
MIRËSITË E DHJETE DITËVE TE PARA
TE DHUL -HIXHES DHE VEPRAT QE REKOMANDOHEN TE KRYHEN PËRGJATË KËTYRE DITËVE
The Academic Department of Dar al-Watan

Albselefët © 2006

Burimi: The Academic Department of Dar
al-Watan
Përktheu nga anglishtja ne shqip:
Ibnfadl (Uran Kupi)
Realizimi Kompjuterik: Ibnfadl (Uran
Kupi)
Publikuar nga : Albselefët © 2006


Te gjitha falënderimit i takojnë Allahut i
cili ka zgjedhur për robërit e Tij kohe nga viti, përgjatë te cilit veprat e
bindshmerise janë jashtëzakonisht dobiprurëse. Me te vërtetë, shpërblimi (për veprat e mira
përgjatë kësaj kohe) jane shumëfishuar për besimtaret. Dhe paqja dhe bekimet qofshin mbi ate te
cilin ajetet e Kur’anit u zbriten, dhe mbi familjen e tij, dhe mbi Sahabet e
tij – shpresojme qe kjo du’a te përsëritet shpesh ashtu si zogjtë cicërojnë
(lavdërimet e Zotit te tyre).
Duke vijuar:
Me te vërtete se Ummeti Islam është një Ummet
qe është bekuar nga Allahu me shume merita dhe karakteristike te veçanta. (Për
shembull) ky komb (është bekuar te jete nje komb qe) ka avantazhet e se te gjithë
anëtaret e tij shijojnë, te qenurit te
shpërblimit me bollëk per veprat e vogla. Ibn ‘Umari رضى الله عنه transmeton
se i Dërguari i Allahut صلى الله عليه و سلم tha:
”Ngjashmëria juaj krahasuar me atë
te njerëzve te Librit (kristianet dhe cifutet) është si e një njeriu qe ka
marre ne pune disa punëtorë dhe ju tha atyre: ’Kush do te punoje për mua nga mëngjesi
deri ne mesdite per nje kiraat (mase e arit)?’ Keshtu cifutet punuan (per ate
vlere). Mandej ati tha: ’Kush do te punoje per mua nga mesdita deri ne kohen e
’Asrit per nje kiraat (mase e arit)?’ Keshtu qe kristianet punuan per ate
vlere. Dhe ai tha: ’Kush do te punoje per mua nga ’Asri deri sa te perendoje
dielli per dy kiraat (dy masa te floririt)? ’ Dhe ju (Muslimanet) ishit ato qe
(punuat per ate vlere), cifutet dhe kristianet u inatosen nga kjo dhe thane:
’Si eshte qe ne punuam me shume dhe u paguam me pak?’ Njeriu u pergjigj: ’A ju
kam mohuar ndonje nga te drejtat tuaja (a ju kam marre ndonje sasi nga rrogat
tuaja)?’ Ata thane: ’Jo.’ Burri ju pergjigj: ’Kjo eshte nje miresi qe mund t’ia
dhuroj atij te cilit une deshiroj.’”1
Nje nga karakteristikat e vecanta qe Allahu e ka bekuar Ummetin Islam jane
kohet e vitit gjate se ciles aktet e bindshmerise jane jashtezakonisht
dobiprurese. Ai e ka bekuar Ummetin
Islam me vende te vecanta ku falja dhe meshira mund te kerkohen dhe ku veprat e
drejta mund te kryhen.
Pergjate ketyre koheve, dhe ne keto vende (Muslimanet) perpiqen te arrijne
kenaqesine e Allahut dhe (ndoshta bile) edhe garojne me te tjeret duke bere
vepra te cilat i sjellin ato me afer nurit dhe simpatise se Allahut.
Këto periudha apo kohe te vitit janë (ne fakt) dhurata nga Allahu me i
Madhi qe Ai i ka dhen robërve te tij përderisa ato janë bujarisht te shpërblyer
për (relativisht) vepra te vogla. Prandaj, këto periudha apo kohe te vitit janë
shanse te mëdha. Askush nuk është i privuar nga e mira e tyre përveç atyre te cilët
me te vërtete janë te privuar., dhe askush nuk i arrin te mirat e tyre përveç
atij i cili është i udhëzuar ne sukses.
Një nga periudhat apo kohet e
vitit, gjate se ciles veprat e adhurimit dhe bindshmerise jane jashtezakonisht
dobiprurese, jane ditet e para te Dhul–Hixhes. Miresite dhe rendesia e ketyre dhjete diteve eshte
permendur ne Kur’anin Fisnik dhe ne Sunnetin autentik.
