Tuesday, 21 April 2015

Te ruash gjuhen kapitulli I katert

SI E PARANDALON DIKUSH VETEN E TIJ NGA PERGOJIMI?

Dije se kjo pjese konsiston ne shume evidenca nga Kur’ani dhe Sunneti, megjithate, une do ta shkurtoj ate duke permendur vetem disa nga ato. Keshtu, kujtdo qe i eshte dhene suksesi nga Allahu, ai do te kete perfitim nga ato; dhe kujtdo qe nuk i eshte dhene suksesi, atehere ai nuk do te perfitoje nga ato, edhe pse ai do te shikonte volume perplot me keto prova.
Vatra kryesore e ketij kapitulli eshte qe çdo individ te (lexoje) zbatoje te gjitha tekstet qe kemi thene lidhur me ndalesen e pergojimit dhe mandej te thellohet ne fjalet e Allahut:
“Nuk ka fjale qe ai (njeriu) e nxjerre nga goja, veçse per te eshte nje vezhgues prane tij i gatshem (per ta shenuar ate)". (Kaf:18)
Dhe fjalet e Tij:
“Dhe ju e konsideruat ate (shpifjen) si gje te vogel, ndersa tek Allahu ajo eshte shume e madhe”. (en-Nur:15)
Dhe hadithin e vertete qe permendem me pare:
“Me te vertete robi mund te thote nje fjale nga e cila perftohet zemerimi i Allahut, ndersa ai nuk e kupton ate. Dhe per shkak te saj, ai do te gjuhet brenda ne Zjarrin e Xhehennemit”. (Sahih - I permendur me lart)
Ai gjithashtu duhet te thellohet ne te gjitha provat qe kemi thene ne kapitujt e meparshem ne ruajtjen e gjuhes dhe pergojimit. Eshte mbi çdo individ t'i bashkengjese dhe zbatoje keto (tekste) te gjitha ne fjalet e tij, ne menyre qe (t’i thote vetes se tij para se te flase):“Allahu eshte me mua”, “Allahu eshte duke me deshmuar mua”, “Allahu eshte duke me shikuar mua”.
Nje njeri njehere i tha Hasan el-Basriut:"Ti me ke pergojuar mua”. Keshtu qe ai tha:"Cili je ti, qe te mund te di tek cili jane duke shkuar veprat e mia te mira?”
Dhe ‘Abdullah Ibn el-Mubarak tha:"Ne qofte se do te pergojoja ndonje, sigurisht do te pergojoja prinderit ngase ata kane me se shumti te drejte (te marrin) veprat e mia te mira”.

TE RUASH GJUHEN
CILAT LLOJE TE PERGOJIMIT JANE TE LEJUESHME?
Dije se megjithese pergojimi eshte i ndaluar, ai behet i lejueshem ne disa rrethana te veçanta kur kjo behet per arsye te dobishme. Lejimi per ta bere ate duhet te jete i bazuar ne nje arsye te vlefshme dhe legjitime pa te cilen lejueshmeria (e pergojimit) nuk mund te arrihet. Lejimi (per berjen e pergojimit te lejueshem) mund te jete ndonjera nga gjashte arsyet qe vijojne:
1. Shtypja - Eshte e lejueshme per ate qe eshte shtypur te ankohet rreth gjendjes se tij tek sunduesi ose gjyqtari, ose cilido tjeter qe mban autoritetin ose ka mundesine t'i jape atij drejtesine kunder shtypesit te tij. Ai duhet te thote:"Filan personi me beri padrejtesi" dhe "ai me beri te tillen gje mua", dhe "ai me shtrengoi mua ne kete menyre" dhe keshtu me rradhe.
2. Kerkuarja e ndihmes per ndryshimin e nje te lige dhe ne rikthimin e mekatarit tek ajo qe eshte e drejte. - Dikushi duhet t'i thote individit per te cilin ai mendon se ka aftesine per te ndaluar te keqen:"Filan njeri beri kete, keshtu qe une e parandalova ate nga ajo" ose diçka e ngjashme me kete. Objektivi i tij duhet te jete kerkimi i menyres per t'i dhene fund te keqes perfundimisht. Ne qofte se ai nuk ka per qellim kete, atehere eshte e ndaluar (per te ta permende ate).
