DISA
THENIE TE TE PAREVE TANE NE LIDHJE ME CILESITE E ALLAHUT DHE IXHMAJA [RENIA
DAKORD E TYRE] NE LIDHJE ME FALSITETIN E TE’UILIT DHE NJE KUNDERSHTIM NDAJ
ESHARIVE.
el-Auzai [vdiq 157H] ka
thene:"E pyeta ez-Zuhrin dhe Mekhulin rreth ajeteve ne lidhje me Cilesite
e Allahut, e ata thane:"Lini ashtu siç jane." [Transmeton el-Lalika’i
ne Sherh Usulul I’tikad 3/430 dhe Ibn Kudamah el-Mekdisi ne Dhammut-Te’uil,
faqe 18 dhe zinxhiri i transmetimit eshte hasen]
el-Uelid Ibn Muslim [vdiq
194H] ka thene:"Pyeta Malikun, el-Auzain, el-Lejth Ibn Sa’d dhe Sufjan
eth-Theurin, Allahu i meshirofte, rreth transmetimeve ne lidhje me Cilesite, e
ata thane:"Lini ato ashtu siç jane, pa pyetur ‘Si’?" [Transmeton
el-Axhuri ne esh-Sheri’ah, faqe 314; el-Bejheki ne el-Esma uel Sifat, faqe 453
dhe gjithashtu el-I’tikad dhe zinxhiri i transmetimit eshte hasen].
Imam Ahmedi [vdiq 241H] ka
thene:"Keto hadithe duhet te lihen ashtu siç jane... Ne i besojme ato dhe
nuk bejme krahasime ne to. Kjo eshte çfare dijetaret kane rene dakord."
[Transmeton Ibn el-Xheuzi ne Menakib Imam Ahmed, faqe 155-156]
Nuejm Ibn Hammad [vdiq 228H]
ka thene:"Kushdo qe ben Teshbih [krahason] Allahun me krijesat e Tij ka
bere kufer. Dhe kushdo qe mohon ate me çfare Allahu ka pershkruar Veten e Tij
ka bere kufer gjithashtu. Me te vertete ne ate qe Allahu e ka pershkruar Veten,
ose i derguari i Tij e pershkruajti Ate, nuk ka krahasim [teshbih]."[1]
[1]
Transmetohet nga Imam Dhehebiu ne el-Uluw nr.217. Dhe kjo eshte nje prove e
qarte nga selefet se çfaredo qe Allahu ka folur per Veten e Tij, ose çfaredo qe
i derguari i tij ka folur rreth Tij, nuk ka teshbih ne kete. Dhe kjo eshte nje
nxjerrje ne dukje te Ehlu Bidatit prej Xhehemijve, Mu’tezileve, Esharive e
Maturidive, dhe te tjere bashke me keta, te cilet akuzojne ata qe jane ne
akiden e selefeve se jane Mushabbihab [krahasues] dhe Muxhasimah
[antropomorfiste]. Ne te kunderten, ata [Ehlu Bida’h] jane Mushabbihah dhe
Muxhasimah per shkak te semundjes ne zemrat e tyre. Nuk eshte e mundur per ta
qe t’i vertetojne Cilesite e Allahut e qe ne zemrat e tyre te mos kete te’uil,
dhe kjo eshte nga shenjat e tyre. Ata deklarojne:"Ne po themi qe Allahu
nuk ka te meta," por ne te vertete ata mohojne Cilesite e Allahut, derisa
e bejne Allahun te barabarte me asgje. Ashtu siç ka thene Muhammed Ibn el-Hasan
esh-Shajbani [vdiq 189H], shoqerues i Ebu Hanifes:"Te gjithe fukahate, nga
lindja e perendimi, kane rene dakord qe eshte e detyrueshme te kesh besim ne
Kur’an dhe ne hadithet qe jane transmetuar nga transmetues te besueshem prej te
derguarit te Allahut ne lidhje me pershkrimin e Zotit te Tij, te
Plotefuqishmit, te Madheruarit, pa i shpjeguar ato ose pa bere krahasim me
krijesat [teshbih]. E kushdo qe i shpjegon ato, ai eshte larguar nga rruga ne
te cilen ishin Profeti dhe sahabet. Se me te vertete ata nuk i shpjeguan ato
por ata dhane pergjigje me çfare eshte ne Liber e ne Sunnet dhe pas kesaj ata
heshten. E kushdo qe flet me fjalet e Xhehmit [Ibn Safuan] eshte larguar nga
Xhemati, meqenese ai [Xhehmi] e pershkruan Allahun me asgjene."
