Saturday, 10 September 2016

NE NDALESEN E QENDRIMIT ME NJEREZIT E BIDATIT NE DABATIMIN ME TA, T'I BRAKTISESH ATA DHE ATA QE SHOQEROHEN ME TA.



Kapitulli i tete

NE NDALESEN E QENDRIMIT ME NJEREZIT E BIDATIT NE DABATIMIN ME TA, T'I BRAKTISESH ATA DHE ATA QE SHOQEROHEN ME TA.
I derguari i Allahut, salaAllahu alejhi ue selem, ka thene:"Kush ben bidate ose rehaton nje bidatçi, atehere mbi te eshte mallkimi i Allahut, melaikeve te Tij dhe gjithe njerezve." [Bukhari 12/41 dhe Muslimi 9/140]
Kadi Ebu Ja'la [vdiq 333H] ka thene:"Ka ixhma [renie dakord] ndermjet Sahabeve dhe ndermjet Tabi'ineve rreth largimit dhe ndarjes me bidatçinjte." [Hexherul Mubtedi, faqe 32]
el-Kurtubi [vdiq 671H] ka thene:"Dhe t'i shmangesh njerezve qe bejne mekate eshte e qarte, siç e kemi shpjeguar, atehere t'i shmangesh njerezve qe bejne bidate dhe ndjekin deshirat eshte akoma më me perparesi." [Tefsirul Kurtubi 5/418]
el-Begaui [vdiq 535H] ka thene:"Dhe sahabet e tabi'inet, dhe ndjekesit e tyre dhe dijetaret e Sunnetit kaluan duke patur kete qendrim, duke qene te bashkuar dhe duke rene dakord ne armiqesine ndaj pasuesve te bidatit dhe largimit prej tyre." [Shehrus-Sunnah 1/227]
el-Begaui gjithashtu ka thene:"Dhe Profeti, salallahu alejhi ue selam, ka lajmeruar per perçarjen e ketij Ummeti dhe shfaqjen e deshirave dhe bidateve ne te. Dhe ai shpjegoi se shpetimi eshte per ata qe jane prej atyre qe ndjekin Sunnetin e tij dhe Sunnetin e sahabeve te tij. Keshtu, eshte e domosdoshme per nje musliman, qe kur e sheh nje njeri duke u marre me deshira e bidate, duke besuar ne to, dhe duke nenvleresuar Sunnetin, qe te largohet prej tij, te ndahet nga ai dhe ta leje ate. Keshtu ai nuk i jep selam atij kur e takon as nuk ia kthen selamin nese ai e pershendet i pari, derisa ai person ta braktise bidatin dhe t'i kthehet se vertetes." [Shehrus-Sunnah 1/224]
Ibn Kudamah [vdiq 620H] ka thene:"Selefus-salih e kishin ndaluar ndenjien me pasuesit e bidateve, shikimit te librave te tyre dhe degjimit te fjaleve te tyre." [el-Edabus-Sheriat 1/263]
Imam el-Lalika'i [vdiq 418H] ka thene ne Usulul I'tikad 1/114:"Çfare eshte transmetuar prej Profetit, salallahu alejhi ue selam, ne lidhje me ndalimin e debatimit me bidatçinjte." [Ebu Daud ka nje kapitull ne Sunenin e tij, 4/ 197,"Kapitulli: Te largohesh prej bidatçinjeve dhe t'i urresh ata."]
el-Bejheki [vdiq 458H] ka thene ne el-I'tikad, faqe 236, "Kapitulli: Ndalimi per ndenjien me bidatçinjte." [Imam en-Neueui [vdiq 676H] permend ne el-Edhker, faqe 323,"Kapitulli: Te rrish larg njerezve te bidateve dhe njerezve te mekateve."]
Ibn Abbas [vdiq 68H] ka thene:"Me te vertete gjerat me te urryera tek Allahu jane bidatet." [Bejheki ne Sunen el-Kubra 4/136]
el-Hasan el-Basri [vdiq 110H] ka thene:"Mos qendroni me pasuesit e bidateve e deshirave, mos debatoni me ta, as mos i degjoni ata." [Transmeton ed-Darimi ne Sunen 1/121 dhe el-Lalika'i nr.240]
el-Fudejl Ibn Ijad [vdiq 187H] ka thene:"Kam takuar njerezit me te mire. Te gjithe ata kane qene njerez te Sunnetit dhe ata ndalonin qe te shoqerohesh me pasuesit e bidatit." [Transmeton el-Lalika'i ne Sherh Usulul I'tikad nr.267.]
