Saturday, 30 May 2015

Kujdesia e femijes



Te gjithe Falenderimet I takojne vetem Allahut dhe paqja e meshira e Allahut qofshin me te Derguarin e Tij.

Nje nga ceshtjet qe ka konsensus ne mes te dijetareve eshte se gruaja ka me shume te drejte per mbajtjen- e femijes persa kohe qe nuk e ka arritur moshen e pjekurise, sepse gjate kesaj kohe femija ka nevoje per miresjedhjen dhe meshiren qe vetem grate e kane te mundur ta japin(per shkak te natyres se tyre sh.p), por kjo e drejte humbet nese gruaja martohet perseri sepse ajo do te jete e zene nga burri i ri dhe kjo e pengon ne kujdesine e femijes, dhe sepse do te kete nje konflikt interesi ne mes te femkijes dhe burrit.Ibnel Mundhiri ka thene qe ka konsensus te dijetareve qe e drejta e gruas humbet kur ajo rimartohet.

Shiko el Kafi te Ibn AbdulBerr 1/296 dhe El Mugni te El Makdisit 8/194

Kjo tregohet nga Hadithi i Abdullar Ibn Amr Hadithi nr 2276 nga Amr ibn Shuajb nga babai nga gjyshi i tij se nje grua tha:"O i derguari i Allahut! Ky eshte djali im ka qene ne mitren time duke u mbrojtur dhe gjinjte e mij kane qe ushqim per te dhe shtepia ime mbrojtje per te. Tani babai i tij me ka ndare mua dhe do qe ta marre ate nga une."I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi yue sel-lem tha :"Ti ke me shume te drejte mbi te persa kohe qe nuk martohesh perseri."(Hasen transmeton gjithashtu Ahmedi 2/182, 203 e ka bere sahih Hakimi 2/207 dhe ka rene dakort Dhehebi sh.p) e ka bere hasen Sheikh El Albani ne Sahih Ebu Daud dhe Ibn Kethir ne Irshad el Fakih 2/250

Mirembajtja, furnizimi i femijes eshte detyrim i babait ne baze te konsensusit te dijetareve, qofte nese eshte me gruan e ti(te martuar) qofte edhe nese e ndan ate, edhe nese gruaja eshte e pasur apo e varfer. Keshtu gruaja nuk e ka obligim te shpenzoje per femijet nese babait eshte akoma.

Nese femijet jane nen kujdesin e gruas se divorcuar atehere babai i tyre  i ka obligim qe te shpenzoje per ata, dhe gruaja qe e ka kujdesine e femijes dhe eshte akoma duke i dhene gji ka te drejte te kerkoje pagese per dhenien e gjirit.

Mirembajtja e femijeve per mban strehim, ushqim, pije, rroba dhe edukim dhe cdo gje qe I nevojitet femijeve duke qene e arsyeshme, duke patur parasysh edhe situaten e babait te femijeve sepse Allahu thote:“le te shpenqoje ai qe ka pasuri sipas mundesise se tij e gjithashtu ai qe nuk ka pasuri le te shpenzoje nga ajo qe Allahu i ka dhene. Allahu nuk e ngarkon asnje njeri me barre me te rende sesa i ka dhene. E Allahu do te jape pas veshtiresise lehtesim.“ Et-Talak 65:7

Ibn Kudamah tha ne EL Mugni:“Shpenzimet e dhenies se gjirit jane detyre e babait vetem dhe se ai nuk mund ta detyroje nenen qe ti japi gji femijes pasi e ka ndare ate. Ta dish se nuk ka mendim tjeter rreth kesaj.“EL Mugni 11/430

Ai tha gjithashtu:“Nese mamaja  kerkon per pagese per dhenien gji femijes me nje cmim normal atehere ajo ka me shume te drejte per kete edhe ne qoftese babai gjen dike tjeter qe i jape gji pa pagese apo jo.“El Mugni 11/431

Sheikh ul Islam ibn tejmijjeh ka thene:“Persa i perket dhenies se gjirit ajo ka te drejte ne baze te konsensusit te dijetareve, ashtu sikurse Allahu thote:“E nese i japin gji femijeve per ju atehere jepni atyre pagesen e duhur.“ Et-Talak 65:6

