Sunday, 12 April 2015

Kur nisma e bidatit konsiderohet gje e mire – shtjellim i hadithit

Kur nisma e bidatit konsiderohet gje e mire – shtjellim i hadithit





Nga Amr ibn Selemeh:"Uleshim tek dera e Abdullah Ibn Mes'udit perpara namazit te sabahut, keshtu qe kur ai te dilte te kishim mundesine qe te ecnim me te per ne xhami. Keshtu, Ebu Musaa el Esh'arij erdhi tek ne dhe tha:"A ka dale Ebu Abdurr-Rrahmani?" Ne i thame:"Jo." Ai u ul me ne derisa ai doli. Kur ai doli, ne te gjithe u nisem me te. Ebu Musa i tha atij:"O Ebu Abdurr-Rrahman, me te vertete kam pare ne xhami nje veper te keqe qe e urrejta -dhe çdo falenderim i takon Allahut- (por nuk pashe) asgje vetem se diçka te mire." Ai tha:"Çfare ishte?" Ai tha:"Nese jeton gjate do ta shohesh. Une pashe ne xhami njerez te ulur ne rrethe që po prinin per namazin. Ishte nje njeri ne çdo rreth dhe ne duar kishin guraleca, e ai thoshte:"Thoni Allahu Ekber 100 here," e ata thonin Allahu Ekber 100 here. Ai thoshte:"Thoni Elhamdulilah 100 here," e ata thonin elhamdulilah 100 here. Ai thoshte:"Thoni SubhanaAllah 100 here,' e ata thonin subhanallah 100 here. Ai (Ibn Mes'udi) tha:"Çfare iu the atyre?" Ai (Ebu Musa) tha:"Nuk u thashe asgje, prita per urdherin tend." Ai (Ibn Mes'udi) tha:"Sikur t'i kishe urdheruar qe te numeronin veprat e tyre te keqija, dhe t'i siguroje se asgje prej veprave te keqija nuk do te humbe (lene pa shkruar nga engjejt sh.p)!" Ai eci e ne ecem me te derisa arritem tek rrethet e njerezve. Ai qendroi siper tyre e tha:"Çfare jeni duke bere?!" Ata thane:"O Ebu Abdurr-Rrahmaan, keto jane guralece me te cilat numerojme tekbiret, tehlilet dhe tesbihet." Ai i tha:"Atehere, numeroni veprat e juaja te keqija dhe une ju siguroj se asnje nga veprat e juaja te keqija nuk do te humbe. Mjere ju, o Ummet i Muhammedit! Sa shpejt drejtoheni per ne shkatarrim! Keta jane shoket e Profetit tuaj (salaAllahu alejhi ue selem) qe jane te shumte, dhe keto jane rrobat e tij qe nuk jane prishur akoma dhe gota e tij eshte e pathyer. Pasha Ate, ne Doren e te Cilit eshte shpirti im, ose ju jeni ne nje fe me te udhezuar se ummeti i Muhammedit, ose jeni duke hapur deren e lajthitjes." Ata thane:"Pasha Allahun, O Ebu Abdurr-Rrahmaan, ne kishim qellim te mire." Ai tha:"Sa shume njerez kane pasur qellim te mire por nuk ia kane arritur atij (qellimi)? Me te vertete i derguari i Allahut (salaAllahu alejhi ue selem) na ka treguar:"Do te kete njerez qe do ta recitojne Kur'anin, por nuk do t'i kaloje fytat e tyre. Pasha Allahun, nuk e di ndoshta shumica e tyre jane prej jush." The ai u largua prej tyre. Amr ibn Selemeh tha:"I pame shumicen e ketyre njerezve duke luftuar kundra nesh ne betejen e Nahrauanit ne anen e khauarixheve."



Sheikh Selim el Hilali thote:"E ka transmetuar ed-Darimi ne Sunenin e tij 1/68-69 dhe el Behshel ne Tarikh Uasit, faqe 198-199. Ka ardhur ne dy rruge nga Amr ibn Jahja Amr dhe nga Ibn Selemeh qe tha:"E degjova babne tim prej babait te tij... dhe e permend hadithin. Une them qe senedi eshte sahih, ashtu siç vazhdon shpjegimi me poshte.