Ibn ’Abass رضى الله عنه transmeton se i Derguari i
Allahut صلى الله عليه و سلم tha: ”’Nuk ka dite gjate se cilave veprat e
drejta jane me te dashura tek Allahu sesa keto dhjete dite (ditet e para te
Dhul – Hixhes).’ Ato (Sahabet) thane: ’O i Derguar i Allahur, bile as
xhihadi ne rruge te Allahut?!’ I derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم u pergjigj: ’Bile as xhihadi ne rrugen e Allahut.
Pervec atij i cili shkoi (te luftoje) duke marre veten e tij dhe pasurine e tij
por nuk u kthye me asnjeren nga keto.’”2
Ky hadith dhe gjithashtu te tjeret, qartesisht shpejgojne miresite e e
diteve te para te Dhul – Hixhes dhe epersia e kryerjes se veprave te mira gjate
ketyre diteve. Al – Haafidh ibn Rexhebi tha: ”Ky hadith eshte prove se kryerja e veprave (te mira) gjate ketyre
diteve eshte me e dashur tek Allahu sese kryerja e veprave (te mira) pergjate
cdo tjeter dite ne toke pa perjashtim! Prandaj, ne qofte se kryerja e veprave
(te mira) gjate dhjete diteve (te para) te Dhul – Hixhes eshte me mire dhe me e
dashur tek Allahu sesa te besh keshtu pergjate cdo tjeter kohe gjate vitit, atëherë
veprat qe ne bejme gjate ketyre diteve jane veprat me te mira, ndonëse ekzistojnë
vepra me superiore (ne përgjithësi gjate periudhave te tjera te vitit).”3
Disa nga Mirësitë e Ditëve te Para te Dhul–Hixhes.
Disa nga mirësitë e ditëve te para te Dhul – Hixhes perfshijne:
1.
Allahu me i Lartesuari u betua ne
keto dite ne nje nga ajetet e Kur’anit qe kuptohet qarte.
”Pasha Agimin! Dhe pasha dhjete netet (te Dhul – Hixhes)”4
Ibn Kethiri ne shpjeimin e tij per kete ajet tha: ”Qellimi i i kuptimit - ’Dhe
pasha dhjete netet’ – eshte dhjete ditet (e para) te Dhul – Hixhes sic
eshte thene nga Ibn ’Abbas, Ibn az – Zubair, Muxhahidi dhe te tjeret nga
Selefus – Salih dhe ato te cilet erdhen pas tyre.”5
Ibn Rexhebi tha: ”Sa i perket
(qellimi i kuptimit te) - ’Dhe pasha
dhjete netet’ – referohet tek dhjete ditet (e para) te Dhul – Hixhes. Ky
eshte shpjegimi korrekt (shpjegimi i kuptimit te ketij ajeti) dhe ky eshte
opinioni i mbajtur nga pjesa me e madhe e dijetareve te tefsirit (shpjegimit te
Kur’anit) nga Selefus – Salaih dhe te tjeret, dhe eshte transmetuar
vertetesisht se ky ishte mendimi i Ibn ’Abbasit.”6
2. Allahu me i Lartesuari kompletoi Fene Islame gjate njeres
nga dhjete Ditet e Dhul – Hixhes!
Allahu me i Latesuari kompletoi Fene Islame ne Diten e Arafatit e cila
eshte nje nga ditet e para te Dhul – Hixhes! Ate dite i eshte shpallaur
Profetit صلى الله عليه و سلم:
“Kete
dite kam persosur per juve Fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine time dhe
zgjodha per ju Islamin Fe.”7
3. Dhjete ditet e para te Dhul
– Hixhes jane pjese e dyzet diteve qe Allahu i Fuqishem dhe Madheshtor kaloi me
Musen (ne majen e Malit Sinai)!
Allahu me i Lartesuari thote:
“Dhe Ne i
caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me
dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e tij në katërdhjetë net.” 8
Ibn Kethiri
tha: “Dijetaret e tefsirit (shpjegimit
te Kur’anit) nuk jane pajtuar rreth dhjete diteve (te cilat Allahu i shtoi me
qellim qe te beje dyzete dite kohen qe Musa kaloi ne Malin Sinai). Shumica e
dijetareve jane te mendimit se tridhjete ditet e para ishin i gjithe muaji Dhul
– Ki’da, dhe dhjete ditet e mbetura ishin dhjete ditet e para te Dhul – Hixhes.
Ky eshte mendimi i Muxhaahidit dhe Ibn Xhuraixhit. Gjithashtu, eshte
transmetuar se se ky ishte edhe mendimi i Ibn ‘Abbasit e gjithashtu i te
tjereve.”9
4. Dhjete ditet e pera te Dhul
– Hixhes bien ne fund te muajve te mirenjohur te Haxhit .
