Ai eshte sheikh ul-Islam Ebu
Abdullah, Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, Edh-Dhuhli, esh-Shajbani, el-Marzi,
el-Bagdadi. Ai eshte lindur ne vitin 164 hixhri dhe filloi te kerkoje dije ne
moshen 15 vjeçare.
Dijetaret prej te cileve ai
transmetoi perfshijne:
Ibrahim Ibn Sad, Hushejm Ibn
Beshir, Abbad Ibn Abbad el-Muhalabi, Mu'tamir Ibn Sulejman et-Tejmi, Sufjan Ibn
Ujajnah el-Hilali, Umer Ibn Ubejd et-Tanafisi, Jusuf Ibn el-Maxhishun, Xharir
Ibn Abdul-Hamid, Bishr Ibn el-Mufaddal, Ebu Bekr Ibn Ajjash, Abdah Ibn
Sulejman, Abu Khalid el-Ahmer, Abu Muauijah ed-Darir, Maruan Ibn Muauijah,
Gundar, Ibn Ulajjah, Hafs Ibn Gijath, el-Ualid Ibn Muslim, Jahja Ibn Sulejm,
Jezid Ibn Harun, Ali Ibn Aasim, Uaki' Ibn el-Xherrah, Jahja el-Kattan,
Abdul-A'la es-Sami, Abdurr-Rrahman Ibn Mehdi, Abdullah Ibn Numejr, Zejd Ibn
el-Hubab, Muhammed Ibn Idris esh-Shafi'i, Abu Aasim, Abdurr-Rrazzak, Abu
Nu'ajm, Affan, Jahja Ibn Aadam, Abu Abdur-Rrahman el-Mukri, Haxh-xhaxh Ibn
Muhammed, Abdus-Samed Ibn Abdul-Uarith, Rauh Ibn Ubadah dhe Uahb Ibn Xharir.
Ata qe transmetuan prej tij
perfshijne:
el-Bukhari [nje hadith te
vetem], Muslimi, Ebu Daudi, djali i tij Salih Ibn Ahmed, djali i tij Abdullah
Ibn Ahmed, djali i xhaxhait te tij Hanbel Ibn Is'hak, mesuesit e tij
Abdurr-Rrazzaku, el-Hasan Ibn Musa el-Ashjab, dhe Ebu Abdullah esh-Shafi'i.
Gjithashtu Ali Ibn el-Medini, Jahja Ibn Ma'in, Duhejm, Muhammed Ibn Jahja
edh-Dhuhli, Ahmed Ibn Furat, Ahmed Ibn Ibrahim ed-Dauraki, Abbas ed-Duri, Abu
Zur'ah, Abu Hatim, Is'hak el-Kausaxh, Abu Bekr el-Ethrem, Ibrahim el-Harbi, Abu
Bekr el-Marudhi, Abu Zur'ah ed-Dimashki, Bekijj Ibn Mekhlad, Muhammed Ibn
Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami.
Me poshte eshte nje liste se
çfare kane thene selefus-salih rreth Imam Ahmed Ibn Hanbel.
Ibrahim el-Harbi ka
thene:"E pashe Ebu Abdullahin dhe ishte sikur Allahu kishte bashkuar per
te dijen e te hershmeve dhe te voneshmeve nga njerezit."
Ibn Rahauaih ka
thene:"Une ulesha me Ahmedin dhe Ibn Ma'inin dhe ne studionim hadithin.
Une thoja:"Kush eshte fik'hu i tij [hadithit]? Ç'kuptim ka? E ata te gjithe
heshtnin perveç Ahmedit."
Uaki dhe Hafs el-Gijath
thane:"Asnje nuk ka ardhur ne Kufah si puna e ketij djaloshi, duke
nenkuptuar me kete Ahmed Ibn Hanbelin. Jahja Ibn Aadam ka thene:"Ahmed Ibn
Hanbeli eshte Imami yne."
Jahja el-Kattan ka
thene:"Nuk ka ardhur tek ne askush si keta te dy, Ahmedi dhe Jahja Ibn
Ma'in. Dhe askush nuk ka ardhur prej Bagdadit dhe qe une e dua shume si Ahmedi.
Abdur-Rrahman Ibn Mehdi
permendi pasuesit e hadithit dhe ka thene:"Me i dijshmi prej tyre rreth
haditheve te eth-Theurit eshte Ahmed Ibn Hanbeli." E pastaj erdhi Ahmedi e
Ibn Mehdi ka thene:"Kushdo qe deshiron te shohe [diturine] qe ka qene mbi
shpatullat e eth-Theurit, le te shikoje kete njeri."
Ibn Mehid ka thene:"Nuk e
kam pare Ahmedin veçse me ka bere qe te kujtoj Sufjanin [eth-Theurin]."
Nuh Ibn Habib el-Kumasi ka
thene:"E pershendeta Ahmedin ne vitin 198 hixhri ne xhamine el-Khajf, dhe
ai po jepte pergjigje fetare [fetua]."
Ahmed Ibn Sinan el-Kattan ka
thene:"Nuk e kam pare Jezid [Ibn Harunin] te kete me shume respekt ndaj
ndokujt sesa ndaj Ahmed Ibn Hanbelit, as nuk u sillte me fisnikerisht me
ndokend sesa u sillte me te. Ai ulej ne anen e tij, e respektonte ate, dhe nuk
bente shaka me te."
Abdurr-Rrazzaku ka
thene:"Nuk kam pare askend qe te kete me shume dituri dhe kuptim e as me
shume devotshmeri sesa Ahmedi." edh-Dhehebiu ka thene:"Ai e tha kete
duke qene se ka pare njerez te llojit te eth-Theurit, Malikut dhe Xhurejxhit."
Kutejbah Ibn Sa'id ka
thene:"Njeriu me i mire i kohes sone eshte Abdullah Ibn el-Mubarak dhe ky
djalosh [Ahmed Ibn Hanbeli] - dhe neqoftese shikon nje njeri qe e do Ahmedin,
atehere dije se ai eshte nje person i Sunnetit. Sikur te kishte arritur kohen e
eth-Theurit, el-Auzait dhe el-Lejthit, ai do te ishte perpara tyre." I
eshte thene Kutejbas:"A do ta permendesh Ahmedin ne mesin e
tabi'ineve?" Ai ka thene:"Ne mesin e me te medhenjve prej
tabi'ineve."
Kutejbah ka thene:"Sikur
te mos ishte eth-Theuri, devotshmeria do te kishte vdekur; dhe sikur te mos
ishte Ahmedi, ata do te benin risi ne fe. Ahmedi eshte Imami i botes."
Humurlah ka thene:E degjova
esh-Shafi'iun duke thene:"U largova nga Bagdadi dhe nuk lashe pas meje
njeri me te persosur, me te ditur, me te mire ne fik'h, qe kishte shume takua
[devotshmeri] sesa Ahmed Ibn Hanbelin."
Muhammed Ibn Is'hak el-Rauaiah
ka thene:Babai im me transmetoi mua duke thene:Ahmed Ibn Hanbeli me tha
mua:"Eja me mua te te tregoj dikend qe nuk ka te ngjashem." E ai me
dergoi tek esh-Shafi'iu. Babai im ka thene:"Dhe esh-Shafi'i nuk kishte
pare te ngjashem me Ahmedin, dhe sikur te mos ishte per Ahmedin dhe sesi e
sakrifikoi ai veten, ne diten e fitnes rreth Kur'anit, atehere Islami do te
ishte larguar."
Ali el-Medini ka
thene:"Sipas mendimit tim, Ahmedi eshte me i persosur se Sa'id Ibn
Xhubejri ne kohen e tij, meqenese kishte te ngjashem me Sai'din."
Ali el-Medini gjithashtu ka
thene:"Allahu e nderoi dhe e forcoi kete fe me es-Siddikun [Ebu Bekrin] ne
diten e apostacise, dhe me Ahmedin ne diten e fitnes [el-Mihnah]."
Ibn Ma'in ka thene:"Une
nuk kam pare si Ahmedi," e ai gjithashtu ka thene:"Ata donin qe une
te isha si Ahmedi, por pasha Allahun, une kurre nuk mund te behem si ai."
Ebu Theuri ka thene:"Ahmedi eshte me i ditur ne fik'h sesa eth-Theuri."
Haxh-xhaxh Ibn esh-Sha'ir ka
thene:"Une nuk kam pare askend me te mire sesa Ahmedin. Do te doja sikur
te kisha vdekur ne rrugen e Allahut, sikur kjo te me kishte larguar qe te falja
xhenazen e Ahmedit. Pasha Allahun, ai arriti nje pozite Imami me te larte sesa
Sufjani dhe Maliku."
Amr en-Nekid ka
thene:"Nese Ahmedi bie dakord me mua rreth nje hadithi, nuk me behet vone
se kush nuk bie dakord me mua."
Ebu Hatim eshte pyetur se kush
ishte qe ka mbajtur permendesh me mire, Ali el-Medini apo Ahmed Ibn Hanbeli, e
ai ka thene:"Ata jane afer njeri-tjetrit ne lidhje me te mesuarit
permendesh, por Ahmedi ka te kuptuar me te mire [te haditheve]. Nese shikon
dike qe e do Ahmedin, atehere dije se ai eshte nje person i Sunnetit."
Ebu Zur'ah ka
thene:"Ahmedi ishte me i madh, dhe kishte te kuptuar me te mire sesa
Is'haku. Nuk kam pare askend me te formuar [me te persosur] sesa Ahmedin."
Ebu Umejr en-Nuhas er-Ramli
permendi Ahmedin e ka thene:"Allahu e meshirofte ate. Askush nuk kishte me
shume durim ne te resistuarit dun'jase sesa ai; askush nuk i ka gjasuar atyre
te kaluarve si ai; askush nuk ka me merite per te qene ne shoqerim te te
drejteve si ai. Kjo bote i doli atij perpara e ai e refuzoi, dhe bidatet dolen
para atij e ai i kundershtoi."
Ibn Uarah ka
thene:"Ahmedi ishte nje njeri fik'hu, nje njeri qe mesonte permendesh, nje
njeri diturie."
en-Nesai ka thene:"Ahmed
Ibn Hanbeli grumbulloi diturine e hadithit, fik'hut, devotshmerise, zuhdit dhe
durimit [sabrit]."
Ebu Daudi ka
thene:"Mbledhjet e Ahmedit ishin mbledhje te akhiretit. Asgje nga gjerat e
kesaj bote nuk permendte, dhe asnjehere nuk e kam degjuar ate te permendi kete
bote."
Salih Ibn Muhammed Xhazarah ka
thene:"Njeriu qe kishte kuptuar me mire hadithin nga ata qe kam takuar
eshte Ahmed Ibn Hanbeli."
Ali Ibn Khalef ka
thene:Degjova el-Humejdin qe ka thene:"Persa kohe qe une jam ne Hixhaz,
Ahmedi ne Irak, Ibn Rahauaih ne Khurasan, asnjeri nuk do te na e kaloje
neve."
Ibn Uarah ka thene:"Ahmed
Ibn Hanbeli ne Bagdad, Ahmed Ibn Salih ne Egjipt, Ebu Xhaferr en-Nufejline
Harran dhe Ibn Numejr ne Kufa - ata jane mbartesit e fese."
Ebu Jahja en-Nekid ka thene:Ne
ishim me Ibrahim Ibn Ar'arah dhe ata permenden Ja'la Ibn Asim, dhe nje njeri ka
thene:"Ahmed Ibn Hanbeli thote qe ai eshte daif." E nje njeri tjeter
ka thene:"E çfare demi do t'i behet atij nese ai eshte i besueshem?"
Keshtu qe Ibn Ar'arah ka thene:"Pasha Allahun, nese Ahmedi do te fliste
per Alkamen dhe el-Asuadin [dy nga tabi'inet me te medhenj] do t'i prekte
ata."
Ibrahim el-Harbi ka
thene:"Dijetari i kohes se tij ishte Se'id Ibn el-Musajjib, Sufjan
eth-Theuri ne kohen e tij, dhe Ahmed Ibn Hanbeli ne kohen e tij."
el-Husejn el-Kerabisi ka
thene:"Shembulli i atyre qe flasin kundra Ahmed Ibn Hanbelit eshte si
shembulli i njerezve qe mundohen te shkaterrojne malin e Ebu Kubejsit me
kepucet e tyre."
Salih Ibn Ahmed ka thene:I
thashe babait tim [Ahmed Ibn Hanbelit]:"Ahmed ed-Deurakit i kane dhene
1000 dinare." E ai me ka thene:"O djali im - Ue rrizku Rrabike
khajrru ue ebka - dhe furnizimi i Zotit tend eshte me i mire e i
perjetshem." Ta Ha 20:131
Abdullah Ibn Ahmed ka thene:E
degjova babain tim duke thene rreth kesaj bote:"Pak prej saj eshte e
mjaftueshme, dhe shume prej saj nuk eshte e mjaftueshme."
el-Marudhi ka thene:Hyra, dhe
me Ahmed Ibn Hanbelin ishte nje kristian dhe kristiani i tha atij:"Kam
patur deshire te te takoja prej vitesh. Prania jote nuk eshte vetem ne dobi te
Islamit por ne dobi te te gjithe krijesave, dhe nuk ka asnje prej shokeve tane
veçse eshte i kenaqur me ty." E keshtu une i tashe Ebu Abdullahit:"Uroj
qe lutje te behen per ty ne çdo qytet." E ai ka thene:"O Ebu Bekr,
kur nje njeri e njeh veten e tij, fjalet e njerezve nuk i bejne dobi
atij."
