Tuesday, 21 April 2015

PABINDSHMERIA NDAJ PRINDERVE

3. PABINDSHMERIA NDAJ PRINDERVE
All-llahu, Me i Larti dhe me Perfekti, na ka urdheruar qe ta adhurojme Ate dhe te mos i shoqerojme aske. Ai e ka vene miresine ndaj prinderve ne te njejten shkalle me kete ne thenien e Tij:
“Zoti yt ka urdheruar qe te mos adhurohet askush tjeter perveç Atij, dhe te jesh i sjellshem ndaj prinderve te tu.”53
Ai e ka vene se bashku falenderimin ndaj prinderve me falenderimin ndaj Tij, siç thote:
“E kemi urdheruar njeriun rreth prinderve te tij. Nena e tij e ka mbartur me veshtiresi dhe i ka dhene gji per 2 vjet. Ji falenderues ndaj Meje dhe prinderve te tu. Tek Mua eshte kthimi perfundimtar.”54
Te jesh i mire ndaj prinderve dmth te pajtohesh me ta ne deshirat e tyre, me fjale dhe vepra qe jane ne pajtim me ligjet (islame). Megjithate, kjo nuk do te thote t’u bindesh atyre dhe te besh shirk ndaj All-llahut, te besh mekate te medha, apo ta lesh ndonje veper qe eshte farz per ty.
Beresi i Ligjit dhe me i Urti na ka urdheruar te jemi te mire ndaj prinderve, t’u bejme mire atyre dhe Ai (All-llahu) na ka paralajmeruar qe te kemi kujdes ndaj mosbindjes ndaj tyre dhe mosmirenjohjes ndaj rritjes dhe edukimit qe na kane bere. Sjellja e keqe ndaj tyre eshte nje nga mekatet e medha dhe i zhvlereson veprat e atij qe ben kete.
Profeti, alejhi selam, ka thene: “Jane tre persona te cileve All-llahu nuk ua pranon veprat farze te tyre e as veprat vullnetare: Ai i cili nuk iu bindet prinderve, ai qe permend bujarine e tij dhe ai i cili nuk e beson kaderin.”55
Robi i drejte duhet ta kujtoje butesine e prinderve te tij dhe punen e rende ne edukimin e tij, keshtu qe ta rrise miresine dhe te kete meshire ndaj tyre.
Degjoje kete poeme qe e ka thene nje baba dhe si e ka parashtruar mosbindjen e djalit te tij. Keshtu e ka kompozuar kete me ate qe e ka ndjere ne zemer:
Te ushqeva kur ishe foshnje dhe isha i mire ndaj teje kur ishe i ri,
Si e justifikon ate kur te kam dhene per te pire,
Kur ishe i semure naten, qe s’kam mundur te flej
Nga semundja jote s’kam mundur te flej pos kur isha shume i lodhur
Sikur te kisha qene une i semure prane teje, por ti nuk e perfillje kete dhe prap ishe i semure, keshtu qe syte me rridhnin lot
Duke patur frike shkaterrimin e vetes time, duke u shqetesuar per ty dhe e di
Se vdekja ka per te ardhur me vone
Kur ta kesh arritur moshen dhe arsyen e asaj
Qe ishe nisur dhe ate qe une kisha shpresuar
Shperblimi im eshte kthyer ne mosrespekt e ashpersi
Sikur te ishe qe me ke dhene mua bereqet e miresi
Sikur ti te kishe pak frike rreth te drejtave te prinderve
Do te ishe sjellur te pakten si nje fqinj i mire
Duke me dhene te drejtat e fqinjit e jo duke u treguar koprrac ndaj meje
Me parate e tuaja, edhe pse ato jane te miat.
________________________________________
53. Isra 23.
54. Lukman 14.
55. Transmetohet nga Iben Ebii Asim ne "es-Sunnah" (323), Et Tabarani ne "el-Kebir" (7547) dhe te tjeret nga Ebu Umamah. El Mundhiri e ka bere zinxhirin hasen ne "et-Terghib wet Terhiib" (3/321) dhe El Albani eshte pajtuar ne "Es Sahiha" (1785). Eshte ashtu siç kane thene te dy.

No comments:

Post a Comment