Wednesday, 22 April 2015

DIJA (‘Ilmi) Nga Shaykh Abdul - Aziz Bin Abdullah Bin Baaz









DIJA
(‘Ilmi)


Nga Shaykh
Abdul - Aziz Bin Abdullah Bin Baaz



Shenim

Te gjitha lavderimet jane per All llahun, paqja dhe lutjet qofshin mbi Muhammedin familjen e tij, Shoket e tij dhe te gjithe ato te cilet pasojne ne gjurmet e tyre deri ne Diten e Gjykimit.

Ne faqet e moposhteme eshte nje ese e shkurter nga nje nga dijetaret me te medhenj ne kohen e sotme ne meritat e tij per dijen dhe karakteristikat e dijetarit. Shaykhu All llahu e ruajte ate, shume bukur ka pershkruar rendesine e
kerkimit te dijes, veprimit bazuar net e dhe ceshtje te tjera te ngjashme. Shpresojme qe ky liberth do te ndihmoje te krijoje nje kuptim te rendesishem te dijes dhe statusin e dijetareve.

Ky liberth eshte I botuar ne Arabisht nen titullin: ‘Al ‘Ilm Wa Akhlaku Ahlihii. Perkthyesi (i anglishtes) All llahu e shperblefte ate ka shtuar disa shenime te kometuara dhe ka perfshire nje shtese  qe permban disa pika shume te vlefshme, marre nga shkrimet e Ibn Kayim al Xhouziyah.

Autori, Abdul ‘Aziiz Bin ‘Abdullaah Bin Baaz, All llahu e ruajte, eshte nje nga dijetaret me te medhenj te kesaj kohe, i cili ka shpenzuar jeten e tij duke thirrur ne Islamin e paster, ne besim, gjithashtu ne metodologji, sic u kuptua nga Sahabet, pasuesit dhe pasuesit e tyre All llahu e shperblefte ate.







DIJA (ILMI)








Te gjitha lavderimet dhe falenderimet i takojne All-llahut, Zotit (Pronarit) te boterave, dhe perfundimi i mire eshte per te miret. Lutjet dhe paqja qofshin mbi Robin dhe te Derguarin e Tij, me te mirit nder krijesat e Tij, te besueshmin ne shpalljen e Tij, Pejgamberin Udheheqesin (Komandantin) tone Muhamedin te birin e Abdullahut, mbi familjen e tij, shoket e tij, dhe te gjithe atyre qe pasojne rrugen e tij deri ne Diten e Gjykimit, ne vazhdim:

Sigurisht virtytet dhe meritat e dijes (ilmit) jane te mirenjohura per cdonjerin. Eshte gjeja me fisnike (madheshtore) qe ndonjeri mundet te beje, dhe gjeja me e mire qe nje kerkues (hulumtues) mundohet, perpiqet te arrije. Dija perbehet nga shume dege, por persa i perket dijetareve (ulemave) te Islamit: “C’fare eshte eshte nenkuptuar me dije ne kuptimin e plote (sensin absolut) eshte Dije Islame”

Ky eshte kuptimi i synuar i dijes ne Librin e All-llahut dhe Sunnetin e te Derguarit te Tij. Ne kuptimin e plote (sensin absolut) ajo eshte dija persa i perket All-llahut, emrave te Tij, sifateve (cilesive) te Tij, dija e te drejtes se Tij mbi krijesat e Tij, dhe ne ate cfare Ai, i Vetmi nuk ka te meta, me i Larti, ka urdheruar (caktuar) per to.

Kjo dije Islame eshte me e vlefshmja nga shkencat qe ia vlen te merresh me te sepse nepermjet saj All-llahu njihet dhe falenderohet, dhe nga ajo Ai adhurohet. (Sh.P All-llhu adhurohet me dije). Kush e zoteron (posedon) kete dije e din se cfare All-llahu ka bere te ligjshme (hallall) per te, dhe se nga cfare Ai i ka bere te ndalueshme atij (haram), cfare e kenaq Ate, dhe cfare ngjall (shkakton) zemerimin e Tij. Me kete dije njeriu din rezultatin e tij me All-llahun dhe fundin e tij. Nga mesi i  nejrezve, ato te cilet kane marre mbi veten e tyre te zbatojne
porosite (rregullat, normat) e Fese perfundimi i tyre eshte Xhenneti dhe lumturia (gezim te madh), dhe te tjeret (te cilet jane shumica) do te perfundojne ne nje vend te turperuar, te poshteruar dhe te mundimshem (vuajtur,dhimbshem). Njerezit e dijes na kane paralajmeruar neve rreth kesaj, dhe na kane shpjeguar se dija eshte e kufizuar ne kete kuptim.


Midis dijetareve (ulemave) te cilen e deftoi kete eshte al Kaadi Ibn Abil’ Izz (1) (Komentuesi i Akidatut Tahaawiyyah) ne fillimin e shpjegimit (komentit) te tij. Te tjeret gjithashtu kane shpjeguar (komentuar) ne lidhje me te, si Ibn Kayim, Shaykh ul Islaam Ibn Taymiyah (2) dhe shume te tjere.

Eshte shume e qarte qe meritat dhe te mirat (virtytet) e dijes ndryshojne (variojne) vartesisht  ne masen e cilit do  qe e perkrah (aderon ne) ate. Me e rendesishmja dhe me e shkelqyeshmja dije eshte ajo e cila i takon (perket) All- llahut, emrave te Tij, cilesive (sifateve) te Tij, dhe kjo dije eshte e njohur si
‘Akiidah (Besimi). Sigurisht, te All-llahut, Te Lavderuarit dhe me te Lartesuarit, i
perket shembulli me i mire, i cili eshte pershkrimi me madhor ne cdo aspekt te
qenies se Tij, emrave, cilesive (sifateve) dhe veprimeve.

Duke ndjekur kete kjo eshte ajo e cila eshte e lidhur me te drjetat e All-llahut mbi krijimin (krijesat) e Tij, cfare Ai ka urdheruar (porositur) mbi to. Duke vazhduar me tej kjo eshte cka mbeshtet (perforcon) dhe lidh (shtrengon fort) ate ne kuptimin e tille sic eshte dija e parimeve te Arabishtes, Terminologjise Islame, parimet e Fikhut, Hadithit, Metodologjise, dhe shkencave te tjera qe jane te lidhura me kete dituri, e cila ndihmon ne te dyja, te kuptuarit dhe saktesine.

Biografia e Profetit , Historise Islame, biografise se transmetuesve te haditheve dhe te Ulemeve (dijetareve) Islame jane gjithashtu pjese e kesaj dije.


All-llahu i ka nderuar dhe lavderuar njerezit te cilet zoterojne (posedojne) kete dije, dhe Ai ia ka ngritur statusin e tyre lart. Ai i beri ato deshmitartet e vertete te Njeshmerise se Tij me perkushtim (devotshmeri) te sinqerte.

All llahu  vërtetoi se nuk ka Zot tjetër qe meriton te adhurohet përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët, (deshmojne vertetesisht per kete) dhe se Ai (gjithmone) është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjeter qe meriton te adhurohet përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit (3).


Njerezit e dijes deshmojne vertetesisht per Njeshmerine e Tij bashke me Melaiket (Engjujt). Melaiket (meshira e All-llahut qofte mbi to) dhe njerezit e dijes, pohojne vertetesisht Njeshmerine e All-llahut me devotshmeri te sinqerte kundrejt Tij, qe Ai eshte Zoti i boterave, Hyjnija e vertete qe meriton te



(1) Abul   Hassan Sadrudiin Alii Bin Alaa   udiin Ibn Abil Izz al  Hanafii. Vdiq ne vitin 792H.
(2) Shaykh   ul   Islaam Takii ud   Diin Ahmad Ibn Taymiyah, nje nga ulemate, dijetaret me te medhenj te Islamit, i
mirenjohur per dijen e tij te gjere dhe ndershmeri. Ai eshte autor i shume librave ne nje shumllojshmeri temash. Vdiq ne
vitin 728H. Imaam Ibn Kayim al  Xhawziyiah ishte nje nga studentet (talebet) e tij, nje dijetar (alim) ky me vete, i cili ka
shkruar shume libra te vlefshem. Vdiq ne vitin 751H.
(3) Surah Ali Imran: 18. Shiko Shtesen ne fund te librit per disa pika te rendesishme qe mund te vijne nga ky ajet.

adhurohet, dhe qe adhurimi tjeter kujt perkrah Tij eshte i kote (i padobishem)
dhe i pavlefshem (i zbrazet).