Ibrahim Ibn Mejserah [vdiq 132h] ka thene:"Kush e nderon nje bidatçi, ai ka ndimuar ne shkaterrimin e Islamit." [Lalika'i 1/39.]
Sufjan eth-Theuri [vdiq 161H] ka thene:"Kush degjon bidatçiun eshte larguar prej mbrojtjes se Allahut dhe i eshte mbeshtetur bidatit." [Transmeton Ebu Muajm ne el-Hiljeh 7/26 dhe Ibn Battah nr.444.]
Imam Malik [vdiq 179H] ka thene:"Sa te keqinj jane bidatçinjte. Ne nuk u japim selam atyre." [el-Begaui ne Sherhus-Sunnah 1/ 234.]
el-Fudejl Ibn Ijad [vdiq 187H] ka thene:"Kush ulet me nje pasues te bidatit, kini kujdes nga ai dhe kush ulet me nje bidatçi nuk i eshte dhene urtesi. Une do te doja qe te kishte nje mburoje hekuri ne mes meje e bidatçiut. Qe te ha me nje jehud ose nesara [te krishter], eshte me e dashur per mua sesa te ha me nje bidatçi." [Lalika'i nr.1149]
el-Lejth Ibn Sa'd [vdiq 175H] ka thene:"Sikur te shoh nje bidatçi duke ecur mbi uje nuk do te merrja dije prej tij." E imam Shafi'i ka thene:"Ai [Lejthi] i ka rene shkurt. Nese do te shihja nje bidatçi duke ecur ne ajer nuk do te merrja prej tij." [es-Sujuti ne el-Amr bil-Ittiba'uen Nehi'anil ibtida.]
eth-Thebit Ibn el-Exhlan ka thene:"Une kam takuar Enes Ibn Malik, Ibn el-Musejjeb, el-Hasan el-Basriun, Se'id Ibn el-Xhubejrin, esh-Sha'bin, Ibrahim en-Nakhain, Ata Ibn Ebi Ribeeh, Tausin, Muxhahidin, Abdullah Ibn Ebi Mulaikeh, ez-Zuhrin, Mekhulin, el-Kasim Ebu Abdur-Rrahmanin, Ata el-Khurasanin, Thebit el-Bunenin, el-Hakam Ibn Utben, Ejjub es-Sekhtijanin, Hammad Ibn Muhammed Ibn Sirinin, Ebu Amrin [ky i fundit kishte takuar Ebu Bekr es-Sidikun, Jezid er-Rikashi, dhe Sulejman Ibn Musa] te gjithe ata me kane urdheruar mua qe te kapem pas xhematit dhe me ndaluan qe te rri me pasuesit e bidateve." [Usulul I'tikad nr.239]
Sa'id Ibn Amir ka thene:Degjova gjyshin tim, Ismail Ibn Kharixhah qe tha:"Dy njerez prej pasuesve te deshirave erdhen tek Muhammed Ibn Sirini dhe i thane:"O Ebu Bekr, a te ta transmetojme nje hadith?" Ai tha:"Jo." Ata thane:"A ta recitojme nje ajet?" Ai tha:"Jo, ose ju çohuni e ikni, ose une do te çohem e te iku." Keshtu, dy njerezit u ngriten e iken. Disa njerez i thane atij:"Çfare demi do te behej ty nese ata do te lexonin ndonje ajet?" Ai tha:"Nuk me pelqen qe ata te me lexojne ndonje ajet dhe t'ia ndryshojne kuptimin, e qe kjo te hyje ne zemren time." [Ibid. nr.242.]
el-Auzai [vdiq 157H] transmeton nga Jahja Ibn Kethir [vdiq 129H] se ai tha:"Nese sheh ndonje pasues te bidatit ne nje ane te rruges, atehere t'i merr anen tjeter." [Ibid 259]
el-Fudejl Ibn Ijad ka thene:"Nese nje person shkon tek dikush per keshille dhe ky i fundit e drejton ate tek nje bidatçi, atehere ai person ka mashtruar Islamin. Kini kujdes e mos shkoni tek bidatçinjte, sepse ata te largojne nga e verteta." [Ibid 261]
Ismail et-Tusi ka thene:"Ibn el-Mubarak me ka thene:"Le te jete shoqeria jote i varferi dhe nevojtari, dhe ki kujdes e mos u ul me nje bidatçi." [Ibid nr.260]
el-Fudejl Ibn Ijad ka thene:"Mos u ul me nje person te bidatit, sepse kam frike se mos mallkimi bie mbi ty." [Ibid 262.]
