Disa hadithe rreth sjelljeve te mira, drejtësisë dhe mbajtjes së marëdhenieve të mira
Shkeputur nga Es Silsilatul Hadithus-Sahiha te Sheikh Albanit
Perkthyer nga arabishtja ne anglisht Abbas Ebu Jahja per salafimanhaj.com
Nga Ebu Derda radiaAllahu anhu nga Profeti صلى الله عليه و سلم: ”Gjeja me e rende ne mizan eshte sjellja e mire.” Nr 876
Nga Ebu Hurejra radiaAllahu anhu nga Profeti صلى الله عليه و سلم:“Kur dikush nga ju thote E’udhu bil-lah kur zemerohet, zemerimi I tij shuhet.” Nr 1376
Nga Abdullah ibn Amr ibnel As radiAllahu anhuma nga Profeti صلى الله عليه و سلم: “Meshironi, do te meshiroheni. Falni e Allahu ju fal juve. Mjere ai qe degjon si hinke(si I hyn I del, duke mos vepruar e duke mos e ndikuar cfare degjon)Mjere per ata qe jane mekatare haptazi, bejne mekate haptazi duke e ditur qe jane gabim.” Nr 482
Nga Ubadah radiaAllahu anhu nga Profeti صلى الله عليه و سلم:“Me garantoni 6 gjera ju garantoj xhennetin:” Flisni te verteten dhe mbani premtimet, ruajini amanetet, ruajini pjeset e turpshme dhe uleni shikimin dhe mbajini duart larg nga prekja(e harramit).” Nr 1470
Nga Abdullah ibn Amr ibnel As radiAllahu anhuma se kur Muadhi do te udhetonte e pyeti te Derguarin e Allahut صلى الله عليه و سلم:
Ai tha:” Adhuroje Allahun dhe mos shoqero askend me te.”
Muadhi radiaAllahu anhu tha: ”O Profet صلى الله عليه و سلم me trego me shume!”
Ai صلى الله عليه و سلم tha: ”Nese ben mekat shoqeroje me nje veper te mire.”
Muadhi radiaAllahu anhu tha: ”O Profet صلى الله عليه و سلم me trego me shume!”
Ai صلى الله عليه و سلم tha:”Permbaju rruges se drejte dhe kij sjellje te mira.”Nr 1228
Nga Ebu Seid El Khudri radiaAllahu anhu nga Profeti صلى الله عليه و سلم:
“Besimtaret me te plote (e persosur) ne Imanin e tyre jane ata qe kane sjelljeme te mira, qe e perulin veten, I bashkojne zemrat dhe zemrat e dyre jane te bashkuara. Nuk ka miresi ne ate qe nuk I bashkon zemrat dhe zemra e tij nuk bashkohet.” Nr 751
Nga Abdullah ibn Amr radiaAllahu anhu se i Derguari i Allahut erdhi tek shtepia jone kur isha femije e une isha duke luajtur jashte. Mamaja ime me tha: ” O Abdullah! Eja se do te te jap dicka!” I Derguari I Allahut tha صلى الله عليه و سلم: ”Cfare do ti jepje?’ Ajo iu pergjigj:” Do ti jepja disa hurma.” I Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم:” Sikur te mos ti jepje asgje do te ishte shkruar nje genjeshter per ty.” Nr 748
Nga Ajad ibn Hamar radiaAllahu anhu nga Profeti صلى الله عليه و سلم se Profeti e mbajti nje fjalim e tha: ”Allahu me ka shpallur mua se ju duhet te jeni te perulur(te meshirshem) ne veten tuaj aq sa askush te mos jete mendjemadh, dhe I lartesuar nga tjetri.Dhe askush nuk duhet ti beje padrejtesi dikujt tjeter.” Nr 570
Nga Rabi’ah el Eslemi radiaAllahu anhu qe tha:I sherbeja Profetit dhe ai me dha nje pjese toke, dhe I dha edhe Ebu Bekrit radiaAllahu anhu nje pjese toke dhe kur po ndahej toka u ngatarruam rreth nje kreshte hurmash nga nje peme. Ebu Bekri tha qe eshte ne pjesen time te tokes e une tha qe jo eshte ne pjesen time. Keshtu ndodhi problem mes meje e Ebu Bekrit dhe ai me ofendoi me fjale te renda qe une I urreva por atij I erdhi keq e u pendua qe I tha e me tha mua:” O Rabiah! Me thuaj edhe ti dicka te ngjashme qe te marresh hak.”
I Thashe:” Nuk e them.”
Ebu Bekri u largua nga toka dhe shkoi tek Profeti صلى الله عليه و سلم dhe une e ndoqa nga prapa. Njerez nga fisi im me ndoqen duke thene:” Allahu e falte Ebu Bekrin! Pse po shkon tek I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم pasi qe tha cfare tha per ty?”
