Saturday, 10 September 2016

Disa pika nga libri i autorit Ed-Dani "Es-Sunnah ue Uarridel fil Fiten"

 Mahmud ibn Lebid thase Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:" Dy gjera biri i Ademit i urren, ai e urren vdekjen edhe pse vdekja eshte me e mire per besimtarin sesa(renia ne) fitneja, e ai e urren te kete pak pasuri edhe pse te kesh pak pasuri do te kete me pak llogari." Imam Ahmed 23113, Ed-Dani ne Es-Sunnah ue Uarridel fil Fiten nr 36 e ka saktesuar sheikh Albani ne Sahihah 2/471,471, 813


 Enesi radiALlahu anhu tha:" Sahabet e medhenj te te Derguarit te Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem na kane ndaluar qe ti shajme udheheqesit tane." Ed-Dani ne Es-Sunnah al Uarridah fil Fiten nr 141


 Muhammed ibn Munkadir tha:" Kur iu dha besa Jezid ibn Muauijes, Ibn Umeri tha:"Nese eshte dicka e mire jemi te kenaqur e nese eshte dicka e keqe do te jemi te durueshem."Ed-Dani 145


Abdullah ibn Mes'udi radiAllahu anhu tha:" Gjeja e pare qe do te largohet nga feja juaj eshte emaneti-besa, e gjeja e fundit qe do largohet nga feja juaj eshte namazi.: Sahih si thenie e sahabit Ed-Dani 272

 Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:"Gjeja qe i frikesohem me se shumti per Ummetin tin ne kohet e fundit(afer kijametit) eshte besimi ne yje( si psh horoskopi sh.p), mohimi i kaderit dhe mashtrimet e sulltanit." Sahih sipas Albanit ne Sahiah 2/218 dhe 1127 , Ed-Dani 282

Ne lisanul Arab per Termin" Mashtrimet e Sulltanit" thuhet qe e ka kuptimin e atij qe ka etjen per pushtet, nuk i ploteson obligimet, i zvarrit punet dhe ben padrejtesi

No comments:

Post a Comment