Ebu Kilabeh [vdiq 104H] ka thene:"Mos u ulni me ta as mos u perzieni me ta, sepse kam frike se mos ju zhysin juve ne lajthithjet e veta aq shume, sa ju nuk do te mund ta kuptoni." [Ibid nr.244.]
el-Fudjel Ibn Ijad ka thene:"Mos u ul me nje bidatçi. Allahu ia ka nenvleresuar veprat atij dhe drita e Islamit eshte larguar nga zemra e tij." [Ibid nr.263.] Ai tha gjithashtu:"Mos u ndjej i sigurt per fene tende kur je me nje bidatçi. Mos kerko keshillen e atij per punet e tua, dhe mos u rri me te, se kush ulet me nje bidatçi, Allahu do ta beje ate te trashegoje verberine." [Ibid 264.] Dhe ai tha:"Allahu ka melaike [engjej] qe shohin neper grumbullimet qe dhikr behet, keshtu qe shiko se me ke je ulur. Le te mos jete ai person me te cilin ulesh bidatçi, sepse Allahu nuk shikon tek ata. Dhe eshte nje shenje hipokrizie qe nje njeri te ulet e ngrihet me nje bidatçi." [Ibid nr.265]
Ibn Battah [vdiq 387H] transmeton prej Abdullah Ibn es-Serij qe tha:"Nuk eshte Sunneti me ne qe te zihemi me pasuesit e tekave, por Sunneti me ne eshte qe ne nuk i flasim askujt prej tyre." [Transmeton Ibn Battah ne el-Ibanah 2/365-366.] Ai gjithashtu transmeton prej Hanbel Ibn Is'hak Ibn Hanbel qe tha:"Nje njeri i shkruajti nje liber Ebu Abdullahit [Imam Ahmedit] duke kerkuar leje qe te shkruaje nje liber si kundershtim ndaj pasuesve te deshirave dhe per nje takim me Ehlul-Kelam, qe te debatojne me ta dhe t'i japin prova atyre. Keshtu, Ebu Abdullahi i shkruajti pergjigje duke i thene:"Nga çfare kemi degjuar dhe gjetur prej njerezve te dijes, eshte se ata e kane urryer qe te ulesh e flasesh me te lajthiturit. Çeshtja qendron tek nenshtrimi dhe ndalimin ne çfare eshte tek Libri i Allahut dhe Sunneti i te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe jo ne ndenjien me njerezit e bidatit e lajthitjes, duke kerkuar keshtu t'i kundershtosh ata, sepse ata veçse do te te çorodisin e ata vete nuk kthehen [nga e kota tek e verteta sh.p.]. Keshtu qe me e sigurt eshte, inshAllah, qe te braktisesh ndenjien me ta dhe argumentimin me ta rreth bidateve te tyre." [el-Ibanah 1/44]
el-Fudejl Ibn Ijad ka thene:"Nuk ka mundesi qe nje person i Sunnetit te perkrahe nje person te bidatit..." [Usulul I'tikad nr.266.]
Abdullah Ibn Umer es-Sarkhasi, dijetari i Khazarit ka thene:"Une po haja me nje bidatçi dhe kete e morri vesh Ibn el-Mubarek, e ai tha:"Nuk i fola atij per 30 dite." [Ibid nr.274]
Ebu Daud es-Sixhistani [vdiq 275H] ka thene:I thashe Ebu Abdullahit [Ahmed Ibn Hanbelit]:"Nese shoh ndonje pasues te Sunnetit ulur me nje pasues te bidatit, a mos t'i flas atij?" Ai tha:"Jo, ne fillim duhet ta lajmerosh ate se personi me te cilin ai po rrinte eshte nje bidatçi; nese ai s'do t'i flase me bidatçiut, vazhdo t'i flasesh atij, e nese jo, konsideroje ate si ate [bidatçiun]."
