SHENJAT
E EHLU BID'AH
Ebu Uthman es-Sabuni ka
thene:"Dhe shenjat qe shkakton bidati tek njerezit e tij jane te
kuptueshme dhe te qarta si drita. Shenja me e hapur e tyre eshte rreptesia dhe
armiqesia e tyre ndaj atyre qe jane mbartes te haditheve te Profetit, salallahu
alejhi ue selam. Ata i konsiderojne ata te pavlefshem dhe i kundershtojne ata
duke i qujatur Hashauijah [Njerez te pavlere], Xhehelah [Injorante],
Dhahirijjah [Literaliste], dhe Mushabbihah [ata qe krahasojne Allahun me
krijesat]. Dhe kjo vjen sepse ata besojne se hadithet e Profetit jane pa dije.
Dhe dija eshte çfare shejtani u thote atyre si rezultat i intelekteve te tyre
te prishura, te korruptuara, vesvese te erreta ne kraharoret e tyre, kuptime te
rrejshme ne zemrat e tyre qe jane te zbrazura e nuk kane asnje te mire ne to,
fjalet dhe provat e tyre qe nuk kane asnje pike te vertete ne to, dhe dyshimet
e tyre te kota dhe te pajustifikueshme:
"Ata jane te cilet
Allahu i ka mallkuar dhe i ka bere te shurdher, dhe ua ka verbuar shikimin e
tyre." Surah Muhammed 47:23
"Dhe kedo qe Allahu e
poshteron nuk ka kush ta nderoje. Me te verete Allahu ben çfare do." Suratul Haxhxh 22:18
Degjova el-Hakim Ebu Abdullah
el-Hafidh duke thene:Degjova Ebu Ali Husejn Ibn Ali el-Hafidh duke
thene:Degjova Xha'fer Ibn Ahmed Ibn Sinan el-Uasiti duke thene:Degjova Ahmed
Ibn Sinan el-Kattan qe tha:"Nuk ka bidatçi ne kete bote veçse ai i urren
Ehlul Hadith. Keshtu, kur nje njeri merret me bidate, embelesia e hadithit
largohet nga zemra e tij." Kjo eshte transmetuar nga el-Khatibi ne Sherf
As'habul Hadith, faqe 73, prej Husejn Ibn Ali dhe tha:"Senedi eshte
sahih." edh-Dhehebi gjithashtu e permend ne et-Tedhkirah 2/521 dhe
gjithashtu es-Sijar 11/245. Dhe degjova el-Hakimi duke thene:Degjova Ebul
Husejn Muhammed Ibn Ahmed el-Henteli te Bagdadit duke thene:Degjova Muhammed
Ibn Ismail et-Tirmidhi duke thene:Une dhe Ahmed Ibn Hasan et-Tirmidhi ishim me
Imamul Din, Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hanbel, dhe Ahmed Ibn Hasani i tha
atij:"O Ebu Abdullah, As'habul Hadith u permenden ne sy te Ibn Ebi
Kutejleh ne Mekka, dhe ai tha:"As'habul Hadith jane njerez te
keqinj." Imam Ahmedi u ngrit duke e shkundur pluhurin nga rrobja e tij dhe
tha:"Zindik! Zindik! Zindik! [nje heretik, murted]," dhe vazhdoi ta
thote kete derisa hyri ne shtepi te tij." [el-Khatibi e transmeton ne
Sherf As'habul Hadith, faqe 74; Ibn el-Xheuzi ne Menakibel Imam Ahmed, faqe
233; Ibn Ebi Ja'la ne Tabakatul Hanabilah 1/38/270, dhe edh-Dhehebi ne es-Sijar
11/299]
Ai tha:E degjova el-Hakim Ebu
Abdullah duke thene:"E degjova Ebu Nasr Ahmed Ibn Sehl el-Fakih te
Bukhares duke thene:Degjova Ebu Nasr Ibn Selaam el-Fakih duke thene:"Nuk
ka gje me te rende per Ehlul Ilhaad [Pasuesit e lajthitjeve] dhe me te urryer
per ata sesa te degjojne nje hadith duke u transmetuar me senedin e
transmetuesve." [el-Khatibi ne Sherf As'habul Hadith, faqe 73-74]
Degjova el-Hakimin qe
tha:Degjova sheikh Ebu Bekr Ahmed Ibn Is'haak Ibn Ejjub el-Fakih duke debatuar
me nje njeri:sheikh Ebu Bekr tha:"Filani e filani na transmeton
neve..." dhe njeriu i tha atij:"Mjafton me nje qe na transmeton neve!
