TE
AFIRMOSH CILESITE ME DHAHIR [KUPTIMIN E QARTE] TE TYRE DHE HAKIKI [TE VERTETE]
DHE NJE KUNDERSHTIM NDAJ ATYRE QE DEKLARUAN SE RRUGA E SELEFUS-SALIH ISHTE
TEFUIDH, NJE KUNDERSHTIM NDAJ MUFEUDAH. [1]
Pasi te kesh kuptuar kete, do te te behet e qarte kotesia e atyre qe deklarojne se kane iman ne çeshtjet e mesiperme dhe te ngjashme me to por e mohojne akiden ne to. Meqenese es-selefu-salih u kapen pas mendimit se baza e imanit ne keto çeshtje eshte qe te kesh akide ne to, e neqoftese nuk ka akide ne lidhje me keto çeshtje, atehere nuk ka as iman ne to."
Pasi te kesh kuptuar kete, do te te behet e qarte kotesia e atyre qe deklarojne se kane iman ne çeshtjet e mesiperme dhe te ngjashme me to por e mohojne akiden ne to. Meqenese es-selefu-salih u kapen pas mendimit se baza e imanit ne keto çeshtje eshte qe te kesh akide ne to, e neqoftese nuk ka akide ne lidhje me keto çeshtje, atehere nuk ka as iman ne to."
Rabi’aturr-Rra’i [vdiq 136H]
ka thene:"el-Istiua [2] nuk eshte e panjohur, ndersa se si ndodh eshte e pa kuptueshme [nga
krijesat], dhe nga Allahu eshte shpallja, per te Derguarin eshte detyra e
perhapjes se shpalljes, dhe detyra jone eshte qe te vertetojme [te besojme ate
qe eshte shpallur sh.p.] [3]
[1]
Çfare kuptohet me Tefuidh sipas Ehli Kelamit eshte te aprovosh fjalet e
Cilesive, por ta lesh diturine dhe kuptimin e tyre dhe menyran se si jane keto
Cilesi Allahut. Mirepo, rruga e selefeve eshte qe te aprovosh fjalet e Cilesive
dhe kuptimin e Cilesive te Allahut, ne ate menyre qe i takon Madheshtise se
Tij, duke u shmangur nga pyetjet se si jane keto Cilesi – duke ia lene Allahut
diturine e kesaj te fundit. Dhe kjo shmangie eshte ne lidhje me natyren e
Cilesive, se si jane ato, e jo ne lidhje me kuptimin e tyre.
[2]
Selefet kane rene dakord se kuptimi i istiua shpjegohet nga keto kater fjale:
i ‘ala [lartesim]ii irtifa’a [ngritje]
iii sa’uda [ngritje] dhe
iv istekarra [te vendosesh]
Imam
Bukhari ka thene ne Sahih, Muxhahid tha:"... istetu alel arsh ka kuptimin
'ala [lartesim]," dhe Ibn Is'hak Ibn Reheueieh ka thene:"Kam degjuar
me shume se nje nga mufessirinet duke thene:"err-Rrahmanu alel
arshis-steua e ka kuptimin irtefa'a [te ngrihesh] dhe Muhammed Ibn Xherir ka
thene ne lidhje me ajetin "err-Rrahmenu alel arshis-steua... e ka kuptimin
'ala dhe irtefa'a. Dhe kjo eshte ne kundershtim me pasuesit e bidateve qe thone
se istiua ka kuptimin e itteula [te mbizoterosh, te sundosh].
Ibn
Kajjimi permblodhi keto kater thenie ne Nunijjah duke thene:"Dhe ata
[Ehlis-Sunneti] kane kater shpjegime per te..." dhe ai permendi,"...