Abbas ed-Duri ka thene:Ali Ibn
Fezerah, fqinji yne, na transmetoi neve duke thene:"Mamaja ime nuk kishte
mundesi te ecte per rreth njezet vjet, e nje dite ajo me tha mua:"Shko tek
Ahmed Ibn Hanbel e thuaji atij te beje dua per mua." Keshtu une shkova e
trokita ne dere, e ai ishte ne korridor. Ai ka thene:"Kush eshte atje? Une
thashe:"Nje njeri nena e te cilit ka kerkuar qe te te kerkoje te lutesh
per te. Ajo eshte e paralizuar." Dhe e degjova ate te me pergjigjej sikur
te ishte zemeruar:"Ne kemi me shume nevoje qe ajo te beje dua per
ne." Keshtu u largova nga ai dhe nje plake erdhi e me ka thene:"Ti e
le ate, e ai [Ahmedi] eshte duke bere du'a per te [nenen tende]." E keshtu
shkova ne shtepine time e trokita dhe nena ime erdhi duke ecur."
edh-Dhehebi ka thene:"Kjo ngjarje eshte tansmetuar nga Abbasi nga dy
transmetues te besueshem."
el-Marudhi ka thene:Ahmedi me tha
mua:"Nuk e kam shkruar hadithin veçse e kam vepruar ate, deri ne ate grade
sa qe kur me erdhi se Profeti ,salallahu alejhi ue selam, kishte hequr gjakun e
keq [kupuar] veten dhe i dha Ebu Tejbes nje dinar, une i dhashe atij qe me
nxorri gjakun e keq nje dinar."
Abdullah Ibn Ahmed ka thene:E
degjova babain tim qe ka thene: Esh-Shafi'i ka thene:"O Ebu Abdullah, nese
ndonje hadith eshte i vertete sipas teje, atehere me njofto qe une te kapem e
te veproj sipas tij. Ti ke me shume dije sesa ne rreth haditheve te verteta.
Keshtu qe nese ndonje hadith eshte i vertete, atehere me lajmero mua, qe une ta
pranoj ate, qofte ai i transmetuar prej Kufes, Basras apo Shamit."
Ibn
Rahauaih ka thene:"Ndersa Ahmed po udhetonte per
te Abdurr-Rrazzaku iu mbaruan parate. E keshtu ai u fut ne pune per disa
udhetare me deve derisa arriti ne San'a. Shoket e tij ishin te gatshem ta
ndihmonin me para por ai refuzoi."
Jahja Ibn Ma'in ka
thene:"Nuk kam pare te ngjashem me Ahmedin. E kemi shoqeruar ate per
pesedhjete vjet e ai asnjehere nuk u mburr me te mirat qe kishte si
cilesi."
Abdullah Ibn Ahmed ka
thene:"Babai im e kishte zakon qe te lexonte nje te shtaten e Kur'anit çdo
dite, dhe ai flente pak pas namazit te Isha-se [jacise] Pastaj ai zgjohej dhe
falte namaz e bente du'a deri ne sabah."
Ahmed ed-Deuraki ka
thene:"Kur Ahmed Ibn Hanbeli u kthye nga Abdurr-Rrazzaku, vura re se ai
dukej shume i dobet ne Mekke dhe ai ishte i lodhur e i rraskapitur. I fola atij
e ai ka thene:"Kjo eshte pavlere ne krahasim me perfitimin qe kemi fituar
prej Abdurr-Rrazakut."
el-Marudhi ka thene:"Kur
Ebu Abdullahi perkujtonte vdekjen, perkujtimi i saj e prekte ate shume, dhe
thoshte:"Frika me ndalon mua prej ushqimit e pijes. Dhe kur une perkujtoj
vdekjen, çdo gje e kesaj bote behet e pavlere. Eshte veçse pak ushqim, pak
veshje e disa dite te caktuara. Nuk e krahasoj asgje me varferine. Dhe sikur te
kisha mundesi do t'u largoja qe mos te me permendnin njerezit mua." Dhe ai
ka thene:"Do te deshiroja te jetoja si nje i panjohur ne malet e Mekkes. Jam
sprovuar me fame. Me te vertete po e kerkoj vdekjen dite e nate."
Ahmedi ka thene:"Kush merret me kelam nuk do te
perparoje, dhe nuk do te mundet te jete tjeter veçse Xhehemi."
el-Marudhi ka thene:"Nuk
e kam pare te varferin te nderohet me shume sesa ne grumbullimet e Ahmedit. Ai
i jepte perparesi atyre, dhe nuk ishte shume i dhene pas njerezve te dun'jase.
Ai ishte bujar dhe durimtar, e nuk ishte person i ngutshem. Ai ishte njeri
modest dhe me cilesi te qeta e me durim fisnik. Kur ulej per fetua pas namazit
te Asrit [ikindise] ai nuk fliste derisa te pyetej, dhe kur shkonte ne xhamine
e tij ai nuk qendronte perpara njerezve."
Ebu Bekr el-Marudhi ka
thene:"Ebu Abdullahi nuk sillej me injorance dhe sikur ndonjeri te sillej
me te me injorance, ai bente durim dhe nuk ia vinte re, dhe
thoshte:"HasbijaAllah - Allahu eshte i mjaftueshem". Ai nuk ishte nje
njeri i merzitshem e as nuk ishte i ngutshem. Ai ishte modest dhe me karakter
te mire. Ai ishte gjithmone me pamje te gezueshme dhe ishte i sjellshem; as i
rende as i ashper. Ai donte per hir te Allahut dhe urrente per hir te Allahut.
Nese ishte ndonje gje qe kishte te bente me fene, ai zemerohej. Dhe ai ishte
durimtar nga e keqja e fqinjve."
Salih Ibn Ahmed ka
thene:"Shpesh e degjoja babain tim duke recituar suren el-Kehf, dhe shume
shpesh e degjoja duke thene:"O Allah na ruaj, na ruaj."
el-Marudhi ka thene:"E
pashe Ebu Abdullahin ne namaz ne nje recitim te gjate, e gjatesia e tij ishte
sa gjysma e nates, deri afer sabahut, dhe e pashe ate duke u falur ne mes te
Magribit [akshamit] dhe Ishase [jacise]."
er-Rramadi ka thene:E degjova
Aburr-Rrazzakun, dhe kur Ahmedi u permend syte e tij u mbushen me lote dhe ai
tha:"Me erdhi lajmi se ai kishte ngelur pa para [leke], keshtu qe mora 10
dinare dhe ia ofrova atij. E ai buzeqeshi e ka tha:"O Ebu Bekr, sikur te
pranoja diçka prej njerezve do te pranoja prej teje." Por ai nuk pranoi
asgje prej meje [ne lidhje me parat, sepse Abdurr-Rrazzaku ishte nga
muhaddithet dhe dijetaret e asaj kohe, e Ahmedi pranonte dijen e tij por jo
parate e tija. sh.p]
Ahmed Ibn Shihab el-Isfarajni ka thene:"Degjova
Ahmedin kur ai u pyet se nga kush duhet te degjojme dhe te shkruajme hadith, e
ai tha:"Merrni nga Hannad dhe Sufjan Ibn Uaki, dhe ne Mekke nga Ibn Ebi
Umer. Dhe kini kujdes e mos shkruani asgje nga ata prej grupeve te sekteve te
risuara. Merrni nga pasuesit e hadithit dhe Sunnetit."
Salih Ibn Ahmedi ka
thene:Degjova babain tim duke thene:Kur hyme tek Is'hak Ibn Ibrahim qe te na
testoje, ai na lexoi neve proklamimin e atij qe kishte shkuar ne Tarsus... duke
nenkuptuar el-Ma'munin... dhe nga ajo qe na lexoi neve ishte:
"Lejse ke mithlihi
shej - Asgje nuk eshte si Ai" Suratul Shurah
41:11
[1] Thenia se Kur'ani eshte i
krijuar u shpik nga Bishr el-Maresi, dhe per shkak te ketij bidati halifah
err-Rrashidi u betua se po ta zinte Bishrin do ta vriste. Sidoqofte,
halifalel-Ma'mun studioi kelamin dhe ishte nen mesimin e disa prej Mu'tezilive
qe ia mesuan kete thenie atij, derisa ai e beri te veten, dhe thirri njerezit tek
kjo thenie, dhe beri sproven el-Mihnah per te.
dhe:"Hue Khaliku
kul-li shej – Ai eshte Krijuesi i gjithçkaje." el-En'am 6:102
E une thashe:"Ue hue
Semi'ul Basir - Ai eshte Degjuesi, Shikuesi." [Surah esh-Shurah 42:11]
Salih ka thene:"Atehere
njerezit u vune ne sprove, dhe ata qe kundershtuan qe te binin dakord u
kercenuan me burgim. Keshtu, te gjithe rane dakord perveç katerve: babait tim,
Muhammed Ibn Nuh, el-Kauariri dhe el-Hasan Ibn Hammad Sexhedah. Dhe keta dy te
fundit rane dakord perveç babait tim dhe Muhammed Ibn Nuhit, te cilet qendruan
ne burg per disa dite. Pastaj urdheri erdhi nga Tarsusi dhe ata u derguan te
lidhur me zinxhire se bashku."
Abbas ed-Duri ka thene:E
degjova Xhaferr el-Enbarin duke thene:Kur Ahmedi u dergua tek Ma'muni, degjova
rreth kesaj e kalova Eufratin dhe shkova tek ai, dhe e gjeta ate te ulur ne nje
dhome te vogel. E pershendeta ate me selam e ai tha:"O Ebu Xhaferr, e ke
munduar veten [duke ardhur per te me takuar. sh.p]." E une i
thashe:"Ti sot je nje koke qe njerezit e ndjekin. Pasha Allahun, nese ti
leshon pe e thua qe Kur'ani eshte i krijuar, atehere edhe njerezit do te thone
qe Kur'ani eshte i krijuar; e nese ti kundershton, shume njerez do
kundershtojne. E edhe neqoftese njeriu [Ma'muni] nuk te vret, ti padyshim
perseri do te vdesesh, dhe vdekja eshte diçka e sigurt. Keshtu qe ki frike
Allahun e mos lesho pe." Keshtu Ahmedi filloi te qaje dhe ka
thene:"MashaAllah - Ashtu siç do Allahu" dhe me ka thene:"O Ebu
Xhaferr, ma perserit çfare the." Keshtu qe une ia thashe dhe njehere, dhe
ai ka thene:"Ashtu siç do Allahu."
el-Fadl Ibn Zijad ka thene:E
degjova Ahmed Ibn Hanbelin ne diten e para qe Is'haku e sprovoi ate, pasi ai
[Is'haku] u largua, dhe kjo ishte ne Xhumadal Akhirah te vitit 218 hixhri. Ai u
ul ne vendin e tij te faljes, dhe nje grup njerezish e pyeten ate se kush
kishte rene dakord. Sikur kjo te ishte barre e rende per te... ai
tha:"Asnje nga shoket tane nuk ka rane dakord, dhe te gjitha falenderimet
i takojne Allahut." Ai permendi ata qe rane dakord me ate çka thoshte
shumica, dhe ata qe thane:"Kjo eshte diçka e re, bidat." Ai i sprovoi
ata nga nje here kurse mua dy here. Ai me tha:"Çfare thua per Kur'anin?
Une thashe:"Eshte Fjala [e Folme] e Allahut, nuk eshte i krijuar." Ai
me detyroi te ulem ne qoshe dhe i pyeti te tjeret. Pastaj me thirri perpara
vetes e me pyeti perseri, dhe perdori pjese nga te cilat nuk eshte kuptimi i
qarte, keshtu qe une i thashe:"Lejse ke mithlihi shej, Ue huues-Semi'ul
Basir - Asgje nuk eshte si Ai, Ai eshte Degjuesi, Shikuesi." Surah
esh-Shurah 42:11
Keshtu, ai me tha
mua:"Çfare eshte es-Semi'ul Basir [Degjuesi, Shikuesi]?" Une i
thashe:"Çfare eshte Ai, me i Larti?"
Muhammed Ibn Ibrahim
el-Bushanji ka thene:"Ne Er-Rrakkah ata filluan te permendin Ebu
Abdullahin rreth lejimit te renies dakord qe te shpetosh vetveten, dhe
transmetimeve rreth kesaj çeshtjeje. Keshtu qe ai ka thene:"E, çfare do te
beni pastaj me hadithin e Khabbabit:"Prej atyre qe erdhen para jush nje
njeri u pre ne dysh, me sharre, por kjo nuk e beri qe ai te le fene e
tij." [Transmetohet nga Ahmedi, Bukhari dhe Ebu Daudi] Keshtu ne hoqem
dore me te. "Dhe ai ka thene:"Mua nuk me behet vone per burgim,
meqenese ai [burgu] dhe shtepia ime jane njelloj, as se mund te me prejne
koken, por kam frike nga sprova e kamxhikut." Nje i burgosur tjeter e
degjoi kete dhe i ka thene:"Mos u shqeteso, o Ebu Abdullah, sepse do te
jene vetem 2 goditjet e para e pas kesaj nuk do t'i ndjesh me goditjet." E
ai sikur u qetesua prej kesaj.
Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai
im dhe Muhammed Ibn Nuh u derguan ne Bagdad te lidhur me zinxhire. Ne shkuam me ata tek el-Anbari. Atehere, Ebu
Bekr el-Ahual pyeti babain tim:"O Ebu Abdullah, nese ata te kercenojne me
shpate a do te biesh dakord?" Ai iu pergjegj:"Jo." Atehere, ata
u moren dhe e degjova babain tim te thote:"Na derguan ne er-Rahbah. Atje
arritem ne mes te nates, dhe nje njeri erdhi tek ne dhe pyeti:"Kush nga ju eshte Ahmedi?"
Iu tha atij:"Ky." Ai i tha kujdestarit te deveve:"Qendro aty!" e
pastaj tha:"O ti, çfare demi do te te behet ty nese te vrasin e ti hyn ne
Xhennet?" Pastaj ai tha:"Mbeshtetem ne Allahun qe te te ruaje,"
dhe iku. Une pyeta per te dhe me thane mua se ai eshte nje arab beduin nga fisi
i Rabi'as qe ben rrobe ne shkretetire. Ai quhet Xhabir Ibn Amir dhe thuhet se
eshte njeri i mire.
Ibrahim Ibn Abdullah ka thene:Ahmed Ibn Hanbeli ka
thene:"Nuk kam degjuar fjale me prekese e te fuqishme qe prej kur kam rene
ne kete sprove sesa thenia e beduinit ne Rahbah Tauk. Ai ka thene:"O
Ahmed, nese vdes per te verteten do te vdesesh si shehid [deshmor], e nese
jeton do te jetosh nje jete te lavdishme." E kjo me forcoi zemren."
Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai
im ka thene:"Atehere ne vazhduam per tek Adhana dhe ikem ne mes te nates.
Dhe kur u hap dera e qytetit, nje njeri lajmeroi:"Lajme te mira. Njeriu ka
vdekur," duke nenkuptuar Ma’munin. Babai im ka tha:"E une i isha
lutur Allahut qe te mos ta takoja ate [Ma’munin]."
Salih ka thene:"Kur babai
im dhe Muhammed Ibn Nuh arriten ne Tarsus, ata u
kthyen ne er-Rrakkah, dhe hipen ne nje anije. E kur arriten ne ‘Aanah, Muhammed
Ibn Nuh vdiq, zinxhiret e tij u hoqen dhe babai im fali xhenazen per te."
Hanbeli ka thene:Ebu Abdullahi
ka thene:"Nuk kam pare asnje, duke marre parasysh moshen e tij te re dhe
diturine, qe qendroi me i forte per hir te Allahut sesa Muhammed Ibn Nuhu.
Shpresoj qe veprat e tija te jene vulosur me te mira. Nje dite, ai me tha
mua:"O Ebu Abdullah, pasha Allahun, pasha Allahun. Ti nuk je si une. Ti je
nje njeri qe ndiqesh [nga njerezit]. Njerezit zgjasin qafat e tyre per te pare
se çfare ben ti. Keshtu qe ki frike Allahun, dhe qendro i forte per hir te
Allahut." Ose me tha diçka te afert me kete, e pastaj ai vdiq, e une e
fala xhenazen per te dhe e varrosa." Mendoj se ai tha ne Aanah.
Salih ka thene:"Dhe babai
im u dergua ne Bagdad ne zinxhire dhe qendroi disa dite te Jasirijah. Pastaj ai u burgos ne nje
shtepi te marrur me qira nga shtepia e Umaras. Pastaj ai u dergua ne burgun e
pergjithshem ne rrugen Mausilijjah, dhe tha:"Une i prija te burgosurit ne
namaz ndersa ishim te lidhur me zinxhire. Atehere ne Ramadan te vitit 219
hixhri..." Une them:"Kjo ishte 14 muaj pas vdekjes se
Ma’munit...", "... une dergova tek shtepia e Is’hak Ibn Ibrahimit,
minister i Bagdadit."
Kurse Hanbeli ka
thene:"Ebu Abdullahi ishte burgosur ne shtepine e Umaras ne Bagdad, tek shtepiza e Emir
Muhammed Ibn Ibrahimit, vellait te Is’hak Ibn Ibrahimit, dhe ai ishte i
ngushtuar shume ne kete burgosje dhe u semur ne muajin e Ramadanit. E pas pak
kohe u transferua ne burgun e pergjithshem. Ai qendroi ne burg per 30 muaj. Ne
shkonim tek ai dhe ai na lexonte librin el-Irxha dhe libra te tjere ne burg. E
pashe ate duke prire ata [te burgosurit] ne namaz. E nxirrte kemben nga pranga
kryesore gjate namazit dhe kur flente."
Salih Ibn Ahmedi ka
thene:Babai im ka thene:"Çdo dite dy burra vinin tek une, njeri quhej
Ahmed Ibn Ahmed Ibn Rabah dhe tjetri Ebu Shuajb el-Haxh-xham. Ata nuk pushonin
se debatuari me mua, dhe kur ata mbaronin, kerkonin nje prange hekuri, e une
kisha kater ne kembet e mia. Dhe ne diten e trete, ai erdhi dhe debatoi me mua,
e une thashe:"Çfare thua ti per Diturine e Allahut?" Keshtu qe ai
tha:"Eshte e krijuar." E une i thashe:"Ti ke mohuar
Allahun." I Derguari i Is’hak Ibn Ibrahimit qe ishte i pranishem
tha:"Ky eshte nje njeri i derguar nga Emirul Mu’minin." Une i
thashe:"Ai ka bere kufr [ka mohuar]." Dhe ne naten e katert
el-Mu’tasimi urdheroi Is’hakun qe te shkoje tek ai, e une shkova tek Is’haku.
Ai me tha:"O Ahmed, pasha Allahun, do te humbesh jeten tende. Ai nuk do te
vrase ty me shpate. Ai deshiron, nese ti nuk bie dakord me te, qe te te godase
me kamxhik, dhe te vrase ne nje vend qe ti nuk sheh as diell as hene. A nuk
thote Allahu:
"Inna xhe’alnahu
Kuranen arabijja - Ne e kemi bere kete Kur'an arabisht." Suratul Zukhruf 43:30
A ka mundesi qe diçka qe eshte
"e bere," te jete diçka tjeter veçse e krijuar? Keshtu qe une i
thashe:
”Fexhe’alehum
ke’asfim-me’kul - Dhe i beri ata si gjeth i grimcuar." Suratul Fil 105:5
”A i beri Ai ata [siç beri ate
[Kuranin]?" E ai heshti. Kur arritem tek nje vend i njohur si "Hyrja
e Kopshtit", me morren e me hipen ne nje kafshe udhetuese te lidhur me
zinxhire. Asnje nuk me mbante mua dhe me shume se nje here pothuajse sa nuk
rashe me fytyre ne toke per shkak te peshes se rende te zinxhireve. Keshtu une
u dergova ne shtepine e el-Mu’tasimit dhe me futen ne nje dhome. Pastaj me
derguan tek nje shtepi e veçante dhe ma mbyllen deren. Ishte mesi i nates dhe
nuk kishte qiri. Doja te merrja wudu [abdes] dhe zgjata duart e mia dhe gjeta
nje ene me uje. Mora abdes dhe fala namaz. Pastaj ne mengjes mora nje litar dhe
lidha zinxhiret me te, qe ta kisha me lehte t’i terhiqja ato dhe te siguroja
rrobet e mia. Atehere, i derguari i Mu’tasimit me tha:"Pergjigju thirrjes
se tij!" dhe me dergoi ne nje dhome ku ishte ai, dhe une po mbaja litarin
te lidhur me zinxhire.
Iu afrova atij e ai ishte
ulur, dhe Ahmed Ibn Ebi Duued ishte i pranishem dhe kishte mbledhur nje pjese
te madhe te shokeve te tij. Dhe el-Mu’tasimi tha:"Afrohu! afrohu! Dhe
vazhdoi duke e thene kete derisa isha afer tij, dhe me tha:"Ulu!" dhe
une u ula, e prangat me rendonin shume. Une qendrova ashtu per pak, e pastaj
thashe:"A me lejon te flas?" Ai me ka thene:"Flit." Une
thashe:"Cila ishte thirrja e te Derguarit te Allahut?" Ai heshti per
pak dhe tha:"Deshmia se asnje nuk ka te drejte te adhurohet perveç
Allahut." Keshtu qe une thashe:"Une deshmoj se nuk ka te adhuruar
tjeter perveç Allahut." Pastaj i thashe:"Gjyshi yt, Ibn Abbasi, ka
thene:"Kur delegacioni i Ebul Kajsit erdhi tek i Derguari i Allahut,
salallahu alejhi ue selam, ata e pyeten ate per Imanin, e ai, salallahu alejhi
ue selem, tha:"A e dini ju se ç’eshte Islami?" Ata thane:"Allahu
dhe i derguari i tij e dine me se miri." Ai, salallahu alejhi ue selem,
tha:"Deshmia se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut dhe se Muhammedi
eshte i Derguari i Allahut, dhe te falesh namazin, te japesh zekatin, dhe te
japesh nje te pesten e plaçkes se luftes." [Transmeton Bukhari, Muslimi]
Keshtu, el-Mu’tasimi tha:"Sikur mos te kisha gjetur te arrestuar nga ai qe
ishte para meje, nuk do te kisha marre ty." Atehere, ai tha:"O
Abdurr-Rrahman Ibn Is’hak, a nuk te thashe qe t’i japesh fund kesaj
çeshtjeje?" Une thashe:"Allahu Ekber! Kjo do te jete nje e mire per
muslimanet." Pastaj ai u tha atyre:"Debato dhe flit me te, o
Abdurr-Rrahman." E keshtu ai me tha:"Çfare thua ti per
Kur'anin?" Une i thashe:"Çfare thua ti per Diturine e Allahut?"
Ai heshti. E njeri prej tyre me tha mua:"A nuk ka thene Allahu i
Madheruar:
"Allahu Khaliku kul-li
shej - Allahu eshte Krijuesi i gjithçkaje." Surah
er-Rra’d 13:16
"A nuk eshte Kur'ani
diçka?" Keshtu qe une i thashe:Allahu thote:
"Tudem-mirru kul-le
shej - Shkaterroi çdo gje." Suratul Ahkaf
46:25
"Keshtu Ai shkatarroi çdo
gje perveç çfare Allahu deshiroi [qe te mos shkaterrohet]." Njeri prej
tyre tha:
"Ma jetijhim-min
dhikrim-mirr-rrabihim muhdethin... - Nuk u vjen atyre asnje keshille e re nga
Zoti i tyre..." Suratul Enbija 21:2
"A ka diçka qe eshte
"e re" veçse eshte e krijuar?"
Keshtu qe une i thashe:
"Sad. Uel Kur'ani
dhi-dhikr - Sad. Pasha Kuranin e mbushur me keshilla." Suratul Sad 38:1
edh-Dhikr eshte Kur'ani, kurse
ajo tjetra nuk ka ‘el’ [nyje shquese]."Njeri prej tyre permendi hadithin e
Imran Ibn Husejnit:"Allahu krijoi Dhikrin...", e une i
thashe:"Ky eshte nje gabim, me shume se nje njeri na e ka transmetuar
neve:"Allahu e shkruajti Dhikrin..." [Transmetohet nga Bukhari] Dhe
ata u munduan te perdorin hadithin e Ibn Mes’udit:"Allahu nuk ka krijuar
as Xhennetin, as Xhehennemin, as qiellin, as token, me te madh se Ajeti
Kursij." E keshtu une u thashe:"Krijimi i referohet Xhennetit,
Xhehennemit, qiellit dhe tokes, e jo Kur'anit." Njeri prej tyre
tha:"Hadithi i Khabbabit": O ti e ti, afrohu tek Allahu me çfare te
kesh mundesi, dhe ti nuk do te kesh mundesi t’i afrohesh me shume Atij me diçka
me te dashur tek Ai sesa Fjala e Tij." E une i thashe:"Kjo eshte
ashtu siç eshte."
Salih ka thene:Ibn Ebi Duued
shikonte me zemerim babain tim, dhe babai im tha:"Njeri mund te flase e
une do ta mund, dhe dikush tjeter mund te flase e une do ta mund." Dhe kur
ndonjeri prej tyre u mundte, Ibn Ebi Dueedi thoshte:"O Emirul Mu’minin,
pasha Allahun, ai eshte i humbur, qe humb te tjeret, nje bidatçi." Dhe ai
thoshte:"Fliti atij, debato me te." E keshtu dikush fliste me mua e
une e mundja, pastaj prape dikush tjeter fliste me mua e une e mundja. Dhe kur
ata heshtnin, el-Mu’tasimi thoshte:"Mjere per ty, o Ahmed, çfare po
thua?" Une thoja:"O Emirul Mu’minin, me jepni diçka nga Kur'ani ose
nga Sunneti i te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selem, qe te flas
sipas tyre." Ahmed Ibn Ebi Duued tha:"A ti flet vetem çfare eshte ne
Liber e ne Sunnet?" Une thashe:"Ti po rrotullon fjalet e mia dhe ti e
di kete shume mire. Une nuk kam thene asgje per çka do te burgosesha ose te me
viheshin prangat."
