SUNNETI
MBI TE CILIN I DERGUARI I ALLAHUT VDIQ
Kjo permbledhje eshte
permendur ne Tabakatul Hanabilah 1/130-131, ne biografine e el-Hasan Ibn Ismail
Ibn er-Rrab’ij. Ne kete permbledhje jane permendur 90 burra nga tabi’inet, nga
dijetaret e muslimaneve, nga selefus-salih dhe nga juristet [fukahate] e
qyteteve te ndryshme qe kane rene dakord ne çeshtje te akides.
TEKSTI
Abul Husein Muhammed Ibn Ebi
Ja’la ka thene:el-Mubarak na njoftoi ne duke thene:Abdul-Aziz el-Axhzi na
njoftoi ne duke thene:Ebu Bekr el-Mufid na transmetoi neve duke thene:Ahmed Ibn
Hambeli, imami i Ehlis-Sunnetit, ai qe beri durim ne kohe te fitnes se madhe,
me tha mua:"90 burra nga tabi’inet, nga dijetaret e muslimaneve dhe te
selefus-salih si dhe fukahate e qyteteve te ndryshme [1] kane rene
dakord se Sunneti mbi te cilin i derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam,
vdiq eshte:
1. E para: Te qenit i kenaqur me Kadane [Paracaktimin] e
Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe duke iu nenshtruar urdherit te
Tij, duke patur durim ne Urtesine [Hukmihi] e Tij, duke marre ate qe Ai ka
urdheruar dhe duke u larguar nga ajo qe Ai ka ndaluar.2. Pasja e besimit ne Kader, qofte i mire ose i keq [khajrihi ue sherrihi]
3. Shmangia nga zenkat dhe debatet e kota ne fe.
4. T’i japesh mest çorapeve [mes’hu alal khufejn][2]
5. Te marresh pjese ne xhihad me çdo khalife, qofte ai i devotshem apo mekatar.
6. Te falesh namazin e xhenazes per kedo qe vdes nga pjestaret e kibles.
7. Besimi [Imani] eshte fjale e vepra, rritet me bindje dhe zvogelohet me mosbindje.
8. Se Kur’ani eshte Fjala e Allahu, i shpallur ne zemren e Profetit, salallahu alejhi ue selam. Nuk eshte i krijuar ne çfaredo forme qe recitohet apo degjohet.
9. Te kesh durim pas atij qe eshte ne pushtet, ne çfaredo gjendje te jete ai, i drejte apo i padrejte.
10. Dhe se ne nuk ngrihemi kunder udheheqesve me shpate, edhe neqoftese ata jane jane te padrejte e zullumqare.
11. Dhe se ne nuk konsiderojme asnje nga pasuesit e teuhidit si kafir, edhe neqoftese kryejne mekate te medha.
12 Te lesh menjane [te mos flasesh per] çfaredo qe ka ndodh ne mes te sahabeve te te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam.
13. Dhe se me te miret e njerezimit pas te derguarit te Allahut jane: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, dhe Aliu, kusheriri i te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam.
14. Te kerkosh meshiren e
Allahut per te gjithe sahabet e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue
selam, dhe gjithashtu per femijet e tij, grate e tija, dhe farefisin e tij
ndermjet marteses, kenaqesia e Allahut qofte me ata te gjithe.
Ky eshte Sunneti - kapu fort
pas tij dhe do te jesh i sigurte. Te marresh ate eshte udhezim, e largimi nga
ai eshte humbje.
[1]
Shiko emrat e tyre dhe shpjegimet e thenieve dhe besimit te tyre ne nje liber
te gjere, te cilin duhet ta kete çdo musliman, ne menyre qe ta njohe rrugen dhe
theniet e dijetareve dhe lidereve te selefus-salih ne lidhje me akiden - Shahr
Usulul I’tikad Ehlis-Sunnah uel Xhema’ah te imam el-Lalika’it.
[2] Ebu Bekr el-Marudhi ka thene:"E degjova
Ebu Abdullahin [imam Ahmedin] kur ai u pyet rreth njerezve qe nuk bien dakord
ne lidhje me te dhenit mes’h çorapeve, e ai tha:"Ata jane nga Hauarixhet
nga Ibadis." Transmetuar ne Shehr I’tikad Ahmed, faqe 7-8. Dhe Sufjan
eth-Theuri tha ne I’tikad, ku i shkroi Shuajb Ibn Harbit:"O Shuajb, çfare
kam shkruar per ty nuk do te te beje dobi derisa te mendosh se te dhenit mes’h
çorapeve eshte me mire ne pikepamjen tende sesa te lash kembet."
Transmetohet te Usulul I’tikad te el-Lalika’it 1/152. E me pas kjo çeshtje
eshte perfshire ne çeshtjet e akides si nje prove me teper ne dallim ne mes te
pasuesve te Sunnetit dhe pasuesve te bidatit, nga Hauarixhet dhe Rafidat, te
cilet e mohuan kete Sunnet
No comments:
Post a Comment