Transmetuar nga el-Lalika’i ne Sherh Usulul I’tikad 3/432. Dhe kjo eshte baza e
tyre ne akuzimin ndaj Ehlis-Sunnetit, duke i quajtur ata edh-Dhahirijjeh [ata
qe e marrin tekstin ashtu siç eshte ne kuptimin e pare e te qarte], meqenese
ata [Ehlu Bida’h] per shkak te semundjes ne zemrat e tyre, shkojne tek te’uili
ne lidhje me Cilesite e Allahut dhe i shpjegojne ato [Cilesite] ne nje menyre
qe eshte e panjohur prej te derguarit, salallahu alejhi ue selam, dhe Sahabeve.
Imam et-Tirmidhi [vdiq 279H]
ka thene:"Eshte thene prej me shume se nje personi nga njerezit e dijes
rreth haditheve te tilla, dhe se nuk ka teshbih ne Cilesite e Allahut, Zotit
tone, te Madheruarit e te Lartit, qe Ai zbret ne qiellin me te ulet çdo nate. E
ata thone:"Vertetoni keto hadithe, dhe kini iman [besim] ne to, mos i
mohoni ato e as mos pyetni "Si?" E ngjashme me kete eshte transmetuar
prej Malik Ibn Enesit, Sufjan eth-Theurit, Ibn Unejnah dhe Abdullah Ibn
el-Mubarakut, te gjithe thane per keto hadithe:"Lini ashtu si jane, pa
pyetur "Si?" Kjo eshte thenia e njerezve te dijes nga Ehlis-Sunneti
dhe Xhemati. E Xhehemijte i kundershtojne keto transmetime e thone ky eshte teshbih."
Sidoqofte, Allahu i Lartesuar ka permendur ne vende te ndryshme ne Librin e
Tij, Cilesine e Dores, Degjimit, Shikimit, por Xhehemijat bejne te’uil rreth
ketyre ajeteve, duke i shpjeguar ato ne nje menyre te ndryshme nga shpjegimi i
dijetareve. Ata [Xhehemijat] thone:"Me te vertete Allahu nuk e krijoi
Ademin me Doren e Tij," dhe thone qe Dora e Tij do te thote fuqia e
Tij." [Transmetuar ne Sunen et-Tirmidhi 3/24]
el-Khatabi [vdiq 338H] ka
thene:"Medhhebi i selefeve ne lidhje me Cilesite eshte qe t’i besojne ato
ashtu siç jane, ala dhahiri [me kuptimin e qarte te tyre], duke mos bere
teshbih, e duke mos bere tekjif [te pyesesh se si jane ato Cilesi] [Transmetuar
ne el-Gunijah’an Kelam ue Ehlihi, ashtu siç eshte permendur ne Mukhtasir
el-Uluw nr.137]
Imam es-Sabuni [vdiq 449H] ka
thene:"Me te vertete As’habul Hadith [dijetaret e hadithit], Allahu i
ruajte dhe i meshirofte ata qe kane vdekur prej tyre, deshmojne ne teuhidin e
Allahut dhe ne profetesine e te derguarit te Tij, salallahu alejhi ue selam.
Ata e njohin Zotin e tyre, te Plotefuqishmin, te Madheruarin, ne baze te
Cilesive per te cilat Ai ka folur ne Shpalljen e Tij, nga ajo qe ai ka shpallur
ose vertetuar nga i derguari i Tij, salallahu alejhi ue selam. Ata nuk besojne
ne teshbih te Cilesive te Tij me ato te krijesave. Ata thone:"Me te vertete
Allahu e krijoi Ademin me Duart e Tij, ashtu siç Ai, me i Larti, ka thene:"Ja
Iblisu ma mene’ake en tesxhude lima
khalektu bi Jedejja [O Iblis, çfare te pengoi ty qe t’i biesh ne sexhde atij qe
Une e Krijova me Duart e Mia." Suratus-Sa’d
38:75
Keshtu ata nuk i shtremberojne
fjalet prej saktesise se tyre tekstore, duke shpjeguar se me Jedejn [Dy Duart]
nenkuptohet kuwetejn [dy fuqi] dhe ky eshte tehrifi [shtremberimi] i
Mu’tezileve dhe Xhehemijeve, Allahu i shkaterrofte ata. Ata [as’habul hadith]
nuk pyesin se si jane keto Cilesi, dhe nuk bejne krahasim te Tij me krijesat...
