Friday, 1 May 2015

NJE PERSHKRIM I BESIMTARIT TE EHLIS-SUNNETIT DHE XHEMATIT



NJE PERSHKRIM I BESIMTARIT TE EHLIS-SUNNETIT DHE XHEMATIT
Kjo permbledhje eshte permendur ne Tabakaatul Hanaabilah 1/294-295, ne biografine e Muhammed Ibn Habib el-Andaranit. Eshte permendur gjithashtu, ne menyre te ngjashme, ne vend tjeter, 1/329-330 me biografine e Muhammed Ibn Junus es-Sarkhasi me nje zinxhir [sened] tjeter transmetimi.
Ahmed Ibn Ubejdullah el-Ekberi na transmetoi ne duke thene:Abul Hasan Ali Ibn Mahmud Ibn Ali Ibn esh-Shaah, et-Temimi, el-Marauradhi na transmetoi ne duke thene:Ebu Muadh Ibn Ebi Ismah na transmetoi neve nga Esker es-Sauaaf ez-Zanxhani el-Harui duke thene:Ebu Mes’ud Seid Ibn Khashnam Ibn Muhammed es-Samarkandi, meulai i Beni Hashimeve, na transmetoi neve duke thene:"Degjova Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hambel qe tha..." dhe permendi permbledhjen.
TEKSTI
Muhammed Ibn Habib el-Andarani tha: Degjova Ahmed Ibn Hambel duke thene:“Pershkrimi i nje besimtari nga Ehli Sunneti dhe Xhemati:
1. Te deshmoje se s’ka te adhuruar tjeter perveç Allahut, te vetmit, pa partner, dhe qe Muhammedi eshte rob dhe i derguari i Tij.
2. Te pranoje gjithçka me te cilen profetet erdhen dhe t’i besoje atyre duke u bazuar ne kuptimin e qarte.
3. Te mos kete asnjehere dyshime ne Fene e tij [1] dhe te mos e quan pabesimtar nje besimtar per shkak te nje gjynahu qe ai ben.
[1] Allahu i Madheruar thote:"Me te vertete besimtaret jane ata qe besuan Allahun dhe te derguarin e Tij, e pas kesaj nuk kishin asnje dyshim.” Suratul Huxhurate 49:15
4. T’i nenshtrohet gjerave qe jane te panjohura per te nga çeshjet e Allahut, te Madheruarit e te Falenderuarit, dhe mbeshtet ne Allahun per çeshtjet e tij, dhe nuk e heq mbrojtjen e Allahut [nga vetvetja] me mekate.
5. Ta di qe gjithçka eshte me urdherin e Allahut dhe paracaktimin e Tij, e mira dhe e keqja dhe çdo gje.
6. Te shpresoje per mireberesin e ummetit te Muhammedit dhe te frikesohet per keqeberesit te ummetit te Muhammedit, salallahu alejhi ue selem.
7. Te mos e vendos asnje nga ummeti i Muhammedit ne Xhennet ose Xhehennem per shkak te nje te mire ose te keqe qe ka bere, sepse eshte
Allahu ai qe i vendos krijesat e Tij aty ku deshiron [ne Xhennet ose Xhehennem, pa i bere padrejtesi askujt].
8. Ta di te verteten per poziten e selefeve, te cilet Allahu i zgjodhi per ta shoqeruar rresulillahin, dhe i vendos sipas rradhes: Ebu Bekr, Umer, Uthman. Dhe te dije te verteten rreth pozites se Ali Ibn Talib, Tahla, ez-Zubeir, Abdurrahman Ibn Auf, Sad Ibn Ebi Uekas, Seid Ibn Zejd Ibn Amer Ibn Nufeil permbi gjithe sahabet e tjere, meqe keta te nente ishin ne Malin Hira me rresulullahin kur ai tha:"Qetesohu, o Hira! S’eshte askush mbi ty perveç nje profeti, nje te sinqerti dhe deshmori [2] dhe profeti ishte i dhjeti i tyre.
[2] Transmetohet nga Ebu Daudi nr.4648, et-Tirmidhi nr.3757, en-Nesai ne Fadaa’ilus-Sahaabah nr.53, 101 dhe 102; Ibn Maxhah nr.134, Ibn Ebi Aasim ne es-Sunnah nr.1425, 1426 dhe 1427; Ahmedi ne Musnedin e tij 1/187-189, el Hakim ne Mustedrak 3/450 nga hadithi i Seid Ibn Zejdit dhe senedi i tij eshte i vertete ne baze te mbeshtetjes. Eshte transmetuar gjithashtu nga Uthmaan Ibn Affan, Enes Ibn Maalik, Burejdah, dhe Ebu Hurejrah dhe sheikhu yne, el-Albani, i ka permendur rrenjet e ketij hadithi ne es-Sahihah 1/558-562.
9. Ta luse Allahun t’i meshiroje te gjithe sahabet, me te riun mes tyre dhe me te vjeterin ne mes tyre. Dhe te flase per virtytet dhe epersine e tyre dhe te heshte per ate qe ndodhi midis tyre.
10. Te marre pjese ne namazet e dy bajrameve, te xhumase dhe te pese namazeve te perditshme me çdo imam, qofte imami i drejte ose mekatar.
11. Te pranoje vleren e te dhenit mest çorapeve kur eshte ne udhetim ose gjate qendrimit ne shtepi.
12. Te pranoje vleren e shkurtimit te namazit gjate udhetimit.
13. Te pranoje qe Kur’ani eshte fjala e Allahut dhe nuk eshte i krijuar.
14. Te pranoje qe imani eshte ne te folur dhe vepra, rritet dhe zvogelohet.
15. Te pranoje qe xhihadi eshte perhere i vlefshem qysh kur Allahu dergoi Muhammedin e deri tek grupi i vogel qe lufton Dexhalin, dhe padrejtesia dhe shtypja e tiranit nuk u bene keq atyre.
16. Te pranoje qe shitblerja eshte e ligjshme deri ne Diten e Gjykimit duke u bazuar ne Kur’an dhe Hadith.
17. Te pranoje qe tekbiri [3] gjate [faljes se namazit te] xhenazes merret 4 here.
[3] Te thuash Allahu Ekber
18. T’i beje du’a [lutje] Allahut per drejtuesit e muslimaneve, qe te jene te drejte dhe te reformuar. Dhe, te mos ngrihet me shpate kunder tyre dhe mos te luftoje ne kohe trazirash, por me mire te qendroje ne shtepi.
19. Te besoje denimin e varrit.
20. Te besoje Munkerin dhe Nekirin [dy engjejt qe vijne pyesin çdo njeri ne varr].
21. Te besoje ne Haudin [Burimin e profetit] dhe ne ndermjetesimin.
22. Te besoje qe banoret e Xhennetit do ta shohin Allahun e Madheruar.
23. Te besoje se ata qe besuan Allahun nje, do te dalin nga Xhehennemi pasi te jene kthyer ne qymyr ne ate menyre [te pershkruar] ne hadithet qe kane ardhur nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, ne lidhje me kete çeshtje. Ne besojme ne vertetesine e ketyre haditheve dhe nuk japim shembuj per ta.
Kjo eshte çfare dijetaret e gjithe horizonteve kane rene dakord.


No comments:

Post a Comment