Ky pohim ne vetvete eshte prove i mjaftueshem per te treguar piken e tyre te larte nga fakti qe All-llahu i beri ato te deshmojne per Njeshmerine e Tij, dhe te drejten e adhurimit te Tij. Ai, Me i Larti, e ka shpjeguar qarte se askush nuk eshte i barabrte me to:

“...Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”(4).

Dhe Madheshtori (Me i Madhi) dhe Me i Madherishmi thote:

“A është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën” (5).

Prandaj pra, njerezit e dijes dhe injorantet nuk jane njesoj (te ngjashem). Njeriu, qe ka dije se cfare Allahu ka shpallur eshte e vertete(a), udhezim dhe rruge e suksesit, nuk eshte i barabarte me ate i cili eshte i verber ne rrugen e tij dhe ne dijen e tij. Ekziston nje dallim i thelle (sa ska) midis te diturit dhe injorantit. Ajo eshte dallimi midis te cilit e din te verteten dhe gjen (arrin) brenda pergjate
driten e saj (dijes) dhe veprat sipas udhezimit te saj deri sa ai takon Zotin e tij duke arritur suksesin me fisnikeri, dhe ai i cili eshte i verber ne kete rruge dhe pason deshirat e tij duke ndjekur (marre) rrugen e Shejtanit.

Te dy grupet nuk jane te ngjashem (te perafert). All llahu qartesisht e ka deklaruar (shprehur) se Ai i larteson (ngre) shkallet e njerezve te dijes per shkak te efektit te tyre tek njerezit dhe perfitimet (dobite) e medha qe njerezit marrin nga ato. Keshtu disa nga njerezit e dijes kane thene: “Cfare eshte me e dobishme sesa efekti i tyre tek njerezit! Cfare eshte me e demshme sesa efekti i njerezve tek to”

Ndikimi (efekti) i dobishem i tyre tek njerezit eshte drejtimi i njerezve nga ajo qe eshte e drejte dhe udhezimi i tyre ne te vertete, duke bere te sigurte qe udhezimi ti kape (ti rroke) ato dhe keto jane dobite e medha qe perftohen (rrjedhin) nga ato. All-llahu (6) i falenderon ato dhe besimtaret i falenderojne ato per veprimet e tyre te denja (te meritueshme, te lavderueshme).




(4) Surah az  Zummer: 9
(5) Surah ar   Rad: 19
(6) Kjo do te thote qe Ai i shperblen ato dhe i fal ato gjynahet e tyre. Per nje diskutim me te zgjeruar referohuni ne
Siifatullahii Azawaxhal al - Wooridah Fil Kittabi Wa Sunnah nga Ibn Abdul   Kaadir.

Ne krye te gjithe dijetareve jane pejgamberet (meshira e All-llahut qofte mbi to)
ato jane udhezuesit (drejtuesit) dhe thirresit ne Islam. Ato jane me te dijshmit
dhe mesuan njerezit (popullin) me veshtrimin (pikpamjen, persa i perket asaj cka
thote) tek All-llahu dhe Sheriatin i Tij. Njerezit me te mire pas profeteve jane ato
qe i ndjekin ato (profetet); ato qe jane te njohur mire (e njohin mire) me ate te
cilen erdhen profetet (Shpalljen), dhe ato qe therrasin ne Islam ne menyren me te
mire, me durim (saber) dhe drejtuar (udhezuar, keshilluar) njerezit tek ajo. Me i
Larti thote:

“...All-llahu larteson ata qe besuan prej jush, i larteson ne shkalle te larte ata te cileve u eshte dhene ulm (dituri)...” (7)

“Keto jane argumentet tona qe ia dhame ubrahimit kunder popullit te tij. Ne ngrisim ne shkalle te larte ate qe duam...” (8)

Ai, Me i Larti, u shpjegoi njerezve te dijes ti frikesohen Atij, aq sa duhet ti frikesohen Atij, ndonese (megjithese) kjo frike, te flasesh ne pergjithesi, eshte e pranishme ne (brenda)  besimtare(ve) dhe te tjereve. Por frika e vertete dhe e plote eshte e pranishme vetem midis dijetareve (ulemave) ne krye te te cileve jane pejgamberet (meshira e All-llahut qofte mbi to).

“...Po All-llahut ia kane friken nga roberit e Tij, vetem dijetaret...” (9).

Ajo eshte, frike e plote dhe e perkryer. Ulemate (dijetaret) kane dijen e All- llahut, emrave te Tij, sifateve (cilesive) te Tij, dhe Sheriatit (ligjit) te Tij, me te cilet Ai dergoi pejgamberet. Pra kur disa nga njerezit te cilet moren dijen me te cilen Pejgamberi i All-llahut  ishte duke u keshilluar, te jete e pamjaftueshme dhe thane: “Ne nuk jemi si ty o Pegamber i All-llahut. All-llahu ti ka falur ty gabimet
e kaluara dhe te ardhmet” Pejgamberi  tha: “Pasha All-llahun! Me te vertete une jam ai i cili i frikesohet All-llahut nder ju, dhe me i miri nga ju” (10).

Dijetaret jane me te frikesuarit nga All-llahu nder njerez per shkak te dijes se




(7) Surah al  Muxhaadilah : 11
(8) Surah al  An’aam : 83
(9) Surah al   Faatir : 28
(10) Teksti i plote i hadithit eshte si me poshte vijon.
Transmetuar nga Anas Bin Maliik (ra) ai tha, “Nje grup prej tre njerezish erdhen tek shtepite e grave te Resulullahut
(saws) duke pyetur si Resulullahu (saws) adhuronte (All-llahun) dhe kur ato u informuan rreth kesaj, ato e konsideruan
adhurimin e tyre te pamjaftueshem dhe thane: Ne cfare jemi ne te krahasueshem me Resulullahun (saws) ndersa
gjynahet e tij te kaluara dhe te ardhme jane te falura”. Atehere njeri nga ato tha: Une do te falem pa nderprerje gjithe
naten pergjithmone. Tjetri tha: Une do te agjeroj panderprerje pergjate gjithe vitit pa nderpreje dhe nuk do ta nderpres
agjerimin. I treti tha: “Une do te rri larg grave dhe asnjehere nuk do te martohem. Pejgamberi i All-llahut (saws) tha: A
jeni ju ato njerez qe thane  keshtu e keshtu? Pasha All   llahun! Me te vertete une jam ai i cili i frikesohet All-llahut nder ju, dhe
me i miri nga ju; ende une agjeroj dhe e prish agjerimin, falem dhe flej, dhe une martohem me gra. Keshtu, ai qe kundershton Sunnetin
tim nuk eshte nga une”. Transmetuar nga Imaam al  Bukhaarii ne Sahihun e tij.

tyre rreth (tek) All-llahut, fese (dinit) se Tij, emrave te Tij, dhe cilesive (sifateve) te Tij. Ato jane me te etshmit nder njerez per te verteten duke u varur (kushtezuar) ne kufinjte (masen) e dijes se tyre tek All-llahu. Me tutje siper tyre dhe me te persosurit jane pejgamberet, ashtu sic ato i frigohen All-llahut me shume. Me i persosuri nga ato nga pikpamja (veshtrimi, persa i perket) dijes, frikes dhe perkushtimit (fetar), eshte pejgamberi yne Muammedi  .

Jane shume hadithe qe nxjerrin ne dukje (paraqsin, tregojne) virtytet dhe meritat e dijes. Nje nga ato eshte kur ai  thote: “Cilido kerkon (ndjek,gjurmon) nje rruge per te kerkuar dije ne te, All-llahu pra (si rrjedhim) do ti’a beje te lehte atij (per te) nje rruge ne Xhennet”.

Keshtu, kjo na tregon (shfaq) neve shkelqimin e larte (te madh) te studenteve te dijes. Per cdonjerin i cili ndreq qellimin (njetin) e tij ne ate duke kerkuar dije dhe deshiruar vetem fytyren e Tij, ai eshte ne rrugen e shpetimin (nga Zjarri) dhe lumturise (ne Xhennet) (11).

Dija duhet te kerkohet per arsye te drejta (mira) dhe per zbatimin (kryerjen, plotesimin) e saj, dhe jo per hir te mburrjes (deshires per tu dukur), (Rija) (12), fame, apo per hir te ndonje tjeter perfitimi nga perfitimet kalimtare te kesaj bote; me mire, ai e meson ate (dijen) te njihet me fene (dinin) e tij, te kete brenda tij ate cka All llahu ka bere te detyrueshme (qe i takon si detyre) mbi te, te perpiqet te nxjerre jashte njerezit nga erresira ne drite, keshtu ai kerkon dijen dhe vepron
mbi te dhe meson te tjeret rreth te mires qe nje Musliman eshte urdheruar te beje.

Cdo rruge qe ai merr ne kerkim te dijes eshte nje rruge per ne Xhennet; kjo
eshte e vertete per cdo rruge, ne kuptimin e mirefillte ose tjeter; rrugetimi i tij nga
nje vend ne tjetrin; duke shkuar nga nje rreth i dijes ne tjetrin; dhe nga nje xhami
ne tjetren per te vetmin qellim kerkuarjen e dijes. Keto jane nga menyrat (rruget)




(11) Teksti i plote i hadithit eshte si me poshte vijon:
Nen autoritetin e Abu Huraires (ra) se Profeti (saws) tha: Cilido largon (heq) nje hall (brenge) te kesaj bote nga nje
besimtar, All - llahu do ti’a largoje (heqe) nje nga hallet (brengat) ne Diten e Gjykimit. Cilido lehteson (ndan) per nje
person te skamur, All - llahu do ti’a lehtesoje pjesen (hisen) e tij ne kete bote dhe tjetren. Cilido fsheh (hesht) gabimet e nje
Muslimani, All - llahu do ti’a fshehe (mbuloje) gabimet e tij ne kete bote dhe tjetren. All - llahu do ta ndihmoje nje
sherbetor (te Tij) aq sa ky ndihmon vellaun e tij. Cilido kerkon (ndjek,gjurmon) nje rruge per te kerkuar dije ne te, All -
llahu pra (si rrjedhim) do ti’a beje te lehte atij (per te) nje rruge ne Xhennet. Asnjeri nuk grumbullohet bashke ne nje nga
shtepite (mesxhidet, xhamite) e All - llahut, duke lexuar (thene permendesh) Librin e All - llahut dhe duke e studiuar ate
midis vetes se tyre, pa paqen te zbritur mbi to, meshira duke i mbuluar ato dhe melaiket duke i rrethekuar ato, dhe All -
llahu duke i permendur ato tek ato te cilet jane me Ate. Cilido eshte vonuar (ngadalesuar) ne veprat e tij nuk do te jete
shpejtuar (ngutur) perpara nga pasardhesit e tij. Transmetuar nga Imaam Muslimi ne Sahihun e tij.
(12) Nen auoritetin e Mahmood bin Lubayd se Resulullahu (saws) tha: “Gjeja qe frikesohem me shume per ju eshte
Shirku al   Asgar (shirku i vogel)” Sahabet pyeten: 0 Resulullah, C’ka eshte shirku al   Asghar?” Ai u pergjigj: Mburrja
(deshira per tu dukur).” Sahih mbledhur nga Ahmad. Baihaki mblodhi shtesen ne Shu’ab at Imaan: “Ne Diten e
Gjykimit All   llahu do ti shperbleju njerezit per veprat e tyre, Ai do te thote: Shkoni tek ato njerez per te cilet qellimi dhe
lavderimet ju bete keto vepra, dhe shikoni nese ju do te gjeni me to ndonje shperblim!”

e marrjes (perfitimit) te dijes, gjithashtu (po ne te njejten menyre) memorizimi dhe studimi i librave Islamike te dijes, hulumtimi (leximi dhe ekzaminimi me kujdes te madh) dhe shkrimi jane gjithashtu nga menyrat e kerkimit te dijes.

Nje student i mire eshte i lidhur me te gjitha keto rruge qe udheheqin (cojne) tek dija. Ai e kerkon ate, duke deshiruar Fytyren e Zotit te Tij, Te Pushtetshmin (Me te Fuqishmin) dhe Te Madherishmin (Madheshtorin). Ai don te kerkoje kenaqesine e All llahut dhe nje shtepi ne Xhennet; ai don te kuptoje dhe mendoje (persijatet, thellohet) mbi fene (dinin) e Tij; ai don te dije ate cfare All   llahu ka bere detyrim mbi te, dhe ate cfare Ai e ka ndaluar per te, mandej vepron ne perpuethje  (me sa thame me siper); ai don ta njohe Zotin e Tij me mprehtesi dhe vetedije; ai don te ndihmoje njerezit (nga Zjarri i Xhehennemit); ai don te jete midis thirresave te udhezuar duke u perpjekur per te verteten; dhe ai don te udhezoje njerezit tek All llahu nepermjet dijes. Keshtu kudo ai kthehet ai eshte ne nje shkelqim te madh me keto qellime te drejta (sakta) ne qofte se ai flen me qellim qe te forcoje veten e tij per kerkimin e diturise, ose te fuse ne mendje (memorizoje) nji liber te dijes, atehere gjumi i tij eshte vleresuar si adhurim (13), ne kundershtim me ate te cilin ka qellim te keq (dreqeror), per te cilen (ky i fundit) eshte ne nje rrezik te madh (14).


Eshte e lidhur (treguar) me hadithin qe Resulullahut tha: “Ne qofte se ndonjeri merr (nxe) dituri nga gjerat prej te cilave kenaqesia e All llahut eshte kerkuar, dhe ne kundershtim (me piken me lart) ai merr (nxe) ate (diturine) vetem per te marre epersi (te mira) te kesaj bote, ai nuk do ta ndieje aromen e Xhennetit Diten e Llogarise (15).

Ky eshte nje paralajmerim i madh per personin i cili ka nje qellim te lige. Eshte transmetuar se Resulullahu  tha: “Cilido qe perfiton dituri me qellim per te konkuruar me dijetaret (ulemate) ose te hahet me fjale me injorantet ose te terheqe vemendjen e njerezve atehere Zjarri! Zjarri!”

Ilmi (dija) perfitohet nga studimi (16) pastaj duke e zbatuar (vene ne jete) ate per kenaqesine e All llahut, sepse Ai ka urdheruar ate, dhe e ka bere ate nepermjet (me ane te) te se ciles e verteta eshte shprehur (shfaqur, manifestuar).



(13) Shaykh  ul   Islam Ibn Taymiyah (ra) thote: Adhurimi eshte nje term i pergjithshem per cdo gje qe All   llahu don dhe eshte i kenaqur me to nga mesi i asaj qe thuhet dhe veprohet, e fshehur  apo e dukshme.
(14) Umar Ibn Khattab (ra) se Resulullhau (saws) tha: Veprat jane per nga qellimi (njeti) dhe ajo eshte per secilin njeri vetem ate te cilen ai kishte qellim. Keshtu ai hixhra (emigrimi) i te cilit ishte per All   llahun dhe Resulullahun (saws) atehere (emigrimi) i tij ishte per All llahun dhe Resulullahun (saws), dhe a hixhra (emigrimi) i te cilit ishte per disa qellime te kesaj bote ose te martojenje grua, atehere hixhra (emigrimi) i tij ishte per ate te cilen ai beri hixhra (migroi). Transmetuar nga al   Bukhaaree dhe Muslmi ne Sahihet e tyre.
(15) Transmetuar nga Aboo Daawood ne Sunanin e tij me nje zinxhir te forte te transmetimit (Ibn Baaz)
(16) Resulullahu (saws) tha: Dija perftohet duke studiuar ...” Shikoni Silsilatil Al  Ahadiith as - Sahiihah (I/605?342)
nga Shaykh Al  Albani.

