Saturday, 30 May 2015

Biografi e Shkurter e Ibn Rexhebit



Biografi e Shkurter e Ibn Rexhebit

Biografia e meposhtme eshte pershtatur nga nje biografi e bere nga Imad ibn Sabir el Mirsij ne kontrollimin qe ai i ka bere librit te Ibn Rexhebit Eh-Dhul uel Inkisar Lil Azizil Xhebbar.Ai e ka permbledhur kete biografi nga nente burime qe permbajne biografine e Ibn Rexhebit.

Emri dhe prejardhja

Ai eshte Imami, El Hafidh Zejnuddin Abdurr-Rrahman ibn Ahmed ibn Abdurr-Rrahman Ibn Rexheb ibn el Husejn Ibn Ebil Berekat Mes’ud Es-Selelmij el Bagdadi, me pas Ed-Dimashki el Hanbeli i njohur me se miri si Ibn Rexheb el Hanbeli.Rexheb ishte kun’ja e gjyshit te tij Abdurr-Rrahmanit.Thuhet ashtu qe i eshte dhene kjo kun’je per arsye se ka lindur ne muajin Rexheb. Ibn Rexhebi  u be i njohur dhe i shquar me kete emer, Allahu e meshirofte.

Lindja e tij

Ai ka lindur ne Bagdad ne vitin 736 Hixhri sipas mendimit me te sakte qe gjindet ne ata qe kane shkruar biografine e tij.

Rinia e tij dhe kerkimi i dijes

Allahu ia kishte pergatitur ibn Rexhebit nje rrethine me dije te qendrueshme. Menyra e tij e jetes duke perfituar dije dhe duke vepruar me kete dije ishte kalitur ne te qe ne rinine e hershme. Per kete arsye el Hafidh perfitoi shume.Ai vete e shpjegon se ka marre ixhaze-aprovime e leje, nga disa dijetare te medhenj te kohes se tij.

Kjo tregon zellin e madh qe famija e tij e sidomos babai i tij qe ishte nga dijetaret e medhenj te asaj kohe kishin rreth perfitimit te dijes.A i ka mesuar me shume dijetare sa qe disa nga ata qe kane shkruar biografine e tij i numerojne mbi 40.

Mesuesit e tij

Verifikuesi i librit te Ibn Rexhebit Sherh Ilel et-Tirmidhi i ka numeruar mesuesit e tij deri ne 36.Sidoqofte ai nuk e ka numeruar babain e tij Ibn En-Nakib apo En-Neueui (Ahmed ibn AbdelMu’min). Me kete numri i afrohet te dyzetave sic u permend me heret.

Ketu eshte nje liste e mesuesve te tij:

  1. Muhammed ibn Ebi Bekr ibn Ibrahim Shemsuddin ibn En-Nakib Esh-Shafi’i (v 745H)
  2. Alaudin Ahmed ibn AbdelMu’min Esh-Shafi’i Es-Subkij qe me vone u be En-Neueui (v 749H)
  3. Shemsuddin Muhammed ibn Ebi Bekr ibn Ejjub, Sheikhul Islam i njohur me mire si Ibn Kajjim el Xheuzijjeh (v 751H)
  4. Xhemaluddin Ebu Sulejman Daud ibn Ibrahim el Attar (v 752 H)
  5. Muhammed ibn Muhammed ibn Ibrahim el Mejdumi (v 754 H)
  6. Uthman ibn Jusuf ibn Ebi Bekr En-Nuuejri el Maliki (v 756 H)
  7. Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim i i njohur me mire si Ibnel Khabbaz (v 757 H)
  8. Salahuddin Ebu Said  Khalil El A’lai (v 761 H)
  9. Muhammed ibn Muhammed el Kalanisi (v 765 H)

Nxenesit e Ibn Rexhebit

El Hafidh ka pasur shume nxens, me te njohurit prej tyre jane:

  1. Daud ibn Sulejman Ibn Abdullah el Meusili El Hanbeli (v 844 H)
  2. Ebul Fadl Ahmed ibn Nasrullah Ibn Ahmed  (v 844 H)
  3. Alauddin Ebul Hasan  Ali ibn Muhammed ibn Abbas El Ba’ali  i njohur me mire si Ibnel Lehem (v 803 H)
  4. Abdurr-Rrahman ibn Muhammed  ibn Abdullah el Misri el Hanbeli i njohur me mire si Ez-Zarkashi (v 846 H)

Lavderimet e dijetareve per te

Ibn Kadi Shuhbeh tha ne biografine etij sic permenden ne librit El Xhehuarul Munaddad faqe 48:”Ai lexoi dhe I be ekspert ne shume fusha e shkenca. Ai u perqendrua ne ceshtjet e fik’hut Hanbeli derisa u be mjeshter I tyre. Ai e perkushtoi veten e tij rreth dijes se tekstit, difektet dhe kuptimeve te haditheve. Dhe u vetmua ne menyre qe te shkruaje.“

Ibn Haxheri tha per te ne Inbaul Gamr:“Ai ishte shume i afte ne shkencat e hadithit persa I perket emrave te trasnmetuesve, biografive te tyre, rrugeve te ndryshme te transmetimeve dhe kuptimin e tyre(haditheve).“

Ibrahim ibn Muhammed ibn Muflih (v 884 H) tha per te:”Ai ishte Sheikhu, dijetari I madh, Hafidhi, ai qe u largoi nga gjerat e ceshtjet e kesaj bote.Ai ishte Sheikhu i medhebit hanbeli dhe ka shkruar shume libra te dobishem.“

Librat e shkruar te Ibn Rexhebit

El Hafidh la pas tij shume libra te shkencave te ndryshme te Islamit. Prej tyre ka qe jane botuar e ka qe jane akoma manuskripte, duke pritur qe te botohen.Ka nga librat e tij qe kane humbur e nuk mund te gjinden. Permbedhesi i biografise ka permendur librat qe jane botuar ne arabishte ata ajne mbi 38, disa prej tyre jane:

  1. El Xhami el Ulum Uel Hikm (Komentet e 40 haditheve te Neueuiut)
  2. Dhail Tabakatul Hanabilah (Nje permbledhje rreth dijetareve te medh-hebit hanbeli, nje nga veprat e tij te shquara)
  3. Lataif el Me’arif *rrethe rregullave te festimeve)
  4. El Ferk Bejne Nasiha uet-Te’jir(libri qe po perkthehet)
  5. Sherhul Hadith Ma Dhi Ban Xha’ian( eshte perkthyer me anglisht e po japim perkthimin ne shqip E Keqja e Endjes per Pasuri e Pushtet)
  6. Fadlul Ilmis-Selef Alel Khalef (Miresia e Perparesia e dijes se te Pareve ne krahasim me te me Vonshmit )

Ka mbi 45 libra qe nuk kane arritur te botohen akoma. Lusim Allahun ta lehestoje verifikimin dhe botimin e tyre.

Vdekja e tij

Ibn Rexhebi vdiq ne muajin Rexheb viti 795 Hixhri e disa kane thene ne Ramadan. Padyshim se ai la pas vetes dituri qe te gjithe mund te perfitojne prej saj. Librat e tij studiohen dhe merren si referenca edhe sot e kesaj dite. Allahu e meshirofte dhe i dhente nje vend te larte ne xhennet.

No comments:

Post a Comment