubejd, ndersa El Hakim dhe Ahmedi( ne nje transmetim
tjeter sh.p) e kane transmetuar nga rruga e Amr ibn Murrah:“Degjova Selim ibn
Ebi El Xha’d te thote nga ibn Lubejdi.El Hakim e ka bere sahih dhe i ka
permendur te dyja rruget( e tjera) nje qe eshte nga Auf ibn Malik radiAllahu
anhu dhe eshte transmetuar nga El Khatib el Bagdadi ne librin e tij el Iktida
nr 90, rruga tjeter eshte nga Ebu Derda radiAllahu anhu. Edh-Dhehebi i ka
deklaruar te dyja zinxhiret sahih.
53. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi ne nga
Kabusi prej babait te tij qe tha:“Ibn Abbasi tha:“A e dini se si do te humbase
dija nga toka?Ne thame:“Jo.“Ai tha:“Dijetaret do te shkojne(nderrojne jete).“
54. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:” Xheriri na transmetoi ne nga
El Alaa nga Hammad e ky nga Ibrahim(En-Nekhai)
qe tha:“Abdullah ibn Mes’udi radiAllahu anhu tha:“Ndiqni Sunnetit dhe mos beni
bidate, sepse juve ju eshte dhene mjaft( dmth qe feja ehste plotesuar e nuk ka
se cfare te shtohet ne te sh.p), dhe se cdo bidat eshte humbje, lajthitje.“
Sheikh el Albani thote:“Senedi I ketij
transmetimi eshte sahih. Ibrahimi ketij
eshte ibn Jezid En-Nekhai. Eshte e ditur se Ibrahimi nuk e ka takuar ate
Abdullah ibn Mes’udin. Sidoqofte ai(Ibrahimi) tha:“Nese ju transmetoj ndonje
hadith prej ndonje burri prej Ibn Mes’udit do te thote se e kam degjuar ate
njeri qe ta transmetoje prej Ibn Mes’udit. E nese them nga Abdullahi(ibn
Mes’udi) pa e permendur transmetuesin atehere eshte perj dikujt nga autoriteti
i ibn Mes’udit.
55. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi ne nga
Kabusi qe tha:“I thashe babait tim:“Si eshte puna me ju qe shkoni e pyesni
Alkamen dhe jo sahabet e Muhammedit( te derguarit te Allahut)?Ai me tha:“ O
biri im, edhe ata sahabet shkojne dhe e pyesin ate.“
56. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi ne nga
Imarah ibn Ka’ka qe tha:“Ibrahimi me tha mua:“Me transmetoi hadithin nga Ebu
Zur’ah sepse me te vertete e kam pyetur ate per nje hadith. Pasatj e kam pyetur
per te njejtin hadith pas 2 vjetesh dhe
nuk ka qene askush me preciz ne fjalet( e hadithit) sesa ai.“
Sheikh El Albani thote:“Ai eshte Ebu Zur’ah ibn Amr Ibn
Xherir ibn Abdil-lah el Bexhli el Kufi.Ai ishte tabi’i dhe te gjashte imamet e
permbledhjeve te hadithit mbeshteten ne transmetimet e tij.
57. Ebu Kajthamah na transmetoi duke thene:”Xheriri na transmetoi ne nga El
A’mash nga Sufjani nga Ubejd ibn Umejr radiAllahu anhu qe tha:“Kujt Allahu ia
do te miren e ben qe ta kuptoje(te kete fik’h) fene. Dhe Ai(Allahu) i jep
udhezim ne te.“
Sheikh El Albani thote:“Senedi ndalon ne formen meukuf si
thenie e sahabit e jo Profetit e eshte sahih. El Bazzar dhe Taberani gjithashtu
e transmetojne nga Ibn Mes’udi ne formen merfu me nje sened qe nuk ka asnje
difekt sipas El Mundhirit.(Pjesa e hadithit- Kujt Allahu ia do te miren e ben
qe ta kuptoje(te kete fik’h) fene- eshte permendur edhe me lart e gjendet
gjithashtu ne Bukhari e Muslim nga Muauija ne formen marfu sh.p)
58. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:Xheriri na tranmsetoi nga EL
A’mash nga Amr Ibn Murr’ah nga Ebu El Bakhtiri qe tha:”Nje Sheikh nga qyteza
‘Abas me tregoi:“Nje here e shoqerova Selmanin ne nje udhetim sepse doja qe ta
studioja, te mesoja prej tij e ti sherbeja atij.Keshtu qe nuk beja as edhe nje
veprim vetem se ishte si vepra e tij.Ndaluam ne El Dilxhah(Lumi Tigris) dhe
ishte I gjere dhe I mbushur me uje, thame:”Ti japim edhe kafsheve te pijne.”I
dhame kafsheve dhe une kisha deshire te pija uje edhe vete, keshtu bera. Kur e ngrita kokenSelami tha:”O
vella I fisit ‘Abas pi perseri.”Keshtu une piva perseri edhe pse nuk kisha me
nevoje te pija vetem se e urreja qe ta kundershtoja. Me tha:” Sa mendon me se
marre nga lumi me pirjen tende? Keshtu I thashe:”Allahu te meshirofte! A eshte e
mundur qe e pirja ime ta kete zvogeluar ate? Ai radiAllahu anhu tha:“ E njejta gje me
dijen, ti e merr dhe nuk e zvogelon aspak ate.Keshtu kapu pas atyre aspkteve te
dijes qe te bejne te perfitosh me se shumti.
59. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Muauija ibn Amr na transmetoi
duke na thene:“Zaidah na transmetoi nga El A’mashi Muslimi nga autoriteti i
Mesrukut qe tha:“ I kam shoqeruar shoket e te derguarit te Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem dhe ata ishin si burime uji qe e shuanin etjen e udhetarit,
si burime uji qe e shuanin etjen e dy udhetareve, si burime uji qe e shuanin
etjen e 10 udhetareve, si burime uji qe nese te gjithe banoret e botes te vinin
e te pinin prej ketyre(burimeve) do te buronte mjaft uje qe te shuanin etjen qe
te gjithe. E me te vertete Abdullah (ibn Mes’ud) ishte prej ketyre burimeve te
ujit.“
Sheikh El Albani thote:“Senedi eshte sahih e Abdullah
eshte ibn Mes’udi.
60. Ebu Kajthama na transmetoi nga
Al Amash nga Ebu Uail qe tha:“Abdullah(ibn Mes’udi) radiAllahu anhu tha:Nese
dija e Umer Ibnul Khattabit te vihet nga nje ane e peshores dhe dija e gjithe
njerezve te botes(ne ate kohe) te vihej ne anen tjeter te peshores dija e
Umerit do te ishte me e rende se dija e tyre.“
61. Ebu Kajthama na transmetoi nga
Xheriri nga Amashi nga Ibrahim En-Nekhai qe tha se Abdullah ibn Mes’udi tha:“Me
te vertete, besoj se Umeri i morri me vete 9/10(90%) te dijes kur ai vdiq.“
62. Ebu Kajthama na transmetoi nga
Xheriri nga Amashi nga Muxhaadi qe tha rreth Thenies se Allahut:“Bindjuni
Allahut e bindjuni te Derguarit dhe Ulil Emri-ata qe jane me autoritet ne mes
jush.“ E ka kuptimin ata qe kane kuptimin(e fese) dhe dituri.“
63. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Xheriri na transmetoi nga El
A’mash qe tha:“ Degjoja hadith dhe ia permendja ato Ibrahimit(En-Nekhai), e ai
ose mi tregonte mua ato(ne meyre te plote) ose me tregonte me shtesa ne
to.(Amashi e ka fjalen per shtesa te verteta nga transmetues te beuseshme qe
psh nje transmetues i permend e nje jo e
keshtu ben qe te kuptohet hadithi me sakte, e nese shtesa ne hadith eshte nga
ndonje transmetues i dobet, ose prej dikujt qe akuzohet per transmetime te
shpifura atehere ajo shtese nuk pranohet uAllahu alem sh.p)
64. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Xheriri na transmetoi nga El
A’mash nga Mes’ud ibn Malik qe tha:“Ali ibnel Husejn me tha mua:“A vjen me mua
tek Seid ibnel Xhubejri? I
thashe:“Per cfare ke nevoje nga ai? Ai me tha:”Kam nevoje ta pyes per disa
ceshtje. Me te vertete njerezit nga lavderojne e ngrejne neve per dicka qe nuk e
kemi( Kjo nga perulesia dhe njohja e vetes e selefeve, qofte edhe nga familja e
Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk kishin as turp e as krenari te
pyesnin te tjeret per fene e Allahut edhe pse Profeti ishte stregjyshi I tij,
SubhanAllah cfare dallimi me njerezit e sotem ?! sh.p)
65. Ebu
Kajthama na transmetoi duke na thene: “Xheriri na transmetoi nga Lejthi nga
Muxhahidi qe tha:“ Umeri na e ndaloi neve qe te bejme arritje ne konkluzione me
kijas.”
66. Ebu
Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Xheriri na transmetoi nga El A’mash nga
El Hasan qe tha:” Me te vertete ne kishim libra qe I kishim mesuar permendesh.”