Hanbeli ka thene: Ebu
Abdullahi tha:"Ata thane gjera shume te keqia kunder meje, saqe zemra ime
nuk i mban dot ato, as gjuha ime nuk mund t’i flase ato. Ata kundershtuan
hadithet, dhe une nuk mendoja se ishin ne kete gjendje derisa i degjova, dhe ata
e ngriten zerin duke thene: “Kundershtari thote keshtu e ashtu." Dhe une
perdora Kur'anin si prove kundra thenieve te tyre, me thenien e tij:
"Ja ebeti, lime
ta’budu ma la jesme’u ue la jubsir? - O babai im,
pse adhuron ate qe nuk degjon as nuk shikon?" Suratul Merjem
"A e mohoni kete?"
Ata thane:"Ai ka bere krahasim, o Emirul Mu’minin, ai ka bere
krahasim."
Muhammed Ibn Ibrahim
el-Bushanji ka thene:"Disa nga shoket tane me transmetuan se Ahmed Ibn Ebi
Duued u kthye nga Ahmedi qe te flase me te, por ai [Ahmed Ibn Hanbeli] nuk u
kthye nga ia, e el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, a nuk do te flasesh me Ebu
Abdullahin [Ahmed Ibn Ebi Duuedin]? Une thashe:"Une nuk e njoh ate te jete
prej atyre qe kane dije, qe t’i flas atij." Salih tha:"Atehere, el-Mu’tasimi
tha:"O Ahmed, pasha Allahun, une uroj te miren per ty, dhe shqetesohem per
ty ashtu siç shqetesohem per djalin tim, Harunin. Pra çfare thua?" Une i
thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut ose nga Sunneti i te derguarit te
Tij." Keshtu, kur mbledhja u zgjat shume, ai u lodh dhe urdheroi te gjithe
te largohen. Ai me mbajti mua se bashku me Abdurr-Rrahman Ibn Is’hakun qe te
fliste me mua, dhe me tha:"Mjere ti, pergjigjmu mua!" Dhe
tha:"Mjere ti, a nuk vjen ti tek ne?" Keshtu qe Abdurr-Rrahmani i
tha:"O Emirul Mu’minin, une e kam njohur ate per 30 vjet. Ai te bindet ty
dhe ben haxh e xhihad bashke me ty." Ai i tha:"Pasha Allahun, ai
eshte nje njeri i dijshem, nje dijetar i kuptueshem dhe nuk me mbetet hatri
sikur ta kisha ate me mua qe te kundershtonin besimet [fete] e kota."
Atehere, ai me tha:"A nuk e njeh Salih err-Rrashidin?" Une
thashe:"Kam degjuar per te." Ai tha:"Ai eshte mesuesi im."
Ai ishte ulur atje dhe e beri me shenj nga qoshja e shtepise, por ai me pyeti
mua rreth Kur'anit dhe nuk ra dakord me mua dhe une urdherova qe ta rrihnin keq
e ta terhiqnin zvarre! O Ahmed, me jep ndonje pergjigje, qofte edhe leshimin me
te vogel, qe une te te liroj me duart e mia." Une thashe:"Me jep
diçka nga Libri i Allahut dhe nga Sunneti i te derguarit te Tij." Keshtu
qendrimi u zgjat shume dhe mua me derguan prapa perseri."
Dhe pastaj ishte koha e
Magribit [akshamit] dhe dy burra nga shoket e Ibn Ebi Duuedit erdhen qe te
kalojne naten me mua, dhe te debatojne me mua. Kur erdhi koha per te prishur
agjerimin, u dergua ushqim dhe ata u munduan qe une te ha, por une nuk mundja
dhe ishte Ramadan. Gjate nates el-Mu’tasimi dergoi Ibn Ebi Duuedin tek une dhe
ai tha:Emirul Mu’minin ka thene:"Çfare thua?" E une i dhashe te
njejten pergjigje qe i kisha dhene me perpara. Atehere, Ibn Ebi Duuedi tha:"Pasha
Allahun, emri yt ishte shkruar ne mes te atyre te shtateve [Jahja Ibn Ma’in,
Ebu Khajthemeh, Ahmed ed-Deuraki, el-Kauariri, Sa’dauaih, Ahmed Ibn Hanbel dhe
eshte thene, Khalef el-Mekhzumi [shiko Manauibul-Imam Ahmed te Ibnul Xheuzi]
por une e hoqa se me priste zemra qe ata te kapnin ty." Dhe
tha:"Emirul Mu’minin eshte betuar se do te te godase me kamxhik perseri,
dhe do te te fuse ne nje vend qe nuk sheh diell, dhe ai ka thene:"Nese ai
me pergjigjet mua, une do ta liroj me duart e mia." Pastaj ai iku. Ne
mengjes, i derguari erdhi e me kapi prej dore dhe me dergoi tek ai, e ai u tha
atyre:"Debatoni dhe flisni me te." Ata debatuan me mua dhe une i
kundershtova, dhe kur ata filluan te flasim me filozofira [kelam] qe nuk jane
prej Librit e Sunnetit, une i thashe:"Une nuk e di se ç’eshte kjo."
Ata thane:"O Emirul Mu’minin, kur ai gjen nje prove kunder nesh, ai kapet
forte pas saj, dhe kur ne i themi atij ndonje gje, ai thote "nuk e di se
ç’eshte kjo." Ai tha:"Atehere, debatoni me te." Dhe nje njeri
tha:"O Ahmed, une shoh se ti permend hadithin dhe e merr ate si mbrojtjen
tende." Une i thashe:"E çfare thua ti per Thenien e Tij:
”Allahu ju urdheron ju ne
lidhje me femijet tuaj [trashegimi], per mashkullin hise sa dy femra.” Suretun-Nisa 4:11
Ai tha:"Allahu e ka bere
kete ne veçanti per besimtaret." Une thashe:"Çfare thua ti nese
[trasheguesi] eshte vrases ose skllav?" Ai heshti, dhe une perdora kete si
nje prove kundra tyre meqenese ata perdornin kuptimin e qarte te Kur'anit, e
kur me thane mua: “une shoh se ti merr hadithin si mbeshtetje", une
perdora Kur'anin si prove, duke kuptuar se Sunneti qarteson dhe ben nje
perjashtim ne lidhje me vrasesin dhe skllavin [ne lidhje me çeshtjen e
trashegimise sh.p] qe t’i nxirrja ata jashte pergjithsimit. Dhe kjo vazhdoi deri
ne mesdite. Atehere, ai u lodh dhe urdheroi te gjithe qe te largohen. Pastaj ai
qendroi me mua dhe me Abdur-Rrahman Ibn Is’hak, dhe vazhdoi te flase me mua.
Pastaj ai u ngrit dhe shkoi ne dhomat e tija e mua me derguan prapa [ne qeli].
Ne naten e trete dukej sikur
diçka do te ndodhte me mua dhe i kerkova rojes te me sjell nje litar. Ai e
solli dhe une lidha me te zinxhiret dhe rroben time nga frika se mos do t’me
ndodhte gje ne mbetesha lakuriq. Diten e neserme me derguan tek shtepia dhe
ishte e mbushur plot me njerez. Me levizen nga nje vend ne vendin tjeter dhe
pashe njerez me shpata e me kamxhike e me gjera te tjera. Pothuajse askush prej
tyre nuk kishte qene i pranishem ne dy ditet e meparshme. Kur arrita, ai me
tha:"Ulu!" Pastaj ai tha: “Debatoni me te dhe flisni me te." Ata
debatuan me mua dhe une i munda. Zeri im filloi te ngrihet siper zerave te
tyre, e keshtu dikush afer meje ma beri me shenj me doren e tij. Kur mbledhja u
zgjat, ai me thirri mua ne veçanti e me tha:"Mjere ti, o Ahmed, pergjigjmu
mua qe te te liroj me duart e mia." E une iu pergjigja si me perpara, e ai
tha:"Mbi ju qofte..." dhe ai permendi nje mallkim." Kapeni ate,
zvarriteni dhe hiqjani rroben e jashtme." Keshtu ata ma moren rroben e
jashtme. Une kisha nje fije floku nga floket e Profetit, salallahu alejhi ue
selam, ne mengen e kemishes sime, dhe Is’hak Ibn Ibrahim u kthye nga une e me
tha:"Çfare eshte kjo gje e vogel?" Une i thashe:"Nje fije floku
nga floket e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, e disa nga ata
u sulen qe ta shqyejne kemishen time. el-Mu’tasimi tha:"Mos e shqyeni
ate." Dhe ma moren kemishen dhe nuk e shqyen; mendoj per shkak te flokut
qe ishte ne te. Dhe el-Mu’tasimi u ul ne karrigen e tij dhe tha: “Sillni vendet
e kamzhikut dhe kamzhiqet. Vendet e kamzhikut u sollen dhe krahet e mi u
terhoqen, dhe dikush pas meje tha:"Kapini anet e mbajteseve dhe
shtrengojeni fort me to, por une nuk e kuptova çfare tha dhe keshtu krahet e mi
dolen prej vendit."
Muhammed Ibn ibrahim
el-Bushanji ka thene:"Ata permeden se kur el-Mu’tasimi pa Ahmedin e lidhur
tek vendi i rrahjes me kamzhik, dhe kur ai pa se sa ishte i qendrueshme dhe i
forte, e ndjeu se duhet te hiqte dore nga kjo, derisa Ahmed Ibn Ebi Duuedi e
nxiti ate dhe tha:"O Emirul Mu’minin, nese e le ate do te thuhet: “Ai
[Emiri] e ka braktisur mendimin e Ma’munit", dhe kjo e zemeroi ate dhe e
beri qe te vazhdoje me rrahjen."
Salih ka thene:Babai im ka
thene:"Kur ata sollen kamzhiket, el-Mu’tasimi i kontrolloi ata e
tha:"Sillni te tjere." Pastaj u tha atyre qe do te kryenin goditjet
me kamzhik:"Afrohuni!" Secili nga ata vinte dhe me goditte mua nga dy
here, dhe ai i thoshte atij:"Godite ate me fuqi, Allahu ta prefte
doren!" Ai menjanohej dhe nje grup tjeter vinte e me goditte dy here, dhe
çdo here ai thoshte:"Godite ate me fuqi, Allahu ta prefte doren!" Dhe
pasi ata me kishin goditur 17 here, el-Mu’tasimi erdhi tek une e me tha:"O
Ahmed, perse po e vret veten? Pasha Allahun, mua me vjen keq per ty." Dhe
Uxhajfi po me prekte me majen e shpates se tij, duke thene:"A deshiron qe
te kesh me te miren e gjithe ketyre njerezve?" Te tjeret thonin:“Mjere ti!
Udheheqesi po qendron siper kokes tende", kurse disa te tjere
thonin:"O Emirul Mu’minin, une do te marr persiper gjakun e tij, vrite
ate." Dhe ata thane:"O Udheheqes i besimtareve, ti je duke agjeruar e
po rri ne diell!"
Ai me tha:"Mjere ti, o
Ahmed, çfare ke per te thene?" Une thashe:"Me jep diçka nga Libri i
Allahut ose nga Sunneti i te Derguarit te Allahut qe te flas sipas tyre."
Atehere, ai i kthye e u ul dhe thirri ata te kamzhikut:"Afrohuni, dhe
benie qe te ndjeje dhimbje te medha, Allahu jua prefte doren." Dhe ai u
ngrit perseri e thz:"Mjere ti, o Ahmed, pergjigjmu mua!"
Keshtu ata mu kthyen mua e me
thane:"O Ahmed, udheheqesi yt po te qendron perpara teje!" Dhe Abdurr-Rrahmani
tha:"Kush nga shoket e ty ka bere çfare ke bere ti ne lidhje me kete
çeshtje?" el-Mu’tasimi thoshte:"Me jep edhe pajtimin me te vogel qe
te te liroj me duart e mia." Ai shikoi prapa dhe u tha atyre me kamzhike,
"Afrohuni!" Secili prej tyre me goditte nga dy here dhe largohej, dhe
çdo here ai thoshte:"Me forte, Allahu ta prefte doren," dhe une humba
ndjenjat. Nje njeri erdhi dhe me hoqen prangat. Nje tjeter qe ishte i pranishem
tha:"Ne te hudhem ty me fytyre ne toke dhe vendosem nje cope materiali
siper kurrizit tend," e une as qe e kisha ndjere kete. Ata me sollen pije
e me thane:"Pije dhe vjelle." E une i thashe:"Nuk do ta prish
agjerimin tim." Me derguan tek shtepia e Is’hak Ibn Ibrahimit dhe erdhi
koha e namazit te Dhuhrit, e Ibn Sama’ah u be imam i namazit. Kur ai mbaroi
namazin m'u drejtua mua e me tha:"Ti u fale dhe gjaku dilte furishem nga
rrobat e tua?" Une i thashe:"Umeri u fal dhe gjaku i tij dilte me
furi." [Transmetohet ne el-Muatta te Imam Malik]
Salih ka thene:"Atehere,
ate nuk e ngacmuan me dhe e kthyen ne shtepi. Ai qendroi ne burg, qe nga koha
kur u arrestua deri kur u rrah me kamxhik, per 28 muaj. Nje nga dy burrat qe
ishin me te ka thene:"O djali i vellait tim, Allahu e meshirofte Ebu
Abdullahin. Pasha Allahun, nuk kam pare askend si ai. Une i thoja atij kur
ushqimi na ishte sjellur:"O Ebu Abdullah, ti po agjeron ne nje vend qe ke
arsye [te mos agjerosh], e ai ishte shume i etur, dhe i tha personit qe ishte i
ngarkuar me ujin: me jep pak," e ai i dha atij nje gote me uje e akull, ai
e mori dhe e shikoi, por e ktheu pa e pire. Une u mahnita me durimin qe kishte
ndaj urise dhe etjes dhe ate gjendje te frikshme."