E para:"Amr ibn Jahja - Ai eshte permendur nga Ibn Ebi Hatim ne el Xhehr ue Te'dil 6/269 dhe nga el Bukhari ne et-Tarrikhul Kebir 6/372. Ibn Ebi Hatim transmeton teuthikun e tij (deklaron se eshte i besueshem) nga Ibn Ma'ini. Ibn Adijj e permend ne el Kamil 5/1773 ashtu si edhe Ibn Haxheri ne Lisanul Mizan 4/378, duke permendur animin nga mendimi i Ibn Ma'init. Une them:"Besueshmeria e tij ka perparesi per keto arsye:



(1) Ibn Ebi Hatim permend nga Ibn Maini me nje sened sahih, e nuk ka xherh (kritike) kundra tij me asnje sened sahih.



(2) Xhehri (kritika) nuk eshte shpjegues (i hollesishem) keshtu qe te'dili (miratimi, lavderimi) merr perparesi.



(3) Eshte permendur gjithashtu nga Ibn Hibbani ne eth-Thikaat 8/480 dhe e ka sqaruar besueshmerine e tij. Prandaj, duhet marre ate qe eshte prej teuthikit te nje imami prej imameve te xhehrit dhe te'dilit.



(4) Ibn Ebi Hatim permed se nje grup i besueshem i ka transmetuar atij. Dhe ne baze te kesaj, Ibn Jahja eshte i besueshem, dhe Allahu e di me se miri. Dhe, sheikhu jone ne err-Radd alet Te'akkubil Hadith, faqe 47, mendoi qe Amr ibn Jahja eshte Ibn Umareh ibn Ebil Hasan, e ai e konsideroi senedin sahih duke thene:"Dhe senedi eshte sahih. Te gjithe jane te besueshem dhe jane njerezit e Bukharit, perveç Umareh-s, por ai eshte i besueshem." Dhe, jam me se i sigurt qe ai eshte Amr ibn Jahja ibn Amr ibn Selemeh e jo Amr ibn Amr ibn Umareh, per shkak te ketyre pikave:



(1a) Behshal e sqaron ate ne Tarikh Uasit.



(2a) Sheikh ed-Darimi eshte el Hakam ibn Mubarak dhe ai eshte ne transmetim nga Amr ibn Jahja ibn Amr ibn Selemeh, dhe jo nga transmetimi i Amr ibn Jahja ibn Umareh, siç ndodh ne Tehdhibul Kemal 7/132).



(3a) Se ed-Darimi dhe el Behshal e permendin nga fjalet e Amr ibn Selemeh - dhe ai eshte transmetuesi i historise..." Dhe, Amr ibn Selemeh eshte nipi i Amr ibn Jahja e jo gjyshi i Amr ibn Jajaj ibn Umareh. Une them:"Atehere, iu be e qarte sheikhut tone (el Albanit) se kishte dyshim (uahm) e ai iu kthye Silsilatus-Sahihah 5/12-13, Allahu e shperblefte me te mira. E dyta, babai i tij, Jahja ibn Amr ibn Selemeh, eshte permedur nga ibn Ebi Hatim ne el Xhehr ue Te'dil 9/176, por ai nuk e permend as ne xhehr as ne te'dil. Sidoqofte, nje grup i transmetuesve te besueshme transmetojne prej tij. Sheikhu jone tha ne es-Sahihah 5/12:"Fakti qe Shu'beh transmeton per te eshte mjaft te'dil (pranim, miratim) per te...



Thote sheikh Selim el Hilali es Selefij ne shpjegim te ketij transmetimi:"Ky eshte nje transmetim shume i mire qe perfshin shume parime, qe nuk dihen vetem se nga ata qe e ndjekin te Derguarin e Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, ata qe nuk vejne askend para Allahut dhe te Derguarit te Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, po thone:"Degjojme dhe bindemi." Prej ketyre parimeve jane:



E para: Ai qe i pershkroi perfundimet, nuk harroi t'i sqaroi edhe menyrat. Keshtu, kur Allahu e urdheroi dhikrin per roberit e tij, Ai nuk harroi te shpjegoje menyrat sesi duhet bere. Qe ketej, i Derguari i Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, i numeronte tesbite me doren e djathte dhe tha qe ata (gishtat) do te pyeten e do te flasin." (Trasnmeton Ebu Daudi ne Sunen, hadithet 1502 dhe 1501, shiko Sahih Sunen Ebi Daud 1/280)