Te paret nga njerezit te cilet do te gjuhen ne Zjarr do te jene midis atyre te cileve perfituan ilmin (diturine)  dhe recituan Kur’anin per te tjeret pervec All   llahut, duke shpresuar qe ti thuhet: Ai eshte dijetar, ose ti thuhet se eshte nje recitues (17). Nuk ka as fuqi as force pervec se me All llahun!


0 rob i All llahut! 0 nxenes i dijes! Eshte mbi ty te jeshe i sinqerte ne adhurimin (ibadetin) tend, duke e pasur si qellim ate vetem per All llahun. Ti duhet te jeshe serioz dhe i etur (i mprehte) ne kerkimin e ilmit (dijes) me ngulmim (durim), pastaj te veprosh mbi ate te cilen ilmi (dija) kerkon (ben te nevojshem), pasi qe cka eshte kerkuar eshte zbatimi (venia ne jete), dhe jo qe te behesh dijetar apo te arrish nje shkalle te larte.  Me te vertete qellimi kryesor i kerkimit te dijes (ilmit) eshte qe ti te veprosh ne perputhje me te, duke udhezuar njerezit drejt te mires, duke u bere rrjedhimisht nga pasuesit e pejgambereve duke thirrur njerezit ne te vertete. Resulullahu  tha: “Ai te cilin All llahu ja don te miren, Ai i jep atij kuptueshmerine e fese (dinit).” (18)

Kjo tregon virtytet dhe te mirat e dijes te cilat jane nga shenjat e miresise, lumturise dhe suksesit, qe ne qofte se All llahu deshiron te tregoje miresi tek robi i Tij, Ai i jep atij kuptueshmerine e Dinit (fese), qe ai te munde te dalloje (shquaje) te verteten nga e paverteta (batili) dhe udhezimin nga devijimi me qellim qe te njohe Zotin e tij nga Emrat e Tij, karakteristikat (sifatet) dhe te drejtat e Tij te medha, keshtu qe ai te dije shperblimin e shokeve (awliyaa) te All llahut dhe armiqve te Tij.

Shperblimi i shokeve (awliyaave) te All llahut eshte Xhenneti, prane Zotit te tyre, duke shikuar ne fytyren e Tij, (19) ne nje vend te nderuar. Fundi i armiqve te All llahut eshte ne nje vend te tortures, denimit (ndeshkimit), poshterimit, e ndaluar (per to) shikimin e Allllahut.(20) Keshtu ne vijme dhe kuptojme shkelqy-



(17) Nen autoritetin e Aboo Hurayra (ra) i cili tha: Degjova Resulullahun (saws) tha: ...(Njetjeter) do te jete nje njeri i cili ka perfituar ilm (dituri) dhe e ka mesuar ate, dhe i cili recitonte Kuranin. Ai do te sillet (Ne Diten e Gjykimit) dhe All
 llahu do tja beje te ditur favoret e Tij atij dhe ai do ti pranoje ato. (I Plotfuqishmi) do te thote: dhe cka bere rreth tyre? Ai do te thote: Une studiova ilmin (dijen) dhe ua mesova ate dhe kendova Kuran per hir tend. Ai do te thote: ti ke genjyer  ti i ke bere keto fitove ilmin (diturine) qe te mund te thuhet (per ty): Ai eshte i mesuar. Ti kendove Kuran qe te mund te thuhet (per ty) : Ai eshte kendues. Dhe keshtu ishte thene. Atehere ai do te urdherohet te terhiqet zvarre pergjate ne fytyren e tij deri sa ai eshte hedhur ne Zjarr...” Per hadithin e plote referohune tek Saheeh Muslim, at   Tirmidhiii, ose an
 Nasaa’ii.
(18) Transmetuar nga al   Bukhaarii dhe Muslim, ne Sahihet e tyre.
(19) Besimtaret do te shikojne All llahun ne ahiret, ky eshte besimi korrekt, All  llahu, Me i Larti, thote ne Kuran:
Disa fytyra ate dite do te shkelqejne. Duke shikuar drejt Zotit te tyre Surah Al  Kijamah 75 : 22   23
Transmetuar nga Kais se Xhabiri tha: “Ne ishim me Resulullahun (saws) dhe ai shikoi henen hene e plote   pastaj ai tha:
Sigurisht ju do ta shihni Zotin tuaj sic shikoni henen dhe nuk do te keni veshtiresi duke shikuar”. Transmetuar nga Al
Bukhari ne Sahihun e tij.
(20) All   llahu, Me i Larti thote ne Kuran Dhe per me teper! Sigurisht qe ata (keqberesit) do te mbulohen (qe te mos
shohin dot) nga te paret Zotin e tyre ate Dite”. Surah Al   Mutaffifin: 83 : 15

eshmerine (rendesine e shkelqyeshme) e dijes, e cila eshte me e mira, dhe gjeja me fisnike per cdonjerin i cili kerkon ate me qellimin (njetin) e duhur, sepse nga ajo ai rrjedhimisht din me te mirin dhe me te madhin obligim, i cili eshte adhurimi i All llahut ne Njeshmerine e Tij (Teuhid) me perkushtim te sinqerte.

Kjo dije (ilmi) e ben ate te vetedijshem per cka All llahu ka bere te detyrueshme mbi robet e Tij, i cili eshte nje obligim i madh. Nuk ka as lumturi as shpetim per nje rob te All llahut pervec nepermjet Tij, mandej nepermjet dijes (ilmit) te ketyre obligimeve, duke u mbajtur fort (shpejt) dhe duke qene strikt ne to. Dijetaret (Ulemate) te cilet perkrahen dijen (ilmin) jane njerezit e zgjedhur, dhe me te miret njerez ne faqen e kesaj toke. Ne krye te gjithe dijetareve jane pejgamberet dhe profetet. Ato jane shembujt kryesore te cilet duhet te pasohen, themeluesit e dauas (thirrjes ne fe), dijes (ilmit) dhe te mires (shkelqyeshmes).
Pas tyre jane njerezit e dijes (ilmit) ne nivele te ndryshme; ai i cili eshte me i dijshmi per sa ka te beje me All llahun, emrat e Tij, cilesite (sifatet) e Tij dhe persosmerine me te madhe ne veprim dhe dauan (thirrjen ne fe), eshte me i aferti nga njerezit tek profetet me respekt tek statusi (gjendja) i tyre dhe vendndodhjen ne Xhennet.  Njerezit e dijes (ilmit) jane prijesit e kesaj toke; ato jane ndricimi dhe dritat e saj, ato jane te preferuarit me lart se cdokush tjeter, ato drjetojne njerezit tek rruga e lumturise, ato i udhezojne ato tek e mesmja e shpetimit, ata i udheheqin (prijne) ato tek ajo e cila kenaq All llahun, Madheshtorin dhe Te Lartin, dhe tek Meshira e Tij, dhe mbajne ato larg nga ajo e cila shkakton (ngjall) Zemerimin dhe denimin (ndeshkimin) e Tij. Dijetaret (ulemate) jane trashegimtaret e profeteve (21); Imamet e njerezve pas Profeteve, ato udhezojne dhe drejtojne njerezit tek All llahu dhe i mesojne atyre Fene (Dinin) e Tij; dhe ato kane sjellje fisnike dhe veti te lavderueshme. Ato jane Dijetaret (Ulemate) e te vertetes; Dijetaret (Ulemate) e udhezimit dhe pasimit te Profeteve; ato shume i frikesohen All llahut dhe vazhdimisht kontrollojne veprimet e tyre dhe i vene nje rendesi te madhe asaj cka All llahu urdheron dhe ndalon.