67. Ebu
Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Xheriri na transmetoi nga Mensuri nga Ebu Ed-Duha e ky prej Mesrukut qe
tha:” Ishim mbeshtetur ne divan me Ibn Mes’udin
njehere dhe dikush erdhi nga dera e Kindes duke thene:”O Ebu Abdurr-Rrahman! Dikush
nga treguesit e perrallave eshte duke thirrur ne dyert e Kindes dhe po beson se
shenja e Tymit-Dukhanit do te vije dhe do t’ia marri frymen jobesimtareve (duke
I mbytur ata) kurse besimtaret do ti vije vetem dicka si ftohte.” Keshtu
Abdullahi tha duke u ulur drejt prej zemerimit:” O njerez! Kini frike
Allahun! Nese dikush nga ju di dicka atehere le te flase per ate qe di. E per ate qe
nuk di le te thote Allahu e di me se miri.” Se me te vertete eshte
prej diturise me se mire qe njeriu kur nuk e din te thote Allahu e di me se
miri.” Me te vertete Allahu i tha Profetit te Tij:“ Thuaj:“Nuk ju kerkoj
ju asnje shperblim(per kete Kuran) dhe une nuk jam nga ata qe trillojne.“Nisa:86
( Nje version te gjate te ketij hadithi e transmeton Imam Tirmidhi ne Ebuabul
Tefsir ne Tefsirin e Sures Dukhan sh.p)
68. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Is’hak ibn Sulejman err-Rrazi
na transmetoi duke na thene:“ E kam degjuar Ebu Xha’ferrin qe permendi nga Rabi’ ibn Enes qe tha:“ Ka qene e
shkruar ne Librin e hershem( perpara Kuranit):“Biri i Ademit duke
te jape mesim pa para( pa marre pagese) ashtu sic u mesua pa para( pa iu marrur
pagese).“
69. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Ismail ibn Ibrahim na
transmetoi nga lejthi nga Muxhahidi qe tha:“ Dijetaret kane shkuar dhe nuk kane
mbetur vetem se ata qe flasin. Dhe Muxhtehidi nga mesi juaj(tani) eshte si nje
shakaxhi(nje klaun) ne krahasim me ata qe kane kaluar.“
70. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Uelid ibn Muslim na
transmetoi duke na thene:“Degjova Euzain
qe tha:“Degjova Bilal ibn Sa’d qe tha:“Dijetari juaj eshte injorant,
zahidi-asketiku juaj eshte ziliqar, e adhuruesi juaj eshte i manget(ne kryerjen
e veprave te mira)
71. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“AbdulHamid ibn Abdurr-Rrahim
Ebu Jahja na transmetoi duke na thene:“A’mashi nga transmetoi ne nga Ibrahimi
nga Alkamah qe tha:“Perkujtojani njeri-tjetrit hadithin se me te vertete
ekzistenca, jetegjatesia e tij(hadithit) varet nga perkujtimi.“
72. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Muhammed ibn Fudejl na
transmetoi duke na thene:“ Jezid ibn Ebi Zijad na trasnmetoi ne nga
Abdurr-Rrahman ibn Ebi Lejla qe tha:“Ti japesh jete hadithit gjendet ne
transmetimit dhe permendjen e tyre. Keshtu perkujtojini njeri-tjetrin rreth
tyre.“Duke e degjuar kete Abdullah ibn Shaddad tha:“Allahu te meshirofte! Sa
shume hadithe qe i kam dashur, dhe mesuar permendesh me kane humbur per shkak te
mos-perseritjes.“
73. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Muhammed ibn Fudejl na
transmetoi nga A’mashi nga Ismail ibn Raxha qe tha:“Ne i mblidhnim femijet
bashke dhe i tregonim hadithe atyre.“
74. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Muhammed ibn Fudejl na
transmetoi nga Ata nga Ebu Bakhtiri qe Hudhejfah ibn el Jeman radiAllahu anhu
tha:“Shoket e mi e mesonin te miren kurse une mesoja(rreth) te keqen. Ia
tha:“Perse e ke bere kete gje?! Ai tha:“Me te vertete ai qe ia di vendin te
keqes, i shmanget asaj.“( Kete hadith e trasnmeton Bukhari dhe Muslimi ne formen e plote qe Hudhejfah tha:“Njerezit
e pyetin Profetin rreth te mires kurse une e pyesja rreth se keqes nga frika se
mos bija ne te... e hadithi vazhdon sh.p)
75. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na
ka trasnmetuar duke thene:“Musa ibn Ulej na transmetoi nga babai i tij duke
thene:“Sa here qe diksuh e pyeste Zejd ibn Thabit radiAllahu anhu rreth ndonje
ceshtje ai thoshte:“ A eshte kjo per hir te Allahut? Nese thonin po ai iu
pergjigjte e perndryshte heshtte.“
Sheikh el Albani thote:“Senedi eshte sahih sipas kushteve
te Muslimit
76. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na
ka trasnmetuar nga Sufjani nga AbdulMalik ibn Abxhar nga Sha’bi nga Mesruku qe
tha:“ E kam pyetur Ubejj ibn Ka’bin rreth nje ceshtjeje dhe me ka thene:“A ka
ndodhur kjo? I thashe:Jo.“Ai tha:“Atehere ne do te presim derisa te ndodhe e
kur te ndodhe do te perdorim ixhtihadin tone qe te japim mendim rreth asaj.“
Sheikh el Albani thote:“ Senedi eshte sahih si me siper.
77. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na
ka trasnmetuar duke thene:“Maliku na ka transmetuar nga Zuhri nga Sahl ibn Sa’d
radiAllahu anhu qe tha:“ I Derguari i
Allahut nuk e pelqente te te pyetjen ne ceshtje fi’hu dhe e kritikonte ate qe e
bente kete.“
Sheikh el Albani thote:“ Senedi eshte sahih sipas kushteve te Bukharit dhe Muslimit. Qe
te dy e kane transmetuar nga autoriteti-rruga e Imam Malikut e gjendet ne Muuatta 2/56/34
78. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na
ka trasnmetuar duke thene:“Sufjani na transmetoi ne nga Zubejdi qe tha:“Nuk e
kam pyetur Ibrahimin per asgje vetem se shihja shenjat e pakenaqesise ne te.(
Kjo ndohte per shkak te dy arsyeve 1. pakqenaqesia e selefeve ne dhenien e
fetauave te shumta dhe 2. pakenaqesia e tyre me pyetjet e tepruara dhe te
pavenda e per sa i perket ceshjeve me rendesi ata nuk e fshihnin dijen sh.p)
79. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Hushejmi na transmetoi duke
na thene:“ Haxh-xhai na transmetoi (nga Ata) nga Ibn Ebi Lejla nga Ata qe tha:“
E shoqeronim Xhabir ibn Abdullahin
radiALlahu anhu dhe ai na transmetonte
neve hadith. Kur ai shkonte ne i perseritmin hadithet e tij dhe Ebu
Zubejri ishte ai qe i mbante mend permendesh ato hadith me mire se te gjithe
ne.“
80. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Xheriri na transmetoi nga
Kabus ibn Ebu Dhibjan qe tha:“ U falem me Ebu Dhibjanin nje dite namazin e
sabahut te dites se xhuma.Ne ishim te gjithe djem te rinj pervec muezinit qe
ishte i moshuar. Pas selamit ai u afrua dhe tha:“Kush je ti? Kush je ti?“Kur i
pyeti qe te gjithe tha:“Me te vertete nuk ka qene Profet qe eshte derguar vetem
se ka qene djal i ri. Dhe dituria nuk i eshte dhene askujt me se miri sesa nje
te riu.“
81. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Sufjan ibn Ujejnah na
transmetoi nga Zejd ibn Eslem nga Ata ibn Jasar qe tha:“Nuk ka asgje qe eshte
vene mbi dicka tjeter me buku sesa kur butesia vendoset mbi diturine.“
82. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Xheriri na tregoi nga
Suhejli nga babai i tij qe Ebu Hurejrah radiAllahu anhu thoshte:“ Afrohuni o
fisi i Farukhut!Se me te vertete nese dija ishte ne qiej do te ishte dikush nga
ju qe do te shknte ta kapte.“
Thote
Sheikh El Albani:“Farukh i referohet jo arabeve( me saktesisht persianeve sh.p)
Senedi eshte sahih sipas kushteve te Muslimit. Sidoqofte eshte meukuf(thenie e
sahabit) Eshte transmetuar gjithashtu ne formen marfu nga Ebu Hurejrah pa e permendur Fisin e Farukhut por me
fjalet.. nje grup nga Persia do ta arrinin..” Kteo
transmetime jane transmetuar ne Ebu Nuajm ne Ekhbar Asbahan 1/5. Nje prej tyre
gjendet ne Sahih Ibn Hibban 2309. Dhe cfare eshte sahih eshte ajo qe permendet
me fjalet”Nese imani do te varej prej qiellit do te kishte njerz nga Persia qe sigurisht do te shkonin ta
arrinin.”Bukhari dhe Muslimi e transmetojne kete.
83. Ebu
Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Xheriri na tregoi nga Suhejli qe
tha:”Kur Ebu Hurejrah radiALlahu anhu e shikonte Ebu Salih ai thoshte:”Nuk ka
mundesi qe ky te jete nga fisi AbdulMenaf.”
Sheikh El Albani tha:”Dhekuan Es-Seman Ez-Zijat el
Medeni. Ai ishte roja i Xhuuejrijah ibn Ahmas el Gatafani. Dhe ai ishte babai i
Suhelit qe permendet ne transmetimin e meparshem Ebu Salih e vdiq ne vitin 101
Hixhri.
84. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“Jahja ibn Jeman na transmetoi
ne nga A’mashi nga Ebu Salihu qe tha:”Nuk deshiroja asgje nga kjo bote vetem se
dy tesha te bardha qe ti vishja kur u ulja me Ebu Hurejren.“
85. Ebu Kajthama na transmetoi duke na thene:“ Xheriri na transmetoi duke
na thene:“Kabusi na tregoi nga babai I tij prej Ibn Abbasit radiAllahu anhu qe
tha:“O ju qe keni besuar! Permbajuni drejtesise, kur deshmoni per Allahun,
edhe nese eshte kundra vetes tuaj, ose prinderve tuaj,ose farefisit tuaj, qofte
i pasur apo i varfer.Allahu eshte Mbrojtesi me i mire i juve te dyve.E keshtu
mos i ndiqni deshirat tuaja, e ti shmangeni drejtesise. E nese e shtremberoni
deshmine, ose e fshihni, me te vertete Allahu eshte i njoftuar shume mire me
ate qe beni.“En Nisa 135...E ka kuptimin kur dy njerez dalin para
gjykatesit e keshtu ashpersia e gjykatesit mund te anoje ne njerit prej tyre e
jo mbi tjetrin.“
86. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na tregoi nga Kabusi
nga ibn Abbasi qe tha:“Duke folur me Zotin e tij Musa tha:“O Zoti im kush nga
roberit e Ty jane me te dashur tek Ti?”Ai tha:“Ata qe me permendin Mua me se
shumti.“Pasta jai pyeti:”O Zoti im kush nga ata eshte me I zgjuari?”Ai tha:“Ai
qe e gjykon veten e tij ne te njejten menyre qe i gjykon te tjeret.“Pastaj ai
pyeti:“O Zoti im kush nga roberit e Tu eshte me i pasuri?“Ai qe ehste i kenaqur
me cfare Une i kam dhene.“
87. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ib Ujejnah na transmetoi ne
nga Ibrahim ibn Mejserah nga Tausi qe tha:“ Ibn Abbasi u pyeste per dicka e ai
(ndonjeher)thoshte:“Me te vertete pergjigja e kesaj gjendet ne librat e mehershem.“
88. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Hafs ibn Gajjath na
transmetoi ne duke thene:“Asim ka transmetuar rreth Ebu Uthmanit:”I thashe
atij:”me te vertete ti na transmeton ne hadithe. E ndonjehere e transmeton ne
te njejten menyre e ndonjehere e le pa permendur ndonje pjese te
tij(hadithit.“Ai tha:“Kapu pas transmetimit qe te kam thene heren e pare.“
89. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Abdullah ibn Idris na
transmetoi ne duke thene:“Lejthi na transmetoi ne nga Adi ibn Adi nga Sanabahi
nga Muadh ibn Xhebel radiAllahu anhu qe tha:“Biri i Ademit nuk do te levize nga
qendrimi (para Allahut) ne diten e gjykimit derisa te pyetet per kater
ceshtje:“Per jeten e tij dhe ne cfare gjendje e la ate. Per trupin e tij dhe si
e perdori. Per pasurin e etij dhe sesi e fitoi. Dhe per diturine e tij dhe se
cfare beri me te.“
Sheikh el Albani thote:“Ky sened eshte meukuf dhe Lejth
ibn Ibn Ebi Selimi eshte daif-i dobet. Te tjere e kane transmetuar nga Adi ibn
Adi ne formen merfu’. Ibn Asakir 10/28/2 e ka transmetuar e gjithashtu Khatib
el Bagdadi ne Iktidaul Ilm nr 2. Ka mbeshtetje ne hadithin e transmetuar ne
formen merfu nga Ebu Barzah(El Eslemi radiAllahu anhu). Kete e ka transmetuar
Tirmidhi ke e ka vleresuar sahih. Ed-Darimi e ka transmetuar gjithashtu dhe Ebu
ja’la ne Musnedin e tij 2/353 me nje sened sahih. Gjithashtu Khatib el Bagdadi
ne Iktidaul Ilm nr 1.
90. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Fadl ibn Dukejn na transmetoi
ne duke thene:“Sufjani na tregoi prej Jahja ibn Sei’dit qe tha:” E kam degjuar
el Kasim ibn Muhammed qe tha:“Qe nje njeri ta kaloje gjithe jeten e tij ne
injorance eshte me mire sesa te jape fetua pa dituri.“
91. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Abdullah ibn Numejr na
transmetoi nga Hisham ibn Uruah nga babai I tij qe tha:”Eshte thene:“ Njerezit
me te turpshem( te lene menjane) nga nje
dijetar jane pjestaret e tij te familjes.“
92. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“ Abdullah ibn Numejr na
transmetoi nga A’mashi qe tha:”Nese do te kisha mundesi te ecja, me te vertete
do te vija per vizite tek ti.“
93. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ismaili na transmetoi nga
Auni qe tha:” Muhamemdi sal-lAllahu aljhi usel-lem e ka urryer qe hadithi te
shkruhej ne toke.“
Sheikh el Albani thote:“Burimi origjinal i ketij hadithi eshte
meukuf dhe nuk eshte merfu. Disa njerez e kane permendur prej Ka’b el Ahbar qe
ka thene qe kjo gjendet ne Teurat. E disa genjeshtar dhe transmetues te dobet e
kane ngrejtur sikur te jete thenie e Ebu Derda-s apo Xhabirit radiAllahu anhum.
Shiko el-Lali el Mesnu’ah te Sujutit dhe Silsilatul Ehadith ed-Daifah nr 2750.
94. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ibad ibn el Auuam na
transmetoi nga Shajbani nga Sha’bi qe tha:”Dituria eshte marre nga 6 nga
sahabet e te derguarit te Allahut sal-lAllahu aljhi ue sel-lem. Keshtu, dituria
e Umerit, Abdullahit dhe Zejdit ishte e ngjashme me njera-tjetren. Dhe ata
merrnin dije nga njeri-tjetri. E dija e Aliut, babait tim dhe Ebu Musa el
Esh’ariut ishte e ngjashme me njera-tjetren. Dhe ata merrnin dije nga
njeri-tjetri. Keshtu une(Esh-Shajbani) e pyeta:“ Kush ishte el Esh’ari prej
ketyre njerezve?Ai tha:“Ai ishte nje prej dijetareve te fik’hut.“
95. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ismail ibn Ibrahim na
transmetoi ne nga Xhurjeri nga Ebu Nadrah qe tha:“I thashe Ebu Se’idit:“Me te
vertete ti na transmeton ne hadithe te mrekullueshem dhe ne kemi frike se mos
shtojme dicka ne te ose mos pakesojme dicka prej tij, keshtu a eshte e
mundeshme qe ta shkruash per ne?“Ai tha:“Kurre nuk do ta shkruajme per ju dhe
as qe nuk do ta bejme sikur te ishte nje Kuran, por mesojini permendesh nga ne
ashtu sic ne i kemi mesuar permendesh nga ata.“
96. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Sufjan ibn Ujejnah na
transmetoi nga Zuhri nga el A’raxh qe tha:“E kam degjuar Ebu Hurejren
radiAllahu anhu qe tha:“Me te vertete, ju thoni se Ebu Hurejre ka mesuar
permendesh shume hadithe te te derguarit te Allahut.Pasha Allahun kam qene nje
njeri i varfer dhe i sherbeja te deguarit te Allahut sal-lAllahu aljhi ue
sel-lem e keshtu qe te mbushja edhe
barkun me buke. Muhaxhirunet-emigranet ishin te zene me bizneset e tyre ne
pazare, dhe ensaret me pasurite e tyre. Keshtu
i deguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Kush do ta shtire rroben e tij,
atehere ai asnjehere nuk do te harroje cfare ka degjuar prej meje.“Keshtu
une e shtrija rroben time derisa ai(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) te mbaronte
se treguari hadithe e pastaj une e mblidhja rroben rreth vetes. Dhe nuk kam
harruar asgje pas kesaj.
Thote Sheikh Albani:“Ta dish se nuk gjendet asgje qe
transmetohet qe Muxahririnet apo Ensaret te jene marre neper goje ashtu sic
disa prej shkrimtareve te sotem ia mveshin Ebu Hurejres pa te drejte. Kjo eshte
gjithashtu per ata qe i shpjegojne theniet e tij ne nje menyre tjeter nga ajo
qe ka ai ka patur qellim. Me te vertete, te besh nje pune duke kerkuar ate hallal
eshte prej Sunnetit te Allahut ashtu sic ka ardhur ne disa hadithe.Ebu Hurejra
e dinte kete mire sepse ai eshte nje prej atyre qe e ka transmetuar kete
hadith. Keshtu
ai i justifikoi ata rreth ceshtjes se memorizimit te haditheve ne ate menyre qe
ia memorizoi. El Hakim 3/511-512 transmeton nga Talhah ibn Ubejdullah nje nga
te dhjetet te pergezuar me xhennet qe ai tha rreth muhaxhirineve dicka te
ngjashme me ate qe Ebu Hurejra tha:“Pasha Allahun, une nuk kam dyshim se Ebu
Hurejrah ka degjuar nga I derguari ate qe ne nuk e kemi degjuar dhe ai ka
mesuar prej tij ate qe ne nuk e kemi mesuar. Me te vertete, ne ishim
te pasuri, kishim shtepija dhe familje te madhe. Ne shkonim e rrinim me
Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem deri ne mbremje e pastaj u kthenim tek
familjet tona. Kurse Ebu Hurejrah ishte i varfer. Ai nuk kishte as pasuri, as
familje e as femije. Dora e tij ishtye aty ku ishte dora e Profetit sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem. Dhe ai rrinte me te ne shtepine e tij. Prandaj ne nuk kemi
dyshim se ai ka mesuar prej tij ate qe ne nuk e kemi mesuar, dhe se ka degjuar
nga I derguari ate qe ne nuk e kemi degjuar. Dhe askush nga ne nuk e akuzon
ate( sikur po trillon hadithe sh.p).“El Hakim e ka vlerezuar sahih dhe El
Hafidh permend nje deshmi tjeter ne Fet’hul Bari 1/191.Per me teper hadithi e
ka senedin sahih sipas kushteve te te dy sheikheve(Bukharit dhe Muslimit).