Allahu, me i Larti, i ruajti Ehlis-Sunnetin nga tehrifi, tekjifi, teshbihu dhe
i favorizoi ata me dije e urtesi." [Transmetohet ne Akidat Ehlus-Sunnah ue
As’habul Hadith uel A’immeh nr.3]
Kadi Ebu Ja’la [vdiq 458H] ka
thene:"Prova e kotesise se te’uilit eshte se sahabet dhe ata qe i ndoqen
ata prej tabi’ineve, i kuptuan ato [Cilesite] ala dhahiri [ne kuptimin e tyre
te qarte] dhe se ata nuk u kapen pas te’uilit e as nuk u larguan nga kuptimi i
tyre i pare. E sikur te’uili te ishte i lejueshem, ata do ta kishin bere
kete..." [Transmetohet ne Ibtalut-Te’uilat li Ekhberis-Sifat, nga
doreshkrimi faqe 21]
Ibn Abdul-Berr [vdiq 463H] ka
thene:"Ehlis-Sunneti kane rene dakord ne vertetimin e Cilesive te Allahut,
te cilat jane transmetuar ne Kur’an dhe Sunnet, te kesh besim ne to dhe t’i
kuptosh ato ala hakikah [ne realitetin e tyre] dhe jo ala mexhaz [ne menyre
metaforike]. Se si jane ato [Cilesite] nuk duhet te pyetet. Sidoqofte,
Xhehemijte, Mu’tezilet dhe Hauarixhet i mohojne keto dhe nuk i marrin ato alal
hakikah, duke deklaruar se kushdo qe i afirmon ato ka bere teshbih, dhe ata
deklarojne se kushdo qe i reciton ato ashtu siç jane eshte mushabbih [person qe
ka bere teshbih]" [Transmetohet ne et-Tehmid te Ibn Abdul-Berrit 7/145]
Ibn Kudamah [vdiq 620H] ka
thene:"Rruga e selefeve eshte qe te kesh iman ne Emrat dhe Cilesite e
Allahut dhe se Ai e pershkroi Veten e Tij ne Shpalljen e Tij, ose me gojen e te
derguarit te tij, salallahu alejhi ue selam, duke mos e zmadhuar dhe duke mos
zvogeluar asgje prej kesaj, as duke i kaluar kufijte, dhe as duke i shpjeguar
ato [ashtu siç Mu’tezilet bejne] dhe as duke bere te’uil me to ne nje menyre qe
kundershton kuptimin e tyre te qarte." [Dhammut-Te’uil te Ibn Kudameh
el-Mekdisit, faqe 11]
Sheikhul Islam Ibn Tejmijjeh
[vdiq 728H] ka thene:"Prej imanit ne Allah eshte imani ne ate qe Ai e ka
pershkruar Veten e Tij dhe çfare i derguari i Tij, Muhammedi, salallahu alejhi
ue selam, e pershkroi Ate pa tehrif [shtremberim], pa te’til [mohim e
kundershtim], pa tekjif [pa pyetur Si?] dhe pa temthil [berje
krahasim..."] [Akidatil Uasitijjah, faqe 3]
Imam el-Xhuwejni [vdiq 438H]
ka thene:"Ta dish se per nje kohe une isha i paqarte rreth tre çeshtjeve:
i Çeshtjen e es-Sifateve [Cilesive
te Allahut]ii Çeshtjen e el-Feukijjah [qe Allahu eshte mbi krijesat e Tij]
iii Çeshtjen e el-Harf [Fjala] dhe es-Seut [Zeri] rreth Kur’anit te
Madheruar.
Une isha i paqarte ne lidhje
me theniet e ndryshme qe gjenden ne librat e sotshem ne lidhje me keto çeshtje.
