Saturday, 9 May 2015

Te Largosh Shejtanin Drejtimi i Safave gjate Namazit Kapitulli I Dhjete Drejtimi i Safave gjate Namazit



Te Largosh Shejtanin
Drejtimi i Safave gjate Namazit
Kapitulli I Dhjete
Drejtimi i Safave gjate Namazit
Ka shume hadithe te verteta dhe te qarta rreth kesaj ceshtjeje te rregullimit dhe drejtimit te rreshtave te namazit dhe rendesise se tyre ne bashkimin e zemrave te muslimaneve. Sepse keto jane pengesa (per shejtanet) qe I mposhtin shejtanet.
Por edhe pse keto hadithe jane te njohura nga shume njerez, ata ne te kunderten, nuk ia vejne veshim rendesise se tyre. Prandaj do te permendi disa hadithe te vertete per te ndricuar rendesine e kesaj vepre fetare qe e largon shejtanin dhe kurthet e tij.
Nga Nu’man ibn Beshir qe tha se i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem kthe nga ne dhe tha:“Drejtojini safat, Pasha Allahun ju doemos duhet ti drejtoni safat ose Allahu me siguri do te fuse percarje ne zemrat tuaja.
Pastaj ai(Nu’mani) tha:“ I pashe njerezit duke qendruar shpatullat ngjitur me shpatullat e shokut te tij, gjuri afre me gjurin e shokut dhe thembra ngjitur me thember e shokut te tij.“ Ebu Daudi ne Sunen 662, Ibn Hibbani 396 dhe Ahmedi ne Musned 4/276 e te tjere.
Them qe senedi eshte i sakte.
Nga Enes ibn malik qe tha se i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem tha:
“Qendroni afer ne rreshta, afrojini dhe drejtojini shpatullat, pasha Ate ne Doren e te Cilit eshte shpirti im, e shoh shejtanin duke kaluar ne mes te hapesirave te rreshtave sin je dele e zeze.”Ebu Daudi 667, Ahmedi ne Musned 3/260 e te tjere.
Them qe senedi eshte i sakte.
Nga keta hadithe behet e qarte se shejtani une ne mes te hapesirave te safave dhe mundohet te shkaktoje armiqesi ne mes te njeriut dhe vellait te tij( kjo vlen edhe per safat e motrave muslimane sh.p).Ai mundohet ti largoje ata nga njeri-tjetri derisa te shfaqen kundershtime ne mes tyre.
Keshtu Allahu, Ligjevenesi I Urte na ka urdheruar qe ti rregullojme safat dhe ti drejtojme ato dhe ti mbushim hapesirat keshtu qe shejtani te mos hyje tinezashi ne mes tyre. Dh eta dish se drejtimi e mbushja e safave e zvogelon semundjen e shejtanit qe te perhapet dhe ia shtyp punen e tij qe te prishe dhe percaje njerezit qe jane duke u falur.
O fales te namazit, ta dini se ky eshte Sunneti, kapu pas tij dhe thirri njerezit ne te derisa nerezit te bashkohen ne te(duke e praktikuar kete sunnet) Kerkje siguri nga paralajmerimet dhe kercenimet se Allahu fut percarje ne zemrat e tyre(nese nuk e praktikojne sunnetin)
Dh eta dish se drejtimi I safit nuk eshte I plote derisa shpatullat e kembet ngjajne si fjale qe lexohen njera pas tjetres ne harmoni me te paren ne rrefull dhe sistematike, trupat dhe zemrat te perulura Allahut ne menhexhin e Allahut.

No comments:

Post a Comment