Salih ka
thene:"Mundohesha ne menyra te ndryshme qe t’i jepja ushqim atij, ose te
pakten pak buke gjate atyre diteve, por nuk munda dot. Nje person qe ishte me
te me njoftoi se ai nuk kishte ngrene ushqim gjate atyre tre diteve qe ata
debatuan me te, por atij as qe nuk i shkoi goja [gabim] ne asnje fjale. Ai ka
thene:"Dhe nuk mendoja se dikush mund te kishte kurajon, forcen e zemres
sa ai."
Hanbeli ka thene:Degjova Ebu
Abdullahin qe ka thene:"Une mbeta pa ndjenja disa here, dhe kur goditjet
me kamzhik pushonin, une vija ne vete. Kur une isha i dobet dhe rashe ne toke,
goditjet ndalonin dhe kjo ndodhi disa here. Dhe e pashe ate [el-Mu’tasimin]
ulur nen diell pa hije mbi koken e tij dhe degjova ate duke i thene Ebu
Duuedit, kur une kalova prane:"Une kam bere nje mekat te madh, per shkak
te asaj qe i kam bere ketij njeriu." E ai iu pergjigj:"O Emirul
Mu’minin, pasha Allahun, ai eshte pabesimtar, nje mushrik [idhujtar]. Ai ka
bere shirk ne me shume se nje forme." Ai [Ebu Duuedi] vazhdoi duke i folur
atij [el-Mu’tasimit] derisa ia mbushi mendjen per ate qe kishte qellim, dhe ai
[el-Mu’tasimi] donte te me lironte pa me denuar me kamzhik, por ai [Ebu Duuedi]
dhe Is’hak Ibn Ibrahimi nuk e lenin dot me aq."
Hanbeli ka thene:"Dhe me
ka arritur mua se el-Mu’tasimi i tha Ibn Ebi Duuedit, pasi Ebu Abdullahi ishte
goditur me kamzhik:"Sa goditje pesoi ai?" Ai i ka thene:“Tridhjete
ose me shume."
Abul Fadl Salih ka
thene:"Ai u lirua e iu dha leje te shkonte ne shtepi, dhe u dergua ne
qeli. Nje njeri qe ishte i specializuar ne plage dhe kurimin e tyre erdhi dhe
tha:"Kam pare njerez qe kane pesuar nje mije goditje kamzhiku, por
asnjehere nuk kam pare nje rast kaq te keq sa ky..." dhe ai vinte e
kujdesej per te. Ate e kishin goditur ne fytyre me shume sesa nje here dhe
fytyra i ishte paralizuar per aq kohe sa donte Allahu. Personi tha:"Eshte
nje cope mishi ketu qe me duhet ta pres," dhe ai solli nje mjet hekuri dhe
e mbante mishin me te dhe e priste me nje thike, ndersa Ahmedi kishte durim
gjate gjithe kesaj, vetem duke ngritur zerin [nga dhimbjet] me falenderimet
ndaj Allahut. Dhe u sherua. Sidoqofte, ai vazhdonte te kishte dhimbje dhe
shenjat e goditjeve ishin te qarta ne trupin e tij deri ne vdekje."
et-Tufaui ka thene:"O Ebu
Abdullah, njerezit e thjeshte kane shume respekt per ty." Ai tha:"Une
falenderoj dhe lavderoj Allahun per Fene time, me te vertete kjo eshte Feja e
drejte. Sikur une te kisha thene çfare donin ata, une do te kisha bere
kufr." Dhe et-Tufaui tha:"Me trego se çfare te bene ata." Ai
tha:"Kur ata po me goditnin mua, une po kujtoja thenien e arabit beduin.
Pastaj ai me mjekerr te gjate erdhi dhe me goditi me majen e shpates se tij. Dhe
kur une e pashe ate, thashe:"Çlirimi per mua ka ardhur, ai do te ma prese
koken, e une do te jem ne paqe." Dhe Ibn Sama’ah tha:"O Emirul
Mu’minin, preja qafen, se une do te marr pergjegjesi per gjakun e tij."
Ibn Ebi Duuedi tha:"Mos e
beni kete, sepse nese ai vritet ose vdes ne shtepine tende njerezit do te thone
qe ai qendroi i forte deri ne vdekje, dhe do te ndjekin ate, dhe do te jene ne
ate mendim qe kane qene me perpara. Por leshoje ate tani, e nese ai vdes jashte
shtepise tende, njerezit nuk do te jene te sigurt se çfare ndodhi, disa do te
thone "Ai ra dakord", dhe disa do te thone "Ai nuk ra
dakord". Keshtu qe et-Tufaui tha:"Çfare demi do te kishe nese do te
kishe thene [qe Kur'ani eshte i krijuar, vetem qe te shpetoje jeten tende
sh.p]?" Ebu Abdullahi tha:"Sikur ta kisha thene une ate do te kisha
bere kufr."
Ebu Zur’ah ka
thene:"el-Mu’tasimi therriti xhaxhain e Ahmedit dhe u tha njerezve:"A
e njihni ate?" Ata thane:"Po, ai eshte Ahmed Ibn Hanbel." Ai tha:"Shikojeni ate, a nuk
eshte ai shendoshe e mire ne trupin e tij?" Ata thane:"Po." Sikur ai te mos
kishte bere kete, kisha frike se diçka shume e rende [kryengritje] do te kishte
ndodhur per te. Dhe kur ai tha:"Po ua jap ate shendoshe e mire," njerezit u qetesuan dhe u
lehtesuan."
Hanbeli ka thene:"Dhe e
degjova ate [Ahmedin] qe tha:"Kushdo qe ka folur kunder meje e kam falur,
perveç atij qe eshte bidatçi, dhe ia kam falur Ebu Is’hakut, duke nenkuptuar
el-Mu’tasimin, meqenese une shoh se Allahu thote:
"Uel ja’fuu uel
jesfehuu, ela tuhib-bune ej-jagfirraAllahu lekum - Le te falin dhe te mos ua
zene per te madhe, a nuk doni qe Allahu t’ju fale juve?" Suratun-Nur 24:22
dhe Profeti, salallahu alejhi
ue selem, e urdheroi Ebu Bekrin qe te fale ne çeshtjen e Mistahut - dhe çfare
dobie te sjelle ty qe Allahu te denoje vellane tend musliman per shkakun
tend?"
Ibn Ebi Ja’la transmeton ne
Tabakatul Hanabilah [me verifikimin e Fauuez Ahmed Zumarlit] 1/163-167 nga
Sulejman Ibn Abdullah es-Sixhzi [qe tha]:"Une shkova tek dera e
el-Mu’tasimit dhe pashe qe njerezit ishin grumbulluar tek dera e tij, sikur te
ishte dita e Eid-it [Bajramit]. Une hyra ne dhome dhe pashe nje qilim te
shtruar dhe nje karrike te hedhur ne dysheme. Une qendrova perballe karriges
dhe el-Mu’tasimi erdhi dhe u ul ne karrige. Ai hoqi kepucet e tij dhe vendosi
kembet e tija tek tjetra. Atehere, ai tha:"Le te vije Ahmedi." Dhe ai
u soll ne prani te tij. Pasi Imam Ahmedi qendroi perpara tij, ai e pershendeti
ate, dhe ai [el-Mu’tasimi] tha:"O Ahmed, flit e mos ki frike." Imam
Ahmedi tha:"Pasha Allahun, o Emirul Mu’minin, tani sa dola perpara teje
dhe nuk kam asnje pike ankthi ne zemren time."
el-Mu’tasimi i tha
atij:"Çfare thua per Kur'anin?"
Ai tha:"E folura e
Allahut, i perjetshem, jo i krijuar. Allahu i madheruar thote:
"Ue in ehadum-minel
mushrikine stexhareke fe exhirhu hat-ta jesme’u KelamaAllah...- E nese dikush
nga idhujtaret te kerkon mbrojtje, atehere strehoje ate ne menyre qe te degjoje
Fjalen e Allahut..." Suratut-Teube 9:6
Ai tha:"A ke ndonje prove
tjeter perveç kesaj?"
Imam Ahmedi tha:"Po, o Emirul Mu’minin, thenien
e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madherueshmit:
"er-Rrahman. Al-lemel
Kuran - I Gjithmeshirshmi, Ai jua mesoi Kur'anin" Suratur-Rrahman 55:1-2
Ai nuk ka thene: er-Rrahman,
Ai krijoi Kur'anin. Dhe thenien e Tij, te Plotefuqishmit, te Madherueshmit:
”Ja sin. Pasha Kuranin, qe
eshte plot me urtesi." Ja sin 36:1-2
Dhe Ai nuk ka thene: Ja sin.
Pasha Kuranin e krijuar.
Keshtu qe el-Mu’tasim
tha:"Burgoseni ate!" Ai u burgos dhe njerezit
u shperndane. Kur u zgjova te nesermen, shkova tek dera [el-Mu’tasimit] dhe
njerezit po hynin dhe une hyra me ta. el-Mu’tasim u afrua dhe u ul ne karrige
dhe tha:"Sille Ahmed Ibn Hanbelin," dhe ai u soll. Pastaj ai qendroi
perpara atij, dhe el-Mu’tasimi i tha atij:"Si ishe dje ne qeli, o Ahmed?"
Imam Ahmedi tha:"Shume
mire, dhe te gjithe falenderimet i takojne Allahut, veçse ne qeline time, o
Emirul Muminin, pashe diçka te mahnitshme."
Ai i tha atij:"Çfare
pe?" Ai iu pergjigj:"U çova ne mes te nates, mora abdes per te falur
namaz dhe fala dy rekate. Ne nje rekat une recitova el-Hamdulilah... dhe Kul
eudhu birr-Rrabbin-nas, ndersa ne rekatin e dyte Elhamdulilah... dhe Kul eudhu
birr-Rrabbil felek. Pastaj u ula e recitova teshehhudin dhe dhashe selam [ne te
djathte e te majte]. Dhe u çova perseri dhe mora tekbir dhe recitova
el-Hamdulilah... dhe doja te recitoja Kul HuuaAllahu Ehad, por nuk munda dot. U
mundova shume te recitoja diçka tjeter prej Kur'anit, por nuk kisha mundesi ta
beja kete. Dhe zgjata syte e mi nga qoshja e qelise dhe ç’te shihja, pashe
Kur'anin te shtrire ne toke, te vdekur. Keshtu une e lava, e vesha me qefin, ia
fala xhenazen dhe e varrosa."
el-Mu’tasimi tha:"Mjere
ti, o Ahmed, a vdes Kur'ani?" Ahmedi i tha atij:"Oh, po keshtu po
thoni ju [qe eshte i krijuar]. Dhe çfaredo qe eshte e krijuar vdes."
el-Mu’tasimi ka thene:"Ahmedi na mundi ne! Ahmedi na mundi ne!"
Atehere, Ibn Ebi Duuedi dhe
Bishr el-Maresi thane:"Vrite ate, qe te jetojme ne paqe."
el-Mu’tasimi tha:"Jam betuar ne Allahun se nuk do ta vras me shpate dhe se
nuk do te jap urdher qe te vritet me shpate." Ibn Ebi Duuedi i tha
atij:"Atehere, le ta godasim me kamzhik. el-Mu’tasimi tha:"Po." Dhe
tha:"Thirrini goditesit e kamzhikut," dhe ata erdhen.
el-Mu’tasimi i tha njerit prej
tyre:"Me sa goditje ke mundesi ta vrasesh ate?' Ai tha:"Me dhjete, o
Emirul Mu’minin." Atehere, ai iu pergjigj:"Shko tek ai dhe
godite."
Sulejman es-Sixhzi ka
thene:"Dhe Imam Ahmed u zhvesh dhe e veshen me nje veshje leshi rreth
brezit te tij. Dy litare e shtrenguan ate fort rreth duarve.
Njeriu e mori kamzhikun ne doren e tij dhe tha:"A ta godas ate, o Emirul
Mu`minin?"
el-Mu’tasimi ka
thene:"Godite ate!" Dhe ai e goditi nje here. Imam Ahmedi
tha:"Elhamdulilah - Te gjitha falenderimet i takojne Allahut." Ai e
goditi per here te dyte dhe Imam Ahmedi tha:"KaderAllahu mashae feal -
çfare do Allahu ndodh." Ai e goditi per here te trete dhe Imam Ahmedi
tha:"La Haule ue la kuuette il-la bil-lah - Nuk ka ndodhi as fuqi veçse
nga Allahu, i Madheruari, i Plotefuqishmi."