Keto jane karakteristikat e medha te tyre sepse ato kane shkelur rrugen e Profeteve, ndjekur rrugen e tyre ne thirrjen tek All llahu, ne dijen, ne paralejmerimin e njerezve nga rruget te cilat shkaktojne zemerimin e Tij, duke u perpjekur ne drejtim te thenieve (fjaleve) te mira ose veprave per te cilat ato kane


(21) Kethir ibn Kais transmeton se: Une isha duke ndenjur ne shoqerine e Abu Dardaa (ra) ne xhamnine e Damaskut kur nje njeri erdhi, dhe tha: 0 Abu Dardaa, kam ardhur tek ty nag qyteti i Resulullahut (sawas), nuk kam ardhur per ndonje nevoje (por te vertetoj nje hadith) per te cilin me kane njoftuar se ju e keni transmetuar ate nga i Derguari i all - llahut (saws). Abu Dardaa tha: Kam degjuar te Derguarin e All - llahut (saws) duke thene: Ai i cili ecen (shkel) nje rruge ne kerkimin e dijes All   llahu do ta drejtoje ate ece (shkele) nje rruge nga rruget e Xhennetit, dhe melaiket duhet te pelqejne (ti presin) me mireseardhje kerkuesit e ilmit (dijes) dhe te gjithe ate qe gjendet ne qiej dhe toke, bile edhe peshkun ne thellesite e ujrave kerkon falje per dijetarin (alimin) dhe epersia i dijetarit (alimit) mbi adhuruesin eshte si ajo e henes se plote naten mbi yjet e tjere dhe me te vertete dijetaret (ulematej ane trashegimtaret e Profeteve te cilet nuk lejna pas as dinar as dirhem. Ato lejne pas vetem dijen si trashegimi te tyren: keshtu cilido perfiton ate ka perfituar nje pasuri te stermadhe. Sahih (i Vertete). Transmetuar nga Ahmedi, Abu Daood, dhe Ibn Maaxhaah.

dije (qe burojne nga kjo dije). Pas Profeteve ato jane shembulli (dhe modeli per tu imituar) ne cilesite e tyre te medha, vetive te lavderueshme, dhe veprave te shkelqyera. Ato mesojne te tjeret dhe veprojne ne perputhje dhe udhezojne studentet (talebet) e tyre tek sjelljet me fisnike dhe ne rrugen e sakte (e duhur).

Sic u tha me pare dija eshte: “All llahu thote...” dhe “Resulullahu  thote...” e cila eshte quajtur Ilm Sharh; ajo eshte dija e Librit te All llahut dhe Sunnetit te Derguarit te Tij  dhe e gjithe ajo qe ndihmon ne kuptimin e saj. Eshte e detyrueshme mbi njerezit e dijes qe ato te mbeshtesin keto parime, te therrasin njerezit ne to, dh te drejtojne studentet (talebet) tek to, duke bere te sigurte qe objektivi te jete “All llahu thote..” dhe “Resulullahu  thote...”duke vepruar perpuethshmerisht, duke drejtuar dhe udhezuar njerezit tek ajo.

Ndarja dhe mosmarreveshjet nuk jane te lejueshme, as ftuarja (grishja) e njerezve te bashkohen ne nje grup apo ne nje tjeter, as marrja e mendimit nga ky person ose theniet  nje tjetri. Me sakte eshte e detyrueshme qe ajo thirrja eshte
nje: Thirrja ne All llahun dhe te Derguarin e Tij  ; tek Libri i all llahut dhe tek
Sunneti i te Derguarit te Tij  ; jo tek medhhebi i ketij personi apo tek thirrja
(dawah) e nje tjetri, as tek grupi i ketij personi, ose mendimi (opinioni) i nje tjetri.
Eshte e detyrueshme (u takon) mbi Muslimanet qe rruga e tyre dhe synimet
(qellimet) e tyre te jene nje dhe ajo eshte mbeshtetja ne Librin e all llahut dhe
Sunnetit te Derguarit te Tij .

Ndersa per cka vjen (prodhohet) nga ndryshimi i mendimeve (momarreveshjet) midis njerezve te dijes ne kater medhhebet (shkollat e mendimit) dhe te tjereve (22), atehere eshte e detyrueshme te marresh nga ato ate
e cila eshte me afer te vertetes. Ajo eshte thenie e cila eshte me afer tek ajo cka All
llahu ka thene ne Kur’an dhe i Derguari i Tij  ne hadith, ose tek ajo e cila parimet e Sheriatit bejne te nevojsheme (te detyrueshem, kerkon). Kjo eshte rruga e dijetareve (ulemave), sic ishte rruga e Sahabeve te cilet jane dijataret (ulemate) pas Resulullahut  . Ato ishin me te dijshmit nga njerezit persa ka te beje me All   llahun, dhe ato ishin njerezit me te mire, dhe me te miret ne dije e sjellje.  Ato


(22) Kater shkollat e mirenjohura te mendimit (medhhebet) jane veshur (atribuar) kater dijetareve te medhenj te meposhtem.
1. Imaam Abu Hanifah, Numaan Bin Thaabit Bin Zowta at   Taymi. Ai ishte fakihu i Irakut, lindur me 80H. Jezidi thote: “Nuk kam pare me pare nejri me te frikshem ndaj All- llahut, dhe me inteligjent se Abu Hanifah. Vdiq ne vitein 150H.

2. Imaam Maalik Bin Anas, Abu Abdullaah. Ai u lind ne vitin 93H. Ai ishte Imami i Medines. Ai tha: “Nuk fillova te shqiptoj gjykime legale (fatwa) derisa shtatedhjete (Dijetare) thane qe une isha i pershtatshem per kete. Vdiq ne vitin
179H.

3. Imaam Ash  Shaafi’i, Muhammed Ibn Idris. U lind ne vitin 150H. Nje nga theniet e permendura te tij eshte: Nqs nje hadith eshte i vertete, gjuajeni fjalen time per muri. Vdiq me 204H.

4. Imaam Ibn Ahmad Ibn Muhammad Ibn Hanbal, U lind me 164H. Ai eshte i njohur edhe si Imami i Ahlus   Sunnah  Wal Xhmaah. Abu Zurah thote qe ai memorizoi nje milion hadithe. Vdiq me 241H. (Tadhkiratul   Huffaadh e Imaam adh   Dhahabi).

gjithashtu paten mospajtime ne disa ceshtje, por hala thirrja e tyre ishte nje, dhe rruga e tyre ishte nje, duke thirrur ne Librin e All llahut dhe ne Sunnetin e Resulullahut. Po ashtu, ato te cilet erdhen pas tyre, si tabi’inet, tabi tabi’inet, i tilli si Imaam Maalik, Abu Hanifah, Ash Shafi’i, Ahmad, dhe te tjere dijetare (ulema) te udhezimit si al Auzaa’ii (23), ath Thawri (24), Ibn ‘Ujainah (25), Is’haak Ibn Raahayiah (26), dhe njerezit e tjere si ato, nga njerezit e Dijes (Ilmit) dhe
Besimit (Imanit). Thirrja (da’wah) e tyre ishte nje: thirrja ne Librin e All llahut
dhe Sunnetin e e te Derguarit te Tij , ato ndaluan studentet e tyre nga taklidi (27), duke thene: “Merrni nga ku neve morem”, duke nenkuptuar Kuranin dhe Sunnetin.

Cilido eshte injorant i se vertetes, atehere eshte e detyrueshme mbi te te pyesi njerezit e dijes te cilet jane te njohur me dije (28), merita, akide korrekte, dhe biografine (siran) e Resulullahut. Ai duhet ti respektoje dijetaret (ulemate) te pranoje (njohe) epersine e tyre dhe te lutet per to per sukses te begate dhe shperblim te madh. Ato kane paraprire atij ne bekime te medha. Ato mesuan, udhezuan dhe qartesuan (sqaruan) rrugen. Shoket (sahabet) e Resulullahut dhe ata qe pasuan ato nga njerezit e dijes dhe besimit te sakte (korrekt) kane favorin e dijes dhe thirrjes (dawahs).