E dyta: Bid'atul Idafijjah eshte humbje. Bid'atul-Idafijjah eshte ai lloj bidati qe eshte bazuar ne nje prove persa i perket bazave, por nuk ka prove ne menyren sesi behet. Per kete arsye, eshte quajtur idaafijjah (diçka e shtuar). Dhe ky lloj bidati, nga nje ane, eshte ne menyre direkte kundra rruges se drejte, dhe nga nje ane tjeter eshte ne perputhje me te. Keshtu, keta njerez nuk thane ndonje gje qe eshte kufr, as nuk bene diçka qe ne vetvete eshte e keqe, por ata po permendnin Allahun - dhe kjo eshte diçka qe Shpallja e ka urdheruar. Por, menyra sesi ata po e benin kete dhikr shkoi kundra udhezimit te drejte qe Muhammedi salaAllahu alejhi ue selem tregoi, keshtu qe sahabet i kundershtuan dhe u thane qe ta numerojne kete veper si veper te keqe.



E treta: Allahu, me i Larti, nuk lejohet qe te adhurohet, perveç me ate qe Ai e ka sqaruar. Keshtu, nuk lejohet qe te adhurohet Allahu ne baze te traditave, deshirave e risive.



E katerta: Risite e vrasin Sunnetin. Pra, ky grup njerezish shpiken nje rruge te re te berjes se dhikrit, e cila nuk ishte e transmetuar nga i Derguari i Allahut, salaAllahu alejhi ue selem. Keshtu, duke bere kete, ata e vrane udhezimin e Muhammedit, salaAllahu alejhi ue selem. Dhe ky ishte nje parim qe Selefus-Salih e kuptuan mire, dhe ata e dinin se risite dhe Sunneti nuk mund te bashkohen bashke. Hasan ibn Etijjeh (vdiq 120H) ka thene:"Njerezit nuk e shtojne nje risi ne fene e tyre, veçse diçka e ngjashme nga Sunneti largohet prej tyre." (Transmeton Darimi 1/45 sahih)



E pesta: Risite jane arsye e shkaterrimit, sepse ato çojne ne braktisjen e Sunnetit, dhe shkaktojne humbje e devijim te madh. Sahabi i shquar, Abdullah Ibn Mes'ud, radiAllahu anhu, ka thene:"Nese e braktisni Sunnetin e Profetit tuaj, do te shkoni ne humbje." (Trasnmeton Muslimi 5/156) Keshtu, nese Ummeti shkon ne humje, do te shkaterrohet. Prandaj, Abdullah Ibn Mes'ud, radiAllahu anhu, i tha atij grupit:"O Ummet i Muhammedit, sa shpejt shkoni ne shkaterrim!" Kjo kritike e Ibn Mes'udit sqarohet nga transmetimi i mesiperm. Ebu Musa, radiAllahu anhu, nuk i kritikoi ata, por priti per mendimin dhe urdhrin e Ibn Mes'udit, radiAllahu anhu. Dhe ky qendrim nuk ishte thjesht per shkak te dashurise a per te treguar pelqim te rreme. Por, Ebu Musa ishte i kenaqur me ate qe i Derguari e Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, ishte i kenaqur, meqe i Derguari e Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, pat thene:"Une jam i kenaqur me ate qe Ibn Umm Abd (Ibn Mes'udi) eshte i kenaqur per Ummetin tim." (Trasnmeton el Hakim 3/317-318) dhe Ibn Asakir ne el Mexhlis nr 350. Albani e ka klasifikuar sahih ne es-Sahihah nr.1225). Gjithashtu ne transmetim ka prove qe sahabet ishin ne konsensus ne kundershtimin e asaj vepre, meqenese Abdullah ibn Mes'udi perdori si prove qe sahabet jane te shumte (e keshtu mund te pyeteshin).



E gjashta: Risite pa vonuar te çojne ne kufr. Kjo sepse bidatçiu e ka vendosur veten ne vendin e atij qe ka te drejte te parashkruaj e te urdheroje, dhe e ka vendosur veten keshtu si nje partner me Allahut, duke shtuar gjera tek urdheresat e Allahut dhe duke menduar se feja e tij eshte me e mire se feja e Muhammedit, salaAllahu alejhi ue selem.