Dhe kur njeriu deshi ta
godiste per here te katert, une pashe rroben rreth brezit te tij dhe ishte duke
rene. Ai uroi qe te binte ne toke, dhe ai ngriti syte drejt qiellit dhe levizi
buzet e tij, dhe papritur toka u dridh dhe nga toka dolen dy duar qe mbajten
peshen e tij, me fuqine e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit.
Kur el-Mu’tasim pa ate, ai
tha:"Lereni ate." Atehere, Ibn Ebi Duuedi erdhi tek ai dhe
tha:"O Ahmed, thuaj ne veshin tim: Kur'ani eshte i krijuar, qe une te te
shpetoj nga dora e halifes." Keshtu qe Imam Ahmedi i tha atij:"O Ibn
Ebi Duued, thuaj ne veshin tim:Kur'ani eshte Fjala e Allahut, nuk eshte i
krijuar, e keshtu une te te shpetoj nga denimi i Allahut, te Plotefuqishmit, te
Madheruarit." el-Mu’tasimi tha atehere: “Fute ate ne burg!"
Sulejmani ka thene:"Ai u
dergua ne burg dhe njerezit u larguan. Te nesermen njerezit erdhen e edhe une
erdha me ta dhe qendrova prane karriges. Atehere, el-Mu’tasimi u shfaq dhe u ul
ne karrige dhe tha:"Silleni Ahmed Ibn Hanbelin!" Ai u soll dhe
qendroi perpara tij, dhe el-Mu’tasimi i tha atij:"Si ishte ne qeli gjate
nates, o djali i Hanbelit?" Ai ka thene:"Shume mire, dhe te gjithe
falenderimet i takojne Allahut." el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, pashe nje
enderr dje." Ai i tha:"Çfare ke pare, o Emirul Mu’minin?" Ai
tha:"Une pashe ne endrren time sikur dy luane u afruan qe te me shqyejne.
Atehere, dy engjej u shfaqen dhe ata u larguan nga une. Ata me dhane nje liber
e me thane:"Kjo e shkruar eshte enderra qe Ahmed Ibn Hanbeli pa ne enderr
ne qeline e tij." Pra, çfare eshte ajo qe ke pare, o Ibn Hanbel?
Ahmedi iu drejtua
el-Mu’tasimit dhe i ka thene:"O Emirul Mu’minin, a eshte libri me
ju?" Ai ka thene:"Po, dhe kur u zgjova, e lexova se çfare ishte ne te."
Ahmedi ka thene:"O Emirul
Mu’minin, une pashe sikur Dita e Gjykimit kishte filluar, dhe se Allahu kishte
grumbulluar te parin dhe te fundin e njerezve [te gjithe njerezit] ne nje fushe
te vetem dhe po u kerkonte atyre llogari. Ndersa po qendroja, u thirra dhe une,
dhe vazhdova derisa qendrova para Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, e
Ai me tha mua:"O Ahmed, per çfare te rrahen ty?" Une thashe:"Per
hir te Kur'anit." Ai tha:"E çfare eshte Kur'ani?" Une
thashe:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty." Ai tha:"Kush ta tha kete?" Une
thashe:"O Zot, Abdurr-Rrazzaku me transmetoi mua kete." Keshtu qe
Abdurr-Rrazzaku u thirr, derisa ai erdhi e qendroi perpara Allahut, te
Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin, o
Abdurr-Rrazzak?"
Ai tha:"Fjalet e Tua, o
Allah, te perkasin Ty." Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh
kete?" Ai tha:"Ma’mari ma transmetoi mua." Atehere, Ma’mari u
thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te
Madheruarit, dhe Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin, o Ma’mar?"
Ai tha:"Fjalet e Tua, o
Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?"
Ai tha:"ez-Zuhri ma transmetoi mua." Dhe ez-Zuhri u thirr dhe erdhi
derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha
atij:"Çfare thua per Kur'anin, o ez-Zuhri?"
Ai tha:"Fjalet e Tua, o
Allah, te perkasin Ty," keshtu Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh
kete?" Ai tha:"Uruah ma transmetoi mua." Keshtu Uruah u thirr
dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit,
dhe Ai i tha atij: “Çfare thua per Kur'anin?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o
Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"O Uruah, nga kush e ke marre
vesh kete?" Ai tha:"Aishah, vajza e Ebu Bekr as-Siddikut ma
transmetoi mua." Keshtu Aishah u thirr derisa erdhi e qendroi perpara
Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha asaj: “Çfare thua per
Kur'anin, o Aishah?" Ajo tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin
Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ajo
tha:"Profeti yt, Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, ma transmetoi
mua." Keshtu Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, u thirr dhe erdhi
derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha
atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Muhammed?" Ai tha:"Fjalet e
Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh
kete?" Ai tha:"Xhibrili ma transmetoi mua." Keshtu Xhibrili u
thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te
Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Xhibril?"
Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga
kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Israfili ma transmetoi mua."
Keshtu Israfili u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te
Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per
Kur'anin, o Israfil?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin
Ty," e Allahu tha: “Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai ka
thene:"E pashe ne Leuhi Mahfudh." Keshtu Leuhi Mahfudh u thirr dhe
erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai
i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Leuh?" Ai tha:"Fjalet e
Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh
kete?" Ai tha:"Kete e shkruajti Kalemi tek une." Atehere Kalemi
u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te
Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Kalem?"
Kalemi tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu
tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Keshtu me the Ti
mua."
Atehere, Allahu, i
Plotefuqishmi, i Madheruari, tha:"Kalemi tha te verteten, Leuhi tha te
verteten, Israfili tha te verteten, Xhibrili tha te verteten, Muhammedi tha te
verteten, Aishah tha te verteten, Uruah tha te verteten, ez-Zuhri tha te
verteten, Ma’mari tha te verteten, Abdurr-Rrazzaku tha te verteten, Ahmedi tha
te verteten. Kur'ani eshte Fjala Ime, nuk eshte i krijuar."
Sulejman es-Sixhzi ka thene:"el-Mu’tasimi levizi nga
vendi pasi degjoi kete dhe tha:"Ti ke thene te verteten, o Ibn
Hanbel." Dhe el-Mu’tasimi u pendua, dhe urdheroi qe te rriheshin Bishr
el-Maresi dhe Ibn Ebi Duuedi, dhe e nderoi Ahmed Ibn Hanbelin dhe i dhuroi
atij, por [Ahmedi] nuk mori gje. Atehere, ai u urdherua te shkoje ne shtepi te
vet dhe shkoi.
Hanbeli ka thene:"Pasi
Ebu Abdullahu u sherua nga goditjet e kamzhikut, ai vazhdoi te marre pjese ne
namazin e xhumu'ase dhe ne namazet me xhemat. Ai jepte fetua dhe transmetonte
hadithe deri ne vdekjen e el-Mu'tasimit, kur djali i tij el-Uathik u be
udheheqes. Atehere, ai shfaqi sproven ne lidhje me Kur'anin dhe afrimin e tij
me Ahmed Ibn Ebi Duuedin dhe shoket e tij. Keshtu, gjendja u veshtiresua per
popullin e Bagdadit, dhe gjyqtaret po sprovonin njerezit ne lidhje me Kur'anin
kurse Ahmeti u nda me force nga gruaja e tij per shkak te kesaj. E njejta gje
ndodhi edhe me Ebu Salihun dhe gruan e tij. Ebu Abdullahu ishte i pranishem ne
namazin e xhumu'ase, por e perseriste ate kur shkonte ne shtepi, dhe
thoshte:"Njerezit duhet te shkojne ne xhumu'a per shkak te miresise se
saj, por namazi duhet te perseritet kur je falur pas dikujt qe thote se Kur'ani
eshte i krijuar."
Nje grup njerezish erdhen tek
Ebu Abdullahu dhe thane:"Kjo çeshtje eshte perhapur shume dhe eshte shume
serioze, dhe kemi frike se mos behet me keq. Ata permenden Ibn Ebi Duuedin, se
ai eshte duke urdheruar mesuesit qe te mesojne femijet ne shkolle se Kur'ani
eshte keshtu e ashtu, keshtu qe ne jemi kundra asaj qe ai te jete udheheqes.
Ahmedi i ndaloi ata nga ajo [qe te bejne kryengritje kundra Emirit sh.p] dhe
bisedoi me ta, dhe ua beri me dije se kjo ishte e domosdoshme, dhe i urdheroi
ata qe te bejne durim.
Ne ditet e el-Uathik, Ja'kubi
erdhi gjate nates me nje mesazh nga Emir Is'hak Ibn Ibrahim per Ebu
Abdullahun:"Emiri te thote ty, Emirul Mu'minin te ka permendur ty, keshtu
qe asnje nuk duhet te shihet duke u takuar me ty, dhe ti nuk duhet te jetosh ne
vendin apo qytetin qe une jetoj, pra shko kudo qe te shkosh ne token e Allahut.
Ebu Abdullahu shkoi e u fsheh gjate jetes se el-Uathik, dhe fitneja ndodhi -
vrasja e Ahmed Ibn Nasser el-Khuza'it. Ebu Abdullahu u fsheh ne nje shtepi dhe
nuk dilte jashte qe te falej ose per ndonje arsye tjeter derisa el-Uathik vdiq.
Ibrahim Ibn Hani ka thene:Ebu Abdullahu qendroi i fshehur
per tre dite, dhe tha:"Me gjej mua nje vend tjeter." Une i
thashe:"Nuk ndihem i sigurt per ty." Ai me tha:"Beje kete,
meqenese une te kam shfajesuar ty nga çdo gje." Une gjeta nje vend tjeter
per te dhe kur u largua tha:"I derguari i Allahut, salallahu alejhi ue
selam, qendroi i fshehur ne shpelle tre dite, dhe pastaj vazhdoi udhetimin, dhe
nuk na takon neve qe te ndjekim Sunnetin e te Derguarit te Allahut ne kohe te
lehta e ta braktisim ate ne kohe te veshtira."
Gjendja e Imam Ahmedit
gjate sundimit te el-Mueteuekkil
Hanbeli ka thene:"Kur el-Muteuekkil Xhafer mori pushtetin, Allahu e forcoi Sunnetin dhe ua lehtesoi njerezve. Ebu Abdullahi na transmetoi neve, dhe u transmetoi shokeve gjate kohes se el-Muteuekkilit, dhe ai ka thene:"Njerezit nuk kane pasur me shume nevoje per hadith dhe dituri sesa ne kohen tone."
Hanbeli ka thene:"Kur el-Muteuekkil Xhafer mori pushtetin, Allahu e forcoi Sunnetin dhe ua lehtesoi njerezve. Ebu Abdullahi na transmetoi neve, dhe u transmetoi shokeve gjate kohes se el-Muteuekkilit, dhe ai ka thene:"Njerezit nuk kane pasur me shume nevoje per hadith dhe dituri sesa ne kohen tone."
Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai
im me tha mua: Is’hak Ibn Ibrahimi me tha mua:"Me fal qe isha i pranishem
ne rrahjen tende." Une thashe:"Une i kam falur te gjithe ata qe ishin
te pranishem." Ai me tha mua:"Prej nga e thua qe [Kur'ani] nuk eshte
i krijuar?" Atehere une i thashe:Allahu thote:
"Ela lehul khalku uel
emru - Sigurisht, Atij i takon krijimi dhe urdheri." [Suratul A’raf 7:54]
Keshtu Ai beri nje dallim
ndermjet "krijimit" dhe "urdherit." Is’haku tha: “Urdheri
eshte i krijuar." Une thashe:"SubhanaAllah - i paster eshte Allahu
nga çdo e mete! Diçka e krijuar qe ne vetvete krijon krijesen?! Une thashe:"Gjerat
e krijuara u krijuan nepermjet Urdherit te tij qe eshte Thenia e Tij:"Kun
- Behu!" Suratul En’am 6:73
Ai me tha mua:"Nga kush e
transmeton se nuk eshte i krijuar?" Keshtu qe une thashe: Nga Xhafer Ibn
Muhammed qe ka thene:"Nuk eshte as krijues as i krijuar."
Ebu Daudi ka thene:Degjova
Imam Ahmedin duke thene:"Imani eshte fjale e vepra, rritet e zvogelohet.
Çdo e mire eshte prej Imanit, dhe mekatet e zvogelojne Imanin."
Ismail Ibn Hasan es-Sirazh ka
thene:E pyeta Ahmedin per ate qe thote se Kur'ani eshte i krijuar, e ai
tha:"Ai eshte kafir," kurse ne lidhje me ate qe thote se recitimi im
i Kur'anit eshte i krijuar, ai tha:"Ai eshte Xhehemi."
edh-Dhehebi ka thene:Çeshtja
eshte e vendosur ashtu siç Ebu Abdullahi thoshte:"Kushdo qe thote se
recitimi im i Kur'anit nuk eshte i krijuar, ai eshte bidatçi," dhe ai
thoshte:"Kushdo qe thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai
eshte Xhehemi." Ai [Ahmedi] nuk tha asnje nga keto thenie. Ndonjehere ai e
sqaronte kete duke thene se kush thote se recitimi i Kur'anit eshte i krijuar,
duke nenkuptuar vete Kur'anin me kete, atehere ai eshte Xhehemi."