istekarra, 'ala, irtefa'a, rreth te cilave nuk ka asnje kundershim dhe e njejta
gje edhe me sa'uda qe eshte e katerta. Dhe Ebu Ubejd i Shejbanit ka zgjedhur
kete si shpjegimin e tij: Une e di se kush eshte Xhehemi prej Kur'anit. Dhe
akoma Esharite thone qe kuptimi i istiua ne realitet eshte isteula [te
mbizoterosh] te gjithe krijimin. Persa i perket faktit se Allahu eshte mbi
krijesat, mbi qiellin e shtate, i ndare nga krijesat e Tij, kjo eshte nje
çeshtje qe nuk ka kundershtime ne mes te dijetareve te selefit, meqenese kjo
eshte bere e qarte nga Libri, Sunneti, theniet e sahabeve, tabi'ineve, dhe nga
dijetaret e Ehli-Sunnetit, te shkuarit e te tashmit. Ata kane rene dakord
gjithashtu se kush mohon qe Allahu eshte Mbi krijimin, duke qene i ndare dhe i
veçuar prej tij, ai eshte kafir [jobesimtar].
Ali
Ibn el-Hasan Ibn esh-Shekik ka thene:I thashe Abdullah Ibn el-Mubarakut [vdiq
181H]:"Si e njohim ne Zotin tone?" Ai tha:"Ai [Allahu] eshte mbi
qiellin e shtate mbi Arshin e Tij dhe ne nuk themi si xhehemite,"Ai eshte
ne toke." Kjo iu permend Ahmed Ibn Hanbelit dhe ai tha:"Keshtu eshte
me ne." [Transmetuar nga ed-Darimi ne err-Rra'd alel Maresi, faqe 24 dhe
103, dhe err-Rra'd alel Xhehmijjah, faqe 50]
Ebu
Muti'iel-Hakam Ibn Abdullah el-Belkhi ka thene:"E pyeta Ebu Hanifen rreth
atij qe thote,"Nuk e di nese Zoti im eshte ne qiej apo ne toke," e ai
tha:"Ai eshte kafir, meqenese Allahu, me i Larti, thote:"err-Rrahmenu
alel arshis-steua - Me i Meshirshmi u lartesua mbi Arsh," Surah Ta Ha
20:5 dhe Arshi i Tij eshte mbi qiej." E une i thashe:"Po nese ai thote,"Ai u lartesua mbi Arsh, por nuk e
di nese Arshi eshte ne toke apo ne qiej." Ai tha:"Nese mohon qe eshte
mbi qiej, atehere eshte kafir." [Transmetohet nga edh-Dhehebi ne
Mukhtesirul Uluw nr.118.]
Imam
Malik [vdiq 179H] ka thene:"el-Istiua eshte e njohur, kurse menyra se si
eshte e panjohur; te kesh iman ne te eshte e detyrueshme, ndersa te pyesesh
rreth saj eshte bidat [risi]." Dhe ai iu drejtua pyetesit:"Nuk mendoj
per ty veçse qe ti je nje njeri i keq." E urdheroi qe ta largonin ate. [1]
Abdullah
Ibn el-Mubarak [vdiq 181H] ka thene:"Ne nuk themi ashtu siç thone
Xhehemite, qe Allahu eshte ne toke, por ne themi se Ai eshte lartesuar mbi
Arshin e Tij." Dhe i eshte thene atij:"Si ta njohim Zotin tone?"
Ai tha:"Mbi qiej, 'ala [i lartesuar] mbi Arshin e Tij. [Khalk Ef'uelul
Ibad te imam Bukharit, faqe 13.]
Muhammed
Ibn Jusuf [nje nga mesuesit e Bukharit] ka thene:"Ai qe thote se Allahu
nuk eshte mbi Arshin e Tij eshte kafir. Dhe Ai qe mendon se Allahu nuk i foli
Musait, alejhi selam, eshte kafir." [Khalk Ef'uelul Ibad te imam Bukharit,
faqe 66.]
Abdullah
Ibn Mes'ud ka thene rreth thenies se Tij:"Thummes-steua alel Arsh - E u
lartesua mbi Arsh," Arshi eshte mbi uje, e Allahu eshte [feuka] mbi
Arsh, dhe Ai e di gjendjen tuaj." [Khalk Ef'uelul Ibad te imam Bukharit,
faqe 103.]
