Saturday, 9 May 2015

Te Largosh Shejtanin Te Kerkosh Mbrojtje ne Allahun Kapitulli i Peste Te Kerkosh Mbrojtje ne Allahun kundra Shejtanit te Mallkuar



Te Largosh Shejtanin
Te Kerkosh Mbrojtje ne Allahun
Kapitulli i Peste
Te Kerkosh Mbrojtje ne Allahun kundra Shejtanit te Mallkuar
Ta dish o rob i Allahut, largohu nga kurthet e shjetanit drejt mbrojtjes se Rrahmanit. Te kerkosh mbrojtje tek Allahu do te thote ta keputesh friken nga nxitjet e shejtanit kur kapesh fort ne te dhe kerkon sherim ne te(ne mbrojtjen e Alahut). Allahu, i falenderuar qofte, na ka urdehruar qe te kerkojme mbrojtje kundra shejtanit ne shume ceshtje sepse kjo eshte nje nevoje e madhe(qe njeriu ka dmth te qenurit gjithmone nen mbrojtjen e Allahut)
 (i)Kur te lexosh Kuranin
Me i Larti thote:
فَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآَنَ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ
Kurt a lexosh Kuranin kerko mbrojtje tek Allahu kundra shejtanit te mallkuar.”En-Nahl 16:98
Kerkimi i mbrotjes tek Allahu kundra shejtanit te mallkuar eshte nje hap paraprak mbrojtes per tek leximi i Kuranit dhe pastrimin e vetvetes nga pershperitjet djallezore.
Njeriu fillon ta drehtoje zemren e tij tek Allahu me sniqeritet dhe pa vepra te turpshme dhe shqetesime te keqija, mekatare, qe jane prej shejtanit te mallkuar.
(a) Kurani eshte sherim kur gjindet ne zemer, ben qe te lagohen pershperimat dhe mendimet e shejtanit.
Ky eshte sherimi i kesaj semundjeje dhe Allahu na urdheron qe ta largojme burimin e kesaj semundjeje dhe ta zbrazim zemren me qellim qe ta takoje sherimin e paster e te kulluar dhe te marre fuqi prej tij, ashtu sikurse dikush tha:
Deshirat e tij me erdhen perpara
Dhe e dija mire se cfare ishte deshira
Zemra ime boshe ra ne te, dhe e kontrolli(deshira) ate(zemren)
(b)Kurani eshte burim udhezimi, diturie dhe miresie per zemren ashtu sikurse uji per bimet.
Shejtani i djeg bimet para se te dalin nga fara dhe pret tek rrenjet e saj keshtu Allahu e ka urdheruar robin qe te kerkoje mbrojtje kundra shejtanit keshtu qe ky I fundit te mos shkaktoje turbullira, meqenese ai ka dije nga Kurani(persa i perket kurtheve te shejtanit)
Ta dish o rob i Allahut se ndermejt aspketit te pare dhe te dyte ka nje diference qe askush nuk e di vetem ai qe e ka pastruar shpirtin e tij dhe eshte shkelqyer me driten e Zotit te tij.E para eshte per shkak te perfitimeve nga Kurani dhe e dyta ehste eshte ndjekja e tij dhe qendrimi i forte ne te(mesimet, urdherat dhe ndalesat e tij) derisa rrenjet te forcohen e te nguliten thelle dhe deget zgjaten dhe ushqimi i vjen nga te gjitha anet me lejen e Zotit te saj.“
(c) Enjejt i afrohen recituesit te kuranit dhe e degjojne recitimin e tij.
Profeti salaAllahu alejhi ue sel-lem tha:
“Nuk ka grumbull njerezish qe mblidhen ne nje nga shtepite e Allahut(xhamiat), dhe qe e recitojne librin e Allahut dhe e studiojne ate, vetem se qetesia zbret mbi ta, meshira i perfshin ata, dhe jane te rrethuar nga enjejt dhe Allahu I permend ata tek ata qe jane me Te.” Muslimi 2699 nga hadithi Ebu Hurejres.
