Tuesday, 21 April 2015

Abdesi pjesa e dyte

6. Larja e gjynaheve me abdes

، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ الله صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:- "إِذَا تَوَضَّأَ العَبْدُ المُسْلِمُ، أَوِ المُؤْمِنُ، فَغَسَلَ وَجْهَهُ خَرَجَتْ مِنْ وَجْهِهِ كلُّ خَطِيئَةٍ نَظَرَ إِلَيْها بِعَيْنَيْهِ مَعَ الْمَاءِ، أَوْ مَعَ آخِرِ قَطْرِ الْمَاءِ، أَوْ نَحْو هَذَا، وَإذَا غَسَلَ يَدَيْهِ خَرَجَتْ مِنْ يَدَيْهِ كلُّ خَطِيئَةٍ بَطَشَتْهَا يَدَاهُ مَعَ الْمَاءِ، أَوْ مَعَ آخِرِ قَطْرِ الْمَاءِ، حتَّى يَخْرُجَ نَقِيَّاً مِنْ الذُّنُوبِ".
Ebi Hurejrah radiallahu anhu ka thënë: I Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم ka thënë:"Kur muslimani apo besimtari merr abdes - kur e lan fytyrën e tij, dalin prej saj bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të uji, të gjitha gjynahet që ka bërë me shikimin e syve të tij, apo e ngjashme me këtë. Kur i lan duart e tija, dalin prej tyre bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha gjynahet që ka bërë me to-derisa eshte I paster nga cdo gjynah.” Hadithi eshte sahih e transmeton Bukhari 109, Imam Muslimi244, Tirmidhi kapitulli i pastertise hadithi nr 2, Imam Malik ne Muuatta 1/32, ibn Maxheh 832 etj
عن أبي هريرة أن رسول الله صلى الله عليه وسلم-قال أر أخبركم بما يمحو الله به الخطايا ويرفع به الدرجات إسباغ الوضوء على المكاره وكثرة الخطا إلى المساجد وانتظار الصلاة بعد الصلاة فذلكم الرباط فذلكم الرباط فذلكم الرباط
Ebi Hurejra radiallahu anhu ka thënë: I Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم ka thënë:"A t’ju tregoj sesi Allahu i fal gjynahet dhe i ngren njerezit ne pozite?! Isbagul wudu-Marrja e abdesit te persosur edhe kur ka veshtiresi, marrja e shume hapave per ne xhami, dhe pritja nje namazit pas tjetrit. Kjo eshte Ribat ju kjo eshte Ribat per ju eshte Ribat per ju.” Sahih transmeton Muslimi 201, Nesai 143, Imam Malik ne Muuatta 1/121 dhe ne El Kubra 139.
Ribat ka kuptimin e ruajtjes se kufirit nga ushtria qe te mos kete mundesi armiku qe ta sulmoje. Edhe personi kur hyn ne xhami me abdes dhe pret namazin eshte ne namaz sic tregohet ne hadithe te tjera pra shejtani eshte me larg personit.
7. Celesi i namazit eshte pastrimi
عَنْ عَلِيٍّ عَنْ النَّبيِّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:- "مِفْتَاحُ الصَّلاةِ الطُّهورُ وَتَحْريمُهَا التَّكْبِيرُ، وتَحْلِيلُهَا التَّسْليمُ".
Trasnmeton Aliu radiAllahu anhu se i Dërguar صلى الله عليه و سلم i, ka thënë:"Çelësi i faljes është të pastruarit, hyrja në të është tekbiri (fjala: Allahu ekber) dhe dalja prej saj është dhënia e selamit." Hasen transmeton Tirmidhi nr 3, EbuDaudi 61, ibn Maxheh275, Bejheki 2/16 Sheikh el Albani e ka klasifikuar sahih ne Sahih Et-Tirmidhi
، عَنْ جَابِر بنِ عَبْدِ الله رَضِيَ الله عَنْهُمَا قَالَ: قَالَ رَسُولُ الله صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:- "مِفْتَاحُ الصَّلاةِ الْوُضُوءُ".
