Esh-Shabi transmeton:”Kur sahabet eMuhammedit( te Derguarit te Allahutصلى الله عليه و سلم ) u takonin ata ia jepnin doren njeri-tjetrit dhe kur u kthenin nga ndonje udhetim ata e perqafonin njeri-tjetrin.
Sheikh El Albani thote ne librin e tij Es-Sahihah volumi 1 faqe 300:”Kete e transmeton Bejheki ne volumin 7 faqe 100 me nje sened te vertete nga Shabi.”
Ebu Medinah Ed-Darimi tha:”Kur sahabet e te Derguarit te Allahut u takonin ata nuk ndaheshin derisa te recitonin suren”Pasha Kohen! Me te vertete njeriu eshte ne nje humbje te sigurte… el Asr njeri-tjetrit,pastaj njeri prej tyre jepte selamin.”
E Transmeton Taberani ne el Eusat, Sheikh el Albani e ka vleresuar senedin sahih ne Es-Sahihah 2648
Sheikh el Albani thote:”Ka dy perfitime ne kete transmetim.E pare se sahabet nuk u ndanin nga njeri-tjetri pa dhene selam, qe eshte thene qarte ne disa hadithe te Profetit( si hadithi ne Tirmidhij qe kur dikush vjen ne mexhlis jep selam e nese cohet le te jape selam se i pari nuk eshte me me vlere se i dyti sh.p) . E dyta eshte leximi i sures Asr(kur u ndanin) dhe ne besojme se ata ishin njerezit me larg futjes se bidatit ne adhurim me te cilin do te kerkonin ti afroheshin Allahut , vetem se (ky veprim leximi i sures Asr) ka qene nje nga urdheresat e Profetitصلى الله عليه و سلم
qofte nepermjet nje thenie, ose nje vepre, ose nje aprovimi.”
Abû Madînah Al-Dârimî - Sayings of the Salaf
No comments:
Post a Comment