Sunday, 12 April 2015

Teshtirja gjate namazit

Nese personi teshtin eshte e lejuar per te te thote elhamdulilah qofte ne namazet farze ap ne nafile. Ky eshte mendimi i shumices se dijetareve nga mesi i sahabeve dhe tabi'ineve dhe gjithashtu mendimi i Imamm Malik, Shafi'iut dhe Ahmedit vetem se kane patur mendime te ndryshme a duhet te thuhet me ze te ulet apo te larte.Mendimi me i sakte eshte i Imam Ahmedit qe duhet ta thote me ze, por ama me aq ze sa ta degjoje vete e jo qe te pengoje adhuruesit e tjere.Kjo tregohet nga kuptimi i pergjithshem i hadithit te EBu Hurejres se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:"Kush teshtin le te thote elhamdulilah..." ky hadith ndodhet tek Bukhari. Ka mbeshtetje edhe ne hadithin e Rifa'ah ibn Rafi' radiALlahu anhu qe tha:"U fala pas te Derguarit te Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem teshtiva ne namaz dhethashe"Elhamdulilah, hamden kethirra tajjiben mubareken fij kema juhibbu rrabbenaa ue jerda-FAlenderimet i takojne ALlahut, falenderime te shumta, te mira e te bereqetshme ashtu sic do Zoti yne dhe sic eshte i kenaqur(me to).Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pasi mbaroi tha:"Kush foli gjate namazit?Rifa'ah ibn Rafi' radiAllahu anhu tha:Une e bera kete o rrasulullah.Cfare the i tha rrasuli. Ai tha:" Thashe:"Elhamdulilah, hamden kethirra tajjiben mubareken fij kema juhibbu li rrabbenaa ue jerda" Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:"Pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpirti im, i kam pare me shume se 30 melaikeh qe po garonin kush e kush ta ngrenin lart( tek Allahu kete dua sh.p)Transmeton Tirmidhi, Ebu Daud dhe NEsai dhe ka thene Tirmidhi hadith hasen. El Hafidh e permend ne Et-Tehdhib nga Tirmidhiu dhe thote sahih.E ka trasnmetuar edhe Bukhari por e ka permendur se ka thene kete dua gjate ngritjes nga rukuja.Qellon se ka teshtire kur ka qene duke u nritur nga rukuja dhe e ka thene kete si pasoje e te teshtires, dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e kritikoi per kete gje por e pohoi, aprovoji kete veprim.Kjo tregon se eshte e lejuar ne namaz te thuhet (falenderimi) por ama nese dikush teshtin dhe falenderon Allahun nuk i lejohet dikujt qe ti thote jerhamukallah.Kjo per arsye se kjo eshte nga e folura e njerezve qe nuk lejohet ne namaz.Eshte treguar kjo ne hadith se Profeti sal-lAllahu lajehi ue sel-lem i tha dikujt qe kishte thene jerhamukallah ne namaz:"ky namaz nuk eshte per te foluren e njerezve eshte vetem per tesbih, tekbir dhe recitimin e Kuranit."Transmeton Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhi.

Prej Allahut eshte fuqia dhe suksesi e paqja e meshira e Allahut qofshin mbi Profetin familjen e tij dhe shoket e tij.

Fataua el-Lexhnah ed-Daimeh llil Bu'uth el Ilmijah uel Ifta 26/113



Shtese

Kapitulli 166, 167 Ti kthesh pergjigje atij qe ka teshtire gjate namazit

hadithi nr 930 Sunen Ebu Daud

Mu'auijeh ibn Hakam es-Sulemi radiALlahu anhu tha:" U fala njehere me te Derguarit te Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe dikush nga ne teshtiu dhe une i thashe Jerhamukallah. Njerezit filluan duke me pare dhe i thashe:" Mos me paste nena! Si eshte puna juaj pse mi keni ngulur syte?. Keshtu filluan duke i rene kofhsave te tyre me duart e tyre keshtu e kuptova se deshiron nga une qe te pushoja-Uthmani(nje nga transmetuesit) tha: Keshtu kur e pashe po me thonin te rrija urte, une pushova.- Kur i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mbaroi namazin,nena e babai u dhenshin per te, ai nuk me goditi, as nuk ishte i ashper me mua, as nuk me shau, por vetem tha:" Ne kete namaz nuk lejohet te flitet me te foluren e njerezve. Por eshte vetem per ta falenderuar Allahun, ta madheruar Ate, dhe leximit te Kuranit,ose sic e tha i derguari, i thashe:" O i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! Ne jemi njerez qe sa e kemi lene periudhen e injorances, dhe disa prej nesh shkojne tek fallxhoret. Ai u pergjigj:"Mos shkoni tek ta. Dhe i thashe:" Ka disa prej nesh qe shikojne supersticione(jetetajerune qofte me ane te zogjve apo shigjetave qe gjuajne per fat qe te shohin se cfare duhet te vendosin sh.p)"Ai tha:"Kjo eshte vetem dicka qe gjendet ne zemrat e juaja, mos tju pengoje( psh ne kryerjen e ndonje udhetimi nese zogu kalon nga ana e majte sh.p)E disa nga ne bejne Khat(vija) Ai tha:" Njeri nga Profetet e ka pas bere kete, nese eshte sipas menyres qe ai e ka pas bere atehere bejeni. DHe i thashe:" E kam nje skllave qe po kujdesej per disa dele te mijat ne malin e Uhudit dhe El Xhauanijjes. Kur hipi ne mal e pa se nje ujk e kishte ngrene nje dele- dhe une jam nga bijte e Ademit dhe inatosem ashtu sic ata natosen dhe ia dhashe nje shuplake. Profeti sal-lAllahu aljehi ue sel-lem e konsideroi kete dicka shume te ashper e te keqe( vepren qe e kishte goditur sh.p) e i thashe:" A ta liroj? Ai tha:" Ma sill mua. Ai i tha asaj:"Ku eshte Allahu?" Ajo tha:" Mbi qiej. Ai tha:"Kush jam une?"Ajo tha:" Ti je i derguari i Allahut." Profeti tha:"Liroje se ajo eshte besimtare." Sahih transmeton edhe Muslimi 537

No comments:

Post a Comment