Ai duhet te kuptoje statusin dhe meritat e tyre dhe te mos veje re gabimet e tyre, duke i marre ato si shembull ne kerkimin e dijes (ilmit) dhe ne thirrjen tek All llahu, duke i dhene perparesi dhe prioritet thenieve te All llahut dhe te Derguarit te Tij pavaresisht nga te tjeret, duke qene me durim (sabr) mbi te,
dhe duke shpejtuar ne drejtim te veprave te drejta. Ai i pason ato ne te gjitha keto
aspekte dhe nuk vene re gabimet e tyre. Megjithate, duke u ngjitur me
kokefortesi dhe me fanatizem tek njeri prej tyre nuk eshte e lejueshme. As te thu-



(23) Imaam al  Auzaa’ii, Ibn ‘Amr Abdur   Rahman ad   Dimashkii Imaami i Shamit. U lind ne vitin 88H. Abu Mushie tha rreth tij: “al   Auzaa’ii e harxhonte naten zgjuar ne namaz (salat), duke lexuar Kuranin, dhe duke qare. (Tadhkiratul  Huffaadh e Imaam adh   Dhahabi).
(24) Imaam ath Thawri, Sufiyaan Ibn Sa’iid Ibn Masrook. U lind ne vitin 97H. Jahja Ibn Jemen thote: Degjova Sufjanin duke thene: Dijetari (alimi) eshte doktori i fese (dinit), dhe dirhemi (paraja) eshte semundja e tij, keshtu qe nqs doktori infekton veten e tij me semundjen kur ai do ti kuroje te tjeret? Vdiq me 161H. (Tadhkiratul Huffaadh e Imaam adh  Dhahabi).
(25) Imaam Sufjaan Ibn Ujainah Ibn Maymoon, Abu Muhamed al Hilalii Muhadithi i Mekes. U lind ne vitin 107H. Ibn Ujainah tha: “Nqs ti nuk perfiton prej dijes ajo do te demtoje ty. Vdiq ne vitin 198H. . (Tadhkiratul Huffaadh e Imaam adh   Dhahabi).
(26) Imam Ishaak Ibn Ibrahiim Ibn Raahayiah Abu Jaa’kub   Imaami i Nisaapurit dhe i lindjes. U lind ne vitin 161H. Imaam Ahmedi tha rreth tij: Une nuk di asnje te barabarte me Ishaakun ne Irak. Vdiq ne vitin 238H. . (Tadhkiratul  Huffaadh e Imaam adh   Dhahabi).
(27) Taklid: Pasimi - Verber. Ibn Kaim al Xhouzijah (ra) thote ne NuunWah   in e tij: Dija (ilmi) eshte plotesimi (kuptimi) i udhezimit me provat e saje   qe edhe pasimi   verber nuk jane te barabarte. Imaam Ibn al   Xhouzi (ra) tote ne Talbees/blees: Dije se me te vertete pasuesi i verber nuk ka ndonje besim ne cfare ai pason. Taklidi pezullon perdorimin e mendjes (intelektit), kurse mendja eshte krijuar per te menduar dhe per te arsyetuar. Eshte budallallek kur nje njeriu i eshte dhene drita per ti treguar atij driten, dhe ai shuan ate dhe ecen ne erresire. Per nje diskutim me te gjere referohuni tek : Pasimi i Verber i Medhhebeve nga Shaykh al Ma’suumi dhe tek: Nje Veshtrim Ne Rrugen e Shokeve (Sahabeve) nga Shaykh Abdul  Kadr al   Arnaut.
(28) All   llahu me I Larti, thote ne Kuran: ...keshtu qe pyesni njerezit e dijes nqs ju nuk dini” Surah An   Nahl : 43.

ash: “Thenia e tij eshte absolutisht korrekte”, me mire dikushi duhet te thote: “Cdonjeri ndonjehere gabon dhe ndonjehere eshte korrekt”. Cfare eshte korrekte eshte ajo e cila perputhet me theniet e All llahut dhe te Derguarit te Tij dhe miratimin e pergjithshem e njerezve te dijes. Ne qofte se dijetaret (ulemate) nuk merren vesh atehere eshte e detyrueshme te kthehemi tek All llahu dhe i Derguari i Tij.

“...dhe nese keni mosmareveshje per ndonje gje midis jush, drejtohuni All
llahut dhe te Derguarit te Tij“ (29).

“Per cdo send qe nuk pajtoheni, gjykimi per te eshte tek All llahu
(Mbizoteruesi Gjykues)...“ (30)
Kjo eshte ajo cfare kane thene dijetaret (ulemate) ne te shkuaren dhe tashti. Nuk eshte e lejueshme me u ngjitur me fanatizem tek mendimi i Zaid ose
‘Amr (31), po ashtu eshte e ndaluar qe me kokefortesi te bashkengjisesh veten
tende tek nje grup ose parti keto te gjitha jane nga gabimet e tanishme (te vona)
te cilet shume njerez kane rene brenda ne to.

Eshte thelbesore qe qellimi (synimi) i Muslimaneve eshte nje dhe ajo ai eshte te pasojne Librin e All llahut dhe Sunnetin e te Derguarit te Tij ne te gjitha rastet: ne vuajtje dhe ne rehati, ne veshtiresi dhe ne lehtesim, kur udhetojne dhe
kur nuk udhetjne ne cdo kusht. Kur njerezit e dijes kane mospajtime, atehere ai
(dikushi) duhet te shikoje tek theniet e tyre dhe perkrahin (mbeshtesin) ate e cila
eshte ne perputhje me deshmite (faktet, evidencat) duke mos paragjykuar
kunder asnjerit.

Ndersa per popullin e thjeshte, atehere ato duhet te pyesin njerezit e dijes dhe te marrin prej tyre lirisht cilido eshte me afer te vertetes dhe i drejte. Ata duhet ti pyesin ato (njerezit e dijes) rreth Fese (Dinit) te All llahut, atehere ai (djietari, alimi) duhet ti mesoje dhe udhezoje ato tek e verteta bazuar ne Kur’an, Sunnet dhe miratimin e pergjithshem (konsensusin) te dijetareve.

Nje dijetar (‘alim) eshte i njohur nga kembengulja (durimi, ngulmi), nga
takwa (32) e tij, dhe frika e tij nga All llahu, duke u perpjekur tek (ajo) cfare All
llahu e ka bere obligim dhe duke ndenjur bukur larg asaj nga cfare All llahu



(29) Surah An   Nisaah : 59.
(30) Surah Ash   Shura : 10.
(31) Zaid dhe Amr jane emra te supozuar perdorur ketu per te kuptuar: “Ky person apo tjeter”.
(32) Ibn Abi Shaibah raporton ne librin e tij Kitabul   Imaan[(Libri i Imanit) No.99], se taabi’ii Talk Ibn Haabiib ishte
pyetur te percaktoje (perkufizoje) takwan, keshtu qe ai tha: “Takwa eshte veprimi (te vepruarit) ne bindje tek All   llahu,
duke shpresuar per Meshiren e Tij,


dhe i Derguari i Tij kane ndaluar.

Keto jane karakteristikat (sifatet) e dijetarit (‘alimit), nese ai eshte mesues, gjykates (kadi), da’ii (thirres ne fe), ose mban nje pune tjeter. Ai eshte  detyruar
(ja don puna) te jete nje shembull dhe model i drejtesise; ai vepron mbi dijen e tij; ka takwan e All llahut ngado qe ai mund te jete; dhe ai udhezon njerezit ne te mire. Ai eshte nje shmebull i mire per studentet (talebet) e tij, anetaret e familjes se tij, fqinjeve (gjitoneve, komshinjve) dhe te tjereve te cilet e njohin ate. Ato marrin prej tij, marrin theniet e tij dhe veprat e tij, te cilat jane ne konformitet me Fene (Dinin) e All llahut, si nje shembull.