Abdullah
Ibn Abbas ka thene:"Me te vertete Allahu ishte mbi Arshin e Tij perpara se
te krijonte gjerat e tjera, dhe Ai krijoi krijesat dhe shkroi e beri kader çdo
gje qe do te ndodhe deri ne Diten e Gjykimit." [Sherh Usulul I'tikad i
Lalika'it nr.660.]
[3]
Transmetohet nga el-Bejheki ne Esma ues-Sifat nr.516 dhe el-Lalika'i ne Usulul
I'tikad nr.665. Ihn Tejjmijah ka thene ne Mexhmu'ul Fetaua nr.5/365, "Ka
ardhur prej Rabi'as," dhe ai gjithashtu ka thene ne el-Hemeuijjah, faqe
80, "el-Khelal e transmeton kete me sened dhe te gjithe transmetuesit jane
te besueshem."
[1]
Transmetohet nga el-Bejheki ne el-Esma ues-Sifat, faqe 516 me
fjalet:"el-Istiua nuk eshte e panjohur, kurse menyra se si eshte e
panjohur; te kesh iman ne kete eshte e detyrueshme dhe te pyesesh rreth kesaj
eshte bidat." [ed-Darimi gjithashtu e transmeton ne err-Rra'd alel
Xhehemijjah, faqe 55.]
Imam
Bukhari [vdiq 256H] ka thene:"Muxhahid ka thene rreth Istiua-se:"Te
lartesohesh mbi Arsh." [Transmetohet nga Bukhari ne Sahih 13/ 403.]
Ibn
Xherir et-Taberi [vdiq 310H] ka thene rreth thenies se Allahut, me te
Lartit:"err-Rrahmanu alel Arshi-steua e ka kuptimin e lartesimit dhe
ngritjes." [Xhami'ul Bajan an Te'uilil Kur'an 16/137]
Ebul Hasan el-Esh'arij [vdiq
324H] ka thene:"Nese thuhet:Pse e mohoni thenien e Tij:"A nuk
shohin ata se ne kemi krijuar per ta çfare Duart tona kane krijuar"
Suratul Ja Sin, dhe thenien e Tij:"Khalektu bi jedejja - Te cilin e
Krijova me Duart e Mia" Suratul Sad 38:75 se keto jane mexhaz
[metafori], atij i thuhet:"Ligji ne lidhje me Fjalen e Allahut, te
Plotefuqishmit, te Madheruarit, eshte qe kjo te merret ne kuptimin e qarte
[dhahir] dhe te vertete [hakikah]. Asgje nuk hiqet prej kuptimit te qarte dhe
te kthehet ne kuptim metaforik, perveç nesa ka prove... E njejta gje, thenia e
Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit:"Khalektu bi jedejja - Te
cilin e Krijova me Duart e Mia." Suratul Sad 38:75 eshte ne kuptimin e
qarte dhe te vertete, qe e ka kuptimin Jedejn [Dy Duar te Allahut]. Keshtu, nuk
eshte e lejueshme qe te shtremberohet kuptimi i qarte me ate qe kundershtaret
tane thone, perveç me prove... E njeta gje vlen per thenien e Tij:"Khalektu
bi jedejja - Te cilin e Krijova me Duart e Mia." Suratul Sad 38:75
Eshte e detyrueshme qe te besojme ne dy Duart e Allahut, me te Lartit, ne
kuptimin e qarte, e jo me kuptimin e ni'metejn [dy miresite e Allahut]."
el-Ibanah an Usulul Dijanah, faqe 133. Ky liber eshte prej Ebul
Hasanel-Esh'ariut. Dhe qe ky eshte libri i tij final rreth akides eshte
deshmuar prej nje grupi dijetaresh, prej tyre el-Hafidh Ibn'Asakir ne Tebjinul Kedhabul
Muftari, faqe 152; el-Bejheki ne el-I'tikad, faqe 31; Imam edh-Dhehebi ne
el-Uluw nr.276 dhe Ibnul Imad ne Shadhratudh-Dheheb, faqe 303. Shiko gjithashtu
kapitullin e dhjete:"Akideja e Ebul Hasan el-Esh'ariut dhe kundershtim
ndaj Esh'arive."