Me ishte e paqarte nese duhet te behej te’uil dhe tehrif ne lidhje me Cilesite,
apo te merren ato ashtu siç jane e te ndalojme e te mos flasim per kuptimin e
tyre, apo t’i afirmojme ato pa te’uil, te’til, teshbih apo temthil. Por, une
gjeta ne Librin e Allahut, me te Lartit, dhe ne Sunnetin e te derguarit te Tij,
salallahu alejhi ue selam, nje sqarim te madh rreth realitetit te ketyre
Cilesive, dhe te ngjashme ne lidhje me afirmimin e el-Uluw [Lartesimin e
Allahut], el-Feukijjeh, el-Harf dhe es-Seut. E pastaj gjeta ne librat e
dijetareve te mevonshem, prej mutelekimuneve [pasuesit e kelamit, retorikes dhe
fjaleve te shpikura] se ata benin
te’uil [ne Cilesite e Allahut] te el-Istiua [Lartesimit te Allahut mbi gjithe
krijesat] duke thene se kjo kishte kuptimin Kahr [Mbizoterimin e Tij] dhe
Istila [Mbisundimin e Tij]. Ata benin
te’uil te en-Nuzul duke thene se ka kuptimin se urdheri i Tij zbret. Benin
te’uil te el-Jedejn [Duart e Allahut] duke thene se e ka kuptimin e Fuqise dhe
Miresise se Tij. Dhe benin te’uil te el-Kadam [Kembes se Allahut] duke thene se ka kuptimin e
shperblimit te madh prej Allahut, dhe te ngjashme me keto. Se bashku me keto
une gjeta se ata deklaronin se Fjala e Allahut, me te Lartit, kishte kuptimin e
nje fjale qe ekzistonte ne Veten e Tij [ka’im bidh-dhat] me fjale, por jo me
ze. Ata deklaronin se keto fjale jane nje menyre e te shprehurit nga kuptimi i
te ekzistuarit me Veten e Tij!
Prej atyre qe ishin te ketyre
mendimeve jane nje grup njerezish, te cilet kishin vend te respektuar ne zemren
time, nje grup prej dijetareve Esharij Shafi’i, dhe une jam me medhhebin e
esh-Shafi’iut, Allahu qofte i kenaqur me te, duke e ditur Fene time dhe ligjet
e saj. E keshtu gjeta se keta dijetare te medhenj kishin mendime te tilla, dhe
ata jane mesuesit e mi, dhe une kam besim tek ata, ne fisnikerine dhe diturine
e tyre. Sidoqofte, gjeta ne zemren time nje urrejtje per te’uilin dhe nuk mund
te gjeja paqe e qetesi me te. E bente kraharorin tim qe te ngushtohej ne vend
qe te zgjerohej... Dhe une kisha frike qe te afirmoja Cilesite e el-Uluw,
el-Istiua dhe en-Nuzul, duke patur frike se mos beja hasr [t’i vesh kufi
Allahut dhe ta rrethosh Ate me krijesat e Tij] dhe teshbih [te krahasosh
Allahun me krijesat]. Mirepo, kur e studiova Librin e Allahut dhe Sunnetin e te
derguarit te Tij, salallahu alejhi ue selam, une gjeta se keto tekste e venin
vemendjen tek realiteti i kuptimit te tyre. E gjeta se i derguari, salallahu
alejhi ue selam, e sqaroi ate qe erdhi prej Zotit te tij dhe se ai e pershkroi
Ate me to [me ato qe sqaroi]. Dhe ta dish, pa asnje dyshim, se ai salallahu
alejhi ue selam, kishte ne mexhliset e tij te nderuara dijetarin dhe njeriun
injorant, personin me inteligjence te mprehte dhe ate jo aq te mprehte, arabin
dhe jo-arabin. Megjithkete une nuk e gjeta ate [profetin] qe kur pershkruante
Zotin e tij te shpjegonte me tekst tjeter, ose me diçka qe do te shkaktonte qe
kuptimet te largoheshin nga hakikah [realiteti i tyre] ose te shkaktonte te’uil
ne to; ashtu siç bejne dijetaret dhe sheikhet e mi prej mutekelimineve.
Si psh te’uili i tyre i
el-Istiua me Istila, dhe te’uilin e tyre te en-Nuzul duke nenkuptuar se urdheri
i Tij zbret e gjera te tjera. Dhe nuk gjeta se ai, salallahu aleji ue selam, te
kete paralajmeruar njerezit nga besimi ne ate qe ishte e qarte nga fjalimet e
tija kur pershkruante Zotin e tij, qofte kur ishte ne lidhje me el-Feukijjah
ose te tjera. Dhe se nuk ka asnje fakt te transmetuar prej tij, se keto Cilesi
kane ndonje kuptim tjeter te brendshem, te ndryshem nga kuptimi i tyre i qarte.