Dhjete ditet e para te Dhul – Hixhes bien
ne fund te muajve te mirenjohur te Haxhit per ato qe jane te mendimit se muajt
e Haxhit jane: Shawal dhe Dhul – Ki’da dhe dhjete ditet e para te Dhul – Hixhes
jane te perfshira ne keto muaj te mirenjohur, atehere dhjete ditet e Dhul –
Hixhes akoma bien diku brenda muajve te mirenjohur te Haxhit.
5. Ditet e Para te Dhul –
Hixhes jane ‘ditet e mirenjohura’ gjtate te cilave Allahu ka ligjesuar se eshte
e lejueshme per te falenderuar ate per gjene e gjalle dhe bagetine qe Ai na ka
bekuar neve me to.
Allahu me i Lartesuari thote:
“Dhe thirr ndër
njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të
rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (vijnë) Për të qenë të pranishëm
në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në
shenjë falënderimi) dhe për ate që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej
tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.”10
Ibn Rexhebi
tha: “Shumica e dijeterve jane te
mendimit se se kuptimi i: ‘ditet e mirenjohura’ eshte dhjete ditet e para te
DHul – Hixhes.”
6. Veprat e drejta qe kryhen gjate diteve te para te Dhul – Hixhes jane, sic e kemi diskutuar me pare, me te dashura
tek Allahu me i Larti se ato vepra te kryera gjate ditëve te tjera (normale).
7.
Ditet e para te Dhul – Hixhes ne pergjithesi jane
konsideruar si ditet me te mira te vitit.
Dhjete ditet e
para te Dhul – Hixhes ne pergjithesi jane konsideruar si ditet me te mira te
vitit sepse Profeti صلى الله عليه و سلم ka thene:
”Ditet me te mira ne jeten e kesaj
bote jane dhjete ditet (e para te Dhul – Hixhes).” 11
Ibn Kethiri tha: ”Eshte thene ne
pergjithesi se ditet me te mira te vitit jane dhjete ditet e para te Dhul –
Hixhes – pikerisht sic thote dhe hadithi – dhe se ato (dhjete ditet e para
te Dhul – Hixhes) jane me te eperta se
sa dhjete ditet e fundit te Ramadanit, megjithate, dhjete ditet e para te Dhul
– Hixhes jane te dallauara per shkakun e kryerjes se riteve te Haxhit!
Te tjeret kane thene se perderisa
Lailat – ul- Kadr’ 12 eshte nje nga dhejete ditet e
fundit te Ramadanit, keto dite jane me te eperta se dhejte ditet e para te Dhul
– Hixhes sepse Lailat – ul- Kadr’ eshte me e mire se nje mije muaj!
Akoma, te tjeret kane thene – ne
perpjekje per te pasur nje mendim te mesem se dhjete ditet e Dhul – Hixhes jane
ditet me te mira, dhe dhjete netet e Ramadanit jane netet me te mira. Ata kane
bere keshtu duke kane marre te gjitha provat dhe evidencat per kete ceshtje,
dha Allahu e din me sie miri.”13
Ibn Haxheri ka thene: ”Me sa duket
ajo cka i dallon ditet e para te Dhul – Hixhes dhe i ben ato me te eperme nga
te gjitha ditet e tjera eshte fakti i Ummahat – ul – ’Ibaadah14 kryhen gjate ketyre diteve. Ato jane: 1. Salati (Namazi), 2. Agjerimi, 3. Zekati, 4. Haxhi dhe nuk ka
dite te tjera ku mund te kombinohen (forma kaq te rendesishme te adhurimit).”
15
8. Gjate diteve te para te Dhul – Hixhes kryhet Haxhi ne Meke.
Nje tjeter
miresi e dhjete diteve te para te Dhul – Hixhes eshte ajo e Haxhit ne Meke – e
cila eshte nje nag shtyllat e Islamit – kryhet gjate ketyre diteve. Miresite e
kryerjes se Haxhit jane shume. Nja nga te mirat eshte permendur ne nje nga
theniet e Profetit صلى الله عليه و سلم:
”Kushdo i cili kryen Haxhin per
kenaqesine e Allahut, dhe nuk ka kontakte seksuale me gruan e tij, dhe nuk ben
te liga apo gjynahe, atehere ai do te kthehet (pas Haxhit pa gjynahe) sikur te
ishte dita qe nena e tij e lindi ate.”16
9. Dita e ’Arafatit
bien ne nje nga dhjete ditet e para te Dhul – Hixhes.
Nje tjeter miresi e dhjete diteve te para te Dhul – Hixhes eshte se dita e
’Arafatit bien ne nja nga ato. Dita e ’Arafatit eshte nje dite e madhe ku
Allahu liron shume nga roberit e tij nga zjarri i Xhehennemit. I derguari i
Allahut صلى الله عليه و سلم tha:
”Nuk ka dite tjeter gjate se ciles
Allahu liron me shume rober nga zjarri i Xhehennemit sesa gjate dites se
’Arafatit. Me te vertete (ne ate dite Allahu) vjen afer (zbret ne ne qiellin e
pare) dhe tregon engjejve krenarine e Tij (rreth atyre qe kane bere Haxhin duke
kerkuar kenaqesine dhe faljen e Tij) duke thene: ’C’fare kerkojne ato?’” 17
10.