el-Khattabbi [vdiq 388H] ka
thene:"Medhhebet e selefeve ne lidhje me Sifatet [Cilesite e Allahut]
eshte qe t'i besosh ato ashtu siç jane, ala dhahir [me kuptimin e qarte], duke
mohuar çdo teshbih [perngjasim] me to, pa tekjif [te pyesesh se si jane ato]"
[el-Gunijeh an Kelam ue Ehlihi, ashtu siç eshte shkruar ne Mukhtasirel-Uluw
nr.137]
Imam Telemenki [vdiq 429H] ka
thene:"Ka ixhma [renie dakord] tek Ehlis-Sunneti se Allahu u lartesua mbi
Arshin e Tij me Veten e Tij [bi dhatihi]... Ka ixhma tek Ehlis-Sunneti se Allahu
u lartesua mbi Arshin e Tij ala hakikah [me kuptimin e vertete], e jo alel
maxhaz [me kuptim metaforik]." [Transmetohet nga edh-Dhehebi be Sijar
Alemin Nubula 17/566]
Kadi Ebu Ja'la [vdiq 458H] ka
thene:"Nuk eshte e lejueshme qe te kundershtosh keto transmetime, ashtu
siç bejne nje grup i Mu'tezileve; e as nuk duhet te merresh me te'uil, siç
eshte menyra e Esharive. Eshte e detyrueshme qe t'i marresh ato ne kuptimin e
qarte, dhe se Cilesite e Allahut nuk jane te ngjashme me cilesite e askujt nga
krijesat e Tij, dhe nuk eshte akideja jone qe te bejme teshbih [perngjasim] me
to. Por, ne besojme ne ate çfare eshte transmetuar nga sheikhu dhe imami yne,
Ebu Abdullah Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, dhe nga dijetare te tjere prej
As'habul Hadith." [Ibtalul Te'uilat, faqe 4]
el-Katib el-Bagdadi [vdiq
463H] ka thene:"Persa i perket te folurit rreth Cilesive te Allahut, per
ato qe na jane transmetuar ne menyre te vertete ne Sunnet, atehere rruga e
selefeve, Allahu qofte i kenaqur me te gjithe ata, eshte qe te besohen ashtu
siç jane, ala dhahir, duke e kundershtuar teshbihun [perngjasimin] me Allahun
dhe duke mos pyetur se si jane ato. Ne nuk themi se el-Jed [Dora e Allahut] ka
kuptimin Fuqia e Allahut, as nuk themi se es-Sem [Degjimi i Allahut] dhe
el-Basr [Shikimi i Allahut] ka kuptimin Dija e Allahut, dhe ne nuk themi se Ai
ka gjymtyre." [el-Kelam Alel Sifat te Katib el-Bagdadit, faqe 19-20.]
Ibn Abdul-Berr [vdiq 463h] ka
thene:"Ehlis-Sunneti kane rene dakord se duhet te kesh besim ne te gjitha
Cilesite e Allahut qe kane ardhur ne Kur'an ose Sunnet, t'i pranosh me kuptimin
e vertete te tyre [ala hakikah] e jo ala mexhaz [ne menyre metaforike]."
[et-Temhid e Ibn Abdul-Berr 7/145.]
Sheikh Abdul-Kadir el-Xhejlani
[vdiq 561H] ka thene:"Eshte e detyrueshme qe cilesia e Istiua [Lartesimi i
Allahut mbi Arsh] te merret ne kuptimin e qarte, pa te'uil, dhe se Ai u
lartesua me Veten [Dhat] e Tij mbi Arsh. Istiua nuk ka kuptimin e uljes ose
prekjes, siç thone Muxhasimah dhe Karramijjah. Dhe as nuk ka kuptimin e Uluw
[Madheshti e Krenari, siç thone Esh'arite, dhe as nuk e ka kuptimin e istila
[sundim e pushtet] siç thone Mu'tezilet. Asnje nga keto kuptime nuk jane prej
Sheriatit, e as nuk eshte transmetuar prej ndokujt prej selefus-salih, prej
sahabeve a tabi'ineve, e as nga Ashabul Hadith [dijetaret e hadithit]. Por,
prej tyre eshte transmetuar se el-Istiua merret me kuptimin e qarte e te
vertete." [el-Gunijatut-Talibin te Abdul-Kadir el-Xhilanit 1/50.]
