Tuesday, 21 April 2015
Abdesi arme kundra shejtanit
24. Si te keputen nyjet qe lidh shejtani
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّه صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ يَعْقِدُ الشَّيْطَانُ عَلَى قَافِيَةِ رَأْسِ أَحَدِكُمْ إِذَا هُوَ نَامَ ثَلَاثَ عُقَدٍ يَضْرِبُ كُلَّ عُقْدَةٍ عَلَيْكَ لَيْلٌ طَوِيلٌ فَارْقُدْ فَإِنْ اسْتَيْقَظَ فَذَكَرَ اللَّهَ انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ فَإِنْ تَوَضَّأَ انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ فَإِنْ صَلَّى انْحَلَّتْ عُقْدَةٌ فَأَصْبَحَ نَشِيطًا طَيِّبَ النَّفْسِ وَإِلَّا أَصْبَحَ خَبِيثَ النَّفْسِ كَسْلَانَ
Ebu Hurejrah radiAllahu anhu tregon se Profei salaAllahu aleji ue sel-lem tha:” Gjate gjumin tuaj, shejtani I lidh tre nyje prapa kokes se secilit prej jush, dhe I fryn duke thene keto fjale ne secilen nyje:” Nata eshte e gjate, vazhdo e fle.” Nese personi zgjohet dhe e permend Allahun, nje nyje prishet, nese merr abdes nje nyje tjeter prishet, e nese falet prishen te gjitha nyjet, dhe cohet ne mengjes I gjalle e I gezuar, e nese eshte e kunderta atehere cohet I mpire dhe I vrenjtur.” Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
En Neueui tha:” Dijetaret kane mendime te ndryshme per keto nyje; disa thone qe jane nyje te verteta (nyje magjije qe e ndalojne njeriun per tu cuar ne mengjes) E Allahu thote:” dhe nga e keqja e atyre qe fryjne nyje.” Sureja Felek. Keshtu eshte nje fjale per ti ndaloje muslimanet qe te mos cohen e ta falin namazin (e sabahut); e ka nje efekt te ngjashme me magjine. Eshte thene gjithashtu se keto nyje jane vesvese qe shejtani pershperit ne mendjen e muslimanit, duke I thene qe nata eshte e gjate qe ta vonoje namazin deri ne pjesen e fundit te nates.” Sherhul Muslim 6/65
Keto nyje I lidhen atyre qe flejne pa e permendur emrin e Allahut ose pa e lexuar ajetin Kursij.
Nese dikush thote se ky hadith ne pergjithesi I perfshin ata qe jane pertace edhe te tjeret, net hemi se kuptimi I pergjithshem I ketij hadithi eshte sqaruar nga hadithi I Ebu Hurejres qe fler per leximin e ajetit kursij kur shkon per te fjetur; ky eshte edhe mendimi I Hafidh ibn kethir qe tha:” Eshte e mundshme qe ky hadith flet per ata qe nuk e lexojne ajetin Kursij qe ta kene shejtanin larg nga gjumi I tyre.” Fet’h el Bari 3/27
En Neueui tha duke e sqaruar fjalet dhe ai cohet i gjalle e i gezuar:”Duke qene i gezuar se Allahu e ka ndihmuar qe ti bindet Atij duke e kerkuar shperblimin e tij, dhe bereqetin qe I vejn nga Ai ne cdo ceshtje e pune, dhe qe e ka ndihmuar qe ti kaperceje pershperitjet e poshtra te shejtanit.” Sherhul Muslim 6/66
25. Abdesi pas gjumin largim i shejtanit
عن أبي هريرة عن رسول الله صلى الله عليه وسلم-قال إذا استيقظ أحدكم من منامه فتوضأ فليستنثر ثلاث مرات فإن الشيطان يبيت على خيشومه
Ebu Hurejrah radiAllahu anhu tregon se Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem tha:” Kur dikush nga ju merr abdes, le ta thithe ujin me hunde dhe ta nxjerre tre here , sepse shejtani e kalon naten tek hunda e tij.” Sahih transmeton Bukhari3290, Muslimi238, Nesai 90, dhe ne el Kubra 96
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment