Tuesday, 21 April 2015

Abdesi


1. Abdesi- Perkufizmi ne sheriat

Abdes eshte perdorimi i ujit pastrues ne ato pjese te trupit qe Allahu ka permendur qe te pastrohen dhe i ka shpjeguar se si. Shiko Sifatul Uudu En-Nebij nga Fehd ibn Abdurr-Rrahman esh-Shuejb

Allahu thote:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ

“O ju qe keni besuar kur te coheni qe ta falni namazin, lajini fytyrat tuaja, dhe duart deri ne berryla; ferkojini kokat tuaja dhe (lani) kembet deri ne kavilje.” El Maideh 4:6


عن عبد اللّه بن عباسأن رسول اللّه صلى اللّه عليه وسلم خرج من الخلاء فقُدِّم إليه طعام فقالوا: ألا نأتيك بوضوء، فقال: "إنّما أمرت بالوضوء إذا قمت إلى الصلاة".


Ibn Abbasi transmeton se i Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue selem tha:”Me te vertete jam urdheruar qe te marr abdes perpara se te qendroj ne namaz.” Sahih transmeton Ebu Daudi 3760 dhe Tirmidhi 1848 dhe ky e ka klasifikuar si hasen-sahih. Sheikh Albani e ka klasifikuar si sahih ne Sahihul Xhami’ 2333. Shiko gjithashtu Sifatul Uudun-Nebij


2 Nijeti per abdes

Kjo eshte bindja ne zemer qe te marri kete abdes ne bindje ndaj Allahut dhe te Derguarit صلى الله عليه و سلم. Ibn Tejmijjeh tha ne Mexhmuaturr-Rrisail-il Kubra 1/243:” Vendi i nijetit eshte ne zemer e jo ne gjuhe(me ze) ne te gjitha format e ibadetit-sic eshte rene dakort nga te gjithe dijetaret e muslimaneve- si abdesi, namazi, zekati, agjerimi, haxhi, lerimi i sklleverve, xhihadi etj. Nese personi deshiron te shprehe me goje ate qe nuk e ka ne zemer atehere ajo qe ka patur qellim(ne zemer) merret llogari e jo ajo qe ka folur(sepse Allahut nuk mund ti fshihet asgje e Ai e di se cfare ka ne zemra sh.p)Nese ai e shpreh nijetin me goje por nuk e ka ne zemer atehere ai nuk vlen-me ixhma te dijetareve islam-keshtu nijeti eshte qellimi i qendrueshem dhe vendosja. Sic eshte permendur ne hadithin e Umerit se veprat jane sipas qellimit dhe cdo njeri do te kete si shperblim ate qe pati si qellim.” Fet’hul bari 1/9 dhe Muslimi 6/48.
Shiko Sifatul Uudu En-Nebij nga Fehd ibn Abdurr-Rrahman esh-Shuejb


3. Pastertija eshte gjysma e fese
عَن أَبِي مَالِك الأشعري؛ - أَن رَسُول اللّه صَلى اللّه عَلَيْهِ وَسَلَّمْ قَالَ: ((إسباغ الوضوء شطر الإيمان. والحمد لله ملء الميزان. والتسبيح والتكبير ملء السموات والأرض. والصلاة نور. والزكاة برهان. والصبر ضياء. والقآن حجة لك أَوْ عليك. كُلّ النَّاس يغدو، فبائع نفسه فمعتقها، أَوْ موبقها)).


Ebu Malik el Esh’arij radiaAllahu anhu transmeton se i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم tha:” Isbagul wudu-Abdesi i plote eshte gjysma e fese, elhamdulil-lah e mbush peshoren-mizanin, SubhanAllah uel Allahu Ekber e mbushin cfare eshte ne mes qiejve dhe tokes, namazi eshte drite, sadakaja eshte prove(sinqeriteti se sa iman ka njeriu), durimi eshte shkelqim, dhe Kur’ani eshte deshmitar per ty ose kundra teje. Cdo njeri del ne mengjes heret duke bere tregti me vetveten, ose e liron ose e shkaterron veten. E ka mbledhur Imam Muslim ne Sahihun e tij nr 534, Nesai 2439 deri tek kundra teje pa fjaline e fundit, Ibn Maxheh 280.Fjala Isbagul Wudu vjen ne Sunen enNesai kurse ne Sahih Muslim vjen si Et-Tahuru.

