Saturday, 9 May 2015

Te largojme shejtanin Kapitulli I Trete Sinqeriteti



Te largojme shejtanin
Kapitulli I Trete
Sinqeriteti
Allahu me I larti thote ne historine e Iblisit:
قَالَ رَبِّ بِمَا أَغْوَيْتَنِي لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِي الْأَرْضِ وَلَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ  إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ
“Iblisi tha:”O Zoti im, per shkak se ti me bere mua te humbur, une do ja zbukuroj atyre rrugen e gabueshme ne toke, dhe do ti bej qe te humbin te gjithe.Pervec roberve te Tu te zgjedhur (ose ne leximin tjeter te sinqerte sepse fjala mund te lexohet si mukhlesin-tezgjedhur ose mukhlisin-te sinqerte)” El Hixher 15:39-40
Ai me I larti tha ne nje histori tjeter:
قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ  إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ  
(Iblisi) Tha:” Pasha Fuqine Tende! Atehere une me siguri do ti coj ata ne humbje qe te gjithe, pervec roberve te Ty te sinqerte (tezgjedhur)”Sad 38:82-83
Kjo e perkufizon metodologjine e shejtanit dhe e qarteson kete metodologji. Ai betohet ne Izzetin e Allahut se ai do ti coj te gjithe ne humbje pervec atyre qe ai nuk ka kontroll mbi ta dhe atyre qe nuk I perulen atij. Persa I perket atyre te paafteve dhe te dobteve atehere ai I perdor ata qe te arrije pikesynimet dhe nevojat e tija.
Kjo e zbulon mundimin e shejtanit qe te pengoje ata qe jane larg kurtheve dhe mashtimeve te tij. Ai eshte I pabinduri qe mundohet ti pengoje ata:
Ky eshte sinqeriteti qe Allahu ua ka dhene atyre… Eshte rruga e shpetimit dhe litari I jetes.
Bijte e Ademit I dinin mire veglat e shejtanit prandaj ata e adhuruan Allahun me nje adhurim te sinqerte. Persa kohe qe roberit e Allahut jane te sinqerte, shejtani nuk do te kete mundesi qe te gjeje rruge e ti pengoje ata.
Allahu zgjedh per Veten e Tij prej roberve te Tij ata qe e pastrojne veten dhe ia perkushtojne veten Atij, duke I pastruar shpirtrat nga deshirat e epshet per hi rte Tij. Ata e adhurojne Allahun sikur ta shohin, se edhe pse nuk e shohin Ate, Ai me te vertete I sheh ata. Shejtani nuk ka as fuqi e as pushtet mbi ta.
Ky eshte kushti te cilin Iblisi e ka kuptuar qarte-Allahu e mallkofte ate. Ai e di se kjo eshte rruga e vetma  dhe se sunneti I Allahut eshte per kedo qe do ti beje dobi vetvetes, keshtu qe kini kujdes prej tij(shejtanit) e ruhuni nga ai.
Pergjigje hyjnore per te pabindurit eshte:
إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ إِلَّا مَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْغَاوِينَ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوْعِدُهُمْ أَجْمَعِينَ  لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَابٍ لِكُلِّ بَابٍ مِنْهُمْ جُزْءٌ مَقْسُومٌ
“Kjo eshte Rruga Ime e Drejte.Me te vertete ti nuk do te kesh pushtet mbi roberit e Mij, pervec atyre qe te ndjekin ty prej keqberesve. Dhe me te vertete xhehennemi eshte perfundimi I tyre te gjitheve.Ai a shtate hyrje e cdo hyrje e ka nga nje grup te vecante qe hyn ne te(prej gjunahqareve)” El Hixher 15:41-44
Kjo eshte rruga dhe ligji me te cilin eshte I kenaqur Allahu.Dhe nuk do te kete asnje ndryshim ne te asnjehere.
Me te vertete shejtani nuk ka pushtet mbi roberit e sinqerte te ALlahut. Ai nuk mund ti ndikoje ata sepse ata jane jashte mundesise se tij te ndikimit. Ata jane te ruajtur mire kundra atij sepse hyrja e tij per ne shpirtrat e tyre eshte e bllokuar. Ata I kthejne fytyrat e tyre dite e nate per te Allahu.
Shejtani ka pushtet vetem ndaj te humburve dhe te lajthiturve prej pasuesve te tij, edhe ata jane nje perjashtim sepse te humburit nuk jane prej roberve te sinqerte te Allahut.
Shejtani gjurmon dhe ndjek ate qe ndahet nga grupi i njerezve te sinqerte, ashtu sikurse ujku e ha delen e vetmuar.
E persa i perket atyre qe e pastrojne fene e tyre per Allahun dhe nuk ndahen nga shoket  e tyre te mire e te sinqerte per t’ju bashkangjitur atyre ne humbje, atehere me te vertete Meshira e Tij eshte e gjere per ta.Nese ngelin prapa, ate menjehere e kuptojne gabimet dhe i rregullojne ato gabime ashtu sic Zoti i tyre na lajmeron ne Kuranin e qarte e fisnik:
إِنَّ الَّذِينَ اتَّقَوْا إِذَا مَسَّهُمْ طَائِفٌ مِنَ الشَّيْطَانِ تَذَكَّرُوا فَإِذَا هُمْ مُبْصِرُونَ
„Me te vertete, ata qe kane takua, kur nje mendim i keq i vjen nga shejtani, ata e perkujtojne(Allahun), dhe e shohin(te verteten).“El A’raf 4:201
Kur shejtani e mundon njeriun me prekjen e tij eshte verbues dhe e verbon shikimin, por ama frika ndaj Allahut se bashku me perkujtimin dhe peruljen(nenshtrimin urdherave te Allahut) ndaj Tij e ben te mundur qe zemra te lidhet me Allahun. Kjo gjendje(shpirterore) ia mundson zemres qe te mos ta braktise Udhezimin e Tij keshtuqe ata qe kane takua perkujtojne, dhe kur e bejne kete perkujtim te Allahut shikimi i tyre qartesohet dhe mbulesa hiqet e keshtu shohin paster.
Nese prekja e shejtanit eshte verbuese me te vertete dhikri i Allahut eshte shkelques.Erresirat jane me prekjen e shejtanit dhe ka drite per tek Allahu qe e ben te qarte kotesine eketij armiku te Allahut, dhe ai nuk ka pushtet mbi el muttekun(roberit e Allahut qe kane takua)

No comments:

Post a Comment