Muslimi e ka transmetuar me te njejten rruge si autori i ketij libri dhe ai se
bashku me Bukharin e kane transmetuar nepermjet rrugeve te tjera prej Sufjanit.
Dhe me kete sened e ka transmetuar Ahmedi gjithashtu 2/240. E per me tej
Bukhari 2/274 e ka transmetuar nga rruge te tjera prej Zuhrit. Muslimi e
transmton nga Zuhri nga Seid ibnel Musajjeb nga Ebu Selemeh ibn Abdurr-Rrahman
nga Ebu Hurejrah qe tha:“Me te vertete ju...“
97. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na
transmetoi nga Hammad ibn Zejd nga Ejjubi qe tha:“Nje njeri i tha njehere
Mutarifit:“A deshironi dicka tjeter pervec Kuranit?Ai tha:“Jo, por ama ne deshirojme
dikend qe e di Kuranin me mire sesa ne.“
98. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“ Abdurr-Rrahman na transmetoi
ne duke thene:“Ebu Khalda na transmetoi ne duke thene:“ E kam degjuar Ebu
Alijjen duke thene:“Transmetojini njerezve hadith aq sa ata kane mundesi ta
perballojne, mbajne.Une i thashe:“Cfare do te thote:“Sa kan mundesi ta
mbajne?“Ai tha:“Persa kohe qe jane te zellshem e te gatshem ta degjojne ate.“
99. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“ Abdurr-Rrahman na transmetoi
nga Shu’beh nga Ebu Is’hak qe tha:“E kam
degjuar Ebu El Ahuas qe tha:“Abdullah(Ibn Mes’udi) thoshte:“Mos i lodhni
njerezit(me shume dituri).“
100. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“ Abdurr-Rrahman na
transmetoi ne duke thene:“Sheriku na transmetoi nga Samak prej Xhabir ibn
Samurah radiAllahu anhu qe tha:”Kur e takonim Profetin secili nga ne ulej aty
ku kishte ndaluar( dmth asnje prej tyre nuk mundohej te zinte kryet e vendit e
as t’ia zinte vendin dikujt tjeter sh.p)
Thote Sheikh Albani:“Ai eshte Ibn Abdil-lah el Kadi.Ka
mendime rreth memories se tij por ama Zuhejr ibn Muauijeh e ka shoqeruar ate
dhe ky eshte i besueshem.Per shkak te kesaj Tirmidhi e ka kosideruar kete
hadith sahih. Gjendet gjithashtu ne Es-Sahihah nr 330.
101. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“ Abdurr-Rrahman na
transmetoi nga Selman ibnel Mugirah nga
Thabit nga Amr ibn Shuajb qe tha:“Profeti sal-laAllahu alejhi ue sel-lem e ka
urryer qe njerezit te ecnin pas tij por (e ka pelqyer) qe te ecnin ne te majte
e ne te djathte te tij.“
Thote Sheikh Albani:“Ky hadith eshte sahih.Senedin e ka
mursal(dmth ndalohet si thenie e tabi’init).Sidoqofte El Hakim 4/279-280 e ka
transmetuar me kete rruge:Ummejah ibn Khalid, Sulejman ibnel Mugirah nga Thabit
nga Amr ibn Shuajb nga babai i tij nga gjyshi i tij qe eshte Abdullah ibn Amr
radiAllahu anhu nga Profeti sal-laAllahu alejhi ue sel-lem/ El Hakim e ka bere
sahih sipas kushteve te Muslimit dhe Dhehebi ra dakort me te. Ky eshte hadithi
i vetem qe eshte sahih.
102. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“ Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na transmetoi nga Zaidah nga Ata ibnes-Saib qe
tha:“Ebu Abdurr-Rrahman e urrente qe ti beheshin pyetje kur ishte duke ecur.“
103. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“ Abdurr-Rrahman na
transmetoi nga Abdullah ibnel Mubarak nga Rijah ibn Zejd nga nje burre nga Ibn
Munbih qe tha:“Me te vertete ka ekstremizem, tejkalim ne kerkimin e diturise
ashtu sic ka tejkalim ne mbledhjen e pasurise.“
104. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ma’in ibn Isa na transmetoi ne
duke thene:“Muauijah ibn Salih na transmetoi ne nga El Ala ibnel Harith nga
Makhuli nga Uailah qe ai tha:“Nese ju transmetojme hadith sipas kuptimit te tij
atehere eshte mjaft per ju.(dmth jo fjale per fjale por kuptimin e hadithit
sh.p)“
105. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ma’in ibn Isa na transmetoi
ne duke thene:“ Muauijah ibn Salih na transmetoi ne nga Rabi’ ibn Jezid nga Ebu
Derda radiAllahu anhu qe tha:“Kur nje hadith i te derguarit te Allahut
sal-laAllahu alejhi ue sel-lem u transmetonte, atehere njeriu thoshte ne
vetvete:“O Allah nese nuk ka qene thene keshtu(fjala per fjale) atehere beji qe
ti perngjaje(ta kete kuptimin e sakte sikur te jete fjale per fjale sh.p).“
106. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ma’in ibn Isa na transmetoi
ne duke thene:“ Ebu Uuejs, djali I xhaxhait te Malik ibn Enes, tha:”E kam
degjuar Zuhrin qe tha:“Nese e qellon kuptimin e hadithit, ateher nuk ka
dem(nese nuk e permend fjale per fjale por e permend kuptimin e hadithit
sh.p).“
107. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ibn Xhurejxhi
transmetoi:”Ata me tregoi mua se e ka degjuar Ebu Hurejren radiAllahu anhu qe kur
njerezit e pyesnin thoshte:“Sikur te mos ishte nje ajet ne suren Bekare, nuk do
t’ju tregoja asgje.Sikur te mos kishte thene Ai:“Me te vertete, ate qe i
fshehin cfare Ne kemi shpallur nga shenjat
e qarta dhe udhezimi, pasi qe Ne
ia kemi sqaruar qarte ne Liber, ata jane mallkuar nga Allahu dhe mallkuar nga
ata qe mallkojne.“Bekare 159.
Thote
Sheikh Albani:“Ky hadith eshte sahih sipas kushteve te ted y sheikheve. Bukhari 1/42 e
ka transmetuar nga rruga e el Araxh nga Ebu Hurejrah.
108. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Ibn Fudelj na transmetoi ne
nga babai I tij qe tha:”Ne uleshim se bashku-une, Ibn Shebrema, El Harith, El
Akli,El Mugirah dhe El Ka’ka ibn Jezid- gjate nates duke perseritur se bashku
ceshtjet e fik’hut. Ndonjehere nuk u conim derisa e degjonim ezanin e sabahut.“
109. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga Abdullah ibn Jezid Es-Sahbani nga Kumejl ibn
Zijad nga Abdullah ibn Mes’udi radiAllahu anhu qe tha:“Me te vertete ju jeni ne
nje kohe qe ka shume dijetare e pak ligjerues. E padyshim pas jush do te vije
nje kohe qe do te kete shume ligjerues e pak dijetare.“
Thote
Sheikh Albani:“Ky transmetim eshte meukuf me nje sened sahih. Transmetuesit
jane te gjithe te kategorise se dy koleksioneve sahih(Bukharit e Muslimit)
pervec Abdullah ibn Jezid es-Sahbanit. Sidoqofte edhe ai eshte i besueshem sic
permendet ne biografine e tij ne Xhehr ue Ta’dil.“
110. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Abdus-Selam ibn Harb na transmetoi nga Lejth nga Muxhahid qe tha:”Nuk
ka ndonje te keqe te rrish gjate nates e te studiosh ceshtjet e fik’hut.“
111. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi
nga Hasan ibn Amr nga Ibrahim En-Nekhai
qe tha:”Kush meson ndonje aspekt te dijes, duke kerkuar me kete vetem Fytyren e
Allahut, atehere Allahu do ti jape atij cfare eshte e mjaftueshme per te.“
112. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga Ebu
Jezid el Muradi qe tha:“Kur iu afrua
vdekja Ubejdes, atehere ai kerkoi te sillen librat e tij dhe e fshiu se cfare
ishte e shkruar ne to.“
Thote Sheikh Albani:“Ai eshte Ibn Amr Es-Selmani.Ai ishte
tabi’in i sinqerte dhe i besueshem. Ai qe transmeton prej tij Ebu Jezid el
Muradi eshte Nu’man ibn Kajs. Ibn Ebi Hatime
ka shkruar nje biografi per te 4/1/446 dhe ka treguar besueshmerine e
tij nga ibn Me’ini e te tjere.Sufjan Eth-Theuri e ka transmetuar kete me
shtesen qe ai(Ubejdah) tha:“Kam frike se njerezit qe i trashegjne keta libra
nuk do ti japin rendesi e caktuar.“ Darimi e ka transmetuar 1/121 dhe el
Khatibi ne Takjidul Ilm faqe 61.“
113. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga
AbdulMalik ibn Umejr nga nga Ibn Abdullah qe Abdullah ibn Mes’udi tha:“Allahu
e meshirofte ate qe degjon nje hadith prej nesh dhe e transmeton ashtu sic e ka
degjuar, se ndoshta ai te cilit i transmetohet hadithi eshte me i vemendshem
sesa ai qe e degjoi (dhe e transmetoi hadithin).