Shejtani eshte kundra enjejve dhe eshte armik I tyre. Keshtu recituesi eshte urdheruar qe te kerkoje mbrojtje Tek Allahu q eta largoje armikun e tij derisa enjejte te jene te pranishem me te. Kjo gjendje nuk mund ti mbledhe se bashku edhe enjejet edhe shejtanet.
(d)Shejtani shkakton turbullira per recituesin me kaloresit e ushtrine e tij derisa recituesi largohet nga qellimi qe kishte per te lexuar Kuranin dhe ate qe Err-Rrahmani caktoi per te. Ai(Shejtani) do qe te nderhyje me kurthet e tija ne mes te njeriut dhe zemres se tij. Keshtu qe recituesi te mos marre asnje perfitim nga recitimi i Fjales se Allahut.
Allahu, I madheruar qofte na ka treguar se Ai nuk e ka cuar asnje Profet vetemse shejtani ka dashur qe te fuste rruget e tij tek ai.
وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ وَلَا نَبِيٍّ إِلَّا إِذَا تَمَنَّى أَلْقَى الشَّيْطَانُ فِي أُمْنِيَّتِهِ فَيَنْسَخُ اللَّهُ مَا يُلْقِي الشَّيْطَانُ ثُمَّ يُحْكِمُ اللَّهُ آَيَاتِهِ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ  لِيَجْعَلَ مَا يُلْقِي الشَّيْطَانُ فِتْنَةً لِلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ وَالْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ لَفِي شِقَاقٍ بَعِيدٍ وَلِيَعْلَمَ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكَ فَيُؤْمِنُوا بِهِ فَتُخْبِتَ لَهُ قُلُوبُهُمْ وَإِنَّ اللَّهَ لَهَادِ الَّذِينَ آَمَنُوا إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
Asnjehere nuke kemi derguar perpara teje ndonje te derguar por kur ai recitoi shpalljen, ose foli ose tregoi vetem se shejtani hodhi dicka prej se kotes. Por Allahu e zhduk ate qe hedh shejtani, dhe Ai(Allahu) e vendos shpalljen e tij(ajetet) dhe Allahu eshte I Dijshmi, I Urti. Qe Ai(Allahu) ta beje ate qe hedh shejtani sprove per ata qe kane semundje ne zemer dhe atyre qe i eshte ngurtesuar zemra, dhe me te vertete zullumqaret jane te larguar shume(nga rruga e drejte). Dhe atyre qe i eshte dhene dituri ta dijne qe eshte e verteta nga Zoti i tyren dhe qe te besojne ne te, dhe qe zemrat e tyre ti perulen me respekt.Dhe me te vertete Allahu eshte Udhezuesi i besimtareve per tek rruga e drejte.“ El Haxhxh 22:52-54
Shpjegimi me i mire i ketyre ajeteve eshte se fjala temanna eshte nag el-umnija dhe kjo eshte recitimi-ashtu sic poeti ka thene:
Ai kapet per tek libri I Allahut nmga fillimi I nates
Deri ne fund te saj derisa ti vije vdekja
Kuptimi ketu eshte se shejtani vjne ne mes te recitimit si sprove per ata qe kane ne zemren e tyre semundje. Ky eshte shpjegimi qe eshte transmetuar me se shumti ne Tefsirin e Kuranit te Madherueshem te Ibn Kethirit. Ne fakt eshte thenia e te pareve tane te mire dhe gjithashtu i perket Ibn Kajjim el Xheuzijjes ne Igaathul Lahfaan(1/93)
(Mohuesit e Islamit jane mundur qe te sjellin transmetime rreth ketij ajeti qe ska te beje fare me poziten e profetsise dhe me ruajtjen e mesazhin. Ata e permendin nje histori me nje zog qe orientalistet i kane kushtuar shume vemendje qe ta perhapin here pas here dhe qe te krijojne re(dyshime) dhe te shkaktojne turbullime. Ne fakt as qe ia vlen te flitet per kete gje per arsye sepse as teksti e as zinxhiri (i historise qe duan te perhapin orentialistet) nuk jane te verteta.Te drejtet e Ummetin tone i jane kunderpergjigjur dhe i kane heshur poshte keto dyshime, duke i rene tamam ne shenje.
