Tuesday, 21 April 2015

6.KUNDERSHTIMI I TE DERGUARVE NE FJALE APO VEPRA


7. KUNDERSHTIMI I TE DERGUARVE NE FJALE APO VEPRA
Ai, Me i Larti, thote:
“O ju qe keni besuar! Mos e ngrisni zerin tuaj mbi zerin e profetit, e mos flisni me ze te larte, ashtu siç flisni me njeri-tjetrin, e te humbasin veprat tuaja e ju nuk e dini.”41
Transmetohet nga Enes bin Malik se kur ky ajet ka zbritur, Thabit bin Kajs ishe ulur ne shtepine e tij dhe tha: "Veprat e mija jane shkateruar dhe une jam nga njerezit e zjarrit. Une duhet ta burgos veten nga Profeti. (me kuptimin qe t'i rri larg, mos t'i afrohet.) Profeti, alejhi selam, e pyeti Sad bin Muadh: "O Ebu Umer, si eshte puna me Thabit-in, a eshte i semure? Sadi ia ktheu: "Ai eshte fqiu im dhe une nuk di se eshte i semure. Sadi erdhi tek Thabit-i dhe i tregoi se i Derguari i All-llahut kishte pyetur per te. Ne kete rast, Thabit-i tha: "Ajeti ka zbritur dhe ju te gjithe e dini se une e kam zerin me te larte nga te gjithe ju, kur jam para te Derguarit te All-llahut, alejhi selam, keshtu qe une jam nga njerezit e zjarrit". Keshtu qe Sad-i, radijallahu anhu, ia permendi kete Profetit dhe Ai, alejhi selam, ia ktheu: “Eshte e kunderta, ai eshte nga njerezit e Xhennetit.”42
Ky hadith na tregon se te ngriturit e zerit i zhvlereson veprat. Mirepo kjo nenkupton kur Profeti radijallahu anhu, kundershtohet, duke shkuar kunder rregullave te tij dhe duke qene i shkujdesur ne bindje, qofshin fjale apo vepra.
Ai, me i Larti, thote:
“O ju te cilet besoni, binduni All-llahut dhe binduni te Derguarit, dhe mos i zhvleresoni veprat tuaja.”43

No comments:

Post a Comment