3. Kerkimi i nje fetwaje (gjykimi fetar) - Ai duhet ta beje kete duke i thene muftiut (dijetarit qe ka aftesine per te dhene fetwa):"Babai im" ose "Vellai im" ose "Filan personi me beri padrejtesi mua", "A ka ai te drejte te beje keshtu", "Si duhet te veproj per t'i dhene fund kesaj dhe te ruaj te drejten time nderkohe qe po largoj shtypjen nga vetja ime?" e keshtu me radhe. Po ashtu, dikushi mund te thote:"Gruaja ime ma beri keshtu e keshtu", ose "burri im e beri kete e kete", e keshtu me rradhe. Kjo eshte e lejueshme per shkak te domosdoshmerise se saj, megjithate per te qene me shume te kujdesshem, eshte me mire per ndonjerin te thote:"Çka thoni ju per nje njeri, i cili vepron kete e ate gje?" ose "persa i takon nje burri" ose "persa i takon nje gruaje, e cila ka bere kete e ate" (pa thene "e imja") etj.
Duke bere kete, qellimi eshte arritur duke mos pasur nevoje te saktesojme asnjerin. Megjithate, saktesimi i me emer i ndonje individi eshte e lejueshme (ne kete rrethane) bazuar ne hadithin e Hindes (ra) te cilin do ta permendim me vone, ne dashte Allahu, ne te cilin ajo i tha te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem):"Me te vertete Ebu Sufjani (burri i saj) eshte doreshtrenguar". Dhe i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) nuk e ndaloi ate ta thote kete.
4. Paralajmerimi dhe Keshillimi i Muslimaneve kunder se liges - Jane disa perspektiva tek kjo, nga te cilat njera eshte: Deklarimi i ndonjerit i pabesueshem ne fushen e transmetimit te hadithit dhe dhenien e deshmise. Kjo eshte e lejueshme sipas Ixhma’se (renies dakord te dijetareve Islame). Me sakte, kjo behet e obligueshme per shkak te nevojes. Nje tjeter rast eshte kur nje njeri deshiron te hyje ne marredhenie me nje tjeter person ose nepermjet marteses, tregtise, transferimit te pasurise, transferimin e diçkaje tek ai, ose tek ndonje tjeter nga punet e perditshme. Eshte e obligueshme per ju te permendni tek ai njeri çfare ju dini rreth personit me te cilin ai deshiron te kete marredhenie, me qellimin qe ta keshillosh ate.
Ne qofte se objektivi juaj mund te arrihet thjesht duke thene:"Nuk eshte mire per juve te angazhoheni me te ne transaksionet financiare" ose "ne nje marredhenie martesore" ose duke thene:"Ju nuk duhet ta beni kete" ose ndonje gje te ngjashme me kete e pastaj te thoni diçka me shume se kjo, siç eshte permendja e karakteristikave te keqija te tij, kjo nuk eshte e lejueshme. Dhe ne qofte se objektivi nuk nund te arrihet, perveç duke ia shpjeguar saktesisht gjendjen e ketij personi atij, atehere ju mund t’ia permendni atij detalisht. Nje tjeter rast eshte kur ju shikoni ndonjerin duke blere nje produkt nga nje person, i cili eshte i njohur per vjedhje, kurveri, ose pijanec, ose diçka tjeter perveç ketyre. Atehere, juve ju takon qe te informoni bleresin e ketij (produkti) duke ditur se nuk ka dije rreth saj tashme. Dhe ky rast nuk eshte i specifikuar vetem ne kete shembull. Me sakte, kjo zbatohet gjithashtu kur jeni ne dijeni se malli qe po tregtohet eshte me defekt. Atehere, eshte e obligueshme per ju t'ia qartesoni kete çeshtje bleresit, ne qofte se ai nuk di per ate.