Sheikhu yne El Albani i ka permbelshur keto ne librin e tij te dobishem  Nasb El Mexhenijk li nefs Kisaa el Garaniik.)
Nese kjo i ndodh profeteve e te derguarve atehere po me te tjeret? Kur recituesi e ben nje gabim shejtani ia turbullon recitimin dhe i pershperit qe keshtu ti meket goja e te ngaterrohet e te thote fjale te gabuar. Kur shejtani eshte prezent ne kohen e recitimit ai nuk terheq asgje nga recituesi, Kjo eshte nje nga gjerat kryesore ne kerkimin e mbrojtjes nga shejtani.
(e)Ai eshte me i zellshem te punoje kundra njeriut kur ky i fundit ia nis te beje pune te mira. Ai i behet kundershtar i madh ne ate moment  duke u munduar ta joshe menjehere.
Nga Ebu Derda qe tha se i Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue sel-lem ishte duke I falur e tha:“E’udhu bil-lah-Kerkoj mbrojtjen e Allahut.”Pastaj tha:“Te mallkoj me mallkimin e Allahut 3 here, dhe e zgjati dori sikur te ishte duke kapur dicka. Kur e mbaruam namazin i thame:“ O i Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue sel-lem te degjuam duke thene dicka ne namaz qe nuk te kemi degjuar me pare, dhe te pame qe zgjate doren. Ai salaAllahu alejhi ue sel-lem tha:“ Armiku i Allahut, Iblisi, me erdhi me nje flame zjarri qe te ma hishte ne fytyre keshtu qe i thashe tre here Te mallkoj me mallkimin e Allahut por ai nuk u largua. Pastaj doja ta kapja. Pasha Allahun sikur te mos ishte duaja e vellait tim Sulejmanit alejhi selam ai do te ishte i ludhur dhe femijet e Medines do tu tallnin me te.“Muslimi 5/30 ne Sherh e Neueuiut.
Dhe ai tha:
„Shejtani ulet ne te gjitha udhet e bijve te Ademit. Ai ulet (qe ta pengoje) ne udhen e Islamit dhe thote:“ A do ta pranosh Islamin dhe ta braktisesh fene e te pareve te tu? Njeriu e kundershton shejtanin dhe e pranon Islamin. Atehere shejtani ulet ne udhen e hixhretit dhe thote:“A te te largohesh nga vendi yt duke i braktisur toke dhe qiellin e tij? Ai qe emigron eshte si kali persa i perket fizikut(dhe fuqise e aftesise per ta bere kete rruge te gjate e te veshtire sh.p) Njeriu e kundershton shejtanin dhe ben hixhret(emigron) Ai ulet nme udhen e xhihadit dhe thote:“ Kjo perpjekje eshte me  jeten dhe pasurine tende. Nese ti lufton do te vritesh e grate e tuaja do te martohen me te tjere dhe pasuria jote do ti shperndahet(te tjereve). Njeriu e kundershton shejtanin dhe ben xhihad. Kush e ben kete ka te drejte( e behet obligim) qe te hyje ne xhennet, dhe kush vritet( duke luftuar ne rruge te Allahut) eshte obligim i Allahut qe ta fuse ne xhennet. Dhe kush mbytet(ne det, uje, pus etj) ka te drejte( e behet obligim) qe te hyje ne xhennet dhe kujt i thyhet qafa nga kafsha e tij(udhetuese dmth bie nga kali a deveja apo cdo mjet transportimi) atehere eshte obligim i Allahut qe ta fuse ne xhennet. Transmeton Ahmedi ne Musnedin e tij 3/483, Ibn Hibbani 7574 dhe te tjere nga nja hadith i Sabrah bin Ebu Fakih. Them qe eshte sahih.
Keshtu mendohuni o roberit e Allahut dhe kini kujdes o roberit e Allahut, se shejtani eshte duke ju veshguar juve ne rrugen e mire qe keni marre prandaj vraponi per tek Allahu dhe kerkoni mbrojtje nga pershperimat dhe mendimet djallezore qe shejtani fut ne zemrat e njerezve.
(ii) Magjia
Allahu me i Larti thote:
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ  وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ  وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ  وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

“Thuaj: Kerkoj mbrojte (tek Allahu) tek Zoti I agimit. Nga e keqja qe ka krijuar. Dhe nga e keqja e erresires(nates) kur vjen me erresiren e saj.Dhe nga e keqja e magjistareve qe fryejne nyja. Dhe nga e keqja e ziliqarit kur ben zili.“ El Felek 113:1-5.
(iii) Kur hyn ne Xhami
Nga Abdullah ibn Amr ibn el As radiAllahu anhuma se Profeti salaAllahu alejhi ue sel-lem kur hynte ne xhami thoshte:
“E’udhu bil-lahil Adhijm ue bi Uexh-hihil Kerim ye Sulltanihil Kadijm minesh-shejtanirr-rraxhijm- Kerkoj mbrojtje tek Allahu, Madheshtori, Me Fytyten e Tij Fisnike, dhe me Pushtetin e Tij te Pafundshem, nga shejtani i mallkuar.
Nese e thote kete atehere shejtani thote qe ai eshte i ruajtur prej meje per pjesen qe ka mbetur nga dita.“ Abu Daudi 466 me sened sahih
(iv)  Kur ka Vesvese gjate namazit
Nga Ebu El Ala se Uthman ibn el As erdhi tek Profeti salaAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha:“ :“ O i Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue sel-lem! Shejtani vjen ne mes meje dhe namazit tim dhe ma perzien recitimin. I Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue sel-lem iu pergjegj se ky eshte nje shejtan  qe e ka emrin Khanzeb dhe nese  e ndien pranine e tij kerko mbrojte tek Allahu dhe pershty ne anen e majte tre here.
Ai, Uthman ibn el As tha se e tha kete dhe Allahu e largoi ate nga une.” Muslimi ne Sahih 14/189-190 ne Neueui.
(v) Kur Zemerohesh
Nga Sulejman ibn Surus qe tha:“Isha ulur me Profetin e Allahut salaAllahu alejhi ue sel-lem dhe dy njerez po e shanin njeri-tjetrin. Fytyra e njerit prej tyre ishte skuqur dhe damaret e qafes ishin enjtur e keshtu Profeti salaAllahu alejhi ue sel-lem tha:“Une me te vertete e di nje thenia qe nese e thote ndjenja qe ka do te largohet nga ai:“E’udhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhijm-Kerkoj mbrojtjen e Allahut kundra shejtanit te mallkuar.“
Ai(personi i inatosur)tha:“A mos jam cmendur?!“ Transmeton Bukhari 3282, 6048, 6115 ne El Fet’h dhe Muslimi 16/163-164 ne Neueui
Kur njeriu ehste I zemeruar shejtani e nxit shpirtin keshtu qe ai shqeterohet e irritohet dhe behet I pakontrollueshem.Ai enxit te mendoje se cfare po ben eshte e vogel (dmth ka pasoja te vogla) dhe se nuk duhet te jete tolerant ndah kesaj (situate)
Keshtu duhet qe te kerkosh mbrojtjen e Allahut kundra shejtanit, te larguarit (nga meshira e Allahut) dhe kjo do te jete nje mbrojtje qe do ta pengoje ate (shejtanin) qe te perdore zemerimin tend dhe gjithashtu kjo mbrojtje I bllokon te gjitha hyrjet qe shjetani mundohet te perdore. Allahu e urdheron njeriun qe te kerkoje mbrojtje tek Allahu q eta shuaje zemerimin e tij dh eta bllokoje hyrjen e shejtanit.
Allahu me I larti thote:
وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
“E nese te vjen ndonje pershperitje nga shejtani atehere kerko mbrojte tek Allahu, me te vertete Ai degjon dhe di.”El A’raf 7:200
Ai, I Madherueshmi thote:
وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
“E nese te vjen ndonje pershperitje nga shejtani atehere kerko mbrojte tek Allahu, me Te vertete Ai eshte Degjuesi, I Dituri.” Fussilet 41:36
Krijuesi I zemres e di se si ai punon dhe sa mundesi ka dhe cfare joshjes e dobesi ka. Zemra e muslimanit eshte e rrethuar me tendenca zemerimi dhe mendime te ndryshme te shejtanit qe vijne tek ai duke shkaktuar zemerim edhe tek personi me durimtar. Nuk ka sgje me te mire per muslimanin sesa te ndjeke drejtimin hyjnor te te Gjithe-Dijshmit(kerkimi mbrojtjes tek Allahu-el isti’adha)
O rob I perulur I Allahut, ta idhs se Allahu do te marre ne pergjegjesise se Allahu nuk eshte vetem degjues, I ditur por Ai eshte Degjuesi I gjithshkaje I Gjithe-Dijshmi. Ai e degjon injorancen e injoranteve dhe mosdurimin e tyre, dhe I did he inatet qe jane ne zemra.Keto(inate e thashetheme e pergojimi ne zemrat e injorantece sh.p) jane kenaqesi per zemrat e tyre(injoranteve) dhe kalim kohe I shpirterave te tyre. Keshtu dije se Allahu Degjuesi I gjithshkaje I Gjithe-Dijshmi dhe Ai degjon e shikon…
Cfare eshte ajo qe perpiqesh o Musliman kur Allahu e di marresine dhe injorancen qe te vjen ndermend, pra largohu nga injorantet.
Kur reflekton ne Fjalen e Allahut do te gjesh mesime te mahnitshme.
Ne Suren Fussilet dy emrat e Allahut Es-Semi’ dhe El Alim(nje gabim eshte bere nga autori duke e permendur sikur emrat ne ajet jane Es-Semi dhe el Basir kur ne fakt jane si jane permendur me lart sh.p) paraqiten me Lam perpara emrit (dmth te shquar) ene suren A’raf paraqiten pa Lam dmth ne formen e pashquar.
Mahnitja ne kete forme eshte se kur Allahu e perkufizon nje nga Emrat e Tij, dhe nuk e perfshin nuk el- ne to(qe te shquhen), kjo tregon se ai ka per  qellim te tregoje Cilesine perkatese ne aktin e te kerkuarit mbrojtje, kuptimi qe Allahu Degjon e Di(dmth kerko mbrojtje tek Allahu sepse Ai e degjon duane tende dhe i di nevojat e tua sh.p)
Keshtu Allahu jo vetem qe e ka cilesine e degjimit dhe diturise se lutjes tende per mbrojtje dhe pergjigjes se saj, dhe dhenies mbrojtje por Ai eshte i Vetmi qe Degjon dhe Di cdo gje, prandaj Ai eshte Degjuesi I gjithshkaje I Gjithe-Dijshmi. Ai i degjon fjalet e atij qe kerkon mbrojtje dhe ka dituri per ate sesi(njeriu) kerkon kete mbrojtje.
Pra vepra e kerkimit mbrojtje therret ne keto dy Cilesi te Allahut dhe ky eshte kuptimi i fjaleve te mesiperme.
Nje ndryshim tjeter qe permendet ne Suren Fussilet ne shtesen el e cila tregon specifikimin (ne keto Emra te Allahut) dhe kjo ndodh duke refuzuar ata qe kane dyshim se Allahu degjon fjalet e tyre dhe se Ai ka dituri per situaten dhe gjendjen e tyre. Ky afirmim ndodh ne Fjalen e Tij : me te vertete Ai eshte Degjuesi, I Dituri.
A eshte dikush tjeter qe ka nje degjim te persosur dhe dituri gjithperfshirese? Jo, nuk eshte askush tjeter, o ju te paditur.
Fjalet ne Suren Fusilet jane afirmin i pershkrimit te persosur te Allahut dhe pershkrimit te Tij si Gjalle( qe kurre nuk vdes sh.p) dhe i Perhershem. Tregon se Ai eshte Zoti dhe tregon Njesine  e Tij ashtu pra sic tregohet ne kombinimin e Es-Semi’ dhe El Alijm qe jane dy nga Emrat e Persosur te Allahut.