Studenti i dijes (talebul ilm) duhet te kujdeset shume rreth te qenurit dembel rreth asaj cka All llahu ka bere obligim  dhe nga renia (brenda) ne ate te cilen Ai e ka ndaluar sepse te tjeret do ta pasojne ate ne te (rrugen e tij). Po ashtu ai nuk duhet te jete i moskujdesshem (neglizhent) per sunnetin dhe mekruuhet (33). Ne qofte se ai behet dembel te tjeret gjithashtu behen dembele. Eshte e
rendesishme qe ai te kujdeset per ringjalljen e Sunnetit, megjithese (edhe pse) nje
akt (veper) i/e vecante mund te mos jete i/e detyrueshme, me qellim qe te
inkurajoje njerezit te pasojne ate (sunnetin), dhe te jete nje shembull per to. Ai
(studenti i dijes, talebul ilm) duhet te rrije larg nga mekruuhet (veprat e
papelqyera) dhe ceshtjet e dyshimta (34) keshtu qe njerezit mos ta pasojne
(imitojne) ate.

Studenti i dijes (talebul ilm) ka domethenie (rendesi) te madhe dhe njerezit e dijes jane te zgjedhurit midis krijesave. Mbi to jane detyrime (obligime) dhe pergjegjesi me lart e mbi cdonjeri tjeter. Resulullahu tha: “Cdonjeri eshte bari, dhe eshte pergjegjes per tufen e tij”(35).



(33) Ketu Shaykh Bin Baaz perdor fjalet sunnah per te kuptiuar veprat e rekomanduara; ai i cili ben nje veper te tille eshte i shperblyer, por ai qe e len ate nuk eshte i ndeshkueshem. Mekruhet (njejes: mekruuh) jane ato vepra te cilat jane te papelqyera; ai eshte i shperblyer per lenien e nje vepre te tille por nuk ndeshkohet per kryerjen e saj.
(34) Nen autoritetin e Abu abdullah An   Num’aan djali i Beshirit (ra), i cili tha: Degjova te Derguarin e All   llahut (saws) duke thene: Ajo e cila eshte e ligjshme eshte e qarte dhe ajo e cila eshte e paligjshme eshte e qarte dhe ndermjet ketyre dyjave jane ceshtjet e dyshimta rreth te cilave shume pak njerez kane dije (dijne per to). Keshtu, ai i cili shmang (eviton) ceshtjet e dyshimta qarteson veten e tij lidhur me Fene e tij dhe nderin e tij, por ai qe bin (brenda) ne ceshtjet e dyshimta bien (brena) ne ate e cila eshte e paligjshme, si bariu i cili kullot rreth nje vendi te mbrojtur (strehe) dhe cjerr (bagetine) brenda (bari i keq). Me te vertete cdo mbret ka nje vend te mbrojtur (strehe), dhe me te vertete vendi i mbrojtur (streha) e All   llahut eshte ndalimet i Tij. Me te vertete ne trup ndodhet nje troshke mishi e cila, nqs ajo eshte e sehndetshme (e mire) krejt trupi eshte i shendetshem (i mire), dhe e cila (ajo), eshte e semure te gjitha jane te semure. Me te vertete eshte zemra [Transmetuar nga Imaam al - Bukharii dhe Imaam Muslim ne Sahihet e Tyre].
(35) Teksti i plote i hadithit eshte si me poshte vijon:
Abdullaah Ibn Umaar (ra) transmeton se Resulullahu (saws) tha: Cdonjeri eshte bari, dhe eshte pergjegjes per tufen e
tij. Sunduesi eshte nje bari dhe eshte i pergjegjshem per shtetasit e tij; nje njeri eshte bari i per anetaret e familjes se
tij; dhe gruaja eshte ruajtese (roje) dhe eshte pergjegjese per shtepine e burrit te saj dhe per femijet e tij. Skllavji i nje
burri eshte ruajtes per pasurine e zoteriut te tij dhe ai eshte pergjegjes per te. Sigurisht secili nga ju eshte nje bari dhe
eshte pergjegjes per tufen e tij. [Transmetuar nga Imaam al  Bukharii ne Sahihun e tij].

Njerezit e dijes jane barinj dhe udherrefyes. Ato duhet te shqetesohen rreth shoqerise sikur ajo te jete tufa e tij; keshtu eshte mbi to te mbartin kete pergjegjesi, duke iu friguar All llahut nderkohe. Ata (studentet e dijes) i udhezojne ato (njerezit) ne rruget e shpetimit dhe parandalojne ato nga rruget e shkaterrimit; ngulit midis tyre dashuri per All llahun dhe te Deguarin e Tij
duke qene te vendosur fortesisht mbi Fene (dinin) e Tij, duke deshiruar (fort) per Xhennetin e All llahut dhe meshiren e Tij, duke qene i kujdesshem nga Zjarri i cili eshte nje vendbanim (vendqendrim) i keq (lige). Paralajmerimi i vetes tende dhe i te tjereve rreth Zjarrit te Xhehennemit eshte e detyrueshme. Ky obligim, i pare dhe i rendesishem (kryesor), bien mbi dijetaret (ulemate) dhe nxenesit e dijes.

Ato (dijetaret dhe nxenesit e dijes) perpiqen per te kenaqur All llahun permbahen nga mosbindja ndaj Tij, dhe therrasin mbi Te. Ato nuk tejkalojne kufinjte, por marrin rrugen e mesme. Ato shmangen nga ato gjera te cilat All   llau i ka ndaluar dhe nuk i ka pelqyer, keshtu qe Muslimanet te mund te marrin nga shembulli i tyre dhe te jene te ndikuar (influencuar) nga ato kudo qe ato te jene. Duke qene gjithmone ne te tille gjendje dhe sjellje.

I lutem All llahut te Fuqishmit dhe Madheshtorit, me Emrat dhe cilesite (sifatet) e Tij te persosura t’ju beje juve dhe mua te qendrueshem (konsekuent) tek ajo e cila kenaq Ate, te pastrojme zemrat dhe veprat tona, te na beje neve te
udhezuar drejte, te drejte dhe nga mesi i te permiresuarve (ndrequrve). E lus Ate ta beje Fene (Dinin) e Tij fitimtare, dhe ta beje fjalen e Tij me te larten (absolute, supreme). E lus Ate ti beje lideret (udheheqesit) e Muslimaneve te veprojne ate cka do te kenaqe Ate. Une e lus qe Ai ti beje lideret (udheheqesit) te jene te mire kundrejt roberve te All llahut dhe kundrejt vendeve mbi te cilet atyre u eshte dhene pushteti (autoriteti). E lus Ate te drejtoje (ndreqe) keshilltaret e tyre, ti bekoje dhe favorizoje ato te sundojne me ligjin e All llahut nder njerez, duke hedhur cfaredo e cila e kundershton ate.

Ndersa per shkencat (mjeshterite) e tjera, ato kane domethenien dhe rendesine e tyre te veten, si nxjerrja e mineraleve, bujqesia, kultivimi dhe te tjera industri te dobishme. Disa mund te jene te rendesishme per ti mesuar (nxene) vartesisht (duke u varur) mbi kerkesa (nevojat) e Muslimanve, duke e bere ate Fard Kifaaya (obligim kolektiv). Lideri i Muslimaneve duhet ti urdheroje dhe ndihmoje Muslimanet te mesojne (nxejne) ate cfare ato kane nevoje per mireqenien e tyre, dhe ti pregatise ato kunder armiqve te tyre (kafiret). Veprat e roberve te All   llahut do te vleresohen (konsiderohen) si adhurim sa here qe qellimi (njeti) i tij eshte korrekt me sinqeritet tek Ai. Ne qofte se ai ben nje veper pa nje qellim,

atehere eshte nga mubaahaat (36). Nenkuptoj (synoj te them) llojet e ndryshme te lejueshme te indusrive, (nxjerrja e mineraleve, bujqesia, kultivimi e te tjera).


Te gjitha keto gjera jane te kerkuare, pergjate me qellimin korrekt, te cilat e bejne ate adhurim; duke lene qellimin e ben ate mubaah. Ndonjehere mund te quhet (konsiderohet) si Faard al Kifaaiya (obligim kolektiv) ne qofte se e dikton nevoja. Eshte e detyrueshme per liderin (udheheqesin) e Muslimaneve qe te caktoje njerezit e nevojshem per te mesuar kete dije; rendesia e saj varet (kushtezohet) mbi situaten, e cila ndryshon sipas qellimit dhe nevojes.