Thote Sheikh Albani:“Une them se senedi eshte munkata- i
keputur.Kjo per arsye se Ibn Abdullah eshte Ebu Ubejdah ibn Abdullah ibn Mes’ud e ai nuk
ka degjuar nga babai i tij(kete gje e permend edhe Imam Tirmidhij ne Xhamin e
tij sh.p)Keshtu eshte e keputur si thenie e ibn Abdullahit. Sidodofte eshte
transmetuat ne formen Merfu(dmth si thenie e Profetit) prej ibn Mes’udit.
Tirmidhiu e ka transmetuar dhe vleresuar sahih e gjithashtu Ibn Hibbani ne
Sahihun e tij. Dhe ehste permendur nga sahabe te tjere pervec tij(me fjalet
Allahu e ndrocofte ate qe e degjon nje hadith
prej nesh... shiko shpjegimin e Sheikh AbdulMuhsin el Abbad te ketij
hadith te postuar me heret sh.p)
114. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga
AbdulMalik ibn Umejr nga Raxha ibn Hauiah nga Ebu Derda radiAllahu anhu qe
tha:“Dituria perfitohet, arrihet duke mesuar, dhe pjekuria arrihet me
pubertetin. Dhe kush perpiqet pasi qe e ka mesuar te miren do tia arrije
qellimit e kush i shmanget se keqes do te jete i ruajtur prej saj.“
Thote Sheikh Albani:“E ka senedin sahih ne formen meukuf.
Eshte transmetuar gjithashtu ne formen merfu nga Ibn Muxhalid nga AbdulMalik
ibn Umejr. Dhe ka mbeshtetje nga rruga e Muauijes, e kam shpjeguar kete ne
Es-Sahihah.
115. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Uaki na transmetoi nga
Sufjani nga Ebi Zia’rra nga Ebul Ahuas nga Abdullah ibn Mes’udi radiAllahu anhu
qe tha:“Me te vertete askush nuk ka lindur dijetar.Por ne te kunderten, dija
perfitohet duke mesuar.“
116. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga
Ebu Sinan nga Sehl el Fazari nga
Abdullah ibn Mes’udi radiAllahu anhu qe tha:“Syno qe te behesh dijetar, ose
nxenes dije ose degjues i hadithit. E mos syno te jesh ne ndonje kategori te
katert e keshtu te humbasesh, shkaterrohesh.“
117. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Jahja ibn Said na transmetoi
nga Uthman ibn Gajath nga Ebu Es-Selil qe tha:“Kur dikush nga sahabet e te
derguarit te Allahut sal-laAllahu alejhi ue sel-lem u transmetonte njerezve
hadith ata u grumbulonin aq shume rreth tij saqe ai duhej te ngjitej ne catine
e shtepsie e te tregonte hadith nga aty lart.“
118. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Jahja ibn Umejr na
transmetoi duke thene:“E kam degjuar babain tim duke transmetuar nga Ebu
Hurejrah qe tha:“Dija do te ngrihet,
injoranca do te shtohet dhe el harxh do te shtohet.Njerezit pyeten:“Cfare eshte
el harxh?“Ai tha:“Lufta(vrasjet).“
Thote Sheikh Albani:“E ka senedin sahih ne formen meukuf.
Eshte transmetuar gjithashtu me sened sahih
ne formen merfu nga Ebu Hurejrah. Bukhari e Muslimi e kane transmetuar.
119. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Rauh bin Ubad na transmetoi
ne duke thene:“Rabi nga transmetoi nga el Hasan qe tha:“Llojet me te mira te
diturise jane el warr-devotshmeria, perkujdesja dhe tefekkur-reflektimi.“
120. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Muhammed ibn Abdullah el
Ensari na transmetoi ne duke thene:“Babai im me transmetoi mua nga Themamah ibn
Abdilah qe tha:”Enesi i thoshte djalit te tij:“O biri im! Ruaje diturine duke e
shkruar ate.“
Thote Sheikh Albani:“Abdulah ibnel Muthana ibn Abdullah
ibn Enes. Ai ishte i ndershem por ama bente shume gabime. Ky hadith eshte
transmetuar ne formen marfu por nuk eshte sahih. Me vone kam hasur shume
rruge(me senede te tjera) per kete hadith ne formen merfu qe me beri te arrin
ne perfundim se eshte sahih. E kam sqaruar kete ne Es-Sahihah 2026.“
121. Ebu Kajthama na transmetoi ne duke thene:“Uaki na transmetoi
nga Hisham ibn Uruah nga babai I tij nga Abdullah ibn Amr radiAllahu anhu qe
tha:“ I te derguarit te Allahut sal-laAllahu alejhi ue sel-lem tha:“ Me te
vertete Allahu nuk do ta marre dijen duke e hequr nga kraharoret e njerezve.Por
ama do te largohet duke shkaktuar qe dijetaret te vdesin derisa nuk do te ngele
asnje dijetar, keshtu njerezit do te marrin si udheqes, injorantet.Keshtu keta
do te pyeten dhe do te japin pergjigje, fetua pa dituri. Keshtu qe do te
humbasin vetveten dhe te tjeret.
Thote Sheikh Albani:“E ka senedin sahih sipas kushteve te
te dy sheikheve dhe ata gjithashtu e kane transmetuar. Nje nga rruget, senedet
qe ka transmetuar Muslimi eshte i njejte me senedin e autorit te ketij libri.“
122. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Ja’kubi na transmetoi ne
duke thene:“Ubej na transmetoi ne nga Salihu qe tha:”Ibn Shihabi tha:“Sidoqofte
Uruah e transmetoi hadithin e Humranit qe tha nje dite:“Njehere Uthmani morri
bades dhe tha:“Pasha Allahun, kam per t’ju treguar nje hadith. Sikur te mos
ishte per nje ajet ne Librin e Allahut nuk do t’jua kisha treguar.Me te vertete
e kam degjuar te Derguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qe tha:“Nuk
ka njeri qe merr abdes dhe e persos ate dhe me pas fal namazin vetems se do te
falet per cfare ka ndodhur(prej mekateve sh.p) ne mes te abdesit dhe namazitqe
ai fal.Uruah tha se ajeti ishte:“ Me te vertete, ate qe i fshehin cfare Ne
kemi shpallur nga shenjat e qarta
dhe udhezimi, pasi qe Ne ia kemi sqaruar
qarte ne Liber, ata jane mallkuar nga Allahu dhe mallkuar nga ata qe mallkojne.“Bekare
159.
123. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Haxh-xhaxh Ibn Muhammed na
transmetoi ne nga Shu’beh nga El Hajthem
rreth Asim ibn Damurah:“Ai pa nje grup njerezish qe po e shkonin nga prapa Seid
ibnel Xhubejrit dhe i ndaloi nga kjo e tha:“Me te vertete kjo veper e juaj
eshte nje poshterim per ate qe ndjek dhe nje firne per ate qe ndiqet.“
Thote Sheikh Albani:“Ai eshte El Hajthem ibn Habib Ebu EL
Hajtham Es-Sijrafi. Ai eshte i besueshem si transmetuesit e tjere ne kete
zinxhir.
124. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Haxh-xhaxh Ibn Muhammed
na transmetoi ne duke thene:“Junusi na transmetoi nga Ebu Is’hak nga El Agr nga
Ebu Hurejrah qe tha:“Me te vertete Allahu dhe engjejt e Tij cojne salavat mbi
Ebu Hurejren dhe rrethin e nxenesve te
tij.“
Thote Sheikh Albani:“Ebu Is’haku eshte Amr ibn Abdil-lah es-Subei, eshte i
besueshem por bente tedlis dhe gabonte ne transmetimet e tija.“
125. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Ismail ibn Ibrahim na
transmetoi nga Habib ibn esh-Shehid nga Ibn Taus nga babai i tij qe Umeri
radiAllahu anhu tha:“Me te vertete ne nuk lejojme qe te pyetet per gjerat qe
nuk do te ndohin sepse Allahu e ka shpjeguar cdo gje qe do te ndodhe.“
Thote Sheikh Albani:“Ibn Tausi e ka emrin Abdullah, eshte
i besueshem prej kategorise se transmetuesve te Bukharit dhe Muslimit. E njejta
gje eshte edhe per transemtuesit e tjere. Sidoqofte ka nje keputje ne sened
Tausi nga Umeri eshte mursel.
126. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Abdurr_rrahman ibn Mehdi
na transmetoi nga Mehdi ibn Mejmun nga Gilani qe tha:“Njehere i thashe El
Hasan:“ Nese nje njeri tregon hadith vazhdimisht duke mos u lodhur nga kjo gje
a ndodh qe te kete ne transmetimet e tij shtesa e pakesime? Ai tha:“ E kush
mund ti shmanget kesaj?“
Thote Sheikh Albani:“Kjo e ka kuptimin se nuk askush qe
mund te transmetoje hadith e te mos
ndodhe ne kete ndonje shtim apo pakesim. Keshtu eshte detyre e cdokujt(qe
trasnemton hadithin sh.p) qe te perpiqet me sa ka mudnesi qe ti shmanget
mangesive ne mesuari permendesh e saktesise. E Allahu nuk e merr ne pergjegjesi
askend vetem aq sa ka mundesi. Senedi eshte sahih dhe Gilani eshte Ibn Xherir
el Ma’ului.
127. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Ismail ibn AbdulKerim na
transmetoi ne duke thene:“Abdus-Samad ibn Ma’kil me transmetoi duke me thene:”E
kam degjuar Uehbin qe tha:”Budallai asnjehere nuk do te behet prej te zgjuarve,
te diturve dhe zinaqari nuk do te trashegoje ne mbreterine qiellore(xhenneti
sh.p)
128. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Ismail ibn AbdulKerim na
transmetoi ne duke thene:“Abdus-Samad ibn Ma’kil me transmetoi duke me thene:”E
kam degjuar Uehbin qe tha:”Ikrimah arriti ne El Xhanad(nje qytet ne Jemen) e
Tausi i dha nje dhurate te mire prej 60 dinareve.Ia tha atij:“E cfare ka per te
bere ky rob i Allahut dhe 60 dinare?“A nuk e sheh se e kam blere dijen e Ibn
Abbasit radiALlahu anhu per Abdullahin djalin e Tausit per 60 dinare.“
129. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Abdurr-Rrahman na
transetoi nga Sufjani nga Naser ibn Da’aluk qe tha:“Sa here qe dikush i afrohej
Rabi’ ibn Khajthem qe ta pyesnin ate ndonje pyetje ai thoshte:“Kerkoj mbrojtje
tek Allahu nga e keqja, sherri yt.“
130. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Uaki na transmetoi nga
Sufjani nga Ebu Hasijn nga Ebu Abdurr-Rrahman qe tha:”Njehere Ali kaloi prane
nje njeriu qe pa tregonte hadithe, e keshtu e pyeti:“A e di se kush eshte
abroguesi e kush eshte abroguar?“Njeriu tha:“Jo.“ Ali i tha:“Atehere ti qenke i
shkaterruar duke shkaterruar te tjeret.“
Thote Sheikh Albani:“Senedin e ka sahih sipas kushteve te
dy sheihkeve.Ebu Abdurr-Rrahman eshte Abdullah ibn Habib Es-Sulemi. Ai ishte tabi’i, recitues i Kur’anit,
i besueshem dhe i sinqerte. Emri I Ebu Hasijn eshte Uthman ibn Asim El Asadi.
Ai ishte gjithashtu I besueshme e I sinqerte. Ai vdiq ne vitin 127 H.
131. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Kabisa ibn Akba na transmetoi ne duke
thene:“Sufjan ibn Seid na transetoi nga Ebu Hasijn qe tha:”Shkova tek Ibrahimi
q eta pyetja rreth nje ceshtjeje, e ai me tha:”A nuk ishte dikush tjeter ne ems
meje e teje e qe te pyesje ate( e jo mua?”
132. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Jezid ibn Harun na transmetoi ne duke
thene:“El Mes’udi na trasnetoui nga El Kasim ibn Abdurr-Rrahman qe tha:”Abdullah
ibn Mes’udi radiAllahu anhu tha:”Une me te vertete besoj se nje njeri e harron
nje pjese te diturise qe ka ditur per shkak ten je mekati qe ka bere.”
133. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Muhammed ibn Abdil-lah el Ensari na
transmetoi ne duke thene:“Muhammed ibn Amr ibn Alkameh na transmetoi ne duke
thene:“Ebu Selemah na transmetoi nga Ibn Abbasi radiAllahu anhu qe tha:”E kam
gjetur diturin e te Derguarit te Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me kete
grup te vogel te ensareve.Pushoja pak tek dera e ndonjerit prej tyre(duke
pritur) e sikur te kisha deshiroja te merrja leje qe te hyja do ta kisha bere
kete, por ama e beja kete(pritje tek dera derisa te dilte vete sh.p) qe te
arrija kenaqesine e tij.”
Thote Sheikh Albani:“Senedin e ka xhejjid-te mire, e ky
tregim tregon virtytet e mira te Ibn
Abbasit radiAllahu anhu.“
134. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Muhammed ibn Abdil-lah el
Ensari na transmetoi ne duke thene:“Ibn Aun na transmetoi ne duke thene:“El
Kasim ibn Muhammed, Ibn Sirini dhe Raxha ibn Haiuah e transmetonin hadithin
duke e permendur fjale per fjale, kurse El Hasan, Ibrahimi dhe Sha’bi e
transmetonin duke treguar kuptimin e tyre.“
135. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Muhammed ibn Abdil-lah el
Ensari na transmetoi ne duke thene:“Ibn Aun na transmetoi ne duke thene:“Hyra
tek Ibrahimi e me pas Hammad hyri gjithashtu dhe fillo ti bente pyetje e me
vete kishte disa flete qe kishte shkruar ne to fillimin e disa haditheve.keshtu
Ibrahimi i tha:“Cfare ke aty? Ai tha:“Jane vetem fjalet e fillimit-etraf te
disa haditheve.“Keshtu ai(Ibrahimi) i tha:“A nuk te kam ndaluar qe ta besh kete
gje?“
Thote Sheikh Albani:“Hammadi eshte ibn Ebi Sulejman el
Kufi, Fakihu.Ibrahimi i permendur ketu eshte Ibn Jezid En-Nekhai.Emri i Ibn
Aunit eshte Abdullah e ai ishte fakih i njohur.Te gjithe jane te besueshem.
136. Nga Xheriri qe transmetoi nga Mensuri nga Ibrahim En-Nekhai qe
tha:”Nuk ka ndonje problem nese shenon pjesen e fillimit te hadithit.“
Thote Sheikh Albani:“Keshtu eshte e shkruar ne tekstin
origjinal ne kundershtim me cfare eshte shkruar me perpara e me pas.Autori e
perserit te njejtin hadith ne piken 161 qe do te vije me vone.Dhe cfare eshte
nenkuptuar me fjalen etraf, e Allahu e di me se miri, eshte fjalet e fillimit te
hadithit qe ata shkruanin ne menyre qe ta mbanin mend hadithin.“
137. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Mu’adhi na transmetoi ne
duke thene:“Imrani na transmetoi nga Ibn Muxhliz nga Beshir ibn Nehik qe
tha:“Une mbaja shenim hadithet e Ebu Hurejres radiAllahu anhu. Kur vendosa qe
te renditja hadithet mire i mora shenimet tek Ebu Hurejrah radiALlahu anhu dhe
i thoja:“ A e kam degjuar kete prej teje?“ Ai thoshte:“Po.“
138. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Mu’adhi na transmetoi ne
duke thene:“Ash’ath na transmetoi nga El Hasan qe tha:” I Derguari i Allahut
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:“Eshte prej sinqeritetit qe njeriu te
mesoje njehere dijen, pastaj ta veproje e pastja tia mesoje te tjereve.“Ash’athi
tha:“A nuk e sheh se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia ka nisur me dijen
perpara veprave.“
139. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Ismail ibn Ibrahim na
transmetoi nga Ejjubi qe tha:”E kam degjuar El Kasim ibn Muhamemd qe tha:“Me te
vertete(nje dite) keni per te me pyetur ndonje pyetje qe nuk kam dijeni rreth
saj. Pasha Allahun nese nuk kam dije rreth asaj nuk do ta fsheh( qe nuk di) dhe
as nuk do tua lejoj te tjereve qe ta fshehin( qe nuk e di).“
140. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Muhammed ibn Mus’abi na
transmetoi ne duke thene:“Euzai na transmetoi nga Ebu Kethiri qe tha:”E kam
degjuar Ebu Hurejren radiAllahu anhu duke thene:“Me te vertete Ebu Hurejra nuk
e fsheh diturine dhe as nuk e dikton(ne menyre qe te tjeret ta shkruajne)
Thote Sheikh Albani:“Ibn Mus’abi eshte Karkisanij, ai
ishte i ndershem por bente shume gabime.Megjithekete disa nga njerezit e ndoqen
ate ne transmetime sipas Ed-Darimi
1/122, El Khatib ne Tekjidul Ilm faqe 42 e te tjere.Senedin e ka sahih
ne autoritetin e Ebu Hurejres dhe Ebu Kethiri eshte Es-Suhejmi el Jemeni el
A’amaa.
141. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga
Lejthi nga Muxhahid nga ibn Abbasi radiAllahu anhu- me duket se e ngriti, si
thenie te Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qe tha:“Ka dy lloje
ziliqaresh, dhe zilia e asnjerit prej tyre nuk do ti vije fundi.Nje njeri qe
eshte ziliqar rreth diturise.Zilia e tij nuk do te arrije fundin. Dhe nje njeri
qe ehste ziliqar ne ndejkjen e te mirave te dun’jase, zilia e tij nuk do te
arrije fundin.“
Thote Sheikh Albani:“ Lejthi eshte ibn Ebi Selim dhe ai
eshte daif sic eshte permendur disa here me perpara.Sidoqofte ai nuk eshte i
vetmi qe e transmeton kete hadith.Por ka deshmi mbeshtetese dhe keshtu El
Hakimi dhe Dhehebiu e kane bere sahih.Ne e kemi sqaruar kete hadith ne detaje
ne komentimin e Mishkatul Mesabih nr 260.Po shtoj dicka se Darimi 1/96 e ka
transmetuar nga Lejthi ne formen meukuf.
142. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Xheriri na transmetoi nga
Lejthi nga Muxhahid nga Ata qe tha Ebu Hurejra radiAllahu anhu tha:“Kush e
fsheh diturine qe perfitohet prej saj atehere ai do te denohet me nje litar,
qafore zjarri.“
Thote Sheikh Albani:“Ne formen meukuf ky transmetim eshte
daif.Eshte sahih ne formen merfu nga Ata nga Ebu Hurejra dhe Tirmidhiu, Ibn
Hibbani, Hakimi dhe Dhehebiu e kane vleresuar sahih. Shiko gjithashtu(librin
tim) Teh-dhuril Mesaxhil faqe 4.
143. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Xheriri na transmetoi nga
Lejthi nga Jahja qe Aliu radiAllahu anhu tha:“A t’ju tregoj se kush eshte
fakihu i vertete? Eshte ai qe nuk i ben njerezit qe te deshperohen e te mos
shpresojne ne Meshiren e Allahut, dhe as nuk i jep leje dikujt qe te
kundershtoje Allahun dhe as nuk e braktis Kuranin duke marre dicka tjeter ne
vend te tij.Me te vertete nuk ka miresi ne asnje veper adhurimi qe nuk ka(eshte
zbukuruar me sh.p) dije ne te.Dhe nuk ka dobi ne dituri qe nuk eshte
kuptuar.Dhe nuk ka miresi ne recitimin e Kuranit nese nuk ka reflektim reth
tij.“
144. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Xheriri na transmetoi nga
Lejthi nga Muxhahid nga Ibn Umeri radiAllahu anhu qe tha:“O njerez! Mos pyetni
rreth gjerave qe nuk mund te ndohin sepse Umeri radiAllahu anhu e mallkonte ate
qe bente pyetje rreth atyre gjerave qe nuk kane per te ndodhur.“
145. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Hushejmi na transmetoi
nga(Ismail ibn)Selim nga Habib ibn Ebi Thabit qe tha:”Eshte nga Sunneti qe kur
nje njeri po transmeton hadith te gjithe te kthehen me fytyre nga ai dhe se
asnjeri nga at te mos ta ktheje vemendjen e ti drejt dikujt tjeter( te jete i
perqendruar dhe kthyer nga ai qe po transmeton hadith sh.p)
146. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Uaki na transmetoi ne nga
Ebu Kiran qe tha:“E kam degjuar Sha’bin qe tha:“Nese degjon dicka atehere
shkruaje qofte edhe ne ndonje mur.“
Thote Sheikh Albani:“Ebu Kirani e ka emrin El Hasan Ibn
Ukbeh el Muradi. Ibn Maini e ka vleresuar te besueshem dhe Ebu Hatim tha per
te:“Ai ishte Sheikh dhe hadithet e tija jane shkruar. Senedi eshte sahih i lishur
deri tek Sha’bi.
147. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Uaki na transmetoi ne duke
thene:“Ubeji na transmetoi ne nga Abdullah ibn Hanash qe tha:”me te vertete i
kam pare njerezit duke shkruar ne palmat e duarve te tyre me kallam(lloj lapsi
i bere nga bambuja ose lloj i kallamit sh.p) ne pranine e El Bera(ibn Azib)
radiAllahu anhu.“
148. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Uaki na transmetoi ne duke
thene:“Ikrimeh ibn Amar na transmetoi nga Jahja ibn Ebi Kethir nga Ibn Abbasi
radiAllahu anhu qe tha:“Mbajeni e ruajeni diturine duke e mbajtur shenim e
shkruar. Kush do ta bleje diturine nga une per
nje dirhem?“
149. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Uaki na transmetoi ne duke thene:“El
Mundhir ibn The’leba me transmetoi mua nga Ilba qe tha:”Aliu radiAllahu anhu
tha:“ Kush do ta bleje diturine nga une per
nje dirhem?“ Ebu Khajthemeh tha:“E ka patur mendimin me kete qe kush do te bleje nje
cope leter qe te shkruaje ne te dijen.“
Thote Sheikh Albani:“Ilba eshte Ibn Ehmar el Jushkerij el
Basrij dhe ishte tabii i besueshem dhe i sinqerte.Gjithashtu transmetuesit e
tjere jane te besueshem e senedi eshte sahih. Ilba ka degjuar nga Ali se nuk ka
prove qe ta kete transmetuar ne autoritetin e Aliut(dmth nga ndonje tjeter qe e
ka degjuar nga Aliu sh.p)
150. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Uaki na transmetoi ne nga
Ibn Aun nga Ibn Sirini qe tha:”E Pyeta Ubejden:“A te sghkruaj cdo gje qe
degjoj? Ai me
tha:“Jo.“ E pyeta:“ A te lexoj nese gjej shenime?Ai me tha:”Jo.”
151. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Uaki na transmetoi ne nga Sheriku qe
tha:”E kam degjuar nje sheikh(dhe ma pershkruan mua dhe ishte Ebu Demurah) qe
tha:” E kam pare Hammadin duke shkruar ne pranine e Ibrahimit qe kishte veshur
nje nje veshje prej anbixhani dhe tha:”Pasha Allahun nuk po deshirojme jeten e
dun’jase me kete teshe.”
Thote Sheikh Albani:“Nuk e njoh Ebu Damurah-n. Persa i
perket Hammadit ai eshteIbn Ebi Selman, fakihu. E Ibrahimi eshte Ibn Jezid
en-Nekhai.
152. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Uaki na transmetoi ne duke thene:“El
Hakam ibn Atijjeh na transmetoi ne duke thene:“Muhammed ibn Sirin tha:”Ata kane
patur mendimin se Beni Israilet kane shkuar ne humbje per shkak te shkrimeve qe
ia kane kaluar dore pas dore.”
153. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Uaki na transmetoi ne nga Talha ibn
Jajja nga autoriteti I Ebu Burdes qe tha:”Shkruajta nje liber nga autoriteti I
babait tim cfare ai me tregoi mua. Keshtu ai kerkoi nje ene me uje dhe I furi
librat e mija aty dhe e lau e fshi cdo gje qe gjendej ne to.”
154. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Uaki na transmetoi ne nga Imran ibn
Hudejr nga Ebu Muxhliz nga autoriteti I Beshir ibn Nehik qe tha:”Shkruajta nje
koleksion hadithesh nga Ebu Hurejra radiAllahu anhu.Kur doja te ndahesha nga ai
I thashe:”O Ebu Hurejrah! E kam shkruar nje koleksion hadithesh nga ti,a ti
trasnmetoj ato nga ty.”Ai tha:” Po, transmetoi ato nga une.”
Thote
Sheikh Albani:“Imran ibn Hudejr eshte i besueshem e gjithashtu te tjereet ne
sened e senedi eshte sahih.
155. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga Mugirah ibn
Ibrahim qe tha:”Abdullah ibn Mes’udi radiAllahu anhu tha:”Me te vertete ju
do te jeni ne miresi persa kohe qe dituria qendron ne mes te te moshuarve.Kur
dituria eshte me te rinjte, ai qe eshte me I moshuar ne moshe do ta
kundershtoje e nuk do ta pranoje per shkak te mendjemadhesise.”
156. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“El Fadl ibn Dukin na transmetoi ne duke
thene:“El A’mash na transmetoi ne nga Ibrahim prej Alkames qe tha:”Cfare kam
degjuar kur kam qene I ri eshte sikur ta kem perpara syve te mire nje cope
leter(dmth I mban mend shume mire sikur ti kishte te shkruara sh.p)
157. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Abdurr-Rrahman ibn Mehdi na transmetoi
ne nga AbdulAziz ibn Ebi Rauuad nga Abdullah ibn Ubejd qe tha:”Dituria eshte
synimi I besimtarit.Sa here qe e meson dicka prej saj ai e perqafon dhe e mban
fort, e pastaj kerkon nje synim tjeter.”
Thote
Sheikh Albani:“Abdullah ibn Ubejd eshte Ebu Hashim el Mekki ai ishte tabii I
besueshem, senedi eshte sahih tek ai.”
158. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga Mensuri nga
Ibrahim En-Nekhai qe tha:”Ata(te paraardhesit e mire) urrenin qe njerezit te
ecnin pas tyre.”
159. Ebu
Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Xheriri na transmetoi nga Mensuri nga
Ibrahim En-Nekhai qe tha:”Ata(sahabet) u mblidhnin dhe ia perkujtonin
njeri-tjetrit dijen dhe miresine.Pastaj u ndanin e ecnin. Dhe ata kur kerkonin
falje per njeri-tjetrin(kur u ndanin) dhe as qe I thonin njeri-tjetrit bej dua
per mua.”
