Saturday, 9 May 2015

Te Largosh Shejtanin Recitimi i Kuranit Kapitulli i Shtate Recitimi i Kuranit



Te Largosh Shejtanin
Recitimi i Kuranit
Kapitulli i Shtate
Recitimi i Kuranit
Ta dish o rob I bindur se recitimi I Kuranit ne mes te nates dhe ne te dyja ekstremet e dites (mengjes e mbremje) e largojne shejtanin.
Nga Ebu Katade se Profeti doli nje nate ne xhami dhe e pa Ebu Bekrin duke u falur me ze te ulet, dhe kaloi prane Umerit qe e kishte ngritur zerin kur ishte duke u falur. Kur e takuan Profetin se bashku ai I tha:” Kalova prane teje o Ebu Beker dhe po faleshe me ze te ulet. Ai tha:”O I derguari I Allahut! Ai(Allahu) me te cilin une isha duke folur vecmas me degjonte. Ai tha:”Kalova prane teje o Umer dhe tip o faleshe me ze te larte. Ai iu pergjegj:” O I derguari I Allahut! E bera kete qe te me largohet gjumi dh eta largoja shejtanin.
Profeti tha:” O Ebu Beker, ngrihe pak zerin, dhe ti O Ume rule pak zerin.” Ebu Daudi 1329, El Bejheki 3/11, Ibn Hibbani 2/57, El Hakimi 1/310 nga Jahja Ibn Is’hak Es-Sulejhini. Ai tha Hammed ibn Selemah na transmetoi ne nga Thabit el Benani nga Abdullah ibn Rabbah.
Al Hakim tha se ky hadith eshte sahih ne baze te kushteve te Muslimit dhe Dhehebiu ra dakort me te. Une them se eshte ashtu sic thane ata. E ka eshte nje prove mbeshtetese nga hadithi i Ali ibn Ebi Talib qe e  transmeton Ahmedi 1/109.
(i) Recitimi i Sures Bekareh
I derguari I Allahut tha:
“Mos I beni shtepiat tuaja varreza, se shejtani largohet nga ajo shtepi ne te cilen sureja el bekareh lexohet.” Muslimi 6/67 ne En-Neueui.
(ii)Recitimi I Ajetit Kursij
Ebu Hurejre ka thënë: I dërguari i Allahut më bëri përgjegjës për mbrojtjen e zekatit të Ramadanit. Ndërsa unë po bëja këtë dikush erdhi dhe filloi të gërmonte në ushqime kështu që unë e kapa atë. Thashë: “Pasha Allahun do të të çoj tek i dërguari i Allahut.” Njeriu tha duke u lutur: “Unë jam i varfër dhe kam njerëz për të mbajtur, kam shumë nevojë.” Kështu që unë e lashë atë të shkonte. Mëngjesin tjetër Rresuli tha: “O Ebu Hurejre çfarë bëri robi yt natën e kaluar?” Unë thashë: “Ai u ankua se kishte shumë nevojë dhe se kishte familje, kështu që unë e lashë të shkonte.” Rresuli iu përgjigj: “Me të vërtetë ai të gënjeu dhe ai do kthehet.” Që kur e mora vesh se ai do kthehej unë qëndrova në pritje të tij. Kur ai u kthye dhe filloi të gërmonte ushqimet e kapa (me forcë) dhe i thashë: “Do të çoj te i dërguari i Allahut.” Ai mu lut: “Më lër të shkoj. Unë jam i varfër dhe kam familje. Nuk kthehem më.” Mua më erdhi keq dhe e lejova të ikte. Mëngjesin tjetër i dërguari i Allahut tha: “O Ebu Hurejre, çfarë bëri robi yt natën e kaluar?” Unë thashë se ai u ankua se kishte shumë nevojë dhe se kishte familje kështu që e lejova të shkonte. Resuli u përgjigj: “Me të vërtetë ai të gënjeu dhe ai do kthehet.” Kështu që unë e prita atë dhe e kapa kur filloi të shpërndante ushqimet. Unë i thashë: “Për Zotin do të të çoj te i dërguari i Allahut kjo është hera e tretë dhe ti premtove se nuk do ktheheshe. Tashmë do vish në çdo mënyrë. “Ai tha: “Më lër të të them ca fjalë nga të cilat Allahu do të ndihmojë ty.” Unë thashë: “Çfarë janë ato?” Ai u përgjigj: “Sa herë që të shkosh në shtrat këndo ajetin Kursij Allahu la ilahe il-la huuel Hajjul Kajjumm… nga fillimi në fund. N.q.s. ti bën kështu një roje nga Allahu do jetë gjithmonë me ty dhe shejtani nuk do të afrohet deri në mëngjes.” Pastaj unë e lashë atë të shkonte. Mëngjesin tjetër i dërguari i Allahut tha: “Çfarë bëri robi yt natën e kaluar?” Unë thashë se ai më tha se do më mësonte disa fjalë nga të cilat Allahu do të më ndihmonte mua kështu që unë e lashë të ikte. Kur Rresuli më pyeti çfarë ishin ato, unë i tregova se ato ishin ajeti Kursij Allahu la ilahe il-la huuel Hajjul Kajjumm… para shkuarjes në shtrat. Gjithashtu i thashë si ai më tha se një roje nga Allahu do qëndronte me mua dhe shejtani nuk do më afrohej derisa të zgjohesha në mëngjes. Resuli tha: “Ai ka thënë të vërtetën megjithëse është gënjeshtar. O Ebu Hurejre! A e di me kë ke qënë duke folur këto 3 netët e shkuara?” Unë iu përgjigja: “Jo”. Ai tha: “Ai ishte shejtan.” Bukhari 2311,3275,5010 ne El Fet’h( Marre nga Bazat e Teuhidit per lehtesi perkthimi sh.p)

No comments:

Post a Comment