E pastaj Imam el-Xhuwejni, Allahu e meshirofte, permend
disa ajete dhe hadithe ne lidhje me el-Feukijjah dhe el-Istiua, e pastaj
vazhdon:
Dhe kur neve na arriti kjo
dije, dhe e morem si akiden tone, atehere ne u ruajtem nga dyshimet e te’uilit,
verberine e te’tilit [t’i heqesh Allahut pjeserisht ose pergjithesisht nga
Cilesite e Tij] dhe çmendurine e teshbihut dhe temthilit [te besh Allahun te
ngjashem me krijesat]. Dhe ne afirmuam per Allahun Uluw [Lartesimin] e Zotit
tone, te Persosurit, dhe el-Feukijjan e Tij dhe se Ai [u lartesua] istiua mbi
Arshin e Tij ne ate menyre qe i takon Madheshtise dhe Lartesise se Tij.
Keshtu e verteta eshte shume e
qarte dhe kraherori do ta pranoje kete, se me te vertete tehrifi [te ndryshosh
kuptimin e tekstit] kundershtohet prej zgjuarsise se shendoshe, ashtu si
tehrifi i istiua me istila, dhe te tjera. E gjithashtu uwkuf [te pranosh fjalet
rreth Cilesive por te ndalosh ne kuptimin e tyre] eshte verberi e injorance,
meqenese ne e dime se Zoti yne e pershkroi Veten e Tij me keto Cilesi, qe
keshtu ne ta njohim Ate ne baze te tyre. E ne njohjen tone ndaj Tij, ne nuk
ndalojme tek afirmimi i fjaleve rreth Cilesive e te mohojme kuptimin e tyre.
Sepse, Ai nuk e pershkroi Veten e tij me keto Cilesi, veçse qe ne ta afirmojme
ashtu siç e ka pershkruar Veten, e jo te ndalojme tek pershkrimi. E gjithashtu
teshbihu dhe temthili jane marrezi e injorance. Keshtu, atij te cilit Allahu,
me i Larti, ia ben te mundur qe te pranoje [Cilesite e Allahut] pa tehrif,
tekjif dhe uwkuf, atehere ai ka pranuar e rene dakord ne ate qe ishte bere
qellim per to, nese Ai, me i Larti, deshiron."
E pastaj ai, Allahu e
meshirofte, shpjegon arsyet pse Ehlul Kelam [njerezit e retorikes] bejne te’uil
te istiua ne Itila duke thene:"Allahu ma zgjeroi kraherorin rreth gjendjes
se atyre sheikheve qe benin te’uil te istiuase me Istila... dhe eshte besimi im se ata nuk i
kuptojne Cilesite e Zotit, me te Lartit, veçse duke e krahasuar Ate me
krijesat. E prandaj ata nuk e kuptojne el-Istiuan e Allahut ashtu siç i takon
madheshtise se Tij... e kjo eshte arsyeja pse ata i shtremberojne fjalet nga
kuptimi i tyre i qarte dhe e mohojne ate me te cilen Allahu ka pershkruar Veten
e Tij. Ne do ta shpjegojme kete nese do Allahu.
Dhe nuk ka asnje dyshim se ne
dhe ata [Esharite] jemi te nje mendimi rreth pranimit te Cilesive te el-Hajat
[Jetes], es-Sem [Degjimit] el-Basr [Shikimit], el-Ilm [Diturise], el-Kudreh
[Fuqise], el-Irradeh [Deshires] dhe te el-Kelam [Fjales] te Allahut. Dhe ne me
te vertete nuk e themi se Cilesia e Jetes se Allahut ka kuptimin se Ai ka
organe trupore si ne trupat tane. Ashtu edhe Degjimin e Shikimin e Allahut nuk
e kuptojme se eshte me shqisa. Ashtu siç ata thone:"Jeta e Tij nuk eshte
si jeta jone, e as Dituria dhe Shikimi i Tij. Ato jane Cilesi ne ate menyre qe
i pershtaten Atij, e jo qe te na pershtaten neve. E ne themi
ngjashem:"Cilesia e Jetes se tij eshte e njohur por keifijjah [se si
eshte] eshte e panjohur. Dituria e tij eshte e njohur, kurse kejfijjah [se si
eshte] eshte e panjohur.