Thote
Sheikh Albani:“Ibrahimi eshte Ibn Jezid en-Nekhai, Allahu e meshirofte, e
kuptimi i fjaleve te tij eshte se sahabet nuk e kishin zakon qe te benin dua per njeri tjetrin ne mbarim
te mesimit e studimit. Keshtu qe ky eshte bidat. Dicka tjeter eshte kur mesuesi
ecen perpara dhe nxenesit pas tij.Ky veprim shkakton fitne dhe mahnitje me
vetveten(per ate qe ndiqet nga pas sh.p), ashtu sic perpemndet ne nje
transmetim te mesiperm. Dhe te dy keto transmetime i kane senedet sahih prej
Ibrahimit.“
160. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Abdurr_rrahmani na
transmetoi nga Sufjani nga Mensuri qe Ibrahimi tha:”Ata(sahabet) e urrenin qe
hadithi te shkruhej(ne vend qe te mesohej permendesh)“
161. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“ Xheriri na transmetoi nga
Mensuri nga Ibrahim En-Nekhai qe tha:”Nuk ka ndonje te keqe nese i shkruan
pjesen e fillimit te hadithit.“
162. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“El Hasan ibn Musa na
transmetoi ne duke thene:“Ibn Lehi’ah na transmetoi ne duke thene:“Darraxh na
transmetoi ne nga Ibn Hexhirah nga Ebu Hurejrah radiAllahu anhu qe tha se I
Derguari I Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:”Shembulli i atij qe ka
perfituar dijen dhe nuk e flet ate eshte si shembulli i atij qe Allahu i ka
dhene pasuri e ai nuk shpenzon prej saj(zekat, sadaka sh.p)“
Thote Sheikh Albani:“Ky hadith eshte hasen.Edhe pse Ibn
Lehi’ah dhe Darraxh jane qe te dy daif, ka nje rruge tjeter prej Ebu Hurejres
radiALlahu anhu e gjithashtu nje meshtjetje nga rruha e Ibn Umerit radiALlahu
anhu ne formen merfu. Dhe eshte permendur gjithashtu ne formen meukuf nga
Selmani radiALlahu anhu sic e ka permendur autori ne piken 12.
163. Ebu Khajthemeh na transmetoi ne duke thene:“Xheriri na transmetoi nga
Mugirah nga Ibrahimi nga nga Alkameh qe tha:“Kerkojeni permendjen e hadithit
perpara se te zhduket(nga mos perseritja e mos shkruajtja sh.p)
Kjo eshte gjithshka nga hadithet e Ebu Khajthemes, Allahu
e meshirofte.
164. Ebu Hafs Ibrahim el Kitani El Mukri na transmetoi ne duke thene:“Abdullah
ibn Muhammed ibn AbdulAziz el Bagaui na transmetoi ne duke thene:“Muhammed
Khalf ibn Hushejm El Bazzar na trasnmetoi ne nga Mensur ibn Ebi Mezahim dhe nga
Muhammed ibn Sulejman el Asadij qe thane:“Malik Ibn Enes na transmetoi ne nga
Zuhri nga Enesi radiAllahu anhu qe tha:“Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
hyri ne Mekke e kishte veshur nje
helmete ne koke.Kur e hoqi iu tha atij:“Ibn Khatali eshte kapur tek mbulesa e
Kabes.“ Ai tha:“Vriteni ate.“
Note e Perkthyesit(Ebu Merjem):“El Mukri eshte nje nga
ata qe e kane transmetuar librin(e dijes te Ebu Khajthemes)
Note e Perkthyesit(Ebu Merjem):“Ibn Khatali ka pranuar
Islamin dhe pastaj ka reneguar. Ka qene I derguar me detyren e mbledhjes se
zekatit se bashku me nje sahab prej ensareve. Ibn Khatali e vrau ensarin dhe
kerkoi strehim ne Mekke.Ky shenim eshte per te sqaruar qe Ibn Khatali eshte
vrare per arsye se ka lene Islamin se bashku me vrasjen e nje njeriu pa faj qe
te mos keqkuptohet hadithi nga ata qe kane semundje ne zemrat e tyre.“
Thote Sheikh El Albani:“Ky hadith eshte sahih gjendet ne
Muuatta e gjithashtu ne dy Sahihet.“
165. Abdullah ibn Muhammed ibn AbdulAziz el Bagaui na transmetoi ne duke
thene:“Ebu Nasr et-Tamar na transmetoi ne duke thene:“ Hammad ibn Selemah na
trasnmetoi ne nga Katadeh nga Enesi
radiAllahu anhu qe tha:“ I Derguari I Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte:“O
Allah! Kerkoj mbrojtje tek Ti nga dituria qe nuk ben dobi, nje veper qe nuk ngrihet
(tek Ti, dmth nuk pranohet sh.p),nga nje zemer qe nuk nuk ka khushu, dhe nga
nje lutje qe nuk degjohet.“
Thote Sheikh El Albani:“Ebu Nasr eshte AbdulMalik ibn
AbdulAziz el Kushejri En-Nesai.Ai eshte I besueshem dhe eshte nga trasnmetuesit
e Muslimit.E njejta gje vlen edhe per transmetuesit e tjere ne sened keshtu qe
hadithi eshte sahih sipas kushteve te Muslimit. E ka transmetuar Ahmedi 3/192,
225 nga rruge te tjera nga Hammadi.E gjithashtu Ahmedi 3/283 dhe Nesai 2/316
nga Hasi nga Enesi. Gjendet gjithashtu ne Sahih Muslim 8/72 nga hadithi I Zejd
bin Arkam.“
166. Abdullah ibn Muhammed ibn AbdulAziz el Bagaui na transmetoi ne duke
thene:“Ebu El A’la ibn Hammad en-Nursij na transmetoi ne duke thene:“ Hammad
ibn Selemah na trasnmetoi ne nga Ebu Asim ibn Behdela nga Ebu Salih nga Aisha
radiAllah anha qe tha:“ Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shkonte e falte
sabahun e floket po I rrinin uje per shkak te guslit qe kishte marre si pasoje
e marredhenies seksuale e jo ndonje endrre. Pastaj agjeronte.“
Thote Sheikh El Albani:“Senedi eshte hasen e hadithi
ehste sahih. Bukhari dhe Muslimi e kane transmetuar nga Aishah radiAllahu
anha.“
167. Abdullah ibn Muhammed ibn AbdulAziz el Bagaui na transmetoi ne duke
thene:“Surejxh ibn Junus na transmetoi ne duke thene:“Hushejmi na transmetoi ne
duke thene:“Humejdi na trasnmetoi nga Enesi radiAllahu anhu qe tha:“ Profeti
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:“Askush nga ju le te mos uroje(lutet) per
vdekje, sepse gjithesecili nga ju nuk shton cdo dite vetem se miresi.“
Thote Sheikh El Albani:“Senedi eshte sahih sipas kushteve
te dy shejkheve, Bukharit dhe Muslimit.Dhe te dy e kane transmetuar me rruge te
tjera nga Enesi pa thenien gjithesecili nga ju ..“ ka mbeshtetje per
kete shtese ne hadithin e Ebu Hurejres ne formen merfu qe gjendet ne Sahih
Muslim 7/65 dhe tek Ahmedi.“
168. Abdullah ibn Muhammed ibn AbdulAziz el Bagaui na transmetoi ne duke
thene:“Ebu Imran el Uarakani na transmetoi ne duke thene:“Seid ibn Mejserah el
Bekri na transmetoi ne nga Enesi radiAllahu anhu qe tha:“Kur Profeti
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e falte xhenazen ai thoshte tekbir kater here.“
Thote Sheikh El Albani:“Ebu Imrani eshte Muhamemd ibn
Xha;ferr ibn Zijad dhe eshte I besueshem.Sidoqofte sheikhu I tij Seid ibn
Mejserah eshte akuzuar me dobesi. Sidoqofte hadithi eshte sahih.Dy sheikhet, Bukhari
dhe Muslimi e gjithashtu te tjere e kane transmetuar nga Ebu Hurejrah me fjale
te tjera dhe me shtesa ne te.I kam permbledhur te gjitha ato ne librin tim
Ahkamul Xhenaiz ue Bid’aha qe eshte botuar nga Mektebe el Islami.“
Ky eshte gjithska nga hadithet e permbledhura, dhe te
gjitha falenderimet I takojne Allahut, dhe paqja dhe Meshira e Allahut qofshin
mbi Profetin dhe gjithe familjen e tij.
Perktheu nga anglishtja Ebu Enisah
Lusim Allahun qe ta beje kete veper te sinqerte vetem per Te dhe ta beje
deshmi e miresi per te gjithe ata qe e mundesuan realizim e saj. Lusim Allahun
qe kjo veper te jete per ne e jo kundra nesh. Nese dikush sheh ndonje gabim le
te na korigjoje e keshilloje ashtu sic ka urdheruar Allahu“Perkujto se
perkujtimi I ben dobi besimtareve.“ Gjithashtu lusim Allahun qe ta beje kete
veper prej atyre veprave qe nese behet teuuesul nepermjet saj Ai pergjigjet,
dhe me te vertete Ai eshte qe pergjigjet atij qe eshte ne veshtiresi dhe e
largon veshtiresine. E lutja jone e fundit eshte Elhamdulil-lahi Rrabil Alemin.
24 Rabi el Euuel 1431/10 Mars 2010
No comments:
Post a Comment