4. Nuk ka Abdes pa Bismil-lah
عَنْ رَبَاحِ بن عَبْدِ الرَّحْمَن بنِ أَبِي سُفْيَانَ بن حُوَيْطِبٍ عَنْ جَدَّتِهِ عَنْ أَبِيهَا قَالَتْ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ: - "لا وُضُوءَ لِمَنْ لَمْ يَذْكُرِ اسْمَ اللهِ عَلَيْ

Rabah bin Abdurr-Rrahmaan bin Ebu Sufjan bin Huueitib transmeton nga gjyshja e tij nga babai i saj se ai tha qe ka degjuar te Derguarin i Allahut صلى الله عليه و سلم duke thene:” Nuk ka Abdes per ate qe nuk e permend Emrin e Allahut ne te.” Hadithi eshte hasen e transmeton Tirmidhi nr 25 ne kapitullin e pastertise, gjithashtu eshte Imam Ahmedi 4/70, 5/381, 6/382, ibn Maxheh 398, Ibn Ebi Shejbah 1/3, ibn Adij 2/616, Ebu Daudi 101 etj.
Imam Tirmidhij tha:” Ka transmetime rreth kesaj teme nga Aishah, Ebu Seid el Khudri, Ebu Hurejrah, Sehl ibn Sa’d dhe Enesi.
Ebu Isaa tha: Ahmed ibn Hanbel tha:” Nuk e di ndonje hadith me kete teme qe e ka zinxhirin e mire.”
Is’haku tha:” Nese dikush me qellim nuk e thote Bismilah-in ai duhet ta perserise abdesin. Por nese ka harruar ose nuk e ka thene per arsye te disa shpjegimeve atehere eshte e pranueshme.” Muhammed ibn Ismail tha:” Me i miri rreth kesaj teme eshte hadithi i Rabah ibn Abdurrahmaan.

5. Nuk pranohet namazi pa abdes
عَنْ ابن عُمَرَ، عَنْ النَّبيِّ صَلَّى الله عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ:- "لا تُقبَلُ صَلاةٌ بِغَيْرِ طُهُورٍ، ولا صدَقَةٌ مِنْ غُلُولٍ".

Ibn Umeri transmeton se i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم tha:”Namazi nuk pranohet pa abdes dhe as sadaka nga Gulul.”
Ebu Isa tha:” Ky hadith eshte me i sakti rreth kesaj teme dhe me i miri. Ka transmetimi rreth sesaj teme nga Ebul Malih nga babai i tij, nga Ebu Hurejrah dhe Enesi.
E transmeton Bukhari 135, Muslimi 224 Tirmidhij kapitulli i pastertise hadithi nr 1, Ebu Daudi 59, Ibn Maxheh 271, etj.

وهب بن منبه؛ قال:هذا ما حدثنا أبو هريرة عن محمد رسول الله صلى الله عليه وسلم. فذكر أحاديث منها: وقال رسول الله صلى الله عليه وسلم "لا تقبل صلاة أحدكم، إذا أحدث، حتى يتوضأ".

Ebu Hurejrah transmeton se i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم tha:”Namazi i cdokujt nga ju nuk pranohet nese ben hadath(nevoja e vogel e madhe dhe gazi nga anusi) derisa te marri abdes.” Transmeton Muslimi 537

عن عبد اللّه بن عباسأن رسول اللّه صلى اللّه عليه وسلم خرج من الخلاء فقُدِّم إليه طعام فقالوا: ألا نأتيك بوضوء، فقال: "إنّما أمرت بالوضوء إذا قمت إلى الصلاة".

Ibn Abbasi tansmeton se i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم tha:”Me te vertete jam urdheruar qe te marr abdes perpara se te qendroj ne namaz.” Sahih transmeton Ebu Daudi 3760 dhe Tirmidhi 1848 dhe ky e ka klasifikuar si hasen-sahih. Sheikh Albani e ka klasifikuar si sahih ne Sahihul Xhami’ 2333. Shiko gjithashtu Sifatul Uudun-Nebij

No comments:

Post a Comment