Gjithashtu, Degjimi dhe
Shikimi i Tij jane te njohur dhe se nuk ka asnje nenkuptim ketu se kjo do te
thote qe ka shqisa te pranishme, e te gjitha Cilesite e Allahut jane ne menyren
qe i pershtaten Madheshtise se Tij. E gjithashtu edhe ne lidhje me Ajn [Syrin]
Feukijjah, Istiua dhe Nuzul. Feukijjah e Tij eshte e njohur dhe eshte e qarte
ashtu si Shikimi dhe Degjimi i Tij. Ato jane te njohura por kejfijjeh [menyra]
e tyre eshte e panjohur. E gjithashtu el-Istiua [Lartesimi i Tij] mbi Arsh
eshte i njohur por kejfijjeh nuk shpjegohet me levizje e mekanizma si ato te
krijesave, por el-Istiuaja e tij eshte ashtu siç i takon Madheshtise se Tij. E Cilesite e Tij jane te
njohura nga ana e fjaleve dhe afirmimit, por jane te panjohura kur vjen fjala
se si jane keto cilesi dhe verjen kufi atyre. Besimtari eshte i qarte nga nje
ane e Cilesive dhe i paditur nga ana tjeter e tyre. Besimtari eshte i qarte nga
ana e afirmimit dhe ekzistimit te Cilesive por eshte i paditur rreth asaj
"se si jane keto Cilesi" dhe kufijve te tyre. Dhe kjo eshte rruga ne
besimin ne ate qe Allahu, me i Larti, e ka pershkruar Veten e Tij, pa patur ne
kete tehrif, teshbih, e uwkuf.
E kjo eshte çfare Zoti, me i Larti, ka qellim per ne ne
lidhje me Cilesite e Tij... qe ne t’i pranojme ato, te kemi besim ne to ne realitetin
e tyre dhe te kundershtojme teshbihun ne to, e te mos i mohojme Cilesite e
Allahut duke bere tehrif dhe te’uil. E me te vertete nuk ka dallim ne mes te
Cilesive te Allahut te el-Istiua dhe es-Sem dhe Cilesive en-Nuzul dhe el-Basr,
meqenese te gjitha keto kane ardhur ne liber [prej Kur’anit ose hadithit sh.p]
Keshtu, nese ata na thone neve
ne lidhje me el-Istiuane se ne kemi bere teshbih, atehere ne i pergjigjemi duke
thene se rreth es-Sem ju keni bere teshbih dhe e keni pershkruar Allahun me
shqisa." E nese ata thone:"Jo, nuk eshte me shqisa, por eshte ne ate
menyre qe i takon madheshtise se Tij," atehere ne i pergjigjemi se per
el-Istiua dhe el-Feukijjah nuk i jepet vend e kufi [Allahut] por eshte ne ate
menyre qe i takon madheshtise se tij." E keshtu meqense eshte e nevojshme
qe te mos behet teshbih ne Cilesite e Jetes, Degjimit, Shikimit, Diturise,
atehere po ashtu eshte e nevojshme qe te mos behet teshbih as me Cilesite e
Lartesimit, Zbritjes, el-Jed [Dores], el-Uexh’h [Fytyres], el-Kadm [Kembes],
ed-Dahak [Qeshjes] dhe et-Te’ajjub [Habitjes]. Ashtu siç ato nuk nenkuptojne
per Te organe, ashtu ne nuk mendojme me to shqisa e asgje te ngjashme qe eshte
pjese e krijesave. Dhe nuk eshte prej urtesise e drejtesise qe ata te kuptojne
Cilesite e Lartesimit, Zbritjes, Fytyres, Dores, te ngjashme me ato te
krijesave, dhe ata mendojne se duhet te bejne te’uil dhe tehrif [por ata nuk e
bejne kete per Cilesite e tjera, si per shembull Cilesite e Jetes, Degjimit e
Shikimit].