Imam el-Kurtubi [vdiq 671H] ka
thene:"Asnje person i vetem prej selefus-salih nuk e mohoi se istiua
[Lartesimi i Allahut mbi Arsh] eshte me kuptimin e vertete, ala hakikah...
Realiteti se si Allahu lartesohet mbi Arsh nuk dihet. Imam Malik ka thene se
istiua eshte e njohur, menyra se si eshte e pa njohur dhe te besh pyetje rreth saj
eshte bidat." [el-Xhami li Ahkamil Kur'an 18/216.]
Sheikhul Islam Ibn Tejmijjah
[vdiq 728H] ka thene:"Cilesite e Allahut jane si Vetja e Allahut. Ashtu
siç Vetja e Allahu eshte reale, duke mos e konsideruar se eshte si e krijesave,
ashtu edhe Cilesite e Tij jane reale, duke mos i konsideruar ato te ngjashme me
te krijesave." [el-Fetaua alel Hamauijatul Kubra, faqe 66.]
Ebu Ithman es-Sabuni [vdiq
449H] ka thene ne lidhje me shenjat e ehlu bidatit, "Dhe cilesite [qe
vijne] prej [si pasoje e] bidateve mbi ata njerez jane te qarta dhe te
kuptueshme haptazi. Shenjat e tyre me te qarta jane armiqesia e tyre e madhe
rreth atyre qe jane transmetues te haditheve te Profetit, salallahu alejhi ue
selam, largimit prej tyre, dhe konsideratat e keqia ndaj tyre [duke i quajtur
te pavlefshem] dhe duke i quajtur ata..," dhe ai permend "...
Dhahirijjah [Literaliste]..." [2,3]
[2]
Fjala Ehlul Dhahir ose Dhahirijjah eshte perdor prej bidatçinjeve dhe ata i
quajne Ehlis-Sunnetin me kete emer. Kjo fjale ka dy kuptime:
E
para: te mos merresh me te'uil [shpjegime te shtremberuara] me tekset e
shpallura [Kur'ani dhe Sunneti], qofshin ato prej çeshtjeve te dijes e akides
ose çeshtjeve te fik'hut e veprave. Duke i dhene tekstit te Sheriatit perparesi
para thenieve te te gjithe njerezve, kushdo qofshin ata, dhe te ndjekesh tekset
kudo qe ata te çojne dhe te ndjekesh ata qe jane te kapur pas ketyre teksteve.
Fjala Ehlu Dhahir me kete kuptim dhe perdorim te mesiperm eshte e njejte me
Ehlul Hadith ose Ashabul Hadith, Ehlus-Sunnah uel Xhema'ah dhe et-Ta'ifatul
Mansurah."
E
dyta: per ate qe e ben tekstin e Sheriatit te manget duke mos i dhene kuptimin
e sakte, duke leshuar dore [ne kuptim dhe zbatim], siç eshte thenia e Profetit,
salallahu alejhi ue selam, ne Sahihun e Bukharit:"Askush prej jush mos te
urinoje ne ujin e palevizshem [uji qe nuk rrjedh]." Pra, nuk eshte e
lejuar te urinosh ne uje te palevizshem. Por, nese nje person urinon ne nje ene
dhe pastaj e hedh urinen nga ena tek uji i palevizshem, atehere eshte e
lejueshme. Kotesia [e ketij mendimi te mesiperm] eshte se ai ka mohuar tekstin
e Ligjvenesit, i cili permban, tregon dhe jep prove. Nuk eshte e lejuar qe te
urinosh ne uje te palevizshem. Kurse te urinosh ne ene e ta hedhesh urinen nga
ena ne ujin e palevizshem eshte nje ndalese akoma me e rrepte, sepse ndonjehere
mund te mos kesh rruge tjeter veçse te urinosh ne uje te palevizshem. Por, qe
te urinosh ne ene e pastaj ta hedhesh ne uje nuk ka asnje arsye dhe nuk eshte
tjeter veçse tallje. Kjo, pjesa e dyte, nuk eshte e Ehlul Hadithit.