Surah Fussilet ka kercenime per jobesimtaret dhe mushriket dhe vellzerit e tyre(ne fe), dhe miqte prej shejtaneve dhe ka nje premtim per ate qe kerkon mbrojtje se ai e ka nje Zot qe Degjon e Shikon, dhe se zotat fallso te mushrikeve as nuk degjon e as nuk shikojne.
Keshtu pika eshte se emrat ne suren Araf jane te pashquar sepse flasin per Cilesite e Allahut e ne suren Fussilet paraqiten si Emrat e Tij. E Allahu e di me si mire bukurite e Fjaleve te Tija Madheshtore.
(vi) Kur Sheh ne Enderr dicka qe nuk i Pelqen
I Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue sel-lem tha:
“Endrra e mire eshte prej Allahut, keshtu nese dikuhs nga ju e sheh dicka qe I pelqen le t’ia tregoje dikujt qe e do; e nese sheh dicka qe nuk e do le te kerkoje mbrojtje tek Allahu nga e keqja e endrres sepse eshte nga shejtani, keshtu le te peshtyje tre here (ne anen e majtje) dhe te mos ti tregoje askujt se nuk ka per ta demtuar aspak.”Bukhari 7004 dhe Muslimi 15/19-20 ne En-Neueui nga hadithi I Ebu Katades.
(vii) Rreth syrit te keq dhe xhelozise
Nga Ibn Abbasi se I Derguari i Allahut salaAllahu alejhi ue sel-lem kerkonte mbrojtje tek Allahu per Hasanin dhe Husejnin. Ai thoshte:“Babai juaj (Ibrahimi)  kerkonte mbrojtje tek Allahu per Ismailin dhe Is’hakun duke thene:
„E’udhu bikelimatil-lahi tammati min kul-li shejtanin ue hammmetin ue min kul-li ajnin lammetin-Kerkoj mbrojtje me Fjalet e Allahut te Persosura nga cdo shejtan dhe krijese helmuese dhe nga cdo sy i keq e ziliqar.“ Bukhari 3371
(viii) Kur Perleshesh dhe zihesh
Shume here njeriu harron mundesite e tija. Ai harron se ai eshte nje krijese e dobet. Ne fillim ai nuk ekzistonte fare, e me pas shpirti u fry ne te e pastaj atij ai dha forma. Ai behet mendjemadh dhe e konsideron vetes si te fuqishem duke pasur mendjemadhesi ne zemer, kete mendjemadhesi qe e merr nga shejtani i cili vete e fjeti shkaterrimin e tij per shkak te saj dhe ai e mundoi edhe njeriun me te.
Do ta shohesh ate duke kundershtuar ajetet e Allahut dhe duke qene arrogant. Naturshmeria e tij eshte qe te perdori gjuhen e tij ne keto kundershtime. Ai thote qe po debaton sepse nuk eshte i kenaqur(me provat qe i jepen sh.p) dhe kundershton sepse nuk i eshte mbushur mendja(qe Kurani, Islami, Muhammedi, Xhenneti, Xhehennemi jane te vertete sh.p)
Sikur te ishte kundreshtimi prej diturise se vertete, kuptueshmerise, dhe qartesise! Por ne ne kundert nuk ka dituri dhe vetem sa zgjatet e zgjatet sepse zbrazet nga provat. Keto debate te humbura zgjohen si rezultat i ndjekjes se hapave te shejtanit.