Yaum–un–Nahr bien ne nje nga
dhjete ditet e para te Dhul – Hixhes.
Nje tjeter miresi e dhjete diteve te para te Dhul–Hixhes eshte se Yaum–un–Nahr
bien ne nje nga ato dite. Yaum–un–Nahr
gjithashtu eshte quajtur ’dita me e madhe e Haxhit’ (spese rite te ndryshme te
Haxhit duhet te kryhen ate dite, sic eshte: therja e kurbanit, rruarja e kokes
(per burrat)ose shkurtimi i flokeve (per grate), gurezimi i te gjitha tre xhamaraatet,
dhe tawafi i Haxhit). Profeti صلى الله عليه و سلم rreth kesaj dite tha:
”Dita me e mire tek syte e
Allahut, i Bekuar eshte Ai me i Larti, eshte dita e Yaum–un–Nahr (dita e dhjete
e Dhul – Hixhes, dita e Eid – ul – Adhha), mandej Yaum – ul – Karr (dita e
njembedhjete e Dhul – Hixhes, dita ne te cilen haxhinjte fillojne qendrimin e
tyre ne Mina.)” 18
Si Duhet te Pregaditemi Neve per Keto Kohe te Vitit, Gjate se Cilës Veprat
e Bindshmerise Janë Jashtëzakonisht Dobiprurëse?
Ne duhet te pregaditemi per kohet e vitit, gjate se ciles, veprat e
bindshmerise jane jashezakonisht dobiprurese duke vepruar si me poshte:
1.
Pendim te Sinqerte.
Ne duhet te
pregaditemi per kete kohe te vitit me pendim te sinqerte tek Allahu me i Larti.
Kushtet per pendimin e sinqerte jane:
Ø
Duke ndaluar menjehere
kryerjen e akteve te pabindshme pa asnje zvarritje dhe vonese.
Ø
Brejtje e ndërgjegjes (ardhja
keq) per gjynahet qe jane kryer me pare.
Ø
Te pasurit e vendosmerie te
madhe per te mos u kthyer kurre me perseri ne pabindshmeri dhe ghynahe, dhe kthimi ne kryerjen e veprava te mira.
Ø
(Ne qofte se mekati perfshin
marrjen e te drjetes se nje tjetri) atehere ajo e drjete duhet t’i kthehet
atij. (si p.sh para etj).
2.
Mesimi Rreth Sjellejes se Duhur dhe Akteve te
Adhurimit per Kete Kohe te Vitit.
Ne gjithashtu
duhet te pregaditemi per kete kohe te vitit duke mesuar rreth sjelljes se duhur
dhe akteve te adhurimit per kete pjese te vitit. Per shembull, mesimi i
rregullave lidhur me dhjete ditet e para te Dul – Hixhes. Kjo sepse cdo
musliman te mund te adhuroje Allahun me dije, si rrjedim duke e aftesuar veten
e tij te shmange renien ne bid’ah19 te cilat gjenden ne kohe dhe periudha te
caktuara te vitit.
3.
Përkujtimi i Allahut me te Lartësuarit, Duke Kryer
Vepra te Mira dhe Akte te Adhurimit.
Ne gjithashtu
duhet t’a pershendesim kete kohe te vitit
duker kerkuar per te shkuar me afer Allahut me te Lartit duke e
permenduer Ate, duke ju bindur Atij, duke e adhuruar Ate dhe duke lexuaar
Kur’anin. Gjithashtu, duke i sherbyer i sherbyer Atij dhe ndihmuar Fene e Tij
(Islamin) duke mrojtur Kur’anin dhe Sunnetin e Profetit te Tij صلى
الله عليه و سلم dhe duke ndihmuar Muslimanet e tjere (sa te kemi
mundesi).
4. Falënderimi i Allahut për Ketë
Rast te Volitshëm për te Arrire Shpërblimet (bujare) për Veprat e Drejta te
Kryera Gjate Kësaj Kohe te Vitit.
Gjithashtu ne
duhet ta pershendesim kete kohe te vitit duke falenderuar Allahun me te
Lartesuarin e me Madheshtorin qe na dha neve kete rast te volitshem per te
arrire shperblimet (bujare) per veprat e drejta te kryera gjate kesaj kohe te
vitit. Dhe per mundesine qe Ai na dhe neve per te jetuar (per te pare nje
tjeter pjese gjate se ciles) ne mund te arrijme me shume shperblime, ne menyre
te vecante nen driten e faktit se shume njerezve i’u eshte mohuar ky rast i
mire per shkak te vdekjes, semundjes apo edhe te neglizhences.
