Saturday, 10 September 2016

Nuk eshte e lejuar qe muslimani te mos te flase, ta braktisi vellain e tij per me shume se tre dite.



Nuk eshte e lejuar qe muslimani te mos te flase, ta braktisi vellain e tij per me shume se tre dite.


Nga Enes  ibn Malik radiallahu anhu se i derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:"Mos e braktisni njeri-tjetrin, mos e kini zili njeri-tjetrin,mos u largoni nga njeri-tjetri,mos kini armiqesi me njeri-tjetrin, behuni o rober te Allahut, vellezer, e nuk eshte e lejueshme qe muslimani ta braktise vellain e tij musliman per me shume se tre dite.“ Sahih transmeton Bukhari-pa fjalen mos e braktisni njeri-tjetrin, Muslimi, Ahmedi e Tirmidhij marre nga libri  Sahih Mukhtesar Teubikh ue Tenbih-  te Ebu Esh-Sheikh Asbahani pika 8 kapitulli 3

Ebu Hurejra radiallahu anhu tha se i derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:"Nuk ka braktisje per me shume se tre dite e kush e ben kete  dhe vdes atehere hyn  ne zjarr.“Sahih transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesai ne El Kubra e Sheikh el Albani e permend ne Iruaul Galil nr 2029 dhe tha per senedin ne Ahmed dhe Ebu Daudi(e i njeti sened eshte edhe ne Nesai) qe eshte sahih sipas kushteve te Bukharit dhe Muslimit. E transmeton edhe Muslimi por pa shtesen :“e kush e ben kete  dhe vdes atehere hyn  ne zjarr.“ marre nga libri  Sahih Mukhtesar Teubikh ue Tenbih-  te Ebu Esh-Sheikh Asbahani pika 9 kapitulli 3

Hisham ibn Amir radiallahu anhu tha se i derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:" Nuk eshte e lejueshme qe muslimani ta braktise vellain e tij musliman per me shume se tre nete. E nese e braktisin njeri tjetrin me shume se tre nete atehere jane larguar nga e verteta per sa kohe qe e braktisisn njeri tjetrin, e nese vdesin duke e patur braktisur njeri-tjetrin nuk do te hyjne ne xhennet, dhe ai qe pajtohet i pari, ky pajtim behet shlyerje-falje per te, e nese ia jep selamin tjetrit e ai nuk ia kthen selamin atehere atij i pergjigjet engjelli, e tjetrit(ai qe nuk ia ktheu selamin) i pergjigjet shejtani.“Ahmedi, Tajalisi, Bukhari ne Adabul Mufrad, Ibn Hibbani e te tjere e transmetojne kete hadith e Sheikh Albani e vleresoi sahih si hadithin me lart. marre nga libri  Sahih Mukhtesar Teubikh ue Tenbih-  te Ebu Esh-Sheikh Asbahani pika 10 kapitulli 3

Nga Ebu Ejjubi radiallahu anhu tha se i derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:" Nuk eshte e lejueshme qe muslimani ta braktise vellain e tij musliman per me shume se tre nete. Kur takohen ky e kthen shpinen e ai e kthen shpinen e me i miri i tyre eshte ai qe e jep selamin i pari.“ Mutefekun Alejhi shiko hadithin nr 1504 ne Bulug el Maram

Sic shikohet nga keto hadithe rreziku i braktisjes se vellait musliman pa arsye ose per arsue te dobeta eshte i madh.

. Muslimi e permend ne Librin e El Birr uel Siletu uel Edeb Kapitulli i 11. Ndalesa e mbajtjes meri, inat.
Hadithi nr 6544 Nga Ebu Hurejrah radiAllahu anhu qe tha se i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" Dyert e Xhennetit jane te hapura te Henave e te Enjeteve, dhe cdo rob (iAllahut) qe nuk ben shirk eshte i falur, pervec nje njeriu qe ka ne mes tij dhe vellait te tij meri, e inat. Thuhet:"Prisni derisa te pajtohen, prisni derisa te pajtohen, prisni derisa te pajtohen."
haditthi nr 6545 i ngjashem
hadithi 6546 Nga Ebu Hurejrah radiAllahu anhu qe tha se i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" Veprat paraqiten tek Allahu te Enjten e te Henen, e ne ate dite Allahu i fal cdo njeri qe nuk ben shirk, pervec nje njeriu qe ka ne mes tij e vellait te tij ndonje meri. I Thuhet:"Vonoheni derisa keta te Sdy te pajtohen,vonoheni derisa keta te dy te pajtohen."
hadithi 6547 Nga Ebu Hurejrah radiAllahu anhu qe tha se i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" Veprat e njerezve paraqiten tek Allahu dy here ne jave:Te Henave e te Enjeteve, e cdo besimtar falet, pervec nje robi qe ka ne mes tij e vellait te tij ndonje meri. Thuhet:"lejini keta te dy-ose vonojini keta te dy-derisa te pajtohen."

Ka hadithe te ngjashme edhe tek Bukhari, Ibn Maxheh etj.

Ne hadithin ne mesin e muaajit shaban:

Ebu Musa el Esh’ari radiallahu anhu tha se i derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:"Me te vertete Allahu shikon krijesat e Tija ne mes te muajit Sha’ban dhe i fal te gjithe pervec atyre qe kane bere shirk ose mushahin-ai qe ka meri ne zemer per vellain e tij musliman.“ Trasnmeton Ibn Maxheh 1390, Ibn Ebi Asim 510 e te tjere e ka bere sahih Sheikh el Albani

Prandaj edhe nga veprat me te mira eshte te besh pajtim ne mes vellezerve sic permendet ne nje hadith Sahih ne Ebu Daud.

No comments:

Post a Comment