Ehlu
Dhahir me kuptimin e dyte mban nje qendrim, ne kundershtim me ata qe jane te
mbushur me ndjekje te Ehlu Rai [Pasuesve te Mendimeve, ata qe e shtremberojne
tekstin e Sheriatit dhe e shpjegojne ne ate ne menyre qe te bie dakord me
medhhebin e tij]. Keshtu ata vendosin theniet e dijetareve te tyre perpara
thenieve te Sheriatit.
E
persa i perket Ehlu Hadithit, ata jane te mesem, ne mes te ekzagjerimit te Ehlu
Rai dhe neglizhimit te Ehlu Dhahir. Bidatçinjte i kane quajtur selefus-salih,
Ehlul Dhahir dhe ata jane gjithashtu Hashauijah [te pavlefshmit], Mushabbihah
dhe Muxhassimah [Perngjasuesit], keshtu qe njerezit te largohen nga rruga e
selefus-salih. Por ata [bidatçinjte] jane genjeshtare qe i thirrasin ata
[selefus-salih] me keso lloje emrash. Persa i perket asaj qe i therrasin Ehlu
Dhahir, atehere nese kane nder mend kuptimin e pare, kjo nuk i demton ata, dhe
i kthehet si pergjigje bidatçinjeve duke ju thene:"Ju jeni Batinijjah [ata
qe deklarojne se Kur'ani e Sunneti kane kuptime te fshehta e sekrete]. Nese
akuzojne Ehlus-Sunnetin qe jane Ehlu Dhahir [ata qe e marrin Kur'anin e
Sunnetin me kuptimin e qarte sh. p] u thuhet:"Nuk ka dyshim se ju jeni
Batinijjah ne te'uilin tuaj te shumte [shpjegimin pa baza] dhe Tefrifin
[shtremberimi i tekstit qofte ne kuptim ose fjale] e teksteve te Sheriatit ne
çeshtje te akides dhe çeshtje te fik'hut. Keshtu, sipas ketij kuptimi Ehlul
Hadith jane Ehlu Dhahir e nuk jane Batinijjah. Dhe kjo eshte virtyt i tyre e jo
mangesi. Dhe falenderim takon Allahut. Dhe nese merr kuptimin e dyte te Ehlu
Dhahir, atehere shumica e Ehlu Hadith jane te paster nga ajo e mete, e Allahu e
di me se miri." [Muhammed Abdurr-Rrahman el-Khamis ne Shehr Xhumlatu'anhum
Ebul Hasan el-Esh'ari, faqe 13-15.]
[3]
Akidatus-Selef ue As'habul Hadith te Ebu Uthman es-Sabunit, faqe 101.
el-Auzai [vdiq 157H] ka thene
ne lidhje me ajetet dhe hadithet qe flasin per Cilesite e
Allahut:"Transmetoni ato ashtu siç ju vijne e mos pyetni si." [1]
[1]
Shehr Usulul I'tikad e Lalika'it nr.875. Sheikh Ibn Uthejmini ka thene ne Shehr
Akidatil Uasitijah, faqe 101-102, pasi permendi kete transmetim:"Kjo jep
prove se ata e pranonin kuptimin e Cilesive nga dy aspekte:
E
para: ata thane:"Transmetoni ato ashtu siç kane ardhur..." dhe dihet
se keto fjale erdhen me kuptim e nuk erdhen pa arsye. Keshtu, kur i transmeton
ato ashtu siç kane ardhur, atehere behet e domosdoshme qe te pranojme edhe
kuptimin e tyre.
E Dyta: thenia e tyre:"Pa pyetur si..," dhe kjo
sepse duke mos pyetur 'si', behet e qarte se kuptimi i tyre ka baza, sepse permbajtja
nga te pyeturit 'si' nuk eshte loje e pa arsye. Keshtu nga keto fjale behet e
qarte se selefet i pranonin keto transmetime se bashku me kuptimin e
tyre."
No comments:
Post a Comment