2. ER-RIJAA (SYFAQESIA)
Rijaja eshte kundershtuar ne Librin e All-llahut dhe ne Sunnet. Prej tyre eshte shpallja e All-llahut, me te Lartit:
“Pra shkaterrim eshte per ata qe falen, te cilet ndaj namazit te tyre jane te pakujdesshem. Ata qe vetem shtiren (sa per sy e faqe).”22
Ndersa nga hadithet, disa nga ata tanime jane permendur ne kapitullin e shirkut, rijaja eshte shirk i vogel. Po ashtu disa do te pemenden ketu, inshAll-llah.
Dije, o Musliman, o rob i All-llahut, se fjala "rija" rrjedh nga fjala "rujah", qe dmth: per t’u pare. Keshtu qe ai qe do vetem qe te shihet para njerezve (si musliman i mire), duke kerkuar per t’u çmuar tek njerezit. Rijaja eshte disa llojesh dhe formash. Pa marre parasysh llojin apo formen, natyra e rijas eshte se i zhvlereson veprat, siç mund te kuptohet nga Kur’ani dhe Sunneti.
All-llahu me i Larti, thote:
“O ju qe besuat, mos i prishni lemoshat tuaja me te krenuar e me ofendim, siç ben ai qe e jep pasurine e vet sa per sy e faqe te njerezve, e nuk e beson All-llahun as boten tjeter. Shembulli i tij eshte si i nje guri te madh e te lemuar, qe mbi te ka pak dhe, e kur e godet ate nje shi i madh, e le te zhveshur. Ata (formalistet) nuk arrijne asgje nga ajo qe punuan. All-llahu nuk e udhezon popullin jobesimtare.”23
________________________________________
22. El Maune 4-6.
23. El- Bekare 264.
________________________________________
Profeti, alejhi selam, ka thene:
“Ajo qe frikesohem me se shumti per ju, eshte shirku i vogel, e qe eshte rijaja. All-llahu do te thote ne Diten e Gjykimit, kur Ai do t’i shperbleje njerezit per veprat e tyre: Shkoni tek ata per te cilet ju e bete rijane, kur ishit ne dynja, e shihni se a mund te merrni shperblim nga ata.”24
Profeti, alejhi selam, ka thene:
“A nuk doni t’ju informoj per ate qe frikesohem per ju me shume se per Masihud-Dexhxhal? Eshte shirku i fshehur. Kjo eshte kur njeriu ngrihet per t’u falur dhe e zbukuron namazin per te tjeret qe e shikojne.”25
Keshtu, vellai im ne besim, te jesh i njoftuar se rijaja eshte mundim i shejtanit qe asgjeson veprat. Dije, o vella Musliman, se Zjarri i Xhehennemit do te ndizet se pari nga njerezit qe benin syfaqesi, ngase ata moren shperblimin duke u kenaqur me veprat e tyre (nga ata qe i shihnin) nga jeta e kesaj bote. Keshtu qe ik, ik me vrap, o rob i All-llahut, ashtu siç do te ikesh nga luani, ngase rijaja dhe deshirat e fshehta i kane ligeshtuar edhe dijetaret me te medhenj, e lere me masen e pergjithshme. Keshtu njeriu mendon se ai eshte ne mesin e adhuruesve te sinqerte te All-llahut, por ai eshte konfirmuar ne mesin e hipokriteve. Ky eshte nje zhgenjim i madh dhe askush nuk eshte i siguruar i ruajtur prej tij pos engjejve.
Eshte thene ne poeme:
Armiqte e shpirtit dhe shejtani;
Rezistoi qe te dy,
Eedhe nese te japin keshille te sinqerte,
ik nga te dy.
O All-llah, Meshirues i qiejve dhe i tokes, na i pastro zemrat nga hipokrizia dhe veprat tona nga rijaja. Na bej te vendosur ne rrugen tende te drejte, qe te arrijme siguri. Amin!
________________________________________
24. Transmetohet nga Ahmedi 5/428, 429, dhe el-Baghavi ne "Sharh us-sunah" 4135, nga hadithi i tran. nga Mahmud bin Lubaid, me zinxhir te vertete nga kondicionet te dhena nga Muslimi.
25. Transmetohet nga Ibn Maxheja 2604, nga transmetimi i Ebu Saiid el Kudriiut, r.a. Hadithi eshte hasen/i mire.
No comments:
Post a Comment