Ibn Mes'udi ka thene:"Njeriu eshte si shoku i tij." [Transmeton Ibn Ebi Ja'la ne Tabakatul Hanabilah 1/60]
Hammad Ibn Zejd [vdiq 179H] ka thene:"Une isha me Ejjubin dhe Junus Ibn Aun kur Amr Ibn Ubejd, dhe ai ishte Mu'tezili, kaloi dhe i dha selam atyre dhe ndaloi, por ata nuk ia kthyen selamin atij." [Mizanul I'tidal 3/274]
Kur Sulejman et-Tejmi [vdiq 143H] u semur, ai qante pa pushim dhe iu tha atij:"Cila eshte arsyeja qe ti po qan, afrimi i vdekjes?" Ai tha:"Jo, por kalova prane nje Kaderiu dhe i dhashe selam atij, dhe kam frike se Zoti im do te me kerkoje llogari per kete." [Transmeton Ebu Nuajm ne el-Hiljeh 3/32 dhe Ibn Xheuzi ne Telbis-Iblis, faqe 13-14]
Muhammed Ibn Ka'b el-Kurtubi ka thene:"Mos u ul me njerezit qe mohojne Kaderin [Kaderijjat] dhe mos beni debat me ta." Dhe kur Hammad Ibn Selemah ulej ne nje mexhlis thoshte:"Kush eshte Kaderij, le te çohet e te iki." Diçka e ngjashme eshte transmetuar per Tausin, Ejjubin, Sulejman et-Tejmine, Junus Ibn Ubejden dhe te tjere. el-Kadi tha:"Dhe ixhmaja e Sahabeve dhe tabi'ineve eshte largimi nga njerezit e bidateve." [el-Edebush-Sheri'ah 1/232]
Nje nga bidatçinjte e pyeti Ejjub es-Sakhtijjanin:"O Ebu Bekr, a te pyes rreth nje fjale?" Ai u kthye nga ana tjeter e ia beri me shenje me doren e tij:"Jo, as edhe nje gjysem fjale."
Ibn Aun [vdiq 150H] ka thene:"Dhe kush rri me bidatçinjte, ai eshte edhe me i keq se ata." [Ibn Battah ne el-Ibanatul Kubra nr.446]
Ibn Hani en-Nesaburi ka thene:"E pashe Ebu Abdullahin [Imam Ahmedin] duke shkuar ne xhami dhe nje bidatçi i dha selam atij. Ai nuk ia ktheu selamin atij, dhe njeriu ia dha selamin perseri. Ahmedi u terhoq dhe nuk ia ktheu selamin." [Mesail Imam Ahmed te Ibn Hani en-Nesaburi, faqe 2/153.]
Ebu Uthman es-Sabuni ka thene:"Dhe ata i shmangen bidatçinjve, duke patur armiqesi per njerezit e tekave dhe lajthitjes. Ata i urrejne njerezit e bidatit, te cilet shtojne ne fe gjera qe nuk jane prej saj. Ata nuk i duan ata, nuk i shoqerojne ata, nuk ua degjojne fjalet, as nuk ulen per te debatuar me ta ne lidhje me fene. Dhe ata i ruajne veshet e tyre qe te mos degjojne batilin [kotesine, falsitetin e tyre], sepse nese veshi i degjon e shkon ne zemer, i demton zemrat dhe sjell ide te prishura dhe vesevese." [Akidatus-Salaf ue As'habul Hadith, faqe 99]
Ebul Xheuza [vdiq 83H] ka thene:"Sikur majmune e derra te jetonin afer meje, do te ishte me e dashur per mua sesa nje prej tyre [pasuesit e deshirave e bidateve] te jetoje afer meje." [Usulul I'tikad 1/131.] Ai eshte Aun Ibn Abdullah er-Rrabai el-Basri, nje nga dijetaret e medhenj. Ai ka transmetuar prej Aishas, Ibn Abbasit dhe Abdullah Ibn Amr Ibn el-Aas, radiAllahu anhuma. Ai ishte prej adhuruesve qe u ngrit kundra Haxhaxhit dhe eshte thene se ai eshte vrare ne diten e el-Xhemejin [e kafkave]. Hammad Ibn Zijad transmeton prej Amr Ibn Malik:"Degjova Ebul Xheuza qe tha:"Une nuk kam mallkuar askend, as nuk kam ngrene asnjehere ndonje gje qe ka qene e mallkuar, as nuk kam demtuar askend, asnjehere." Dhe Ebul Xheuza ishte shume i forte. Nuh Ibn Kajs transmeton nga Sulejman er-Rraba'i qe tha:"Ebul Xheuza agjeronte pa pushim per nje jave dhe pastaj mund ta kapte nje te ri prej krahu e gati t'ia thyente." [es-Sijer, volumi 4, faqe 371-372.] Ai gjithashtu ka thene:"Sikur te rri me derrat eshte me e dashur per mua sesa te rri me sektet e shpikura." [el-Hiljeh 3/78 dhe Ibn Sa'd 7/224]. Ai vdiq ne vitin 83H. [et-Tekrib dhe el-Khashif.]

No comments:

Post a Comment