Tjeter rast eshte kur shihni nje nxenes duke shkuar tek nje bidatçi ose i devijuar per te kerkuar dituri nga ai, dhe frikesohesh se kjo mund te kete efekt tek nxenesi. Ne kete situate, ju duhet ta keshilloni ate rreth gjendjes se atij bidatçiu, me kushtin qe qellimi juaj te jete vetem per hir te keshillimit. Dhe kjo eshte diçka ne te cilen shume njerez gabojne, se ndoshta personi qe flet mund ta beje kete (keshille) sepse ai ka xhelozi (ndaj personit qe ai po paralajmeron). Ose ndoshta shejtani mund ta mashtroje ate rreth kesaj çeshtjeje, duke shkaktuar qe ai te besoje qe ajo qe po ben eshte keshille dhe shfaqje e dhembshurise, keshtu qe ai beson ne kete.
Rasti i fundit eshte kur nje person ka nje rol udheheqes, i cili nuk i permbush si duhet detyrat ose per shkak se nuk eshte i pershtatshem per te, ose per shkak se eshte mekatar ose neglizhent etj. Keshtu qe ne kete rast, duhet permendur kete atyre qe kane pushtetin e pergjithshem mbi kete person, keshtu qe ai te heqet dhe dikush qe eshte i pershtatshem te mund te vihet ne detyre. Ose ata te cilet kane pergjegjesi mbi te, te dine kete rreth atij, keshtu qe ata te merren vesh me te si duhet dhe te mos mashtrohen nga ai, keshtu qe ata te bejne perpjekjet e duhura per ta inkurajuar ate qe te jete i drejte ose ta zevendesojne ate.
5. Kur ndonjeri haptazi ekspozon aktet e tij te keqija ose bidatin e tij - Nje shembull i kesaj eshte kur ndonjeri haptazi konsumon alkoolin, ose konfiskon ilegalisht parate e njerezve, ngrit taksat padrejtesisht dhe merr pushtet ne menyre te paligjshme. Keshtu eshte e lejueshme per ndonjerin te flase rreth asaj se çfare ka bere ky individ publikisht. Pra, eshte e ndaluar permendja e te metave tjera qe ai ka, perveç nese bien ne njeren nga kategorite, te cilat permendem rreth lejimit te pergojimit.
6. Percaktimi i dikujt - Ne qofte se ndonjeri eshte i njohur tek njerezit nga llagapi i tij si "ai qe ka syte e turbullt", "ai qe çalon", "djali i shurdhet", "djali i verber", "vengerosh", "ai qe ka hunde te rrafshet", dhe te tjera pos ketyre, atehere eshte e lejueshme ta veçosh ate si te tille, me qellim per ta identifikuar ate. Mirepo, eshte e ndaluar te praktikohet kjo tek ai kur qellimi i ndonjerit eshte ta degradoje ate. Ne qofte se ai mund te identifikohet me nje tjeter (me te pershtatshem) lloj emri, atehere kjo eshte me e preferueshme.
Keto jane gjashte rastet ne te cilat dijetaret kane deklaruar se pergojimi eshte i lejuar, ne qofte se ajo eshte bere ne sipas udhezimeve te permendura me lart.
Nga ata qe kane transmetuar te njeten me ate çka ne permendem, eshte Ebu Hamid el-Ghazali ne librin e tij "el-Ihja", po ashtu dhe dijetare te tjere. Provat per lejueshmerine e pergojimit mund te gjenden ne te vertetin dhe te mirenjohurin ahadith. Per me teper, ekziston nje renie dakord midis dijetareve persa i perket lejimit te pergojimit ne keto gjashte raste.
Eshte transmetuar se ne Sahihet e el-Bukhari-ut dhe te Muslimit se A'ishah (ra) ka thene:"Nje njeri i kerkoi leje Profetit (salallahu alejhi ue selem) per te hyre (ne shtepine e tij) keshtu qe ai tha: ‘Lereni ate te hyje, dhe sa vella i lig per te afermit (e tij) ai eshte’". (Sahih - Transmetuar nga el-Bukharee (10/471 nga el-Fet'h) dhe Muslimi (2591).
el-Bukhari e perdor kete hadith si nje prove per lejueshmerine e pergojimit per njerezit e lig dhe me dyshime.
