9. KRYERJA E VEPRAVE TE PALIGJSHME FSHEHURAZI
Eshte transmetuar nga Thauban se Profeti, alejhi selam, ka thene: “I di disa njerez nga ummeti im qe do te vijne ne Diten e Kijametit me vepra te mira si Malet e bardha te Tihama-s. Pastaj All-llahu, me i Fuqishmi, me i Madherueshmi, do t’i beje ato ne pluhur te shperndare.”
Thauban-i tha: "O i Derguari i All-llahut, na i pershkruaj ata neve dhe na i bej te qarte per ne nese ne jemi nga ata dhe nuk e kuptojme.45 Ai, alejhi selam, ia ktheu: “Ata jane vellezerit tuaj. Ata adhurojne naten sikurse adhuroni ju, por kur jane ne vetmi hyjne ne ate qe eshte e paligjshme.”46
O All-llah, na bej nga ata qe ta kane friken Ty, kur jemi ne vende te fshehta dhe haptazi, te kemi respekt per shenjat e Tua, te jemi larg nga çdo gje qe Ti e ke bere te paligjshme, qofte ajo ne sekret apo haptazi, dhe na ruaj nga çdo veper e keqe, qofshin ato te dukura apo te fshehura.
________________________________________
45. Kjo eshte menyra e Selef us-Salih, duke patur frike qe veprat e tyre do te zhvleresoheshin perderisa ata nuk e dinin. Arritjet e tyre jane nga All-llahu dhe kerkojme nga Ai t’u jep shperblim te madh.
46. Transmetohet nga Iben Maxhah (4245), nga hadithi i Theuban’-it me zinxhir te vertete dhe transmetues te besueshem. Eshte vertetuar nga el- Mundhiri, el–Busajri dhe el-Albani ne "Silsilah us-Sahiha" (505).
No comments:
Post a Comment