Saturday, 9 May 2015

Te Largosh Shejtanin Levizja e Gishtit ne Teshehud Kapitulli I Dymbedhjete Levizja e Gishtit ne Teshehud



Te Largosh Shejtanin
Levizja e Gishtit ne Teshehud
Kapitulli I Dymbedhjete
Levizja e Gishtit ne Teshehud
Nga Nafi qe tha se kur Abdullah ibn Umeri u ulte ne namaz e vendoste doren ne kofshen e tij dhe jepte shenje me gisht nderkohe qe e ndiqte gishtin me sy dhe tha qe i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem tha:“ Eshte me i rende mbi shejtanin sesa hekuri, dmth gishti(tregues).“ Transmeton Ahmedi ne Musned 2/119 dhe El Bazzari 1/272 nga Ebu Muhammed nga Kethir ibn Zijad dhe te tjere.
Une them:“ Senedi eshte i mire transmetuesit jane te besueshem, pervec Kethir ibn Zijad por edhe ai eshte i besueshem sic behet e qarte ne biografine e tij ne Tehdhib. Ate gjithashtu e ka deklaruer te besueshem Ibn Umer el Meusali dhe Ibn Hibbani.
Ebu Zur’ah tha:“Ai eshte i besueshem pr ama leshon dore, dhe Ebu Hatim tha:“ Ai eshte njeri i mire por jo i forte( ne hadith).“
Kush e di kollajesine e Ibn Hibbanit dhe ashpersine e Ebu Zur’as dhe Ebu Hatimit e di gjithashtu e di se shume prej tyre jane te besueshem pa dyshim. Nje grup i besueshme e besnik ka transmetuar prej tij.
El Hajthemi tha dicka te cuditshme ne El Mexhma’a 2/140 ai tha qe Ibn Hibbani e konsideron te besueshme e te tjeret e konsiderojne te dobet.
Ta dish o vella ne besim se sunneti i levizje se gishtit ne namaz ka deshmi te shumta sic eshte hadithi i Ueil ibn Huxher:
“... Dhe i mblodhi gishtat dhe formoi nje rreth me to( dmth nje rreth me gishtin e madh e ate te mesit e treguesin drejt  e duket sikur dora ka formuar nr 53 me numrat qe perdorin arabet sic e thekson edhe Muslimi ne Sahihin e tij sh.p) dhe e ngriti gishtin(tregues) E pashe duke e levizur dhe duke bere dua me te.Dhe kur ishte koha e ftohte i pashe njerezit duke i levizur duart e tyre nen pallto perj te ftohtit.“Transmeton Ebu Daudi ne Sunen 727, En-Nesai 2/236, Ed-Darimij 1/314-315 dhe ibn el Xharuud ne El Munteka 2070 dhe ibn Khuzejmeh 714 e te tjere.
Them qe senedi eshte i vertete.
E Gjithashtu hadithi i Abdullah ibn Zubejrit  qe i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem Tregonte me gishtin e tij dhe bente dua e nuk e levizte. Kjo nuk eshte e sakte. Transmeton Ebu Daudi ne Sunen 989,Bejheki 2/131 nga Ibn Xhurejxhi nga Zijadi nga Muhammed ibn Axhlan nga Amir ibn Abdullah.
Une them se ai eshte i dobet dhe i cuditshem. Ka kundershtime rreth kesaj ne baze te thenieve te meposhtme:
(i)Mendime te ndryshme per Ibn Axhlanin
Nga Bejheki 2/131 nga El Lejthi nga Ebu Khalid el Ahmar.
Ata e lavderuan ibn Axhlanin. Ata nuk permenden se nuk kishte levizje, nderkohe qe pa levizje eshte transmetuar edhe nga Zejd ibn Sa’d.
Une them:El Lejth ibn Sa’d eshte i besueshem dhe Ebu Khalid el Ahmar eshte i sinqerte por ben gabime nderkohe qe Zejd ibn Sa’d eshte i besueshem.
(ii)Ndryshimi ne mes te Ibn Axhlanit dhe Uthman ibn Hakimit
E transmeton Bejhekiu 2/131 nga Uthman ibn Hakim nga Amir ibn Abdullah. Ata nuk kane permendur se nuk ka levizje.