Ahmed Ibn Zenxheuejh ka
thene:Degjova Ahmedin qe ka thene:"Lefdhijjat [ata qe thone se recitimi i
Kur'anit eshte i krijuar] jane me te keqinj se xhehemijte." Salih ka
thene:Degjova babain tim qe ka thene:"Xhehemijte jane tre grupe: Nje grup
qe thote se Kur'ani eshte i krijuar, nje grup qe thote eshte Fjala e Allahu dhe
heshtin, dhe nje grup qe thote recitimi yne eshte i krijuar." E ai ka
thene:"Askush nuk duhet te falet pas atyre qe heshtin, e as pas atyre qe
thone se recitimi eshte i krijuar."
el-Marudhi ka thene:"E
njoftova Ebu Abdullahin se Ebu Shu’aj es-Susi err-Rraki e ndau vajzen e tij nga
burri i saj kur ai [burri] u terhoq ne lidhje me Kur'anin, e ai tha:"Ai e
ka bere mire, Allahu e ruajte, dhe i dhente miresi," dhe filloi te beje
du’a per te.
el-Marudhi ka thene:"Kur
Ja’kub Ibn Shejbah nuk e qartesoi poziten e tij rreth Kur'anit, Ebu Abdullahi i
paralajmeroi njerezit prej tij dhe urdheroi qe ta braktisin ate. Ka shume
transmetime nga Ebu Abdullahi ne lidhje me recitimin. I pari qe e shfaqi
pyetjen reth recitimit te personit ishte Husejn Ibn Ali el-Kerabesi, i cili
kishte nje dyqan librash, dhe ai shkruajti nje liber rreth Mudalisineve, duke
kundershtuar nje grup njerezish ne te, dhe tha qe Ibn Zubejri ishte Hauarixh.
Permbante thenie te cilat Rafidat perdornin per te perkrahur veten e tyre.
Ahmedi u njoftua rreth tij dhe ai i paralajmeroi njerezit kunder tij. Kete gje
e mori vesh el-Kerabesi dhe u nxeh e tha:"Do te them diçka qe nese Ibn
Hanbeli thote te kunderten do te behet kafir," ai ka thene:"Recitimi
im i Kur'anit eshte i krijuar." el-Marudhi permend ne librin e tij
el-Kasas:"Une ia permenda Ebu Abdullahit se Kerabesi ka thene:"Recitimi
im i Kur'anit eshte i krijuar," dhe se ai ka thene:"Une them se
Kur'ani nuk eshte i krijuar ne çdo ane qe ta marresh, por recitimi im i tij
eshte i krijuar dhe kushdo qe nuk thote se recitimi im i Kur'anit eshte i
krijuar, ai eshte kafir." Keshtu Ebu Abdullahi ka thene:"Ne te
kunderten, ai eshte kafir, Allahu e vrafte. E cila eshte thenia e xhehemijeve
veçse kjo? Çfare dobie ka ai nga kjo qe thote kur pjesa e pare e asaj qe ka
thene kundershton pjesen e dyte?!" Ai tha:"Çfare lajmesh keni nga Ebu
Theur, a ka rene dakord ai ne kete [me thenien e Kerabesit]?" Une
thashe:“Ai e ka kundershtuar [thenien e Kerabesit]" Ai ka thene:"Ai
ka bere mire, njerezit qe merren me kelam, asnjehere nuk do te
perparojne."
Ahmed ed-Deuraki ka thene:I
thashe Ebu Abdullahit:"Çfare mendimi ke rreth atyre qe thone se recitimi
im i Kur'anit eshte i krijuar? Une e pashe qe ai u drejtua dhe tha:"Kjo
eshte me e keqe se thenia e xhehemijve. Kushdo qe deklaron kete, ka deklaruar
se Xhibrili foli me ate qe eshte e krijuar dhe erdhi tek Profeti, salallahu alejhi
ue selam, me diçka te krijuar."
Hanbeli ka thene:E degjova Ebu
Abdullahin qe ka thene:"Kushdo qe e do kelamin nuk do te perparoje, meqe
çeshtjet e tyre te çojne ne nje turbullim te plote. Kapu pas Sunnetit dhe
Hadithit, dhe ki kujdes te mos merresh me zenka dhe debate. Ne i takuam
njerezit dhe ata nuk e dinin se ç’ishte kelami. Dhe rezultati i tij [kelamit]
nuk te çon tek asgje e mire."
el-Mamun ka thene:Ahmedi me
tha mua:"O Ebul Hasan, ki kujdes e mos fol per gjera qe nuk ka folur njeri
para teje."
el-Marudhi ka thene:I thashe
Ebu Abdullahit:"Kush vdes ne Islam dhe Sunnet, vdes ne miresi?" Ai tha:"Hesht!
Ai vdes ne çdo miresi [kur vdes duke ndjekur Islamin dhe Sunnetin sh.p]"
el-Fadl Ibn Zijad ka
thene:"E degjova Ahmed Ibn Hanbelin duke thene:"Kush nuk i pranon hadithet e te
Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, eshte ne buze te gremines
[shkaterrimit]."
Ebu Muzahim el-Khakani me tha
mua:"Xhaxhai im, Abdurr-Rrahman Ibn Jahja Ibn Khakan, me tha
mua:"el-Muteuuekil urdheroi qe te pyetej Ahmed Ibn Hanbeli se kush duhet
te vendosej si gjykates, dhe une kerkova nga xhaxhai im qe te sjelle nje leter
dhe ai ma solli mua:
Ne emer te Allahut,
Meshiruesit te Pergjithshem, Meshirberesit.
I tregova letren origjinale
Ahmed Ibn Hanbelit pasi e pyeta ate e ai mu pergjigj, dhe une e kam shkruar
pergjigjen e tij. E pyeta per Ahmed Ibn Rabah, e ai tha:"Nje xhehemi me
fame, nese vendoset ne krye te detyrave te muslimaneve, do te shkaktoje deme te
medha." Dhe une e pyeta per el-Khalanxhin, e ai tha:"Njelloj,"
pastaj e pyeta per Shuajb Ibn Sehl, e ai tha:"Eshte xhehemi, dhe i njohur
per kete." E pyeta per Ubejdullah Ibn Ahmedin, e ai
tha:"Njelloj." E e pyeta per ate qe njihet si Ebu Shuajb, e ai
tha:"Njelloj." E pyeta per Muhammed Ibn Mensurin, gjykatesin e
el-Ehuazit, e ai tha:"Ai ishte me Ibn Ebi Duuedin, bashke me te dhe
bashkepunetoret e tij, veçse ai ishte nga me te miret prej tyre." E pyeta
per Ali Ibn el-Xha’d, e ai tha:"Ai ka qene xhehemi, por me kane thene se e
ka braktisur ate." E pyeta per el-Fet’h Ibn Sehl, e ai tha:"Nje
xhehemi nga shoket e Maresit." E pyeta per eth-Thalxhin, e ai tha:"Ai
eshte bidatçi dhe ndjekes i epsheve." E pyeta ate per Ibrahim Ibn Attab, e
ai tha:"Nuk di gje rreth tij pos qe ka qene nga shoket e Maresit. Dhe ne
pergjithesi rreth njerezve qe jane bidatçinj dhe prej ehli haua, atehere nuk
eshte e drejte qe te kerkojme ndihmen e tyre rreth puneve te muslimaneve, duke
pasur parasysh mendimin e Emirul Mu’min, Allahu e zgjatte pranine e tij, dhe
duke marre parasysh ndjekjen e Sunnetit dhe kundershtimin ndaj njerezve te
bidatit." Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel ka thene:"Abdurr-Rrahman Ibn
Jahja me pyeti mua rreth gjithçkaje ne kete leter dhe une iu pergjigja dhe
pergjigja eshte shkruar, dhe une jam i semure me syte e mi dhe i dobet ne
trupin tim, dhe nuk kisha mundesi ta shkruaja me doren time, keshtu qe firma
tek fundi i faqes eshte e djalit tim, Abdullahit, ashtu siç e urdherova une, ne
pranine time."
Abdul-Malik el-Mamuni ka
thene:"Asnjehere nuk e pashe turbanin e Ebu Abdullahit përveç se te
rrotulluar poshte fytit te tij, dhe e pashe se ai e urrente te bente
ndryshe."
Salih Ibn Ahmed ka
thene:"Shkova me babane tim ne xhami ne diten e xhumu’ase, dhe pame qe
njerezit po dilnin. E keshtu ai hyri ne xhami, dhe Ibrahim Ibn Hani ishte me
ne, dhe babai im na priu ne namazin e Dhuhrit me kater rekate. Dhe ai
tha:"Ibn Mes’udi e beri kete me Alkamen dhe el-Esuedin." Dhe kur
babai im hynte ne varreza i hiqte kepucet e tija dhe i mbante ato ne
dore."
Muhammed Ibn Ismail
et-Tirmidhi ka thene:"Une dhe Ahmed Ibn el-Hasan et-Tirmidhi ishim me
Ahmed Ibn Hanbelin. E Ahmedi i tha atij:"O Ebu Abdullah, ata i permenden pasuesit e
Hadithit tek Ebu Kutejlah ne Mekkah.” Ai tha:"Pasuesit e Hadithit jane
njerez te keqinj." Ahmed Ibn Hanbeli u ngrit ne kembe duke shkundur rroben
e tij duke thene:"Nje heretik i keq, nje heretik i keq [per Ebu
Kutejlen]," dhe hyri ne shtepine e tij."
Uthman Ibn Se’id ed-Darimi ka
thene:"Vura re se Ahmed Ibn Hanbeli e urrente qe dikush te perdorte
kun’jan [pseudonimin] Ebu Kasim."
Hanbel Ibn Is’hak ka
thene:"E pyeta Ebu Abdullahin rreth hadithit te transmetuar nga Profeti,
salallahu alejhi ue selam:"Allahu zbret ne qiellin me te ulet [qielli i
dunjase]..." e ai tha:"Ne i besojme ato [hadithe] dhe deshmojme se
jane te verteta, dhe nuk mohojme asgje prej tyre nese ato jane transmetuar me
zinxhir te vertete transmetimi. Ne nuk i mohojme theniet e te Derguarit te
Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe ne e dime se ai e ka sjelle te
verteten."
el-Muhtedi Bil-lah Muhammed
Ibn el-Uathik ka thene:"Kur babai im [halifja] donte qe te ekzekutonte
ndokend, ai na sillte ne jashte qe te ishim te pranishem. Ai na solli nje
dijetar qe e kishte mjekrren e lyer dhe i lidhur me zinxhire [behet fjale per
Ahmed Ibn Hanbelin]. Dhe babai im tha:"Jepni leje Ebu Abdullahit, e kishte
fjalen per Ibn Ebi Duuedin, dhe shokeve te tij qe te hyjne. "Pas kesaj
dijetari [Ahmedi] u soll dhe tha:"es-Selamu alejkum, o Emirul
Mu’minin." E ai tha:"Allahu mos te dergofte bereqet dhe paqe
ty." Ai tha:"O Emirul Mu’minin, mesuesi yt te ka mesuar edukate te
keqe, Allahu, i Lartesuari, thote:
"Dhe kur te
pershendesin me nje pershendetje, pershendet me me te mire se ajo, apo me te
njejten vlere." Suratun-Nisa 4:86
Ibn Ebi Duuedi tha:"Ky
eshte person i kelamit." Ai tha:"Foli atij," e ai tha:"O
sheikh, çfare thua per Kur'anin?" Ai tha:"Ti nuk je i drejte me mua,
sepse une vete kam nje pyetje." Ai tha:"Pyet." Ai
tha:"Çfare thua per Kur'anin?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Eshte i
krijuar." Sheiku tha:"A eshte kjo diçka qe dihej nga Profeti, salallahu
alejhi ue selam, nga Ebu Bekri, Umeri dhe khulefairr-rrashidunet, apo eshte
diçka qe ata nuk e dinin?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Eshte diçka qe
ata nuk e dinin." E ai [Ahmedi] tha:"SubhanaAllah, i paster eshte
Allahu nga te metat! Diçka qe nuk e dinte Profeti e ti e di?! Ai u turperua e
tha:"Prit nje moment." Ai [Ahmedi] tha:"Pyetja qendron." Ai
[Ibn Ebi Duuedi] tha:"Po, ata e dinin." Keshtu qe ai [Ahmedi] tha:"Ata e dinin por
nuk i thirren njerezit ne kete?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Po." Ai [Ahmedi] tha:"A
nuk eshte e mjaftueshme per ty ajo qe ishte e mjaftueshme per ata?" Dhe
babai im [el-Uathik] u ngrit dhe shkoi tek nje vend ku ishte nje ulese, dhe u
ul duke perseritur:"Diçka qe nuk e dinte Profeti, Ebu Bekri, Umeri,
Uthmani dhe Ali, khulefairr-rrashidinet, dhe ti e di?! I paster eshte Allahu
nga te metat! Diçka qe ata e dinin por nuk i thirren njerezit ne te, a nuk
eshte e mjaftueshme per ty çfare ishte e mjaftueshme per ata?!" Ai
urdheroi qe t’i hiqeshin prangat, dhe i dha atij 100 dinare, dhe e lane te
lire. Ibn Ebi Duuedit i ra vlera, dhe pas kesaj ai nuk vuri ne sprove
askend."