Allahu thote:
وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّبِعُ كُلَّ شَيْطَانٍ مَرِيدٍ  كُتِبَ عَلَيْهِ أَنَّهُ مَنْ تَوَلَّاهُ فَأَنَّهُ يُضِلُّهُ وَيَهْدِيهِ إِلَى عَذَابِ السَّعِيرِ
”Dhe ka prej njerezve qe kundershtojne reth Allahut, pa dije, dhe e ndjekin cdo shejtan rebel. Eshte shkruar per te se kush e ndjek ate, ai do ta coje ne humbje, dhe do ta coje ate ne denimin e zjarrte.” El Haxhxh 22:3-4
Allahu eshte GjitheShikuesi Mbi roberit e Tij.Nje person beson se ai eshte duke debatuar me mendjemadhesi dhe vetem mendjemadhesi dhe kjo eshte ne zemren e tij dhe i fton edhe shoket e tij qe te kundershtojne, por ama ky debaton nuk ka asnje vend per prova sepse nuk eshte i bazuar ne dituri, nuk ka asnje udhezim ne te e asnje liber te qarte. Mendjemadhesia e arroganca zmadhohen aq shume nga as duhet te jene ne realitet. Ai na ka ndonje prove te qarte me te cilen mund te kundershtoje, dhe nuk ka asnje mrekulli a shenje, ka vetem e vetem mendjemadhesi.
Allahu, me i Larti, thote:
إِنَّ الَّذِينَ يُجَادِلُونَ فِي آَيَاتِ اللَّهِ بِغَيْرِ سُلْطَانٍ أَتَاهُمْ إِنْ فِي صُدُورِهِمْ إِلَّا كِبْرٌ مَا هُمْ بِبَالِغِيهِ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
“Me te vertete ata qe kundershtojne rreth ajeteve te Allahut pa pasur asnje prove qe ti kete ardhur atyre, nuk ka asgje tjeter ne zemrat e tyre vetem se mendjemadhesi. Ata kurre nuk do ta kene(profetesine) Keshtu kerko mbrojtje tek Allahu, me te vertete Ai eshte Degjuesi, Shikuesi.” El Gafir 40:56
Eshte e nevojshme qe robi te kerkoje mbrojtje dhe siguri tek Allahu nga te gjitha cilesite e mendjemadhesise te cilat nuk jane te pranishme nese njeriu ka nje intelekt te mire dhe qe nuk varen ne ndonje liber(tjeter) qe t’ia ndricojne zemren dhe mendjen(pervec Librit te Allahut dhe sunnetit te Profetit sh.p).Duke kerkuar mbrojtje e verteta behete e arte duke te udhezuar te qartesi te plote. Meqenese shejtani nuk kerkon mbrojtje tek Allahu ai behet mendjemadh dhe mashtrues I vetvetes, dhe do ta shohesh ate ne injorancen e tij duke u anuar ne admirim te vetvetes.
Allahu thote:
وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَابٍ مُنِيرٍ  ثَانِيَ عِطْفِهِ لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ لَهُ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ وَنُذِيقُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَذَابَ الْحَرِيقِ  ذَلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ يَدَاكَ وَأَنَّ اللَّهَ لَيْسَ بِظَلَّامٍ لِلْعَبِيدِ
“ E prej njerezve ka qe kundershtojne rreth Allahut, padituri, e pa udehzim e pa liber te qarte. Duke e levizur qafen me mendjemadhesi qe te humbi nga rruga e Allahut. Per te ka poshterim ne kete bote dhe ne boten tjeter do ta bejme ate qe ta shijoje demini e zjarrit pervelues. Kjo eshte se cfare ke punuar me duart e tua, dhe me te vertete Allahu nuk ehste i padrejte me roberit e tij.“El Haxhxh 22:8-10
Kjo eshte mendjemadhesia qe e con njeriun ne humbje. Eshte jetedhenese qe ta mposhtim ate(mendjemadhesine) sepse me siguri (nese nuk behet kjo) te con ne shkaterrim.Poshterim dhe ulje jane frytet e mendjemadhesise, e Allahu nuk do ta leje mendjemadhin, arrogantin dhe te humburin derisa ata ta shkaterrojne kete mendjemadhesi fallso dhe ta pastrojne ate nga felliqesirat(ose ne dun’ja duke u penduar e duke u drejtuar, ose ne akhirret duke u poshteruar e ne zjarr duke u denuar sh.p)
Ne mendjemadhesi ka lodhje, mundim per te zotin e saj dhe njerezit rreth tij. Mendjemadhesia i sjell demtime te medhaja zemres qe e ka prandaj mbrojtje tek Allahu perkohet prej saj.

No comments:

Post a Comment