Une them: Uthman ibn Hakim eshte i besueshem ndersa aftesia e te mesuarit permendesh te ibn Axhlanin eshte mesatare dhe nuk ka dyshim rreth transmetimeve te cuditshme te ibn Axhlanin, e Allahu e di me se miri.
(iii) Ndryshimi ne mes te Ibn Axhlanit dhe Asim ibn Kulejb nga babai i tij nga Ueil ibn Huxher
Them qe transmetuesi i ketij hadithi nga Ueil ibn Huxher eshte Asim ibn Kulejb. Ai eshte me i besueshem se Muhammed ibn Axhlani sic eshte e qarte ne biografine ne tehdhib.
Kjo e mbeshtet dobesine e tansmetimit te ibn Axhlanit dhe cuditshmerine e tij. Allahu e di me se miri.
Persa i perket pikes fondamentale qe hadithi i Ueil ibn Huxher qe eshte i besueshem and hadithi i Ibn Zubejrit qe eshte shtese dhe se affirmimi ka perparesi ndaj mohimit sepse e para vjen me nje dituri me shume, dhe me diturine vjen prova mbi ate qe nuk di.
Ky eshte suneti i Imam Malikut sic eshte e shkruar ne Er-Risalah te Ebu Muhammed Abdullah ibn Ebu Zejd el Kajrauani faqe 122 dhe Imam Ahmedi ne Mesail el Imam. Ahmedi ne transmetimin e Ibn Hanit 1/80 dhe prej njerezve te tjere te dijes.
Kjo e qarteson dhe ndricon sunnetin edhe pse praktika e disa njerezve mendjengushte (eshte ne kundershtim me kete sunnet) sepse keta jane prej atyre qe nuk kthehen tek dija dhe tek shkenca e hadithit duke menduar per vetevetn se jane lexues te shpejte te disa librave te detajuar te dijes se se i kuptojne shpejt disa dijetare.
Me Allahun eshte suksesi kur El Hafidh edh-Dhehebij tha neTedhkiratul Hufadh ne  lavderimin e Es-Sadik el Ekber(biografine e tij) ¼
Allahut i takojme dhe tek Ai do te kthehemi. Cfare fatkeqesie e madhe dhe cfare rreziku I madh per ata qe transmetojne hadithe te shpifura prej genjeshtareve.
Eshte detyra e cdo muhadithi qe te kete frike Allahun ne cfare sjell perpara dhe te pyese njerezit e dijes prej atyre qe e njohin dhe e kane frike Allahun. Ai duhet te kerkoje prej tyre qe te japin sqarime rreth transmetimeve te tyre dhe nuk kam mundesi qe dikush te dije te arrije ne konkluzion vetem nese e ndjek kete proces.
Ai duhet ti pastroje pjeset e histories dhe duhet ti marre ne pyetje dijetaret me te medhenj duke kerkuer dhe duke vezhguar e analizuar ceshtjen me keshillim te shpeshte, me syhaptesi dhe me kujdes.
Ai duhet te kuptoje duke pasur ne mendje rregullat e takues, qendrueshmerise ne fed he drejtesise, dhe duhet te  shpeshtoje shkuarjen ne xhamite e mexhliset e dijetareve dhe ti mesoje prej tyre derisa te arrij nje fare persosmerie dhe precisioni te paster nga genjeshtrat.
Mos flit per shkrimin qe nuk eshte aty
Me mire do te ishte ta nxije fytyren me boje
Allahu me I larti thote:
“Pyet njerezit e dijes nese nuk di.”
Dhe ta dish se nese te mposhtin epshet dhe deshirat ateher pasha Allahun nuk mund ti heqesh qafe ato.
Dhe sikur ta dije se ti je ai qe ka shpifur dhe pa kujdes i ke perzier ligjet e Allahut me genjeshtra atehere duhet te lutesh per meshire sepse se shpejti e kota do te behet e qarte dhe fallsifikimi do te dale sheshazi, dhe te mashtuarit te keqinjte do te ngelin do te ngelin vetem me llojin e vet, keshtu te keshilloj ta dish kete se hadithi eshte madheshtor.
Cfare dobie ka shkenca e hadithit?E kush jane nxenesit e tij? Ata rralle mund ti gjesh ne ndonje liber ose nen toke.

No comments:

Post a Comment