Fetaua el Kubra 3/347

Persa i perket kujdestarise –ashtu sic  e kane perkufizuar dijetaret- eshte kujdesia ndaj femijes qe nuk e ka arritur moshes e pjekurise dhe qe nuk mund te jete ne menyre te pavarur, dhe rritja ne interestin me te mire te femijes dhe ruajtja nga cdo e keqe qe mund ta demtoje ate.“Raudat et-Talibin 9/98

Kuptimi eshte te kujdesesh per femijen e vogel  dhe ta shohesh ate.Ceshtja kryesore e kujdestarise eshe perkujdesja e interesit, te mires se femijes.Keshtu nese babai refuzon qe ta kryeje kete detyre ndaj femijes, qe perfshin furnizim dhe shpenzim per te, atehere ai hyn ne mekat dhe e humbet te drejten e kujdestarise. Thuhet en Raud el Murbi:“Femija nuk duhet te rrije me ate qe nuk perkujdeset per te dhe nuk e mbron ate sepse kjo eshte e kunderta e kuptimit te kujdestarise.“ Er-Raud el Murbi 3/325

Ibn Kudameh el Makdisi tha:“Kujdestaria ka per qellim ruajtne dhe perkujdesjen e femijes dhe nuk duhet te jepet ne ate menyre qe cenon mireqenien e tij dhe edukimin fetare te tij.“ El Mugni  8/190

Ibn Kajjimi tha:“Nese ne i japim perparesi njerit prej prinderve duhet te shohim sesi perkujdeset ai per femijen.Keshtu Malik dhe Lejthi thane:”Nese nena eshte ne nje vend jot e sigurte ose nuk e ka karakterin e mire , atehere babai e ka te drejte ta marre femijen nga ajo.Ngjashem me nje transmetim te njohur prej tij Imam Ahmedi ka thene se varet nga aftesia e perkujdesjes ndaj femijes. Nese ai ehste i pakujdesshem ose i paafte qe ta kryeje kete detyre dhe eshte i pamoralshem atehere mamaja ka me shume te drejte ne perkujdesjen e femijes. Sheikhu yne ka thene:“Nese nejri nga prinderit deshton ne rritjen dhe edukimin e femijes me mesimet fetare atehere ka hyre ne mekat dhe e humbet te drejten e kujdstarise ndaj femijes. Cdo kush qe nuk i kryen abligimet e kujdestarise (uilajah) nuk ka kujdestari per te.Ai ose duhet te hiqet fare nga detyra e kujdestarise ose te zevendosohet me dike qe ka mudnsi ta beje ate qe eshte e kerkuar e detyrueshme, ose dikush duhet te zgjidhet se bashku me te qe te beje cfare eshte e kerkuar prej tij sepse qellimi kryesor eshte bidnja ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij sipas aftesise, mundesise... Nese babai martohet me nje grua  qe nuk kujdeset per femijen e tij dhe se mamaj e femijes eshte me e afte dhe ka me shume mundesi te perkujdesit per femijen e saj sesa gruaja tjeter e burrit, atehere kujdestaria i jepen nenes.“ Zadul Me’ad 5/424

Sheikh Abdurr-Rrahman es-Sa’di tha:“Por nese njeri perj tyre i neglizhon detyrimet e tija ne lidhje me perkujdesjen dhe mireqenien e femijes atehere , atehere e humbet te drejten e kujdestarise dhe prindi tjeter duhet ti jepet kujdestaria.“ El fetaua el Sa’dijjah faqe 535

Duke u bazuar ne kete nese babai refuzon ne shpenzimin mbi femijet ai e humbet te drejten e kujdestari edhe nese kjo veper ka patur qellim vetem berjen dem nenes ( e jo femijeve sh.p) Kjo tregon se atij nuk eshte i mundur ti zihet bese ne perkujdesimin e femijeve. Mamaja ka te drejte ne gjykate ta kerkoje te drejten e shpenzimit te tij ndaj femijeve.




No comments:

Post a Comment