Ebu Musa radiallahu anhu tha se Profeti salallahu alejhi ue sel-lem tha:" Une kam shtuar peshe, prandaj kur te shkoj une ne ruku atehere ju shkoni ne ruku, e kur te ngrihem une ngrehuni edhe ju, e kur te shkoj une ne sexhde atehere ju shkoni ne sexhde, mos te shoh asnje njeri qe me paraprin ne ruku apo sexhde." Sahih Sunen Ibn Maxheh nr 962
Ebu Hurejrah radiallahu anhu tha se Profeti
salallahu alejhi ue sel-lem tha:"A nuk ka frike ai qe
e ngre koken e tij para imamit se Allahu do ta
shnderroje koken e tij ne koken e gomarit?!"
Sahih Sunen Tirmidhi 582
Berraa Ibn Azijb radiallahu anhu ne Sahih Muslim
tregon se sahabet nuk shkonin ne ruku derisa
e shihnin Profetin salallahu alejhi ue sel-lem ne
ruku e nuk shkonin ne sexhde derisa e shihnin
qe kishte shkuar ne sexhde.
No comments:
Post a Comment