4.
Te Qenurit Bujar dhe Përpjekja per Kryerjen e
Akteve te Mirësisë Karshi Muslimaneve te Tjere.
Gjithashtu ne
duhet t’a pershendesim kete periudhe te vitit duke u perpjekur per kryerjen e
akteve te mira karshi Muslimaneve te tjere, qofte keto komshinjte tane te
afermit tane apo te larget. Gjate kesaj kohe gjithashtu ne duhet te bejme me
shume perpjekje per te mbajtur lidhjet familjare duke u sjelle me modesti
kundrejt te gjithe Muslimaneve, dhe duke mos shikuar gabimet e vogla te
vellezerve dhe motrave tona ne fe, dhe nxitimi ne ndihme te atyre Muslimaneve
te cilet jane ne nevoje me qellim ndreqjen e konditave te tyre.
Cilat Janë
Disa Nga Veprat me te Preferueshme qe Mund te Kryhen Gjate Dhjete Ditëve te
Para te Dhul – Hixhes?
Sic e kemi permenduer edhe me pare, eshte e preferueshme te shtojme duke
bere te gjitha llojet e veprave te mira gjate dhjete diteve te para te Dhul –
Hixhes per shkak te epersise se kryerjes vepra te drejta gjate ketyre diteve,
perderisa ato jane ditet me temira te vitit. Megjithate, preferueshmeria e
kryerjes e disa akteve te adhurimit gjate ketyre diteve, ose ne disa nga ato,
jane permendur ne vecanti. Si per shembull:
1.
Shtimi ne Përkujtimin e Allahut me te Lartësuarit.
Ibn Rexhebi thote: ”Persa i perket preferueshmerise rritjen e
perkujtimit (te Allahut) gjate (dhjete diteve te para te Dhul – Hixhes),
argumenti mund te gjendet ne thenien e Allahut me te Lartesuarit me
Madheshtorit:
“...dhe që ta
përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi)...” 20
Dhe sigurisht shumica e dijatereve jane te mendimit
se ‘ditet e mirenjohura’ i referohen diteve te para te Dhul – Hixhes.” 21
2. Shpeshtimi i Thenies ‘Allahu Akabr’, ‘La Ilahaa Illa Allah’, dhe ‘Al –
Hamdu Lillaah’.
Ne nje tjeter
thenie te hadithit qe u përmend me pare nga
Ibn ‘Umeri رضى الله عنه se i Derguari i Allahut صلى الله عليه و سلم tha:
”Nuk ka dite qe jane me te mira ne
syte e Allahut, dhe gjate se cilave veprat jane me te dashura tek Ai sesa keto
dhjete dite (dhjete ditet e para te Dhul – Hixhes). Keshtu gjate ketyre diteve
thuaj shpesh ‘Allahu Akabr’, ‘La Ilahaa Illa Allah’, dhe ‘Al – Hamdu Lillaah’.” 22
Imaam
al-Bukhari thote: “Ibn ‘Umeri dhe Abu
Hurejra dilnin neper tregje ne gjate dhjete diteve te para te Dhul – Hixhes dhe
vazhdimisht (nemenyre te perseritur) thonin tekbirin 23 dhe njerëzit e perseritnin ate (Allahu Akbar Allahu Akbar La Illaaha Illa Allah Wa Allahu
Akbar Allahu Akbar Wa Lilahil Hamd)
me ato.”
Naafi’ tha se: ”Ibn ’Umeri رضى الله عنه e
thonte tekbirin pergjate cdo dhjete diteve te para te Dhul – Hixhes, bile
nderkohe qe ai ishte ne shtrat apo ulur.”
Po ashtu Ataa Ibn Abi Rabah e thonte
tekbin gjate dhjete diteve te para te Dhul – Hixhes nderkohe qe ecte ne rruge
dhe ne treg.
Xha’far Ibn Sulejman thote: ”Njehere,
gjate dhjete diteve te para te Dhul–Hixhes pashe Thabit Al – Bunaniin te
ndalonte mesimin e hadithit dhe thonte: (Allahu
Akbar Allahu Akbar La Illaaha Illa Allah Wa Allahu Akbar Allahu Akbar Wa
Lilahil Hamd) Allahu eshte me i
Madhi, Allahu eshte me i Madhi. Nuk meriton tjeter te adhurohet pervec Allahut.
Allahu eshte me i Madhi. Allahu eshte me i madhi. Falenderimi i takon vetem
Allahut.”