E shtata: Risite hapin dyert e perçarjes, dhe kjo eshte dera e humbjes. Keshtu, kushdo qe nis ne Islam nje rruge te keqe, atehere ai e mban ate mekat dhe mekatin e atyre qe veprojne sipas atij, deri ne Diten e Gjykimit, pa iu zvogeluar aspak gjynahet atyre. Kjo sepse ai qe drejton drejt nje vepre te keqe, eshte njesoj si ai qe e vepron ate.



E teta: Nese nuk i ve rendesi çeshtjes se kundershtimit te risive, kjo do te te çoje ne nje te keqe e mekat. A nuk e sheh se keta njerez u bene prej mesit te grupit te devijuar qe quhen Khauarixh, ne diten e Nahuaranit, duke luftuar kundra sahabeve qe ishin nen udheheqjen e Amirul Mu'minin, Ali Ibn Ebi Talib, radiAllahu anhu, i cili e shkaterroi kete grup te devijuar ate dite. Imam el Bukhari (vdiq 329h) ka thene:"Ki kujdes nga bidatet e vogla, sepse ato rriten e zmadhohen. Keshtu eshte me çdo bidat qe shpiket ne kete Ummet. Filloi si diçka e vogel duke pasur ngjashmeri me te verteten, e kjo eshte arsyeja pse u mashtruan ata qe hyne, dhe pastaj nuk u largua dot prej tij dhe u rrit e u be feja qe ata e ndoqen dhe u larguan nga rruga e drejte dhe e lane Islamin. Allahu te meshirofte! Studioje fjalen e çdokujt qe degjon, sidomos ne kohen tende. Mos vepro me nxitim, as mos hyj ne te, derisa te pyesesh e te shikosh se:"A ka folur rreth kesaj ndonje nga sahabet, ose ndonje nga dijetaret? E nese ke ndonje transmetim te tyre rreth asaj, atehere kapu pas tij e mos e tejkalo, e mos i jep perparesi asgjeje tjeter para atij (trasnmetimit, hadithit) e keshtu te biesh ne zjarr." (Sherhus-Sunnah nr.8)



E nenta: Veprat e mira jane vetem nese kane qellim te mire, dhe qellimi i mire nuk e ben te koten te sakte. Kjo sepse vetem qellimet nuk e bejne vepren, por duhet t'i bindesh Sheriatit se bashku me te (qellimin) (Shiko Minhexhus-Saalikin 1/85 te ibn Kajjimit)



E fundit: T'i shtosh te mires diçka nuk behet me e mire, sepse te shtosh tek e mira eshte keq, dhe kjo eshte diçka qe shihet ne çdo gje. Keshtu, nje çeshtje qe i kalon kufijte kthehet ne te kunderten e saj. Qe ketej, nese i shtohet trimerise, ajo behet ashpersi; nese i heqet prej saj, ai behet frikacak. Dhe bujaria, nese i kalon kufijte behet shperdorim dhe nese nuk e kryen siç duhet behet koprraci. Keshtu punet me te mira jane ato qe jane te balancuara me drejtesi. Abdullah Ibn Mes'udi, radiAllahu anhu, nuk ishte i vetmi nga sahabet qe i kundershtuan bidatet. E gjejme Abdullah Ibn Umer, radiAllahu anhu, si me te ashperin nga sahabet ne kundershtimin e risive dhe largimin nga bidatçinjte. Keshtu nje here ai degjoi nje person qe teshtiu dhe tha:"Elhamdulilah ue salatu ue selamu alaa Rrasulilah." E ai (Ibn Umeri) tha:"Çfare eshte kjo? I Derguari i Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, nuk na ka mesuar ne keshtu, por na ka thene:"Kur dikush prej jush teshtin le ta falenderoje Allahun." E ngjashme ishte edhe praktika e tabi'ineve. Rreth kesaj transmetohet se Seid ibn el Musajjib (vdiq 90H) pa nje njeri duke falur me shume se dy rekate pasi kishte hy sabahu, duke bere shume ruku dhe sexhde, e ai e ndaloi ate njeri nga ky veprim. Njeriu tha:"O Ebu Muhammed! A na denon Allahu per namaz? Ai tha:"Jo! Por te denon se ke kundershtuar Sunnetin." (Transmeton el Bejheki ne Sunenul Kubra 2/466, senedi eshte sahih).







No comments:

Post a Comment