Une I thashe:” A e dini se kush eshte ky? Ky eshte Ebu Bekr es-Siddiku, njeri nga te dyte qe ishin ne shpelle, ai eshte plakur ne Islam, kini kujdes e ai nuk e kthen koken e ju sheh e zemerohet e shkon tek I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم e zemerohet dhe ai e pastaj zemerohet Allahu azza ue xhel dhe Rabi’ah shkaterrohet.”
Ata me thane:”Cfare na urdheron qe te bejme?”
I thashe:”Kthehuni prapa.”
Ebu Bekri shkoi tek I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم e ia tregoi historine ashtu sic kishte ndodhur. I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم e ngiti koken e me tha mua:”O Rabi’ah cfare ka ndodhur mes teje e Ebu Bekrit?”
I thashe:” O I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم e ia tregova historine dhe Ebu Bekri me ofendoi e me tha qe me thuaj dick ate ngjashme e une nuk pranova.”
I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم tha:” Jo mos e thuaj fjale te ngjashme por thuaj:” Allah fale Ebu Bekrin.” Allahu te falte o Ebu Bekr.”
Hasan tha:” Ebu Bekri u kthye dhe ishte duke qare.” Nr 3258
Enesi radiaAllahu anhu tha se I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم I tha dikujt:”O filan ti ke bere kete gje! Ai tha:” Jo pasha Ate, qe nuk ka te adhuruar tjeter pervec Tij!”
I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم e dinte qe e kishte bere e I tha:”Allahu ta ka falur genjeshtren tende per shkak te sinqeritetit tend( e sigurise-jekinit) ne thenien La Ilahe il-Allah.”
Nga Abdullah radiAllahu anhu nga Profeti صلى الله عليه و سلم:
“ Allahu e ka ndare sjelljet e mira ne ems jush ashtu sic e ka ndare edhe rrizkun ne mes jush. Allahu ia jep dun’jane atij qe do dhe atij qe nuk e do, por nuk ia jep imanin vetem atij qe Ai e do.Kush eshte shume kurrnac qe te jape pasurine e tij, e frikacak qe te luftoje armikun, dhe I dobet qe te rrije ne namaz nate atehere ai duhet te thote SubhanaAllah uel Hamduli-lah ue La Ilahe il-Allah, uAllahu Ekber, shume here.”Nr 2714
Nga Mikdam Mi’adi Karb El Kindi radiAllahu anhu nga Profeti صلى الله عليه و سلم:
“Me te vertete Allahu ju urdheron qe ti permbaheni detyrimeve ndaj nenave tuaja, pastaj kusherinjve te aferm e pasatj te tjereve pas tyre.”Nr 1666
Enesi radiaAllahu anhu tha se I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم kishte nje deve qe e kishte emrin Ubda dhe nuk e mundte dot dikush ne gara. Nje Beduin erdhi dhe garoi deveja e tij dhe e mundi Udben.I erdhi inat muslimaneve dhe thane qe Udbe u mund!
I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم duke e pare kete(merzitjen e sahabeve) tha:”Eshte e drejta e Allahut qe nu ka asgje qe Ai e ngren ne kete dunja vetem se e ul perseri.”Nr 3525
Nga Aishah radiAllahu anha nga I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم:
“Me te vertete nje person arrin nivelin e atij qe falet naten dhe agjiron diten nepermjet sjelljeve te tija te mira.”Nr 795
Nga Umerah ibn Khuzejmah ibn Thabit nga babai I tij qe tha:” Pashe ender sikur bera sexhde ne ballin e te Derguarit I Allahut صلى الله عليه و سلم. Shkova tek I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم dhe I tregova dhe ia tha:” Me te vertete shpirti e takon shpirtin tjeter(Ne nje transmetim tjeter ulu e bej se cfare pe ne enderr) I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم e perkuli pak koken nga prapa dhe ai e vuri ballin etij tek balli I Profetit.”Nr 3262
Nga Ebu Hurejra se dikush erdhi e I tha te Derguarit I Allahut صلى الله عليه و سلم:”Me te verte kam te afrem qe une mbaj marredheniet mire me ta e ata largohen.Une jam I mire me ta e ata jane te keqinj me mua. Une jam I sjellshem e I bute me ta e ata jane te pasjellsheme e te ashper me mua.” Profeti صلى الله عليه و سلم tha:” Nese eshet ashtu sic thua ti eshte sikur je duke I ushqyer me prush, e ti do te kesh ndihme nga Allahu persa kohe qe te jesh ne kete gjendje.”Nr 2597
Enesi radiaAllahu anhu tha:” Disa musafir nga Bahrejni erdhen tek I I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم dhe ai kerkoi uje per abdes, dhe morri abdes. Ata nxituan tek uji I abdesit te tij dhe e pine cfare gjeten. Cfare ra ne toke ate e preken dhe e ferkuan fytyrat, koket dhe kraharoret e tyre me te.” Profeti صلى الله عليه و سلم tha:”Pse e bête kete gje?”