Ata qe kane urtesi e drejtesi
do ta kuptojne kete qe kemi thene, te kene akide ne kete, ta pranojne keshillen
tone te sinqerte dhe ta marrin se eshte prej Fese se Allahut afirmimi i te
gjitha Cilesive te Tij, duke kundershtuar teshbihun, te’tilin, te’uilin, dhe
uwkufin. E kjo eshte çfare Allahu donte per ne. Meqense te gjitha Cilesite qe
ata besojne dhe te gjitha Cilesite qe ata bejne te’uil vijne nga nje burim i
vetem, e ky eshte Kur’ani e Sunneti. Keshtu, nese ne pranojme nje pjese te
Cilesive te Allahut pa i bere te’uil, kurse e pranojme pjesen tjeter duke i
bere te’uil, atehere jemi si ata qe besuan nje pjese te librit por mohuan nje
pjese tjeter te tij. E kjo eshte e mjaftueshme, nese Allahu, me i Larti,
deshiron. [Risalah Ithbatul Istiua uel Fekijjah, faqe 176-183, me shkurtime, qe
eshte pjese e Mexhmu’Uturr-Rrasa’ilil Munerijjah].
Dhe Muhammed Ibn Abdul-Alim
Ebul Hammam [Shiko Tuhfetul Ikhuan fi Sifatirr-Rrahman, faqe 36-38] i
Xhami’atul Az’har tha, pasi foli per çeshtjen e shpjegimit te istiua [Ai u
lartesua] me Istila [Ai mbizoteroi]:
"... Dhe prej kesaj eshte
rreziku i Te’uil [qe me kete te’uil konsiderohet se i derguari i Allahut ka
genjyer] dhe Ibn Kajjimi shpjegon se te’uili eshte me i keq sesa te’tili, qe
s’eshte veçse te mohosh Cilesite Hyjnore dhe te kundershtosh se sa ato kane
vendosje ne Veten e Allahut [Dhat], te Persosurit [Shiko el-Iman Hakikatuhu ue
Arkanuhu te Muhammed Naim Ja Sinit, faqe 16], sepse ai [te’uili] ka ne veten e
tij edhe te’til edhe teshbih, dhe gjithashtu edhe tallje e loje me tekstet si
dhe mendime te keqia per to. Mu’attili [ai qe mohon Cilesite] dhe Mu’auwili [ai
qe i shnderron kuptimet] kane pjese se bashku ne mohimin e realitetit te Emrave
dhe Cilesive, por Mu’auwili ka me shume perparesi [ne mohim] ne lojen dhe
talljen me tekstin dhe pasjen e mendimit te keq per to, dhe gjithashtu duke
pershkruar ate qe flet me to [duke marre kuptimin e qarte te tyre] si te humbur
qe humb te tjeret. Keshtu ata kane rene ne kater rreziqe:
i Besimi i tyre se çfare eshte e qarte dhe e dukshme nga Fjalet e
Allahut dhe te derguarit te Tij, eshte e pamundur dhe e kote; keshtu ata i kane
kuptuar keto me teshbih qe prej fillimit. [Nu’ejm Ibn Hammad [vdiq 228H]
Mesuesi i Bukharit ka thene:"Me te vertete ne te gjithe ate qe Allahu e ka
pershkruar Veten, ose i derguari i Tij e ka pershkruar ate, nuk ka teshbih
fare." [Transmetuar nga Imam edh-Dhehebi ne el-Uluw nr.217]
ii Ata kane mohuar realitetin e kuptimit te tyre ne baze te asaj se ky
lloj kuptimi nuk i takon atyre dhe as nuk i takon Zotit, me te Lartit.
iii Duke i pershkruar folesit, qe eshte i persosur ne dije e bejan dhe
i persosur ne dhenie keshille, dhe ky eshte Allahu, i Persosuri, te kunderten e
bejanit [mesimit] dhe udhezimit [irshad]. Kjo nenkupton se ata jane me te
dijshem se Ai, me te qarte e me te kuptueshem se Ai dhe me te mire se Ai ne te
dhenit keshille njerezimit.
iv Te luash me tekstin [Librin e Sunnetin] dhe t’i japesh fund
shenjterise dhe pastertise se tyre. [Shiko Mukhtesir es-Seua’ik el-Murselah,
faqe 37].