Mandej ai tha: ”’Keto jane ditet e perkujtimit te Allahut dhe keshtu eshte sesi
njerezit benin (ne ato dite).’ Mandej Xha’fari (transmetuesi i hadithit)
thote: ’Kam pare Malik Ibn Dinaar duke
bere te njejten gje.’”24
3.
Agjerimi Gjate Diteve te Para te
Dhul – Hixhes – Pervec Dites se Bajramit.
Eshte
transmetuar vertetesisht se Profeti صلى الله عليه و سلم agjeronte
nente ditet e para te Dhul – Hixhes. Hunaida Ibn Khaalid transmetoi nen
autoritetin e gruas se tij e cila tha: ”Disa
nga grate e Profetit صلى الله عليه و سلم me thane mua se Profeti صلى الله عليه و سلم agjeronte diten e ’Ashures, nente
ditet e para te Dhul – Hixhes, dhe tre ditet e cdo muaji.25” 26
Imaam an – Nawaawii tha duke iu referuar nente diteve te para te Dhul –
Hixhes se: ”Eshte teper e preferueshme
per te bere keshtu (agjeruar nente ditet e para te Dhul – Hixhes).”
4.
Qendrimi ne Salat ne Keto Nete.
Qendrimi ne
Salat ne keto nete eshte nje nga veprat e drejta qe eshte e preferueshme per tu
kryer gjate dhjete diteve te para te Dhul – Hixhes.
Megjithate,
eshte shume e rendesishme, qe mos te vecojme naten e Eid (Bjramit) per t’u
falur naten, nderkohe duke mos bere keshtu ne netet e tjera te dhjete diteve te para te Dhul –
Hixhes.
Ibn Rexhebi
thote: ”Eshte e preferueshme te qendrosh
naten ne salat gjate dhjete diteve te para te Dhul – Hixhes. Imaam ash –
Shaaf’ii, gjitashtu edhe dijetaret e tjere kane thene se eshte e preferueshme
duke vepruar keshtu. Sa’id Ibn Xhubeir transmeton nje hadith ne te cilin ai tha
se kurdo qe dhjete ditet e para te Dhul – Hixhes fillonin, Ibn ’Abbas e
tendoste veten e tij ne kufinjte e aftesive te tij. Gjithashtu eshte
transmetuar mbi Ibn ’Abbas-in se ai tha: ’Mos i fikni kandilat tuaj gjate
dhjete diteve ta para te Dhul – Hixhes!’ – sepse ai gjendej vecanerisht ne
adhurim (gjate ketyre diteve).” 27
5. Agjerimi i Dites se ’Arafatit.
Eshte i
preferueshem agjerimi i dites se ’Arafatit per te gjithe ato qe nuk po
kryejne Haxhin’ sepse Profeti
صلى الله عليه و سلم nuk ka agjeruar ne diten e
’Arafatit gjate Haxhit te Lamtumires. Preferueshmeria e agjerimit ne diten e
’Arafatit per te gjithe ato qe nuk jane duke kryer Haxhin eshte permendur ne
nje hadith ne te cilin Profeti صلى الله عليه و سلم eshte pyetur
rreth agjerimit ne ate dite dhe ai u pergjigj:
”Agjerimi ne Diten e ’Arafatit
eshte pastrim i (te gjitha mekateve te) vitit te kaluar, dhe pastrim per (te
gjitha mekatet) vitin e ardhshem.” 28
Keshtu, vellezerit dhe motrat e mi te dashur ne Islam, ne qofte se eshte e
veshtire te agjeroni nente ditet e para te Dhul – Hixhes, atehere te pakten mos
i mohoni vetes shperblimin e madh dhe bujar per te agjeruar Diten e ’Arafatit!
6.
Marrja Pjese ne Salat – ul ’Eid
(Namazit te Bajramit).
Disa nga dijetaret si: sheikh–ul–Islam Ibn Taymiyah, nxenesi i tij
Ibn–ul–Kayim, ash–Shaukaanii dhe te tjeret kane thene se marrja pjese ne
namazet e Bajramit eshte e obligueshme. Profeti
صلى الله عليه و سلم gjithmone ka marre pjese ne namazet
e Bajrameve dhe kurre nuk i ka lene ato. Gjithashtu ai صلى الله عليه و سلم urdheroi qe
te gjithe njerezit te merrnin pjese ne namazet e Bajramit, bile grate e vjetra,
grate e divorcuara qe jane akome ne periudhen e vecimit (pritjes) pas vdekjes
se burrave te tyre, bile edhe grate me menstuecione ndonese ai صلى الله عليه و سلم i urdheroi
te mos faleshin dhe te rrinin larg vendit te faljes. Gjithe cka eshte ne
evidence tregon se pjesmarrja ne namazin e Bajramit eshte Sunnet i forte
ose nje aktadhurimi i obligueshem.
7.
Therja e Kurbanit dhe Shpërndarja
e Mishit.