Ibn Mes’ud (ra) transmeton:"I Derguari i Allahut (salallahu alejhi uen selem) ndau nje pjese (nga plaçka e luftes) keshtu qe nje njeri nga Ensaret tha: ‘Betohem ne Allahun se Muhammedi nuk ka per qellim fytyren e Allahut duke bere kete (sh.p. ai nuk ishte i drejte)’. Keshtu une shkova tek i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe e informova ate rreth kesaj. Fytyra e tij ndryshoi (sh.p. u zemerua) dhe tha: ‘Allahu e meshirofte Musain. Ai me te vertete eshte abuzuar me më shume se kjo, por ai ishte saberli (i durueshem)’". (Sahih - Transmetuar nga el-Bukhariu dhe Muslimi dhe eshte kontrolluar me lart)
Ne disa nga transmetimet e ketij hadithi Ibn Mes’ud (ra) tha:"Une thashe: Nuk do t'i tregoj më tjeter hadith atij, pas kesaj".
el-Bukhari e perdor kete hadith si prove qe nje person eshte i lejuar te informoje vellane e tij se çfare eshte thene rreth tij.
A’ ishah (ra) transmeton se i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) njehere e nje kohe ka thene:"Une nuk mendoj se filani apo filani di ndonje gje rreth Fese tone". (Sahih - Transmetuar nga el-Bukhari (10/485 el-Fet'h).
el-Laith Ibn Sa’ad, nje nga transmetuesit e zinxhirit te hadithit thote:"Ata ishin dy individe nga mesi i hipokriteve (ne ate kohe)".
Zejd Ibn Arkam (ra) transmeton:"Dolem jashte ne nje ekspedite me Profetin (salallahu alejhi ue selem) dhe njerezit vuanin shume (per shkak te mungeses se furnizimit). Keshtu, ‘Abdullah Ibn Ubej (Sh.p. Ai ishte lideri i hipokriteve ne Medine. Me rastin e vdekjes se tij Allahu zbriti ajetet duke komanduar Profetin (salallahu alejhi ue selem) mos t'i fale namazin e xhenazes atij) u tha shokeve te tij: ‘Mos shpenzoni per ata qe jane me te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) derisa ata ta braktisin ate’. Ai tha: ‘Ne qofte se ne kthehemi ne Medine, sigurisht, me i ndershmi do ta deboje qe andej me te uletin (te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem). Keshtu une shkova te Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe e informova ate rreth kesaj. Ai dergoi dike per te pyetur ‘Abdullah Ibn Ubejd, por ‘Abdullah Ibn Ubej u betua se nuk i kishte thene ato fjale. Keshtu njerezit thane: ‘Zejdi i tha nje genjeshter te Derguarit te Allahut (salallahu alejhi ue selem)". Dhe çka ata thane me shkaktoi vuajtje shume! Me vone Allahu zbriti konfirmimin e pohimit tim ne fjalet e Tij:‘Kur Munafiket (hipokritet) vijne tek ti…". (el-Munafikin, Sahih - Transmetuar nga el-Bukhariu (8/664 dhe 646-648 tek el-Fet'h) dhe Muslimi (2772).
Po ashtu eshte edhe hadithi i Hindes (ra) gruas se Ebu Sufjanit, ne te cilin ajo i tha Profetit (salallahu alejhi ue selem):"Me te vertete Ebu Sufjan eshte doreshtrenguar". (Sahih - Transmetuar nga el-Bukhari (9/504 tek el-Fet'h) dhe Muslimi (1714).
Dhe gjithashtu ne hadithin e Fatimah Bint Kajs (ra) kur Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha asaj (lidhur me pranimin e propozimeve per martese nga ana e saje, nga dy kerkues):"Sa per Mu’ awine, ai eshte krejtesisht i varfer. Dhe sa per Ebu Xhehmin, ai nuk pushon se hequri shkopin nga supi i tij (i rrahe grate e veta)". (Sahih - Transmetuar nga Muslimi (1480).

No comments:

Post a Comment