Ata thane:”Dashuria ndaj teje, ndoshta Allahu do ten a doje neve.”
I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم tha:” Nese doni qe Allahu dhe I Derguari I Tij t’ju doje juve atehere vazhdoni te keni tre cilesi:flisni te verteten, permushini amanetet, dhe silluni mire me fqinjin; nese fqinji demtohet(prej jush) atehere veprat e juaja te mira shkrihen ashtu sic e shkrin dielli akullin.”Nr 2998
I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلمtha:”Me te vertete cdo fe e ka karekteristiken e saj e karakteristika e Ilsamit eshte haja-turpi.”Nr 940
Nga Ebu Unbaah el Khulani se I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلمtha:
“Me te vertete Allahu ka ene(anije) nga njerezit e tokes.Anijet e Zotit Tuaj jane zemrat e roberve te Tij te mire.Me te dashurat e Tij jane me te butat e me te sjellshmet.”Nr 1691
Nga Xhabiri se I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلمtha:
“Me te vertete ata qe jane me te dashur per mua dhe qe do te jene te ulur prane meje ne diten e Gjykimit do te jene ata qe kane sjelljet me te mira. Me te vertete me te urrejturit per mua dhe ata qe do te ulen me larg meje ne diten e Gjykimit jane ata qe flasin te koten shume per gjera qe nuk I hyjne ne pune atyre, ata qe e teprojne dhe eksagjerojne dhe el mutefejhekun.
Ata thane: ’ Ne e kuptojme se kush jane ata qe flasin te koten shume per gjera qe nuk I hyjne ne pune atyre, ata qe e teprojne dhe eksagjerojne por kush jane el mutefejhekun?
Ai tha:”Mendjemedhenjte.” Nr 791
Fatimah tha:” Kishim shkuar per vizite tek grate e te Derguari të Allahut صلى الله عليه و سلم. Nje ene me uje ishte siper kokes se tij dhe uje po pika ne te per shkak te nje etheje qe kishte. I thame:” O I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم! Sikut ti luteshe Allahu te te sheronte!”
I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم tha:” Me te vertete njerezit me te sprovuar jane Profetet e pastaj ata qe vijne pas tyre e ata qe vijne pas tyre.”Nr 3267
Nga Abdullah radiAllahu anhu nga Profeti صلى الله عليه و سلم na than eve:”Me te verte do te shikoni pas meje njerz qe jane te interesuar per nje pjese te kesaj bote dhe do te shihni gjera qe nuk do ti pelqeni.”Ata thane:”Cfare na urdheron te bejme O I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم? Ai tha :”Jepjani atyre te drejtat e tyre dhe kerkojani Allahut te drejtat tuaja.”Nr 3555
Nga Tausi se O i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم permendi kur ishte ne minber:
“Me te vertete Allahu eshte Ai qe udhezon ne sjelljet me te mira dhe eshte Ai qe largon nga sjelljet me te keqija.”Nr 3255
Nga Hani qe pyeti kur erdhi me nje grup tek iDerguari I Allahut صلى الله عليه و سلم:”O I Derguari I Allahut صلى الله عليه و سلم cfare e ben te detyrueshme hyrjen time ne xhennet? Ai tha:”Duhet te kesh te folur te mire dhe te sakrifikosh ushqim.”Nr 1939
Nga Aishah radiAllahu anha se Profeti صلى الله عليه و سلم I tha asaj:
“Me te vertete kujt i eshte dhene nje pjese e fisnikerise(butesise, sjelljeve te mira) i eshte dhene nje pjese e miresise ne kete bote e ne tjetren.Te kesh marredhenie te mira me farefisin, te kesh sjellje te mira dhe te jesh i mire me fqinjit sjell bereqet ne shtepine tended he ta zgjat jeten.”Nr 519
Nga Abdah bin Hazn se pronaret e deveve po krenoheshin para prenareve te deleve se ata jane me te larte, keshtu Profeti صلى الله عليه و سلم tha: ”Musa ka qene bari, Daudi ka qene bari, e une kam qene bari per familjen time afre malit Axhjed.”Nr 3167
Nga Amr ibn Habib se ai ia permendi Seid ibn Khalid bin Amr bin Uthman:” A e di ti se i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم tha:” Robi qe eshte i humbur eshte ai rob qe Allahu nuk ka futur ne zemer meshire per njerëzimin.”Nr 456
E Lutja jone e fundit eshte Elhamdulilahi Rrabil Alemin
Perktheu nga anglishtja Ebu Enisah
No comments:
Post a Comment