Pastaj edhe:
v Se Mu’auwili [ai qe merret me te’uil] nuk eshte i kenaqur per
Allahun me ate qe njeriu me i ditur nga njerezit e Tij, e ai eshte i derguari i
Allahut salallahu alejhi ue selam, ishte i kenaqur.
vi Se sikur Allahu ta kishte deshiruar per Veten e Tij kete te’uil,
atehere do ta kishte urdheruar ne Librin e Tij ose me gojen e te derguarit te
Tij, e atehere te’uili i Cilesive te Allahut, me te Lartit, do te ishte i
detyrueshem, nje pjese e domosdoshme e fese, qe lenia e saj do te ishte haram
dhe largimi prej saj gje mekatare. Dhe kjo eshte nje shtese ne faktin se
Allahu, me i Larti, nuk e ka lejuar kete, dhe ta besh ate [te’uilin] eshte
gabim dhe eshte diçka e keqe dhe e ndaluar, sepse me te nenkuptohet se duhet te
korrigjojme e rregullojme Allahun dhe te derguarin e Tij.
vi Se Mu’auwili i Cilesive te Allahut eshte larguar nga teshbihu dhe
ka frike prej Tij, ka qene i paditur lidhur me ate se nuk ka mundesi qe te kete
ngjashmeri ndermjet Cilesive te Allahut, me te Lartit, dhe cilesive te roberve
te Tij, meqenese asnjehere nuk mund te kete ngjashmeri ndermjet Cilesive te
Krijuesit dhe cilesive te krijesave, asnjehere. Kjo sepse Allahu na ka njoftuar
se askush nuk eshte i ngjashem me Te dhe se Ai eshte Degjuesi, Shikuesi dhe se
ai eshte i Vetmi [Ehad] dhe nuk eshte askush i barabarte me Te. Dhe Mu’auwili duke
u kapur pas te’uilit eshte nje genjeshtar, sepse ka kundershtuar thenien e Tij:"Lejse
ke mithlihi shej [Askush nuk eshte si Ai] Surah esh-Shura 42:11, dhe se ai
eshte idhujtar e kafir meqenese i krahason roberit e Allahut me Cilesite e
Allahut, me te Lartit. [Kjo sepse ai i kuptoi Cilesite e Allahut sikur te jene
te ngjashme me ato te krijesave, e keshtu teshbihu qe beri ne te kuptuarit e
tij e ka bere ate kafir ne thenien e Allahut:"Lejse ke mithlihi shej.
Ue Huwes-Semi’ul Basir [Asgje nuk eshte si Ai, e Ai eshte Degjuesi,
Shikuesi." esh-Shuura 42:11
Dhe prej kesaj eshte e njohur
kotesia e pasuesve te bidateve kur ata thone per ata qe jane ne rrugen e
selefus-salih, se ata bejne teshbih por kerkojne mbrojtje duke thene, "Por
ne nuk e dime se si." Sepse, Ehlis-Sunneti jane ata qe jane me larg
teshbihut.
vii Dhe Mu’auwili i Cilesive te Allahut, me te Lartit, duke u larguar
prej teshbihut dhe duke pase frike prej tij, ben qe ndryshimi i madh ndermjet
Cilesive te Krijuesit, te Madheruarit, me te Lartit, dhe cilesive te te
dobeteve, te pafteve, roberve te mos kuptohet prej tij.
ix Dhe se te’uili ben qe teksti [Kur’ani dhe Sunneti] te humbin
cilesite e tyre te nderuara e te larta meqenese te’uili nuk u bazua ne tekstet
e verteta te Sheri’atit dhe asnje nga dijetaret e selefit nuk ka folur me te.
[Shiko Ilakatul Ithbat ue Tefuidh bi Sifat Rabbil Alemin te Rida Ibn Na’san,
faqe 19]
x Dhe
te’uili ne kundershtim me faktin se Islami eshte nje Fe praktike, dhe se eshte
i pershtatshem ne çdo kohe e brez. Dhe gjithashtu kundershton faktin se Allahu,
me i Larti, e ka pershkruar Kur’anin si nje mesim [bejan] e sqarim [tibjan] per
çdo gje, dhe si diçka qe eshte bere i lehte per t’u mbajtur mend e perkujtuar,
dhe eshte kerkuar qe te mendohet e thellohet ne ato ajete. Dhe per kete arsye,
Ebul Kasim Ibn Mandah tha ne librin e tij, err-Rradd alel Xhehemijjah:
"Per as’habul hadith te’uili eshte nje forme mohimi [tekdhib]."
[Shiko Ilakatul Ithbat ue Tefuidh bi Sifat Rabbil Alemin te Rida Ibn Na’san,
faqe 19]
No comments:
Post a Comment