Prova per lejueshmerine e therjes se kurbanit eshte tek fjalet e Allahut me
te Lartit:
“Andaj, ti falu
dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!” 29
‘Abdullah Ibn
‘Umar رضى الله عنه tha: “Profeti صلى الله عليه و سلم jetoi ne Medine per dhjete vite dhe cdo vit ai theri nje kafshe
per kurban.” 30
Kjo eshte
arsyeja qe Ibn-al-Kayum tha: “Profeti صلى الله عليه و سلم kurre nuk ka munguar ne therjen e kurbanit. Ai gjithmone therte
dy desh, gjithmone i therte ato pas faljes se namazit te Bajramit dhe ai tha: -
’Kushdo qe ther para namazit te Bajrmait nuk eshte kurban eshte konsideruar
thjesht mish qe ai ja ka dhene familjes se tij.’” 31
Kurbani mund te theret ne Yaum–un–Nahr, ose ne njeren nga tre ditet pas
saj. Profeti صلى الله عليه و سلم tha:
”Te gjitha ditet e Tashrik-ut jane
per therjen e kurbaneve.” 32
Prej udhezimit te Profetit صلى الله عليه و سلم eshte se ai
i perzgjidhte kafshet per kurban me shume kujdes duke qene i sigurte se nuk
kane defekte dhe ai i trajtonte ato mire (para se ti therte).
Gjithashtu prej udhezimit te Profetit صلى الله عليه و سلم eshte se ai
i therte kurbanet ne vendin ku u falte namazi i Bajramit. Gjithashtu, ai i
urdheroi njerezit ti thernin kafshet ne menyren me te mire (shpejt, me meshire
dhe me thike te mprehte).
Gjithashtu prej udhezimit te Profetit صلى الله عليه و سلم eshte se (ai
na informoi neve) nje dele eshte e mjaftueshme per nje njeri dhe te gjithe
familjen e tij, edhe pse mund te jene shume ne numer. 33
Ne qofte se ndonjeri deshiron te sakrifikoje nje kafshe, atehere, sapo te
filloje muaji i Dhul-Hixhes eshte e ndaluar per te te rruaje apo te shkurtoje
cdo qime nga trupi i tij, apo te prese thonjt e tij deri sa ai te there
kurbanin. Prova eshte ne hadithin e Umm Selemes e cila tha se Profeti صلى
الله عليه و سلم tha:
”Ne qofte se shikoni filimin e
muajit te Dhul-Hixhes duke shquar henen e re dhe ndonjeri nga juve deshiron te
sakrifikoje kurban, atehere ai nuk duhet te shkurtoje apo prese asnje nga qimet
e tij, as nuk duhet te prese thonjt e tij (deri sa ai te theri kurbanin).” 34
Dhe ne nje tjeter transmetim i te njejtit hadith:
”...atehere ai nuk duhet t’i preke
(rruaje, shkurtoje apo prese) asgjn nga qimet apo thonjt e tij, deri sa pas therjes se kurbanit” 35
Megjithate, ne qofte se ai nuk kishte per qellim te therte kurban deri sa
disa nga dhjete ditet e para te Dhul-Hixhes kane kaluar, atehere ai nuk duhet
te shkurtoje apo prese ndonje nga qimet e tij, as nuk duhet te prese thonjt e
tij, dhe nuk ka mekat mbi ate per shkurtimin e qimeve apo prerjen e thonjve te
tij para njijetit te tij!
Gjithashtu duhet te kihet ne mendje se keto rregulla jane vetem per ate qe
i cili ka per te sakrifikuar kurbanin, dhe nuk eshte per asnje nga njerezit te
cilet vete ato aktualisht nuk jane duke sakrifikuar kurbanin per veten e tyre
por ne vend te tyre ato kane ndonjerin per te sakrifikuar por to. 36
Sa per ate i cili ka prere qimet apo prere thonjt e tij pasi ka bere njetin
per kurban, atehere ai duhet te pendohet tek Allahu me i Larti dhe mos te beje
kurre kete gje ne te ardhmen. Nuk ka ndonje kaffarah 37, dhe prerja e flokeve apo thonjve te
tij nuk e ndalon ate nga sakrifikimi i kurbanit. Vec kesaj, ne qofte se ai ka prere floket apo
thonjte e tij per shkak te harreses apo te mosdijes, apo disa nga qimet e tij
kane rene pa qellim, atehere nuk ka mekat mbi te. Po ashtu, ne qofte se me te
vertete ai duhet te heqe nje thua te thyer qe eshte duke e acaruar ate, apo nje
flok qe ka rene ne syrin e tij, apo disa nag floket e tij apo thonjt duhet te
hiqen me qellim trajtimin e nje plage, per shembull, atehere nuk ka mekat mbi
te. 37
8.