Jabir ibn Abdullah radiAllahu anhu transmeton se i Dërguari صلى الله عليه و سلم ka thënë :"( Çelësi i xhennetit eshte namazi e) celesi I namazit eshte abdesi.” Transmeton Tirmidhi 4. Sheikh El Albani ka thene qe eshte daif, gjysma e dyte e hadithit eshte e vertete ne baze te hadithit te meparshem.Pjese e dobet eshte ne kllapa dhe nuk permendet ne kete version te tekstin arabisht.
E duke e lexuar kete hadith te mesiperm e kuptojme rendesine e abdesit. Sepse gjeja e pare qe do te pyetet njeriu ne diten e gjykimit eshte namazi sic tregohet ne hadithe sahih njeri prej tyre transmetohet nga Imam en-Nesai ne Sunenin e tij dhe Ibn Maxheh nga Abdullahi se I derguari I Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem tha:” Gjeja e pare qe njeri do te merret ne llogari eshte namazi…” Nesai nr 3996 dhe Ibn Maxheh 2617 dhe ne el Kubra 3998. E nese namazi eshte ne rregull punet e tjera do te jene ne rregull e nese namazi nuk eshte ne rregull atehere as punet e tjera nuk jane ne rregull. E si mund te jete namazi ne regull nese abdesi nuk eshte ne rregull? Kur abdesi eshte ne rregull e namazi falet sipas Sunnetit te te Dërguarit te Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem atehere njeriu arrin sukses te madh ne dun’ja e akhiret.
8. Menyra e Abdesit te te Dërguarit te Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem
عن حمران بن أبان-قال رأيت عثمان بن عفان رضي الله عنه توضأ فأفرغ على يديه ثلاثا فغسلهما ثم تمضمض واستنشق ثم غسل وجهه ثلاثا ثم غسل يديه اليمنى إلى المرفق ثلاثا ثم اليسرى مثل ذلك مسح برأسه ثم غسل قدمه اليمنى ثلاثا ثم اليسرى مثل ذلك ثم قال رأيت رسول الله صلى الله عليه وسلم توضأ نحو وضوئي ثم قال من توضأ نحو وضوئي هذا ثم صلى ركعتين لا يحدث نفسه فيهما بشيء غفر له ما تقدم من ذنبه
Robi i liruar i Uthmanit radiAllahu anhu tregon se Uthmani kerkoi uje per abdes. Ai I lau duart tre here, shpelau gojen dhe hunden, pastaj e lau fytyren tre here, pastaj e lau doren e djathte deri tek berryli tre here dhe te majten ne te njejten menyre. I dha mest kokes dhe e lau kemben e djathte deri tek kyci tre here dhe e lau te majten ne te njejten menyre. Dhe tha:” E kam pare te Dërguarin sal-lallahu alejhi ue sel-lem duke marr abdes si ky dhe tha:” Kush merr abdes si kam marre une dhe I fal dy rekate ne te cilat mendja e tij nuk habitet, atij I falen gjynahet e meparshme.” Ibn Shihab tha:” Dijetaret tane thoshin:” Ky eshte abdesi me I persosur qe dikush mund te beje per namazin e tij.” Transmeton Bukhari 1934, Muslimi 538, dhe Nesai 84
حَدَّثَنَا ابنُ أَبِي عُمَرَ حَدَّثَنَا ابنُ عُيَيْنَةَ عَنْ سَعِيدِ بن أَبِي عَرُوبَةَ عَنْ قَتَادَةَ عَنْ حَسَّان بن بِلاَلٍ عَنْ عَمَّارٍ عنِ النَّبِيِّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: مثْلَهُ.