Humejd Ibn Abdurr-Rrahman
er-Rruesi ka thene:"Thuhet se askush nga sahabet nuk i ngjante me shume
Profetit, salallahu alejhi ue selam, nga sjellja dhe edukata aq sa Ibn Mes’udi.
Personi qe i ngjante me se shumti atij [Ibn Mes’udit] ishte Alkameh. Personi qe
me se shumti i ngjante Alkames ishte Ibrahim [en-Nekh’i]. Personi qe i ngjante
me se shumti Ibrahimit ishte Mensur Ibn el-Mu’tamir. Personi qe me se shumti i
ngjante atij ishte Sufjan eth-Theuri. Personi qe me se shumti i ngjante atij
ishte el-Uaki. Personi qe me se shumti i ngjante atij, sipas mendimit te
Muhammed Ibn Junus el-Xhemalit, eshte Ahmed Ibn Hanbel."
el-Mamuni ka thene:"Nuk
kam pare askend me rrobe me te pastra e me te bardha sesa rrobet e
Ahmedit."
Ibn Akili ka thene:"Nje
nga gjerat me qesharake qe kam degjuar nga njerezit e zakonshme eshte thenia e
tyre se Ahmedi nuk eshte dijetar fik’hu, por eshte dijetar hadithi. Dhe ky
eshte nje limit injorance, duke ditur se ai ka preferuar thenie [fetua] te
bazuara ne hadith, dhe kjo nuk dihet nga njerezit, dhe ai kishte gjera te tjera
me teper se ato qe dijetaret e tjere te medhenj kishin."
edh-Dhehebi ka thene: Une
them: Une mendoj se ata [njerezit] menduan se ai eshte vetem nje muhaddith. Me
te vertete ata e zhgenjejne veten duke menduar se ai ishte si muhaddithet e
sotem. Pasha Allahun, ne fik’h ai arriti nivelin e el-Lejthit, Malikut,
Shafi’iut dhe Ebu Jusufit. Ne zuhd ai arriti nivelin e el-Fudejl dhe Ibrahim
Ibn Edhemit, dhe ne mesim permendesh ai arriti nivelin e Shu’bas, Jahja
el-Kattanit dhe Ibn el-Medinit. Sidoqofte, kur personi injorant nuk e di vleren
e tij, si do ta di vleren e te tjereve?"
el-Mamuni ka
thene:"Shtepia e Ebu Abdullahit ishte e vogel dhe e ngushte, dhe kur bente
vape, ai flente ne pjesen me te ulet te saj."
el-Hasan Ibn Muhammed Ibn el-Harith ka thene:"Hyra ne
shtepine e Ebu Abdullahit dhe pashe para dhomes se tij nje dyshek dhe nje
jastek te vjeter dhe librat e tij te shperndara, dhe kishte edhe disa ene balte
dhe dera e tij ishte prej nje cope lecke."
Zuhejr Ibn Salih Ibn Ahmed ka
thene:"Gjyshi im u martua me nenen e babait tim, Abbesene, dhe nuk kishin
femije te tjere perveç babait tim, e pastaj ajo vdiq. Pas saj, ai [Ahmedi] u
martua me Rajhanen, nje grua prej arabeve, dhe ajo i lindi atij xhaxhain tim,
Abdullahin."
el-Khalel ka thene:Degjova
el-Marudhin qe ka thene:"E degjova Ebu Abdullahin qe permendi gruan e tij,
dhe iu lut Allahut qe ta meshiroje ate, dhe ka thene:"Ne qendruam bashke
per njezet vjet dhe nuk kemi bere llafe per as edhe nje gje," dhe ne nuk
dime nese Ahmed ka qene i martuar per here te trete."
Ja’kub Ibn Bukhtan ka
thene:"Ebu Abdullahi kerkoi prej neve qe te blejme nje skllave per te,
keshtu qe une me Feuranin dolem per te kerkuar, dhe Ebu Abdullahi na pasoi ne
duke thene:"O Ebu Jusuf, ajo duhet te jete e shendetshme."
Zuhejri ka thene:"Kur Umm
Abdullah vdiq, gjyshi im e bleu Husnan, dhe i lindi atij Umm Ali Zejneb dhe
el-Hasan dhe el-Husejn, dy vellezer binjake qe vdiqen menjehere pasi u linden.
Pastaj ajo lindi el-Hasanin dhe Muhammedin qe jetuan vetem 40 dite, e pas tyre
ajo lindi Se’idin."
el-Khalel ka thene:Muhammed
Ibn Ali Ibn Behr na transmetoi neve duke thene:Degjova Husnen, nenen e djalit
te Ebu Abdullahit qe ka thene:"I thashe zoteriut tim [Ahmedit]:"Shite
nje nga byrzylyqet e mia." Ai tha:"A pranon ti qe une ta bej
kete?" Une thashe:"Po." Dhe u shit per 8 dinare e gjysem, e ai i perdori ato gjate
shtatezanise sime. Kur lindi el-Hasani, zonja ime me dha dhurate nje dirhem, e
ai tha:"Bleje nje koke viçi me te,” dhe ajo e bleu dhe ne u ushqyem me te.
Ai tha:"O Husna, une nuk kam asgje tjeter perveç ketij dirhemi." Ajo
tha:"Kur ai nuk kishte asgje, ishte i lumtur gjithe diten."
edh-Dhehebi ka thene:"Djali
me i madh i Ahmed Ibn Hanbelit ishte Salihu, i cili u be gjykatesi i Isbahanit
dhe vdiq atje ne vitin 265 hixhri ne moshen 61 vjeçare. Ai transmetoi prej Ebul
Uelid et-Tejalisi dhe nga dijetaret e medhenj. Ai [Salihu] kishte dy djem:
Zuhejr Ibn Salih, nje transmetues hadithi i besueshem, qe vdiq ne vitin 303
hixhri, dhe Ahmed Ibn Salihun, e per kete nuk e di se kur vdiq; dhe djali i tij
Muhammed Ibn Ahmed Ibn Salih transmetoi prej tij, e Muhammedi vdiq ne vitin 330
hixhri. Djali i dyte ishte el-Hafidh Ebu Abdurr-Rrahman Abdullah Ibn Ahmed, qe
transmetoi prej babait te tij, nje prej dijetareve me te medhenj. Ai vdiq ne
vitin 290 hixhri ne moshen 77 vjeçare, dhe une kam shkruar nje biografi te
veçante per te. Djali i trete ishte Se’id Ibn Ahmed. Ai u lind 50 dite para
vdekjes se Ahmedit, dhe u rrit e perfitoi dituri e vdiq perpara vellait te tij,
Abdullahit. Persa i perket Hasanit, Muhammedit dhe Zejnebes, ne nuk dime asgje
per ta, dhe pasardhesit e Ebu Abdullahit nuk vazhduan me, me sa dime ne."
Abdullahi ka thene:Degjova
babane tim qe ka thene:"Kam mbushur 77 vjet dhe kam hyre ne vitin e
78," e ai pati ethe ate nate dhe vdiq ne diten e dhjete."
Salih ka thene:"Ne fillim
te Rebi’ul Euuel te vitit 241 hixhri, babai im pati ethe ne naten e se
merkures. Ai qendroi ne shtepi me ethe dhe frymemarrja e tij ishte e veshtire
dhe e rende. Une e dija qe ai ishte i dobet, andaj perkujdesesha per te kur ai
u semure. Dhe i thashe atij:"O babai im, çfare hengre per iftar naten e
kaluar?" Ai tha:"Groshe." Ai donte qe te levizte dhe
tha:"Me mbaj prej krahesh," dhe une e mora prej krahesh dhe shkuam
tek banjo, por ai ishte shume i keputur dhe iu desh qe te mbahet per mua. Me
shume se nje doktor erdhen qe ta vizitojne ate dhe te gjithe ata ishin
muslimane. Nje doktor tha qe te ziejne nje kungull dhe te pije lengun e tij, e
kjo ishte te enjten kurse ai vdiq ne diten e xhuma. Ai tha:"O Salih!"
Une thashe:"Ne sherbimin tend, si urdhero." Ai tha:"Mos e ziej
ate ne shtepine tende e as ne shtepine e vellait tend." Pastaj el-Fet’h Ibn
Sehl erdhi tek dera per vizite por une nuk e lash qe te hyje. Gjithashtu Ali
Ibn el-Xha’d erdhi, por une nuk e lejova as ate, dhe shume njerez tjere erdhen.
Ai tha:"Çfare mendon?" Une thashe:"Qe ti t’i lejosh qe te hyjne,
e te bejne du’a [lutje] per ty." Ai tha:"Do te kerkoj udhezim prej
Allahut me Istikhare." Keshtu qe ata hyne tek ai grupe-grupe, derisa
shtepia u mbush plot. Ata e pyesnin ate dhe benin
du’a per te, dhe pastaj largoheshin, e pas tyre nje grup tjeter hynte brenda.
Numri i njerezve u shtua aq shume, saqe edhe rruga ishte e mbushur, dhe ne u
desh ta mbyllim hyrjen e rrugices. Nje fqinj i yni erdhi dhe e kishte lyer
mjekrren, dhe babai im tha:"Po shoh nje person qe ka ringjallur diçka prej Sunnetit, e kjo me jep
kenaqesi."
Salih ka thene:"... ai
vuajti me shume prerje e dhimbje, por mendja e tij ishte e qarte. Ne diten e
xhuma, diten e 12 te Rebi’ul Euuel, dy ore pas sabahut, ai vdiq."
el-Khalel Ismeh Ibn Isami me
transmetoi:Hanbeli na transmetoi neve duke thene:"Nje nga djemte e el-Fadl
Ibn err-Rrabi’ i kishte dhene tre fije floku Ebu Abdullahit derisa ai ishte ne
burg dhe ka thene:"Keto jane prej flokeve te Profetit, salallahu alejhi ue
selam." Ebu Abdullahi la amanet qe kur te vdese t’i vejne nga nje fije
floku ne dy syte e tij dhe nje ne gjuhen e tij. Keshtu edhe u be kur ai
vdiq." el-Marudhi ka thene:"Namazi i xhenazes per te u fal pasi
njerezit kishin falur namazin e xhumu’ase."
Abdullahi ka
thene:"Namazi i xhenazes per babain tim u udhehoq nga Muhammed Abdullah
Ibn Tahir. Ai na e kaloi neve ne udheheqjen e xhenazes, por ne e kishim falur
xhenazen e tij me me shume se 100 njerez nga Benu Hashimet ne shtepi."
Abdur-Rrahman Ibn Ebi Hatim ka
thene:"Degjova Ebu Zur’ane qe ka thene:"Degjova se el-Muteuekkil
urdheroi qe te matet vendi ne te cilin njerezit falen xhenazen e Ahmedit, dhe u
doli se numri i atyre qe u falen aty ishte nje milion e gjysem."
Ebu Hammam es-Sekuni ka
thene:"Une isha i pranishem ne xhenazen e Sherikut, dhe ne ate te Ebu Bekr
Ibn Ajjash, dhe pashe sa shume njerez ishin te pranishem. Por, asnjehere nuk
kam pare nje grumbullim me te madh se ky - xhenazja e Ebu Abdullahit Ahmed Ibn
Hanbelit.
es-Sulami ka thene:"Une
isha i pranishem ne xhenazen e Ebul Fet’h el-Kauuas bashke me Darakutnin. E kur
ai pa numrin e madh te njerezve qe ishin grumbulluar tha: Degjova Ebu Salih Ibn
Zijad qe ka thene: Degjova Ebu Abdullah Ibn Ahmedin qe ka thene: Thuajini
pasuesve te bidateve:"Mes nesh dhe jush eshte dita e xhenazeve." [1,
2]
1] Ibn Kethiri tha ne
"el-Bidaje eun-Nihaje" [10/342]:"Allahu e aprovoi thenien e
Ahmedit, meqe ai ishte Imami i Ehlis-Sunnetit ne kohen e tij. Dhe ne lidhje me
ata qe ishin kundershtare te tij si Ahmed Ibn Ebi Duuedi, qe ishte kadiu i
kadive ne bote, askush nuk e shenoi as nuk i dha rendesi vdekjes se tij. Kur ai
vdiq, nuk e shoqeruan xhenazen e tij veçse nj grup i vogel njerezish prej
ndihmesve te udheheqesit. E njejta gje ndodhi me el-Harith Ibn Esad
el-Muhasebi, edhepse ai ishte shume i devotshem dhe i larguar nga dun’jaja -
vetem tre-kater veta e falen xhenazen e tij. E njejta gje ndodhi edhe me Bishr
Ibn Gijath el-Maresin, vetem pak veta e falen xhenazen e tij. Allahu eshte ai
qe i drejton çeshtjet e kaluara dhe te ardhmet."
[2]
Marre nga Sijar A’lemin Nubela, vellimi 11, faqe 177-358.
Imam Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hanbel vdiq ne diten
e xhumase, diten e 12 te Rebi’ul Euuel te vitit 241 hixhri
No comments:
Post a Comment