Kryerja e Haxhit dhe ’Umres.
Eshte e preferueshme per cdo njerin qe tashme ka kryer Haxhin e obliguar
dhe ’Umren sa me shpesh te jete e lehte per te, per shkak te asaj cka eshte
permendur (ne Sunnetin e vertete) rreth shperblimit per kryerjen e shpeshte te
Haxhit dhe ’Umres. Ibn Mas’ud رضى الله عنه tha se i Derguari i Allahut صلى
الله عليه و سلم ka thene:
”Beni Haxhin dhe ’Umren njera pas
tjetres afer sepse ato heqin varferine dhe mekatet sikurse furra e shkrirjes
heq papastertite nga hekuri, floriri apo argjendi. Dhe se nuk ka shperblim per
nje Haxh i cili eshte pranuar pervec se Xhenneti.”38
Keshtu, nje nga veprat me te mira qe ju mund te shpenzoni kohen tuaj duke
bere gjate dhjete diteve te para te Dhul-Hixhes, eshte te bashkonheni ne
rradhet e atyre qe kryejne Haxhin dhe ’Umren. Sepse, ne to jane kaq shume akte
te adhurimit, perkujtimit, nenshtrimit, dha kaq shume argumente te hapura te
varesise sone komplete tek Allahu, i Lavderuar eshte Ai.
Fjala e Përkthyesit
Bismilah Wa Salatu Wa
Salamu Ala Rasoulilah Wa B’ad
Ky përkthim erdhi si shkak i nje diskutimi
me nje vella ketu ne vendin ku banoj, rreth dhejte Diteve te para te Dhul-Hixhes. Pas nje diskutimi ku ai pretendonte se fjalet: “Allahu Akbar, Allahu Akbar , La
Illaha Illallah Wa Allahu Akabar, Allahu Akbar, Wa Lillahil Hamd” nuk ka
argument per ti thene pergjate ketyre diteve te para te Dhul-Hixhes pos dites
se Bajramit. Kjo me shtyu te hulumtoj neper disa materiale dhe libra te. Pasi
gjeta ne Sahih al-Bukhari dhe Fet’hul-Baari argumentet per vellaun ne fjale, me
ra ne dore edhe ky material ne gjuhen angleze, te cilin mendova se ka dobi ne
përkthimin e tij duke pasur përshtypjen se ekzistojnë pak material rreth dhjete
ditëve te Dhul-Hixhes.
Falënderoj Allahun qe me mundësoi
përkthimin ne nje kohe shume te shkurter nga ce mendoja. Allahu i shpërbleftë
vëllezërit e Dar-ul Watan-it per punën qe kane bere. Gjithashtu falënderoj
vellaun dhe shokun tim Abu Aminah al-Albani (Said Zekiri) i cili pas nje
diskutimi te gjate rreth kësaj ceshtjeje dha ndihmesen e tij per shtimin e disa
pikave me vlere ne kete përkthim.

Albselefët ©2006
Kontakt: Albselefët©2006
Fax. +1 320
213 6447 – E-Voice. +1 443 283 6990 – E-Mail. albselefet@gmail.com
2 Transmetohet nga Imaam
al-Bukhari dhe Imaam at-Tirmidhi, megjithate kjo fjale eshte mare nga
transmetimi i Imaam at-Tirmidhi.
5 Ibn kethiri tha se thëniet e ketyre Sahabeve
jane transmetuar vertetesisht. Shih Tefsir Ibn Kathir (Vol. 4 Fq. 651).
22
Sh.p.I. Transmeton Imaam Ahmedi ne Musnedin e tij tek Al
– Muketh – Thirin Mies – Sahaben (5879).
23
Sh.p.I. Allahu Akbar Allahu
Akbar La Illaaha Illa Allah Wa Allahu Akbar Allahu Akbar Wa Lilahil Hamd (Allahu
eshte me i Madhi, Allahu eshte me i Madhi. Nuk meriton tjeter te
adhurohet pervec Allahut. Allahu eshte me i Madhi. Allahu eshte me i Madhi.
Falenderimi i takon vetem Allahut). Gjithashtu shiko tek Fet’h – ul – Bari (Pjesa e dyte, Fq. 531 – 532) Sunneti i Ibn
’Umerit dhe Abu Hurejres.
36 Ketu i
referohet atij i cili ka bere njijetin per kurban, keshtu per ate i cili ofron
nje kurban per vete dhe familjen e tij, atehere eshte e detyrueshme per te te
mos prese ndonje nga qimet e tij apo te prese thonjt, sidoqofte nuk aplikohet e
njeta gje per anetaret e familjes se tij nga ana e te cilit ai ka ofruar kurbanin...dhe
Allahu e din me se miri.
No comments:
Post a Comment