Perderi sa dija e Sheriatit eshte ceshtje me rendesi, eshte e detyrueshme, gjersa All llahu ka krijuar xhindet dhe njerezit qe ato ta adhurojne dhe ti frikesohen Atij (37), dhe kjo nuk eshte e lejueshme pervec nepermjet dijes Islame, dija e Librit (Kur’anit) dhe Sunnetit, sic u permend me pare. Eshte detyre e studentit te dijes te kuptoje dhe studioje (mesoje) Fene (Dinin), te mesoje dhe persiate (mendoje, reflektoje) mbi cka All llahu ka pershkruar, te njohe ‘akiden e vertete Selefije(38) mbi te cilen Resulullahu ishte, Shoket (Sahabet) e tij, dhe pasuesit e tyre ne te drejte e cila eshte besimi ne All llahun, te Profeteve te Tij, emrave te Tij dhe cilesive (sifateve) te Tij, duke besuar ne to ne nje menyre e cila eshte e pershtatshme tek All llahu pa shtremberime (tahriif), pa mohim (ta’tiil) cilesi [(veti) (takiif)], ose krahasuar [(shembellyer) (tamthiil) pa shtesa dhe mangesi].

Kjo ishte qasja dhe rruga njerezve te dijes, sic ishte rruga e Pejgambereve, Shokeve (Sahabeve) te tyre, dhe pasuesit e tyre ne te drejte.

Ne lusim All llahut ti jape nxenesve te dijes sukses, e lusim Ate ti ndihmoje dhe udhezoje ato tek cdo gje qe Ai eshte i kenaqur; dhe e lusim ate qe ti beje ato nje shembull per udhezimin e roberve te Tij, dhe tu’a lehtesoje kushtet. Me siguri Ai eshte Madheshtori, Me i Larti i cili ka Fuqine mbi cdo gje. Lutjet dhe paqja qofshin mbi Pejgamberin tone Muhammed Ibn ‘Abdullah, mbi familjen e tij, Shoket e tij, dhe ato te cilet e pasuan ate ne te drejte.


(36) Mubaahaat (njejes Mubaah) : vepra te lejueshme; sh.p. vepra per te cilat nuk prer as shperblim as denim, por qe jane te lejueshme.
(37) All   llahu Me i Larti thote ne Kuran: Dhe Une nuk i krijova xhindet dhe njerezit, vecse qe ata duhet te me adhurojne vetem Mua”. Surah adh   Dharyaat: 56.
(38) Akidja Selefije lidhet me besimin qe eshte predikuar nga i Derguari i All   llahut (saws) sic u kuptua nga Sahabet, tabi’inet dhe studentet e tyre; ne konformitet me hadithin e te Derguarit te All   llahut (saws): Me e mira gjenerate eshte gjenerata imie, pastaj ata te cilet pasojne ato, dhe pastaj ata te cilet pasojne ato” Per nje shpjegim me te qarte referohuni tek: Shpjegimi i Besimit nga Imaam al   Barbaharii. (V. 329H).


SHTOJCE


Shkelqyeshmeria e Dijetareve (39)

All llahu i Fuqishmi dhe Madheshtori, thote ne Kur’anin fisnik:
“All llahu deshmon se La Ilahe il   la Huwe (nuk ka te adhuruar tjeter me
te drejte pervec Atij); (deshmojne) dhe meleket, dhe ata qe kane mend e qe
dine (e deshmojne kete); Ai e mban krijimin e Tij ne Drejtesi te plote. La Ilahe
il   la Huwe (askush nuk ka te drejte, nuk meriton e nuk nuk duhet te
adhurohet pervec Atij), i Gjithfuqishmi, me i Urti Gjithegjykues”. (Suraah al
Imraan : 18)

Ky ajet shfaq epersine e dijes (‘ilmit) dhe njerezve te saj, nga ky ajet mund te nxjerrim disa pika si me poshte vijon:

1. All llahu zgjodhi njerezit e dijes (uulul ‘ilm) te deshmojne vertetesisht
Njeshmerine e Tij (Tewhiid), lart e me lart krijesave te Tij.

2. All llahu i nderoi njerezit e dijes duke permendur deshmine e tyre pergjate deshmise se Tij.

3. Ai e ngriti lart statusin e dijetareve duke bashkuar (shoqeruar) deshmine e tyre me deshmine e melaikeve.


4. Ky ajet deshmon vertetesisht tek epersia e atyre te cilet posedojne dijen. All   llahu nuk ben cfaredo ngfa krijesat e Tij te deshmoje vertetesisht pervec se te drejteve midis tyre.


Eshte nje transmetim i mirenjohur i Resulullahut, i cili tha: “Te drejtet (ndershmit) do ta bartin kete dije, duke refuzuar shtremberimet e ekstremistave, pretendimet e rreme te genjeshtareve, dhe interpretimet ( e rrejshme) te injoranteve”. (Deklaruar hasen nga Shaykh Selim al Hilaali)

5. All llahu, Nje krejt pa te meta, Ai Vete deshmon vertetesisht ne Njeshmerine e Tij, dhe Ai eshte me i madhi deshmitar. Mandej Ai zgjodhi meleket dhe dijetaret kjo eshte e mjaftueshme per te treguar shkelqyeshmerine e tyre.



(39) Pershtatur nga Miftahi Daaris Saaadah nga Imaam Ibn Kayim al   Xhouzia (ra). (V. 751H)

6. All llahu i beri dijetaret te deshmojne vertetesisht me me te madhen dhe me te shkelqyeshmen deshmi qe ajo eshte: “Asnje nuk meriton te adhurohet pervec All llahut”, All llahu, Nje krejt pa te meta dhe me i Larti, nuk deshmojne pervec tek ceshtjet shume te rendesishme dhe vetem me te lartet nga krijesat e
All llahut deshmojne vertetesisht per kete.

7. All llahu beri deshmine e njerezve te dijes nje prove kunder atyre qe refuzojne. Keshtu, ato jane provat dhe shenjat e saje, duke deftuar Njeshmerine e Tij (Tewhidin).

8. All llahu me i Larti, perdori nje fjale te vetme te cilesoje deshmine e Tij dhe deshmine e melaikeve dhe e dijetareve. Ai nuk perdori nje tjeter fjale per deshmine e tyre; keshtu, Ai i lidhi deshmite e tyre me te Tijen. Kjo tregon lidhjen e forte midis deshmise se tyre dhe deshmise se All llahut, sikur Ai vete vertetesisht deshmoi ne Njeshmerine e Tij mbi gjuhet e tyre dhe i beri ato te thone kete deshmi.

9. All llahu, Nje krejt pa te meta, i beri dijetaret te permbushin (kryejne) te drejtat e Tij (qe askush nuk meriton te adhurohet pervec Tij) nepermjet kesaj deshmie dhe ne qofte se ato e kryejne ate ato kane permbushur dhe themeluar kete te drejte te All llahut mbi to. Mandej eshte e obligueshme mbi njerezimin te pranojne kete deshmi kuptimi i se ciles eshte arritja e lumturise ne kete jete dhe ne kthimin e tyre perfundimtar (tek All llahu). Kushdo qe e merr kete
udhezim nga dijetaret dhe e kundershton kete te vertete per shkak te deshmise se
tyre. Atehere per dijetaret ndodhet nje shperblim i barabarte me to. Dhe askush
nuk e din vleren e ketij shperblimi pervec All llahut.







Materjali anglisht u mor nga Shtepia Botuese dhe Shperndarese Al Hidaayiah
Al Hidaayiah Publishing and Distribution



Perktheu nga Anglishtja, Pershtati dhe Pergaditi, Hamza Ibn Fadl (Uran Kupi) New Jersey,  17 Muharram, 1425,




Copyright © 2004  Shtepia Botuese Albselefet. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara.


No comments:

Post a Comment