Deri kur do te na transmetoje ai neve?!" Keshtu, sheikhu i tha
atij:"Ngrihu e ik! Dhe nuk eshte e lejueshme per ty qe te hysh ne shtepine
time perseri." Pastaj ai na u kthye neve dhe na tha:"Nuk i kam thene
askujt qe te mos me hyje ne shtepi perveç ketij njeriu." [Senedi eshte
sahih dhe es-Subki e ka permednur ne et-Tabakat 3/10 nga rruga e Hakimit me
fjale te ngjashme]
Degjova Ebu Mensur Ibn
Abdullah Ibn Hemshad, dijetarin dhe zahidin duke thene:Degjova Ebul Kasim
Xhaferr Ibn Ahmed el-Mukiri er-Rrazi duke thene:Iu lexua Abdurr-Rrahmaan Ibn
Ebu Hatim err-Rrazi dhe une degjova:Degjova babain tim dhe ai mendoi ne imamin
e qytetit, Ebu Hatim Muhammed Ibn Idris el-Henteli er-Rrazi duke
thene:"Shenje e Ehlul Bid'ah eshte se ata i sulmojne ata qe kapen pas
transmetimeve. Shenje e zanadikah [heretikeve murtede] eshte se ata i quajne
Ehlus-Sunnah me emrin Heshauijjah [te pavlefshmit, duke patur per qellim me
kete qe zhvleresojne transmetimet]. Shenje e Kadirijjave eshte se ata i quane
Ehlis-Sunnetin me emrin Muxhbirrah [ata qe mohojne lirine e zgjedhjes duke
thene se jane te detyruar qe te bejne veprimet.] Shenja e Xhehemijjeve eshte se
ata i e quajne Ehlis-Sunnetin me emrin Mushabihhah [ata qe e krahasojne Allahun
me krijesat]. Dhe shenje e Rafidave eshte se ata i quajne ata qe kapen pas
haditheve me emrin Nabiteh dhe Nesibeh [ata qe urejne Aliun dhe pasardhesit e
tij]." [Ibn Ebi Hatim e permend kete ne Ehlus-Sunnah uel I'tikaadud-Din.
Eshte shtypur gjithashtu ne Mehxeleh el-Xhami'atul Islamijjah. Gjithashtu
Laalika'i ne Usulul I'tikaad 2/179 dhe edh-Dhehebi e permend prej Laalika'it ne
el-Uluw, faqe 139]
Ebu Uthmani ka thene:"E
gjithe kjo eshte hizbijjeh [partishmeri] dhe nuk ka emer tjeter per
Ehlis-Sunnetin veçse nje - Ehlul Hadith. Kam pare se Ehlu Bid'ah persa i perket
emrave qe ata emertojne Ehlis-Sunnetin, asnje nga ata emra nuk i pershtaten
Ehlis Sunnetit, e kjo eshte miresi prej Allahut. Ata [ehlu-bid'ah] jane sjellur
me Ehlus-Sunnetin ashtu siç jane sjellur mushrikinet [idhujtaret] me te
derguarin e Allahut. Ata ndan thenie te ndryshme qe ta akuzojne ate. Disa e
quajten magjistar. Disa e quajten falltor. Disa e quajten te çmendur. Disa e
quajten ate si dikush i vene ne sprove dhe te tjere e quajten shpikes, sajues,
e genjeshtar. Dhe Profeti, salallahu alejhi ue selam, ishte larg dhe i paster
nga te gjithe keto te keqia dhe ai nuk ishte veçse nje i derguar, i zgjedhur,
nje profet. Allahu, i Plotefuqishmi, i Madheruari thote:"Shiko sesi ata
te veshin emra ty. Ata jane te humbur dhe nuk jane ne gjendje ta gjejne rrugen
te drejte." Suratul Furkan 25:9
Dhe e njejta gje me
bidatçinjte, Allahu i largofte ata; i kane ndare keto thenie ne mes vetes se
tyre qe me to te akuzojne ata qe mbartin hadithet e te derguarit te Allahut,
salallahu alejhi ue selam, dhe transmetuesit e haditheve te tij, prej atyre qe
e udhezojne veten e tyre me te dhe qe kerkojne udhezim ne Sunnetin e tij.
Keshtu, ata [ehlul bid'ah] i kane quajtur me emrat Heshauijjah, Mushabihhah,
dhe te tjere i kane therritur Mebitah dhe Nesibah dhe Xhebarijjah."
Por, As'habul Hadith jane te ruajtur dhe te
sigurte prej ketyre cilesive te keqia. Ata jane te paster dhe te pafaje. Ata
jane ndjekes te ndritur te Sunnetit, nje model sjelljeje shume i mire, i
drejte, dhe nje rruge e shtruar dhe e forcuar me prova te forta. Allahu u ka
dhene atyre sukses ne ndjekjen e Librit, Shpalljes se Tij, dhe Fjales se tij.
Ata jane qe kerkojne te udhezohen duke ndjekur Profetin, salallahu alejhi ue
selam, dhe hadithin e tij me te cilin ai e ka urdheruar kete Ummet me theniet e
mira e te drejta dhe ka ndaluar theniet dhe veprat e keqia. Allahu i ka
ndihmuar ata ne ndjekjen e profetit ne rrugen dhe sjelljen, duke udhezuar vetet
e tyre me plotesimin dhe praktikimin e Sunnetit. Allahu i ka bere ata prej
ndjekesve te Eulijave te Tij me te afert dhe i ka nderuar dhe i ka perforcuar.
Dhe Ai i ka hapur kraheroret e tyre ne dashuri ndaj Profetit dhe ne dashuri
ndaj dijetareve te Sheriatit dhe dijetareve te Ummetit. Dhe kush do nje grup
njerezish do te jete me ata qe do ne Diten e Gjykimit, per shkak te thenies se
te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam:"Njeriu do te jete me
ata qe do." Ky eshte hadith sahih qe arrin graden e muteuatir dhe eshte
transmetuar nga keta sahabe:Enes Ibn Malik, transmeton Ahmedi, Bukhari,
Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhi dhe te tjere;Abdullah Ibn Mes'udi, transmeton
Ahmedi, Bukhari, Muslimi Dhe et-Taberani ne es-Sagir; Ebu Musa el-Esh'ari,
transmeton Ahmedi, Bukhari, Ebu Daudi, ed-Darimi dhe Ibn Hibbani.
No comments:
Post a Comment