Hassan Ibn Bilal tha:” E pashe Ammar ibn Jasir duke marre abdes dhe ai e futi doren e tij (te lagur) ne mjekerr. I thane atij:” A e kalon doren (e lagur) ne mjekerr?” Ai tha:” E cfare te me ndaloje mua nga kjo. Me te vertete une e kam pare te Dërguarin sal-lallahu alejhi ue sel-lem duke e kalur doren e tij neper mjekerr.” Daif transmeton Tirmidhi 30, hadithi I meposhtem me sened hasen e mbeshtet kete hadith.
عَنْ أَبِي وَائِلٍ عَنْ عُثْمَانَ بن عَفَّانَ:- "أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يُخَلِّلُ لِحْيَتَهُ".
قَالَ أَبُو عِيسَى: هَذَا حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.

Uthman ibn Affan radiAllahu anhu tregon se Profeti صلى الله عليه و سلم e kalonte (doren e lagur) neper mjekerr.” Hasen transmeton Tirmidhi 31, Ibn Maxheh 430 e kane bere sahih ibn Khuzejmeh 101, 102, 167, Ibn Hibbani ne El Ihsan 1078, El Xharudi72, d he El Hakim 149.
عَنِ الرُّبَيَّع بِنْتِ مُعَوِّذِ بن عَفْرَاءَ:- "أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مَسَحَ بِرَأْسِهِ مَرَّتَيْنِ: بَدَأَ بِمُؤُخَّرِ رَأْسِهِ ثُمَّ بِمُقَدَّمِهِ كِلْتَيْهِمَا: ظُهُورِهِمَا وَبُطُونِهِمَا".

Er-Rubaj Bint Mu’auidh bin Afra transmeton:” Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem I dha mest kokes dy here: Ai ia nisi nga prapa kokes e pastaj nga perpara dhe veshet nga jashte e brenda.” Hasen transmeton Tirmidhi 33, Ebu Daudi 126, Musnedi I Humejdit 343 ka dhe deshmi tek Ibn Khuzejmeh148, 152 dhe te tjere.
عَنْ أَبِي أُمَامَةَ قَالَ:- "تَوَضَّأَ النَّبِيُّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَغَسَلَ وَجْهَهُ ثَلاَثاً، وَيَدَيْهِ ثَلاثَاً، وَمَسَحَ بِرَأْسِهِ، وَقَالَ: الأُذُنَانِ مِنَ الرَّأْسِ".

Ebu Umameh transmeton se Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem morri abdes, e lau fytyren tre here, dhe duart tre here dhe I dha mest kokes dhe tha:” Veshet jane pjese e kokes.” Hasen transmeton Tirmidhi 37, Ebu Daudi 134, Ed-Darakutnij 1/103, 361, dhe Taberani ne Es-Sagir 64
عَنْ عَاْصِم بْنِ لَقِيطِ بْنِ صَبِرَةَ عَنْ أَبِيهِ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:- "إِذَا تَوَضَّأْتَ فَخَلِّلِ الأَصَابِعَ".
Asim Bin Lakit bin Sabirah transmeton nga babai I tij se Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem tha:” Kur merrni abdes pastrojini ne mes te gishtave (Duarve dhe kembeve).” Sahih Transmeton Tirmidhi 38 hadithi nr 39 nga Ibn Abbasi me sened hasen ka po te njejtin mesazh, Ahmedi 4/32, Ebu daudi 142, Nesai 1/79, 113 e ka bere sahih Ibn Khuzejmeh 150,168, Ibn Hibbani ne el Ihsan 1051, El Hakim 1/147,148, dhe Dhehebi etj
عنِ المُسْتَوْرِدِ بنِ شَدَّادِ الفِهْرِيِّ قَالَ:- "رَأَيْتُ النَّبِيَّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا تَوَضَّأَ دَلَكَ أَصَابِعَ رِجْلَيْهِ بِخِنْصَرِهِ".
El Musteurid ibn Shaddad el Fihri radiAllahu anhu tregon se e ka pare Profetin sal-lallahu alejhi ue sel-lem kur merrte abdes duke e kaluar gishti e vogel te dores ne mes te gishtave te kembes.” Hasen transmeton Tirmidhi nr 40, Ebu Daudi 148
عنِ ابنِ عَبَّاس:- "أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ تَوَضَّأَ مَرَّةً مَرَّةً".
Ibn Abbasi radiAllahu anhu tregon se e ka pare Profetin sal-lallahu alejhi ue sel-lem qe morri abdes nje here per cdo gjymtyre (pjese te abdesit).” Sahih transmeton Bukhari 157, Tirmidhi nr 42, Ebu Daudi 138, Ibn Maxheh 412, el Bejheki 1/271, Ibn Addij ne El Kemaal 5/2013 etj.
Ne hadithe te ndrshyme te vertete tregohet se gjymtyret mund te lahen nga njehere, nga dy here, nga tre here, port e mos tejkalohet tre here, e me Allahun eshte suksesi.

No comments:

Post a Comment